Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1

    Vreshtarët e Rahovecit rrezikojnë të humbin 10 milionë euro nga prodhimi i vitit.

    Protestat e vreshtarëve në Rahovec, 21 të plagosur

    17/09/2010

    Mbaroi me 21 të plagosur e pa zgjidhje protesta e vreshtarëve të Rahovecit, që rrezikojnë të humbin 10 milionë euro nga prodhimi i këtij viti.

    Pa arritjen e ndonjë zgjidhjeje për prodhimet e tyre, vreshtarët e Rahovecit kanë ndërprerë protestën që po e mbanin në qendër të qytetit.


    Vreshtarët dhe banorët e Rahovecit, të cilët kanë protestuar të premten më orë të tëra kanë kërkuar nga qeveria e Kosovës dhe kompania "Stone Castle" që t'u krijojnë një vend për grumbullimin e rrushit.


    Protesta kishte dalë nga kontrolli dhe si pasojë janë lënduar 21 vreshtarë dhe banorë të Rahovecit.


    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se protesta ka përfunduar dhe situata tani është nën kontroll.


    Megjithatë, sipas Berishës, një numër i protestuesve kanë kërkuar ndihmë mjekësore.


    "Gjithçka ka përfunduar me marrëveshje, pas ardhjes së drejtorit të policisë rajonale të Prizrenit. Sipas të dhënave që kemi, rreth 21 qytetarë kanë kërkuar ndihmën mjekësore", ka bërë të ditur Berisha.


    Edhe kryetari i Shoqatës së Vreshtarëve, Labinot Shehu, ka konfirmuar ndërprerjen e protestës, por ka paralajmëruar se nëse nuk do të bëhet një zgjidhje deri të hënën, protestat e vreshtarëve do të fillojnë përsëri dhe ato do të jenë më masive.

    "Ne, shoqata, jemi nën presion të këtyre protestuesve dhe mezi kemi arritur të bëjmë një marrëveshje me ta që deri të hënën ta bëjmë një pushim që t'i japim kohë Qeverisë që ta marrë këtë problem më seriozisht. Pas së hënës, çdo gjë është me vonesë. Ky popull do të vijë në Prishtinë dhe do t'i drejtohet Qeverisë dhe çdo gjë do të bllokohet edhe në Prishtinë sikurse këtu sot", është shprehur Shehu.


    Në anën tjetër, prodhuesi më i madh i verës në komunën e Rahovecit, i cili pas privatizimit mori emrin "Stone Castle", tashmë është deklaruar se sivjet nuk do të marrë asnjë kilogram rrush nga vreshtat e Rahovecit.


    "Stone Castle" këtë vendim e kishte arsyetuar me rezervat e mëdha dhe mungesën e vendit për deponim të rrushit, rakisë e verës.


    Sipas kësaj kompanie, eksporti i verës nga Kosova është goditur rëndë nga bllokada që po e bëjnë vendet përreth, e më së shumti nga ajo e Serbisë që kishte shërbyer si rrugë transiti, por edhe nga Mali i Zi e Maqedonia.


    Në komunën e Rahovecit janë të diku rreth 3 mijë e 500 hektarë vreshta, ndërkaq humbjet, sipas përfaqësuesve të vreshtarëve, mund të jenë miliona euro.


    Ministri i Bujqësisë, Blernad Stavilevci, ka thënë se nuk dëshirojnë të interferojnë në relacionet midis prodhuesve dhe përpunuesve, por janë mundur që të gjejnë zgjidhje për këtë çështje.


    "Në bazë të parimeve të ekonomisë së tregut, nuk do të duhej të intervenonim, por ne kemi gjetur një mënyrë se si t'i mbështesim prodhuesit tanë vreshtarë dhe, në anën tjetër shihet se gjithçka graviton nga kjo ndërmarrje, e cila grumbullon më shumë se 10 milionë kg rrush. Prandaj edhe ata duhet parë të gjitha mundësit që t'i hapin bodrumet për të grumbulluar rrushin e vreshtarëve", ka thënë Stavilevci.

    shekulli


    Ky eshte me te vertete nje problem me te cilin duhet te mirren te gjithe qeveritaret shqiptare ne rajon.

    Edhe ai prodhim qe behet ne Kosove, nuk arrin te gjeje tregun, sepse qeverite andej dhe kendej kufirit nuk i bashkrendojne kurre punet per ceshtje te tilla, por rrijne duke prere vetem shirita neper cdo cep katundi.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e toni karlosi
    Anëtarësuar
    24-10-2005
    Postime
    295
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Protestat e vreshtarëve në Rahovec, 21 të plagosur

    Paska nis me rreh popullin e vet qeveria e Hashimistanit.
    Moto e qeveritareve tane : merr gjithçka që të ofron jeta! Tash dhe këtu. Tash ose kurrë!”,

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e toni-as.roma
    Anëtarësuar
    09-09-2010
    Postime
    107
    Mir ju ka ba i ka denu zoti se po bajn raki kta ne Rahovec
    Shqiptar me emer,Shqiptar me zemer!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    217
    Eshte per te ardhur keq, rahovecasit jan vreshtar te vyer. Shum familje burim kryesor te ardhurave kan vreshtat. Kjo qeveri eshte dashur me heret te shikoj, mundesit per zgjidhjen e ketij problemi. Esht dem qe rrushi te hudhet , per arsye se nuk ka kapacitete per perpunimin e tij.Eshte dashur me koh te krijohen keto kapacitete per perpunimin dhe ruajtjen e rakis dhe veres nga Rahoveci e cila eshte e nje cilsie mjaft e mir.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    217
    Citim Postuar më parë nga toni-as.roma Lexo Postimin
    Mir ju ka ba i ka denu zoti se po bajn raki kta ne Rahovec
    Rahovecasve zoti ju ka ndihmue shum sivjet, ata kan pasur prodhim rekord te rrushit, mirepo qeveria ka qen jo ne nivel te detyres. Zoti gjithmon ka qen me Rahovecjanet e ju i nderuar mundeni me shkue e me provue rakin e tyre,. Eshte shum e shijshme,edhe zoti e ka provue me siguri perderisa ju krijon kushte per kultivimin e rrushit.

  6. #6
    tHeKtHi MaMa :P
    Anëtarësuar
    24-11-2008
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    1,708

    Wink

    Citim Postuar më parë nga toni karlosi Lexo Postimin
    Paska nis me rreh popullin e vet qeveria e Hashimistanit.
    qdo qeveri rref kur lyp dajak
    if love is the answer, could you rephrase the question?

  7. #7
    tHeKtHi MaMa :P
    Anëtarësuar
    24-11-2008
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    1,708

    Unhappy

    Citim Postuar më parë nga apollo12 Lexo Postimin
    Eshte per te ardhur keq, rahovecasit jan vreshtar te vyer. Shum familje burim kryesor te ardhurave kan vreshtat. Kjo qeveri eshte dashur me heret te shikoj, mundesit per zgjidhjen e ketij problemi. Esht dem qe rrushi te hudhet , per arsye se nuk ka kapacitete per perpunimin e tij.Eshte dashur me koh te krijohen keto kapacitete per perpunimin dhe ruajtjen e rakis dhe veres nga Rahoveci e cila eshte e nje cilsie mjaft e mir.
    me t vertet me vjen keq per ta
    if love is the answer, could you rephrase the question?

  8. #8
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    a e bojn te mire rakine??

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e toni-as.roma
    Anëtarësuar
    09-09-2010
    Postime
    107
    Citim Postuar më parë nga apollo12 Lexo Postimin
    Rahovecasve zoti ju ka ndihmue shum sivjet, ata kan pasur prodhim rekord te rrushit, mirepo qeveria ka qen jo ne nivel te detyres. Zoti gjithmon ka qen me Rahovecjanet e ju i nderuar mundeni me shkue e me provue rakin e tyre,. Eshte shum e shijshme,edhe zoti e ka provue me siguri perderisa ju krijon kushte per kultivimin e rrushit.
    Po veq jau ka lan omel zoti sivjet vetem i ka shti me hek edhe meju shku posht gjith aj mundim
    Shqiptar me emer,Shqiptar me zemer!

  10. #10
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar më parë nga toni-as.roma Lexo Postimin
    Po veq jau ka lan omel zoti sivjet vetem i ka shti me hek edhe meju shku posht gjith aj mundim
    debil islamik, te behet qejfi ty se bashkqytetaret e tu nuk shesin dot prodhimet e tyre, ptu rrac e keqe arabi.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •