
Postuar më parë nga
MafiaWarz
Dënim me vdekje për shitjen e tokave palestineze izraelitëve
Ramallah, 20 shtator – Gjykata e Autoritetit Palestinez ka vendosur të hënën se secili palestinez, i cili evidentohet t’i ketë shitur tokë izraelitëve, do të ndëshkohet me dënimin me vdekje. Zyrtarët palestinezë e konsiderojnë një vendim të tillë si masë të domosdoshme, në mënyrë që të sigurohej baza për shtetin e ardhshëm.
Gjykatësi, Tael At-Tvil, ka vendosur se jo vetëm shitja, por edhe tentim shitja e tokës një shteti të huaj, është një vepër penale, për të cilën parashihet dënimi më i ashpër, ka transmetuar agjencia palestineze e lajmeve “Maan”.
Prokuroria palestineze ka njoftuar se një masë e tillë paraqet “konsolidimin e parimit të hershëm ligjor”, duke cekur se ai ka për qëllim mbrojtjen e projektit kombëtar palestinez për themelimin e shtetit të pavarur të Palestinës.
Autoriteti Palestinez po ashtu ka thënë se një ligj i tillë është i domosdoshëm për të ndaluar përhapjen e dhunës hebraike në Bregun Perëndimor dhe në Jerusalemin lindor. Ligji është i bazuar në Ligjin për toka, i cili ka qenë në fuqi në Jordani nga viti 1948 deri më 1967, kur ushtria izraelite pushtoi Bregun Perëndimor bashkë me Jerusalemin. AP më vonë miratoi një ligj të ndarë, duke e quajtur atë Ligji i pronave të të huajve. Ky ligj parasheh që shitja e tokave okupatorit është e barabartë me tradhti kombëtare.
Mirëpo lideri palestinez, Mahmoud Abbas, kundërshton dënimin me vdekje, prandaj dhe mediat vlerësojnë se dënimi, sipas të gjitha gjasave, nuk do të aplikohet. Me vdekje në territoret palestineze dënohet edhe spiunët e Izraelit dhe disa prej tyre tashmë janë duke e pritur ekzekutimin.
Krijoni Kontakt