Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 36
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Loti-99
    Anëtarësuar
    21-11-2009
    Postime
    216

    Zëvendëspresidenti Joseph Biden: Hashim Thaçi është George Washingtoni i Kosovës





    Zëvendëspresidenti Joseph Biden: Hashim Thaçi është George Washingtoni i Kosovës


    Prishtinë, 21 korrik 2010


    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është pritur sot në Shtëpinë e Bardhë nga zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph Biden.


    Në takim, kryeministri Hashim Thaçi dhe zëvendëspresidenti Joseph Biden kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe rajon, për proceset e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe për përmbushjen e të gjitha standardeve demokratike nga ana e institucioneve të Kosovës.


    Kryeministri Thaçi në fillim shprehu konsideratën dhe mirënjohjen më të lartë për kontributin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë në procesin e çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës, si dhe tani në procesin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe të përparimit të gjithëmbarshëm.


    Kryeministri Thaçi me këtë rast ritheksoi qëndrimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të popullit të Kosovës për raporte të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


    Në takim me zëvendëspresidentin amerikan Joseph Biden, kryeministri Thaçi ka shprehur bindjen se pas marrjes se vendimit nga ana e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, do të fillojë një valë e re e njohjeve për shtetin e Kosovës, duke dëshmuar kështu se pavarësia e Kosovës ka sjellë më shumë paqe, më shumë stabilitet dhe më shumë zhvillim për gjithë rajonin, - ka theksuar kryeministri Thaçi.


    Nga ana e tij, zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph Biden, shprehu konsideratën e lartë për përkushtimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë, vendosmërinë në luftën e pakompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, për respektimin afirmativ të të drejtave të komuniteteve, dhe të proceseve tjera zhvillimore.


    Në takim, zëvendëspresidenti amerikan, Biden, ka rikonfirmuar qëndrimin e Shteteve të Bashkuara se pavarësia e Kosovës është proces i pakthyeshëm dhe se do të ketë vetëm ecje përpara drejt proceseve integruese dhe të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të të gjitha vendeve të rajonit.


    Zëvendëspresidenti Joseph Biden ka theksuar se Kryeministri Hashim Thaçi është George Washingtoni i Kosovës.


    Zëvendëspresidenti Biden siguroi kryeministrin Thaçi se integriteti territorial i Kosovës mbetet i pacenueshëm dhe se rendi dhe ligji duhet të vendoset në tërë territorin e Kosovës.


    Zëvendëspresidenti Biden theksoi se e ardhmja e Kosovës është e sigurt në NATO dhe Bashkimin Evropian.

  2. #2
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Tash kryeqytetit te Kosoves do t'ia veme emrin THAQI

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-10-2008
    Vendndodhja
    Republic oF Kosovo
    Postime
    1,162
    Zëvendëspresidenti Joseph Biden: Hashim Thaçi është George Washingtoni i Kosovës
    sa per fillim ,...per Besë po.......

  4. #4
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    Biden: Thaçi është George Washingtoni i Kosovës



    Biden: Thaçi është George Washingtoni i Kosovës

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është pritur të mërkurën pasdite nga zëvendëspresidenti amerikan, Joseph Biden. Ky i fundit ka ritheksuar se integriteti territorial i Kosovës mbetet i pacenueshëm, se rendi dhe ligji duhet të vendoset në tërë territorin e Kosovës dhe se e ardhmja Kosovës është në NATO dhe Bashkimin Evropian.


    Në takimin e zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë, kryeministri Thaçi dhe zëvendëspresidenti Biden kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe rajon, për proceset e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe për përmbushjen e të gjitha standardeve demokratike nga ana e institucioneve të Kosovës.

    Kryeministri Thaçi shprehu konsideratën dhe mirënjohjen më të lartë për kontributin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë në procesin e çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës, si dhe tani në procesin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe të përparimit të gjithëmbarshëm.

    Thaçi me këtë rast ritheksoi qëndrimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të popullit të Kosovës për raporte të përhershme miqësore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Në takim me zëvendëspresidentin amerikan Biden, kryeministri Thaçi ka shprehur bindjen se pas marrjes se vendimit nga ana e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, do të fillojë një valë e re e njohjeve për shtetin e Kosovës, duke dëshmuar kështu se pavarësia e Kosovës ka sjellë më shumë paqe, më shumë stabilitet dhe më shumë zhvillim për gjithë rajonin.

    Nga ana e tij, zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës shprehu konsideratën e lartë për përkushtimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë, vendosmërinë në luftën e pakompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, për respektimin afirmativ të të drejtave të komuniteteve, dhe të proceseve tjera zhvillimore.

    Zëvendëspresidenti amerikan ka rikonfirmuar qëndrimin e Shteteve të Bashkuara se pavarësia e Kosovës është proces i pakthyeshëm dhe se do të ketë vetëm ecje përpara drejt proceseve integruese dhe të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të të gjitha vendeve të rajonit.

    Sipas një njoftimi të Zyrës për informim të Qeverisë së Kosovës, zëvendëspresidenti Biden e ka vlerësuar kryeministri Thaçi duke thënë se është George Washingtoni i Kosovës.

    Biden e ka siguruar kryeministrin Thaçi se integriteti territorial i Kosovës mbetet i pacenueshëm dhe se rendi dhe ligji duhet të vendoset në tërë territorin e Kosovës.

    Ai po ashtu ka thënë se e ardhmja e Kosovës është e sigurt në NATO dhe Bashkimin Evropian. /Telegrafi/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-03-2010
    Postime
    60
    New world order-Gjithqka vuloset ne Washington....shpresojme te bie lajme te mira nga atje,e jo lavdata se a eshte G.Washington a cka eshte se tekefundit ska rendesi,kjo "rrahja e krahve",po me duket disi e cuditshme.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga Loti-99 Lexo Postimin
    Zëvendëspresidenti Joseph Biden: Hashim Thaçi është George Washingtoni i Kosovës
    Uashingtoni kerkoi shkeputjen nga Britania e Madhe, nga nena e saj ..... ajo nuk ishte e pushtuar sic eshte rasti i Kosoves nga serbet .....

    Citim Postuar më parë nga Loti-99 Lexo Postimin
    Zëvendëspresidenti Biden theksoi se e ardhmja e Kosovës është e sigurt në NATO dhe Bashkimin Evropian.
    mendoja se do te thonte e ardhmja e Kosoves do te jete me Shqiperine .....
    "They will not control us, We will be victorious"

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Loti-99 Lexo Postimin

    Zëvendëspresidenti Biden siguroi kryeministrin Thaçi se integriteti territorial i Kosovës mbetet i pacenueshëm dhe se rendi dhe ligji duhet të vendoset në tërë territorin e Kosovës.


    Zëvendëspresidenti Biden theksoi se e ardhmja e Kosovës është e sigurt në NATO dhe Bashkimin Evropian.
    mesuesit kjo thanje e Amerikanve spo i pelqejka
    paska prit qe dikush tjeter te na thot bane bashkimin kombetar

    valla mesues me e dit kush ka qen mesuesi i juaj i pare pa ta rreh by.thve me hithi se kisha lan
    qe te paska mesue keshtu ty haaaaaa
    po a keq po te duket qe ka than zevendespresidenti Amerikan a
    po skie faj se na e paten shurdhue by.then tuj than qe Kosove eshte pjes e serbis e jugosllavis rrafsh 100 vjet
    e tani Natoja e Bashkimi europjan na duket si enderr
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979





    Zëvendëspresidenti Joseph Biden: Hashim Thaçi është George Washingtoni i Kosovës

    Zëvendëspresidenti Joseph Biden ka theksuar se Kryeministri Hashim Thaçi është George Washingtoni i Kosovës.


    Zëvendëspresidenti Biden siguroi kryeministrin Thaçi se integriteti territorial i Kosovës mbetet i pacenueshëm dhe se rendi dhe ligji duhet të vendoset në tërë territorin e Kosovës.


    Zëvendëspresidenti Biden theksoi se e ardhmja e Kosovës është e sigurt në NATO dhe Bashkimin Evropian.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin

    Zëvendëspresidenti Joseph Biden ka theksuar se Kryeministri Hashim Thaçi është George Washingtoni i Kosovës.


    Zëvendëspresidenti Biden theksoi se e ardhmja e Kosovës është e sigurt në NATO dhe Bashkimin Evropian.
    i dashur llapi, Uashingtoni kerkoi shkeputjen nga Britania e Madhe, nga nena e saj ..... ajo nuk ishte e pushtuar sic eshte rasti i Kosoves nga serbet .....


    dhe e dyta,
    mendoja se do te thonte e ardhmja e Kosoves do te jete me Shqiperine .....
    "They will not control us, We will be victorious"

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •