Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 41
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Plagos me thikë 21-vjeçarin, i ftoi të dashurën për kafe

    Plagos me thikë 21-vjeçarin, i ftoi të dashurën për kafe

    E mërkurë, 22 Shtator 2010 08:21


    Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00, në sytë e dhjetëra kalimtarëve, të cilët fillimisht dëshmuan në polici, duke dyshuar se gjithçka kishte ndodhur për parakalimin e makinave, pasi autori dhe i plagosuri, kishin ndaluar mjetet dhe ishin konfliktuar në rrugë. I dëmtuari, Devio Rrotallari, ka qëlluar me shuplakë autorin e më pas ai e ka goditur dy herë me thikë, duke i dëmtuar organet e brendshme. Autori më pas ka hipur në makinë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të Tiranës së Re. Policia sqaroi fillimisht se dyshohej për një sherr të çastit mes dy të rinjve, për parakalimin e makinave, por motivin e vërtetë të ngjarjes e shpjegoi gjatë deklarimeve të tij për policinë, i plagosuri Rrotallari, pasi kaloi rrezikun për jetën në spital. Dëshmia që 21-vjeçari dha për oficerët e Seksionit të Krimeve Kundër Jetës dhe Shëndetit nga Spitali Ushtarak ndihmoi policinë edhe për identifikimin e autorit, i cili është shpallur në kërkim. Burime nga grupi hetimor thanë se sipas deklarimeve të personit të plagosur, ky i fundit njihte të dashurën e autorit dhe disa ditë më parë e kishte ftuar për kafe. I plagosuri ka thënë se e kishte ftuar vajzën, pa e ditur se ajo shoqërohej me personin që aktualisht është shpallur në kërkim. Sipas tij, edhe debati që ata bënë dje në kryqëzimin e “Vasil Shantos”, pasi zbritën nga makinat, kishte për shkak pikërisht vajzën të cilën Rrotallari kishte “ngacmuar” disa ditë më parë. Grupi hetimor sqaroi se para se të merrej në pyetje i plagosuri, oficerët e policisë shoqëruan disa dëshmitarë të ngjarjes, të cilët kishin fiksuar vetëm targën e automjetit, me të cilin ishte larguar autori i plagosjes. Dëshmitarët pretendonin se, me aq sa kishin mundur të shihnin, kishin kuptuar se dy protagonistët e ngjarjes kanë ndaluar makinat njëra pas tjetrës në trafik dhe janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Sipas dëshmitarëve, përshtypja e parë ishte për një konflikt të momentit, që lidhej me automjetet e tyre, pasi i plagosuri e ka qëlluar me shuplakë autorin e më pas ky i fundit ka nxjerrë një thikë, duke e goditur dy herë në pjesën e barkut 21-vjeçarin. Aktualisht i plagosuri Devio Rrotallari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po punon për kapjen e autorit.

    panorama.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    Dmth kjo vajza vete i thote te dashurit qe e ftoi nje cun per kafe?! Pse nuk thoshte dot JO vete kjo apo donte t'i tregonte te dashurit qe kishte competition? Aman pse i mban zoti mbi toke keto shushkat se kot sa harxhojne oksigjenin?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Keshtu eshte kur fton nje nare per kafe , shkon e therret perforcime se i duket se po e kapin me zor .
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga daniel00 Lexo Postimin
    Keshtu eshte kur fton nje nare per kafe , shkon e therret perforcime se i duket se po e kapin me zor .
    Po dhe ju te shkreten ftoni ndonje qe ja vlen, apo gjeni ndonje shushke rruges ju me minifund dhe dekolte dhe beni si gentlemen-a?

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,261
    Citim Postuar më parë nga INFINITY© Lexo Postimin
    Dmth kjo vajza vete i thote te dashurit qe e ftoi nje cun per kafe?! Pse nuk thoshte dot JO vete kjo apo donte t'i tregonte te dashurit qe kishte competition? Aman pse i mban zoti mbi toke keto shushkat se kot sa harxhojne oksigjenin?
    ska asgje te keqe nese vajza i thot te dashurit sesa i dashuri ta marri vesh nga dikush tjeter, problemi eshte qe i dashuri eshte kuku qe mban THIK me vete!! imagjino nese ajo e godiste me shuplak ate per dicka :/
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga *~Rexhina~* Lexo Postimin
    ska asgje te keqe nese vajza i thot te dashurit sesa i dashuri ta marri vesh nga dikush tjeter, problemi eshte qe i dashuri eshte kuku qe mban THIK me vete!! imagjino nese ajo e godiste me shuplak ate per dicka :/
    Aman o Rexh, po s'besoj te kete me si me perpara ne Shqiperi qe te ndiqnin cunat nga mbrapa me makinen e mare borxh nga shoku qe te dukeshin cool.

  7. #7
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Citim Postuar më parë nga INFINITY© Lexo Postimin
    Aman o Rexh, po s'besoj te kete me si me perpara ne Shqiperi qe te ndiqnin cunat nga mbrapa me makinen e mare borxh nga shoku qe te dukeshin cool.
    Thua qe ska me???'
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga IL__SANTO Lexo Postimin
    Thua qe ska me???'
    Thua qe ka eeeeee? Po tallesh ti apo si?

    Hahahahahha...kjo me kujton nje ngjarje kur isha ne gjimnaz dhe une me nje shoqen e klases gjithmone vinim bashke nga shkolla dhe kete kishte ca kohe qe i vinte mbrapa nje djale me nje makine te kuqe. lol Nje here ky, dy here, tre here, u be bajat pastaj se vazhdoi nja jave kjo gje. Vete kjo i thote te atit, po i ati me pozite te larte ne policine e Fierit, apo s'ishte cik si i tromaksur ai. Nje te marr miku automatikun dhe direkt te shtepia e djalit, i theu nja dy brinje me duket, po rame rehat pastaj. Eh c'kujtime te bukura. lol

  9. #9
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Citim Postuar më parë nga INFINITY© Lexo Postimin
    Thua qe ka eeeeee? Po tallesh ti apo si?

    Hahahahahha...kjo me kujton nje ngjarje kur isha ne gjimnaz dhe une me nje shoqen e klases gjithmone vinim bashke nga shkolla dhe kete kishte ca kohe qe i vinte mbrapa nje djale me nje makine te kuqe. lol Nje here ky, dy here, tre here, u be bajat pastaj se vazhdoi nja jave kjo gje. Vete kjo i thote te atit, po i ati me pozite te larte ne policine e Fierit, apo s'ishte cik si i tromaksur ai. Nje te marr miku automatikun dhe direkt te shtepia e djalit, i theu nja dy brinje me duket, po rame rehat pastaj. Eh c'kujtime te bukura. lol
    Spo tallem Infinity jo per fat te keq.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  10. #10
    shtriga Maska e shtrigaa
    Anëtarësuar
    09-11-2004
    Vendndodhja
    kudo midis jush
    Postime
    290
    sa na ftojn per kafe neve po ti themi te dashurit ose burrit nuk dalin kurr nga burgu u prish bota.............
    Kur linda qava dhe te tjeret qeshen......
    Kur te vdes tjeret do te qajn dhe une do qesh
    Jam_Ajo

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •