Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    une jam
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Postime
    290

    Arapi Dhe Malaj Me Moren 40 Milione Usd

    Pellumb Shehaj, gjate nje interviste per TV ALSAT, rrefen shkaqet qe sollen revoltat e vitit '97, perse falimentoi firma "Silva", emrat e politikaneve qe vodhen sipas tij leket e kreditoreve, kush i transferoi ato ne Greqi, kush i hapi depot e armeve dhe prej kujt u organizuar trafiku i armeve per ne Kosove

    Zoti Shehaj, javet e fundit ne Shqiperi ne qender te vemendjes eshte kthyer serish historia e fajdeve, ne menyre te veçante mbas publikimit te lajmeve ne median greke dhe te nje sere faktesh ne menyre te veçante per Lefter Cenajn dhe Vehbi Alimuçen. Mendoni se rikthimi kaq mediatik i kesaj historie ne keto momente ka te beje me afrimin e zgjedhjeve parlamentare ne Shqiperi?

    Une jam informuar shume nepermjet shtypit shqiptar, televizioneve, e kam ndjekur nga afer nepermjet mediave greke, e cila kohet e fundit ka shkruar se nga "97-a deri ne "99-n nga firma "Cenaj jane transferuar rreth 200 milion dollare drejt Greqise dhe akuzohet nje minister i asaj kohe dhe nje deputet i PBDNJ-se. Une di shume probleme, kam qene shume afer ketyre gjerave ndaj me bindje mund te them se organizatori dhe strumbullari i firmes "Cenaj" eshte Kristo Goçi, qe permendet ne kete gazete si deputet i PBDNJ-se. Ai eshte nje gjarper i vertete e di shume gjera dhe ai e di si i ka transferuar. Ai ka pasur lidhje te ngushta me zbulimin grek dhe me policine sekrete greke dhe pikerisht ata kane bere qe ai te arrije ne majen me te larte e te behet deputet ne dy legjislatura. Njekohesisht njeriu me i lidhur dhe me i afert i kesaj firme ka qene edhe ish-ministri i Financave i qeverise se "Pajtimit Kombetar", Arben Malaj, i cili eshte edhe sot minister, i cili para se te shkonte te Lefter Cenaj me beri kerkese qe te vinte tek firma ime. Nuk e pranova pasi ai ishte kthyer nga Amerika, prej nga gjoja kishte mbrojtur doktoraten enkas per firmat piramidale, menyra sesi merren parate apo si duhen te transferohen. Por une e dija rrugen e tij se si e beri shkollen. Ai shkoi ne Amerike dhe e beri shkollen tek Nikolas Geixhi dhe kjo nuk eshte rastesi. Ky njeri beri kete shkolle, ky njeri sapo u kthye ne Shqiperi kerkoi te punoje ne firmat piramidale, ky njeri beri organizimin e revolucionit te "97-s. Po ky njeri jo me kot u caktua minister i Financave te qeverise se "Pajtimit Kombetar". Me vone, po ky njeri u be minister i Financave. Pra me pak fjale, numri nje ne te gjithe kete histori eshte Arben Malaj ose njeriu qe e kane caktuar sherbimet e huaja, sidomos organizata e "orio-Epirit" e Nikolas Geixhit, kete caktuan dhe kete mesuan se si duhet te vidheshin parate e popullit, si duheshin bllokuar firmat dhe se si duhej derdhur gjaku i popullit. Strumbullari i kesaj pune eshte Arben Malaj dhe vetem ai.

    Zoti Shehaj, ju vete personalisht jeni nje person ne kerkim si ish- bosi i firmes "Silva". Si eshte historia juaj, e parave qe ju u keni marre kreditoreve dhe ku ndodhen ato?

    Historia e firmes time duke filluar nga emri "Silva" eshte emri i vajzes sime. Nuk u mundova te ve ndonje emer te huaj siç bene te tjeret por i vura emrin e vajzes sime per te respektuar emrin e saj. Une biznesin e kam filluar ne vitin 1991, si te gjithe shqiptaret. Pra merrja mallin ne Tirane e pastaj e shisja ate ne Vlore. Ne 1993, bera kerkesen pasi u miratuan ligjet, u hapen zyrat dhe legjislacioni doli, une u regjistrova si person fizik po me emrin "Silva". Gjate kesaj periudhe une kam marre tri here kredi ne Banken Kombetare Agrare, tri here nga 40 mije dollare dhe kam bere shlyerjet ne kohe. Me vone une pastaj ndertova, organizova firmen dhe kalova person juridik per te zgjeruar aktivitetin. Gjate kesaj kohe ne kerkonim te merrnim kredi por bankat shqiptare nuk jepnin "borxh" pasi nuk ishin te ketij stadi qe jane sot sepse sapo kishte filluar demokracia ne Shqiperi. Ne "91-"92 shoqeria demokratike e mori ekonimine ne nje forme ndryshe nga ish-regjimi komunist. Normal qe kishte veshtiresite e saj derisa u arrit te konkretizoheshin gjerat. Ne si ndermarrje merrnim hua thjesht per te vene ne pune nje pasuri te jashtezakonshme qe ndodhej ne vendin tone e per kete punonim diten e naten. Duke patur parasysh qe rruget e Shqiperise jane te pashtruara, rruge te vogla, normalisht qe rruget do te zgjeroheshin dhe kjo ishte strategjia ime qe keto ide t"i vija ne pune. Grumbullova te gjithe dokumentacionin dhe fillova te vija ne jete planet e mia. Ne kete moment kur bankat me shume se 40-50 mije dollare kredi nuk jepnin iu drejtova popullit me sinqeritet dhe huane e kam marre me ndergjegje me dokumentacion teper korrekt.

    Le te ndalemi nje moment ketu. Ne ç"moment filluat te merrnit hua, sa ka qene shuma dhe numri i kreditoreve?

    Huane kam filluar ta marr ne muajin korrik te 1996-s. Shuma qe kam marre nga njerezit ka qene 59 milione dollare. Numri ka qene 14 mije e 900 kreditore. Gjate kesaj periudhe kam bere shlyerjen e kreditoreve dhe me ngelen 5900 kreditore dhe shuma per te shlyer sipas llogarive qe ka bere "transparenca e fajdeve", e cila nuk eshte fikse shkon ne 22 milione dollare. Por une kam bere investime e konkretizova duke futur makineri, fillova zbulimin e reres bituminoze, krijova shume investime, studime te cilat i kam bere ne disa universitete te Italise, ne Hungari, Rumani, Austri, Gjermani dhe rezultonte se kjo ishte nje miniere me interes shume te madh kombetar. Arsyeja e marrjes se huase nga njerezit ishte thjesht per te vene ne shfrytezim kete miniere dhe une e konkretizova. Prura te gjitha makinerite nga Italia, futa makinerite e "Kartepilarit" per zhvillimin e minieres, mora fabriken e prodhimit te çakullit, mblodha specialistet me te mire qe kishte Shqiperia, krijoja me pak fjale nje biznes te ciklit te mbyllur me permasa gjigante. E them kete pasi bitumin e kisha privat, fabriken e çakullit e kisha timen, makinerite e asfaltimit modern ishin te miat, specialistet i kisha. A ka biznes me logjik, me fitimprures se ky? Mendoj se jo Bera nje organizim te perkryer dhe ne firmen time kane qene rreth 14 ish-drejtore, te cilet vazhdimisht me pergezonin per menyren e organizimit te kesaj firme. Por kjo firme ishte e destinuar te shkaterrohej.

    Te qendrojme ne vitin "97 kur me vendim te Parlamentit te asaj kohe jeni lejuar te vazhdoni aktivitetin tuaj. Si ka qene kjo histori?

    Ne janar te "97-s filluan problemet pasi ne ate kohe firma "Gjallica" deshtoi pasi kishte transferuar te gjitha parate jashte Shqiperise. Filloi revolucioni ne Vlore, populli u mblodh ne sheshe e kerkonte parate e tij, protestat ishin paqesore, gjithmone ideja e tyre ishte te mbroheshin firmat te mos shkaterroheshin ato. Ne krye te firmave filluan te dalin politikanet, perfaqesues te ish-opozites se atehershme duke e drejtuar popullin te digjnin e te shkaterronin dhe ky eshte nje organizimi i specializuar qe arriten te benin ish-opozitaret e asaj kohe. Nga firma "Gjallica" u zhduken 140 milione dollare, gazetat shkruanin ne ate kohe se ato shkuan drejt Italise por nuk eshte keshtu pasi ato shkuan drejt Greqise, fillimisht ne Sarande e pastaj ne Korfuz tek Nikolas Geixh, i cili e them me bindje te plote organizoi ne menyre perfekte me ndihmen e ish-sigurimit te shtetit me ndihmen e ketyre "specialisteve" qe tani drejtojne Shqiperine bene dhe ate revolucion anti-kombetar te "97-s. Parate qe shkuan ne Greqi u investuan ne mediat greke, ne grupet e caktuara per permbysjen e qeverise demokratike me dhune. Nese keta politikane do te ishin ne ate kohe opozitare te ndershem e te sinqerte, qe i donin te miren ketij vendi, nuk kishte pse te dilnin ne krye te turmes qe dogji Bashkine e Vlores, Prefekturen e Vlores, seline lokale te PD-se derisa me ne fund vrane dhe punonjesit e SHIK-ut. Ata ishin punonjes te shtetit, ishin te PD-se apo te PS-se, ata ne radhe te pare jane punonjes te shtetit dhe paguheshin per ate pune. Ndersa keta ish-opozitare i dogjen e i vrane duke e bere krimin dyfish e trefish me te rende. Pra i vrane, i dogjen dhe iu hoqen dhe syte me taken e kepuces se nje ish-deputeteje ne legjislaturen e kaluar. Poshtersia arriti deri atje sa kufomat nuk i lejuan te transportoheshin nga morgu i Vlores ne drejtim te familjeve. Pas ketyre ngjarjeve erdhi hapja e depove te armatimit.

    Te ecim etape pas etape ne ate moment. Mbas transfertes se parave te firmes "Gjallica" ne drejtim te Greqise, si vazhdoi historia?

    Ne ate periudhe, ne shkurt u krijua unioni i kater firmave "VEFA HOLDING", "Silva", "Cenaj" e "Kamberi". Ne kete union ne krijuam nje statut per te mbrojtur interesat tona, pra te kreditoreve, duke pare se çfare po ndodhte, duke pare shtypin shqiptar, ate grek si dhe mediat e huaja si BBC-ne, Dojçe Vellen, etj., te cilat villnin vrer karshi qeverise demokratike. Kreditoret parate i futen tek firmat dhe jo tek PD-ja, as tek Presidenti Berisha as tek kryeministri Meksi. Keto jane çeshtje civile, pra ne rast se ti ke futur para tek firma e kjo e fundit nuk t"i kthen, ka procese gjyqesore. Pra, logjika ecen ne baze te ligjit dhe jo nepermjet dhunes e forces. Kjo erdhi pasi kultura e popullit ne ate periudhe nuk arriti te kuptonte se çfare po ndodhte. Megjithate, ne muajin shkurt te "97-s iku nga Shqiperia ne drejtim te Greqise pa lene gjurme Lefter Cenaj ne shoqerine e Kristo Goçit. Ne ate kohe firmat vazhdonin, une po ashtu nuk e nderpreva punen por vazhdja te shperndaja parate per te cilat kam edhe dokumente bankare, ne menyre sistematike deri me 15 shtator te vitit "97, pra deri ne momentin kur erdhi "transparenca e fajdeve". Dhe e kam pranuar Farudin Arapin qe te filloje kete proces duke patur parasysh se ishte kerkesa e partive politike ku thuhej se firmat jane marre me veprimtari kriminale. Nje nga akuzat qe u ngrit per mua ishte se "Silva" eshte e Blerim Çeles. Une firmen e kam krijuar siç e permenda me lart ne "93-shin, ndersa zotin Çela e kam njohur ne "97-n. Gjate kesaj periudhe nuk ka dale ndonje dokument qe firma ime eshte e Blerim Çeles. Ndaj per kete arsye e pranova "transparencen" sepse me akuzonin se firma ime ishte marre me veprimtari kriminale dhe une u hapa per te filluar transparencen. Dhe bashke me Farudin Arapin kam dhene nje interviste tek TVSH-ja ku shprehesha se me ndergjegje te paster e pranoj transparencen ne menyre qe te deshmoja se nuk kisha te beja me trafikun e armeve, te droges apo per pastrim parash. Ne ate kohe transparencen e kam pranuar vetem une dhe i fshehur ish-bosi i firmes "Kamberi", ndersa Vehbi Alimuçaj e hodhi poshte.

    Ç"ndodhi me transparencen qe ju pranuat?

    Ne momentin kur filloi transparenca lokale, une kisha ne kasaforten e selise ne Tirane 1 milion e 200 mije dollare. Ne mirekuptim me kete transparence i futem ne banke. Kam patur marredhenie korrekte dhe teper te rregullta me bankat shteterore qe ishin ne ate kohe, Banka Kombetare, Banka e Sigurimeve dhe ajo Tregtare Agrare. Ne keto tri banka une kam futur parate e mia dhe prej atyre sa here me duheshin leke i terhiqja gjithmone ne perputhje me ligjet. Blerjet qe kam bere per makinerite nuk i kam bere me para ne dore, por gjithmone ne rruge bankare dhe per kete ka dokumente. Ju siguroj ju dhe kreditoreve te mi se per çdo gje qe them une do ta vertetoj me dokumente. Per kete arsye ftoj Farudin Arapin dhe Arben Malajn qe perderisa pretendojne te kunderten le ta vertetojne ate me dokumente si une dhe jo me fjale. Nese i kane faktet qe pretendojne, atehere le t"i hedhin poshte pretendimet dhe akuzat e mia per ta. Une akuzat e tyre i hedh poshte me dokumente. Ata kujtonin se une nuk i kisha dokumentet, por une dokumentet i mora.

    Ç"ndodhi nga momenti qe filloi procesi i transparences, ç"u be me pasurine tuaj dhe ç"ndodhi me ju me pas?

    Kur erdhi transparenca lokale, ne banke terhiqeshin parate me firmen e administratorit dhe me firmen time, pra me dy firma. Por kjo ishte e jashteligjshme pasi administratoret caktohen nga gjykata dhe vetem prej saj. Ky eshte ligji ndersa "maliqi" eshte ky qe ndoqen keta. Para se keto leke t"i kisha ne banken e shtetit, ato ishin llogari private ndaj nese une siç pretendonin ata isha marre me veprimtari kriminale, le t"i kerkonin prokurorise duke paraqitur faktet qe keto llogari te bllokohen. Vendimin per kete e jepte gjykata. Nese kjo e fundit jepte kete vendim, atehere duhej te hartohej nje proces-verbal i shumave qe kane ngelur ne te gjitha bankat. Ky eshte ligji ndaj keta do te pergjigjen per shkeljen e tij gjithmone perpara shtetit juridik ligjor. Deri tani keta kane ecur me shtetin mafioz pasi keta i kane grabitur ato leke, jane kusare. Kane shfrytezuar Prokurorine, gjykatat, policine, ushtrine e te gjitha strukturat shteterore per te arritur deri ne kete situate. Megjithate ne 15 nentor te vitit "97 vjen "Deloitte & Toche", te cilen e kerkoi Parlamenti per te bere administrimin e lekeve, si nje firme transparence e cila nuk duhet te kishte ngjyrime politike. Parlamenti caktoi tre mbikeqyres, nje nga PS-ja, nje nga PD-ja dhe nje nga PR-ja. Roli i tyre ishte thjesht mbikeqyres dhe keta duhet t"i raportonin Parlamentit per te gjithe kontrollin e kryer ne firmat piramidale dhe deri ku ishte gjendja e lekeve. Me vone keta moren te gjitha kompetencat, u bene administratore, u bene pronare te numrave te llogarise, etj. Keta neser per kete do te pergjigjen perpara ligjit. Dhe Parlamenti kur dha vendimin se per transparencen duhej te vinte firma "Deloitte & Touche", vendimin duhej ta jepte gjykata. Ndersa grupi mbikeqyres do t"u shkonte nga prapa. Ndaj natyrshem lind pyetja çfare kompetence ka Farudin Arapi qe me akuzon mua se kam vjedhur leket?

    Sa ishte shuma bankare qe ju bllokua ne ato momente?

    Shuma ka qene 1 miliard leke te reja. Por ketu dua te nenvizoj faktin se pasi u bllokua numri i llogarise bankare, mua nuk me jepte njeri hesap. Me pas Farudin Arapi deklaroi 1.6 milione dollare me vone 2.6 milione dollare e pastaj filloi te dridhej si gjarper. Normalisht do ta benin kete per arsye se ata numrin e llogarise e mbyllen. Megjithate ne janar te "98 raporti i "Deloitte & Touche" thote qe "firma "Silva" ka nje biznes serioz dhe presidenti i saj, zoti Shehaj, eshte nje biznesmen serioz, ky njeri duhet te vazhdoje punen". Kjo u raportua dhe ne Bruksel, para Bankes Boterore dhe Fondit Monetar. Nuk ka ndonje vendim te dyte te Parlamentit qe ta rrezoje vendimin e pare. Pastaj erdhi shkaterrimi i firmes, me hoqen çdo lloj te drejte madje nga pronar me kaluan drejtor te "Silva"-s. Skandal ligjor me te paster se ky nuk mund te gjesh. Une neser keta do t"i akuzoj per organizate terroriste kriminale me akuzen vjedhje per paramendim, dhunim, vrasje, plaçkitje. Pse do te thote dikush? Sepse numri i llogarise eshte marre me force, asetet, makinerite, fabrikat, dokumentacioni, kancelari eshte marre me force nga policia pa asnje lloj proces-verbali. Ndaj une them se kjo eshte nje organizate kusaresh.

    Sa mund te llogaritet e gjithe shuma e gjithe kesaj pasurie veç numrit te llogarise?

    Shuma qe me kane vjedhur duke mos futur fitimin e munguar arrin mbi 40 milione dollare

    Kur iket nga Shqiperia?

    Pasi me moren dhe firmen, kuptova se "kapuçet e zinj" po me vinin verdalle ndaj u detyrova te ikja per te mbijetuar, per t"u thene kreditoreve se une nuk jam as shoku i Farudin Arapit, as shoku i Arben Malajt. Fillimisht ndenja pak dite pastaj shkova ne Gjermani ku u arrestova ne baze te nje akuze qe s"di se si erdhi. Si pasoje, 38 dite qendrova ne burg atje. Por gjermanet duke qene strikte ne gjithçka, kerkuan dosjen perse akuzohem. Erdhi nje dosje, dikush e pruri me firma qe nuk merreshin vesh, ndaj kjo dosje u kthye mbrapa. Mbas kesaj, kur dola nga burgu ne Gjermani ndihesha ne rrezik pasi ndjeva se kishin ardhur disa njerez te cilet donin te me eliminonin fizikisht. Fillova te leviz pastaj ne shume vende te botes dhe per kete arsye jam gjithmone ne levizje pasi ka 7 vjet qe po me ndjekin kemba-kembes. Do te isha teper krenar sikur vertet te me ndiqte shteti ligjor, por me vjen keq se po me ndjek mafia politike. Por une dua t"u them ketyre se une nuk kam as karakterin, as moralin e tyre, pasi une nuk jam nga ata qe vjedh veten time.

    Cilat kane qene lidhjet tuaja me drejtuesit e PD-se ne pushtet deri ne vitin "97?

    Perveç lidhjeve private me Blerim Çelen, s"kam patur asnje lidhje me funksionaret e larte te asaj kohe te PD-se. E them kete sepse person juridik kam dale me vendim te gjykates dhe jo me vendim te PD-se. Firmen e ngrita ne baze te ligjeve, huamarrjen po ashtu dhe me kontrate noteriale me vetedije jo me poshtersi dhe te gjitha parate i kisha ne banka, kam dokumente per kete.

    Ç"informacion kishit ne ate periudhe me drejtuesit e tjere te firmave te asaj kohe?

    Afrimitete nuk kam pasur pasi kishte konkurrence ne kete drejtim, kuptohet dhe xhelozi. Afrimitetet qene vetem financiare kur i kam dhene firmes "Gjallica" me 25 dhjetor te "96-s, 6 milione dollare borxh me kusht qe te m"i kthente me 15 janar te "97-s. Por ata si faqezinj qe jane i moren dhe keto para dhe kushedi ku iken. Megjithate une kete problem e ndoqa nepermjet gjykates se Vlores dhe me 21 janar te "97-s, Gjykata e Vlores ne menyre te prere vendosi qe Fitim Gerxhalliu te me ktheje borxhin. Ata kishin nje kontrate noteriale me dy firma greke "Sabo Hellas" dhe "Ciandi", te cilet do te ngrinin nje fabrike tulle dhe nje qender biznesi ne Vlore. Keshtu qe keto kontrata meqe "Gjallica" nuk e ktheu borxhin me kaluan mua, ndaj pronari i ketyre kontratave jam une. Shkova ne Greqi sebashku me drejtorin e finances se firmes "Silva", Maksim Haxhiun, per te kontaktuar me pronarin grek dhe per te kerkuar parate. Dhe ai thote qe "juve ju ka filluar nje transparence, keshtu qe une do te bisedoj me Farudin Arapin". Ne krahun tjeter pastaj levizen njerezit e ketij te fundit dhe ne menyre te veçante te Bashkim Finos qe ne menyre private t"i merrnin keto para. Pra u bene 7 vjet qe une kerkoj te riatdhesohen keto para ose te ngrihet fabrika e tullave por asgje nuk ndodhi. Kapaciteti i kesaj fabrike ishte 5 milione tulla ne muaj, fitimi ishte 1 milion dollare ne muaj. Pra ne 12 muaj - 12 milione dollare po ne 7 vjet? Le te marrim fabriken e çakullit. Projekti im ishte qe ajo do te prodhonte 2 mije meter kub inerte ne dite, prodhonte nje ne ate periudhe shumezoji keto me 20 mije leke, baraz me 20 milione lek ne dite, here 30 dite, 600 milione. Vetem arsenalin e mjeteve te renda sikur me qira te leshoheshin kreditoret do t"i kishin marre te pakten 4 here parate dhe me interes te larte kuptohet. Keta nuk jane nisur per te bere parate, por thjesht siç e nisen poshtersine me revolucionin e Vlores. Ata jane te pacipe kur thone "Sali Berisha e dogji Vloren". Eshte nje qytet i tere qe do ta deshmoje nje dite se kush e dogji pa le te thote ç"te doje sot Namik Dokle me shoke.

    Kthehemi ne momentin kur ka qene lulezimi i firmave, pra ne vitet "96-"97. Te gjithe e dime se ne ate periudhe Greqia ka patur shume probleme me renien e vleres se dhrahmise dhe kerkonte valute per te shmangur nje katastrofe te inflancionit. Me sakte, dy prej firmave shqiptare dihet publikisht se kane transferuar miliona para ne bankat greke. Se pari, ju ç"informacion keni per kete dhe se dyti, a mund ta shohim kete çeshtje te lidhur me transferten e parave ne bankat greke?

    U bene 8 vjet qe Farudin Arapi me akuzon se leket i kam transferuar ne bankat turke, italiane, zviceriane, gjermane, etj. Por une do t"i kerkj bashkepunim zotit Theodhori Sollaku se nese do t"i linde nevoja gjithmone nepermjet avokatit tim jam gati te leshoj nje autorizim noterial ku ndodhen keto para, te shkojne t"i marrin. Une e perseris dhe pohoj publikisht se nuk jam nga ata qe vjedh veten time. Keshtu qe une jam gati qe Prokurorit te Pergjithshem, Presidentit te Republikes, Avokatit te Popullit, kreditoreve, nepermjet avokatit tim jam gati te leshoj kete autorizim duke i thene dordolecit Arapi na jep informacion ku jane keto para sipas akuzave qe ke bere. E perseris qe jam gati ta firmos kete autorizim noterial special, te shkojne t"i marrin nese eshte keshtu dhe le te me thone mua "jazek te qofte". Jo 18 vjet burg siç kane vendosur por 118 burg le te me denojne nese kane te drejte. Le te me nxjerrin gjyqin qesharak qe kane bere neper dhoma te mbyllura ku ne dalim si njerezit qe kemi vjedhur, si njerezit me te poshter sipas tyre qe mban toka. Po lind pyetja perse nuk u be nje gjyq publik qe ta jepte direkt televizioni dhe publikisht nepermjet fakteve t"u thonin shqiptareve se ja kush eshte maskarai qe ju ka vjedhur leket. Por kjo nuk mund te ndodhte pasi ata akuzonin pa asnje fakt konkret. Meqenese po trajtojme kete moment dua te sjell ne qender te vemendjes nje moment kur gjyqtari i çeshtjes, Martin Deda, kerkonte 150 mije dollare per te ma ulur denimin nga 18 ne 14 vjet burg. Shikoni sa te pacipe qe jane?

    Ju thate se nuk keni transferuar jashte, por mund te na thoni a keni pasuri tuajen jashte Shqiperise?

    Ne menyre kategorike jo, pasuria ime ka qene ne Shqiperi, ne banke dhe investimet ne makinerite. Pse e mbyllen firmen time? Por une kam te drejten morale te them se me parate e mia ata grumbulluan arme dhe i nisen per ne Kosove, pra per trafik armesh e droge dhe firmat e tyre mafioze qe kane ngritur. Kjo eshte arsyeja. Ndaj dhe ai proces qe u be, ate transparence qe ndoqen ishin totalisht te jashteligjshme. Une kam dale person juridik, hapa firmen nepermjet gjykates dhe eshte kjo e fundit qe mbyll firmen. Poshtersine me te madhe e beri drejtesia, prokuroria, qeveria qe mbeshteti kete organizate terroriste me te rrezikshme se ajo e Bin Ladenit. Te pakten ky i fundit vret amerikanet ndersa keta vrasin e vjedhin popullin e tyre. Ndaj mua me lind e drejta te akuzoj.

    Ne shkurt te "97-s eshte bere nje takim midis boseve te firmave. Aty eshte hedhur ideja e krijimit te nje banke. Cila ka qene e verteta ne fakt?

    Une, ne cilesine e organizatorit propozova qe te krijohej nje banke e perbashket, te merrnim licencen e te ligjeroheshim per te qene solide perballe ketij uragani qe po vinte nga deti, toka dhe ajri. Biseda u perqendrua ne dy pika kryesore, pra te merrnim licencen me çdo kusht dhe te mbronim interesat e kreditoreve. E nese do te arrihej kjo nuk do te kishte shans qe te hapeshin bankat greke ne Shqiperi. U hapen rreth 12 te tilla me vone, te cilat akuzohen dhe nga Departamenti Amerikan per pastrimin e 40 milione dollareve. Kjo ka qene dhe nje nga arsyet qe Greqia kaloi inflacionin. Bashkepunetoret e "Vorio-Epirit" ishin ate qe mundesuan kete dhe qe ende vazhdojne te dirigjohen prej tyre. Kjo eshte fatkeqesia e ketij populli qe nuk kupton se prej kujt qeveriset. Po si ka sy e faqe kryeministri Nano kur ne Parlament i drejtohet me gisht zotit Sali Berisha "ku i ke shpene 1 miliard dollare". Duhet ta dini mir" se Berisha eshte nje njeri fisnik dhe kete e them me ndergjegjen me te paster dhe me sinqeritetin me te madh. Ai eshte nje njeri i paster, ai nuk vjedh. Prandaj e kane frike keta sepse Berisha eshte nje njeri me moral te forte. Ai moralin e ka mbi te gjitha kurse keta moralin, interesat kombetare dhe flamurin e kane shkelur prej kohesh.

    Gjate aktivitetit tuaj keni punuar nen tri qeveri, ate te PD-se, te "Pajtimit Kombetar" dhe kishit nje pjese te ketij aktiviteti edhe kur ne pushtet erdhen socialistet. Cilat kane qene marredheniet tuaja me keto qeveri dhe cila prej tyre ju ka kerkuar te nderprisni aktivitetin?

    Nga qeveria Meksi u kerkua te behej nje kontroll, i cili u be gjithmone duke vazhduar pune. Nen qeverine e "Pajtimit Kombetar" s"kemi patur asnje lloj marredhenieje dhe ne kete periudhe ne vazhduam me shperndarjen e parave kreditoreve. "Silva" bashke me "VEFA" ishin te vetmet ne kete periudhe qe mbanin leket ne banke, pasi "Cenaj" i hoqi te gjitha parate per ne Greqi. Per te ndaluar ketu dua te them se akuza qe i behet ketij te fundit per 200 milione dollaret transferte dua te them se eshte e pavertete. Lefter Cenaj ne jeten e tij s"ka grumbulluar me shume se 80 milione dollare. Lind pyetja: ku i gjeti ky i fundit 200 milione dollaret? Trafiku i armeve dhe droges me parate tona shumefishuan parate tona qe u nisen per ne Greqi. Kur u mblodh unioni, Lefteri me ka thene direkt se beri nje transferim prej 25 milione dollaresh dhe nese do te ngelej ngushte ta ndihmoja une me 3 milione dollare me nje afat te shkurter. Qe te mbyll kete pike, dua te them se i gjithe çelesi i kesaj pune eshte Arben Malaj dhe Kristo Goçi. Ndersa gjate qeverise socialiste, marredheniet u perqendruan ne transparencen financiare dhe bllokimin qe bene ata. Nga nje ane me dhane te gjitha te drejtat, pastaj firmen time e shkaterruan. Si qendron puna, e dine ata. Ketu dua te nenvizoj faktin se jam deshmitar se socialistet hapen depot e armeve, i grumbulluan dhe i çuan per ne Kosove. Ndersa ne jug te vendit forcat greke u bene gati. Ne duhet te pershendesim dhe falenderojme Tansu Çillerin, e cila ne kete kohe u shpreh se "Kush sulmon Shqiperine, ka prekur Turqine". Kjo eshte me dokument. Per qe te vazhdojme me çeshtjen dua te them se Arben Malaj dhe Farudin Arapai jane pasuruar pikerisht me leket e mia gjate bllokimit te llogarive financiare. Ata kujtonin se une s"i kisha dokumentet, por une ato i kam dhe me keto fakte neser do t"i ve ata para pergjegjesise. Problemet me drejtesine une do t"i zgjidh ne momentet kur ne Shqiperi te kete nje rotacion politik. Atehere une do te vij t"i dorezohem policise shqiptare.


    marre nga Koha Jone

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    I lumte Pellumb Shehajt.. qenka Burre e jo zagar ..

    Arben Malaj.. spiun Grek..pike.

    Le ta votojne katundaret e Novoseles..

  3. #3
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... Ah mer plehre, tani u kujtove me fol ti kur te erdhi sikleti te *****, pse nuk fole gjate ketyre 7 vjeteve, apo e kishe mire atehere me socilaistet. Tani qe te hodhen si lecke te djegur e nuk ju duhesh me, tani fillon e pellet. Ndyresire burrec ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    Gjith ato leke mer ska faj ai ...

  5. #5
    Pëllumb Shehaj: Ku u zhdukën paratë e "Silvës"

    Ish-presidenti i firmës "Silva" rrëfen versionin e tij për procesin e huamarrjes, shitjen e aseteve, transfertat bankare jashtë shtetit dhe zhdukjen e miliona dollarëve të shqiptarëve

    Marre nga Opinion

    Premte, 30 Mars 2007 09:09:00

    Ish-presidenti i firmës "Silva" rrëfen versionin e tij për procesin e huamarrjes, shitjen e aseteve, transfertat bankare jashtë shtetit dhe zhdukjen e miliona dollarëve të shqiptarëve
    Nga vendstrehimi i tij në ilegalitet, Pëllumb Shehaj jep një tjetër dëshmi për piramidat dhe transfertat e parave jashtë shtetit. Sipas ish-presidentit të "Silvës", drejt Turqisë janë transferuar 350 milionë dollarë të qytetarëve shqiptarë, ndërsa ngre akuza ndaj ish-kreut të grupit Mbikëqyrës, Farudin Arapi, për procesin e transparencës. Shehaj akuzon gjithashtu edhe Gani Kadrinë për mashtrim, duke e cilësuar ish-bashkëshortin e Shemsie Kadrisë si një nga miliarderët më të mëdhenj të Bullgarisë. Në një intervistë për "Opinion", Pëllumb Shehaj rrëfen versionin e tij për zhdukjen e miliona dollarëve, jo vetëm të firmës "Silva", por edhe të "Gjallicës". Jemi në një studio disi të improvizuar dhe nuk e di përse nuk patët rastin të vinit ta jepnit këtë intervistë në Shqipëri.

    Tani jam i dënuar politikisht dhe ndiqem politikisht.

    Ç'do të thotë kjo?

    I dënuar politikisht se më janë mbyllur edhe llogaritë, edhe asetet, edhe dokumentet, pa vendim gjykate. Si të them, më janë grabitur…

    Z.Shehi, ju në fakt jeni dënuar për procesin piramidë të huamarrjes, para që iu janë marrë qytetarëve dhe nuk janë kthyer?

    Eshtë e vërtetë, është bërë shumë zhurmë për këtë, u bë dhjetë vjet që flitet për këtë problem, por unë çdo gjë e hedh poshtë, derisa nuk ekziston vendim gjykate, proces i mirëfilltë ligjor, nuk ka vendim gjykate për bllokimin e numrave të llogarisë dhe të proces-verbalit, nuk ka vendim gjykate për bllokimin e aseteve dhe shitjen e tyre, proces-verbal për bllokimin e dokumentacionit dhe derisa vuri dorë qeveria dhe i shiti, ndaj them që ky është një proces politik.

    Në momentin e bllokimit, sa kanë qenë shumat dhe asetet, ose totali i shifrës që dispononte kompania Silva?

    Në atë kohë kur ka filluar procesi i transparencës, "Silva" dispononte sipas gjendjeve dhe llogarisë që unë kisha, duke patur parasysh që kaluam edhe një periudhë "lufte" 3-4-5 mujore, 15 milionë dollarë.

    Po totali i aseteve tuaja?

    Totali ishte rreth 21 milionë dollarë.

    Pra, gjithë vlerësimi i kompanisë tuaj shkonte 36 milionë dollarë?

    Po. Të kemi parasysh edhe përgatitjen që unë kisha bërë se unë e quaj lekë ose aset, pasi arrita nxora rreth 450 mijë ton rërë bituminoze, lidha kontratë për 4 milionë tonë baraz me 83 milionë dollarë me një firmë rumune, kam dokument noterial i cili konsiderohet dokument ligjor, po përgatitesha që në janar të 1998 të filloja eksportin e kësaj dhe më pas do të nisja shlyerjen e kreditorëve.

    Në momentin e bllokimit, sa shqiptarëve iu kishit marrë paratë?

    Gjithsej, rreth 14 mijë e 550, nuk më kujtohet mirë. Në atë moment që filloi kontrolli, kanë qenë rreth 5 mijë e 900 kreditorë.

    E çfarë shifre iu detyroheshit atyre afërsisht?

    Shifra ka qenë rreth 21 milionë dollarë. Pra, rreth 6 mijë shqiptarëve rreth 21 milionë dollarë.

    Ju kishit ndërmend t'i kthenit ato?

    Patjetër, se unë ndaj e bëra edhe huamarrjen, një minierë gjigante.

    Me sa për qind janë marrë këto kredi?

    Këto janë marrë me 6 për qind.

    Nuk ju duket shumë e madhe?

    Ishte, por unë kisha besim tek biznesi. Pas janarit 1997, pasi filluan ankesat për firmat, trazirat në Vlorë, filluan protestat, atëherë konkluduam se përqindja mujore do të ishte vetëm 2-3 për qind, nuk do të ishte me 6 për qind. Pasi unë bëj gjithmonë llogaritë e biznesit dhe të firmës sime.

    Si lindi kompania "Silva"?

    Ajo ka lindur qysh në fillimet e vitit 1990, si gjithë shqiptarët që bënin biznes me çanta, merrnin mall në Tiranë dhe e shisnin në Vlorë, më vonë fillova duke blerë frigoriferë, televizorë, lavatriçe tek miqtë dhe shokët në Tiranë, pa pagesë në dorë, i shisja dhe iu ktheja paratë. Aktiviteti fillimisht ka qenë në Vlorë. Më vonë, në vitin 1994, nga shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e rrita aktivitetin në 1994, import-eksport, fillova të shkoja në Gjermani dhe merrja makina të përdorura, hapa një sallon në Tiranë për shitjen e veturave, bile mund të them se ka qenë edhe salloni i parë, e kështu lindi biznesi.

    Por në vitin 1994 ende ishit me një biznes të vogël me sende elektroshtëpiake, ndërsa në vitin 1996, ishit me 6 milionë dollarë?

    Mos harro se në atë periudhë, kontroll nga shteti kishte shumë pak. Sa kishin filluar të krijoheshin ligjet e para të shtetit mbi doganat, shteti sa kishte nisur të krijohej dhe nuk kontrollonte siç duhej, jo se nuk donte, porse nuk kishte ligje akoma, për doganat përshembull, ndaj dhe fitimet ishin të konsiderueshme. Përshembull, unë në një televizor mund të fitoja edhe 100 dollarë.

    Sa ishin fitimet tuaja mujore?

    Nuk mund ta them dot përafërsisht sa ishin fitimet mujore, por arsyet kryesore që unë fillova të marr hua, në 26 shkurt të 1996, bile atë ditë është vënë edhe bomba marketit VEFA, unë kam marrë edhe licencën për rërën bituminoze. Në ato banka që kishte vendi ynë, të cilat ishin të pafuqishme, pra që nuk kishin fuqinë e dhënies së kredive të mëdha, unë kisha një dokument të saktë të cilin ma kishin ofruar miqtë dhe shokët e mi se çfarë ishte rëra bituminoze dhe çfarë të ardhurash mund të vinin prej saj, duke patur parasysh edhe që rrugët e Shqipërisë ishin të pashtruara, duke parë me largmapësi, që do të shtroheshin e do të bëheshin autostradat, me një fjalë kjo ishte arsyeja që fillova të merrja hua.

    Në momentin që morët licencën për rërën bituminoze, sa ishin të ardhurat që kishit dhe biznesi që kishit?

    Biznesi kryesor në atë kohë, ka qenë siç thashë shitja e makinave të vjetra që unë i sillja nga Gjermania, arrinte edhe 50 copë në muaj, kisha edhe një lavazh, bile ishin 4 bashkë, edhe aty të ardhurat të mira ishin dhe në përgjithësi, ky ishte biznesi.

    Gjithsesi, po insistoj që ishte shumë i çuditshëm ky kapërcim, nga një biznes me lavazh dhe me makina të përdorura, në dhjetëra miliona dollarë në 1996.

    Unë e thashë, që pasi mora licencën e rërave bituminoze, kisha vullnet dhe dëshirë të jashtëzakonshme për ta vendosur në punë këtë pasuri të jashtëzakonshme, që shumë pak njerëz në Shqipëri, e dinë se çfarë është. Mund të përmend që Kanadaja, vetëm nga rërat bituminoze të Albertës, dihet në botë se kush është sot, Venezuela që sot i bën karshillëk edhe Amerikës, një nga ekonomitë më të fuqishme ka atë të rërave bituminoze.

    Me çfarë plan-biznesi u nisët ju z.Shehaj?

    Me raport gjeologjik që ishte bërë nga ish-Partia Komuniste në vitin 1985-1987, këto studime thuajse nuk ishin bërë të plota, por ama ekzistonte një raport gjeologjik që tregonte se aty ishte një pasuri. Mbi bazën e kësaj ndërtova plan-biznesin me inxhiniera gjeologë, të cilët kishin punuar për këtë, ishin të gjithë specialistë të kësaj, bile dy nga këta kanë qenë edhe drejtorë të minierës së Bitumit në Selenicë, si Petraq Nasi apo Luan Dibra, mbi bazën e kësaj për ta vënë në punë ama, donte një investim të madh. Donte ekskavatorë etj.

    Në momentin që morët licencën, sa ishte pasuria e firmës suaj?

    Mund të them, rreth 350-400 mijë dollarë. Pra në shkurt 1996, kisha këtë shumë, ndërsa në periudhën e bllokimit kisha rreth 36 milionë dollarë.

    Pra, një rritje tepër e madhe?

    Kuptohet, unë iu drejtova të gjithë miqve dhe shokëve, të gjithë ata që më njihnin, nuk iu drejtova njerëzve të panjohur, njerëz që njihnin biznesin dhe u futën si kreditorë. Kreditor mund të quhet edhe një njeri nga ana ligjore, si aksioner. Të cilët nuk merreshin paratë nga mua me një copë letër në dorë, siç ishin fondacionet e tjera apo Sudja, por ishte me një dokumentacion të rregullt noterial, mbi bazën e një ligji.

    Cili ishte ky ligj?

    Ky ligj ishte i Kodit Civil që kisha të drejtë të merrja hua nga dikush tjetër për biznes.

    Si arritët me një pasuri rreth 350-400 mijë dollarësh, të merrnit një licencë për shfrytëzimin e rërave bituminoze?

    Nuk kishte atë periudhë, kushdo që kishte dëshirë, nuk kishte mundësi financimi. Bankat tona ndërkaq, ishin të pafuqishme për t'i financuar.

    A keni patur lidhje të forta politike, z.Shehaj?

    Me asnjë lloj njeriu. Kam çarë vetë dhe nuk ia kam për ndihmë askujt.

    Po kur morët licencën dhe kur aktiviteti juaj filloi të hynte në huamarrje apo kur asetet tuaja filluan të ngriheshin fillimisht, kur u vunë nën audutim, keni patur lidhje me politikën?

    Jo, nuk kam patur lidhje me politikën.

    A ka politikanë që keni njohur atë kohë?

    Po, ka patur. Mua në periudhën që nuk po më jepej licenca, i jam drejtuar kryeministrit Aleksandër Meksi, bile dy-tre herë derisa më tha se do t'i thoshte ministrit Xhaja për këtë problem, një njohje nga larg kam patur, një përshëndetje, por jo që të ulem e të konsumoj muhabete.

    A ka patur ndonjë politikan që ju ka kërkuar para, në '96-'97?

    Politikanë? Ka patur mënyra nga më të ndryshmet sesi mund të afrohen, por kryesisht kanë qenë njerëz të administratës shtetërore, ish-hetues, ish-prokurorë, ish-gjykatës, ish-financierë, të kësaj natyre ka patur dhe janë munduar të afrohen tek firma, kurse njerëz politikë kanë qenë të tipit që kërkonin sponsorizime të aktiviteteve kulturore përshembull, m'u afruan për të financuar Miss Europën përshembull 300 mijë dollarë, ka qenë Vera Grabocka dhe nuk e kam financuar, kam thënë që këto janë paratë e popullit dhe nuk duhet që t'i shpërdoroj. Kam bërë sponsorizime për varrin e Petro Markos në Dhërmi rreth 2 mijë dollarë, librin e Mandelës së Vlorës, kam sponsorizuar librin e Fahri Balliut "Berisha përmes Kasandrave"më duket se 1500 dollarë.

    A është përdorur kompania juaj në dy fushatat elektorale të vitit 1996?

    Deri tani, nuk ka dalë.

    A keni investuar apo sponsorizuar ndonjë prej deputetëve të kohës?

    Absolutisht asnjë. Kam qenë shumë i distancuar nga kjo. Dhe nuk kam lejuar asnjë njeri që të sponsorizonte, apo nga njerëzit e mi që të premtonte. Kanë dashur dhe janë afruar shumë, por nuk kam dhënë.

    Cilët kanë qenë këta që janë afruar?

    Vinin në mënyra nga më të ndryshmet, nuk vinin vetë, por dërgonin ndonjë drejtor. Nuk thoshin në mënyrë direkte se iu duheshin shuma të mëdha, por për sponsorizime të ndryshme, gjithmonë në këtë. Nuk ka patur asnjë lloj presioni në mënyrë kategorike. Asnjë lloj gjëje. Flas gjithmonë për veten time.

    A i keni dhënë para politikanëve të rëndësishëm në atë periudhë për të pasur favore?

    Në mënyrë kategorike, unë personalisht, asnjë njeriu nuk i kam dhënë lekë. E kam ruajtur me fanatizëm lekun e kreditorëve.

    Atëherë, përse hytë në rrjedhën e huamarrjes?

    Po pra, për të vënë në punë këtë minierë, sepse duheshin mjetet që nga Italia, nisa t'i sillja, një ekskavator bënte 300 mijë dollarë. Të cilat erdhën dhe u vunë në punë për zbulimin e minierës.

    Sa para ju duheshin për ta vënë minierën në funksionim?

    Unë huamarrjen nuk e kam zgjatur më shumë se 7 muaj. Arrita 1-2 vjet që të jepja përqindjen. Se edhe unë të mos kisha blerë makineritë, do kisha vazhduar 1-2 vjet huamarrjen, e të mos kisha lidhur kontratën, se kam lidhur kontratën për 4 milionë tonë, 3 milionë dollarë, do t'i likuidoja për dy vjet të tëra.

    E kishit kontratën në dorë?

    Po, të firmosur. E prishi Deloitte & Touche.

    Po përse do ta prishte?

    Po se ky ishte qëllimi: Firmat duhej të prisheshin patjetër. Kjo punë bëhet që të mbyllet poshtërsia e vitit 1997.

    Gjithsesi, në momenin që filluat të merrnit huamarrje, kishin nisur dhe kompani të tjera. E dinit ju që ishin shumica piramidale?

    Po, e dija. E shihja se merr para dhe shit para.

    Kishit frikë se do ndodhte një kolaps e do të goditeshit?

    Unë e dija që ato do falimentonin, por se do të goditesha edhe unë që nuk kisha asnjë lloj gjëje të përafërt me fondacionet apo me firmën "Gjallica" e cila ka marrë nga populli e ka vazhduar për një periudhë 3 -vjeçare, merr para nga populli e merr para, kjo është shitje paraje. Investimi i saj ka qenë jo më shumë se 20 milionë dollarë. Ka marrë mbi 800 milionë dollarë dhe ka investuar vetëm 20. Fondacionet nuk kishin asnjë lloj biznesi dhe unë kështu, po e shihja gjithmonë e më tepër kolapsin.

    Juve si e vlerësoni, kompania "Silva" ishte apo nuk ishte piramidë?

    Në asnjë mënyrë. Unë edhe sot e kësaj dite, të më japin të drejtën, kam kontratën për të eksportuar 5 milionë tonë në X shtet.

    Si mbetet një kontratë pas 10 viteve?

    Jo, nuk mbetet. Unë kam dokumente që nuk mund t'i bëj publike.

    Pra ju nuk ishit një firmë piramidale?

    Jo, në asnjë mënyrë dhe kreditorët e mi do t'i kisha shlyer të paktën tetë herë deri më sot. Po të them, që brenda dy viteve kisha një kontratë prej 83 milionë dollarë, po dhjetë vjet?

    A mund ta shoh kontratën?

    Patjetër, ja, në dokumente e kam. Ja ku i ke, kontratat për 800 milionë tonë, kontratë e rregullt noteriale.

    E firmosur në shtator 1997, ndërkohë që ju paratë keni filluar t'i merrni që në 1996?

    Me çfarë do ta zbuloja minierën unë? Projektin, a do të blija makineri? Në nëntor-dhjetor 1996 kanë ardhur makineritë e para dhe u desh një periudhë disamujore që të beheshin zbulimet e para dhe të nxirrej sasia e parë prej 400 milionë ton. Dhe këto tonët e para, unë i quaj asete, i quaj para.

    A kishit kontakte me firmat e tjera huamarrëse në atë kohë?

    Të vetmin kontakt që unë pata ka qenë në dhjetor të 1996-ës. I kam dhënë borxh hua "Gjallicës" 6 milionë dollarë, me kontratë të rregullt.

    Po me çfarë shprese, ju po mblidhnit lekë për vete?

    Ajo ishte në formë ndihme me shpresën se pas 5-20 ditëve, ajo do të m'i kthente përsëri. Për arsye se siç deklaruan dhe siç e dini që ata kishin lidhje shumë të forta në Turqi me një turk Seladin Disha, i cili kishte ardhur edhe në Vlorë disa herë, edhe me këtë shpresë. E ndodhi pastaj që edhe firma Gjallica e shpalli falimentimin dhe Shemsie e Gani Kadria, pavarësisht nga intervista që dëgjova se kanë qenë të ndarë. Ai gënjen, se deri në dhjetor të 1996 ata kanë qenë bashkë në fakt dhe këtë e di gjithë Vlora. Unë i dhashë këto milionë dollarë atyre thjesht si tip ndihme se do vinte ortaku i tyre nga Turqia dhe do t'iu sillte 50 milionë dollarë e me këtë shpresë, ata do të m'i kthenin. Ua dhashë pa interes, edhe për miqësi jo, por thjesht se firmat njëra-tjetrën edhe mund ta ndihmojnë për monentin.

    Po ju sa thatë se ju e dinit që ajo ishte piramidë?

    Pasi u treguan të gjitha dokumentet nga Turqia, ne e kishim të sigurt se do të vinin para nga Turqia. Por faktikisht doli se unë kam bërë edhe gabime në këtë drejtim.

    I morët mbrapsht këto 6 milionë dollarë?

    Kërkova t'i merrja dhe në 26 janar kam hapur gjyq për këtë problem dhe më kanë kaluar më pas një fabrikë tullash dhe një qendër biznesi që do të ndërtonte një firmë greke dhe një firmë italiane dhe këto janë të njohura edhe nga zyra e përmbarimit dhe ka firmosur edhe vetë Fitim Gërxhalliu. Kështu që këto para, derisa ky nuk m'i ktheu, ka një vendim gjykate, ka bërë edhe një deklaratë noteriale që ne meqënëse nuk i kthejmë dot paratë, fabrikat t'i kalojnë "Silvës". Kam shkuar më pas vetë në Athinë me Maks Haxhinë, kemi bërë një takim me Kristo Sonstion dhe ai na thotë që ishte ngritur një transparencë nga parlamenti, kështu që ai do të shihte një çikë pozicionin dhe më pas do flisnim. Pastaj vendosa me shefin që këtë dosje t'ia dorëzojmë Farudin Arapit dhe këto dokumente që po dalin sot se gjoja i ka nxjerrë Gani Kadria, ai gënjen. Ato dokumente ia kam dhënë unë Farudin Arapit në bazë të atyre dokumenteve që kisha në 1997-ën dhe nuk e kuptoj përse i nxjerrin sot pas dhjetë viteve në 2007-ën.

    Folët që morët 6 milionë dollarë dhe ia dhatë Gjallicës për të qetësuar gjendjen përkohësisht, thatë se pritej një shumë prej 50 milionë dollarësh, ndërkohë që investime nuk kishte më shumë se 20 milionë dollarë në një vend të sfilitur. Nga vinin këto para? A janë marrë këto firma, duke përfshirë edhe firmën tuaj me larje parash të pista?

    Ata kanë vite që po merren me këtë problem, kanë mbushur gazetat plot, bile kanë filluar përsëri sulmin tani. Kanë bërë shou nëpër media, kanë llapur tetë vjet dhe një fakt konkret nuk e kanë thënë deri më sot. Kanë thënë për mua që kam para në Austri, në Gjermani etj. Unë bile në një intervistë para dy vitesh tek një stacion televiziv i jam drejtuar edhe Prokurorit të Përgjithshëm, dhe Presidentit të Republikës, t'i mbyllet goja Farudin Arapit, që të mos mashtrojë me kreditorët dhe të nxjerrë një akt noterial e shko merri, ose një vilë të paktën. Por ku është? Ai duhet të firmosë, merre.

    A jeni marrë ju me pastrim parash të pista?

    Absolutisht jo. Nuk e kam patur në karakter, as në moral.

    Po firmat e tjera?

    Mund të jenë marrë edhe me pastrim parash, mund të jenë marrë edhe me trafik armësh ...

    Cila prej tyre?

    Them unë tani, mundet. Nuk mund t'i vë dot gishtin. Po le ta zgjidhë shteti.

    A ka tentuar politika t'ju mbajë afër apo t'u përdorë për interesa të saj?

    Unë flas gjithmonë për veten time, në mënyrë kategorike nuk më është dhënë të mbaj asnjë lloj politikani afër.

    Kishin mundësi ju që t'i shlyenit ato që kishit marrë?

    Po ta them pra, unë e kam konkretizuar biznesin tim. Mora paratë, bleva makineritë, nxora rërën bituminoze, prisja të filloja eksportin, këto janë paratë, 83 milionë dollarë i mbylli Farudin Arapi dhe Deloitte & Touche, se nuk kanë interes të zhvillohet biznes shqiptar, duan që të vijë bitum i skaduar nga Greqia për të shtruar rrugët shqiptare. Nuk do politika kupton? Ka rezerva të shtrohen gjithë rrugët e Evropës, ka rezerva mbi 600 milionë tonë.

    Si dhe kur ju bllokuan?

    Në muajin shtator, kur unë po ndaja paratë.

    Por ju ndërkohë që mblidhnit dhe shpërndanit para pa filluar ende punën?

    Unë e kam ndërprerë huamarrjen në janar të vitit 1997, sepse nuk kisha më nevojë.

    Po ndërkohë nuk kishit para, si i shlyenit kreditorët?

    Kisha unë para, nuk e kisha shpërdoruar. Në llogari i kisha, kur të tjerët luftonin, kur digjnin bashkitë dhe bënin gjithçka. Për këtë ka dokumente. Unë huamarrjen e kam mbyllur në muajin janar dhe më duket se në 22 janar ka dalë ligji që ndërpritet huamarrja, pas saj ai që merrte dënohej me ligj. Unë ato ditë do filloja dhënien e parave, këstin e parë për të nisur shlyerjen, dolën problemet më pas dhe filluam shlyerjen pa dhënë asnjë përqindje, vetëm aq sa kishim futur. Kishte pastaj njerëz të ndryshëm që gjenin disa kreditorë, përshembull X kishte 50 mijë dollarë te firma "Silva", dilnin disa pelivanë dhe i thoshin "këtë kontratë ma jep mua 50 %, se unë i marr lekët".

    Ju ishit në dijeni të kësaj?

    Unë kisha dhënë urdhër të prerë dhe me shkrim. Edhe mua më vinin. Gjetën një mënyrë tjetër gjyqtarët si Martin Deda. Ku ai gjente klientë me 50 mijë apo 100 mijë dollarë, hapnin si vendim gjyqësor se filani më ka lekë, bënte gjyqin Martin Deda, mund ta bënte edhe në klub dhe urdhëronte përmbarimin të merrte pasurinë nga llogaria ime. Dhe gjysmat e lekëve, i merrte vetë ai. Këtë njeri, çuditërisht e caktuan gjyqtar të bënte gjyqin tim. Domethënë ky vidhte kreditorët dhe këtë njeri e vunë të më dënonte mua me 18 vjet burg.

    A i kishit paratë në bankë?

    Paratë i kisha, të gjitha. Në kohën e luftës, kur erdhi nga burgu, nga Janina a Selaniku Zan Çaushi, në mënyrë të papritur, ishte i dënuar me burgim të përjetshëm, më është sulmuar edhe vila në Vlorë. Aty kam patur gjendje edhe 3 milionë dollarë. Ishin në atë kohë në kasë, të cilat ishin të destinuara për shlyerje kreditorësh. U hapën depot e armatimit, lekët ishin të ruajtura aty, kishte edhe roje, vjen ushtria e Zani Çaushit, se kishte ushtri edhe me mbi 200 veta, u detyrua im vëlla, i ka marrë këto para, i ka transferuar në fshatin Tragjas në Vlorë, i terrorizuar, i shokuar ka mundur që këto lekë t'i kalojë në fshatin Tragjas dhe ka kaluar përmes Selenicës. Janë rrezikuar për t'u mbytur, kanë kaluar lumin me një gjemi që i thonë, megjithë fëmijët e tij dhe ka mbërritur në Tiranë i stresuar pas 48 orësh se e ndiqte banda e Zani Çaushit. 3 milionë dollarët janë sistemuar në Tragjas në X familje dhe pastaj nga Tirana kemi urdhëruar shefin e rojeve, Agron Sokolin, se ai nuk ndiqej nga Zani Çaushi. Vetëm vëllai im ndiqej, të vinte në Tiranë. Ky së bashku me drejtorin e financës, ish-shefen e financës, del se i kanë shpërndarë këto para, xhepit të tyre, por thonë se ia kanë shpërndarë xhepit të tyre se dokumente nuk ka.

    Pra ju keni humbur gjithë këto miliona dollarë, 6 ia dhatë Gjallicës, tre ua vodhën...

    Gjallica nuk mbetet vetëm me 6 milionë dollarë.

    Për ç'arsye?

    Eshtë bërë edhe një transferim tjetër, kam dokumente ligjore, kam edhe ekspertizën e këtyre dokumenteve që u është falsifikuar firmave. Sepse drejtori i Financës, kishte të drejtën e firmës dhe është bërë edhe një transferim tjetër 6 milionë dollarë në xhepat e tyre në mars 1997 dhe kjo është edhe njëra nga arsyet përse është djegur banka e Vlorës, për vjedhjet që janë bërë. Kishte të drejtë firme drejtori i Financës, këtë i kam kërkuar unë të zbulojë grupit të transparencës. Bile Farudin Arapi ka deklaruar se nuk është e vërtetë se Shehi ka hapur një proces gjyqësor, i kundërpërgjigjet zv/prokurori i Përgjithshëm Agim Tirana dhe i thotë që është e vërtetë se z.Shehi e ka denoncuar.

    Por kishte një vendim të parlamentit për të bërë transparencën e firmave?

    Parlamenti ka të drejtën të nxjerrë ligj, por nuk ka të drejtë të ekzekutojë, ekzekutimin e bën gjykata. Nuk ka të drejtë as qeveria dhe as parlamenti. Farudin Arapi është caktuar mbikëqyrës, hapi i tij ishte të kontrolloheshin si zhvilloheshin kontrollet nga Deloutte & Touche dhe t'i raportonte parlamentit. Kjo ishte detyra e Farudin Arapit dhe na doli që ai ishte edhe pronar, edhe mbikëqyrës firmash. Kjo është një goditje e rëndë e ligjit. Parlamenti ndërkaq e ngarkoi që ky të ishte vetëm një mbikëqyrës dhe nuk ka asnjë të drejtë ligjore që të shesë asetet e kompanisë apo të vërë dorë në llogaritë e saj. Ky është abuzim dhe kjo është vjedhje.

    Sa ishte pasuria juaj kur u bllokuat?

    Kisha minierën e Selenicës, fabrikën e Mifolit që është një nga fabrikat më të mëdha në Ballkan, që vetëm prej saj unë mund t'i kisha shlyer dy herë kreditorët. Kisha edhe tre fabrika të tjera betoni, njëra në Vlorë dhe tjetër në Mifol. Atë të betonit në Vlorë e ka marrë ish-drejtori im, Dule Harizi. Ka ardhur në punë si inxhinier ndërtimi, njerëzit në Vlorë i ke, shko dhe pyeti për këta njerëz, kush është milioneri Dule Harizi. Kisha dhe një licencë tjetër të zhavorrit bituminoz të cilën e kanë marrë njerëz të tjerë të Arben Malajt.

    Por duhen fakte për këto, nuk mund të përmendni thjesht emra kështu pa u verifikuar dot?

    Përse ma hoqën mua licencën? Ky ka qenë shefi i Financës së firmës piramidale "Cenaj", si mund ta vinin ministër? Në Gjykatë Kushtetuese ke ish-avokatë të firmave piramidale, në Gjykatë të Lartë gjithashtu, gjithandej. Përgjegjësi ligjore fillimisht i mban avokati.

    M'i përmend edhe njëherë të gjitha pronat që ju kishit?

    Dy licenca, dy fabrika betoni etj. Vlera e përgjithshme e tyre, mund ta gjeni te ato dokumentet. Unë shikoj se këto ishin asete biznesi, nuk ishin pasive, ato prodhonin. Po kisha kampin e Dhërmiut, 60 % se 40 % e kishin Sindikatat, të cilin e shkatërroi Zani Çaushi.

    Po tani?

    Nuk e di se ç'kanë bërë tani me të, duan t'ua japin grekëve. Ishte jorentabël se e shkatërroi Zani, në '97 erdhi Farudini. Gjendja ishte e rëndë, bankat e Vlorës u dogjën, po pse? Se plani i tyre ishte që të bllokonin firmat.

    Ky është koment. Sa ishin paratë tuaja të tëra?

    Paratë e mia ishin 6.2 milionë që janë gjetur dhe nga Farudin Arapi edhe Deliotte & Touche, por ai ka deklaruar se te firma Silva nuk janë kaq, por vetëm 1.8 milionë dollarë. Farudini deklaronte 1.8. Dhe 6 milionë të tjera që unë i kisha, por që ishin transferuar pa dijeninë time të financës, vajtën 12 milionë dollarë dhe 3 milionë dollarë të Tragjasit, 15 milionë dollarë. 6 m'i mori Gjallica u bënë 21 milionë dollarë. Ka ndikuar edhe bashkëpunimi i Farudin Arapit, kam kërkuar me çdo kusht që këto para të ktheheshin, kjo ka qenë arsyeja që neve na spostuan, që këto para t'i merrnin për vete.

    Kur ju jeni i larë pas gjithë këtyre dokumenteve me ligjin, përse u larguat nga Shqipëria?

    Erdhi momenti që do të më vrisnin. Donin të më vrisnin se më morën paratë!

    Po këto ishin paratë e popullit, s'ishin tuajat?

    Po nuk duan ata të dinë për popullin.

    Po përse nuk përballeni me drejtësinë?

    Ku ka drejtësi more zotëri? Po ta sqaroj edhe njëherë, firma nuk falimentoi përmes vendimit të gjykatës. Deri në vitin 2000, nga '97 është marrë Farudin Arapi dhe Arben Malaj.

    Janë 6 mijë shqiptarë që nuk ua kthenit dot paratë, ia kishit përvetësuar?

    Po më grabitën more zotëri, nuk më lanë të punoja. Parlamenti vendos, por zbatimin e bën gjykata dhe jo qeveria se është antikushtetuese. Parlamenti e ka autorizuar qeverinë që të caktojë një firmë të administrojë pasurinë. Akuzat ishin që firmat janë marrë me aktivitet kriminal.

    E si dolët ju nga kontrolli i Deloitte & Touche?

    Këto kanë qenë akuza boshe. Strategjia ka qenë për t'i mbuluar. Raporti i fazës së parë thotë që duhet të krijojmë akoma bindjen, se është në interes të kreditorëve që të vazhdojë aktivitetin, se kjo është një firmë serioze me një aktivitet serioz.

    A mund ta shoh pak letrën?

    Patjetër.

    Atëherë Deloitte & Touche shkruan: "Megjithëse ne duhet të bindemi akoma për potencialet, kemi formuar bindjen se "Silva" është një biznes serioz me z.Shehaj, që është një biznesmen serioz. Mendojmë se është në interesin e kreditorëve që të vazhdojë"

    Ky është i vetmi dokument falimentimi, nga Robert Kameroni, në datën 3 prill.

    Kjo është vetëm një fletë e shkëputur në fakt?

    Por kaq arritëm të marrim.

    A keni kontaktuar më pas me Deloitte& Touche?

    Ne kontrolloheshim dhe dokumentet më pas i merrte Farudin Arapi. Do të dish kush ishte Deloitte & Touche?

    Jo nuk dua. Por dua t'ju pyes. Çfarë u bë me pronat tuaja më pas?

    U shitën.

    Çfarë vlere?

    Atë e di Farudin Arapi.

    Kjo është të nisesh me komente dhe shpifje. Në Shqipëri thuhet edhe për ju që keni marrë dhe keni ikur me miliona…

    Le të thonë.

    Cila ishte akuza me të cilën jeni dënuar në Shqipëri?

    Për mashtrim, se kam vjedhur popullin dhe organizim bandash të armatosura.

    Në cilin vit jeni dënuar?

    Më duket se në 2003 dhe jam larguar nga Shqipëria në fillim korrik 1998, pasi ata e vodhën gjithçka.

    Si ikët?

    Kam ikur natën. Pasi mora informacionet e mia, që pasi të të humbin kaq miliona dollarë, normale që mund të mendohej edhe eliminimi fizik.

    Po përse do t'ju eliminonin juve dhe jo bosët e firmave të tjera të cilëve iu kishin marrë pasuritë?

    Fitimi ishte në burg, Vebiu ishte në burg.

    Po dhe ju mund të ishit në burg?

    Unë do bëj burg për aq kohë sa shkel ligjin. Kam ikur përmes tokës, nuk ka rëndësi.

    Kur u larguat a morët para me vete?

    Kam patur rreth 25-30 mijë dollarë me vete.

    Kaq ishte gjithë pasuria juaj? E me se keni jetuar gjithë këto vjet?

    Nëpërmjet punës. Merrem me gjëra të ndryshme. Me biznese të ndryshme.

    A ju ka mbetur pronë në Shqipëri?

    Edhe atë shtëpi të babait tim, në të cilën ka vdekur mamaja, babai dhe gruaja, edhe atë shtëpi ma kanë marrë një ish-punonjësi im. I dhashë çelësat që ta ruante dhe atë ma morën. Edhe atë shtëpi që kisha dhe asgjë tjetër nuk kam. Dhe juve dhe kujtdo i bëj thirrje të publikojë çdo lloj fakti rreth meje, kam shitur drogë apo gjëra të paligjshme, e mirëpres denoncimin e tij, kushdo që do ta bëjë këtë. Biles i kërkoj edhe kryetares së parlamentit, Topalli të shohë gjithë ligjshmërinë se qysh iu dhanë gjithë këto kompetenca Farudin Arapit.

    Problemi nuk është te Farudin Arapi, është te fenomeni në tërësi. Ishin 11 kompani, të cilat në një distancë kohore prej 3 vjetësh, përpinë kursimet e afro 200 mijë shqiptarëve?

    Unë mbaj përgjegjësi për veten dhe firmën time. Unë vërtet kisha 14 mijë kreditorë, dhe ndaj i mora paratë për t'i vënë në punë dhe fillova t'i shlyej. Dhe i vura në punë.

    A bisedonit me bosët e firmave të tjera?

    Natyrisht që ne në Shqipëri ishim, i njihja. Nuk kam patur raste të flasim për këto gjëra, përveç një rasti me Vehbiun, pa u futur në të thella, në muhabete të kësaj natyre, thjesht i bëra një ofertë që mund t'i bashkonim fabrikat, që të krijohej një likujdim sa më i shpejtë gjithë kreditorëve. Ndërtuam një strategjitë asaj natyre në bazë të marrëveshjeve që po lindnin, që kreditorët e mi të shlyheshin brenda vitit ndërsa ata të Vefës brenda 3 viteve. Bëmë një marrëveshje.

    A mundte Vefa t'i shlyente kreditorët e saj?

    Unë po them që kisha një kontratë prej 83 milionë dollarësh. Se ishin kushtet e atilla, që sa të bëhej autostrada me 4 korsi, gjithashtu kishim edhe marrëveshje me shtetet në Afrikë për 30 milionë ton. Kishin si kusht që ne duhej të vinim me anije 5 mijë tonëshe që të merrnim rërën bituminoze. Ndërkohë, që ajo e kishte tonin, 125 dollarë. Se në '97-ën, ajo e kishte në bursën e Londrës, kaq, tani e ka 600 dollarë.

    Ju thatë pak më parë që Gjallica priste 50 milionë dollarë nga një ortak turk. Nga vinin këto?

    Pasi i dhashë Gjallicës 6 milionë dollarë, nxori një njoftim Shemsi Kadria që tha se në fillim të janarit do të vijnë 50 milionë dollarë nga Turqia me kamion. Dhe pas 3-4 ditësh që nuk erdhën paratë, del një njoftim në media që ortaku ishte sulmuar në autostradë nga mafia dhe i kanë marrë paratë. Më vonë, unë e kam ndjekur këtë problem dhe e bëj këtë njoftim drejtësisë shqiptare që të shkojë në policinë e Izmirit dhe aty është akt-ekspertiza e shtetasit turk Selaudin. Ai është aksidentuar në rrugën Ankara-Izmir, me një fjalë në shtypin shqiptar thuhej që pritej të vinin lekët nga Turqia, po kjo ishte lojë, pasi paratë nuk do vinin pasi Gani Kadria do organizonte vrasjen e Selaudin Dishës.

    Kjo është një akuzë e rëndë.

    Si është e rëndë? Unë po të them pra, shko në policinë e Izmirit dhe ekspertiza thotë që është aksientuar, nuk thotë është vrarë nga mafia. Eshtë vrarë ama deklaratat e Gani Kadrisë dhe Shemsies janë që do vinin 50 milionë dollarë. Nuk them se i ka patur 50 milionë dollarë ky njeri dhe ai është vrarë pikërisht në autostradën Ankara-Izmir.

    Eshtë aksidentuar thatë më parë, jo vrarë. Ka një ndryshim midis këtyre të dyjave. Kishte para që iknin nga Shqipëria në atë periudhë?

    Gani Kadria është marrë me atë punë. Po të them edhe se pasi u vetëekstradua kjo Shemsia, aty nisi tradhtia, ose loja e Gani Kadrisë. Ai ka transferuar nga Turqia në x shtet në vitin 2003, 200 milionë dollarë.

    200 milionë dollarë, janë një pasuri e jashtëzakonshme?

    Po, e jashtëzakonshme është. Pse kjo mafie që po luan, si të duket ty, një kokërr uji?

    Në cilën kohë i ka transferuar?

    Jo më vonë 12 ditë se nga ekstradimi i Shemsies. Por nuk mund ta them se në cilin vend janë transferuar. Kam fakte unë për këtë.

    Ç'punë kishit ju me ta?

    E di, pasi unë i ndiqja hap pas hapi për paratë e mia. Di edhe që këtë që ka dalë tani, Gani Kadria, ai është një nga milionerët e Bullgarisë. Ai ka hotele luksoze, disko, në Varna të Bullgarisë dhe aty e ka mafian shqiptare. Ju mund të rrini brenda Shqipërisë, por neve na ka djegur kurrizi dhe i dimë. Përshembull, për Lefter Cenën pyesni Arben Malaj apo Kristo Goxhin. Kërkojuani atyre t'ju thonë. Lefter Cenaj, në Greqi.

    Dhe ju thoni që një pjesë e tyre bëjnë jetë luksoze?

    Gani Kadria po. Unë vetë nuk kam para. Bile po të them edhe një gjë, mund të investigosh, në vitin 2003 kur u dënova unë, djali im punonte si kamarier në një hotel. Unë që kam vjedhur miliona dollarë, djali im punonte kamarier, dhe ka fjetur në konviktet e universitetit se nuk kishte të paguante shtëpinë me qera. Vajzën e kam këtu me vete, ndërsa djali ka filluar një punë tani, nuk ka rëndësi se ku, shtëpinë e ka me qera, gruaja i punon, është martuar, paguajnë qera dhe jetojnë. E keqja ishte se kur e morën vesh që ishte djali im, e hoqën nga puna.

    A kanë përfituar politikanët nga firmat piramidale?

    Për mua, nuk ka përfituar asnjëra. Dhe nuk arritën tek firma ime për këto gjëra. Për të tjerat, nuk e di. Më kujtohet që kur është bërë inaugurimi i benzinatës së Gjallicës, ka qenë plaku Godo, kam folur me të dhe më tha që i kam dhënë Gjallicës ca para. Nëse ke ndonjë informacion më tha, se si po shkojnë. Do u jap unë i thashë ca para borxh. Po mirë tha, mos marr edhe unë të miat. Unë aty kam parë politikan, vetëm Sabri Godon. Të tjerë nuk kam parë.

    A jeni i gatshëm të ktheheni në Shqipëri?

    Nëse do të ketë shtet ligjor dhe drejtësi, thjesht shtet juridik, do kem kurajon që të vij dhe të përballem, se dua që të sqarohen gjërat, të dalin edhe paratë e vjedhura, se janë në Shqipëri paratë. Ato dosje që paraqet sot Farudin Arapi, se ia ka dhënë Gani Kadria, ato dokumente ia kam dhënë unë para dhjetë vjetësh. Kjo tregon se Farudini na ka prerë rrugën që ne të mos vinim më. Nuk ka drejtësi ka marrë haraç nga Farudin Arapi.

    Me bosët e tjerë, kështu flisnit, me miliona?

    Nuk jam takuar, me Vehbiun jam takuar 2-3 herë, me Fitimin kur firmosi vendimin e përmbarimit, me Lefter Cenën pata një takim, me fondacionet asnjë lloj lidhje, as përshëndetje.

    Përse nuk përballeni me drejtësinë?

    Me kë drejtësi more?

    A keni para aty ku jetoni?

    Jo, nuk kam. Vetëm punoj. Kaq është e gjitha.

    Mund të m'i bëni edhe një herë denoncimet tuaja?

    E para, 350 milionë dollarë janë transferuar në Turqi, nga viti 1995 deri më 1997, me dokumente. Në Shqipëri flitet që në Izmirin e Turqisë është vetëm një firmë e Gjallicës, që quhet Besa Plastik, por janë shtatë firma. Janë firmat e Selaudin Dishës, në emër të tij. Vajzën e quajnë Berna Disha, përmes Dubait ajo qarkullon 25 milionë dollarë në muaj, konfeksione sidomos perde, me ato para të ardhura nga Shqipëria. Kam fakte, por kujt t'ia jap ato fakte?

    Unë do të bëj edhe një denoncim tjetër. Miriam Bubësin arkitektin e njohur, përshembull, e rrëmbyen dhe e vranë dy shikas. Por Farudin Arapi ka hedhur akuza që atë e kam vrarë unë. Nëse kishte një njeri që atij i vinte përzier kur e shihte, ishte Farudin Arapi. Mirian Bubësin e kanë rrëmbyer se gjoja në emrin e tij në një bankë në Belgjikë, kishte 40 apo 100 milionë dollarë të firmës "Silva" dhe ishte administrator i saj.
    Po përse duhej ta rrëmbenin atë?

    Po për të kaluar këto para. Unë di edhe vendin ku e kanë vrarë, di edhe shtëpinë se ku ka qenë, di shoferin e taksisë dhe vendin ku ka vdekur. I kanë futur dy kile pambuk në grykë. E kanë hedhur në Qafë-Priskë.

    Përse nuk i publikoni këto?

    Kujt t'ia thuash? Kur prokuroria dhe gjykata favorizojnë Farudin Arapin? Jam dënuar nga një organizatë kriminale. Unë do vij në Shqipëri kur të jetë vendosur shteti ligjor. Unë shkoj në Gjermani, Itali, ku dua, vetëm se në Greqi nuk shkoj se më vrasin. Eshtë edhe një mister tjetër. Jam arrestuar në Gjermani dhe është kërkuar nga Interpoli të vijë dosja ime e ajo nuk ka ardhur. Jam arrestuar nga 2-3 shërbime të huaja sekrete të cilët paraqesnin dokumente false. Kërkonin diçka ata, një dokument tjetër sekret. Di edhe që do të fillojë përplasja e Gani Kadrisë me Shemsien. Kjo është një para shumë e madhe. Normale që do të nisë përplasja e madhe. Denoncoj edhe zhdukjen dhe dhurimin e pronave të mia. Me to u pasuruan te tjerë, por unë do ta kërkoj të drejtën dhe pronën time!



    SHIFRAT E PIRAMIDAVE

    Depozitues në skemat piramidale - 1 milionë 720 mijë shqiptarë ose 70 për qind e familjeve shqiptare

    Shumat e mbledhura nga 24 skema piramidale (dy fondacione dhe 22 kompani rentiere) - 1.5 miliardë dollarë

    65% e parave të mbledhura, mbaheshin në selitë e Presidentëve të firmave kesh, në grumbullime që njiheshin si "thesaret"

    Shuma, e cila nuk u gjend më e zhdukur ose e transferuar - 180 milionë dollarë

    Përgjigjet e Farudin Arapit, për akuzat e Pëllumb Shehajt

    1 - Për deklaratën e Shehajt: "Kam ikur nga Shqipëria me 24 mijë dollarë dhe kam jetuar këto vjet jashtë Shqipërisë, duke punuar në punë të ndryshme".

    Përgjigja e z.Arapi: "Pellumb Shehaj ka tërhequr 12 milionë dollarë nga Banka Agrare, para arratisjes nga Shqipëria".

    2 - Për deklaratën e Shehajt: "Farudin Arapi ka tejkaluar kompetencat si mbikëqyrës dhe është bërë pronar i firmave dhe i llogarive bankare".

    Përgjigja e Arapit: "Kam dëgjuar akuza të tilla me shumicë nga thuajse të gjithë ish-drejtuesit e firmave piramidale, sidomos pas periudhës së Komisionit Hetimor parlamentar. Janë akuza të pabaza, kompetencat e mia përcaktohen nga ligji. Me "Silvën" kemi vepruar me kujdesin maksimal, për shkak të pretendimeve të z.Shehaj për Fabrikën e Bitumit. Koeficenti për "Silvan", ka qenë i dyti në radhë për nga madhësia e rikuperimit për kreditorët: në masën 20.2 për qind".

    3 - Për deklaratën e Shehajt: "Farudin Arapi është aksioner te hotelet e Gani Kadrisë… Gani Kadria transferoi nga Turqia në X shtet, 200 milionë dollarë…".

    Përgjigja e Arapit: "Janë akuza, kotësia e të cilave është lehtësisht e verifikueshme. Lidhur me transfertat ne po ndjekim rrugën e proceseve civile për transferta të diktuara në Greqi, Hungari, Itali etj.".

    4 - Për deklaratën e Shehajt: "U vra nga SHIK-u, Miriam Bubsi, për të përvetësuar një shumë prej 40 e më shumë milionë dollarësh".

    Përgjigja e Arapit: "Nga dokumentacioni rezulton se z.Bubsi, ka qenë i përfshirë në një transfertë parash në Austri, në shumën rreth 1.6 milionë Dojçmarka".

    5 - Për deklaratën e Shehajt: "Gjinushi dhe Malaj, kanë përfituar nga paratë dhe pronat e Silvës".

    Përgjigja e Arapit: "Nuk kemi hasur asnjë lidhje, qoftë direkte, qoftë indirekte të këtyre emrave në pronat e "Silvës".

    6 - Për deklaratën e Shehajt: "Ish-presidenti Meidani ishte lidhur me Koço Kokëdhimën. Ky i fundit, bleu makineritë e mia miliona dollarëshe për 1 mijë dollarë…".

    Përgjigja e Arapit: "Koço Kokëdhima nuk ka marrë pjesë në asnjë tender të "Silvas", madje në asnjë tender tjetër të firmave piramidale. Kombinati që përfshin makina gërryese etj., që përmend Shehaj, është blerë nga "Silva" 2 milionë dollarë, nga një firmë italiane e falimentuar. Pas bllokimit të "Silvas", një kompani angleze ka organizuar tender ndërkombëtar dhe makineritë janë shitur në disa vende perëndimore. U mblodhën 1.8 milion dollarë për kreditorët nga kjo shitje".

    7 – Për deklaratën e Shehajt: "Iu luta ish-kryeministrit, Aleksandër Meksi dhe pas disa takimeve ai pranoi të më ndihmonte…".

    Përgjigja e Arapit: "Falënderoj ish-kryeministrin, Meksi, i cili kishte lëshuar një urdhër ku kërkonte ndërprerjen e veprimtarisë së "Silvas", sapo kjo kishte nisur të merrte para hua nga qytetarët. Urdhri nuk u zbatua…".

  6. #6
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anëtarësuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    I lumte Pellumb Shehajt.. qenka Burre e jo zagar ..

    Arben Malaj.. spiun Grek..pike.

    Le ta votojne katundaret e Novoseles..
    Brari!

    I lumte Pellumbit te Shehajve, se "burra" te tille i duhen Shqiperise! Miliona dollare nga populli i shkrete!

    E bombardonte Forumin Brari per 600.000 Euro te nje bisnismeni, kurse per milionat e "pellumbave" te vjedhura nga xhepi i popullit ka fjale pergezimi!

    Shume interesant gjykimi i Brarit!

Tema të Ngjashme

  1. Vazhdojnë punimet e rrugës Durrës-Morinë
    Nga Iceberg në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 18-09-2007, 08:47
  2. Auditimi i Brendshëm
    Nga dodoni në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 26-08-2006, 05:45
  3. Debat në kuvend për mediat, opozita denoncon qeverinë Nano
    Nga ALBA në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 22-09-2004, 16:54
  4. Implikimi i pushtetareve ne krimin e organizuar
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-08-2002, 04:36
  5. Zog I dhe Toptani sipas Durhamit
    Nga Bohemian në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-08-2002, 10:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •