Zhduket biznesmeni Azem Morina
Klinė, Prishtinė, 23 shtator Azem Morina nuk ka arritur tė shkojė nė punė tė martėn. Ėshtė nisur rreth orės 6: 00 tė mėngjesit nga shtėpia e tij nė Gllarevė, por nuk ka mbėrritur nė Klinė, aty ku drejton njė biznes tė madh Gllareva, nė kuadėr tė sė cilės ėshtė edhe hoteli dhe marketi Nora nė Klinė. Burime tė Kohės Ditore brenda Policisė sė Kosovės kanė bėrė me dije se biznesmeni ėshtė zhdukur pak minuta pas nisjes nga shtėpia.
Disa minuta pasi ėshtė nisur me njė veturė tė tipit Renault, Morina dyshohet se ėshtė rrėmbyer, ka thėnė njė burim i gazetės.
Sipas kėtyre burimeve vetura e 75-vjeēarit ėshtė gjetur nė lagjen e quajtur Krivoq jo larg nga shtėpia e tij, pak metra pa dalė nė magjistralen Prishtinė-Pejė.
Ai (Azem Morina) dyshohet se ėshtė rrėmbyer, pasi qė dy orė pas zhdukjes sė tij, rreth orės 8:00 tė mėngjesit e ka thirrur tė birin e tij nė telefon dhe i ka treguar shkurt se ėshtė rrėmbyer, ka thėnė burimi.
Vetura, me tė cilėn po udhėtonte Azem Morina ėshtė gjetur. Nė tė ėshtė gjetur edhe njė setėr qė dyshohet tė jetė e tij. Vetura ėshtė dėrguar pėr ekzaminim dhe priten rezultatet shpejt, ka saktėsuar burimi, sipas tė cilit, kjo veturė ishte pak e dėmtuar nė njėrėn anė qė shton dyshimin se mund ti jetė bllokuar rruga.
Burime brenda policisė kanė thėnė se deri tash nuk ka ndonjė pistė tė qartė, por besohet se ai ėshtė kidnapuar pėr pėrfitime materiale, pasi qė ėshtė biznesmen i suksesshėm.
Hetimet janė nė progres. Jemi nė njė fazė kritike. Policia po punon intensivisht me tė gjitha kapacitetet e nevojshme pėr ta zbardhur rastin, ka thėnė burimi.
Policia ndėrkohė pėr dy ditė rresht nuk e ka pohuar e as mohuar zhdukjen e kėtij personi. Ne nuk e pohojnė e as mohojmė kėtė, ka thėnė Baki Kelani, zėdhėnės i Policisė sė Kosovės.
I kontaktuar nga Koha Ditore, djali i biznesmenit tė zhdukur, Bujar Morina, nuk ka dashur tė fliste, duke kėrkuar mirėkuptim pėr kėtė.
Burime tė gazetės, ndėrkaq, thonė se zhdukja e Azem Morinės ėshtė kuptuar pasi qė njė person ishte marrė vesh me tė pėr tia nisur punės nė firmėn e Morinės nė Gllarevė.
Njė ditė mė herėt ai ėshtė marrė vesh pėr punėsim. Derisa tė martėn ėshtė nisur pėr tė shkuar nė punė e ka gjetur veturėn nė rrugė. Ai ka njoftuar familjen pėr kėtė, ndėrkaq familja e tij ka njoftuar policinė, ka thėnė ky burim.
Sipas kėtyre burimeve, pasi qė vetura ėshtė gjetur dhe nuk ka pasur qasje nė telefon rasti ėshtė raportuar nėn dyshimin pėr rrėmbim. Morina ėshtė njėri ndėr biznesmenėt mė tė mėdhenj nė Komunėn e Klinės dhe me gjerė dhe posedon kapital tė madh. Ai nė firmėn e tij ka tė punėsuar rreth 350 punėtorė dhe ka qarkullim tė madh vjetor. Kjo ka bėrė qė pista e parė e dyshimeve dhe fokusimi i hetimeve tė jetė rrėmbimi me qėllim pėrfitimi material./KOHA/
Krijoni Kontakt