Close
Faqja 3 prej 39 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 762
  1. #41
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    e bukur loja, skupe mediatike gangsterash, me skenara punisto-sigurmsash, kleptokrate te bastarduar ...

  2. #42
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17
    Meta akuza Priftit: Takoi Ramën, tentoi puç parlamentar

    Meta akuza Priftit: Takoi Ramën, tentoi puç parlamentarTIRANE-Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta (LSI) ka bërë sot një deklaratë të ashpër kundrejt ish-ministrit të Energjitikës, njëkohësisht dhe anëtar i LSI, Dritan Prifti duke e akuzuar se i bëri oferta për puc parlamentar.
    Sipas Metës, Prifti ka zhvilluar 3 ditë më parë një takim me kryesocialistin Edi Rama, dhe me pas i ka paraqitur kreut te LSI oferten nga Rama, për të krijuar një qeveri me Partinë Socialiste, ku Meta të ishte kryeministër ndërsa Prifti të rikthehej si ministër e Ekonomisë dhe Energjitikës.

    Kreu i LSI ka vijuar më tej për mediat deklaratën ndaj ish-ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti, duke e akuzuar atë për halucinacione. Meta u shpreh gjithashtu se e ka toleruar Priftin vetëm për shkak të gjendjes së tij jo të mirë shëndetësore.

    “Ka bërë shantazhe ndaj kryetarit dhe kryesisë së LSI-së për të mos e larguar nga posti i rëndësishëm që kishte, por vazhdon të hedhë akuza. E kam toleruar gjatë gjithë kësaj kohe për shkak të gjendjes së tij jo të mirë shëndetësore”, theksoi Meta.

    I pyetur nga mediat rreth shkarkimit të Priftit nga ministër, ditën që i vdiq një familjar, Meta sërish nuk ka zbutur tonet e deklaratës ndaj anëtarit të LSI.
    “Mbledhja e kryesisë është shtyrë dy herë për shkak të tij. Së dyti për gjyshen e kam ngushëlluar sinqerisht. Vdekja e gjyshes nuk e ndaloi të takonte kryeministrin Sali Berisha dhe nuk e lejoi dy here të takohej me mua, ndërsa mbledhja e kryesisë u shty 2 herë për shkak të tij. Lojra të tilla janë të papranueshme”, tha më tej Meta duke shtuar se tragjedia e gjyshes nuk duhej përdorur nga Prifti. “Kishte 6 muaj që e dinte se do të shkarkohej dhe më pas më bën deklarata emocionale për vdekjen e gjyshes”, theksoi Meta.

    Një natë më parë në një emision televiziv, Prifti ka hedhur akuza të forta ndaj Metës. “Ai është një lloj politikani që bashkëpunëtorët ka qejf t’i ketë servilë ose ushtarë dhe nuk i vlerëson njerëzit e aftë që ka përballë. Në këtë kuptim unë kam pasur një marrëdhënie problematike sepse jo të gjitha porositë dhe kërkesat e tij mund të zbatoheshin duke pasur parasysh ligjin. Mbi të gjitha për mua në këtë detyrë ka qenë ligji sepse një politikani në këtë nivel i kontrollohet cdo firmë. Pavarësisht predispozitës time për të ndihmuar ata që e meritonin ndihmën, në disa raste është e pamundur që ta realizosh. Ka pasur qejfmbetje për shkak të realizimit të porosive apo të kërkesave të caktuara”, pa theksuar Prifti mbrëmë në Top Story.

    (d.b/BalkanWeb)

  3. #43
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17
    Prifti: Njoftova Berishën për kontaktet Meta-Rama

    TIRANË- Vazhdojë akuzat e forta mes ish- ministrit të Energjetikës Dritan Prifti dhe kreut të LSI-së Ilir Meta, aktualisht në krye të Energjetikës.

    Dritan Prifti reagoi sot në mbrëmje për akuzat e Metës, i cili fajësoi këtë të fundit për puc parlamentar. Sipas Metës, Prifti ka zhvilluar 3 ditë më parë një takim me kryesocialistin Edi Rama, dhe me pas i ka paraqitur kreut te LSI oferten nga Rama, për të krijuar një qeveri me Partinë Socialiste, ku Meta të ishte kryeministër ndërsa Prifti të rikthehej si ministër e Ekonomisë dhe Energjitikës.

    Por, Prifti i cilëson këto akuza qesharake, ndërsa shton se ka qënë vetë Meta i cili ka negociuar me Ramën, pasi kërkon të bëhet kryeminister. Ndër të tjera Prifti sqaron se, ka njoftuar edhe kryeministrin Berisha, për lëvizjet e Metës. “Unë nuk kam negociuar me Ramën. Akuzat e Ilir Metës janë qesharake. Meta ka pasur kontakte me Ramën, pasi do të bëhet kryeministër. Për këto negociata, unë kan njoftuar edhe Berishën”,- shton më tej Prifti.

    Një natë më parë në një emision televiziv, Prifti ka hedhur akuza të forta ndaj Metës. “Ai është një lloj politikani që bashkëpunëtorët ka qejf t’i ketë servilë ose ushtarë dhe nuk i vlerëson njerëzit e aftë që ka përballë. Në këtë kuptim unë kam pasur një marrëdhënie problematike sepse jo të gjitha porositë dhe kërkesat e tij mund të zbatoheshin duke pasur parasysh ligjin. Mbi të gjitha për mua në këtë detyrë ka qenë ligji sepse një politikani në këtë nivel i kontrollohet cdo firmë. Pavarësisht predispozitës time për të ndihmuar ata që e meritonin ndihmën, në disa raste është e pamundur që ta realizosh. Ka pasur qejfmbetje për shkak të realizimit të porosive apo të kërkesave të caktuara”,- është shprehur Prifti.

    (m.a/BalkanWeb)

  4. #44


    Ajo qe me ben pershtypje ne kete teme eshte se si ata qe ne temat e tjera ndenjen duke mbrojtur Priftin si njeri te ndershem, ne kete teme e nxjerrin Priftin plehre se doli kunder sahanlepiresit te idhullit te tyre Sali, Ilir Metes. Sa fleksibel qe jeni mor aman.

    Si thoni te marrim ndonje arke me shishe vere se nje shishe nuk do mjaftoje per te ndjekur kete telenovele?

    Plani i qeverise per luften ndaj korrupsionit vertet po sjell rezultate pozitive. Flm z. Sal.

  5. #45
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Oferta për kryeministër? Reagon Rama: Është ëndërr e njohur e Metës

    Kryetari i PS-së, Edi Rama e ka quajtur deklaratën e numrit dy të qeverisë, njëherësh kreut të LSI-së, Ilir Meta një ëndërr të njohur, atë për të qenë kryeministër.


    Duke folur gjatë një takimi në peshkopi me përfaqësues dhe simpatizantë të PS-së, Rama deklaroi se gjithë sa u tha prej Metës, nuk është tjetër veçse një ëndërr e tij.


    "Ëndrra e Ilir Metës për tu bërë kryeministër është e njohur nga të gjithë. Edhe gadishmëria e tij që për tu bërë kryeminsitër të bëjë gjithcka. Dhe për këtë ai sheh Dritan Priftin sikur i bën propozim nga ana ime dhe pastaj t'ua tregojë shqiptarëve, jo sikur e ka parë në ëndërr, por sikur ka ndodhur në të vërtetë". Kështu që mos i vini faj. Tha që këtë ëndërr e ka parë para tre ditësh. Të shohim ç'do të thotë tre ditë më mbrapa për atë që tha sot" - tha Rama.
    Ne fjalen e tij Rama theksoi se opozita do t'i shkojë deri në fund çështjes së transparencës dhe ka akuzuar qeverinë si gllabëruese të xhepave të shqiptarëve. Në fjalën e mbajtur gjatë takimit me përfaqësues të PS-së, Rama është ndalur mes të tjerash edhe në problemin më të fundit të biznesit, atë të kasave fiskale, duke premtuar se hetimit do t'i shkohet deri në fund, pasi kasat janë shenjë e qartë e korrupsionit qeveritar. Sipas Ramës, qeveria është e përfshirë në çmimin e kasave dhe për këtë nevojitet hetim.

    Duke folur për transparencën e zgjedhjeve, Rama njoftoi për aksionin më të fundit politik të opozitës, rifillimin e protestave masive.

  6. #46
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Të fundit, si përherë


    Vizita e fundit e kryeministrit në Kombet e Bashkuara i dha përsëri rastin të përsërisë jo vetëm përpara përfaqësuesve të shteteve të botës, por edhe para "sipërmarrësve shqiptaro-amerikane" "arritjet" shokuese të Shqipërisë në 6 vitet që ai ka drejtuar ekzekutivin e shtetit të tij. Si ndër më të spikaturat ai përmendi se, "në një hark të shkurtër kohor janë rritur në dhjetëra e dhjetëra herë të ardhurat për frymë; Shqipëria është vendosur në grupin e vendeve me nivel të lartë të të ardhurave të mesme ... 90% e nxënësve që mbaruan klasën e 9-të ndjekin shkollat e mesme dhe ku 70% e maturantëve janë regjistruar në universitete..."


    Nuk ka asnjë dyshim se në shifrat e rritjes së të ardhurave për frymë kryeministri ka qenë tejet i kursyer. Duke u nisur nga parimi se pushtetarëve në përgjithësi ju pëlqen të marrin si shembull e pikë referimi të "mirën" e jo të keqen ai mund të kishte qenë shumë herë më tepër realist e t'i thoshte botës se rritja e të ardhurave për frymë ka qenë mijëra, dhjetëra mijëra herë më shumë. Ai mund të thoshte se pasuria e ish-ministrit të tij u shumëfishua 1,800,000 herë brenda një viti të vetëm. Po kështu, ai mund të përmendte se ministra, qeveritarë të niveleve të ndryshme, deputetë, kasnecë e njerëz të tjerë që eklipsojnë rreth tij nga "këmbëzbathur" si të gjithë para disa vitesh sot janë bërë posedues të pasurive strategjike të vendit, koncesioneve e licencave duke monopolizuar deri në palcë ekonominë informale të një vendi që në të gjitha statistikat dhe prononcimet e institucioneve politike e financiare të botës konsiderohet ndër vendet më të varfra të saj, ku të vetmet makineri që kanë punuar pa ndërprerje e defekte kanë qenë lavatriçja e pastrimit të parave të pista dhe ato të trafikut të drogës dhe prostitucionit. Sigurisht kryeministri ynë mund të fliste edhe për varfërinë e tejskajshme që mbizotëron sot në pjesën më të madhe të popullsisë, papunësinë në rritje, nivelin katastrofik të shërbimit mjekësor e arsimimit, krimin e organizuar dhe spontan, vrasjet e vetëvrasjet që skanë të sosur, aksidentet e shumta e të përditshme automobilistike, prapambetjen e madhe të sektorit të bujqësisë e përpos të tjerave, ai mund t'i tregonte botës edhe për reformën agrare që ai zbatoi që me fillimin e viteve '90-të ku prona private e shtetëzuar nga regjimi komunist iu dha kujtdo tjetër me përjashtim të ish-pronarëve të ligjshëm e ku pjesën e luanit e morën pushtetarë e politikanë me bekimin e tij për ta trashëguar sa të jetë jeta.


    Por, a mund të thuheshin të gjitha këto? Në zgjedhjen midis namit e syrit kryeministri si përherë preferon t'i dalë ky i fundit. Prandaj, ai premtoi përsëri se do të "luftojë" me vendosmëri korrupsionin paçka se ai tashmë ka humbur jo vetëm moralin, por edhe mundësinë për të bërë një gjë të tillë.
    Çdokush që do të kishte dëgjuar arritjet e përmendura në fushën e arsimimit nuk mund të mos ndjente krenari dhe mirënjohje për shtetin e tij për faktin e thjeshtë se edukimi është pjesë e pandarë e prosperitetit të një kombi. Por si gjithnjë faktet dhe e vërteta janë aq kokëfortë sa ta presin në mes çdo lloj optimizmi që përsëri lind tek ne nga dëshira e mirë edhe pse e dimë që gënjehet hapur e në mes të ditës. Për çfarë universiteti flitet kur thuhet se kaq apo aq për qind e studentëve maturante vazhdojnë studimet në to? Nëse flitet për Universitetin Politeknik të Tiranës ndjehesh mjaft keq mes kolegëve kur të vënë përpara renditjen e universiteteve të botës së hartuar nga një prej organizatave më të mëdha kërkimore në Evropë ( CSIC - Webometrics Ranking of World Universities). Në listën ku renditen gjithsej 11996 universitete, ai i yni është i pari për nga fundi, e pikërisht në vendin e 11996-të. Edhe nëse një renditjeje të tillë do t'i jepnim - pranonim një vlerë gabimi, siç bëhet në përpunimin e rezultateve statistikore përsëri do të mbeteshim nga fundi. Një tjetër rrjet ndërkombëtar edukimi dhe i karrierës globale - QS (Quacquarelli Symonds) - në renditjen e tij për vitin 2010 nënvizon faktin se më shumë se 50 vende kanë të paktën një universitet midis 500 vendeve të para në renditje - por fatkeqësisht jo vendi ynë... A përbejnë këto fakte një alarm që duhet të jepet, por s'mundet nga kambanat e ndryshkura të shtetit? A e di ky shtet se edukimi luan një rol tepër të ndjeshëm në uljen e varfërisë se një kombi? Varfëria shkaktohet nga shumë faktorë ku me ndikim të ndjeshëm janë papunësia, shërbimi mjekësor i ulët, dhe dhuna në familje të cilat përgjithësisht i kanë rrënjët në nivelin e ulët të edukimit.


    Fatkeqësisht, qeveria sot ka zgjedhur një armë jo efikase për t'u perballur me problemet në fushën e arsimimit - atë të propagandës dhe reklamimit në rritje, duke i dhënë ngjyra zbukuruese fasadës, por jo godinës brenda. Kështu ndodh me sistemin arsimor të lartë ku më shumë bujë është propaganduar nisma e implementimit të "Kartës së Bolonjës" që synon njohjen e standardizimin e diplomave në nivel evropian. Por, si do të realizohet kjo kur universiteti ynë i Tiranës nuk ka infrastrukturën e nevojshme për të bërë një gjë të tillë? Mungesa e hapësirave të tilla si klasa, laboratorë, auditorë, biblioteka etj., si dhe numri i pamjaftueshëm i trupës fakultative me kualifikimin e nevojshëm kanë qenë kritere që kanë luajtur një rol të ndjeshëm në renditjen ndërkombëtare të përmendur më lart. Si mund të bëhet më pas implementimi i krediteve e ponderimi i vështirësive që paraqet çdo subjekt - lëndë e besueshmëria e tyre nga institucionet e huaja në kushte të tilla është vërtet një rebus që nuk mund të zgjidhet. A e informon ministri i Arsimit qeverinë dhe kryeministrin e tij për kushtet tejet të vështira që lidhen me ambientet e mësimit, mungesën e aspirimit të tyre, ngrohjes, mbipopullimi ku numri i studentëve shkon 30-40 për klasë seminari e 150 për ato të leksionit, mungesën e mjeteve teknike të transmetimit apo riprodhimit të informacionit, mosinformatizimi i sekretarive e vazhdimi akoma i përdorimit të amzave për regjistrimin e notave, niveli i ulët i punës kërkimore-shkencore që detyrimisht çon në kërkesë të ulët të tregut e për shumë probleme të tjera që vuan sistemi publik i edukimit? Pa përmendur më pas çmimet e tregut për sigurimin e diplomave të masterave pa vajtur as edhe një ditë në shkollë! Me këto lloj "masterash" apo diplomash të siguruara në të famshmet shkolla nate apo korrespondence kane zbukuruar sot edukimin e tyre edhe disa nga anëtarët e kabinetit të qeverisë. Më shumë akoma, kujt po i shërben e do t'i shërbejë edukimi në shkollat publike përfshirë edhe universitetin e Tiranës që ofrojnë produkte arsimore pa asnjë bosht e studentët nuk dinë se ç'marrin?


    Kryeministri mund të pohonte se shteti nuk është shumë i interesuar për arsimimin publik, sepse qeveria e tij e ka prioritet privatizimin e plotë edhe në këtë fushë. Shkollat private po mbijnë dita-ditës duke u kthyer në një biznes fitimprurës. E sa për ilustrim, nëse e disponon, ai mund të thoshte se sa për qind e fëmijëve të qeveritarëve, deputetëve e nëpunësve të rangjeve të larta ndjekin sot shkollat publike në Shqipëri? Me një probabilitet mjaft të lartë kjo shifër do të ishte zero, sepse fëmijët e tyre janë shkollave e universiteteve të botës dhe atë të Tiranës Berisha jua ka kursyer popullit.
    Qeveria e sotme nuk arrin të kuptojë se edukimi dhe arsimimi janë futur në një krizë, e cila në të ardhmen jo të largët do të dëmtojë rëndë konkurrencën e ekonomisë sonë. Sot mund të jetë më e kapshme dhe fitimprurëse investimi në rrugë, ura, fabrika çimentoje, fushata elektorale etj., por braktisja e arsimit e lënia e edukimit në nivelin më të fundit që njeh bota do të dëmtojë përpos të tjerave edhe promovimin e identitetit kombëtar dhe kalimin e tij nga një gjeneratë në tjetrën.
    Z. kryeministër ju shprehu sipërmarrësve shqiptaro-amerikanë dëshirën për t'i parë ata në Shqipëri, por në pamundësi të kësaj ai ishte i mendimit se edhe jashtë ata luajnë një rol po aq të rëndësishëm! Sigurisht, Berisha i njohur në fazën e dytë të karrierës së tij pushtetarë për qëndrime të avancuara "internacionaliste" - edhe pse shpesh në kundërshtim me interesat e vendit - nuk mund të thoshte asgjë për ndonjë përpjekje të qeverisë të paktën për të ndalur eksodin e mëtejshëm masiv të trurit që është ndër plagët e mëdha të shoqërisë shqiptare sot.


    Janë me qindra studentë shqiptarë që studiojnë në shkolla e universitete të vendeve të zhvilluara të botës. A është në gjendje qeveria të thotë se sa për qind e tyre kthehen në atdhe? E vërteta është mjaft e hidhur. Pjesa dërrmuese e tyre për të mos thënë të gjithë e shikojnë të ardhmen e tyre kudo, por me përjashtim të vendit të tyre, duke arritur edhe tek "martesat" provizore vetëm e vetëm për të qëndruar e punuar jashtë. Këto janë të vërteta që shteti shqiptar paturpësisht bën sikur nuk i sheh. Ka një thënie të njohur që thotë se edukimi është zbulim progresiv i injorancës, por shtetarët e politikanët shqiptarë në 20 vjet kanë treguar se preferojnë luftën e pamëshirshme e të paprinciptë midis tyre për hegjemonitet e mos lëshim pushteti. Edukimi dhe arsimimi janë mekanizma efektive për të ulur konfliktet në shoqëri. Ai zgjeron sensin e identitetit dhe domosdoshmërisë për të vepruar së bashku duke krijuar kushtet për kuptimin e nevojave të shoqërisë, kulturës, të drejtave humane, normave sociale të cilat, nëse do të kishin gjetur mbështetjen e shtetit, do të kishin ndihmuar pozitivisht në ndryshimet e shpejta të shoqërisë sonë.


    Por, sot çdokush e di se pushteti nuk ka kohë të merret e analizojë probleme të tilla të "vogla". Axhenda ditore e tij përfshin garën monstruoze të pasurimit dhe thellimit të konflikteve deri në atë pikë sa brezat e ardhshëm do të na quajnë një brez dështak e do t'ju vijë turp që edhe momente të tilla kthese të favorshme, si rrallë ndonjëherë në historinë tonë kombëtare, nuk ditëm t'i shfrytëzojmë. Por, nëse ne sot nuk mundemi, historia nesër do të jetë në gjendje të përcaktojë përgjegjësit e saj paçka se do të jetë vonë deri atëherë.


    Ky eshte mender kryeministri

  7. #47
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Kam arritur te kuptoj sjelljen e Priftit kto dite me qendrime te ndryshme si kameleon .. Prifti ka akuzar Ramen , Meten dhe tani qeverine per te larguar vemendjen nga vetja . .Prifti sa here e akuzojne dhe preken interesat e tij fillon te sulmoje kedo per te mbrojtur veten .Fakti qe ai nuk eshte me minister e ndjen veten te pasigurt.
    Nje paradoks eshte qendrimi i Opozites qe e akuzoi Priftin per korrupsion dhe jepte mbeshtetjen hijen e tij per akuzat kunder policise per kontrabande
    Gjith kjo lufte per per perfituar politikisht per interesat e paleve apo nje grupi politik Per te gjitha akuzat e palev na nxjerr ne drite te gjitha anet me negative te politikes shqiptare ,qe eshte politika e mashtrimi dhe manipulimit qe ne fund e peson populli .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 25-09-2010 më 18:11
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069
    Ato qe tha prifti ne fakt te gjithe i dinin dhe i thoshnin nen ze se normal qe kan frike se aksidentet kan hyre ne mode.fati keq i Shqiptareve eshte qe prokuroria nuk funksionoi dot kurre ne Shqiperi si e pavarur.
    Normale eshte qe po mori gjenerali nje kokerr molle ushtaret qe vijne pas nuk lene as gjethe.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  9. #49
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    ky eshte fruti i qeverisjes se mire. te korruptuarit si dritan prifti nuk kane vend ne qeveri, ndersa ilir meta fale korrektesise se tij po distancohet edhe me qarte nga ish-punistet socialo specialistet.

  10. #50
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17
    Citim Postuar më parë nga INFINITY© Lexo Postimin
    :D

    Ajo qe me ben pershtypje ne kete teme eshte se si ata qe ne temat e tjera ndenjen duke mbrojtur Priftin si njeri te ndershem, ne kete teme e nxjerrin Priftin plehre se doli kunder sahanlepiresit te idhullit te tyre Sali, Ilir Metes. Sa fleksibel qe jeni mor aman.
    Te kam thene edhe here te tjera, lexo njehere temen per te cilen flitet, informohu me qendrimet e te gjitha paleve, pastaj jep mendimin tend. Qe te mos i biesh fyellit si nga era. Dritan Prifti po flet vete me gojen e tij, nuk ka nevoje qe ta pergojoje njeri. Dhe ai ne asnje moment nuk po e "sulmon" Berishen, perkundrazi, ai e thote hapur qe e informoi Berishen te parin per "pazaret" Meta-Rama.

    Keto gjera i meson po te lexosh temen para se te shkruash.

    Albo

  11. #51
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Te kam thene edhe here te tjera, lexo njehere temen per te cilen flitet, informohu me qendrimet e te gjitha paleve, pastaj jep mendimin tend. Qe te mos i biesh fyellit si nga era. Dritan Prifti po flet vete me gojen e tij, nuk ka nevoje qe ta pergojoje njeri. Dhe ai ne asnje moment nuk po e "sulmon" Berishen, perkundrazi, ai e thote hapur qe e informoi Berishen te parin per "pazaret" Meta-Rama.

    Keto gjera i meson po te lexosh temen para se te shkruash.

    Albo
    lol

    ...ne kete teme e nxjerrin Priftin plehre se doli kunder sahanlepiresit te idhullit te tyre Sali, Ilir Metes.

    Lexo, kupto, dhe pastaj ec jepu gishtave, te pakten me mua se e di mire ti se cfare mendoj une per pacavuret qe shkruan ti.

  12. #52
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Ish ministri i Ekonomisë paralajmëron Metën se do të zbardhë të gjithë pasuritë e fshehura të tij

    Pas deklaratave të sotme të sekretarit të përgjithshëm të LSI, Luan Rama ku akuzoi ish ministrin e Ekonomisë, Dritan Prifti për pasuri të paligjshme, ka ardhur një tjetër deklaratë bombë e ish ministrit, ku ka publikuar fakte të reja rreth fshehjes së pasurisë së Ilir Metës. Prifti u shpreh se Meta nuk ka deklaruar guroren në Skrapar, disa pallate në

    Tiranë, disa vila në bregdet dhe disa pasuri të tjera. Ndër të tjera ish ministri i Ekonomisë, ka akuzuar kreun e LSI, Ilir Metën se ka përdorur deklaratën e tij të pasurisë si motiv për t’i marrë postin e ministrit të Ekonomisë. “Luan Rama sot vërtetoi deklaratat e mia, se luftën mediatike kundër meje për pasurinë e ka shfrytëzuar komiku, Ilir Meta. Luani ta pyes Metën, nëse ai i ka deklaruar gjithë pasuritë e tij dhe pas kujt emrave i ka fshehur ato. Së shpejti do i sqaroj unë pasuritë e Ilir Metës, duke filluar nga guroret në Skrapar, pallatet në Tiranë, galeritë luksoze në Bllok, apo lokalet e vilat në bregdet. Ju ftoj të qeshni me Ilir Metën, se është bërë qesharak", është shprehur Prifti. Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Luan Rama, ka komentuar aferën e 1.8 milionë eurove, të Priftit. “LSI nuk ka investuar as votën, as angazhimin dhe as atributet e saj politike, që dikush* që merr një mandat për shkak të LSI-së të gdhihet milioner, kur, ndërkohë ata që e bënë ministër dhe deputet Dritan Priftin, në masën më të madhe, janë pa punë, dhe përpiqen me ndershmëri dhe sakrificë** të garantojnë dhe të mbrojnë jetën e tyre, të familjes së tyre, dhe të krijojnë atë optimum të nevojshëm për të jetuar. Ata nuk mund ti nxjerrë nga varfëria përralla me 200 lopët e Dritan Priftit, por në fakt i fyen e vërteta që lidhet në mënyrën sesi kryen transaksionet dhe sesi i shet tullat e pa ndërtuara Dritan Prifti. Kjo është çështje që u mbetet organeve të deklarimit të pasurisë, organeve të hetimit, që të provojnë dhe të zbardhin përpara opinionit publik shqiptar këtë skemë, sesi mund të bëhesh milioner duke qenë ministër dhe duke shituar tulla të pa ndërtuara”, pohoi Rama.
    Rama: Prifti trilloi
    Duke mbështetur linjën e Metës, Luan Rama ka hedhur poshtë akuzat e Priftit për flirte politike mes drejtuesit të LSI Meta dhe kryetarit të PS, Edi Rama. Sekretari i LSI u shpreh se koalicioni me PD është vendim i forumeve të LSI-së dhe se kjo forcë politike do të vazhdojë qeverisjen me Partinë Demokratike. Rama gjithashtu* ka shtuar se Drita Prifti është ende anëtar i kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim. Por nga ana tjetër, Rama ka sulmuar në të njëjtën mënyrë si opozita ish-ministrin e Ekonomisë Dritan Prifti. Rama u shpreh se Prifti ka përfituar 1.8 milion euro nga fabrika e papërfunduar. “Këto historitë me flirte të çuditshme apo* me informacione të këtij lloji janë gjithashtu shenjë e papjekurisë permanente të deklaratbërësit nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, ju e dini shumë mirë që* gati për një vit e ca, ky personazh ka mbajtur flamurin* e të qenit maratonomaku i ideve, vlerave apo i promovimit të qëndrimeve pranë dhe në krahë të zotit Berisha, madje dhe më shumë sesa ata që janë bashkëpunëtorë të ngushtë të tij. Transferimi në krahët e Edi Ramës, është një zgjedhje e tij, dhe çdo akuzë e bërë kundër kryetarit të LSI, në rastin konkret, jo vetëm është e* pabazë, por dh e trilluar në mënyrë qesharake. Dhe një herë e theksoj se kryetari i LSI-së, Z. Meta, nuk ka një atribut tjetër veçse të shprehë dhe të mbrojë interesat e LSI-së, përveçse të jetë në linjë të plotë me vendimet që mbajnë forumet kolegjiale, të LSI”, tha Rama

  13. #53
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Keto jane thjesht tragjikomedi qe po luajne. jane komedi sepse ne te vertete keta jane ca palaco qe vetem per kllouna cirku mund ti punesosh,por eshte tragjike sepse po qeverisin Shqiperine. A ka Prokurori Shqiperia? A ka Media qe ti hyje me te vertete inventarizimit te pasurive te ketyre palacove qe nga ish keshilltaret e Saliut dhe deri tek soji dhe sorollopi i Metes dhe Priftit. Si fund fjale a do ndertojme ndonjehere shtet?
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  14. #54
    Citim Postuar më parë nga Bel ami Lexo Postimin
    Keto jane thjesht tragjikomedi qe po luajne. jane komedi sepse ne te vertete keta jane ca palaco qe vetem per kllouna cirku mund ti punesosh,por eshte tragjike sepse po qeverisin Shqiperine.(1) A ka Prokurori Shqiperia? (2) A ka Media qe ti hyje me te vertete inventarizimit te pasurive te ketyre palacove qe nga ish keshilltaret e Saliut dhe deri tek soji dhe sorollopi i Metes dhe Priftit? (3) Si fund fjale a do ndertojme ndonjehere shtet?
    (1) JO
    (2) JO
    (3) JO

  15. #55
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Citim Postuar më parë nga INFINITY© Lexo Postimin
    (1) JO
    (2) JO
    (3) JO
    Pse diskutojme atehere?!!!
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  16. #56
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga Noellag Lexo Postimin
    Kam arritur te kuptoj sjelljen e Priftit kto dite me qendrime te ndryshme si kameleon .. Prifti ka akuzar Ramen , Meten dhe tani qeverine per te larguar vemendjen nga vetja . .Prifti sa here e akuzojne dhe preken interesat e tij fillon te sulmoje kedo per te mbrojtur veten .Fakti qe ai nuk eshte me minister e ndjen veten te pasigurt.
    ashtu eshte Noellag, hidhet perpjete ..... hidhet perpjete edhe per faktin se si djali i Sekretarit te Partise Punes se Kucoves ( dje Qyteti Stalin) ne 1992 ne kohen kur shqiptaret merrnin arratine pa ditur se ku po shkonin, vec te hiknin nga ky vend, ky djaloshi me "karakter" na niset per nje specializim ne amerike .... i kishte idete e qarta djali .... ne 1992 pra .... dmth nje person i rritur me frymen e luftes se klasave dhe me mesimet e enverit duke frekuentuar ameriken kapitaliste antimarksiste dhe antisocialiste nuk mund te jete me teper se c'eshte ai ne kete moment ...
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 26-09-2010 më 05:54
    "They will not control us, We will be victorious"

  17. #57
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Me falni po perse silleni sikur jetoni ne ndonje planet tjeter dhe qe derdhni lot si krokodile per Shqiperine.

    Kush eshte ai budall qe jeton ne Shqiperi dhe nuk e din se çfare pasurie ka Ilir Meta,ose Berisha dhe Rama etj.
    Kush eshte ai qe nuk din aferat e policise dhe doganave me trafikun e naftes,droges,kafes dhe cigareve.
    Po habiteni sepse Prifti po akuzon Ilir Meten,dhe po bejne lufte kush eshte me i korruptuar.
    Njerezit e Ilir Metes gjenden akoma burgjeve te Greqesise per trafik droge,dhe kane fabrika dhe pasuri per familjet e tyre.

    Kush shan sot Dritan Priftin,qe per mua ngelet nje person i dyshimte,dhe deri dje e nderonte me titullin patriot dhe shpetues i Shqiperise,nuk eshte tjeter veçse nje gjysmak qe nuk i intereson fare Shqiperia,por i intereson qe viçidolsi qe jetoje sa malet ashtu si ati i tij shpirteror Enver Hoxha.

    Kemi vite qe e themi se politika shqiptare eshte koke e kembe e korruptuar kushdo qe te jete ne qeveri.
    Cilido qe mbron politiken e sotme shqiptare eshte vetem nje vegel pa mend.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  18. #58
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga leci Lexo Postimin
    Me falni po perse silleni sikur jetoni ne ndonje planet tjeter dhe qe derdhni lot si krokodile per Shqiperine.

    Kemi vite qe e themi se politika shqiptare eshte koke e kembe e korruptuar kushdo qe te jete ne qeveri.
    Cilido qe mbron politiken e sotme shqiptare eshte vetem nje vegel pa mend.
    qeku i bardhe qe u premtua me 2 miliard dollare ne hapat e para te demokracise po i nxjerr sot frytet.mbase na bie rradha dhe ne per karriere qka do te thote simpatizantet i gjejme

  19. #59
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga INFINITY© Lexo Postimin


    Ajo qe me ben pershtypje ne kete teme eshte se si ata qe ne temat e tjera ndenjen duke mbrojtur Priftin si njeri te ndershem, ne kete teme e nxjerrin Priftin plehre se doli kunder sahanlepiresit te idhullit te tyre Sali, Ilir Metes. Sa fleksibel qe jeni mor aman.

    Si thoni te marrim ndonje arke me shishe vere se nje shishe nuk do mjaftoje per te ndjekur kete telenovele?

    Plani i qeverise per luften ndaj korrupsionit vertet po sjell rezultate pozitive. Flm z. Sal.
    Duke cituar këtë shkrim dje unë thoja që jamë plotësisht dakort me këtë konstatim dhe sot shikoj me çudi që shkrimi im është fshirë dhe ai që unë kam cituar qëndron akoma!!
    Pak më poshtë lexoj që Albo i thotë INFINITY "......lexo më parë se ç'far shkruhet nga të tjerët dhe pastaj jep mendimin tënd......"?
    Po pse more zotëri duhet të lexojmë domosdo shkrimet e të tjerëve për të dhënë një mendim tonin??
    Sipas llogjikës time ç'do person që shkruan këtu (kush më pak dhe kush më shumë nuk janë të pa anshëm) por ti je ekstremisht i anshëm në krahun e qeverisë dhe pse duhet të lexoj me pa tjetër Ty apo Shigjetën apo Brarin apo Mesuesin për të dhënë mendimin tim në një kohë kur unë dëgjoj live Saliun, Ilirin, Dritanin apo Ramën gjithë ditën ??
    Albo nëse një shkrim i imi nuk shkel asnjë regullore të forumit mos e mer më mundimin ta fshish pamvarësisht se nuk të pëlqen ajo që shkruaj unë apo dikush tjetër.

  20. #60
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    ashtu eshte Noellag, hidhet perpjete ..... hidhet perpjete edhe per faktin se si djali i Sekretarit te Partise Punes se Kucoves ( dje Qyteti Stalin) ne 1992 ne kohen kur shqiptaret merrnin arratine pa ditur se ku po shkonin, vec te hiknin nga ky vend, ky djaloshi me "karakter" na niset per nje specializim ne amerike .... i kishte idete e qarta djali .... ne 1992 pra .... dmth nje person i rritur me frymen e luftes se klasave dhe me mesimet e enverit duke frekuentuar ameriken kapitaliste antimarksiste dhe antisocialiste nuk mund te jete me teper se c'eshte ai ne kete moment ...
    weeeee po vjet prifti sikur ishte shpetimtari i shqipnis mo, shpetimtari i demokracis nga agresioni khamer ruzh i ramo-tako-causho-gramozo-nexh-ramiz hoxhes


    o dritan o djal trim i pat than brari dikur (pse nuku po behet i gjall ne ket teme ky brari mo?)
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

Faqja 3 prej 39 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •