
Postuar mė parė nga
gimche
Vlera dhe rėndėsia e Hadithit
Shkruan: Eroll Rexhepi - Mitrovicė
Falėnderimet i takojnė Allahut tė Lartėsuar, vetėm Atė e adhurojmė dhe prej Tij ndihmė, falje, mėshirė kėrkojmė. Pėrshėndetjet tona i takojnė tė Dėrguarit tė fundit, vulės sė tė gjithė Pejgamberėve, Muhamedit salAll-llahu alejhi ue selem.
Tė nderuar lexues tė websajtit klubikulturor.com, ka kaluar njė kohė shumė e gjatė nga vdekja e Pejgamberit salAll-llahu alejhi ue selem, mirėpo fjalėt, thėniet, miratimet, pėlqimet e tij kanė mbetur dhe me to duhet tė punojė njė musliman i cili dėshiron tė jetė nėn mbikėqyrjen e Allahut tė Lartėsuar.
Pasi hadithi pra zė vendin e dytė pas librit tė Allahut (Kuranit), jemi tė obliguar ti kushtojmė njė rėndėsi tė veēantė leximit tė tyre, mėsimit pėrmendėsh, transmetimit tė tyre dhe tė punuarit me to nė jetėn e pėrditshme.
Pra, vlerėn dhe rėndėsinė e madhe tė Hadithit e vė nė dukje nė radhė tė parė vetė Kurani. Shohim qartė se Kurani i ka dhėnė njė rėndėsi tė plotė, siē na porositin ajetet qė flasin drejtpėrdrejt pėr kėtė qėllim:
"Ai (Muhamedi) nuk flet sipas dėshirės sė vet." (Kur'an 53:3)
"O ju qė keni besuar! Binduni Allahut dhe binduni Pejgamberit." (Kur'an 4:59)
"E kush i nėnshtrohet Allahut dhe Pejgamberit tė Tij, do tė jetė me ata tė cilėve Allahu u ka dhėnė shumė begati: me Pejgamberėt, me tė drejtėt, me dėshmorėt (martirėt) dhe me njerėzit e tjerė tė mirė. Ata janė shokė tė mrekullueshėm!" (Kur'an 4:69)
"Me tė vėrtetė ju e keni shembull tė mrekullueshėm Pejgamberin e Allahut." (Kur'an 33:21)
"Thuaj (o Muhammed): Nėse ju e doni Allahun, mė pasoni mua (ndiqeni rrugėn time pranoni Islamin, ndiqni Kuranin dhe Sunetin, rrugėn time), Allahu do t'ju dojė ju dhe do t'ua falė gabimet (gjynahet) tuaja. Allahu ėshtė falės dhe mėshirues i madh." (Kur'an 3:31)
"...atė qė ua jep Pejgamberi, atė merreni, atė qė ua ndalon, lėreni." (Kur'an 59:7)
Vlera dhe rėndėsia e Hadithit mund tė shihet edhe nė sa vijon:
Ēdo njeri qė e lexon Kuranin me vėmendje, do tė vėrejė se nė tė pėr disa ēėshtje flitet nė mėnyrė tė pėrgjithshme, d.m.th. pa hyrė nė hollėsi tė problemit pėrkatės. Pėr shembull, sado qė nė shumė ajete tė Kuranit urdhėrohet falja e namazit, askund nuk shpjegohet mėnyra e faljes e as nuk jepen hollėsi tė tjera. Edhe dhėnia e zekatit urdhėrohet nė shumė ajete, por, megjithatė, pėrveē pėrcaktimit se kush duhet ta japė zekatin dhe kujt duhet t'i jepet ai, nė asnjė ajet nuk thuhet mė konkretisht se cila pasuri i nėnshtrohet zekatit dhe sa duhet ndarė nga pasuria e cila arrin shkallėn e duhur (nisabin). Ka edhe shembuj tė tjerė.
Zbėrthimin dhe stėrhollimin e dispozitave tė kėtilla tė Kuranit dhe mėnyrėn e zbėrthimit praktik tė tyre, nė pėrputhje me mėsimet dhe detyrėn qė i ishte dhėnė nga ana e Allahut xh.sh., nė mėnyrė tė pėrpiktė e bėri Muhamedi alejhi selam.
Kjo do tė thotė se pa shpjegimin e hollėsishėm tė ēėshtjeve tė caktuara nga ana e tij, shumė gjėra nuk do tė ishte e mundur tė kuptoheshin drejt e aq mė pak tė zbatoheshin nė jetėn praktike. Pra, roli dhe detyra e Muhamedit alejhi selam si i Dėrguar ka qenė, nė radhė tė parė, tė shpjegojė Shpalljen e Allahut xh.sh., siē shihet qartė nė ajetin e Kuranit: "(Ne i ēuam tė Dėrguarit) Me shenja tė qarta dhe me libra. Ndėrsa edhe ty (O Muhamed) tė kemi zbritur pėrkujtuesin me kėshilla (Kuranin), qė ti tė mund t'u shpjegosh njerėzve qartė se ēfarė u ėshtė zbritur atyre dhe qė tė mund tė mendojnė." (Kur'an 16:44)
"
atė qė ua jep Pejgamberi, atė merreni, atė qė ua ndalon, lėreni." (59:7)
"Ai (Muhamedi) nuk flet sipas dėshirės sė vet." (53:3)
Mund tė themi me bindje tė thellė se Muhamedi salAll-llahu alejhi ue selem pėrveē se ėshtė shpjegues i parė i Kuranit, ka dhėnė edhe disa zgjidhje qė nuk gjenden nė Kuran, por kėto zgjidhje mund tė kuptohen vetėm atėherė kur ėshtė dashur tė shpjegohen ato ēėshtje tė pėrgjithshme tė Kuranit. Megjithatė, nga kjo duhet tė kuptohet se Hadithi gjithnjė ėshtė nė lidhshmėri tė ngushtė dhe tė plotė me Kuranin.
Shembuj tipikė qė flasin pėr vlerėn dhe rėndėsinė e Hadithit, respektivisht qė tregojnė se Hadithi, pas Kuranit, ėshtė burim themelor i Islamit, janė edhe fjalėt e Muhamedit salAll-llahu alejhi ue selem, i cili me rastin e Haxhit Lamtumirės, para masės ndėr tė tjera ka thėnė edhe kėto fjalė: "Ua kam lėnė atė qė ju do t'i pėrmbaheni, qė asnjėherė tė mos hezitoni e tė mos humbeni, pra, ua kam lėnė librin e Allahut (Kuranin) dhe fjalėt e Pejgamberit tė Tij (Hadithin)."
Nga sa u tha mė lart, shihet qartė se muslimanėt janė tė detyruar t'u nėnshtrohen urdhrave tė Allahut tė Madhėruar dhe tė shkojnė rrugės sė mėsimeve tė Muhamedit salAll-llahu alejhi ue selem.
Krijoni Kontakt