Trafikohet vajza pėrmes Facebook
E enjte, 23 Shtator 2010 08:37
Historia nis me njohjen e tė pandehurit me tė dėmtuarėn pėrmes telefonit, e mė pas me anė tė komunikimit mes tyre nė rrjetin social Facebook, ku i akuzuari kishte njė adresė mė emrin: tosisyjeshili@ facebook.com. Fatos Selmani, i lindur mė 19 mars 1977 akuzohet se pėrmes njohjeve tė tij, e ka trafikuar vajzėn nė Itali, ku njerėz tė njohur tė tė dėnuarit e kanė shfrytėzuar atė si prostitutė, ndėrsa fitimet dėrgoheshin me agjenci transfertash nė adresėn e tė burgosurit nė Shqipėri. Duke shfrytėzuar gjendjen e vėshtirė tė vajzės 18-vjeēare dhe fejesėn nga prindėrit pa dėshirėn e saj, i burgosuri e ka mashtruar tė dėmtuarėn, duke i premtuar se me paratė qė ajo dėrgonte nga Italia, do tė paguante pėr tė dalė nga burgu e mė pas do tė martoheshin e tė jetonin sė bashku jashtė Shqipėrisė. Dosja penale e kėsaj ngjarjeje u dorėzua nė gjykatė nga prokuroria dhe brenda pak ditėsh pritet tė fillojė procesi ndaj tė burgosurit.
Hetimi
Organet e drejtėsisė u vunė nė lėvizje pėr trafikimin e vajzės 18-vjeēare nga Rrashbulli, mė 16 korrik 2009, kur prokuroria regjistroi dosje penale pėr ngjarjen me akuzėn e trafikimit tė femrave. Babai i vajzės, Sulejman G, kishte bėrė kallėzim pasi nė datėn 2 maj 2009 rreth orės 21:00, vajza e tij me iniciale M.G, e datėlindjes 1991, ishte larguar nga banesa. Babai i vajzės denoncoi se pas largimit tė saj, kishte marrė disa telefonata nė telefonin e tij dhe tė bashkėshortes nga persona tė ndryshėm me numra tė fshehur, tė cilėt i shqetėsonin nė ēdo orė tė ditės e natės. Babai i vajzės dyshonte se kėta persona i kishin marrė vajzėn dhe pėr kėtė arsye, prokuroria ka vendosur fillimisht tė hetojė tė afėrmit e 18-vjeēares M.G. Nga ky hetim ka dalė se nė datė 10 gusht 2009, e trafikuara ka folur nė telefon me familjen e saj me njė numėr telefoni italian. Prokuroria thirri si dėshmitarė shtetasit e afėrm tė zotėruesit tė telefonit, A.E, O, E, dhe T. E, respektivisht vėllai, kunati dhe i afėrmi i personit zotėrues tė numrit. Ai jetonte nė Itali prej 4 vitesh dhe kishte disa muaj qė i kishte thėnė familjes sė bashkėjetonte me njė shtetase tė huaj. Pasi tė afėrmit e kėtij personi janė marrė nė pyetje nė Shqipėri, vajza e trafikuar i ka telefonuar tė atit, mė 28 dhe 29 gusht 2009 dhe i ka kėrkuar atij tė tėrheqė kallėzimin e bėrė nė prokurori pėr largimin e vajzės. Ajo i ka thėnė tė atit se ndodhej nė Itali me tė dashurin, pa i bėrė tė ditur identitetin e tij.
Nė gjurmėt e trafikut
Prokuroria arriti tė lokalizojė vendndodhjen e dyshuar tė vajzės sė trafikuar. Ajo dyshohej se mbahej nė Milano nga emigranti shqiptar. Nė kėtė kohė, familjen e vajzės e kontaktoi njė person i cili u prezantua si dhėndėr, por nuk dha informacion pėr identitetin e tij. Ky person, qė kishte telefonuar familjen e vajzės, nga hetimi u identifikua tė ishte Fatos Selmani, i prezantuar tek prindėrit e vajzės me emrin Miri. Ky person vuante dėnimin nė burgun e Fushė-Krujės, prej nga fliste vazhdimisht nė telefon me anė tė njė numri celular. Prokuroria verifikoi se i burgosuri kontrollonte veprimtarinė e paligjshme tė ushtrimit tė prostitucionit nė Itali nga vajza e trafikuar nga Rrashbulli i Durrėsit. Menjėherė organi i akuzės iu drejtua me njė kėrkesė pėr ndihmė autoriteteve italiane, tė cilave iu kėrkua tė marrin nė pyetje vetė 18-vjeēaren qė dyshohej si prostitutė.
Dėshmia e 18-vjeēares
Policia italiane gjeti vajzėn e trafikuar dhe e mori nė pyetje atė. Ajo tha se ishte njohur nėpėrmjet telefonit me Fatos Selmanin nė fillim tė vitit 2009. Sipas vajzės, miqėsia me tė burgosurin ėshtė forcuar dhe gjatė bisedave telefonike 18-vjeēarja i ka shprehur mikut tė saj dėshirėn se kėrkonte tė largohet nga gjendja ku ishte, pasi prindėrit e kishin fejuar kundėr dėshirės sė saj dhe bashkėshorti e familjarėt e tij e keqtrajtonin dhe e kishin mbyllur nė shtėpi, duke e detyruar tė braktiste dhe shkollėn. Vajza ka thėnė se pas kėsaj bisede, Fatosi Selmani i kishte ofruar mundėsinė e largimit, duke i thėnė se do ta ēonte nė Itali, pasi njihte njerėz qė mund ta bėnin njė gjė tė tillė. Mė 2 maj 2009, vajza me iniciale M.G. ėshtė larguar nga shtėpia, duke marrė me vete pasaportėn dhe njė sasi prej 200.000 lekėsh, tė cilat prindėrit ia kishin lėnė si dhuratė pėr ditėlindje. Nė dėshminė e saj 18-vjeēarja pohon se pėr largimin e saj nga banesa ėshtė kujdesur i burgosuri Fatosi Selmani, i cili i ka gjetur njė taksist, i cili e ka ēuar vajzėn nė qytetin e Korēės dhe e ka lėnė nė njė lokal ku ndodheshin edhe persona tė tjerė qė po prisnin tė shkonin nė Greqi. Vajza ka thėnė se e kaloi kufirin grek nga Kocrca mes maleve pėr 5 ditė. Mė pas ajo ka thėnė se ka marrė taksinė dhe ka shkuar nė Athinė. Atje e prisnin persona tė tjerė, qė e kanė pajisur me dokumente greke, duke i paguar rrugėn me avion pėr nė Milano tė Italisė.
Jeta e re
Nė Milano vajzėn e trafikuar e pret njė person shqiptar, i cili kishte vėllain nė burg me Fatos Selmanin, ideatorin e gjithė historisė. Vajza qėndron 4-5 nė shtėpinė e kėtij shqiptari dhe mė pas sėmuret dhe pushon pėr 3-4 muaj. Gjatė kėsaj kohe vajza mėson se personi qė e kishte pritur nė Milano kishte paguar 4000 euro pėr lejen greke, pėr kartėn e identitetit dhe pėr rrugėn me avion deri nė Milano, kryer nga 18-vjeēarja. Ky fakt i ėshtė thėnė vajzės nga partneri i saj, qė fliste me telefon nga burgu i Fushė-Krujės. Ai i ka thėnė vajzės se pėr tė larė 4 mijė eurot duhej tė punonte si prostitutė. Shqiptari qė priti vajzėn nė Milano, i cili kishte tentuar disa herė tė kryejė marrėdhėnie seksuale me 18-vjeēaren, fillon tė kėrkojė paratė e paguara pėr rrugėn e saj drejt Italisė. Vetė vajza kėrkoi tė fillonte ndonjė punė, por pritėsi i saj i tha se nuk mund tė punonte nė Itali pa dokumente, kėshtu qė zgjidhja e vetme sipas tyre ishte tė punonte si prostitutė. Emigranti e ka ēuar vajzėn nė njė lokal ku ajo do punonte si damė shoqėrimi, duke fituar njė shumė prej 70 euro nė natė dhe 5 euro shtesė pėr ēdo raport me klientėt. Nga kėto fitime, e dėmtuara mbante 10 deri nė 20 euro dhe tė tjerat ia jepte pritėsit tė saj nė Milano. Disa ditė pasi filloi punėn si damė nė lokal, ky person e ēon vajzėn nė shtėpinė e njė italiani ku i ka kėrkuar tė kryejė marrėdhėnie seksuale kundrejt pagesės dhe e dėmtuara ka marrė 400 euro. Kėtė shumė parash vajza ia ka dhėnė emigrantit qė kishte paguar udhėtimin e saj drejt Italisė. Nga ajo natė e dėmtuara ka filluar tė prostituojė kundrejt pagesės dhe nga ēdo klient fitonte deri nė 300 euro pėr marrėdhėnie seksuale. Ajo takohej me klientėt deri nė tri herė nė javė dhe tė gjitha fitimet, sė bashku me ato qė merrte si damė shoqėruese nė lokal, ia jepte emigrantit shqiptar, deri sa u plotėsua shuma prej 4000 eurosh qė ky kishte paguar pėr rrugėn. Pasi shleu borxhin ndaj kėtij personi, paratė e fituara, e dėmtuara M.G. i dėrgonte nėpėrmjet Unionit Financiar tek i burgosuri Fatos Selmani ose tek njerėz tė njohur tė tij, nė varėsi tė instruksioneve qė i jepte me telefon nga burgu Fatos Selmani. Ky i fundit ka komunikuar me anė tė letrave, nė telefon dhe madje edhe nga rrjeti social Facebook dhe nė e-mail, me vajzėn e dėmtuar.
Arrestohet tutori
Nė fund tė vitit 2009 personi qė kishte pritur vajzėn nė Torino arrestohet me njė sasi kokainė nga policia italiane. Pas kėsaj ngjarje, vajza qėndron nė shtėpi me disa vajza tė tjera qė punonin tek lokali, me tė cilat ndante dhe ēmimin e qerasė sė banesės. Vajza e dėmtuar ka dėshmuar se Fatos Selmani i kishte premtuar se me paratė qė ajo po dėrgonte nga Italia, ky i fundit do tė dilte nga burgu pėr njė periudhė 4-5 mujore dhe mė pas do tė shkonte nė Itali dhe tė dy do e lidhnin jetėn nė njė vend larg Shqipėrisė. Pasi kalon kjo periudhė, i akuzuari Fatos Selmani i thotė vajzės sė ishte shtyrė gjyqi dhe kėshtu qė ajo duhej tė dėrgonte tė tjera para, nė mėnyrė qė ai tė dilte nga burgu. Nė kėtė kohė, kanė filluar edhe kėrcėnimet qė Fatos Selmani akuzohet se i ka bėrė ndaj vajzės, nė mėnyrė qė ajo tė mos largohej nga veprimet qė po kryente, duke punuar si prostitutė. Nga burgu i Fishė-Krujės, me telefon, nė Facebook dhe nė e-mail, i akuzuari i ka thėnė 18-vjeēares se kishte shumė shokė nė Itali, tė cilėt ishin kriminelė dhe mund tė vepronin. Pas kėtyre ngjarjeve, vajza ėshtė frikėsuar, por ka vazhduar tė komunikojė me tė akuzuarin nėpėrmjet internetit. Ajo ka dėshmuar se Fatos Selmani kishte njė adresė Facebook-u tė tijėn tė quajtur tosisyjeshili@facebook.comKy email po mbrohet prej spambots-ave, tė duhet JavaScript me e pa , me tė cilėn komunikonte me vajzėn. Nga verifikimi i komunikimeve mes tė dyve, sipas hetimit, ėshtė zbuluar se Fatos Selmani ishte shok i personit qė kishte pritur vajzėn nė Itali, pasi ndodhej nė qeli me vėllain e kėtij personi, S.E. Prokuroria e Krimeve tė Rėnda gjatė hetimeve tė zhvilluara ka provuar se vėllai i shokut tė qelisė sė Fatos Selmanit e kishte pritur tė trafikuarėn nė Milano e mė pas e kishte transportuar nė Torino tė Italisė, duke krijuar tė gjitha kushtet qė ajo tė punonte si prostitutė.
Prokuroria
Nė pėrfundim tė hetimeve tė zhvilluara nė lidhje me ngjarjen, prokuroria pohon se i burgosuri nė burgun e Fushė-Krujės, Fatos Selmani nė bashkėpunim me personin qė priti vajzėn nė Itali, e kanė trafikuar atė nėpėrmjet mashtrimit. Prokuroria pohon se Fatos Selmani, duke pėrfituar nga gjendja e brishtė emocionale nė tė cilėn gjendej shtetasja M.G., nga mosha e saj tetėmbėdhjetėvjeēare, ka krijuar tek ajo njė varėsi tė plotė, fillimisht emocionale e mė pas ekonomike dhe e ka rekrutuar e transportuar nga mjedisi rrethues (nga fshati Rrushbull) drejt ambientit nė Itali, ku vajza ėshtė pėrdorur pėr qėllime kriminale pėrfitimi. Fatos Selmani i kishte premtuar martesė shtetases M.G., pasi sipas tij, ky i fundit do tė dilte pas pesė muajsh. Gjatė kėsaj kohe i burgosuri i ka bėrė shantazh psikologjik tė dėmtuarės nė komunikimet e tyre nė Facebook, duke i kėrkuar asaj qė tė merrte para nga familjarėt e saj dhe tia dėrgonte Fatos Selmanit. Kjo ka ndodhur nė kohėn kur vajza e dėmtuar nuk kishte arritur tė siguronte fitime financiare si nė fillimet e saj nė Itali. Gjatė gjithė kohės Fatos Selmani i ka dhėnė nga burgu vajzės sė dėmtuar instruksione tė sakta pėr mėnyrėn si ajo duhej tė mashtronte shtėpinė e saj. Nė jo pak raste i akuzuari u thoshte familjarėve tė viktimės se gjendej me vajzėn tė nė Itali dhe hiqej i mėrzitur, pasi M. kishte abortuar fėmijėn. Disa herė nė telefonata i burgosuri i ka kėrkuar babait tė vajzės tė tėrhiqte denoncimin e bėrė nė prokurori. Pėr tre muajt e parė tė punės vajza tė gjitha fitimet ia ka dorėzuar pritėsit tė saj nė Itali dhe mė pas, paratė janė marrė nga Fatos Selmani, i cili tashmė do tė gjykohet nė Gjykatėn e Krimeve tė Rėnda pėr trafikim tė femrave, vepėr penale e cila parashikon dėnimin deri nė 15 vjet burg.
panorama.
Krijoni Kontakt