Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    Mark Marku, ose ekzemplari i sharlatanit intelektual

    Mark Marku, ose ekzemplari i sharlatanit intelektual

    Gazeta Sot
    Nga Kastriot MYFTARAJ
    E Premte, 24 Shtator 2010

    Nė Shqipėrinė e periudhės sė tranzicionit lloji mė i ēuditshėm i sharlatanit lindi nga letrarėt e dėshtuar. Kėta qenė njerėz qė tentuan tė bėhen poetė ose prozatorė, shkruajtėn disa poezi dhe ndonjė tregim, tė cilat u pritėn me indiferencėn mė tė madhe nga publiku. Duke e kuptuar se nė letėrsi nuk kishin asnjė tė ardhme, kėta njerėz, zakonisht me njė diplomė gjuhė-letėrsie, u vetėshpallėn specialistė tė rangut akademik nė fusha tė tjera, dhe me ndihmėn e lidhjeve politike u katapultuan nė botėn akademike si pedagogė universitarė, anėtarė bordesh, kryetarė jurish, pėr tė hyrė pastaj me kėto kredenciale false nė politikė. Ekzemplari mė sinjifikues i kėsaj specieje ėshtė ndoshta Mark Marku.
    Zakonisht njerėzit qė i pėrkasin species tė pėrmendur mė lart janė fshatarė, tė cilėt bartin veset e fshatarit, pa pasur asnjė nga virtutet e tij. Dhe nė qytet kanė marrė vetėm veset e qytetarit. Unė nuk kam asgjė kundėr fshatarėve nė pėrgjithėsi, por kam gjithēka kundėr disa intelektualėve fshatarė tė ardhur nė qytet, tė cilėt e quajnė si shenjė qytetarie qė ta shajnė tjetrin si fshatar. Para dy vitesh kam qenė nė njė debat televiziv pėrballė Mark Markut, nė Vizion Plus. Nė kėtė debat, Mark Marku, argumenteve tė mia pėr temėn pėr tė cilėn po debatonim iu pėrgjigj se ai kishte bėrė doktoraturė nė Francė, kurse unė nuk mund tė dija gjė se kisha qenė nė katund nė Korēė.
    Mua nuk do tė mė vinte turp edhe sikur tė kisha lindur nė njė katund nė Korēė. Por ndodhi qė unė tė lind nė qytet dhe ky ėshtė thjesht njė fakt. Pėrndryshe, Mark Marku duket se e vuan shumė faktin qė ka lindur nė katund, madje katund tė thellė malor. Se Mark Marku ka lindur nė katundin Bukėmirė tė Mirditės, por shtėpia e tij ėshtė aq larg grumbullit kryesor tė shtėpive tė kėtij katundi, sa ē’ ėshtė largėsia e zakonshme mes dy katundeve nė pjesėn mė tė madhe tė Shqipėrisė. Edhe kjo nuk do tė kishte asgjė tė keqe se nė kėto fshatra malore janė krijuar disa nga perlat e kulturės shqiptare. Por Mark Marku tregoi se nuk i pėrkiste llojit tė njerėzve qė bėnė kėto gjėra.
    Psikologjia na mėson se fėmijėria dhe adoleshenca pėrbėjnė bazėn formative intelektuale tė njeriut. Baza formative intelektuale e Mark Markut mund tė shprehet nė trajtė epigrami “Mark Marku, nga tharku tek ēarku”. Fėmijėria dhe adoleshenca e hershme e Mark Markut kaloi nė tharkun e derrave, ku ai kujdesej pėr derrat e familjes. Kur u bė tufėzimi i bagėtive dhe derrat i mori shteti, djemtė e moshės sė Mark Markut filluan tė shkojnė nė pyll pėr tė vendosur leqe dhe ēarqe, pėr tė kapur ndonjė kafshė tė egėr, ose ndonjė zog, nė mėnyrė qė tė siguronin pak mish pėr familjen, si dhe pėr ta shitur nėn dorė nė qytet. Kėta njerėz nuk janė pėr t’ u vėnė nė lojė, por kjo mėnyrė jetese e kufizonte shumė zhvillimin intelektual tė njeriut, duke mos i lėnė kohė pėr lexime librash qė janė tė domosdoshėm tė lexohen nė njė moshė tė caktuar pėr formimin intelektual tė njeriut.
    Letrari i dėshtuar Mark Marku, ka vetėm njė kryevepėr letrare dhe kjo ėshtė biografia qė ka shkruar pėr veten nė vetėn e tretė, dhe e publikon nė raste tė ndryshme. Nė kėtė tekst ezoterik, nuk thuhet asgjė se ēka bėri Mark Marku nė vitet 1984-1990, qė prej pėrfundimit tė shkollės sė mesme dhe derisa shkoi nė universitet pėr tė studiuar pėr gjuhė dhe letėrsi shqipe. Kėtė e them pėr faktin se sot politikani “i djathtė” Mark Marku, kur ėshtė mes tė djathtėve pėlqen qė tė thotė se regjimi komunist nuk i dha tė drejtėn e studimit nė shkollėn e lartė pas pėrfundimit tė shkollės sė mesme, pėr shkak se familja e tij kishte qenė e internuar politikisht, dhe se ai kreu shėrbimin ushtarak para shkollės sė lartė. Zakonisht, njerėzit qė kishin kėtė fat, i ēonin nė punė tė vėshtira dhe ushtrinė e kryenin nė xhenio, si punėtorė krahu, pa pasur tė drejtėn e mbajtjes sė armės. Nėse do tė kishte ndodhur kėshtu me Mark Markun, ai do ta thoshte me tė madhe kėtė gjė, se sot do tė pėrbėnte kapital politik pėr tė si politikan i djathtė. Fakti qė Mark Marku nuk parapėlqen tė flasė pėr kėtė periudhė tė jetės sė tij, nė biografinė zyrtare dhe nė intervistat e shumta qė jep nė televizion, gazeta, revista, tregon se ka diēka pėr tė fshehur. Madje ai ka shumė pėr tė fshehur. Ata njerėz qė pėr regjimin komunist klasifikoheshin si tė deklasuar dhe qė fitonin tė drejtėn e studimit nė universitet pas kthimit nga ushtria, e kishin kryer ushtrinė nė kurse speciale spiunazhi tė regjimit.
    Mark Marku, pas kthimit nga ushtria dhe para se tė shkonte nė universitet, e ndryshoi emrin nė “Marks”, duke u bėrė Marks Marku. Kėtė e bėri se mendonte qė Marks Marku kishte mė tepėr mundėsi pėr tė ēarė nė zyrat e regjimit komunist, pėr tė siguruar njė tė drejtė shkollimi nė universitet, se Mark Marku. Nė kohėn qė binte Muri i Berlinit, i ndėrtuar mbi ideologjinė e Marksit, nė Mirditė njė Mark bėhej Marks. Natyrisht se mė pas, pa zhurmė e bujė, Marks Marku e riktheu emrin e vet nė Mark Marku. Marks Marku siguroi nga regjimi komunist nė vitin 1990 njė tė drejtė studimi pėr gjuhė dhe letėrsi shqipe nė Universitetin e Tiranės. Kjo tregon lidhjet e tij speciale me regjimin, se zakonisht fshatarėt mirditorė me biografi tė keqe, si ai, e shumta i dėrgonin nė Institutin Pedagogjik tė Shkodrės. Nė biografinė e vet zyrtare, Mark Marku shkruan pėr veten, nė vetėn e tretė se: “Karrierėn e vet profesionale Mark Marku e ka nisur nė vitin1990 si reporter nė gazetėn Zėri i Rinisė dhe mė vonė si kryeredaktor i saj nė vitet 1994 – 1995”.
    Kėtu sė pari tė bie nė sy fakti se Mark Marku quan si profesion tė vetin gazetarinė, nė njė kohė qė ai e ka mbajtur veten edhe si kritik letrar dhe specialist i letėrsisė. Nejse. Nuk mund tė mos bėhet pyetja se si kishte mundėsi qė njė djalė me biografi tė keqe, i ardhur nė Tiranė si student nga njė fshat i Mirditės, bėhej reporter nė njė nga gazetat e mėdha qendrore tė vendit? Njė arritje e tillė mund tė bėhej vetėm me mbėshtetjen e Sigurimit tė Shtetit. Mark Marku kur shkoi nė universitet nuk donte tė bėhej gazetar por poet. Ai filloi tė botonte cikle me poezi nė gazetėn “Studenti”, tek “Zėri i Rinisė” dhe mė pas tek “Drita”. Por shpejt Mark Marku e kuptoi se ishte njė poet i dėshtuar dhe kjo ėshtė nė origjinė tė dramės sė tij shpirtėrore. Zgavrėn shpirtėrore qė i la dėshtimi letrar ai deshi ta kompensojė me aventura intelektuale sharlateneske nė fusha nga mė tė ndryshmet.
    Mėnyra se si shkoi tek “Zėri / Rinisė” ishte precedenti pėr Mark Markun, kur mė pas u bė kryeredaktor i gazetės “Zėri i Rinisė” me mbėshtetjen e kryetarit tė SHIK, Bashkim Gazidede. Gazeta atėherė varej nga Drejtoria e Rinisė, nė Ministrinė e Kulturės. Mark Marku hynte nė zyrat e SHIK mė shumė se nė ato tė redaksisė. Mark Marku atėhere shkruante analiza pėr Drejtorinė e Analizės nė SHIK, ku drejtor ishte njė i afėrmi i vet nga Mirdita.
    Por SHIK dėshtoi me Mark Markun, i cili e mbylli gazetėn “Zėri i Rinisė”, njė gazetė kjo e suksesshme deri nė atė kohė, kur ende kishte shumė pak gazeta qendrore nė vend. Nė vend qė gazeta tė privatizohej, ajo u mbyll fare. Mark Marku ėshtė mėsuar qė pėr dėshtimet e tij tė shpėrblehet nga shteti shqiptar. Si shpėrblim pėr shkatėrrimin e gazetės “Zėri i Rinisė”, Mark Marku, nė vitin 1994, u bė me ndėrhyrjen e Bashkim Gazidedes, pedagog nė katedrėn e porsahapur tė gazetarisė, nė Universitetin e Tiranės. Nė biografinė e shkruar pėr vetveten nė vetėn e tretė, Mark Marku thotė: “Nė periudhėn 1995-1996 kreu studimet nė nivelin Master nė Institutin e Marrėdhėnieve Publike dhe tė Komunikimit (IRCOM), Anger, Francė. Gjatė kėsaj kohe ai kreu edhe njė specializim tė ngushtė nė gazetarinė e shkruar dhe gazetarinė televizive nė Institutin Robert Schuman nė Francė”.
    Pra, Mark Marku, nė harkun e njė viti paska kryer dy specializime nė Francė, njėrin prej tė cilėve ka paturpėsinė qė ta quajė master. Tė gjithė ata qė e njohin sadopak sistemin francez tė kualifikimeve shkencore, i cili nė atė kohė dhe deri tash sė fundmi ka qenė shumė i ndėrlikuar, e kanė tė qartė se Mark Marku nuk ka bėrė asnjė lloj masteri nė Francė por thjesht ka marrė njė dėshmi si asistent kėrkimesh, nė ato kurse qė nė botėn universitare franceze quhen studime tė thelluara. Nė tė vėrtetė Mark Marku shkoi nė Francė pėr t’ u kuruar nga tuberkulozi, njė sėmundje migjeniane kjo qė nuk u zhduk kurrė nė katundin e vet, si dhe nė pjesė tė tjera tė Shqipėrisė nė kohėn e komunizmit, megjithė propagandėn e regjimit tė Enver Hoxhės se kjo sėmundje ishte zhdukur.
    Kur Mark Marku u kthye nga Franca, ai nuk paraqiti dot nė Universitetin e Tiranės, ku kishte filluar punė si pedagog, asnjė dokument se kishte marrė njė master. Kėshtu qė e pushuan nga puna, por u rikthye pėrsėri me ndėrhyrjen e Bashkim Gazidedes. Edhe sikur tė merret i vėrtetė pretendimi i Mark Markut se ai ka kryer kėto specializime nė Francė, tė bėn pėrshtypje fakti se kėto i ka bėrė jo nė fushėn ku u diplomua, nė gjuhė letėrsi, por nė komunikim dhe nė gazetari. Kėtu nuk do tė kishte ndonjė gjė tė keqe sipas standardeve tė tranzicionit shqiptar, por ja qė Mark Marku e mban veten dhe pėr specialist letėrsie, pėr kritik letrar i nivelit tė lartė, dhe si i tillė ka shkruar parathėnien e korpusit tė plotė tė veprave tė Ismail Kadaresė, dhe ka qenė kryetar i jurisė pėr ndarjen e ēmimeve tė konkursit kombėtar tė letėrsisė. E pra, Mark Marku nuk ka asnjė kualifikim pasdiplomik nė letėrsi, nuk ka botuar asnjė libėr tė llojit tė kritikės letrare.
    Por sharlatanit Mark Marku aq i bėn pėr kriteret shkencore. Ai e mban veten pėr specialist nė nivel akademik tė shkencave te komunikimit, pėr historian nė nivel akademik tė shtypit shqiptar, pėr kritik letrar nė nivel akademik, pėr specialist tė letėrsisė nė nivel akademik. Ai i atribuon vetes aftėsitė dhe kapacitetet intelektuale pėr tė qenė pedagog nė universitet, nė departamentin e gazetarisė, nė disa lėndė, nė Akademinė e Arteve. Ai gjithashtu e mban veten tė aftė pėr tė qenė analist politik. Nė tė gjitha kėto fusha Mark Marku nuk ka shkruar asnjė libėr studimor. Ai hyn nė kėto aventura intelektuale akademike me kurajėn e sharlatanit dhe tė letrarit. Letrari beson tek magjia e fjalės, beson se nė shkencat shoqėrore mund tė paraqitet si dijetar pa u thelluar nė studime por vetėm duke manipuluar me fjalėn si instrument magjik, si nė poezi dhe nė prozėn letrare. Pėr tė narrativa e shkencės nuk ėshtė mė ndryshe asaj tė letėrsisė. Prej kėtej dhe aspekti mė grotesk i kėtij lloji sharlatanizmi.
    Nė tė gjithė kėto nuk do tė kishte asgjė tė keqe, dhe e gjithė kjo do tė ishte thjesht qesharake, sikur kėto bėma tė mos kryheshin me shpenzimet e taksapaguesve shqiptarė, me para tė dala nga buxheti i shtetit. Si sharlatan-pedagog i disa lėndėve nė departamentin e gazetarisė nė Universitetin e Tiranės, Mark Marku paguhet me paratė e taksapaguesve. Mark Marku ka ligjėruar dhe ligjėron nė disa lėndė si “Bazat e semiotikės”, “Shtypi dhe shoqėria”, “Kritikė arti”, “Historia e shtypit shqiptar”. Talenti i sharlatanit Mark Marku ėshtė zgjeruar nė fusha nga mė tė ēuditshmet, qė nga semiotika, pėr tė cilėn nuk ka asnjė lloj kualifikimi shkencor dhe deri tek estetika muzikore. Mark Marku ėshtė edhe pedagog nė Akademinė e Arteve, ku jep lėndėn e estetikės muzikore nė nivelin master. Mark Marku nuk ka pretenduar ndonjėherė qė tė ketė ndonjė kualifikim nė estetikėn muzikore, pėrveē ndoshta nėse e gjente estetikisht muzikore hungėrimėn e derrave nė tharkun e vet nė katund.
    Nė vitin 1997 Mark Marku u bė dhe zogist, duke u bėrė kryeredaktori i gazetės “Monarkia”, tė hapur nga Leka Zogu, nė kohėn e referendumit pėr formėn e regjimit. Edhe kėtė gazetė Mark Marku e falimentoi si tė parėn qė drejtoi. Kur Gazidede u largua nga SHIK nė 1997, Mark Marku mbeti nė SHIK edhe me kryetarin e ri, Fatos Klosin. Aq e vėrtetė ėshtė kjo, saqė nė vitin 2002, nė kohėn kur komisioni hetimor parlamentar pėr veprimtarinė e Fatos Klosit kėrkoi nė njė moment edhe hetimin e veprimtarisė sė gazetarėve qė kishin punuar pėr llogari tė SHIK (SHISH), nė kohėn e Klosit, Mark Marku ishte ndėr gazetarėt qė firmuan njė letėr publike proteste, ku kėrkonin qė tė mos bėhej kjo gjė. Me kėtė, kėta trima u dekonspiruan si bashkėpunėtorė tė Fatos Klosit nė media.
    Por pėr shkak se Mark Marku ishte shumė i kompromentuar si bashkėpunėtor i Gazidedes, atij nuk i jepte akses asnjė gazetė. Kėshtu qė ai iu qep Koēo Kokėdhimės, me tė cilin kishte njohje qė nė kohėn e “Zėrit tė Rinisė”, kur Koēoja ishte leitnant i Hajdin Sejdisė nė Shqipėri, nė 1991-1992 dhe Mark Marku shkonte t’ i merrte intervista Hajdin Sejdisė. Me kėtė rast, i famshmi A. D., zėdhėnėsi i Hajdin Sejdisė, ia prezantonte kėshtu kėtij tė fundit Mark Markun, duke e ditur se do t’ pėlqente Hajdinit qė kishte shpėrndarė librat e Enver Hoxhės nė Zvicėr: “Shef, tė prezantoj marksistin mė tė madh nė Europė, pas babės tem, Marks Markun, njeriun qė e ndėrroi emrin nga Mark nė Marks, nga inati qė ra Muri i Berlinit”.
    Koēoja e bėri Markun redaktor tė kulturės nė revistėn “Spektėr”. Mė pas, kur bashkėpunimi i Markut me Klosin filloi t’ ia rrisė kreditin, Koēoja e bėri Markun kryetar tė bordit tė etikės nė gazetėn “Shekulli”. Nė kėtė post Mark Marku do tė mbahet mend pėr njė shkelje tė rėndė etike, kur nė njė polemikė nė shtyp i tha profesor Edmond Tupjes se nė vend qė tė merrej me polemika nė shtyp duhet tė merrej me djalin qė e kishte handikapat. Kjo ishte njėlloj sikur Markut t’ i thuhej se nė vend qė tė merrej me polemika duhet tė shikonte hallin se kishte dhjetė vite i martuar dhe nuk lindte fėmijė.
    Nė vitin 2005 Marku iu afrua PD-sė dhe donte me ēdo kusht qė tė bėhej komisioner i PD nė komisionet zgjedhore. Mė nė fund pėrfundoi si anėtar komisioni i kandidatit pėr deputet tė PD, Sokol Olldashi, nė njė katund tė Shijakut. Pas ardhjes sė PD nė pushtet, Marku donte tė bėhej ambasador nė SHBA. Kėshtu qė ai vuri mikun e vet, Henri Ēili qė ishte drejtor nė gazetėn “Standard” qė tė botonte njė “lajm” se Mark Marku ishte kandidatura mė serioze pėr ambasador nė Amerikė. Por Marku nuk u bė dot mė tepėr se kėshilltar i Ministrit tė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve. Nė atė kohė, kėshilltari tjetėr i ministrit, poeti B.L., e bėri zakon qė t’ i thoshte ministrit nė mėngjes: “Ika unė shef se ti nuk ke nevojė pėr mua tani qė ke Mark Markun qė i di tė gjitha”.
    Pas zgjedhjeve vendore tė vitit 2007 Mark Marku, i pakėnaqur qė PD nuk po i jepte ndonjė post, filloi njė seri shkrimesh tė egra kundėr Berishės nė gazetėn “Panorama”, duke kėrkuar dorėheqjen e Berishės. Berisha ka nė trurin e vet njė manjetizėm misterioz qė tėrheq sharlatanėt e llojit tė Mark Markut. Kėshtu, Berisha e tėrhoqi Mark Markun me anė tė Jozefina Topallit, e cila e bėri kėshilltarin e saj pėr marrėdhėniet me publikun. Tash Mark Marku filloi tė bėhet avokat i PD nė media dhe nė zgjedhjet e vitit 2009 u bė deputet i PD nė Qarkun e Lezhės. Marku ua kishte vėnė syrin dy portofoleve qeveritare, atij tė Arsimit dhe atij tė Kulturės. Por nuk mori dot as njėrin as tjetrin. Kjo e bėri tė pakėnaqur ndaj Berishės. Tash Marku pret ndryshimet nė qeveri, me shpresėn se do tė marrė njėrin nga kėto dy poste. Nė tė njėjtėn kohė flirton edhe me Presidentin Topi, me tė cilin ka njė lidhje tė fortė, derisa kushėriri i parė i gruas sė tij, Saimir Shehri, ėshtė miku i ngushtė i deklaruar, i Bamir Topit.
    Mark Marku e mban veten pėr njė intelektual tė madh, ekspert nė disa fusha akademike, por nėse shikon skedėn e tij nė Bibliotekėn Kombėtare, konstaton se ai ka shkuar 153 artikuj nė shtyp, nga tė cilėt pjesa mė e madhe janė artikuj politikė. Mark Marku nuk ka shkruar asnjė libėr tė mirėfilltė si studiues. Se nuk mund tė quhen libra tė mirėfilltė studimorė tekstet mėsimore qė ka shkruar ai me bashkėautorė, ku punėn e kanė bėrė tė tjerėt dhe ai ka vėnė emrin, duke siguruar dhe financimet pėr librin dhe pėrdorimin e tij si tekst mėsimor. Kėshtu, nė vitin 2007, ai ka botuar nė bashkėautorėsi me Hamit Boriēin librin-tekst mėsimor me titull “Histori e shtypit shqiptar: 1845-1912”. Gjithashtu, Mark Marku ka botuar nė vitin 2001, nė bashkėautorėsi me gruan e vet Dhurata Shehri dhe me Oriana Osmanin librin shkollor “Njohuri pėr letėrsinė pėr shkollat e Mesme”. Si ėshtė e mundur qė ky sharlatan, i cili nuk ka dhėnė asnjė ditė mėsim pėr letėrsi, nuk ka asnjė kualifikim shkencor nė letėrsi dhe pedagogji, tė bėhet bashkėautor i njė teksti tė tillė! Por Marku kėto i bėn pėr tė fituar lekė nga Ministria e Arsimit, ku siguronte dhe siguron financime pėr kėto lloj librash.
    Gjithashtu, Mark Marku ka botuar sė bashku me deputeten e sotme tė PS, Eglantina Gjermeni dhe me Elda Berisha, njė tekst qė ata vetė e quajnė udhėzues pėr gratė, me titull “Dhuna nė familje nė fokusin e mediave”. Marku ėshtė njeriu qė ka nevojė pėr kėtė udhėzues po tė kemi parasysh atė qė i ka thėnė Mero Baze nė njė polemikė, se Marku ėshtė nė shtėpi me statusin e tė burgosurit.
    Unė kam tė dhėna se ky libėr ka njė histori rokamboleske, se tė tre bashkėautorėt u grindėn keq pėr paratė e marra nga disa ambasada dhe fondacione tė huaja, tė cilat financonin projektin dhe Marku pėrfundoi i dhunuar keq nga dy bashkėautoret, qė e akuzonin se i kishte vjedhur lekėt. Prandaj dhe sot, kur Marku ėshtė duke folur nė parlament dhe ngrihet Eglantina Gjermeni e replikon me tė, ai e mbyll gojėn nė moment.
    Markut do t’ i dilnin gjėrat shumė keq sikur tė tjerėt tė zbatonin atė kėshillėn qė ka dhėnė ai njė herė nė njė televizion, pėr etikėn nė media, kur ka thėnė se mjafton tė shkruhet fejton nė krye tė njė artikulli dhe mund tė thuash ē’ tė duash. Kėshtu, nėse shkruan “fejton” nė krye tė njė artikulli pėr Mark Markun atėhere mund tė thuash se ai doracakun pėr dhunėn nė familje e shkroi se e rreh gruaja, se Kadare e pėrzgjodhi si autor tė parathėnies sė korpusit tė plotė tė veprės sė tij se Mark Marku ka njė lidhje personale me romanin “Dasma” tė Kadare, ku personazhi kryesor ėshtė njė shkrimtar (vetė Kadare), qė merr pjesė nė njė dasmė ku martohet njė vajzė malsore qė kishte prishur fejesėn e lidhur qė nė djep nga familja e saj.
    Aq pėrmasa groteske ka marrė sharlatanėria e Mark Markut, sa qė ai para disa ditėsh, u shfaq nė emisionin e Blendi Fevziut ku flitej pėr pėrrallat. Disa kohė mė parė Mark Marku na u shfaq nė njė emision tė Alban Dudushit ku flitej pėr xhindet dhe nė njė rast tjetėr pėr jetėn e pėrtejme.
    Sharlatani Mark Marku mund tė bėjė gjithēka, pėrveēse tė shkruajė njė libėr prej studiuesi, si dhe tė mbajė njė gazetė. Para disa kohėsh ai tentoi pėr herė tė fundit tė drejtonte njė gazetė, “Gazeta e sė Shtunės”, pėr tė cilėn tha se do tė bėhej gazeta mė e madhe kulturore nė Shqipėri. Nė fakt ajo u bė dėshtimi mė i madh i kohėve tė fundit nė shtypin shqiptar dhe u mbyll pas pak kohėsh, pasiqė Marku vodhi lekėt qė i dha investitori.
    Mark Marku e ka zakon qė nė debatet televizive tė pėrdorė shprehjen “Kėtu jemi nė fushėn time”. Kur bie fjala pėr letėrsinė, Mark Marku thotė “Kėtu kemi hyrė nė fushėn time”. E si qenka letėrsia fusha e tij, kur ai nuk ka bėrė asnjė kualifikim shkencor atje, nuk ka shkruar asnjė libėr studimor nė letėrsi! Mark Marku edhe kur bie fjala pėr shkencat e komunikimit thotė se kjo ėshtė fusha e tij, edhe pse as nė kėtė fushė nuk ka shkruar asnjė libėr. Si njė sharlatan qė e ndjen rrezikun, ai, tė vetmen fushė qė mund tė quhet e tija, pėrrallat, nuk e quajti tė vetėn nė debatin televiziv tė para disa ditėve. Mark Marku ėshtė vetėm njė pėrralltar i tranzicionit, njė njeri qė shkon nga tharku i “shkencės” tek ēarku i politikės.
    Mark Marku kohėt e fundit u largua nga gazeta “Panorama” pėr tė shkuar tek gazeta “Mapo” e mikut tė vet, Henri Ēili. Nė fakt vajtja e Markut tek “Mapo” ka njė simbolikė mjaft domethėnėse. Mapot qenė dyqane tė mėdha nė kohėn e komunizmit, nė tė cilat raftet rrinin plot, por me gjėra krejt pa vlerė dhe qė nuk i hynin nė punė kurrkujt e mbeteshin atje me vite. Edhe prodhimet intelektuale tė Mark Markut janė tė llojit tė mapove tė kohės sė komunizmit. Ai ėshtė njė poet i dėshtuar, njė kritik letrar i dėshtuar, derisa nė moshėn 44 vjeē nuk ka shkruar asnjė libėr studimor si poet dhe kritik letrar dhe kurrkush nuk pėrmend njė varg tė tijin poetik. Nė fushat e tjera ku ka kuturisur tė hyjė, ai nuk mund tė thuhet se ka dėshtuar se nuk ka hyrė seriozisht pėr tė arritur diēka, por me vetėdijen e plotė se po bėnte sharlatanizma. Si analist politik Mark Marku nuk ka arritur kurrė qė tė shkruajė njė tekst tė lexueshėm.

  2. #2
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anėtarėsuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Tip i bezdiseshem eshte Mark Marku!

    Ketu ka te drejt Kastrioti, edhe pse ky nganjehere per inate personale sulmon te tjeret, edhe kur nuk e meritojne!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •