Me kohen, pjesmarrja ne forum rritet, detyrimisht rritet edhe numri i temave dhe postimeve qe behen perdite. Stafi i forumit eshte i vogel ne numer dhe nuk mund ti lexoje e moderoje te gjitha postimet qe behen cdo sekonde e minute ne forum. Pa harruar qe moderatoret jane vullnetare dhe futen ne forum vetem kur ka kohe te lire.
Keshtu qe nese jeni te shqetesuar per cilesine e diskutimeve ne forum, kur lexoni tema apo postime te pahijshme, ju si anetare te forumit duhet ti raportoni A klikuar ate

qe del poshte emrit te cdo postimi qe anetaret bejne ne forum. Raportimi juaj ben qe nje email tu dergohet automatikisht moderatoreve te atij forumi, supermoderatoreve dhe administratoreve. Personi qe do te jete ne linje do te shqyrtoje shqetesimin tuaj e do te nderhyje atje ku duhet. Kjo eshte nje ndihme e madhe qe anetaret e forumit japin per moderimin e forumit dhe mbajtjen e diskutimeve ne shina.
Tani ka edhe nje keqkuptim qe ndodh shpesh ne te tilla raste. Ka anetare te forumit qe e kane te veshtire te diskutojne/lexojne me anetare qe mendojne ndryshe nga ata, apo nuk kane kulturen e botekuptimin e tyre. Kjo ben qe shume nga keta anetare te stepen kur hyjne ne forum dhe perballen me mendime te qindra anetareve te moshave, botekuptimeve, kulturave nga me te ndryshmet. Forumi shqiptar eshte i hapur per te gjithe, dhe une ketyre njerezve u them: mos u stepni ne te tilla raste, por merrni pjese ne forum duke dhene mendimin tuaj ne keto tema. Ashtu pa vetedije, mendimi dhe shembulli juaj ne forum, eshte nje kontribut i jashtezakonshem per emancipimin e atyre anetareve te tjere qe nuk e gezojne ate kulture, dhe nuk kane ku ta gjejne ate kulture ne zonat ku jetojne e punojne. Per kete kategori njerezish, forumi shqiptar eshte nje dritare e madhe informacioni dhe emancipimi.
Albo
Krijoni Kontakt