Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    EAGLE warrior Maska e MafiaWarz
    Anëtarësuar
    12-05-2010
    Postime
    1,787

    Një shesh në Romë për nder të Nënë Terezës

    Një shesh në Romë për nder të Nënë Terezës

    Kryebashkiaku i Romës, Gianni Alemanno ka deklaruara se së shpejti do ta emërtojë një shesh të Romës me emrin e Nënë Terezës në 100 vjetorin e lindjes së saj. Ai tha se përfaqësues të komuniteti shqiptar i kanë bërë këtë kërkesë dhe tani po shqyrton me hollësi detajet për plotësimin e saj.

    “Një shesh kushtuar Nënë Terezës është për Romën një dhuratë që na nxit të jemi të ndjeshëm ndaj problemeve sociale”, tha Alemano.

    Lajmi u publikua gjatë ceremonisë solemne që u zhvillua në kryeqytetin italian në nder të nobelistes shqiptare. Në takim ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve italiane dhe shqiptare, autoritete të larta të kishës katolike, kardinalë, drejtues të lartë, kishtar dhe bashkëpunëtorë të Nënë Terezës e cila kishte një lidhje të fortë me Romën. Ajo u shpall qytetare nderi e kryeqytetit italian në vitin 1996. /Telegrafi/

  2. #2
    Eshte me e pakta qe meriton nderi i Nen Terezes.Dhe ne si shqiptar na vjen mire per kte lajm.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    nja dy-tre vjet me pare Kryebashkiaku i Romes kishte hedhur idene e vendosjes se monumentit duke e quajtur Nena Tereza Vajza e Maqedonise por mbas reagimit se politikes shqiptare ky projekt mbeti ne sirtar.
    "They will not control us, We will be victorious"

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    03-07-2010
    Postime
    342
    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    nja dy-tre vjet me pare Kryebashkiaku i Romes kishte hedhur idene e vendosjes se monumentit duke e quajtur Nena Tereza Vajza e Maqedonise por mbas reagimit se politikes shqiptare ky projekt mbeti ne sirtar.
    Kryebashkiaku ka pasur te drejte, nene tereza me sakt ka qene nga Jugosllavia , ajo asnjehere se ka deshmuar kombesine e vete ,prandaj njerezit hamenden per origjinen e saj ,ndersa poltikanete shqiptare nuk kane te drejte ta hapin gojen dhe te quajne shqiptare nje jugo -maqedone

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar më parë nga sheki51 Lexo Postimin
    Kryebashkiaku ka pasur te drejte, nene tereza me sakt ka qene nga Jugosllavia , ajo asnjehere se ka deshmuar kombesine e vete ,prandaj njerezit hamenden per origjinen e saj ,ndersa poltikanete shqiptare nuk kane te drejte ta hapin gojen dhe te quajne shqiptare nje jugo -maqedone
    Shto ne fund: Une injoranti "sheki51" kaq di!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga sheki51 Lexo Postimin
    Kryebashkiaku ka pasur te drejte, nene tereza me sakt ka qene nga Jugosllavia , ajo asnjehere se ka deshmuar kombesine e vete ,prandaj njerezit hamenden per origjinen e saj ,ndersa poltikanete shqiptare nuk kane te drejte ta hapin gojen dhe te quajne shqiptare nje jugo -maqedone
    Po te gjith ishume ne ate jugosllavi o bylbyl,por me komb ajo ishte shqipetare se qke me te.
    Roli i saj nuk ka qen te merr daullen dhe ti bie deri sa ti ta kuptosh se ajo ka qen shqipetare,sigurisht qe armiqet tan jo vetem me nen terezen por edhe ftyra tjera eminente jan mundu ti pervetesoin.
    Ajo ka deklarua se eshte nen e te gjithve,pra emisioni i saj ka qen bamirisi e jo ndasi dhe mu kjo e ka ber te fameshme kapirash tani

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga sheki51 Lexo Postimin
    Kryebashkiaku ka pasur te drejte, nene tereza me sakt ka qene nga Jugosllavia , ajo asnjehere se ka deshmuar kombesine e vete ,prandaj njerezit hamenden per origjinen e saj ,ndersa poltikanete shqiptare nuk kane te drejte ta hapin gojen dhe te quajne shqiptare nje jugo -maqedone
    Mire Nene Tereza ishte maqedonase. Po ti ca i thua vetes? Se nuk besoj te kesh lindur ne Shqiperi.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •