Eshte nje shkrim interesant dhe kurajoz. Interesant pasi eshte nje perpjekje per te thene me pak fjale "edhe Islami ka dhene kontributin e vete ne identitetin shqiptar"; kurajoz, pasi te gjithe e dime, perfshi edhe Ervin Hatibin, qe identiteti shqiptar trashegon shume pak nga kultura islame apo osmane. Ne fakt, per nje vezhgues te rendomte te historise, identiteti i ngjizur shqiptar nga Rilindja jone Kombetare ishte nje identitet i ngritur mbi kurrizin e atij osman, nje identit i ngritur mbi mohimin e identitetit qe osmanet deshen ti vishnin shqiptareve per 500 vjet.
Gjuha per asnje komb, perfshi ate shqiptar, nuk eshte esenca e identitetit kombetar. Gjuha eshte vetem nje karakteristike e nje populli, jo esenca e tij. Arsyeja per kete ka te beje me faktin se te rralle jane ata popuj qe flasin vetem nje gjuhe, dhe vete gjuha ndryshon me kohen. Ne rastin e shqiptareve, venia e theksit mbi gjuhen si njehsuesin e madh te popullsise, fsheh ne vetvete mungesen e nje uniteti esencial, nje uniteti shpirteror. Identiteti i te gjithe popujve te botes eshte i ndertuar mbi nje identitet fetar, dhe mbi gjithe derivatet e fese: morali, kultura, arti, etj. Kete me mire se kushdo e dine edhe osmanistet shqiptare si Ervin Hatibi, pasi identiteti osman ishte i ngritur pikerisht mbi fene islame. Prandaj sa me shpejt qe shqiptaret te gjejne kurajon ta shprehin kete te vertete, aq me mire por do te jete per shendetin mendor te tyre dhe gjendjen e tyre shpirterore dhe emocionale.
Persa i perket rolit te shqiptareve ne Perandorine Otomane dhe konvertimeve te tyre. Edhe ketu, me dashme apo pa dashje, studiuesit anashkalojne nje nga te vertetat me te hidhura dhe me tragjike te historise shqiptare. Te gjithe bejne nje sy qorr e nje vesh shurdh kur lexojne apo degjojne historine e tyre. Pas renies se Arberise ne duart e osmanllinjve, Sulltani ndoqi politiken e "tokes se djegur", duke djegur, vrare e shkretuar te gjitha ato fshatra e zona te tera te banuara qe ndihmuan luften e Gjergj Kastriotit. Shume historiane nuk kane kurajon qe te artikulojne te verteten se: 1/2 e gjithe popullsise shqiptare ose emigroi drejt Italise e Greqise, ose u vra ne vend, ose u syrgjynos ne ndonje cep te larget te Perandorise Osmane. Gjithe ajo zone e vendit qe sot njihet si "Shqiperi e Mesme" u shkretua ne ate pike sa nuk mbeti fryme njeriu e gjalle. Raprezaljes i shpetuan vetem ato territore shqiptare ne veri te vendit qe ishin nen mbrojtjen e venedikasve, dhe ato zona ne jug te vendit qe gjate gjithe kohes mbeten nen pushtimin osman: Shkodra, Berati, Vlora, Gjirokastra, Permeti, Kolonja, Korca, Manastiri. Nuk eshte rastesi qe 5 shekuj me vone, keto qendra u kthyen ne djepe te rilindjes sone kombetare. Kurse zonat e shkretuara te vendit, u populluan me osmanllinj. Rasti me i mire per te ilustruar kete eshte qyteti i Elbasani qe u ngrit nga Sulltan Mehmeti. Dhe Hatibi, ndryshe nga Jasexhiu, nuk gjen kurajon qe te pranoje se mes shqiptareve nuk jeton vetem nje minoritet sllav apo grek, jeton edhe nje minoritet osman/turk. Qytete si Elbasani, Kavaja, Shijaku, Durresi, Tirana, Shkodra, kane qene vatrat kryesore te ketij komuniteti, packsa se ishin te pranishem ne gjithe qytetet shqiptare ne numra me te vegjel: kryesisht ish-oficere osmane qe zgjodhen te qendrojne ne vend pas kapitullimit te Portes se Larte e shpalljes se pavaresise se Shqiperise.
Dhe lenia ne hije e ketyre te vertetave historike, ka per qellim qe te fshehi ate te verteten tjeter kur vjen fjala tek identiteti, qe edhe etnikisht, shqiptaret e sotem si popull nuk jane te pastert. Ata jane nje perzierje etnish, racash. Dhe eshte interesante me shqiptaret, pasi vuajne nga nje skizofreni kolektive kur vjen fjala tek identiteti etnik. Kjo manifestohet ne formen e kembenguljes per ti nxjerre te gjithe banoret e Shqiperise si "shqiptare" dhe tu mohojne atyre identitetin e tyre etnik. Greket e Himares duam ti bejme shqiptare. Turqit e Elbasanit e Shkodres duam ti bejme shqiptare. Bosnjaket e Shijakut duam ti bejme shqiptare. Arumunet po ashtu. Por ajo qe eshte akoma me e bukur, eshte fakti se vete "identiteti shqiptar" nuk eshte nje identitet etnik. E nuk ka se si te jete i tille, pasi identiteti shqiptar eshte vetem 2-3 shekullor. Dhe per ta mbyllur e fshehur kete hendek kohor historik, shqiptareve te sotem u duhet te kercejne si bretkosa: ishin njehere iliret - pastaj arberit - pastaj arnavudet - pastaj shqiptaret. Dhe askush nuk pyet: perse u desh te ndryshohej emri/identiteti kur paskemi qene i njejti popull?!
Por argumenti qe eshte me qesharak nga te gjithe, eshte argumenti: "shqiptaret u kthyen ne myslimane per te mbrojtur identitetin e tyre nga hegjemonia e fqinjeve serbe apo greke". Kjo eshte aq qesharake ne shume aspekte, aqsa nuk meriton as te merret seriozisht. Por duke ditur qe ka plot shqiptare me nje njohje te ceket te historise se popullit te tyre, po e trajtoj pak. Ky kendveshtrim eshte kendveshtrimi i kulluar anadollak. Dhe ne shkrimin e tij, Hatibi mundohet te shkrije islamen me osmanen. Islami dhe Osmani nuk jane e njejta gje, jane dy gjera te ndryshme: njera eshte fe e tjetra ishte nje perandori, shtet e kulture qe i imponua popujve duke e perdorur fene Islame si instrument. Sulltani u shiti arnavudeve idene se: "po te ktheheni ne myslimane, u jap ofiqe, pushtet, pasuri". Shumica e shqiptareve rane ne ujdi me Sulltanin. Sulltani i ktheu ne myslimane duke marre keshtu prej tyre besen se nuk do te ngrinin me krye kunder Sulltanit, ne kembim, Sulltani i beri oficere, vezire, u dha prona e kontroll edhe mbi popujt fqinje. Pra sipas kendveshtrimit anadollak, kendveshtrimit te Anadollit, "shqiptaret jane me te mire se fqinjet, pasi shqiptaret hoqen dore nga feja e te pareve, kurse fqinjet jo." Dhe eshte plotesisht e vertete qe shume shqiptare bene fame, pushtet e pasuri te madhe nen Perandorine Osmane, por ata humben ate te shenjten, fene, traditen dhe emrin e familjes. Sulltani u dha nje fe te re, nje tradite te re, nje emer te ri. Pra u pre vazhdimesie breznore e fese e tradites qe buronte nga kjo fe.
Kete kendveshtrim anadollak, shqiptaret e trashegojne edhe sot e kesaj dite, e lexon edhe ne kete teme. Perpiqen ne ate injorancen e friken e tyre qe te vetembrohen duke ngritur nje identitet fiktiv shqiptar nga hici: kur i pyet se cfare eshte identiteti shqiptar, te pergjigjen ne menyre apofatike: "Nuk eshte as grek, as turk, as serb!" Bile e masin atdhedashurine e tyre me sa shume urrejne fqinjet. Pra nuk e njohin identitetin shqiptar, dhe detyrimisht, mundohen qe te justifikojne ekzistencen e tyre duke treguar me gisht nga identiteti i fqinjeve.
Menyra tjeter me e mire per te ilustruar kete fenomen qe e hasim vetem tek shqiptaret e asnje popull tjeter ne bote, eshte sindroma e femijes mulat. Femija mulat vuan jashte mase shpirterisht pasi nuk i ben dot vend vetes ne shoqeri: komuniteti i babait te zi nuk e pranon pasi nuk eshte i zi sa duhet, kurse komuniteti i nenes se bardhe nuk e pranon pasi nuk eshte i bardhe sa duhet. Dhe prinderit e tij, e ngushellojne femijen duke i thene: nuk eshte faji yt biri im, eshte faji i atyre te bardheve e atyre te zinjve qe nuk jane si ty!
Dhe me lart Ervin Hatibi thote: duke qene se ne shqiptaret jemi nje popull mulat, duhet te krenohemi per kete, pasi te pakten nuk jemi as greke e as serbe si fqinjet. Kjo do te thote te veteiluzionosh veten, ti besh qejfin vetes.
Identiteti i nje populli nuk lind nga hici, as nuk ndertohet eksluzivisht ne raport me identitetin e fqinjeve. Identiteti i nje populli trashegohet nga brezi ne brez, nga epoka ne epoke, nga shekulli ne shekull, nga mijevjecari ne mijevjecar. Kur kam qene une femije, me bente pershtypje qe i vogel, qe asnjehere njerezit nuk me pyesnin: "Si e ke emrin?" por pyetja e pare qe me benin ishte gjithmone: "I kujt je ti more djale?" U desh shume kohe te kalonte qe une te kuptoja vleren e kesaj tradite. Ajo eshte e lidhur me ruajtjen e identitetit. Kur vjen fjala tek identiteti, duhet te dish se nga vjen, per ta ditur se ku shkon. Shqiptaret e kane humbur busullen e tyre te identitetit: qe te kuptosh se kush je, duhet te pyesesh se i kujt jam, kush jane te paret e mi? Nuk mund te rrish te shpikesh identitete nga hici apo te mbushesh boshllekun e identitetit shpirteror me orientimin politik dhe ideologjik te kohes.
Albo
Krijoni Kontakt