Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Karlos Fuentes

    XHELOZIA

    » Dėrguar mė: 20/09/2010 - 09:25

    KARLOS FUENTES

    Xhelozia vret dashurinė, por jo dėshirėn. Ky ėshtė ndėshkimi i vėrtetė i pasionit tė tradhėtuar. Urren gruan qė prishi paktin e dashurisė, por vazhdon ta dėshirosh, sepse tradhtia e saj qe prova e vetė pasionit tė saj. Xhelozia tregon se njė lidhje dashurie nuk mbaron me mospėrfillje. E dashura qė na braktis duhet tė ketė zgjuarsinė pėr tė na fyer, poshtėruar dhe sulmuar egėrsisht qė tė mos e harrojmė e tė tėrhiqemi me durim, qė tė vazhdojmė ta lakmojmė nė emrin zvetėnues tė atij vullneti erotik qė ėshtė xhelozia.
    Norman Miler thotė se xhelozia ėshtė galeria e portreteve ku xhelozi ėshtė administratori i vetė muzeut. Unė vlerėsoj se xhelozia ėshtė si njė jetė brenda jetės tonė. Mund tė marrim avionin e tė kthehemi nė qytetin tonė apo nė njė qytet tė huaj, mund tė thėrrasim miqtė e, ndonjėherė, tė falim armiqtė, po tėrė kohėn, jemi duke jetuar tjetėr jetė, qė, megjithėse brenda nesh, me ligjet e veta, ėshtė e veēantė. Ajo jetė brenda nesh ėshtė xhelozia e cila manifestohet fizikisht dhe, siē thotė njė shprehje meksikane, na i bie zorrėt nė fyt. Njė valė e tėrbuar, e hidhur si shafran, qė egėrsohet, ngrihet e ulet nga zemra tek zorrėt dhe nga zorrėt tek seksi i paralizuar; njė seks, tashmė, i pavlefshėm, i kthyer nė invalid lufte. I shkreti organ, tė vjen t’i varėsh njė medalje! E mė vonė, njė kurorė funebre. Por, kjo valė xhelozie nuk gėzon asgjė, dhe, pėr shumė kohė, nuk ndalet nė asnjė pjesė tė trupit. E pėrshkon trupin si njė lėng i helmėt dhe objektivi i tij nuk ėshtė ta shkatėrrojė, por ta mbėrthejė e ta shtypė, nė mėnyrė qė njė pjesė e atyre lėngjeve tė ngjiten deri nė kokė, tė mbėrthehen, ashtu tė gjelbėra e tė forta si luspa gjarpri, nė gjuhėn tonė, nė shpirtin tonė, nė vėshtrimin tonė.
    Xhelozia na bėn tė ndihemi tė pėrzėnė nga jeta, sikur tė na kishte vdekur njė qenie e dashur. Veēse dhimbjen pėr njė vdekje mund ta shfaqim. Pėrkundrazi, dhimbja qė shkakton xhelozia duhet konsideruar e zezė dhe e helmėt, ndryshe nuk evitohet dhimbja dhe grotesku i saj. Njė xhelozi e ekspozuar i bėn tė tjerėt tė qeshin me ne. Ėshtė si tė kthehesh nė mituri, nė atė moshė fatkeqe ku gjithēka qė bėjmė publikisht - tė ecurit, tė folurir, tė shikuarit - mund tė jetė objekt gazi pėr tjetrin. Mituria dhe xhelozia na ndajnė nga jeta, na pengojnė ta jetojmė atė.

    Pėrktheu nga spanjishtja:
    Bajram Karabolli

    Shėnim: Pėrkthyesi Bajram Karabolli solli nė shqip edhe artikullin e botuar javėn e shkuar nė Milosao “Ernesto Sabato: Jam tepėr krenar pėr ēka unė kam prej shqiptari”, shkėputur nga libri biografik i Julia Constenla “Sabato, el Hombre
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    KARLOS FUENTES

    Shkrimtar meksikan (Carlos Fuentes 1928 – 2012), njė nga prozatorėt mė tė shquar tė vendit tė tij nė gjysmėn e dytė tė shekullit XX dhe fillimit tė kėtij shekulli. Ka botuar 23 romane, mbi 15 vėllime me tregime, gati 20 ese dhe pesė vepra teatrale. Ėshtė i pėrmendur gjithashtu edhe si skenarist filmash, fushė nė tė cilėn shpesh ka bashkėpunuar me Gabriel Garsia Markesin.
    Mes veprave tė tij mė tė njohura janė Vdekja e Artemio Cruz (1962), Aura (1962), Gringoja plak (1985). Vepra e tij ka influencuar letėrsinė e Amerikės Latine dhe madje ėshtė pėrkthyer nė disa gjuhė. Fuentes u lind mė Panama nga prindėr meksikanė. I ati ishte diplomat dhe e kaloi karrierėn e tij nė disa qytete kryesore, tė tilla si Montevideo, Rio de Janeiro, Washington, Santiago, Quito, dhe Buenos Aires, ku i biri i tij pati mundėsinė qė tė kalonte njė periudhė tė mirė tė kohės. U kthye shpejt nė vend, ku jetoi deri mė 1965. Carlos u martua me yllin e kinemasė Rita Macedo nga 1959 deri mė 1973, por u nda sepse pati shumė histori dashurie mes tij dhe Jeanne Moreau dhe Jean Seberg. Njė skandal i madh e ndoqi pas kėsaj dhe pak mė vonė u martua me gazetaren Silvia Lemus. Ai u bė po diplomat dhe shėrbeu nė Londėr, Paris dhe kryeqytete tė tjera. Gjithsesi, ai bėri veē emrit nė letėrsi dhe karrierė nė diplomaci nė rrugėn e tė atit, dhe po ashtu dhe kurse nė Brown, Princeton, Harvard, Universitetin e Pennsylvania, Columbia, Cambridge, dhe George Mason University.
    Mė 1957 kur ishte 30 vjeē botoi romanin e parė La región mįs transparente, i cili ėshtė bėrė klasik. Carlos Fuentes i dha shumė Meksikės sepse e bėri kryeqytetin e saj rajon qendror tė veprės sė tij. Ai futet vazhdimisht nė jetėn meksikane dhe pėrzierjet spanjolle, indigjene dhe mestizo tė saj. Mė 1959 ai botoi Las Buenas Conciencias. Kjo e bėri shumė tė njohur nė vend. Kurse mė 1960 botoi dy romane Aura (1962) dhe La muerte de Artemio Cruz (1962), qė vlerėsohen pėr pėrdorimin e stileve narrative moderne eksperimentale, por edhe qė i dhanė famė ndėrkombėtare dhe u pėrkthye gjerėsisht . Mė 1967, gjatė njė takimi me Alejo Carpentier, Julio Cortįzar dhe Miguel Otero Silva, Carlos Fuentes shpalli projektin e njė serie biografish pėr baballarėt e kombit meksikan. Mė 1975 libri i tij Terra Nostra fitoi Ēmimin venezeluan Rómulo Gallegos. Kurse romani i tij mė 1985 Gringo viejo, ishte bestseller amerikan, i pari nga njė autor jo amerikan dhe madje edhe u bė film, ku interpretoi Gregory Peck dhe Jane Fonda. Ai shkroi nė tė gjallė dhe shumė esse pėr politikėn dhe kulturėn...
    Shkrimtari Karlos Fuentes ėshtė nderuar me rreth 25 ēmime dhe vlerėsime tė ndryshme kombėtare e ndėrkombėtare midis tė cilėve: Xavier Villarrutia (1976) dhe Romulo Gallego (1977) pėr romanin “Toka jonė”, ēmimin Ndėrkombėtar Alfonso Reyes dhe Mendez Pelayo, ēmimin Cervantes (1987), Princi i Asturias (1994), Don Kishoti i Manēės etj.
    Proza e tij shquhet pėr zhvillimin dhe pėrsosjen e fantastikes si gjini letrare. Marrėdhėnia e tij me fantastiken ėshtė tepėr e veēantė. Kjo bie nė sy sidomos te novela “Aura” qė pėrfshihet nė kėtė vėllim. Po ashtu ky autor nė fiksionet e tij ėshtė nė kėrkim tė pėrhershėm tė identitetit meksikan dhe tė mitit. Tė duket se gati i kundėrvihet sė arsyeshmes, por, nė tė vėrtetė, vepra e Fuentes duhet kuptuar si njė realitet tjetėr, i ndryshėm dhe larg nga metodat shkencore.

    Pėrktheu Bajram Karabolli


    VARGU ME ORKIDÉ

    - Shiko, pa shih: ja, filloi dimri.
    Nga supet e qiellit binte mbi Panama njė rrėke vilarėsh tė dukshėm qė derdheshin, pėrmes tokės sė plagosur te rrugėt pranė, nė Rrugėn e Spanjės. Anėve tė asfaltit ujrat e turbullta shkarkoheshin rrėmujshėm, duke e bllokuar vetvetiu grykėn e drenazhit. Frymėmarrja e largėt e qytetit, marshi i potereve, qėndronte pezull mbi avullin e trotuarėve, mbi zverkun e palmave, mbi trupat qė rrinin poshtė tendave.
    Dritė e fuqishme, e verdhė si shiu qė trazohet me pluhurin. Murieli u zgjua. Ishte ora dymbėdhjetė e ditės. Kanatat e hapura tė dritares lėkundeshin dhe nanurisnin ca fjalė proparoksitone tė nėnkuptuara; ēarēafėt rėndonin mbi trupin e tij. Hija e shkurtėr e kėmbėve tė tryezės; qetėsia sundonte kollėn e njeriut. Ana tashmė nuk ishte; mbase do tė kthehej mbasdite, e lagur, nga njė shėtitje e kotė.
    Murieli ngriti krahėt dhe vuri duart mbi kokė. Brenda pak minutash, miza tė gjelbra vizitonin hartėn gri tė trupit tė tij dhe sqetullat pushtonin ajrin. Zbrazėti: shikonte vetėm kodrat e largėta, tė prera nga thika e errėt e ditės. Asnjė zog, asnjė parandjenjė. Vetėm kohė e kapur nė lėmshin e elektricitetit. Luanin ngathtėsisht hitanhįfora*: vendi qe populluar nga ato, ishin si kėmbėt e tyre...
    Alanhe, Guararé, Makarakas, Arraihan, Ēirikķ*.
    Sambu, Ēitré, Penonomé*.
    Ēikan, Kokolķ, Portogandķ... Ky ritėm ishte njė mbrojtje.
    Kur pushoi shiu, Murieli u ngrit me ballin e njomur. Shkoi nė musandėr pėr tė kėrkuar kėpucėt; ishin tė mbuluara me njė lym tė blertė, njėsoj si dhe librat e tij, tė bėra qull, por qė rezistonin pėr t’u lexuar. Nė njė pjatė kishte ca kubikė akulli qė po jepnin shpirt; i vendosi mbi zverkun e vet dhe i ngjeshi fort, derisa iu kthye kolla. Pranė dritares, bimėt e larmishme filluan tė gufmonin krahėt e tyre tė hapur me maja tė kuqe. Me to, rilindte dielli dhe njė harlisje e lehtė: gjallėrim paralitik i Bulevardit Qendror, linjė ndarėse e jetės, e flakur nėpėr gjethet e mekura mbi kioskat e Santa Anės, e mbytur nė njė kruajtėse limoni, duar nė tė dy brigjet e Zonės sė Kanalit, duke shtrirė nervat derisa tė mos kapen. Murmurimat hynin nė kokėn e Murielit me pikatoren e djersės.
    Nė atė moment, Murieli ndjeu tė kruara nė kėrbishte. Duke e kruajtur, e shtoi mė shumė. Ishte edhe diēka tjetėr... njė kokėrr qė dukej se po merrte autonominė nga pjesa tjetėr e trupit. Njė nxitje prej magjije, apo mjekėsie, e bėri tė hidhej nga shtrati. Dreqi e di se ē’pėrbindsha tropikalė mund ta kishin pushtuar tė tėrin, mostra tė bėrė prej mishi, por, si gjithė tė tjerėt, tė gurtė nė shpirt dhe me njė qeshje tė vazhdueshme! Ishte dita, dita, e cila me njė ngėrdheshje gėzimi ruan terrin dhe fshirjen. Do tė duhej tė priste natėn pėr tė pushtuar dėshmitarėt, pėr tė ndier dritėn dhe pėr ta shpėrndarė me ritėm. Natėn ishte vazhdimėsia: ia plaste kumbia*, daullja, fshikėz rrahjesh dridhėse, jehona e paprerė e kėrcitjeve tė gotave; kėto eliminonin lėvizjen e pafund qė me qetėsi ndodhte gjatė diellit. Nata, ishte koha midis lamtumirave.
    Lagėshtirė e mallkuar! Gishtat rrėshqasin mbi ėnjtjen, ėshtė e pamundur ta shtypėsh dhe ta kruash. Dhe rritej, rritej derisa tė shpėrthente, medaljon poresh tė ujshme. Murieli u zhvesh dhe, duke shtrembėruar zverkun, shkoi tė shihte kėrbishten nė pasqyrė. Tashmė ishte e pamundur tė kruhej pa neveri dhe pa e shtrydhur, nė ēast: petalet e verdha dhe ngjyrė manushaqe, metali i paformė i polenit, filizi bulbor: kishte lindur njė orkidé, e mrekullueshme, plot simetri, e flashkėt me indiferencėn e saj ndaj terrenit tė mugullimit.
    Orkidé nė kėrbishte. Ndiente qė visoren ia thithte me dhėmbėt gjilpėrėz, duke i futur rrėnjėt e veta nė lėkurėn e tij, duke mbrujtur trurin e tij kundėr shkėmbit derisa tė bėhet nė sytė e tij njė shkrep i verbėr.
    Por kishte probleme praktike tė cilat duhet t’i pėrballonte. Si t’i vishte pantallonat? A do tė kthehej lulja nė brum? Filizi i orkidesė i diktonte me forcė, nė qendėr tė nervave tė tij, qė jetėn e lules ta lidhte me vetė jetėn e tij. Nuk pati zgjidhje tjetėr veē tė priste pantallonat nė formė rrethi nė prapanicė, nė mėnyrė qė orkideja tė shpėrthente e tė lulėzonte publikisht pėr tė. Dhe, me atė stolisje, nuk i erdhi fare turp qė tė dilte nė rrugė: ka lloje dinjiteti qė pranon gjithēka. Disa muaj pas Karnavalit, ndoshta e ngatėrruan me njė condition precedent: mbase u konsiderua si njė mėnyrė e re festive. E vėrteta ėshtė qė orkideja, duke bėrė njė shėtitje qesharake, u end nė pazaret hindś, midis fustaneve tė shtrėnguara dhe bluzave tė purpurta, nėn vėshtrimin e bardhė* tė zezakėve tė Kalidonisė*, qė ia ngulnin sytė si tė gjarprit, me njė inat tė pakuptimtė. Orė e orė tė tėra, shėtiti nėpėr vapė, tė cilėn nuk mund ta pakėsonte dot hijeshia plot freski e lules. Nė kantinėn Coco Pelao, Murieli e lagu me lėng frutash; lulja ndėrroi ngjyrat dhe u krekos e kėnaqur; petalet e saj pėrqafuan tė ndenjurat e njeriut, e nxorėn atė nga kantina dhe shtynė deri te portat e Happyland-it. Atė natė Murieli vallėzoi si asnjėherė; orkideja i jepte tonin, lėngjet e saj tė qelbura shkonin deri te thembrat e valltarit, i futeshin nė rrjetin kapilar, e zvarrisnin gjunjazi, e bėnin tė qante thatė dhe me tėrbim. Nga rrėnjėt e orkideas dilnin me uturimė valė tė ngjeshura, varg.

    Ēimbombó! Ēimbombó!
    Ēimbombó! Mbylli plagėt e mia,
    bashkoi duart e mia,
    Ēimbombó, shėroje vaginėn time,
    ndale kohėn,
    mė jep njė shpresė
    mė jep njė lot Ēimbombēo,
    ndale qeshjen time
    ndiqe fantazmėn time,
    mė sill qetėsinė
    mė bėj tė flas spanjisht,
    alambó,
    vrite ritmin qė tė mė besojė,
    lidhi mushkėritė e mia,
    mbushi me dhé e lule ekluzat,
    tė mos mė shesė pėr hėnėn,
    bėj ura me thonjtė e mi,
    hiqma tatuazhin e yjeve,
    Ēimbmbó!

    Kėshtu lutej orkideja, dhe tė gjithė – marinarė tė gjelbėr, turistė, mulatė me kone tė shtrembra – admironin bukurinė e trishtė tė lules, lėvizjet e saj nga gudulisjet, shndėrrimet e ngjyrės sė saj nė ēdo pjesė muzikore. Orkideja ishte njė thesar, i mbjellė sot nė serėn e kėrbishtes sė tij, por...! Nė qoftė se kjo do tė kishte lulėzuar, pse tė mos kishin mugulluar mė shumė, dhe mė shumė, tė vetme, nė mutacione pa kufij? Orkideja qė do tė dilnin tė ngrira, nė avion, nė njė mijė qytete ku ende tė kishte njė grua me besim nė trillime tė sjellshme.
    Murieli doli me vrap nga Happyland-i, duke gulēuar, pa ndaluar, deri te shtėpia e vet. Ana nuk ishte kthyer ende. Por, pak i interesonte. Shpejt e shpejt, u xhvesh dhe mori neshterin; pa iu dridhur dora hiē, preu njė shpatull nga orkideja dhe e futi nė njė gotė me ujė. Nga kocka mezi i doli njė cung i gjelbėr.
    Korrja e parė, njėzet dollar secila! Nuk i mbetej tjetėr veē, i shtrirė nė shtrat, tė priste qė, pėrditė, midis orės dymbėdhjetė dhe dy, tė lulėzonte njė e re. Kushedi, mbase do tė shumėfishoheshin orkidetė: dyzet, tetėdhjetė, njė qind dollarė nė ditė.
    Dhe ja, pa lajmėruar, pikėrisht nga vendi ku qenkėsh prerė lulja, mbiu njė kunjė e ashpėr dhe e ciflosur. Murieli nuk arriti tė bėrtiste; me njė kėrcitje ējerrėse, kunja u fut midis kėmbėve tė tij dhe, e lyer me gjak, vrapoi, e shpejtė, pėrmes rropullive tė njeriut, duke pėrpirė nervat e tij, ngadalė dhe qorrazi, duke shkatėrruar kristalet e zemrės. Tashmė s’ka ē’flitet dhe ē’shkruhet. Dhe ashtu u gdhi Murieli, i ndarė nė mes, i ngulur nė hu, me krahėt tė mbledhur nė dy drejtime tė ndryshėm. Petalet e orkidesė sė fishkur nė gotėn pa ujė pasqyronin nė sytė e vdekur tė Murielit njė valėzim tė lehtė drite.
    Jashtė, midis parafjalėve, Panamaja varte pėr dhėmbėsh vetė qenien e saj. Pro Mundi beneficio*.
    ———————————————
    * hitanhįfora (jitanjįfora sp.) – lojė fjalėsh.
    * Alanhe, Guararé, Makarakas, Arraihan, Ēirikķ – provinca nė Panama.
    * Sambu, Ēitré, Penonomé – qytete nė Panama.
    * Ēikan, Kokolķ, Portogandķ – emra vendesh nė Panama.
    * kumbia (cumbia sp.) – muzikė vallėzimi panameze.
    * vėshtrim i bardhė – vėshtrim pėrbuzės, koncept urrejtjeje i shumicės mbi pakicėn, ndoshta e ka origjinėn nga aparteidi nė Afrikėn e Jugut ku tė bardhėt i shikonin me urrejtje dhe neveri zezakėt.
    * Kalidonia – Bashki nė Qytetin e Panamasė.
    * Pro Mundi beneficio (lat.) – Pėr tė mirėn e Botės. Devizė e shkruar nė stemėn e Panamasė.

    Panorama
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •