Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Tiranë, tunel për të grabitur bankën

    Ka dështuar tentativa për të grabitur një bankë në kryeqytetin shqiptar.

    Nga Express më 22.09.2010 në ora 16:41
    Policia arrestoi dy persona, te cilet ishin duke punuar per hapjen e nje tuneli i cili te conte direkt ne arkiven e bankes Intesa San Paolo, prane pallateve 9-katëshe.

    Grabitësit kishin marre me qira një dyqan, i cili ndodhet pikërisht mbi tavanin e arkives se bankës dhe brenda kishin te gjithë mjetet metalprerëse per ta hapur tavanin metalik.

    Autorët kishin deklaruar se do hapnin nje biznes në dyqan te cilit prej pese muajsh nuk po i vendosnin nje emer. Ne fakt ngjitur me nje studio ligjore dhe nje lokal, ne kete dyqan nuk po ndodhte asgjë tjeter pervece po zbatoheshin plane per te grabitur nje banke. Ne fakt nuk do te duhej shume pune per te mbërritur ne kasafortën e parave te bankes, pasi dyshemeja e dyqanit përkonte pikërisht me tavanin e arkivës se bankes, e cila do te sherbente per t’u futur brenda.

    Nuk dihet ende se si 50-vjecari Tahir Belegu dhe bashkëpunëtori i tij Taulant Troplini e kane siguruar harten e rezervuar ne bankes Intesa San Paolo, por ata ishin te sakte ne punen qe po benin.

    Drejtori i policise se Tiranes hodhi drite mbi operacionin e koduar “Urithi”.

    “Pas një hetimi njëmujor i realizuar me metodat speciale të hetimi, u arrit kapja në flagrancë e tyre gjatë momenteve të kryerjes së punimeve për hapjen e tunelit, i cili ishte i hapur në atë masë dhe kishte kontakt vizual me ambientet e bankës. Në bashkëpunim me Shërbimin e Ruajtjes dhe Sigurisë Fizike të bankës, u bë e mundur ndjekja e infomacionit dhe finalizimi për kapjen e tyre”, tha drejtori Tonin Vocaj.

    Brenda ambienteve ekspertet sekuestruar materiale te shumta te papërdorura per hapjen e tunelit, sikurse doreza per te mos lene gjurme, kamera me fibra optike, video regjistruese, radio komunikimi, pajisje oksigjeni per prerje metale dhe vegla te tjera pune sikurse bateri me energji elektrike dhe mjete gome per te mos krijuar zhurma. Por nje nder deshmitaret Ana Bulku , pohon te kete degjuar zhurma kohet e fundit.

    Prokuroria dhe policia kane dyshime se dy te arrestuarit kane edhe bashkëpunëtorë te tjere identifikimi i te cilëve shpresohet te kryhet sa me shpejt.

    Nga ana e tij drejtori i policisë nuk dha asnjë te dhene nese behet fjale per ndonje grup grabitësish. ajo qe dihet qe dy te arrestuarit janë me precedente penale per droge dhe grabitje. /tch/
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    "Paaa sa te mençur!!!Shkenca shqiptare po perparon...,keshtu si ia kemi nisur,duke gerrmuar
    do dalim nje dite ne Alaske"....

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Eh fukaralleku con medoemeos ne rritje te kriminalitetit.
    Shto dhe qe shteti shqiptar nuk funksionon behet hapsire per krim.
    Dolem ne vend te dyte ne bote per perleshjen e te rinjve me thika.
    Ske ci thua kemi Saline ne krye fanarin e demokracise
    Albania Uber Alles

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,764
    Emri i operacionit eshte i bukur "Urithi"!
    Edhe hajdutet,kishin pese muaj qe nuk gjenin nje emer per bisnesin e tyre.......

  5. #5
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    *Uritha* sypatrembur
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  6. #6
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    E kishin gjet emrin e lokalit por nuk paten kohe ta vendosin.

    "Kalimashi express" quhej

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Shnoshe tjera here,Ndoshat pergaditen me mir.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Archicad
    Anëtarësuar
    31-03-2008
    Vendndodhja
    Ne boten tridimensionale
    Postime
    283
    Kane hap pllaken per te vendose instalimet e kanalizmit per nje WC, dhe kane ra ne trezorin e bankes. Betohen se se kane pase idene se lundrojne permbi para. Ide per avokatet mbrojtes qe do ti angazhojne.

  9. #9
    paskan qene palla fare, 5 muaj me bo i tunel? diletanta!

    Drejtori i policise se Tiranes hodhi drite mbi operacionin e koduar “Urithi”.

  10. #10
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    ata kane me hap tunel nga burgu tani.
    le ta gezojne 10 vjeteshin. paret tona nuk vidhen me aq lehte ne shqiperi.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •