Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 36
  1. #1
    “U bëftë vullneti yt” Maska e zef malsia
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    83

    Kushtuar Nënës Tereze

    O Zot, hapna sytë tanë, që të mund të shohim Ty


    Në festën liturgjike kishtare të së Lumës Nënë Terezë që kremtojmë sot më 5 shtator, e që sivjet përkoi më 12-vjetorin e vdekjes, ti drejtohemi Zotit, që të na ndihmojë ta duam njëri-tjetërin kurdoherë me këtë uratë që e Lumja Nënë Terezë na ka lënë:

    ‘Hapna sytë tanë, o Zot!”
    O Zot, hapna sytë tanë, që të mund të shohim Ty
    në vëllezërit e motrat tona.
    Hapna veshët tanë, që t’i dëgjojmë thirrjet
    e atij që ka uri, që ka të ftohtë e frikë,
    të atij që është i shtypur dhe i përbuzur.
    Hapna zemrën tonë, o Zot, që të mund të mësojmë
    ta duam njëri-tjetrin
    ashtu si na do Ti.
    Përtërije vazhdimisht në ne, Shpirtin tënd, o Zot,
    që të jemi të lirë e të bashkuar në emrin Tënd të shenjtë.
    Amen
    "..ju do të vdisni në mëkatet tuaja, po të mos besoni se UNË JAM".

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ylli_pr
    Anëtarësuar
    29-11-2006
    Postime
    311
    Zoteri Zef e mira dhe e mbara te prifte ne jeten tende. Qka tij shtohet kesaj qe eshte shkruar ketu, veq ashtu u befte.

  3. #3
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    “Heshtje e bujari”.

    Nënë Terezën, duke shfletuar librin ‘Jeta ime’, e Lumja e parë shqiptare kërkon nga ne të gjithë “Heshtje e bujari”.

    “Njeriu ka nevojë për heshtje.
    Vetëm ose në shoqëri, por duke e shikuar Zotin në heshtje.
    Kështu mund të fitojmë atë fuqi shpirtërore, të cilën pastaj e zbrazim në veprimtari, e derdhim në shqetësimet tona më të vogla, e përdorim në telashet e mëdha, të cilat mund të na bien papritmas mbi kokë.
    Heshtja i parapriu Krijimit!

    Kupa madhështore e qiellit u krijua në mes të një heshtjeje të thellë madhështore, në mes të së cilës ushtuan fjalët të Hyjit: “Le të bëhet kupa e qiellit!”.

    Krishti lindi, kur mbi botë binte muzgu i heshtur i natës.
    E nuk ka e as do të ketë një pushtet të ngjashëm me atë të Krishtit. “Ai nuk luftoi, e as bërtiti; zëri i tij nuk u dëgjua rrugëve”.

    Një herë dikush më pyeti cila ishte gjëja më e rëndësishme për formimin e motrave.

    Iu përgjigja:

    “Heshtja është themelore në një shtëpi rregulltare!”.
    Heshtja e përvujtërisë, e dashurisë, e bamirësisë; heshtja e syve, heshtja e veshëve, heshtja e gjuhës.

    Nuk mund të ketë jetë lutjeje, pa heshtje!
    Heshtje domethënë mirësi e dashuri.
    Dashuri njëri për tjetrin, pavarësisht nga ndryshimet.
    Dashuri, forcë bashkimi në gjirin e bashkësisë.
    Dashuri prej nga buron përvujtëria e Zotit, që më trondit.
    Ai që ishte Hyj e u bë skllav.

    E sodis në heshje, e nga heshtja buron paqja e gëzimi i zemrës.
    Këtë gëzim e këtë paqe duhet t’ia çojmë botës, që na rrethon.
    Për ta bërë këtë, nuk kemi nevojë për topa, as për bomba.
    Kemi nevojë vetëm për dashuri të thellë e për bashkim edhe më të thellë me Krishtin.

    Mirësia e dashuria duhet të rriten në shpirtin tonë, duke u nisur nga bashkimi ynë me Krishtin.
    Dashuria për familjen, për të afërmin e për gjithë të varfërit, do të jetë fryt i natyrshëm i këtij bashkimi me Zotin.
    Duhet, pra, ta gjejmë Zotin.
    Po Zoti nuk gjindet mes zhurmash.
    Zoti është mik i heshtjes.
    Shikoni diellin, hënën, yjet, si lëvizin në heshtje.

    A nuk është misioni ynë t’ua çojmë Zotin të varfërve, atje ku jetojnë? Jo një Zot të vdekur, por një Zot që jeton, që i do të gjithë.

    Sa më shumë të marrim nga lutja e heshtur, aq më shumë do të shpërndajmë në jetën tonë aktive. Kemi nevojë për heshtje, që të arrijmë deri në fund të shpirtrave.

    Nuk ka rëndësi ajo që themi ne, por ajo që thotë Zoti në ne e përmes nesh!”.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  4. #4
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837
    Citim Postuar më parë nga zef malsia Lexo Postimin
    O Zot, hapna sytë tanë, që të mund të shohim Ty


    Në festën liturgjike kishtare të së Lumës Nënë Terezë që kremtojmë sot më 5 shtator, e që sivjet përkoi më 12-vjetorin e vdekjes, ti drejtohemi Zotit, që të na ndihmojë ta duam njëri-tjetërin kurdoherë me këtë uratë që e Lumja Nënë Terezë na ka lënë:

    ‘Hapna sytë tanë, o Zot!”
    O Zot, hapna sytë tanë, që të mund të shohim Ty
    në vëllezërit e motrat tona.
    Hapna veshët tanë, që t’i dëgjojmë thirrjet
    e atij që ka uri, që ka të ftohtë e frikë,
    të atij që është i shtypur dhe i përbuzur.
    Hapna zemrën tonë, o Zot, që të mund të mësojmë
    ta duam njëri-tjetrin
    ashtu si na do Ti.
    Përtërije vazhdimisht në ne, Shpirtin tënd, o Zot,
    që të jemi të lirë e të bashkuar në emrin Tënd të shenjtë.
    Amen
    Nene Tareza per mua eshte personi me human qe ka njohur ndonjeher bota,me miresine e saj dhe dashurine qe u jepte shume femijeve te varfer ne nevoje e ben ate nje shenjtore te vertete.Ne shqiptaret jemi krenare per Nene Terezen............Amin
    Të gjitha gjërat që ne shohim apo duken, janë vetëm një ëndërr brenda një ëndrre

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    E lumja Nene Tereza ishte humane, pasi ajo e mohoi vetveten dhe e lejoi Krishtin qe te jetonte plotesisht ne te. Le te mburremi sa me pak me Nene Terezen dhe te mesojme sa me shume prej menyres se si ajo e deshi Krishtin deri ne fund!


    QLJK!

  6. #6
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Thënie të Nënë Terezës

    "Atdheu im është Shqipëria. Unë gjithmon e kam në zemër popullin tem shqiptar dhe luti Zotin që paqa dhe dashnija e tij të jetë në zemrat tona në çdo familje".

    Oslo, 10 dhjetor 1979, me rastin e marjes së çmimit Nobel për Paqen.

    "Me gjak jam shqiptare; me nënshtetësi, indiane. Përsa i përket besimit, jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes, i përkas botës. Por zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit".

    "Nuk kemi nevojë për bomba e armë për të sjellë paqen, kemi nevojë për dashuri e mëshirë".

    "E di që jemi një pikë në oqeanin e mjerimit dhe të vuajtjes njërëzore, por në se s'do të ishim ne, kjo pikë mjerimi dhe vujatje do të ishte edhe më e madhe".

    "Është detyrë e çdokujt t’i nderojë strukturat, por nuk do të jemi të aftë për këtë derisa mos t’i nderojmë zemrat tona" .

    "Gjëja më e rëndësishme në jetë është dashuria. Këtu edhe është fillimi i veprimtarisë për të drejtat njerëzore".

    "Paqja arrihet me vepra të dashurisë".

    "Jeta jote është të jetosh, të duash, të dëshmosh dashurinë e Hyjit në të tjerët".
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  7. #7
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga Sabriu Lexo Postimin
    Lereni " nenen tereze" te qete se ajo ka prblemet e veta ne xhehnem se bashku me Skenderbeun.
    Ti je ai "shqiptari" qe ne nje teme tjeter ka shkruar:

    Me rendesi eshte se: ne shqiptaret ne trojet tona etnike me par ishim ne islam pra ishim mysliman e pastaj pas shum e shum vitesh diasa kaluan ne paganizem, krishterizem etj. Formula e par e jona ne fe ishete : ne emer te ZOTIT nje meshiruesit-meshirbersit

    Sabri Selmani


    Ju lutem forumisteve te tjere te mos i pergjigjen ketij pseudo-shqiptari, pasi,perçmimi me i madh eshte mosperfillja.....

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e beta85
    Anëtarësuar
    20-03-2009
    Postime
    137
    Nga Nëna Tereze:


    "Kurrës s'kam dyshuar në thirrjen time rregulltare. Hetoja në thellësi të zemres se Zoti po më thërrët për një thirrje të re, për një jetë të re, por s'e dija përse dhe si".


    "Kurrë nuk e kemi dëbuar askënd, dhe kjo vërtetë është një mrekulli e Zotit, sepse ai na ndihmon jetën dhe veprimtarinë tonë".


    Gjithmonë e kemi një shtrat, një vend të gatshëm, një zemer të hapur edhe për fëmijën tëndë të sëmuarë, të dëbuar, të varfër...".


    "Sot nuk është sëmundje më e rëndë gërbula. kanceri, por pakujdesia dhe dëbimi, vetmia".

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    Nje vajze, qe e njoh ketu ne Tirane, lindi nje femije me probleme fizike. Kembet e femijes mberrinin deri te gjuri e nuk vazhdonin me tutje. Pra, i mungonin kercinjte dhe shputat . Femijen nuk e mori nga spitali dhe sot mora vesh se femijen e paskan shpene te Motrat e Nene Terezes ne Shkoder. Uroj shume nga zemra qe nje dite te gjithe ne ta kemi zemren kaq te madhe sa Nene Tereza e motrat e saj. Por, pa dyshim qe do te ishin kaq te mira, pasi mesuesin e kane te patemete!

  10. #10
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    "Me gjak jam shqiptare; me nënshtetësi, indiane. Përsa i përket besimit, jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes, i përkas botës. Por zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit".

    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •