Close
Faqja 15 prej 17 FillimFillim ... 51314151617 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 162
  1. #141
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist Lexo Postimin
    Po kur fliste parlamenti grek Shqip (sukses i madh ky!!!), me arvanitasit, atehere ca keni qe ju ben cudi qe pikerisht arvanitasi Ignat, nipi i atyre qe e benin parlamentin grek te fliste shqip, shprehet i mallengjyer per jeruzalemin serb?
    Tjetėr temė kjo, tjetėr temė ajo. Nėse do tė bisedosh andej pak mė poshtė ose mė sipėr ndodhet. Edhe Hamza Kastrioti ėshtė Shqiptar, edhe Aristidh Kola ėshtė Shqiptar, edhe Spiro Milo luftoi pėr Greqinė, shqiptar, ndėrsa vėllai i vet pėr Shqipėrinė. Ku do tė dalėsh se nuk po tė marr vesh ? Ngado qė ta marrėsh je i rrethu me shqiptar, ky ėsht realiteti.

    A e merr vesh, qe pavaresia ka te beje me shume me perkrahje nga fuqite e medha, se sa me Fe?
    Temė e ndėrlikuar kjo, por kėtu nuk ėshtė se nuk bie dakort. Gjithsesi vullneti vetvendosės ka tė bėj qė cke me tė. Fundia edhe Serbėt do ishin nė det sot mos ishte mėma Rusi.

    Ja me thuaj, ta zeme se shqiptaret do kishin mbijetuar deri ne shek.19 te krishtere, ortodokse e katolike. A mund ta parafytyrosh se cfare do ndodhte me ta, kur ne ballkan kishte filluar procesi i pavaresimit ndaj turqve?
    A do mund te krijohej ndonje Shqiperi katoliko-ortodokse??!!
    Sic ka njė Gjermani Katolike, Luterane, Protestante, sic ka njė Francė tė ndarė me disa fraksione. Nuk shoh ndonjė cudi unė kėtu !!! Madje tė them tė drejtėn do isha shumė kurioz tė dija se sa Greke do ishte Greqia nėse nė shekullin e 19-tė me gjithė ata arbėreshė matanė nė Itali dhe ata Arvanitas do kishim njė Greqi qė tė vinte minimumi deri nė Durrės -(minus) njė Ali Pasha (mė pak) apo njė Shqipėri qė do shkonte deri nė Athinė.

    Por nuk mendoj se duhet tė shkosh aq larg. Sikur mos kishte njė komunizėm sllav thuaj pėr 50 vjet do isha kurioz ta dija se si do ishte KOASH-i dhe si do ishin marrėdhėniet Shqipėri-Greqi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 09-10-2010 mė 18:30
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #142
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar mė parė nga >_Ilirian_> Lexo Postimin



    WB: Cila ėshtė baza e identitetit shqiptar?
    Gjuha eshte kriteri themelor i identitetit shqiptar(por jo unik). Themelor sepse te gjitha kriteret e tjera qe vlejne per percaktimin e identitetit percillen nepermjet gjuhes.



    WB: Cila ėshtė marrėdhėnia midis identitetit shqiptar dhe kulturės islame?
    Kultura islame per shekuj te tere ka kercenuar seriozisht identitetin shqiptar, por pa e thyer dot kurre, shembull per kete eshte ndalimi i arsimimit ne gjuhen shqipe vetem per shqiptaret nen sundimin osman. Pas viteve 90 filloi nje vale e re kercenimi i islamit ndaj identitetit shqiptar( flas per ne RSH sepse ne teritoret e banuara me shqiptare ky kercenim ka qene dhe me pare)




    WB: Ēfarė sjelljeje kanė elita dhe publiku shqiptar ndaj trashėgimisė kulturore Osmane?
    Varet nga cfare quajme elite, por ka shume te ashtuquajtur pjestare te kesaj elite qe megjithse ne aparence nuk kane asgje islame jane tipike anadollake.
    Kurse publiku ka antipati te thelle ndaj kesaj "trashegimie", anadollak, turqi, turkofil, jane sinonime me i prapambetur ne gjuhen shqipe.







    WB: A mendoni se identiteti shqiptar mund tė mbijetojė pa islamin?
    Islami eshte kercenim akoma per identitetin shqiptar per vete faktin qe pretendon qe eshte nje fe universale.
    shqiptaret, raca jone, jane shume me te vjeter se islami.





    WB: Ēfarė u bė me Shqipėrinė pas pavarsisė sė saj nga Perandoria Osmane? Marrėdhėniet e Shqipėrisė ndaj botės u prenė pėr gati 50 vjet nėn rregjimin komunist. Cilat ishin dinamikat e brendshme nė Shqipėri gjatė atyre ditėve?
    Ne shume aspekte komunizmi ishte shume negativ, i vetmi aspekt pozitiv i komunizmit, reduktoi islamin pothuaj ne zero.



    WB: Si shkon balanca midis laiēizmit dhe fesė nė Shqipėri?
    Shqiperia eshte nje shtet laik, lejon besimin, por duhet ta lejoje deri ne piken ku sheriati islam nuk prek ligjet shqiptare, personalisht mendoj qe ka nje konflikt te madh ndermjet kushtetutes,ligjeve shqiptare dhe sheriatit.
    Pjesmarja e shqiperise ne konferencen islamike eshte absurde, bie ne kotradikte me qenien e shqiperise nje shtet laik.


    WB: Si i pėrgjigjet muslimani intelektual shqiptar keqkuptimeve tė imazhit dhe rolit tė islamit nė shoqėri?
    "muslimani itelektual" eshte nje term paradoksal.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga land : 10-10-2010 mė 03:23

  3. #143
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar mė parė nga INDRITI Lexo Postimin




    Kete e them me nje llogike te thjeshte, nese ne 10 persona 7 ose gjashte jane muslimane e tre a 4 te tjere katolike-ortodikse i bie te kem te drejte ne ate qe them.
    Po jo fetaret( ateistet, agnostiket, dhe ata qe besojne ne fuqi te mbinatyrshme sipas menyres se tyre) ku i le? Te te bej nje pyetje? Ne cilin planet jeton ti?

    http://www.forumishqiptar.com/showpo...18&postcount=3

    Nder 10 shqiptare i bie qe vetem 4 te jete feja e rendesishme, keta 4 vete beji ndarjet vete, musliman,bektashi, ortodoks apo katolik(mos harro te futesh dhe qindra sektet e pas viteve 90 qe kane hyre ne shqiperi)





    Eshte e kote qe per hir te antaresimit ne Be te mohojme ate qe jemi, ne fund te fundit Evropa e di mire cilet jemi, nga rrjedhim jo vetem kaq por e di mjaft mire edhe sa dhembe kemi ne goje, sa kemi te hequr, sa te mbushur e sa te nevojshem per tu hequr ende.
    Thua do ta haje genjeshtren Evropa po ti themi se jemi 100% te Krishtere?
    Nese Evropa publikon tezat laike e respekton fene e te gjitheve atehere nuk duhet te jete pengese, perndryshe lidhja islamike eshte vetem pretekst per te shprehur impaktin e pakenaqesise ndaj nesh.

    Evropa qesh me menyren sesi genjejme veten dhe duam ta genjejme ate.
    Mbrojtesit e Evropes nuk kane hyre ende ne Evrope dhe pse gjoja jane faktor i mbrojtjes se krishterimit dhe i vete egzistences se tij.
    Europa e di shume mire qe jemi si ajo, agnostike.ateiste dhe jofetare

    http://www.forumishqiptar.com/showth...04#post2850004




    Me respekt.
    Ok, ok, por mos genje
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga land : 10-10-2010 mė 04:48

  4. #144
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar mė parė nga Uriel Lexo Postimin

    Rasti i Frang Bardhit ėshtė edhe mė domethėnės. Nė njėrėn nga dy veprat e tij, tek fjalori ''Dictionarum Latino-Epiroticum'', domosdoshmėria e tij lind detyrimisht nga mosnjohja e gjuhės latine nga kleri katolik. Ėshtė shumė pak e besushme tė pretendohet njė fjalor pėr masat analfabete tė popullsisė. Tek titulli i kėtij fjalori hasim dy konstatime: i pari qėndron tek termi epiroticum qė nėnkupton gjuhėn epiriote. Koncepti i shqiptarėve dhe i Shqipėrisė nuk kishte lindur akoma, dhe rrjedhimisht asnjė lloj tjetėr identeti pėrpos atij fetar nuk ekzistonte. Konstatimi i dytė ėshtė se fjalori nuk gjėndet nė epiriotisht-latinisht por e anasjellta: pra i vjen nė ndihmė njohėsve tė pjesshėm tė gjuhės latine, atyre qė i lexojnė kėto tekste edhe pa i kuptuar. Kush mund tė jetė pėrdorues tjetėr i kėsaj vepre pėrveē se klerit katolik, qė shumė herė sipas arqipeshkvit katolik A.Bogdani, karakterizohej nga injoranca?!
    Per periudhen ne te cilen flitet ne te gjithe europen masat ishin analfabete, nuk e dije! Latinishtja sherbente vetem si gjuhe kishtare dhe administrative, masat flisnin dialektet....dhe dialektet e shqipes/arberishtes kane qene shume afer me njeri tjetrin krahasuar fjala bie gjuhen sarde me dialektin venecian apo lombard,napoletan etj, bile bile s'mund te quhen as dialekte por gjuhe te vecanta.
    Te te bej nje pyetje?cila etni eshte me e vjeter, ajo shqiptare, apo italiane, apo franceze?

    "N'atė dhe ku lulezojnė Dotoretė, Leteraretė e dieja, lulėzon ende shenjteja Fe", shkruan njė nga figurat mė tė veshura me atdhetarizėm, Pjetėr Bogdani. Siē vėrehet tek kjo pjesėz, feja ėshtė qėllimi i letėrsisė dhe dijes. Bogdani nuk e koncepton dot ekzistencėn e Shqipėrisė, pasi veprėn e tij e titullon "Ēeta e Profetėve". "Cvnevs prophetarvm de Christo salvatore mvndi et eivs evangelica veritate, italice et epirotice contexta, et in duas partes diuisa a Petro Bogdano Macedone": pra ėshtė Krishti shpėtimtari i njerėzimit pėr Bogdanin maqedon tek ky citat nga vepra, ku ne "epiriotėt" nuk ishim shėndėrruar akoma nė "shqiptarė''. "Zmajeviē o drita jonė", njė varg tjetėr nga vepra e Bogdanit, kushtuar arqipeshkvit tė Tivarit Andrea Zmajeviē, na ndihmon tė pėrcaktojmė rėndėsinė e identitetit fetar, aq i fortė dhe i "hekurt" sa shtyn "atdhetarin" Pjetėr Bogdani ti "kėndojė" njė sllavi sepse ky i bindet tė njėjtit Zot.
    Religjioni nuk eshte aspak nje kriter identiteti, religjioni sulmon identitetin. Religjionet(ato monoteiste) kane natyre universale dhe si te tille nuk mund te konfondohen kurre me kombin apo etnine apo identitetin e nje kombi, i vetmi religjion qe ben perjashtim eshte ai judaik...komb jude = religjion judaik.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga land : 10-10-2010 mė 05:43

  5. #145
    Hierark i lartė Maska e Uriel
    Anėtarėsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Etnia shqiptare del nė skenė pas fund shek XVIII. Askush nuk di tė japė njė pėrgjigje definitive se si u formėsua shėndėrrimi nga arbėr, dhe rolin e islamit nė kėtė formėsim. Deri sa teorikisht religjioni si njė ideologji universale sulmon identitetin si njė maskė apo krijesė sociale individuale, nuk duhej tė kishte mė kombe mbi tokė. Por meqė praktika ka treguar komplet tė kundėrtėn, ku religjioni ka shėrbyer si shtyllė kryesore identiteti, kompleksiteti i ēėshtjes shtrohet nė tjetėr plan. Dhe nė kėtė prizėm, kombet europiane dhe sidomos ato ballkanike nuk na qenkėshin kombe, dmth nuk i pėrkasin atij kombit mitologjik qė fort i mėshohet.

    Idem; nė vitin 1592 Lekė Metranga boton ''E Mbsuame e krėshterė'', njė pėrkthim i veprės sė Ledezmės. Kol Ashta ėshtė ai qė ka pėrllogaritur nė 28 faqet e veprės, 497 fjalėt e katekizmit tė pėrkthyer. Pjesa mė interesante qėndron tek "Kėnga e Pėrshpirtshme", qė ėshtė njė lutje qė i drejtohet besimtarėve nė njė gjuhė tė kuptueshme. Nė kėtė aspekt janė pėrsėri ligjet e kundėr-reformės qė tolerojnė ose nxisin disa pėrkthime, jo pa qėllim jezuite, ku gjuha shihet pėrherė si mjet dhe duhet tė njihet vetėm pėr qėllime fetare. Paqartėsia e shkaktuar nga mos njohja e gjuhės latine duhej mbushur me katekizėm tė pėrshtatshėm - vėrejnė A.Schonmetzer dhe H.J.D.Denzinger tek ''Enchiridion Symbolorum et Definitionum'' duke u mbėshtetur tek ''Concilium Tridentinum, Sessio XXII, Doctrina de ss. Missae sacrificio''.

    Vėllimi i dytė i Bogdanit titullohet "De vita Jesu Christi salvatoris mundi", dhe i kushtohet Dhjatės sė Re. Pėrkthimet e fragmentizuara tė shkrimeve tė shenjta, sakramentet, rėndėsia e lutjeve, katekizmi dhe tregime biblike janė shtylla kryesore e veprimtarisė letrare tė Bogdanit, brėnda vizionit tė cunguar tė kundėr-reformės, e cila e konsideron gjuhėn e pėrdorur njė mjet, siē e kam cituar dhe mė lart, dhe jo njė identitet. Tė gjitha veprat e hershme tė letėrisė shqiptare, kanė pėr qėllimim promovimin e frymės fetare, dhe rruga qė ato ndjekin ėshtė e pėrcaktuar qartė nga Papati. Qė trojet shqiptare i pėrkisnin kėtij vizioni, e vėrteton mė sė miri mos pėrkthimi i Biblės nė gjuhėn shqipe pėr shekuj me rradhė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Uriel : 10-10-2010 mė 07:40
    relata refero

  6. #146
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Etnia shqiptare del nė skenė pas fund shek XVIII
    Je gabim, emertimi shqiptar del ne skene ne fund te shekullit XVIII, persa i perket etnise kemi vazhdimesi ilir-arber-shqiptar, pra kemi te bejme me nje etni te vjeter.
    Tjeter, per te kuptuar universalizmin e religjioneve monoteiste njafton te lexosh kuranin dhe biblen.
    E theksoj, religjoni nuk mund te merret si kriter identiteti, religjioni ndikon mbi identitetin, e sulmon, e dobeson ate.

  7. #147
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Idem; nė vitin 1592 Lekė Metranga boton ''E Mbsuame e krėshterė'', njė pėrkthim i veprės sė Ledezmės. Kol Ashta ėshtė ai qė ka pėrllogaritur nė 28 faqet e veprės, 497 fjalėt e katekizmit tė pėrkthyer. Pjesa mė interesante qėndron tek "Kėnga e Pėrshpirtshme", qė ėshtė njė lutje qė i drejtohet besimtarėve nė njė gjuhė tė kuptueshme. Nė kėtė aspekt janė pėrsėri ligjet e kundėr-reformės qė tolerojnė ose nxisin disa pėrkthime, jo pa qėllim jezuite, ku gjuha shihet pėrherė si mjet dhe duhet tė njihet vetėm pėr qėllime fetare. Paqartėsia e shkaktuar nga mos njohja e gjuhės latine duhej mbushur me katekizėm tė pėrshtatshėm - vėrejnė A.Schonmetzer dhe H.J.D.Denzinger tek ''Enchiridion Symbolorum et Definitionum'' duke u mbėshtetur tek ''Concilium Tridentinum, Sessio XXII, Doctrina de ss. Missae sacrificio''.
    Mos harro se po flasim per shekujt e erret te mesjetes, une te garantoj ty qe latinisht dinte vetem kleri dhe administrata, por jo napoletanet, venedikasit, genovezet...turma.
    Latinishtja ndryshe nga arberishtja ka qene nje gjuhe kishtare, nuk jepte identitet.

    Nje pyetje devijuese.

    Cfar identiteti me jep mua kenga e hoxhes ne arabisht, une nuk di asnje fjale arabe
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga land : 10-10-2010 mė 08:14

  8. #148
    Hierark i lartė Maska e Uriel
    Anėtarėsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Ideja konsistonte se letėrsia e parė nė gjuhėn arbėre u lėvrua pėr shkak tė kundėr-reformave fetare, dhe nuk dilte jashtė kornizave tė kėtij vizioni mesjetar. Pra nuk ekzsitonte identitet tjetėr pėrpos atij fetar. Dhe kur nuk bėnin pėrjashtim fqinjėt qė lėvronin gjuhėn e shkruar 4 shekuj pėrpara arbėrve apo perėndimorėt, formėsimi i njė identiteti tė ri dhe vetdijėsimi nuk mund tė lindin me zhgarravinat prehistorike tė shpellave.

    E kam tė qartė se kush e dinte dhe kush nuk e dinte latinishten.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Uriel : 10-10-2010 mė 09:03
    relata refero

  9. #149
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Nuk eshte vertete qe religjioni promovon nje identitet universal ne kurriz te nje identiteti me te ngushte lokal. Kjo nuk ka mbeshtetje as nga ana Biblike e as nga ana e historise se religjionit.

    E verteta eshte se gjithnje ka pasur DY ose me shume rryma qe bashkejetonin, here njera e here tjetra me e forte. Pastaj, identiteti religjioz nuk duhet pare i shkeputur edhe me mentalitetin jo-religjioz te kohes. Psh, identiteti universal i te qenit Helen, nuk eshte identitet religjioz, por kulturor dhe gjuhesor qe me vone depertoi edhe ne religjionin kristian.


    Nga ana tjeter, letersia qe dime te dokumentuar eshte ajo qe i ka fillesat me baze kundra-reformacionin. Por ne nuk dime gjithcka. Nje deshmi e shekullit te 14 ben fjale per literature shqipe nder shqiptaret, dhe para ketij shekulli nuk mund te behet fjale per kundra-reformacion.

  10. #150
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-06-2009
    Postime
    10

    diplomazi e holle per te thene gjera te trasha

    ne gjuhet moderne eksiaton fjala asimilim
    kur nje popull merr kulturen e nje tjetri quhet i asimiluar.fati i mire i yne eshte qe kete nuk e kane bere te gjithe shqipetaret dhe ketyre shqipetareve deri me sot nuk u eshte shprehur asnje mirenjohje per sakrificat qe kane bere per te ruajtur identitetin e tyre kombetare shqipetar
    saper islamin ai perbeben njollen historike te kombit te cilen sa me shpejt ta heqim aq me mire do te jete jo per ate se cfare eshte islami (besim i respektueshem ne shume aspakte) por per menyren se si eshte imponuar ne shqiperi dhe shqipetareve
    ne duke kerkuar lidhje historike,kulturore apo cfare dokrrash te tjera japim mesazhin me te keq te identitet shqipetar:nje populli pa kulture qe adopton me lehtesi kulturat e te tjereve sidomos te atyre qe e pushtojne
    une jam shqipetar qe nuk pranoj te identifikohem si i tille
    po ju sjell edhe nje shembull te politikes se koheve te sotme urku erdogan i kerkoi germanes merkel qe te mos ndodhe asimilimi i turqeve qe jetojne ne gjermani por te mbrohet identiteti i tyre ndersa ne flasim se si te mbrojme identitetin turk ne shqiperi dhe kete e bejme ne menyre shume impenjative pastaj tu lutemi gjemaneve qe te na pranojne ne bashkesine e tyre sepse jemi europiane .
    une besoj qe kemi me te vertete nje problem te madh.dhe ky problem sa vjen e behet me i madh kur disa elemente te shkolluar ne shkollat islame fonamentaliste perpiqen te japin argumenta te cilat kane vetem nje baseagesa te majme nga qarqe ahtishqipetare

Faqja 15 prej 17 FillimFillim ... 51314151617 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •