cameria] (Perkthimi shqip) Dokument, THE NEW YORK TIMES, 31-dhjetor-1912
Reportazhi i publikuar nė gazetėn New York Times mė 31 dhjetor tė vitit 1912, tregon se si mijėra shqiptarė,mes tyre gra e fėmijė, u masakruan prej ushtrisė serbe.
Londėr,E martė,31 dhjetor 1912
I dėrguari i Daily Telegraph
nė Budapest tregon detale
nė lidhje me mizoritė qė
po ndodhin nė Shqipėri
dhe pėrreth, raporte kėto
tė mbledhura pėr autoritetet
e Austro-Hungarisė.
Korrespondenti thotė:
Gjatė marshit drejt detit nėpėr
Shqipėri, serbėt jo vetėm qė
dinakėrisht vranė dhe ekzekutuan
shqiptarėt e armatosur, por
mizoria e tyre nuk u ndal as kur
u takuan me njerėz tė paarmatosur
dhe tė pambrojtur, gra dhe
burra, fėmijė dhe foshnja nė gji.
Oficerėt serbė, tė dehur me
fitoren e tyre, deklaruan se qetėsimi
mė i efektshėm i Shqipėrisė
ėshtė zhdukja totale e shqiptarėve
muhamedanė. Kjo thėnie
u adoptua shpejt nga ushtria
serbe e okupimit dhe u vu
nė pėrdorim.
Nė mes tė Kumanovės dhe
Shkupit, rreth 3000 veta janė rrahur
deri nė vdekje. Afėr Prishtinės,
diku afėr 5000 shqiptarė
ranė nė duar tė serbėve, jo gjatė
ndonjė lufte tė ndershme, por
gjatė vrasjeve tė pajustifikueshme.
Pėr ti bėrė kėto krime, ushtarėt
e ēmendur shpikėn metoda
tė reja mizore pėr tė kėnaqur etjen
e tyre pėr gjak. Nė shumė
fshatra, tėrė shtėpitė ishin djegur
dhe, derisa banorėt fatkėqij
iknin nga flaka, ata u pushkatuan
si minj. Burrat u vranė para
syve tė grave dhe fėmijėve, e pastaj
gratė e pashpresa u detyruan
tė shikojnė fėmijėt e tyre duke
u bėrė copė e grimė me bajoneta.
Ekzekutimet ishin pėrditshmėri
pėr ushtarėt serbė. Nė secilėn
shtėpi ku gjendeshin armė,
tė gjithė banorėt vriteshin, duke
u varur ose pushkatuar. Brenda
njė dite ndodhnin mbi 36 ekzekutime.
Ish-sekretari i premierit Pashiq,
Tomiatch thotė se gjatė njė
udhėtimi nga Prizreni nė Pejė,
ai nuk pa asgjė tjetėr pos fshatra
tė shkrumbuara. Anash rrugės
kishte trekėmbėsha pėr varje,
ku vareshin trupat e shqiptarėve.
Rruga pėr nė Gjakovė ishte si
rrugė e varjeve.
Por tregimet e ligėsive, tė cilat
u bėnė nė Shqipėri nuk mbaruan
me kaq. Veprimet e bėra nė
Prilep, Kosovė, Veshitcė, thuhet
se kanė tejkaluar ēdo gjė qė
shqiptarėt kishin vuajtur nėn
okupimin turk.
Njė shqiptar, i cili iku nga Prizreni
nė Graz, nė Stiria dhe i cili
studioi nė Austri, si i ri, tregon:
Kushdo qė e denonconte njė
shqiptar te serbėt, ishte e sigurt
qė ai person do tė vritej. Kjo
ndodhte aq vazhdimisht sa njerėzit
qė iu kishin borxh tė holla
shqiptarėve muhamedanė, i lajmėronin
si tradhtarė. Kėta vareshin
menjėherė dhe borxhliu
mund ta blinte shtėpinė dhe fermėn
e viktimės me njė ēmim absurd
tė lirė.
Nė Shkup shqiptarėt e paarmatosur
thjesht vriteshin nė
rrugė nga oficerėt serbė dhe nėse
vetėm njė thikė e gjuetisė gjendej
nė shtėpi, pronari vritej pa
mėshirė.
Nė Verisoviē komandanti serb
i ftoi refugjatėt tė kthehen dhe
ti dorėzojnė armėt. Pasi ata i dorėzuan
armėt, 400 veta u vranė.
Nė tėrė Veroviēin vetėm pak familje
myslimane kishin mbetur.
Nė Pana, serbėt vranė tė burgosurit,
ndėrsa nė Prishtinė popullata
ishte masakruar.
Vetė oficerėt serbė thonė se i
kanė ndjekur shqiptarėt dhe njė
oficer mburrej se si kishte vrarė
9 shqiptarė brenda njė dite. Edhe
jashtė kufijve tė Shqipėrisė ushtarėt
serbė kryen krime tė llojeve
tė ndryshme. Nė kalanė e
Nishit, ku ishin sjellė shumė tė
burgosur turq, ndodhėn skena
tragjike. Njė njeri ishte shkelmuar
deri nė vdekje pėr shkak
tė mosbindjes.
Njė doktor i Kryqit tė Kuq
thotė: Kudo qė gjendeshin
shqiptarėt, ata vriteshin pa mėshirė.
As gratė, fėmijėt dhe pleqtė
nuk u kursyen. Unė pashė fshatra
qė digjeshin pėr ēdo ditė.
Afėr Kratovės gjenerali Stefanoviē
renditi qindra tė burgosur
nė dy rende dhe urdhėroi tė vriteshin
me mitraloz.
Gjenerali Zivkoviē urdhėroi tė
vriteshin 950 njerėz tė shquar
shqiptarė dhe turq afėr Sjenicės,
sepse ata e kundėrshtonin pėrparimin
e tij.
Publikuar mė
31 dhjetor 1912
The New York Times
Krijoni Kontakt