Close
Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 77
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-05-2010
    Postime
    67
    Es-Sejjid Ahmed ibn Zejn ibn Ahmed Dehlan - ish mufti i Mekkes
    thote:

    Fetva e ish mufti i mekkes,

    Fitneja vehabite



    Nė emėr tė All-llahut, Tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit!

    Fillimi i konfliktit dhe luftėrave ndėrmjet vehabinjve dhe emirit tė Mekkes mevlana Sherif Galib ibn Musaidit, i cili ishte i autorizuar nga ana e sulltanit tė qeverisė nė Hixhaz ishte nė vitin 1205 hixhrij e kjo ishte nė kohėn e sundimit tė sulltan Selimit III-tė, i cili ėshtė i biri i sulltanit Mustafa III-tė tė birit tė Ahmedit. Mu fillimi i shfaqjes sė vehabijve ishte shumė vite para kėsaj. Ata fillimisht janė formuar dhe forcuar nė krahinėn e vet e atėherė e keqja e tyre ėshtė zgjeruar dhe dėmi ėshtė rritur kurse pushteti i tyre ėshtė shtrirė nė territore mė tė gjera. Mbytėn njerėz sa edhe numri nuk i dihet. Ata i lejuan vetes pasurinė e tė mbyturve, kurse i kanė robėruar gratė e tyre. Themelues i kėsaj lėvizjeje jo tė ndershme ishte Muhammed ibn Abdu'l-vehhabi, me prejardhje nga Lindja nga fisi Benu Temim. Ėshtė lindur nė vitin 1111 hixhrij kurse ka vdekur nė vitin 1200 hixhrij. Disa historianė kėshtu e pėrshkruan vdekjen e tij: "U shfaq shkatėrrimi (habitha) i tė pandershmit nė vitin 1206 hixhrij".

    Nė fillim ishte njė prej nxėnėsve nė Medinen e ndritshme. Babai i tij ishte njeri i mirė. Njihej si dijetar. Po ashtu edhe vėllai i tij Shejh Sulejmani. Babai i tij, i vėllai dhe dijetarėt e tjerė kanė prognozuar pėr skajshmėrinė dhe prirjen pėr lajthitje dhe pėr skajshmėri tė zemrės, sepse ishin dėshmitarė tė fjalėve dhe veprimeve tė tij dhe lajthitjeve nė shumė ēėshtje. E kanė kritikuar pėr kėtė ēėshtje dhe ua kanė tėrhequr vėrejtjen edhe tė tjerėve nga ai.

    U bė e saktė droja e tyre kur publikisht u paraqit me risi e lajthitje dhe skajshmėri me tė cilat i ka mashtruar xhahilėt dhe u ėshtė kundėrvėnė dijetarėve dhe imamėve tė fesė dhe erdhi deri te shkalla t'i shpallė pėr mosbesimtarė (kafir) grupet e besimtarėve. Ka konsideruar se vizita e bėrė varrit tė Muhammedit a.s. dhe veprimi i 'tevesulit' [1] me tė dhe me pejgamberėt tjerė dhe me robėt e mirė tė All-llahut dhe vizita kaburit (Varrit) tė tyre ėshtė shirk. Ka konsideruar se thirrja e Pejgamberit te tevessuli ėshtė shirk, po ashtu thirrja e robėve tjerė tė All-llahut, kur bėhet tevessul, ėshtė shirk.

    Po ashtu, ka konsideruar se nėse dikush i pėrshkruan njė virtyt dikujt jashta All-llahut pa qoftė edhe me fjalė simbolike, si pėr shembull "ky medikament mė ka bėrė mirė", se ai ėshtė bėrė mushrik. Patė pranuar disa dėshmi qė nuk japin kurrfarė fryti. Erdhi me disa shprehje tė shtrembėruara dhe me shprehje tė trilluara ka zbukuruar dhe hutuar masėn e thjeshtė deri sa ata nuk kanė filluar ta ndjekin. Shkroi pėr ta edhe broshura tė veēanta. Madje kanė besuar se shumica e pjesėtarėve tė 'tevhidit' [2] janė bėrė kafirė. Ibn Abdu'l-vehhabi ėshtė bashkangjitur me sunduesit e krahinave lindore nė Der'ijjete dhe mbeti tek ata deri sa nuk e mbėshteten dhe nuk e pranuan da'wen e tij. [3]

    Sunduesit e Der'ijjes nė kėtė panė rastin pėr forcim, pėrforcim dhe zgjerim tė sundimit tė tyre. Sunduan me beduinėt, tė cilėt u bėnė ushtarėt e tyre tė fuqishėm sė cilės ishte vėshtirė t'i kundėrvihesh. Besonin se ēdo kush qė nuk beson nė atė qė thotė Abdu'l-vehhabi bėhet kafir dhe mushrik, gjaku dhe pasuria e tė cilit lejohet. Shfaqja e misionit tė tij nė dritėn e kėtillė ka qenė nė vitin 1243 hixhrij kurse pushtimet dhe zgjerimi ka qenė pas vitit 1250. Dijetarėt kanė shkruar shumė pėrgjigjje dhe disertacione nė tė cilat ka pėrgjigje pėr kėtė ēėshtje. Madje edhe vėllai i tij Shejh Sulejmani [4] shkroi veprėn nė tė cilėn iu pėrgjigj nė lajthitjet dhe rreziqet qė fshehen pas fjalėve dhe mėsimit qė e propagandonte vėllai i tij. Misionin dhe mėsimet e tij i mbėshteti emiri i Der'ijjes Muhammed ibn Saudi, i cili me prejardhje ishte nga fisi Benu Hanife, nga populli nga i cili ka prejardhjen Musejleme Kedhdhabi. [5] Kur vdiq Muhammed ibn Saudi, Muhammed ibn Abdu'l-vehhabin e mbėshteste i biri i tij Abd'ul-aziz ibn Muhammed ibn Saudi.

    Shumė shejhė dhe dijetarė medinas kanė folur pėr tė: "Ky do tė lajthit", apo "All-llahu me tė nė lajthitje do t'i dėrgojė disa njerėz, qoft larg prej nesh!", dhe kėshtu ndodhi. Muhammed ibn Abdu'l-vehhabi konsideronte se synimi dhe dėshira e tij me kėtė medhheb tė cilin e ka ēpikur se dėshiron sinqeritet nė tevhid - Unitetin dhe lirimin nga shirku. Konsideronte se njerėzit ishin nė shirk tashmė 600 vite dhe se ai ka ardhur t'ua ripėrtrijė fenė.

    Ajetet kur'anore nė tė cilėt pėrshkruhen mushrikėt i komentonte se kėtu ka tė bėjė me ithtarėt e atėhershėm tė tevhidit. Si p.sh. ajeti: "Kush ėshtė nė mashtrim mė tė madh se ai qė e thėrret dikė pos All-llahut qė nuk do t'i pėrgjigjet deri nė Ditėn e gjykimit kurse ata janė ndaj lutjeve tė tyre tė papėrfillshėm", apo ajeti: "Mos e thirrė pos All-llahut kush nuk do tė sjellė as dobi as dėm" apo ajeti: "Ata qė i thėrrasin ata tė cilėve nuk do t'u pėrgjigjet deri nė Ditėn e gjykimit", e tė ngjashme, Muhammedi ibn Abdu'l-vehhabi ka thėnė: "Kush kėrkon ndihmė me emrin e Pejgamberit Muhammedit a.s. ose ndonjė tjetri nga pejgamberėt e Zotit, apo evlijave apo e thėrret apo kėrkon shefaat, ai ėshtė sikur kėta mushrikėt qė janė pėrshkruar nė ajetet e sipėrme". Nė rafshin e njėjtė e vuri vizitėn e varrit tė Muhammedit a.s. dhe varreve tė pejgamberėve dhe evlijave tė tjerė.

    Pėr ajetin kur'anor nė tė cilin flitet mbi mushrikėt ka thėnė: "Ne i adhurojmė vetėm qė tė afrohemi nė afėrsi tė All-llahut", Ata qė bėjnė tevessul janė tė ngjashėm me mushrikėt qė thonė: "Ne i adhurojmė vetėm qė tė afrohemi nė afėrsi tė All-llahut". Muhammed ibn Abdu'l-vehhabi thotė: "Mushrikėt nuk kanė besuar se hyjnitė e tyre mund tė krijojnė diē, kanė besuar se Krijuesi ėshtė All-llahu, sepse pėr kėtė ka dėshmi nė Kur'an: "E nėse i pyet kush i krijoi ata. Do tė thonė: 'All-llahu'". Dhe nė ajetin tjetėr: "Nėse i pyet kush i krijoi qiejt dhe tokėn, do tė thonė: 'All-llahu'. E All-llahu mbi ta gjykoi me kufr dhe shirk pėr shkak tė fjalėve tė tyre 'qė tė afrohemi nė afėrsi tė All-llahut' ashtu qė kėta janė tė ngjashėm me ata".

    Dijetarėt islamė janė pėrgjigjur nė kėtė mėnyrė tė gabuar tė pėrfundimit dhe nxjerrjes sė qėndrimeve kėshtu: "Besimtarėt nuk e kanė pranuar as kurrė nuk e kanė konsideruar Pejgamberin dhe evlijatė e Zotit pėr hyjni, as rival - kundėrshtarė tė Zotit! Besimtartėt besojnė dhe konsiderojnė se ata janė robėr tė All-llahut qė janė krijuar dhe ata nuk meritojnė tė jenė objekt adhurimi. E sa i pėrket mushrikėve pėr tė cilėt janė shpallur ajete tė shumta, ata kanė besuar se hyjnitė e tyre meritojnė qė t'u bėhet ibadet dhe ata i kanė madhėruar me madhėri hyjnishė ndonėse kanė besuar se Pejgamberėt dhe evlijatė nuk krijojnė asgjė. Kurse besimtarėt nuk besojnė se Pejgamberėt dhe evlijatė meritojnė qė atyre t'u bėhet ibadet, tė pėrfaqėsojnė mendimin se janė hyjni duke i adhuruar si adhurohet Zoti. Pėrkundrazi, besimtarėt besojnė se ata janė robėr dhe tė dashur tė zgjedhur tė All-llahut, tė cilėt i ka zgjedhur All-llahu dhe me bereqetin ndaj tyre e dėfton mėshirėn ndaj robėrve tė vet. Ata me bereqetin e vet synojnė mėshirėn e All-llahut. Pėr kėtė qė e thamė ekzistojnė shumė dėshmi nga Kur'ani dhe nga Sunneti".

    I'tikadi (bindja) i muslimanit ėshtė se Krijuesi, i cili jep dobi dhe dėm dhe i cili i vetmi meriton adhurim, ėshtė All-llahu i vetėm. Muslimanėt nuk besojnė se askush pos Tij ka fuqi tė ndikimit nė ēkado qoftė. Dhe besojnė se pejgamberėt dhe evlijatė nuk krijojnė asgjė as qė kanė fuqi qė tė sjellin dėm dhe pėrvetėsojnė dobi. Ēėshtja ėshtė nė atė qė All-llahu tė mėshirohet ndaj robėrve tė vet me bereqetin e tyre.

    Ajo qė mushrikėt i solli nė shirk ėshtė bindja (i'tikadi) se hyjnitė e tyre meritojnė qė t'u bėhet ibadet e jo vetėm tė folurit e tyre: "Ne i adhurojmė vetėm qė tė na afrojnė kah All-llahu". Sepse ata, kur iu sollė dėshmia se hyjnitė e tyre nuk meritojnė tė jenė objekt adhurimi, kanė thėnė duke arsyetuar sjelljen e tyre: "Ne i adhurojmė vetėm qė tė na afrojnė kah All-llahu". E si mund t'i lejohet Ibn Abdu'l-vehhabit dhe atyre qė e ndjekin qė t'i barazojnė besimtarėt (mu'minėt) monoteistė me ata qė janė jobesimtarė (mushrikė) dhe qė besojnė nė hyjnishmėrinė e idhujve tė tyre? Tė gjitha ajete paraprake dhe tė tjerėt tė kėtij lloji veēant kanė tė bėjnė me kafirėt dhe mushrikėt e nė asnjė mėnyrė nuk kanė tė bėjnė me besimtarėt muslimanė.

    Imam Buhariu ka shėnuar transmetimin e Pejgamberit nga as'habi Abdullah ibn Omeri r.a. mbi pėrshrkimin e harixhinjve: "Se ata ajetet qė janė shpallur pėr kafirėt i kanė pėrcjellė mbi mu'minėt". Abdullah ibn Omeri, po ashtu, transmeton traditėn se Resull-llahu s.a.v.s. ka thėnė: "Mė sė shumti qė i frikėsohem ummetit tim ėshtė njeriu qė do ta komentonte Kur'anin nė mėnyrėn e vet si nuk ėshtė (nė komentimin burimor)". "Ky pėrshkrim i Pejgamberit do tė mund t'i pėrshkruhej para sė gjithash kėtij grupi". E qė ēkado nga ajo qė e veprojnė besimtarėt, nė ēėshtjen e tevessulit, konsiderohet shirk, nuk do tė ndodhte qė kėtė ta bėnte Muhammedi a.s., as'habėt e tij dhe shumica dėrmuese e pjesėtarėve tė tij.

    Nė transmetimet sahih ceket se Muhammedi a.s. ka lexuar nė dua: "All-llahumme inni es'eluke bihakki's-sa'iline alejke", "(O All-llahu im, nga Ti kėrkoj tė drejtėn e atyre qė Tė drejtohen)". Shprehja e kėtillė e Pejgamberit a.s. konsiderohet tevessul pa kurrfarė dyshimi. Muhammedi a.s. i ka mėsuar as'habėt ta bėjnė kėtė dua dhe iu ka urdhėruar qė kėshtu ta lexojnė duanė. Kjo gjerėsisht ėshtė shpjeguar nė librat dhe disertacionet qė janė shkruar si pėrgjigjje nė doktrinėn e Muhammed ibn Abdu'l-vehhabit.

    Ekziston transmetimi sahih se Muhammedi a.s. kur ka vdekur Fatime bint Esed, nėna e Ali ibn Ebi Talibit, se ai me dorėn e tij tė ndershme e ka lėshuar nė varr dhe e lexoi duanė: "All-llahumme 'gfir li ummi Fatima bint Esed ve vessi'i alejha medhaleha bihakki nebijjike ve'l-enbijai el-ledhine min kabli inneke erhamu'rr-rrahimine", (All-llahu im, falja nėnės sime Fatime bint Esed dhe bėnja varrin tė gjerė me tė drejtėn e Pejgamberit Tėnd dhe tė pejgamberėve para meje. Ti je mė i mėshirshmi nga tė mėshirshmit).

    Ekziston po ashtu transmetimi sahih se Muhammedit a.s. iu drejtua i verbėti me lutje qė t'i kthehet tė pamurit me dua tė pejgamberit. Muhammedi a.s. i urdhėroi qė tė pastrohet, t'i fal dy rekate dhe atėherė lexoi: "All-llahumme inni es'eluke ve etevexhxhehu ilejke binebijjike Muhammedin nebijji rahmeti. Ja Muhammed inni etevexhxhehu bike ila rabbi fi haxheti litukda. All-llahumme shefi'ahu fijje", (O All-llahu im, tė drejtohem dhe tė kthehem Ty me Pejgamberin Tėnd Muhammedin, me Pejgamberin e mėshirės. O Muhammed unė i drejtohem me ty Krijuesit tim pėr nevojėn time qė tė mė plotėsohet. O Krijuesi im, bėre atė tė mė bėhet ndėrmjetėsues nė Ditėn e gjykimit). Kėtė e ka bėrė dhe All-llahu ia ktheu tė pamurit.

    Ekziston transmetimi sahih se Ademi a.s. ka bėrė tevessul me Pejgamberin tonė a.s.. Kur hėngri nga frutat e drurit tė ndaluar, Ademi a.s. e pa emrin e tij tė shkruar nė Arsh, nė dyert e xhennetit dhe nė anėn e engjėjve, dhe e pyeti All-llahun pėr tė. All-llahu i tha: "Ky fėmijė ėshtė pasardhės i yti, sikur tė mos ishte ai as ty nuk do tė tė krijoja". Atėherė Ademi a.s. ka thėnė: "All-llahumme bihurmeti hadhe'l-veledi irham hadhe'l-valide". "O All-llahu im, pashė hyrmetin tėnd ndaj kėtij fėmije, mėshiroju ndaj kėtij prindi". Atėherė ėshtė ftuar: "O Adem, sikur tė kishe kėrkuar falje me Muhammedin pėr tė gjithė banorėt e qiejve dhe Tokės, ne do ta jepnim".

    Omer ibn Hattabi ka bėrė tevessul me Abbasin r.a. kur ishte thatėsi e madhe dhe shumė gjera tjera qė i dimė e nuk kemi nevojė t'i cekim mė tej. Mėnyra e tevessulit qė ėshtė shpjeguar nga ana e Pejgamberit a.s. nė rastin e tė verbėtit tė cilit iu kthye tė pamurit, ėshtė shfrytėzuar edhe mė vonė nga ana e as'habėve dhe pas kalimit tė Pejgamberit nė ahiret. Kush do ta hulumtojė kėtė ēėshtje do tė gjejė shumė raste nga periudha e as'habėve dhe tabibinėve. Pėr shembull, tė folurit e as'habit Bilal ibn Harithit te varri i Pejgamberit: "Ja Resula'll-llah, isteski li ummetik", (O i Dėrguari i All-llahut, kėrko shi pėr ummetin tėnd). Ka edhe raste tjera kur Pejgamberi a.s. ka drejtuar thirrjen e vet me rastin e vizitės varrezave.

    Prej shejhėve mė tė njohur qė i janė pėrgjigjur Muhammed ibn Abdu'l-vehhabit ėshtė dijetari shejh Muhammed ibn Sulejman el-Kurdi, autori i veprės Havashi koment i Ibn Haxherit. Ndėr tė tjera ka thėnė: "O Ibn Abdu'l-vehhab, tė kėshilloj nė emėr tė All-llahut tė lartėsuar qė gjuhėn tėnde ta tėrheqish dhe t'i kursesh muslimanėt nga ofendimet tua. Nėse e dėgjon personin qė beson se ekziston ndikimi nga dikush pos All-llahut dhe se ai i drejtohet atij pos All-llahut, pėrpiqu ta mėsosh nė besim tė drejtė dhe ofroi dėshmi se nuk ka ndikim pa All-llahun e nėse personi i tillė refuzon atėherė shpalle pėr kafir (jobesimtar). Ti nuk ke tė drejtė ta shpall kafir shumicėn dėrmuese tė ummetit islam nga i cili ti je ndarė. Afėrsia e kufrit e atij qė ėshtė ndarė nga shumica dėrmuese e ummetit islam ėshtė mė e afėrt nga ata qė janė nė shumicėn dėrmuese islame, sepse ai ndjek rrugėn qė nuk ėshtė rrugė e bashkėsisė sė besimtarėve".

    All-llahu i madhėruar thotė: "Kush i kundėrvihet Pejgamberit pasi qė i ėshtė shpjeguar rruga e vėrtetė dhe e ndjek rrugėn qė nuk ėshtė rrugė e bashkėsisė do ta lėmė tė veprojė ē'tė dėshirojė e atėherė do ta hedhim nė xhehennem, e sa vend i shėmtuar ėshtė ai", (En-Nisa', 115).

    Sa i pėrket vizitės sė varrit tė Pejgamberit, kėtė e kanė bėrė as'habėt r.a. dhe tė gjithė qė erdhėn mė vonė. Mbi vlerėn e vizitės sė varrit tė Muhammedit a.s. janė thėnė shumė hadithe qė gjenden nė veprat e shkruara pėr kėtė temė. Kurse ajo qė ceket pėr ftesėn e tjetrit krahas All-llahut xh.sh., jo tė pranishėm dhe tė vdekur, pėr kėtė ceket nė hadithin e Pejgamberit a.s.. Pėr shembull: Nėse zhduket kafsha e dikujt nga ju nė vendin e panjohur le tė thėrret: "O robėrit e All-llashut, ruane ate, sepse All-llahu ka robėrit e tij qė do t'i pėrgjigjen ftesės".

    Nė hadithin tjetėr: Nėse dikush nga ju humb diēka ose i nevojitet diēka nė vendin ku nuk ka shok, le tė thotė: "O robėt e All-llahut, mė ndihmoni, sepse All-llahu ka krijesa qė ju nuk i shihni". Pejgamberi i All-llahut a.s., kur udhėtonte dhe afrohej nata, e patė bėrė traditė tė thotė: "Oj Tokė, Krijuesi im dhe Krijuesi yt ėshtė All-llahu". Kur i vizitonte varrezat, Muhammedi a.s. thoshte: "Es-selamu alejkum ja ehl'el-kuburi", (Mbi ju qoftė paqa o banorėt e varrit). Kurse nė ndejtjen e teshehhudit nė leximin e et-tehijjatit, ēdo musliman ēdo ditė e thekson thirrjen "Es-selamu alejke ejjuhennebijju".

    Nga e cekura mund tė pėrfundohet se thirrja ose tevessuli nuk ka dėm nėse personi qė fton ose e bėnė duanė e tevessulit nuk beson nė fuqinė e ndikimit (te'thirit) nga ana e personit qė e fton ose me tė cilin bėn tevessul. Deri sa beson se njė ndikim vjen nga All-llahu xh.sh. dhe se tė tjerėt nuk e kanė kėtė fuqi, atėherė nuk ka dėm. Po ashtu ėshtė ēėshtja me mbėshtetjen e njė akti ose vepre dikujt tjetėr pos All-llahut.

    Kjo nuk bėn dėm deri sa beson se ndikimi dhe veprimi janė vetėm tė All-llahut xh.sh. Kurse fjalia merret nė mėnyrė figurative siē thotė: "Mė bėri mirė ky e ky ilaq", apo "Mė mjekoi ky e ky ilaq" apo: "Mė ndihmoi ky e ky". Tė gjithė besojmė se ndihma dhe dobia e vėrtetė ėshtė vetėm prej All-llahut. Atyre qė shprehen kėshtu askush nuk ka tė drejtė t'u pėrshkruaj kufėr pėr kėtė arsye. Ky tė folur merret nė mėnyrėn figurative. Mendoj se pėr kėtė ēėshtje mjafton. Kush dėshiron mė gjerėsisht le ta lexojė trajtesėn time qė ia kam kushtuar kėsaj teme.

    Kur Ibn Abdu'l-vehhabi dhe ata qė e ndihmuan atė u nisėn nė kėtė mision jo tė ndershėm, pėr shkak tė tė cilės i kanė shpallur pėr kafirė (mosbesimtarė) shumicėn e muslimanėve, pushtuan mjaft fise. Pushteti i tyre zgjerohej. E pushtuan Jemenin dhe dy Haremet e shenjta (Mekken dhe Medinen). Pushteti i tyre shpejt arriti deri te kufiri i Shamit.

    Ata nė fillim tė veprimit tė tyre patėn dėrguar njė grup tė dijetarėve tė vet me detyrė qė tė pėrpiqen ta rrėnojnė doktrinėn mbi besimin (akiden) tek ulemaja dhe popullata e dy Haremeve (Mekkes dhe Medines). Kur erdhėn te dijetarėt e dy Haremeve dhe iu theksuan se ē'kanė nga doktrina mbi akiden, dijetarėt e dy Haremeve iu pėrgjigjen dhe kanė konstatuar se nė tė vėrtetė akideja e tyre ėshtė grumbull dispozitash pėr nxjerrjen nga islami (tekfir). Atėherė ua shtruan tė gjitha dėshmitė mbi gabueshmėrinė e qėndrimeve tė tyre nė ēka ata nuk arritėn tė mbrohen. Dijetarėve tė dy haremeve u qe e qartė se ka tė bėjė me njė grup tė xhahilėve tė mashtruar tė cilėt dukeshin qesharak dhe konfuz.

    Dijetarėt e dy haremeve e shkruan njė ferman te gjyqtari i sheriatit nė Mekke me shpjegim se ajo nė ēka thėrret ky grup ėshtė kufr i pastėr dhe e kanė shpėrndarė qė kjo tė dihet ndėr njerėz. Kjo ka qenė gjatė sundimit tė Sherif Mesud ibn Seid ibn Sa'd ibn Zejd, i cili vdiq nė vitin 1265 hixhrij. Ai ka urdhėruar qė ky grup rebelėsh tė burgoset. Mirėpo, disa arritėn tė ikin nga burgu dhe shkuan nė fisin Der'ijje dhe i njoftuan vehabijt e vet pėr atė ēka ndodhi. Kjo vetėm ua shtoi inatin dhe mendjemadhėsinė. Atėherė emirėt e Mekkes ndaluan qė ithtarėt e tyre tė hyjnė nė harem tė Mekkes nė haxh. Atėherė vehabijt filluan t'i sulmojnė disa fise qė ishin nė lojalitet dhe nė marrėdhėnie tė mira me emirėt e Mekkes dhe filluan konfliktet e para. Fillimi i konflikteve tė armatosura ndėrmjet vehabijve dhe emirit tė Mekkes Sherif Galib ibn Musaid ibn Seid ibn Sa'd ibn Zejdit ishte nė vitin 1205 hixhrij. Ndėrmjet kėtyre dy palėve nė konflikt kishte disa luftime nė tė cilat humbėn jetėn shumė njerėz.

    Vehabijt nga dita nė ditė forcoheshin dhe nė vazhdimėsi fiset e reja iu bashkangjiteshin. Gjithnjė e mė pak fise patėn mbetė me emirin e Mekkes. Nė vitin 1217 hixhrij vehabijt tubuan ushtri tė madhe dhe e sulmuan Taifin. E pushtuan dhe shumicėn e popullėsisė e mbytėn, kurse gratė dhe pasurinė e robėruan. Vetėm njė numėr i vogėl arriti tė shpėtojė. Paralajmėruan pas kėsaj edhe ekspeditė pėr Mekke, por kishin informata se nė Mekke atė muaj ka shumė haxhinj nga Siria dhe Egjipti, ndaj pėr kėtė shkak pritėn deri sa nuk pėrfunduan ritualet e haxhit dhe tė kthehen haxhinjt nga Siria dhe Egjipti. Dhe vėrtet, pas pėrfundimit tė riatualeve tė haxhit u pėrgatitėn pėr ekspeditė nė Mekke. Emiri i Mekkes Sherif Galibi nuk ishte mjaft i pėrgatitur qė t'i kundėrvihej ushtrisė vehabite ndaj u zhvendos nė Xhidde. Banorėt e Mekkes u frikėsuan pėr jetat e vetadhe dėrguan vėzhgues para ushtrisė vehabite qė tė kėrkojnė prej tyre siguri nėse dorėzohen nėn qeverisjen e tyre.

    Ata iu dhanė siguri dhe hynė nė Mekke mė 8 muharrem 1218 hixhrij. Nė Mekke qėndruan 14 ditė duke kėrkuar prej njerėzve qė tė pendohen duke ua ripėrtrirė islamin dhe duke ua ndaluar tė veprojnė ato vepra pėr tė cilat vehabijt konsiderojnė se janė shirk, sikur tevessuli apo vizita varrezave. Pastaj vazhduan me ushtri drejt Xhiddes nė mėnyrė qė tė luftojnė kundėr Sherif Galibit. Kur e rrethuan Xhidden, banorėt e Xhiddes i goditėn nga topat dhe katapultat ashtu qė janė mbytur numėr i madh vehabijsh. Nuk arritėn pa pushtojnė Xhidden dhe pas tetė ditė rrethimi tė Xhiddes vendosėn ta ndėrprejnė rrethimin. Vehabijt u kthyen nė vendet e veta, kurse nė Mekke e lanė emir Sherif Abdulmuminin, i cili ishte i vėllai i Galibit. Lanė edhe pak ushtri e cila do ta ruante Mekken.

    Vėllai i Galibit e pranoi kėtė qė t'i ruaj banorėt e Mekkes dhe ta mėnjanojė prej tyre tė keqen qė ka mundur t'i godasė ata nga vehabijt. Atė vit nė muajin rebi'ul-ewwel, Sherif Galibi u nis drejt Mekkes me valiun nga Xhidda e sipas urdhėresės sė sulltanit me ushtri nė drejtim tė Mekkes. Kur arritėn atje i larguan vehabijt nga Mekka dhe pėrsėri e kthyen administrimin mbi Mekken. Mirėpo, vehabijt nuk heshtėn. Ata u nisėn t'i ēlirojnė vendet tjera dhe arritėn ta kthejnė Taifin dhe e emėruan emirin Osman El-Mudajfiun. Ata vazhduan aktivitetet e tyre nė luftim kundėr fiseve tė afėrme. Pėr njė kohė tė shkurtėr sėrish janė tubuar dhe e pushtuan Taifin dhe pėrgatiteshin pėr pushtimin e Mekkes. Me ushtri tė madhe e rrethuan Mekken dhe i mbyllėn tė gjitha rrugėt qė ēojnė nė Mekke. Mekkasit u ndien shumė rėndė. Atė kohė nė Mekke ishte kohė e skamjes dhe e urisė. Popullata madje ka ngrėnė edhe qenė pėr tė mbijetuar. Sherif Galibi qe i detyruar nė proces paqėsor dhe bisedime. Qe bėrė marrėveshje kurse nga kushtet e kėsaj marrėveshjeje ishte se vehabijt ndaj mekasve do tė sillen mirė dhe pa brutalitet dhe qė atyre t'u jepet admistrimi i qytetit tė Mekkes.

    Nė Mekke hynė kah fundi i muajit dhu'lka'de tė vitit 1220 hixhrij. Pastaj e pushtuan edhe Medinen, mbi Pejgamberin a.s. qoftė salavati dhe selami. E plaēkitėn huxhren [6] nė tė cilėn gjendet Pejgamberi dhe morrėn me vete tė gjitha gjėsendet me vlerė. E rrėnuan kuben mbi kaburin e Pejgamberit a.s. dhe nėpėr Medine shkaktuan krime qė s'mbahen mend. I rrėnuan tė gjitha shenjat mbi kuburet e as'habėve. Pėr mėkėmbės nė Medine e emėruan Mubarek ibn Nudijanin.

    Pushteti i tyre mbi Medinen dhe Mekken zgjati shtatė vite. Pėr ato shtatė vite ndaluan ardhjen nė haxh pėr sirianėt dhe egjiptianėt. Filluan ta mbulojnė Qaben me mbulesė tė zezė. I detyruan njerėzit tė hyjnė nė fenė e tyre me dhunė. Shteti osman atė kohė ishte tejet e dobėt dhe e angazhuar me luftėra kundėr kristianėve sikur edhe me turbullirat e brendshme rreth pushtetit pėr karrikėn e sulltanit. Atėherė u dha urdhėresa nga ana e sulltanit Mahmud Hanit II Ibn Abdulhamid Hanit sulltan Ahmedit I, i cili ishte nė funksion tė halifit tė Pejgamberit tė All-llahut, Muhammedit a.s., mėkėmbėsit egjiptian Muhammed Ali Pashės [7] qė tė pėrgatisė ushtri pėr luftė kundėr vehabijve. Kjo ishte nė vitin 1226 hixhrij.

    Valiu Muhammed Ali Pasha e pėrgatiti ushtrinė tė cilėn e vuri nėn komandėn e tė birit tė tij Tusun Pashės. U nisėn prej Egjiptit nė muajin Ramazan tė atij viti. Ditė e natė kanė udhėtuar qė sa mė parė tė arrijnė deri te pikėsynimi. Kur arritėn deri te Jenbua menjėherė e morėn prej vehabijve. Kur kjo ushtri arriti deri nė Safra dhe Hadidet aty i priti e gatshme ushtria vehabite tė cilėn e ndihmonin tė gjitha fiset pėrreth dhe aty e ngadhnjyen rėndė ushtrinė egjiptiane. Askush nga ajo ushtri egjiptiane nuk u kthye nė Egjipt.

    Kjo ishte nė muajin dhu'l-hixhxhe tė vitit 1226 hixhrij. Valiu egjiptian menjėherė nė vitin vijues pėrgatiti ushtri tė re. Personalisht ishte nė krye tė ushtrisė dhe u nisėn drejt Hixhazit. Me vete kishin 18 topa, shumė bomba dhe sasi tė mėdha armatimi. Arritėn deri nė Safra dhe Hadidet dhe shumė lehtė e morėn atė nga vehabijt.

    Arsyet e rimarrjes sė lehtė tė kėtyre vendeve janė nė meritat e largpamėsisė dhe gjeturisė sė Sherif Galib Pashės, i cili sipėrfaqėsisht qe vėnė nė anėn e vehabijve, por mbante kontakt me Muhammed Ali Pashėn dhe i ka propozuar qė me para t'i blejė shejhėt e fiseve tė pasura dhe t'u premtojė tė ardhura tė regullta mujore. Kėta nė kėtė rast nuk do tė luftojnė kundėr tyre. Dhe kėshtu edhe ndodhi. Shumė rijalė janė ndarė pėr kryeparėt fisnorė. Njė shejhi i dhanė 100 mijė rijalė. Atyre me ndikim mė tė vogėl iu dhanė nga 18.000 rijalė. Kur ushtria e Muhammed Ali Pashės hyri nė Medine e lajmėruan Egjiptin pėr kėtė, kurse atje u organizua gazmend dhe hare e pėrgjithshme. Sė shpejti, posa u erdhi pėrforcim nga Egjipti, hynė edhe nė Mekke. Ushtria vehabite u shkapėrderdhė.

    Emiri i vehabijve Saudi nė vitin 1227 hixhrij e kreu haxhin dhe u nis pas kėsaj nė Taif e pastaj edhe nė Derijjete dhe nuk dinte pėr ndryshimet e reja nė terren dhe kthimin e Medines nėn kontrollin e vehabijve. Vetėm kur arriti nė Der'ijjete dėgjoi pėr lajmet pėr pushtimin e sėrishėm edhe tė Mekkes dhe Taifit nga ana e ushtrisė sė Sulltanit. Nė muajin rebi'ul-ewwel tė vitit 1228 hixhrij Muhammed Ali Pasha i dėrgoi kasnecėt nė pallatin e sulltanit qė ta njoftojnė mbi rezultatet e ekspeditės dhe i dėrgoi ēelėsat e Qabes, Medines dhe Xhiddes, tė cilėt janė vėnė nė tepsi tė arta dhe nga respekti dhe me pritje me erurina, tekbire dhe hare janė pritur nė Istanbull. Muhammed Ali Pasha fitoi meritat mė tė larta nga sulltani pėr sukseset.

    Sherif Galib Pasha arriti ta burgosė Osman Mudaifin, i cili ishte mėkėmbės vehabit nė Taif. Ai ishte ndihmuesi mė i madh i lėvizjes vehabite nė atė kohė. E pa tė lidhur me zinxhirė dhe e dėrgoi nė Egjipt.

    Pastaj nga Egjipti ėshtė dėrguar nė pallatin (portėn) e sulltanit ku ėshtė mbytur. Kur Muhammed Ali Pasha arriti nė Mekke, Sherif Galib Pasha arriti ta burgosė edhe Ibn Musaidin, emirin tjetėr vehabit dhe e dėrguan nė Istambull. Nė muajin muharrem tė vitit 1229 hixhrij e dėrguan edhe Mubarek ibn Mudijanin, i cili ishte emir vehabit nė Medine. Atė tė lidhur e kanė shetitur nėpėr rrugėt e Istambullit qė ta shohin njerėzit e pastaj e kanė mbytur. Kokėn e tij e kanė varė nė vend publik qė njerėzit tė marrin mėsim. Kėshtu kanė vepruar edhe me Osman ibn Mudifiun. Sherif Galib Pasha ėshtė dekoruar nga ana e sulltanit dhe ėshtė dėrguar nė Selanik nė pension ku edhe e priti vdekjen. Ai ishte administrues mbi Mekken plot 26 vite. Nė Selanik vdiq nė vitin 1231 hixhrij. Atij i ėshtė ndėrtuar edhe tyrbe e cila vizitohet. Muhammed Ali Pasha i dėrgoi ushtritė e tij nė krahinat lindore qė tė qėrojnė hesapet me fiset dhe vendrezistencat e mbetura vehabite. Numėr i madh vehabijsh ėshtė mbytur nga ushtria e sulltanit.

    Nė vitin 1229 hixhrij vdiq Saudi, emiri vehabit, kurse e trashėgoi i biri i tij Abdullahu. Muhammed Ali Pasha pas haxhit tė kryer nė vitin 1230 hixhrij u nis nė Egjipt kurse nė Hixhaz e la Hasan Pashėn. Nė Hixhaz kaloi plotė njė vit e shtatė muaj nė luftėra kundėr vehabijve. Nė Egjipt u kthye kur ishte i sigurt se e ka pastruar terrenin dhe e ka thyer fuqinė e tyre. Prej vendrezistencave tė fuqishme patė mbetur vetėm edhe Derijjete. Emiri i tyre ishte Abdullah ibn Saudi. Muhammed Ali Pasha e dėrgoi ushtrinė nėn komandėn e djalit tė tij Ibrahim Pashės. Abdullah ibn Saudi prej mė parė kishte marrėveshje me Tosun Pashėn kur ishte nė Medine ku cekej se ai mabnė tė drejtėn e adminstrimit nė Derijjete dhe t'i dėftojė lojalitet Muhammed Ali Pashės.

    Mirėpo, Muhammed Ali Pasha nuk ėshtė pajtuar me kėtė marrėveshje ndaj pėrgatiti ushtri nėn komandėn e tė birtit Ibrahim Pashės mbi Derijjen. Kjo ishte kah fundi i vitit 1231 hixhrij. Kur Ibrahim Pasha arriti me ushtrinė deri nė Derijje ishte viti 1232 hixhrij. E mposhti Abdullah ibn Saudin nė dhu'l-kadete tė vitit 1233 hixhrij. Kur pėr kėtė arriti lajmi nė Egjipt po atė ditė nė shenjė kėnaqėsie janė zbrazur njė mijė topa dhe ishte hare nė Egjipt njė javė. Muhammed Ali Pasha dha angazhim tė madh nė luftė kundėr vehabijve dhe pėr kėtė qėllim ka shpenzuar mjete tė mėdha nga arka shtetėrore. Ceket se dikur vetėm pėr transportin e municionit kanė paguar nga 45 mijė rijalė. P.Sh. vetėm pėr transportin e municionit prej Medines deri nė Derijjete janė paguar 140 mijė rijalė. Ibrahim Pasha e robėroi Abdullah ibn Saudin dhe emirėt tjerė dhe i dėrgoi nė Egjipt. Nė Egjipt arritėn mė 17 muharrem 1234 hixhrij dhe iu pėrgatit pritje e madhe. Shumė njerėz erdhėn tė shohin ēfarė janė kėta vehabij.

    Muhammed Ali Pasha e pranoi Abdullah ibn Saudin dhe kuvenduan. E pyeti pėr djalin e tij se ēfarė ishte nė luftė. I tha se ėshtė angazhuar dhe dha ēdo gjė prej vetes, sikur edhe ata, por ndodhi ēka dėshiroi All-llahu. Atėherė i premtoi se do tė ndėrmjetėsojė pėr tė te sulltani. Abdullahu iu pėrgjigj: "Do tė bėhet ēka ka caktuar All-llahu". Atėherė urdhėroi ta nderojnė dhe ta veshin me rroba tė bukura. Abdullahu kishte me vete njė sanduk tė vogėl tė dekoruar. Muhammed Ali Pasha e pyeti: "Ē'ėshtė ky"? Ai i tha: "Kėtė e mori babai im nga huxhra e Pejgamberit, do ta marrė kėtė me vete te sulltani". Pashai i urdhėroi ta hapė. Nė sandukun e vogėl ishin tre ekzemplarė tė dekoruar me mus'hafė nga thesarėt e sundimtarit. Ishin aq tė bukur sa mė tė bukur kurrė nuk janė parė. Aty kishte edhe 300 copė margaritarė, disa diamantė dhe pllaka prej ari.

    Pashai i tha: "Atė qė e keni marrė nga huxhra ėshtė mė shumė se kjo kėtu"? Ai iu pėrgjigj atij: "Kjo ėshtė ajo qė gjendej te babai im"! Ai nuk i ka marrė pėr vete tė gjitha gjėsendet qė ishin nė huxhre, edhe tė tjerėt kanė grabitur. Atėherė pashai i tha: "E saktė, tashmė kemi gjetur te mėkėmbėsi pjesė tė atij thesari". Atėherė e ka dėrguar nė portė te sulltani. Ibrahim Pasha u kthye nga Hixhazi nė Egjipt nė muajin muharrem tė vitit 1235 hixhrij pasi qė e shkretėroi tėrėsisht vendbanimin Der'ijje dhe banorėt i katandisi. Kur Abdullah ibn Saudi arriti nė portė te sulltani nė muajin rebi'ul-ewwel e shetitėn nėpėr rrugė tė qytetit qė ta shohin njerėzit e pastaj e mbytėn. Njėkohėsisht i mbytėn edhe ithtarėt tjerė.

    Kjo ėshtė shkurtimisht pėr fitnen vehabite. Fitneja e tyre ishte fatkeqėsi qė e pėsuan ithtarėt e islamit dhe nga shkaku i tyre ėshtė derdhur shumė gjakė, ėshtė grabitur shumė pasuri dhe me paraqitjen e tyre ėshtė shkaktuar dėm i madh.

    Nė shumė hadithe tė Muhammedit a.s. qartė ėshtė paralajmėruar fitneja e tyre. Si shembull do ta cekim hadithin nė tė cilin Muhammedi a.s. ka thėnė: "Do tė paraqiten njerėz nga Lindja tė cilėt do tė lexojnė Kur'an por leximi i tyre nuk do ta kalojė kufirin e fytit. Do tė dalin nga dini (feja) siē del shigjeta e ngrehur nga harku. Shenja e tyre ėshtė qethja tullac". Ky hadith ėshtė cekur me shumė transmetime, e disa janė cekur nė Sahih'ul-Buhari.

    Qartė ėshtė theksuar se karakteristikė e tyre ėshtė qethja e kokės tullac. "Ata u kanė urdhėruar tė gjithė ithtarėve tė vet qė t'i rruajnė kokat tullac, kurse para tyre nė histori nuk ka ndodhur qė dikush ta rruaj kokėn tullac nė shenjė tė pėrkatėsisė lėvizjes sė caktuar". Lidhur me kėtė Sejjid Abdurrahman El-Ahdel ka thėnė: "Nuk ka nevojė tė shkruhet mė shumė pėr kėtė si pėrgjigje vehabijve se sa hadithi i Muhammedit a.s. se Shenja e tyre ėshtė qethja e kokės tullac". Kėtė veprim para vehabijve nuk e kanė bėrė ithtarėt e asnjė sekti apo lėvizjeje.

    Ka ndodhur qė njė femėr tė cilėn e kanė detyruar tė bėhet vehabije kur i kanė urdhėruar tė qethet tullac ka protestuar te Ibn Abdu'l-vehhabi. Ajo i tha: "Nėse iu urdhėron edhe femrave t'i rruajnė flokėt tullac atėherė duhet t'u urdhėrosh edhe meshkujve t'i rruajnė mjekrat, sepse flokėt pėr femrėn janė dekor siē ėshtė mjekra pėr meshkuj". Ibn Abdu'l-vehhabi mbeti pa fjalė nė kėtė vėrejtje tė kėsaj femre.

    Ata kanė ndaluar tek njerėzit tė kėrkojnė shefaat nga Muhammedi a.s. edhe pse pėr kėtė ekzistojnė shumė hadithe sahih mbi vlerėn e shefaatit tė Pejgamberit a.s. pėr ummetin. Kanė ndaluar leximin e librit Delail'ul-hajrat, i cili pėrmban salavate mbi Muhammedin a.s.. Kanė folur se kjo ėshtė shirk. Kanė ndaluar leximin e salavateve mbi Muhammdin a.s. nė minare dhe minber pas leximit tė ezanit. "Ishte njė muezin i verbėr, njihej si njeri i mirė. Ai pas ezanit i lexoi salavatet e vehabijt tashmė e shqiptuan ndalesėn. E sollėn tek Ibn Abdu'l-vehhabi dhe ai urdhėroi qė ta mbysin".

    Sikur tė kishim rast t'i cekim tė tėra ēfarė kanė bėrė ata do tė shkruheshin shumė libra. Por konsiderojmė se e cekura mjafton, kurse All-llahu (i lavdishėm dhe i lartėsuar qoftė) mė sė miri e di.

    Pėrfundoi! Falėnderimi i qoftė Krijuesit tė botėrave!

    Autor: Es-Sejjid Ahmed ibn Zejn ibn Ahmed Dehlan - ish mufti i Mekkes


    __________________________________________________

    [1] - Tevessul konsiderohet qė dikush ta lexojė e drejtojė duanė All-llahut xh.sh. dhe nė tė ta pėrmendi Pejgamberin Muhammedin a.s. ose ndonjė pejgamber ose evlija tjetėr me shpresė se All-llahu xh.sh. do t'i pėrgjigjet duasė sė robit tė tij pėr shkak tė mėshirės dhe bereqetit tė Tij ndaj robit tė pėrmendur nė dua. Kjo mėnyrė e duasė ka mbėshtetjen e vet nė hadithet e Pejgamberit tė All-llahut. Tė parėt qė kėtė dėshiruan ta largojnė nga mėsimi islam janė vehabijt.
    [2] - Tevhid ėshtė besimi nė njė Zot - njėsia qė pėrfshihet nė maksimėn La ilahe il-la'll-llah.
    [3] - Da'va ėshtė thirrja nė islam. Deri diku i pėrfgjigjet termit misionarizėm.
    [4] - Libri quhet Es-sevarik'ul-ilahijje fi reddi ale'l-vehabijje, Damask, 1997.
    [5] - Pejgamberi i rrejshėm i cili u paraqit nė epokėn e Resulull-llahut kurse pėsoi nga ana e Halid ibn Velidit nė kohėn e sundimit tė Ebu Bekrit r.a..
    [6] - Huxhre quhen lokalet ku ėshtė varrosur Muhammedi a.s..
    [7] - Te shqiptarėt i njohur si Mehmet Ali Pasha, me prejardhje shqiptare. Pėrkthyesi.

  2. #12
    shkupi1912 :
    [1] - Tevessul konsiderohet qė dikush ta lexojė e drejtojė duanė All-llahut xh.sh. dhe nė tė ta pėrmendi Pejgamberin Muhammedin a.s. ose ndonjė pejgamber ose evlija tjetėr me shpresė se All-llahu xh.sh. do t'i pėrgjigjet duasė sė robit tė tij pėr shkak tė mėshirės dhe bereqetit tė Tij ndaj robit tė pėrmendur nė dua. Kjo mėnyrė e duasė ka mbėshtetjen e vet nė hadithet e Pejgamberit tė All-llahut. Tė parėt qė kėtė dėshiruan ta largojnė nga mėsimi islam janė vehabijt.
    Mu ky ėshtė ai tevessul [ndėrmjetėsim te tė vdekurit,evlijatė ose pejkamberėt pėr ndonji nevojė te Allahu],qė ulematė e ehli sunnetit e kan konsideruar si shirk i madh i cili tė pėrjashton nga islami dhe njeriu bėhet mushrikun.
    Dhe pėr ktė ēėshtje ulematė e ehli sunnetit janė nė luftė me sufitė dhe rrafidat qe 800 vite.Qė atėherė kėto devijantė presin ndonji hadith sahih qė e lejon kėtė shirk tė madh,por ulematė gjithmon ua kan mbyllur dyert kėtyre shirkijateve qė sotė i lejojnė kėto bashkėsi tė kufrit,shirkut,nifakut dhe dalaletit.
    Kėtė tevessul tė parin e shpiku Iblisi lanetullah me vdekjen e njerėzve tė mirė nė kohėn e Nuhut a.s dhe ky veeprim qė tė mos thirret si shirk ai ja ndėrroj emrin me tevessul pra me ndėrmjetėsim tė evlijave ose njerėzve tė mirė ose pėrmes pejkamberėve dhe shum popuj u shkatėruan sebeb kėtij veprimi dhe pėr kėtė shkak Allahu dėrgoj Nuhun a.s qė ti largon njerėzit nga ky shirk.Dhe nė kėtė grackė ranė edhe ēifutėt edhe krishterėt dhe nuk u kursyen edhe ummeti i Profetit tonė.Poashtu edhe mushrikėt Mekkas ishin tė zhytur nė kėtė shirk tė madh dhe me kėtė e shkatėrruan fene Ibrahimit dhe Ismailit a.s.Problemi ėshtė se edhe mushrikėt e Mekkes edhe mushrikėt e kohės sonė mendojnė se ky veprim ėshtė i lejuar dhe ktė e bėnė normal se nga injoranca.Por ėshtė nji veprim qė Allahu nuk e fal edhe nėse bėhet nga padituria sepse tė gjith popujt kėtė shirk e kan bėrė nga padituria.
    Mu kėtu ėshtė edhe arsyeja pse kėto sufi dhe nakshibendi adhurues tė varreve [kuburi] e kan kritikuar shejh Muhammed bin Abduluehhabin r.a ėshtė sepse ai e ndaloj kėtė veprim dhe pasi mori pushtetin i shkatėrroj tė gjith varret,kupollat,tyrbet..etj,ku njerėzit mblidheshin dhe natė e ditė bėnin kėtė shirk tė njohur.Dhe mu pėr kėtė arsye ai dhe nxanėsat e tij u kritikuan dhe nė fillim edhe u ndoqėn nga armiqt e islamit.
    Ja fjalia e Shejh Muhammed Bin Abduluehhabit se ēka thotė pėr ktė tevessulin nga tė vdekurit :
    Thotė shejh Muhammed bin Abduluehhabi r.a :
    Dhe La ilahe ilallah pėrmban mohimin [negacionin] dhe pohimin e zotėrimit tė Allahut nė pėrgjithėsi.Ai i cili i drejtohet ndonji varri [kaburi],drurit,gurit,melekut tė afėrt ose profetit tė dėrguar,qė ky [i vdekuri] ti jep ndonji dobi ose tja largon ndonji dėm,ai me kėtė e ka marrė atė pėr zot tė vetin pėrskaj Allahut,kurse nga ana tjetėr ky me kėtė veprim e mohon fjalinė La ilahe ilallah.Kėtij do ti jepet shanci pėr tu penduar,dhe nėse e pranon pendimin,ai do tė falet,por nėse nuk e pranon pendimin,atėher ai do tė mbytet [do tė vritet].
    Dhe nėse ky mushrik do tė thonte : Unė nuk e kam pasur pėr tjetėr qėllim vetėm qė tė kėrkoj bereqet [bekim],dhe un jam i bindur se dobinė dhe dėmin e jep vetėm Allahu ,atėherė ti pėrgjigju [thuaj kėtij mushrikut] : se edhe populli i israilit me fjalėt e tyre kėrkonin vetėm atė qė tha Allahu pėr ta kur kaluan detin :
    138. Bni israilėt i kaluam pėrtej detit, e ata me njė popull qė adhuronte do statuja tė tyre, dhe thanė: “O Musa, na e bėn edhe ne njė zot (statujė) si zotėt qė i kanė ata (ai popull)”. Ai (Musai) tha: “Ju jeni popull qė nuk dini”. Earaf.
    [Midhat Ebu Jusuf allu Feraxh,Besimi i imamėve tė teuhidit faqe : 277 – 301].
    Ka edhe shum thėnje tė ulemave tė tjerė pėr kėtė mesele tė tevessulit.
    Pra ulematė e sunnetit kan koncesus nė lidhje me tevessulin nga tė vdekurit se ai ėshtė shirk i madh,dhe kjo sjell me veti edhe tekfirin mbi vepruesin e tij qė don tė thotė edhe dėnimi nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr dėnim me xhehennem pėrgjthmon.
    Adhuruesit e varreve,tyrbeve dhe tė vdekurve argumentet e veta i kan nxjerrė nga shum hadithe tė cilėt nė realitet janė daif ose tė shpifura por ata i besojnė si tė vėrteta.
    Fitorja e vėrtetė i takon Allahut dhe besimtarėve por qafirat kėtė nuk e kuptojnė.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e LOGIC
    Anėtarėsuar
    22-01-2006
    Postime
    730
    Esselamu Alejkum Ue Rrahetmullah,
    Refer vllau,
    Allahu te shperbleft per mundin dhe kohen qe harxhon te sjellesh argumente...
    Dua te shfrytezoj rastin dhe te tregoj nje link:
    Komentim i librit Kitabu Teuhid, liber ky qe bashkoj muslimanet nga hoxha Enis Rama nga Mitrovica
    http://www.qsi-ks.com/webi/ligjerata...ha=Enis%20Rama
    A known mistake is better than an unknown truth.

  4. #14
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anėtarėsuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Vehabizmi eshte kancer per fene Islame!!! Mjer ju qe nuk e kuptoni kete te vertete!!!
    Mos haroni kurre se kush i solli ne pushtet keta njerez, dhe dijeni fort mire ata qe i sollen ne pushet, i sollen ne pushtet me te vetmin qellim qe te jene spiune te tyre dhe marioneta te tyre!!!

    GV_USA
    WE WILL NOT GO DOWN!

  5. #15
    Per ju kush mban mjekerr eshte vehabist.

    Edhe sikur Muhamedi s.w.a.s. te ishte gjall, ju prap do e kishit etiketuar si "vehabist".

    Me gjeni vetėm nje fjal te vetme, ku ata shprehėn qė jan "wehabist" ? S'po kerkoi shume !

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anėtarėsuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    Citim Postuar mė parė nga >_Ilirian_> Lexo Postimin
    Per ju kush mban mjekerr eshte vehabist.

    Edhe sikur Muhamedi s.w.a.s. te ishte gjall, ju prap do e kishit etiketuar si "vehabist".

    Me gjeni vetėm nje fjal te vetme, ku ata shprehėn qė jan "wehabist" ? S'po kerkoi shume !
    Nese osama bin lladeni dhe te tjeret qe e perkrahin ate ideologji nuk jan vahabiste , i bie qe ti thua se Islami i vertet eshte i till dhe se Islami e lejon dhunen ne fe ?
    We are all Aliens

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-04-2010
    Postime
    50
    Faleminderit per ketė tekst "Shkupi19543958!".

    Eshtė berė e kjartė, se Muhammed Ibn Abdul-Wehhab, pa pikė dyshimi ka qenė kunder shirkut dhe kufrit te cilen ju po e lejoni dhe po e zbukuroni me termet sikur "tewessul dhe shefat." Secili mushrik shirkun e arsyton dhe beson se ajo veper eshtė e mirė, dhe e dobishme.

    Ka konsideruar se vizita e bėrė varrit tė Muhammedit a.s. dhe veprimi i 'tevesulit' [1] me tė dhe me pejgamberėt tjerė dhe me robėt e mirė tė All-llahut dhe vizita kaburit (Varrit) tė tyre ėshtė shirk. Ka konsideruar se thirrja e Pejgamberit te tevessuli ėshtė shirk, po ashtu thirrja e robėve tjerė tė All-llahut, kur bėhet tevessul, ėshtė shirk.
    Po, Alhamdulillah, secili musliman duhet me dit se kerkimi i ndihmes nga te Vdekurit eshtė shirk. Aj i cili nuk e din ketė, nuk e din qka eshtė Islami dhe nuk eshtė musliman! Ketu hynė edhe kerkimi i ndermjetsimit (shefatit apo tewesul) nga te vdekurit. Siq thojnė disa mushrik sot: "Oh Muhammed, Oh Ali, me Ndihmo, kerko prej Allahut udhėzim per ne, Kerko prej Allahut sherim per ne.." etj

    Krejt keto janė prej shirkut te madh, dhe Elhamdulillah qe Muhammed ibn Abdul-Wehhab e ka luftu ketė shirk sipas mundesive qe i ka patur.

    Ti nuk ke tė drejtė ta shpall kafir shumicėn dėrmuese tė ummetit islam nga i cili ti je ndarė. Afėrsia e kufrit e atij qė ėshtė ndarė nga shumica dėrmuese e ummetit islam ėshtė mė e afėrt nga ata qė janė nė shumicėn dėrmuese islame, sepse ai ndjek rrugėn qė nuk ėshtė rrugė e bashkėsisė sė besimtarėve".
    Nuk eshtė ndarė aj nga Muslimanet, por eshtė ndarė nga mushriket! Por, xhahilat ne Teuhid i quajnė mushriket si Musliman, dhe Muslimanet si "khavarixh". Keshtu edhe sot neve na thojnė xhahilat: "Krejt njerzit i keni shpall qafir. Qysh keni guxim ta beni ketė? A veq ju jeni musliman a?? Qka eshtė me keta hoxhallar tonė qe kanė studiju??"

    SubhanAllah! Shiqo qfarė mushrik ishte muftiju i Mekkes, i cili e lejon kerkimin e ndhimes prej te vdekurve! A eshtė argument "nuk lejohet te shpallet kafir aj i cili benė shirk??"

    Nese ishte keshtu gjendja para 150v. , qka mendoni siq eshtė gjendja sot??

    Ata kanė ndaluar tek njerėzit tė kėrkojnė shefaat nga Muhammedi a.s. edhe pse pėr kėtė ekzistojnė shumė hadithe sahih mbi vlerėn e shefaatit tė Pejgamberit a.s. pėr ummetin.
    Me ketė shirk janė ardh mushriket e Turqis ne trojhet tona. Ky eshtė argument i kjartė, se Turqit kur nuk kanė qenė ne Teuhid, por Themelet e tyre kanė qenė te bazuara mbi shirk dhe kufr, sikur qe eshtė dua drejtuar vdekurve, profeteve, ewlijave dhe melekeve per ndihmė!

    Pastaj, nga kjo kuptojmė, se ne Balkan kur nuk kemi patur shtet Islamik, dhe kur nuk kemi patur Musliman dhe bashkesi prej muslimanve!! Nuk ka patur hoxhallar musliman, por kanė qenė vetem ata qe i pershkruhen islamit, qe kanė falur namaz dhe kanė agjeru, por kanė vizitu tyrbe dhe teqe, duke kerkuar ndihmė dhe berqet nga dikush tjeter pos Allahut. Ky besim eshtė besim i mushrikve, dhe ka qenė dhe eshtė prezent sot ne qdo vend ne balkan! Aj qe e studion pak ketė, dhe e shef qfarė besimi kanė patur mushriket e Turqisė, e kupton se baballaret e tyre, dhe gjyshet e tyre kur nuk kanė qenė musliman!

    Allahu na permisoftė gjendjen!

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Abdur-Rahman70 : 30-09-2010 mė 09:31
    "...Thuaj: “A janė ata qė dijnė, njėsoj me ata qė nuk dijnė?”..." (Ez Zumer:9)

  8. #18
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    10-12-2009
    Postime
    489

  9. #19
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    03-07-2010
    Postime
    342
    Citim Postuar mė parė nga Gostivari_usa Lexo Postimin
    Vehabizmi eshte kancer per fene Islame!!! Mjer ju qe nuk e kuptoni kete A vertete!!!
    Mos haroni kurre se kush i solli ne pushtet keta njerez, dhe dijeni fort mire ata qe i sollen ne pushet, i sollen ne pushtet me te vetmin qellim qe te jene spiune te tyre dhe marioneta te tyre!!!

    GV_USA
    JO i nderuar ne e kemi kuptuar kush eshte wehabizmi,por ju kemi kuptuar edhe juve mohues te haditheve te muhamedit a.s. mos u mundo te na behesh musliman amerikan dhe te na levdohesh se une jetoj ne amerik dhe ketu islami eshte ndryshe ,

    ISLAMI eshte i njejte ku do qe te jeshe , ka regulla se si duket nji musliman, TI DHE TE TJETER SI TI NE FORUM PARAGJYKONI DUKE MOS NJOHUR NJEREZIT

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-05-2010
    Postime
    67
    Citim Postuar mė parė nga sheki51 Lexo Postimin
    JO i nderuar ne e kemi kuptuar kush eshte wehabizmi,por ju kemi kuptuar edhe juve mohues te haditheve te muhamedit a.s. mos u mundo te na behesh musliman amerikan dhe te na levdohesh se une jetoj ne amerik dhe ketu islami eshte ndryshe ,

    ISLAMI eshte i njejte ku do qe te jeshe , ka regulla se si duket nji musliman, TI DHE TE TJETER SI TI NE FORUM PARAGJYKONI MOS NJOHUR NJEREZIT

    o vehabist,ju jeni qe urreni Muhammed alejhi selam,ju jeni ata qe mojn ceshtjet ne islam...

    Nasradin albani ka thene se nuk ka hadith qe tregon se emri i melekut te vdekjes eshte azraili,nderkohe imam al kahdi thote se mbi emrin e melekut te vdekje eshte ixhma-vendim i dijetareve islam dhe njekosishte eshte hadith i tabaranit qe thot se emri i melekut te vdekjes eshte azrail.Ju,vehabistat-selefit e sodit e mohononi kete,kjo eshte kyfer...


Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •