ISLAM NUK DO TE THOTE FRIKE
Ritet fetare adhurimi ėshtė nėnshtrim i mbushur me dashuri. Nuk ėshtė nėnshtrimi i tė mundurit dhe servilit pėrpara ngadhnjimtarit dhe as pėrgjunja e tė pambrojturit apo tė shtypurit nėn pranga.
Ėshtė bindshmėria e njė njeriu qė dashuron atė qė ai nderon dhe lartėson. ėshtė njė qėndrim qė i shkon pėr shtat natyrės sė njeriut kundruall vetėm Zotit tė tij.
Kėsisoji, ėshtė gabim qė dikush tė emėrtohet si idhull i njerėzve. Adhurimi i cili ėshtė i bashkėshoqėruar me qortim, lartėsim dhe frikė i takon vetėm Krijuesit, Zotit tė gjithė njerėzve. Ky emėrtim nuk duhet tė pėrdoret veēse nė kėtė rast.
Disa orientalistė duket se nuk kanė arritur tė kuptojnė domethėnien e adhurimit nė Islam. Ata mendojnė se ai ėshtė servilizėm dhe humbje e identitetit pėrpara njė lloj fuqie mbytėse dhe shtypėse, apo pėrpara ndonjė vizite tė frikshme nga qiejtė drejtė tokės.
Duke ndjekur kėtė kuptim tė mangėt, ata kanė marė pėrsipėr tė turpėrojnė Islamin dhe tė pohojnė se Islami ėshtė njė fe qė mardhėnien mes njeriut dhe Zotit e ngre mbi frikėn dhe servilizmin dhe jo mbi dashurinė dhe mbi afrimitetin.
Vėrtetė kėto fjalė e koncepte tė orientalistėve janė krejt absurde.
Islami thjeshtė pėrshkruan fakte tė qarta dhe i ofron njeriut informacion i cili nuk ėshtė as i tepėrt dhe as i mangėt lidhur me Krijuesin e lartė.
Ky informacion ngjall pashmangshmėrisht ndjesi mirėnjohje.
Kur njerėzve u kujtohet se Zoti ėshtė mirėbėrėsi i tyre, ata natyrisht qė do tė ndjehen mirėnjohės ndaj Tij.
Kur ata bėhen tė vetėdijshėm lidhur me faktin se Ai vendos pėr tė gjitha ēėshtjet, atėherė vetėm Atij do ti luten pėr rregullimin e ēdo ēėshtjeje.
Dhe nėse janė tė ndėrgjegjshėm se tė gjithė ne do tė bashkohemi pėrseri mė Tė, atėherė do ti kushtojnė vėmendjen dhe rėndėsinė e duhur kėtij bashkimi, dhe sėkėndejmi do tė rezultojė dhe shpėrblimi apo dėnimi.
Nėse njerėzit kuptojnė se Cilėsitė e Zotit janė tė gjitha tė pėrsosura, si mundet Atėherė qė Atij ti kursehet nderimi dhe lartėsmi?!
Dhe nėse shpagimi i tij ėshtė i tmerrshėm, si mund tė mos ia kemi frikėn Atij?!
Adhurim, pra janė vetėm kėto qėndrime tė arsyeshme ndaj Zotit, tė Lavdishmit, tė Mėshirshmit. Nė Kuran tėrheqja e vėmendjes qė u behet besimtarėve e ilustron kėtė fakt:
O ju njerėz ruani me mirėnjohje tė mirat qė All-llahu u dhuroi!
A ka ndonjė Zoti tjeter qė ju furnizon juve nga qielli e toka?
Fatir:3
O ju njerėz, ska dyshim se premtimi i All-llahut ėshtė i vėrtetė, pra tė mos u mashtrojė ju jeta e kėsaj bote Fatir: 5
O ju njerėz, ju keni nevojė pėr All-llahun e All-llahu nuk ka nevojė
pėr ju Fatir:15
O ju njerėz! Kinie frikė Zotin tuaj qė ju ka krijuar prej njė vetje tė vetme Nisa:1
Reagimi i arsyeshėm dhe miratues i njerėzve ndaj kėtyre thirrjeve pėrbėn domethėnien e vėrtetė tė adhurimit.
Por gjithashtu duhet tė jemi tė vėmendshėm qė tė mos lejojmė qė asnjė shpresė tek ai apo frikė nga Ai tė prishet dhe tė devijojė:
Thuaj e kujt ėshtė e tėrė kjo nė qiej e nė tokė? Thuaj Vetėm e All-llahut. Ai ia pėrcaktoi mėshirėn Vetes. Ai do tju tubojė nė ditėn e gjykimit, pėr tė cilėn gjė nuk ka dyshim. Ata qė i shkaktuan humbje vetvetes, ata nuk besojnė Ennam: 12
Krijoni Kontakt