Interesante eshte qe kete shkrim e gjeta ne nje web te nje forumi, per bashkimin e trojeve shqiptare.Natyreshem deridiku me perputheshin idete dhe mendova ta sjell ne forumin tone, per te diskutuar dhe ne kete sens,pra Fe dhe Shtet Shqiptar.Ka nje perputhje me idene e shkrimeve te mija, pra ketu kemi te perbashket "idene e nevojes per ndryshim."Une ne shkrimet e mija kam kerkuar te arrij ndryshimin, duke u kthyer ne identitetin tone fetar te krishtere dhe kam theksuar qe mund te behemi te gjithe te nje feje te krishtere ndoshta protestanete.Une e kam shpjeguar dhe arsyen per nevojne e ndryshimit te madh, ndersa Profesor Plasari, mjaftohet duke na shpjeguar neprmjet tipologjise te krijimit te shtetit ne vende te ndryshme te europes perendimore dhe lindore ,duke na dhene idene e nevojes te nje shteti qe ne perkatesi eshte shtet i nje populli te krishter.Ai me bagazhin e tij ne histori eshte nga njerezit me te pregatitur ne kete fushe, por dhe perse jo ploteson dhe egon tone per nje figure intelektuale te pa perlyer ne politike.Me idene e tij ai e radhit veten si pasues i figuarve te medha te Elites se Partioteve Shqiptar, si Konica Fishta etj, te cilet dhe ato kane aspiruar te njeten ide. A do te jene dhe antaret e forumit tone mebshtetes te kesaj ideje, apo aspirate te patrioteve tane?Me kenaqesi pres te shohe komentet tuaja. Anesti
FE DHE SHTET SHQIPTAR
Nė Perandorinė osmane, e cila nga fundi i Mesjetės europiane pėrfshinte popujt ballkanikė tė Europės, nisur prej shekullit XVIII u pėrēua parimi i "nacionalitetit"....
Nga AUREL PLASARI
Nė emėr tė njė parimi tė kėtillė grupe tė ndryshme njerėzore, tė bashkuara prej njė bashkėsie territori, gjuhe, traditash dhe synimesh, do tė luftonin pėr tė themeluar shtetet politike pėrmes tė ashtuquajturave "lėvizje kombėtare".
Nė Perandorinė osmane, e cila nga fundi i Mesjetės europiane pėrfshinte popujt ballkanikė tė Europės, nisur prej shekullit XVIII u pėrēua parimi i "nacionalitetit". Nė emėr tė njė parimi tė kėtillė grupe tė ndryshme njerėzore, tė bashkuara prej njė bashkėsie territori, gjuhe, traditash dhe synimesh, do tė luftonin pėr tė themeluar shtetet politike pėrmes tė ashtuquajturave "lėvizje kombėtare". Mbėshtetja qė iu dha kėtyre lėvizjeve prej kancelerive apo armatave tė Fuqive tė Mėdha europiane, u lejoi popujve ballkanikė tė themelonin shtetet e tyre. Me radhė, njė Serbi, njė Greqi, njė Rumani, njė Bullgari, njė Shqipėri e, sė fundi, njė Turqi anadollase, u shfaqėn sė pari si njėsi autonome, dhe nė vijim si shtete tė pavarura. Anėt e "jashtme" qė ēuan nė formime tė tilla janė tė pėrshkruara pėrgjithėsisht e edhe te studiuara nė gjerėsi, ndėrsa "anėt e brendshme" do tė vijojnė tė mbesin ndėr topikėt e trajtuar kalimthi apo tė sapocekur nga specialistėt e Ēėshtjes sė Lindjes. Problemi i modelit tė shtetit adoptuar prej popujve tė ndryshėm ballkanikė nė konceptimin e shteteve tė tyre u ka rėnė ndesh, si nė Ballkan edhe jashtė tij, paragjykimeve, manipulimeve tė historiografive zyrtare, heshtjeve, ndonjėherė edhe tabuve.
Parimet e nacionalizmit llogariten tė prura nė rajonin ballkanik nga "Perėndimi": si refleks i ideve tė Revolucionit francez, nė pėrgjithėsi, apo edhe si pėrkthyerje e ideve nacionaliste gjermane. Franca e Revolucionit do tė akreditonte idenė se "nėnshtetėsit" e tė njėjtit shtet pėrbėjnė njė "nation", d.m.th. njė bashkėsi homogjene tė lidhur prej njė territori, njė gjuhe (ndonėse atė mund ende tė mos e flasin tė gjithė) dhe njė vullneti pėr tė jetuar sė bashku. Kėtė parim, qė do tė quhet tani e mbrapa "parim i kombėsisė", do ta formulojė dhe do ta shpallė Zonja De Staėl (1766-1817), e bija e financierit Necker dhe e shoqja e baronit Staėl-Holstein, ambasador i Suedisė nė Paris, nė veprėn e saj "Mbi Gjermaninė". Nė vetė Gjermaninė ishte Fichte-ja qė do ta rimerrte kėtė nocion ("Fjalim kombit gjerman", 1808) kur ende nuk kishte shtet gjerman. Pėr Fichte-n gjuha dhe bashkėsia kulturore ishin njė e dhėnė, ndėrsa shteti dhe territori njė ideal pėr t'u realizuar. Kėshtu francezėt e Zonjės de Staėl zunė tė besonin te shteti-komb: ishte shteti qė krijonte kombin. Ndėrsa gjermanėt e Fichte-s ngulmonin te kombi-shtet: ishte kombi paraekzistues qė duhet tė krijonte shtetin.
Duke pėrfituar prej kontingjencave tė krijuara nga Revolucioni frėng dhe luftėrat perandorake tė Napoleonit, si dhe duke u ushqyer nga aspiratat e popujve pėr liri, nė emėr tė kėtij parimi tė ri u luftua dhe u pėrmbys Europa politike e traktateve tė 1815-s: u bė bashkimi i Italisė, ai i Gjermanisė etj., si dhe filluan tė lėviznin popujt e Europės qendrore dhe lindore, posaēėrisht ata tė Ballkanit. Nė Europėn qendrore dhe lindore njė orvatje pėr tė krijuar shtetin ą la franēaise, d.m.th. brenda kufijsh historikė, me njė gjuhė tė vetme tė njohur, pavarėsisht ndryshimeve reale mes popullsish, e pėrfaqėson Revolucioni hungarez i 1848-s. Mbas dėshtimit tė tij, mėsimi qė u nxor pėr tė ardhmen ishte: shteti-komb i llojit francez, duke e shpėrfillur identitetin etnik, vuhej si shtypje nga ana e grupeve njerėzore qė, prej faktit tė zhvillimit tė vet historik, tė mos kenė identitet tjetėr veē atij dhe mbas tij tė jenė tė lidhur fort. Kudo gjetiu, madje dhe nė vetė Hungarinė mbas kėtij dėshtimi, erdhi e u imponua njė tjetėr konceptim: ai i kombit-shtet.
Nė ndryshim prej grupimeve njerėzore tė ndryshme, nganjėherė tė quajtura gjithashtu "kombe", qė ekzistonin para shek. XIX, tipari dallues i kombit modern bėhet tė qenėt njė "tėrėsi njerėzish pėrjashtuese", d.m.th. ku nuk pranohet pėrkatėsi dyfishe: tėrėsi qė ka ose aspiron tė ketė pėr kėtė tė gjitha atributet e gjykuara tė nevojshme: njė emėr, njė gjuhė dhe njė kulturė, njė histori (gjithsesi) tė lavdishme, njė territor tė pėrcaktuar qartė, njė popullsi homogjene, si dhe njė shtet tė ngritur mbi tė gjitha kėto. Po qe fjala pėr njė komb tė traditės sė krishterė ortodokse, ai duhet tė ketė edhe Kishėn e vet. Ky ideal, pra ai i kombit-shtet: pėr ēdo popull njė shtet i pavarur, me njė territor tė saktėsuar me kufij, pranohet si i vetėkuptueshėm gjatė gjithė shek. XIX, si nga ana e vendeve tė interesuara ballkanike, ashtu dhe nga ana e opinionit liberal europian.
Realiteti i fakteve historike dėfton se idetė e ardhura nga "Perėndimi" u zbatuan nė rajonin tonė mbi realitete aq specifike, tė panjohura pėr mjediset ku vetė idetė qenė lindur, sa tė prodhonin rezultate qė jo rrallė tė dukeshin tė pakuptueshme pėr vetė autorėt e ideve nė fjalė. Ndėr kėto realitete qė i quajta "specifike" marrėdhėniet shtet/religjion ngrenė padyshim njė peshė mjaft tė ndjeshme, duke qenė pikėrisht Ballkani njė zonė ku tradicionalisht, pėr thuajse njė mijėvjeēar e gjysmė, shteti dhe religjioni patėn marrėdhėnie mirėfilli specifike.
Prej Mesjetės sė vonėt Ballkani na shfaqet si njė zonė ballafaqimi mes Perėndimit dhe Lindjes, dhe anasjelltas, gjithēka mes herezie dhe skizmash fetarė. Nė vijim tė ndarjes, kėto dy gjysmėzona do tė ndienin drejtpėrsėdrejti pasojat e ndikimeve tė pėrkundėrta tė "Dy Kishave": tė sė vjetrės e tė sė resė, tė zhvendosura mes kufijsh tekanjozė. Lufta ndėrmjet ikonklastėve dhe ikonolatėve, pėr shembull (730-843), i largoi edhe mė tepėr tė dy Kishat mes tyre, duke e vėnė drejtpėrsėdrejti Romėn kundėr Kostandinopojės, e anasjelltas. Njė kundėrvėnie e kėtillė erdhi duke u theksuar nė skizmėn pėrfundimtare tė 1054. Formuluar nė vija tė trasha, kjo na del si njė kundėrvėnie mes dy botėsh: njėrės "perėndimore" (quajtur gabim "romane" dhe njėrės gjthnjė e mė tepėr "kostandinopojase" (e njohur nė vijim jo mė pak gabim si "bizantine"). Mund ta gjejmė dėshminė, ndėr dokumentet e kohės, nė tė famshmen "Kronikė tė Moresė".
Por, pėrtej kundėrvėniesh tė tilla, ėshtė e rėndėsishme tė vihet nė dukje se ajo ēka gjatė Mesjetės i vinte nė tė kundėrt Romėn dhe Kostandinopojėn nuk qe aq shumė ēėshtja e epėrsisė sė njė pape, porse ajo e marrėdhėnies mes Kishės dhe pushtetit shekullar. Nė Romė mbizotėronte gjithnjė e mė shumė parimi simbas tė cilit Kisha duhej tė qe e pavarur nga pushteti shekullar, parim i bėrė funksional me reformėn e Gregorit VII qė e shpinte pėrfundimisht Shtetin nė udhėn e laicizimit. Ndėrsa pėr Kostandinopojėn, pushteti shekullar dhe pushteti fetar ndėrkėmbeheshin, perandori duke mundur (e duke iu dashur) tė luante njė rol thelbėsor nė ēėshtjet kishtare, e anasjelltas.
Prej traditės bizantine Ballkani nuk trashėgoi njė cezaropapizėm, si ai i Perėndimit, dhe as njė teori tė "dy pushteteve". Nė njė letėr tė famshme, Patriarku i Kostandinopojės, Antoni, i shtjellonte Basilit I, kryedukė tė Rusisė, parimet themelore mbi tė cilat mbėshtetej doktrina e universalitetit tė Perandorisė bizantine, duke shkruar ndėr tė tjera: "Dhe nuk ėshtė mirė biri im, kur thua se kemi njė Kishė, por jo njė perandor. Nuk ėshtė e mundur qė tė Krishterėt tė kenė njė Kishė e tė mos kenė njė perandori. Kishė dhe perandori janė ngushtėsisht bashkė [e formojnė] njė bashkėsi dhe nuk ėshtė e mundur qė tė ndahen njėra prej tjetrės". Marrėdhėniet mes Shtetit dhe Kishės, pra, rregulloheshin simbas bashkėsish interesash, duke krijuar madje dhe njė "model" tė tyrin pėr njė seri shtetesh nė formim nė Europėn juglindore simbas njė tradite tė tillė bizantine. Njė model i kėtillė ka mbetur, e ka shumė mundėsi tė mbesė ende i vlefshėm, edhe se nėn trajtė jo gjithnjė tė hulumtueshme lehtė pėr ata qė i thėrrasim "perėndimorė".
Shqiptarėt, jo rastėsisht, qenė tė fundit nė rajon qė krijuan njė shtet tė tyrin. Ata kishin pranuar Islamin nė shumicė, pėrveē dy bashkėsish tė mbetura tė krishtera: njėra katolike dhe tjetra ortodokse. Mirėpo, nė ndryshim prej popujve tė tjerė ballkanikė, ata shfaqeshin sė paku prej shek. XIX si njė popull shumė mė i ndėrgjegjshėm pėr identitetin kombėtar sesa pėr pėrkatėsinė fetare. Njė frymė tolerimi qe zhvilluar mes tyre, e tillė qė tė huajt, udhėtarė ose diplomatė, ia delnin me vėshtirėsi t'i dallonin tė krishterėt prej muslimanėve.
Lordi Byron, gjatė udhėtimit tė tij nė Orient, pati dy pėrēues shqiptarė: njėrin musliman dhe tjetrin tė krishterė ortodoks, qė e shoqėruan nė aventurat e tij nė Shqipėrinė e Jugut dhe nė Greqi deri nė vdekjen e tij. Nė njė shėnim pėr strofėn XXXIII tė Kėngės II tė Child Harold-it ai shkruan pėr ta se nuk i dallonte dot cili qe bestari i Muhametit dhe cili dishepulli i Krishtit. (Ndoshta pėr njė trill tė fatit, edhe Montanelli djalosh, nė udhėtimin e tij nėpėr Shqipėri si gazetar fashist i viteve '30, tregon se e shoqėronin dy pėrēues tė quajtur pikėrisht Kristo dhe Muhamet.) Nga na e tij Lordi Hobhause, qė nuk ishte poet si miku i tij Byron, bėnte kujdes tė shėnonte nė Journey-n e tij se, mes popullsive tė ndryshme tė Perandorisė osmane, vetėm shqiptarėt kishin ndjenjėn e kombėsisė. Po t'i pyesėsh kėto popullsi se ēfarė janė, shkruante ai, do tė pėrgjigjen "we are Turks" ose "we are Christians", ndėrsa njė njeri i kėtyre viseve pėrgjigjet "I am Albanian". Pak-a-shumė tė njėjtin dallim ndaj popullsive tė tjera zbulonte Aubaret-i, pėrfaqėsues i Francės pranė Komisionit tė Rumelisė lindore, nė raportin e tij pėr Komisionin mė 13 gusht 1880. Shqiptarėt ishin, simbas tij, para sė gjithash shqiptarė, dhe vetėm mandej katolikė, muslimanė ose ortodoksė. Nė tė njėtėn gjendje e gjeti kėtė popullsi, nė fazėn e konstituimit tė shtetit tė vet, edhe Miss Edith Durham-i: "The Albanian is always an Albanian. The Moslem Serb and Moslem Bulgar have all sense of nationality swept away by the mighty power of Islam [...]. With the Albanian it is otherwise. He is Albanian first". Po kėtė gjendje konfirmonte pėr shqiptarėt edhe njė specialist i mprehtė i Ēėshtjes sė Orientit, Bareilles-i: "Un fait absolument remarquable et qu' en Orient on doit considérer comme exceptionel, est que ce caracčre [national] a prévalu sur toute autre considération. Alors que chez tous les peuples voisins, l'idée religieuse a presque toujours et pendant longtemps dominé le sentiment national [...], les Albanais sont toujours restés Albanais et ont toujours trčs vif le sentiment de leur solidarité avec leurs compatriotes d'autres cultes".
Njė realitet i tillė faktesh duhet tė ketė qenė rezultat shkaqesh tė shumėfishta: e nevojės sė njė bashkėjetese sociale, e kėrkesės pėr njė mbrojtje kompakte nga trusnia sllave nė Veri dhe nga ajo greke nė Jug, qė shtoheshin me shpėrbėrjen e Perandorisė osmane, por sidomos e normave tė posaēme tė sė drejtės dokesore (zakonore) shqiptare qė i konsolidojnė marrėdhėniet ndėrnjerėzore, vėllazėrimet dhe afrimet shpirtėrore, duke i shtyrė njerėzit tė forcojnė lidhnitė e gjakut dhe tė zbusin kontrastet fetare gjatė marrėdhėnieve tė pėrditshme.
E njėjta situatė erdh e u pasqyrua edhe nė aktet politike qė paraprinė krijimin e shtetit shqiptar. Kėshtu, ngjarja qė thuhet tė ketė shėnuar kulmin e lėvizjes rilindėse shqiptare, Lidhja e Prizrenit, organizohej nėn moton: "Nė Lidhjen tonė nuk ka fe: ne, para sė gjithash, jemi shqiptarė". Nė Memorandumin qė Lidhja i drejtonte Lordit Beaconsfield, kryeministėr dhe pėrfaqėsues i Mbretėreshės sė Anglisė nė Kongresin e Berlinit (1878), nėnvizohej: "Shqipėria nuk mund t'i bashkėngjitet Greqisė; dallime tė thella racore, gjuhėsore, dokesore dhe qytėrimore e bėjnė tė pamundur njė bashkim tė tillė; Shqipėria nuk do ta pranojė kurrė sundimin sllav, ardhtė ai qoftė nga kufijtė e Bullgarisė ose nga ato tė Malit tė Zi; Shqipėria nuk do tė jetė kurrė turke; dhe provė pėr kėtė janė katėr shekuj e mė shumė lufte pėr tė mbajtur tė paprekur karakterin, traditatat dhe fizionominė kombėtare. Feja e saj mund tė ketė ndryshuar pjesėrisht nga ortodoksizmi nė islamizėm ose nga ky nė katolicizėm, por si ortodoksė, si islamikė, si katolikė, shqiptarėt nuk e kanė mohuar kurrė atdheun e tyre". Rreth dhjetė vjet mė vonė shqiptarėt ia pėrsėrisnin tė njėjtėn situatė faktesh edhe Vezirit tė Madh tė Perandorisė: duke kėrkuar nė peticionin e Komitetit tė Reformės Shqiptare qė "feja tė mos ndėrhyjė nė punėt e shtetit".
Besoj se edhe nga kjo paraqitje sintetike bėhet e kuptueshme pėrse njė popull, nė tė tillė kushte organizmimi mė shumė nė njė shoqėri civile se nė njė fetare, nė ndryshim prej popujve tė tjerė tė Perandorisė osmane, u ndodh i detyruar tė optonte pėr njė model tė ri shteti. Duke mos pasur faktikisht njė bazė tė pėrbashkėt fetare mbi tė cilėn tė mbėshteteshin pėr organizimin e tyre nė shtet, shqiptarėve u duhej domosdoshmėrisht t'i mėshonin origjinės sė njėjtė, traditave dhe dokeve tė pėrbashkėta, njėsisė gjuhėsore etj. Kėto elemente mund tė ngjajnė sot krejt romantike, por nė atė kohė pėrkapeshin si elemente parėsore tė kombėsisė dhe, madje, si tė vetmit mund tė funksionimin brendapėrbrenda jetės politike shqiptare si shtytės pėrcaktues drejt njė njėsimi kombėtar.
Nė fillim tė shek. XX njėri nga ideuesit e shtetit tė shqiptarėve, si dhe themelues i ndėrgjegjes sė tyre kombėtare, Faik Konica dallohet tė ketė pasur vizione ndoshta mė tė qarta mbi tipologjinė e modelit tė shteteve nė formim e sipėr nė Ballkanin gjatė periudhės sė fundit tė Perandorisė osmane. Duke bėrė revistėn e shtypit tė huaj mbi Shqipėrinė tek "Albania" e tij vitit 1903/4, nė rubrikėn "Shėnime politike" ai veēanonte fjalinė e gazetės "Temps" si vijon: "Tė bėsh reforma nė Turqi do tė thotė tė shndėrrosh njė shtet fetar nė njė shtet laik". Mė tej ai e shtjellon vetė kėtė topik. "Turqia ėshtė njė teokraci, - shkruan ai. - Feja muslimane ėshtė fe e shtetit. Tėrė jeta politike, shoqėrore dhe intelektuale e Perandorisė u ėshtė nėnshtruar parimeve tė kėsaj feje, ndėrsa tėrė funksionimi i qeverisė aspiron tė sigurojė triumfin e saj. Nė rrethana tė kėtilla tė kėrkosh reforma qė kanė pėr qėllimi pėrfundimtar zėvendėsimin e njė shoqėrie fetare me njė shoqėri civile, do tė ishte njė punė mjaft e rėndė nė Turqi". Ēfarė ngre peshė mė shumė, Konica konstaton se teokracia ekzitonte edhe nė mjedise tė tjera ballkanike. "Edhe popuj tė tjerė tė perandorisė osmane, - vijon ai, - si pėr shembull bullgarėt, kanė njė konceptim identik. Ėshtė vėnė re se tė ashtuquajturit "maqedonė", tė cilėt kėrkojnė tė drejta e reforma, kėto nuk i kėrkojnė as si "viktima" dhe as si "tė shtypur", por si "tė krishterė". Edhe bullgarėt u ngritėn nė kryengritje si "tė krishterė", por jo pėr shtak tė shkeljes sė tė drejtave njerėzore. Kemi tė bėjmė pra me kėrkesėn pėr zėvendėsimin e njė supremacie fetare me njė tjetėr". Nė fund tė "shėnimeve" tė tij Konica vėren: "I vetmi element pėrparimtar nė Perandorinė osmanė ėshtė aspekti kombėtar shqiptar [ ] Ne shqiptarėt i respektojmė tė gjitha besimet fetare, por ato i konsiderojmė si ēėshtje tė ndėrgjegje [ ] Edhe redaksia, ku ka anėtarė me fe tė ndryshme dhe jofetarė, beson se teologjia nuk ka tė bėjė aspak me ēėshtjen tonė, kėtu non est hic locus".Po tek Albania e 1909-s, nėn syzėn "Rreziku i afėrm i shqiptarėve muhamedanė" formulonte shkrimin me titull "Njė lajmėrim i shkurtėr muhamedanėve". Duke i paralajmėruar ata pėr krijimin e mundshėm tė njė shteti shqiptar, me njė fryme tė hapur civile ai u bėnte thirrje bashkatdhetarėve tė tij tė paraqiteshin pėrpara Europės si njė komb i njėsuar. Me stilin e vet tė prerė, i pėrmblidhte kėshtu porositė e veta: "1) Osmanllinjtė nė pakė vjet do tė dėbohen nga Evropa; 2) Shqipėria, e pabashkuar dhe e paqytetėruar, e mbetur nga faji i saj pa miq tė fortė pėrjashta, do tė ndahet; 3) Shqiptarėt muhamedanė do tė dėbohen duke humbur mallin dhe kamjen; 4) Osmanllinjtė nuk do t'i qasin n'Anadoll shqiptarėt e dėbuar; 5) Nė mos idealismi, tė paktėn buka dhe detyra qė kini te fėmija juaj ju shtrėngon tė bėni nga dy gjėra njėrėn: a tė ktheheni te feja e stėrgjyshėrve t'uaj, a tė mbeteni muhamedanė, por duke u lidhur me aqe vėrtetėsi dhe zemrė me tė krishterėt nga gjaku juaj, sa t'i jepni kombit t'uaj njė karakter gjysmė tė krishterė". Dhe, nė atė shkrim, i argumentonte pohimet e veta. Sado qė shkrimi pėrfundonte me kėshillėn: "Mejtohuni pėr kėto qė ju thom, se s'janė pėrralla".
Vizioni i qartė i Konicės mbi kėtė tipologji tė modelit tė shtetit spikat edhe nė njė mesazh tė tijin tė 4 dhjetorit 1912. Ndėrsa nė Vlorė ish-deputeti i Parlamentit turk Ismail bej Qemali shpallte pavarėsinė e Shqipėrisė dhe organizonte njė qeveri tė parė (tė pėrkohshme) tė shtetit shqiptar, nė emėr tė Federatės tė shqiptarėve tė Amerikės Konica, si leader i kėsaj federate, shkruante: "Federata Pan-shqiptare e Amerikės "Vatra" i dėrgon urime tė nxehta ngjarjes sė do tė mbetet e kujtueshme. Lutemi, me kėtė rast, tė mos e bėni Shqipėrinė njė shtet orientale si Khiva, Bukharaja, Afganistani, Tunisia etj. Mbani pėr ideal njė Shqipėri si Norvegjia, Danimarka, Hollanda, Belgjika. Prandaj duam mė mirė njė princ prej njė familjeje mbretėrore europiane i cili tė na lidhė me traditat oksidentale". Pati qenė njė mesazh mjaft i diskutuar prej tė parėve politikanė tė shtetit shqiptar mbledhur nė atė moment historik nė Kuvendin e Vlorės; mandej ky mesazh u injorua ose u mbajt nė heshtje. Do tė mjaftonte tė vihej re se, nė pėrmbledhjet me dokumente tė botuara gjatė periudhės sė diktaturės mbi pavarėsinė e Shqipėrisė ose veprimtarinė e Qeverisė Qemali, ky mesazh ėshtė pėrjashtuar me kėmbėngulje.
Deklarata tė ngjashme bėheshin nė fazėn e kirijimit tė shtetit shqiptar prej njė numri tė ndjeshėm mendimtarėsh tė pėrfshirė nė procesin e krijimshtetit, duke filluar prej vetė Qemalit me atė ēfarė ai shkruante nė "Ditarin" e tij. Njė shqetėsim i tillė regjistrohet posaēėrisht nė shkrime tė asaj kohe tė Konicės tek "Albania" e tij, tė Lumo Skėndos (Mit'hat Frashėrit) te "Lirija" e tij, tė Fishtės te "Hylli i Dritės" i tij etj. Nga Kuvendi franceskan i Shkodrės Fishta, pėr shembull, u dėftonte shqiptarėve dallimet mes njė qytetėrimi dhe njė tjetri, si dhe mes njė kulture dhe njė tjetre. Duke u nisur nga fakti qė kultura ėshtė produkt i shpirtit njerėzor, ai dėftonte se si kėto dallime nuk mund tė burojnė veēse prej ndryshimeve qė ekzistojnė nė mendėsitė e popujve tė ndryshėm. Ai saktėsonte konkretisht dallimet mes sistemit kulturor "aziatik" dhe kulturės europiane. Nė artikullin me titull sugjestionues "Kur do t'bashkohen shqyptarėt", shkruar tetėdhjetė e ca vjet mė parė, e pėrcaktonte kushtin kėshtu: "Shqyptarėt kanė me u bashkue [ ] kur shumica e tyne t'mendojė e t'veprojė mbas parimeve t'nji kulturės s'vetme. Pėrndryshe kurrė s'ka me mujtė me u vėrtetue nji bashkim kombtar ndėrmjet shqyptarėve. Sot nuk asht besimi qi dan zemrat e njerzve m'shekull [nė botė, A.P.], por asht kultura e ndryshme qi nuk i len me u bashkue". Sikurse shihet, njė hap mjaft pėrpara Konicės sa takon skajimin e problemit prej kontrastit fetar, te kontrasti kulturor. "Prandej, - vijonte Fishta, - t'gjithė njatą qi e kanė me detyrė, si dhe ata qi ia kanė vue vedit me detyrė me organizue jetėn shoqnore e t'qytetnueme n'Shqypniė, per n'daēin pernjimend bashkimin e kombit shqyptar, pa t'cillin bashkim nuk mund t'perbahet kurrė nji shtet i qytetnuem, ma s'parit t'caktojnė se mbas t'cillės kulturė duen me e organizue kombin shqyptar, e mbasandej me ligjė, me punė e me kohė tė mundohen me i ba shqyptarėt qi t'mendojnė e t'veprojnė mbas parimesh t'asaj kulture, tue mbajtė parasysh entologiėn, psikologiėn e ndijesitė besimtare t'tyne".
"Vis intima creatrix" e quante mė 1914 procesin e krijimit tė shtetit tė tyre prej shqiptarėve Eugenio Vaina de Pava, njė nga dėshmitarėt e kėtij procesi. Duhet tė ketė qenė vėrtet njė "vix" pėr nga vėshtirėsitė qė u nxirrte ai krijuesve tė tij. Thuajse nė tė gjitha rastet e destabilizimit tė shtetit shqiptar, po tė analizohen mirė, shkaqet mund t'i atribuohen jo aq ndonjė "paaftėsie tė lindur tė popullit shqiptar" apo ndonjė "mangėsie nė traditat shtetėrore", sesa brishtėsisė inherente tė modelit tė zgjedhur: lėvizja rebele anti-Wied nėn flamurin turk e fanatikėve islamikė tė Shqipėrisė sė mesme; aventura ortodokse me grusht shteti e "Qeverisė Provizore tė Vorioepirit" kryesuar nga Kristaq Zografosi, ish-ministėr i Punėve tė Jashtme i Greqisė etj. Pikėrisht nė njė sfond tė tillė spikat nė historinė e shtetit shqiptar rėndėsia e Kongresit tė Lushnjės, mė 1920. Ndėrsa nė Paris zhvillohej Konferenca e Paqes, shtetarėt shqiptarėt morėn nė duart e veta fatin e shtetit tė tyre: prej kongresit ky "fat" iu besua njė "kėshilli tė naltė mėkambsie" pėrbėrė prej katėr pėrsonalitetesh qė pėrfaqėsonin tė katra bashkėsitė mė tė mėdha fetare qė zotėronin nė vend: tė muslimanėve, tė krishterėve ortodoksė, tė krishterėve katolikė, tė bektashinjve. Njė akt i tillė vuloste simbolikisht modelin e shtetit tė adoptuar nga shqiptarėt.
Sa i pėrket brishtėsisė sė kėtij modeli dhe njė potenciali tė tij pėr mosstabilitet, kemi tė drejtė tė pyesim se cili popull vallė ia ka dalė ta mbėrrijė konsolidimin e shtetit tė vet nė mėnyrė tė lehtė? Mos qenė vallė mė "stabėl" se shqiptarėt, ndaj shteteve tė tyre, serbė, grekė, bullgarė etj., qė patėn zgjedhur modelin e vjetėr pėr ta me traditė tė gjatė historike? Konstituimi i njė shteti mbėrrihet nėpėrmjet shkatėrrimit tė interesave tė veēantė nė kontrast njėri me tjetrin, nėpėrmjet kufizimit tė lirive individuale dhe anarkike, nėpėrmjet njė shkrirjeje tė ndėrgjegjeve nė njė ndėrgjegje kolektive etj. - tė gjitha procese afatgjata. Shqiptarėt nuk mund tė bėnin pėrjashtim nga ky rregull, me gjasė, universal. Nė teorine e shtetizmit shteti trajtohet edhe si njė "krijim i mirėfilltė". Kjo do tė thotė qė njė popull tė shfaqet i aftė pėr tė krijuar njė shtet nė masėn nė tė cilėn ai di ta pėrfytyrojė atė. Nėse ēdo popull ka pasur njė kufi nė evoluimin e vet shtetėror, ky ka qenė pikėrisht kufiri qė ia imponon fantazisė sė tij historia e vet. Falė ndoshta kėtij anticipimi tė mendjemprehtėsisė sė tyre shtetiste, asaj "vis intima creatrix" tė tyre, shqiptarėt sfiduan dhe vijojnė tė sfidojnė veten e vet dhe fqinjėt e tyre nė Ballkan me modelin e shtetit tė zgjedhur.
Krijoni Kontakt