ishte nje pijanec ne prag te vdekjes dhe therret gruan .
-Hajde moj grua te te jap amanetin e fundit.
gruaja i vete prane dhe mendon epo me ne fund besoj se i erdhen mendte dhe do me kerkoj falje per faktin qe i kushtoi me shume rendesi gotes se sa familjes dhe femijeve...
- Grua degjo, kur te vdes , prane varrit tim mbill nje rrenje rrushi se e filtroj poshte une ate........
eshte e vertete si ngjarje![]()
Kjo tregon se ne i kemi te qarte hapat qe do hedhim ne rrugen e pertej doganes.Nuk kemi nevoje per salltanete,na mjafton nje rrenje hardhie per te arritur parajsen...
Vazhdoni se jam duke udhetuar dhe nuk mund te shkruaj dot me shum. nga cel..
Gez!
Uji: H2O
Rakia: H2 OOOOO HO HOOOO
hahah..shiko timonin shoko..nderkohe lexo edhe vargjet e Arben Dukes qe te kam sjelle ne forum se jane fantastike..i fandaksur eshte edhe ky adashi yt..e kam pas njohur personalisht dikur por u bene shume kohe qe se kam pare,edhe gotes ia thoshte qamet por une fatkeqsisht e njoha ne nje kohe kur nuk e kisha nisur akoma karrieren si pijedashes.
po iki beno se me therret detyra...
te uroj rruge te mbare!
Bej me dije gjithe bashkegotasit e mi se me date 12 prill te motit 2011 do te kendojne llajf ne stadiumin Qemal Stafa te medhenjte Manu Chao...Jeni te gjithe te mirepritur!
ps.mos harroni te merrni faqoret dhe nargjilet me vete...
PO KU JE MORE BILI 99...
NA KE MUNGUAR SHUME
THONE SE RAKIA NUK KA FUND
ESHTE E KEQE DHE TE SHKUND(nga parate)
ME BESONI, JANE PALLAVRA
DARDHA E KA BISHTIN PRAPA
NE SBESONI,TANKUN PYESNI
TE KENAQUR SHUME DO MBESNI,
NGA NJE DOPIO KUR TA PINI
PORSI MBRET VETEN DO NDINI.
JO PO DESHET MOS BESONI,
ME VRAP DO SHKONI TA KERKONI
PER GJITHMONE DO TA KUJTONI,
DHE KURE ME SDO E LESHONI
JU PERSHENDES SHOKU TANKU,AJSBERG,BENI KOTE ,BILI 99
ME FALNI SE HARROVA DHE KETE ARKINE... QE KA HAPUR KETE TEME ...GEZUAR
dont worry be happy
.................Lufta kish kohe qe kishte mbaruar. Ata e kishin mesuar pyllin permendesh, burimet, shtigjet ku kalonin lepujt e eger, livadhin prane liqenit ku fillonin shkembijte e pare te malit me kerpudha, vendin ku ngrinin gracka per gejgujt, prane fushes se djegur nga lufta , kumbullat e manaferrat, dardhat e shume e shume te tjera. Kishin kaluar te pakten tre muaj pa e kuptuar. Hanin c'te mundnin, pinin uje kudo, flinin neper guva e shpella ose siper neper peme.
Memoja si i pari qe ishte ne moshe e gjatesi, kishte vene re se nuk po degjoheshin me krisma nga larg dhe se tymi nuk po vazhdonte te mbulonte qiellin here pas here.
-Hej djema -thote me duket se ka mbaruar lufta, a kthehemi ne fshat?
-Une kam frike akoma -hidhet Kanani, po sikur dushmanet te jene akoma atje?
-Mire e ka Kanani-po sikur te jene akoma atje, do te na vrasin - u degjua zeri i Timos,te mos harrojme se si na porositen! "mos hajeni me ne fshat, por shkoni maleve dhe kur te mbaroj lufta do te vijme t'iu marrim, keshtu tha komandant Atdheu, ju kujtohet dhe prinderit keshtu na porositen.
-Lufta ka mbaruar djema , nuk e shihni qe s'degjohen krisma, as tym nuk ka ne qiell. Une po nisem, juve po doni hajdeni.
U nisen per ne fshat deshen nuk deshen te tre. Morri nje dite te afroheshin mbi kodren nga ku dukej fshati.
- Uau therriten te tre ne nje ze.
-Dushmani e paska djegur fshatin-degjohet zeri i trashe i Memos.
-Po tani c'do te bejme?- qarteson pasigurine dhe friken Kanani duke pare ne sy here Memon here Timon e vogel.
-Do te shkojme ne anen tjeter te liqenit se mos kane shkuar ne Veteik, atje nuk pashe tym te dale nga qielli - spjegon Memoja, as zhurma nuk degjohej te vinte prej andej nga bombardimet.
Me pare filluan te mendojne ku do te kalonin naten...
....- Me vdiqen fare te shkretat, hajde te nisemi cuna - can qetesine zeri i mbytur dhe ne te qare i Timos, keto mullare jane gjithe pleshta, vdiqa nga te kruajturet.
Sapo kish nisur te zbardhej dhe zogjte e pare te fillonin te zgjonin pyllin e djegur mbi kodren e Shkabajt, fshatit te dashur te femijeve.
U nisen duke u kacavjerre neper peme te gjenin c'te mundnin per te ngrene dhe njekohesisht duke ecur e ecur per ore te tera te shkojne ne Veteik, fshatin matane liqenit. Me tu afruar ne fshat pane se ai nuk ishte djegur por te gjithe njerezit qe pane askush nuk po u fliste as kush jeni, as ku shhkoni, as mirembrema, bile as ne sy nuk po i shihnin.
- Keta qenkan shume njerez te keqij o Memo, askush nuk po na flet, c'u beme ne?
-Degjo ketu Kanan, mos fol si i marre tani, nuk e sheh qe jane te trembur nga lufta, ndoshta nuk duan halle te tjera.
-Po pse nje mirembrema te sjell halle qe nuk e thone?
-Rri o Timo dhe ti se nuk i kupton keto gjera.
filluan te trokasin neper dyere te shtepive, te therrasin ndihme o njerez, te kerkojne buke e uje.............- asnje pergjigje.
Te deshperuar, te lodhur e te etur nisen te largohen nga fshati edhe pse ishte ne te ngrysur......
Duke ecur njeri pas tjetrit, duke zvarritur kembet neper rrugen e mbushur me pluhur degjojne nje ze gruaje.
- Ku shkoni mor femije?
Nje grua e e gjate veshur me roba te bardha si te ishte shtojzavalle qendronte prane nje rrapi e drejtuar nga femijet.
-Askund -u hodh memoja, kemi humbur te gjitha, familjet, shtepine, te gjitha.
-Ejani me mua- thote gruaja me nje ze lutes e keqardhes. ketu eshte shtepia ime, mund te rrini sa te doni po deshet.
Askush prej femijeve nuk foli po filluan te hedhin kembet drejt gruas se panjohur.
gruaja hapi deren dhe i ftoi femijet te futen.
-Ejani dhe uluni ketu femije.
I nxorri nje tas me fruta te hane dhe vuri ne zjarr nje tenxhere te bakeret qe e morri nga muri ku ishte varur.
U pelqejne petet/
-Po po shume -thote Kanani
-Edhe mua me pelqejne shton Timoja.
-C'te jete- degjohet zeri i Memos qe nuk po i besonte syve se dikush i hapi deren t'i ndihmoje.
-Po shkoj te therras vajzen time Shpresen - vazhdon gruaja dhe shkon nga dhoma tjeter.
-Shikoni djema-thote memoja qe kjo bote ka edhe njerez te mire?
Ehee-ia kthejne dy te tjeret.
Pas pak u fut ne ode gruaja e shtepise dhe nje vajze e vogel 5-6 vjece.
-Mireseardhet -u degjua zeri i vogelushes,- une jam Shpresa.
-Ndersa une e kam emrin Kiki vazhdon gruaja e shtepise duke u drejtuar nga tenxherja qe kishte filluar te leshonte avuj..... Ketej e tutje femije nuk do te ngeleni vetem, nese deshironi mund te jetoni me ne.
vazhdim.
Ju faleminderit o zonje e mire, do te jemi mirenjohese deri ne vdekje. Une jam Memoja djali i Selfos nena me ka vdekur dhe jam rritur ne shtepine e Timos-dhe ben nje levizje te dores duke u drejtuar nga Timoja i vogel.
-Une jam Kanani djali i Bajos dhe Sulltanes. Babai im eshte partizan, ndersa nena me motren e vogel nuk e di ku shkuan diten e bombardimeve.
-.....Edhe babai im eshte partizan hidhet Memomaja, edhe babai dhe xhaxhai i Timos gjithashtu, te gjithe jemi me ata qe luftojne per te na cliruar nga dushmani i huaj.
- Te gjithe , te gjithe degjohet zeri i holle e gjithmone si ne te qare i Timos, c'kerkojne dushmanet hedhin bomba ne fshatin tone? Ne nuk i beme keq njeriu. Ata me vrane dhe kuqon e vogel, qenushin me te mire ne bote, po qeni c'u beri atyre? Po te ishin trima dushmanet nuk vinin me araplane dhe na hidhnin bomba, po te vinin njehere ne fshat e ta shikonin kur t'i kapte babi e t'ju a shkulte veshet.
Te gjithe filluan te qeshnin.... ashtu eshte o Timo-vazhdon Kikia, dushmani nuk ka guxim te vije ne fshatrat tona sepse e di qe ne do t'i mbrojme shtepite dhe njerezit, pra do te luftojme.
- Po juve zonje keni ndonje partizan nga shtepia juaj?-pyet me kuriozitet Kanani.
-te gjithe u drejtuan nga Kikia duke ndjekur me vemendje cdo levizje te saj dhe duke pritur me kurreshtje pergjigjen dhe petet qe ishin gati dhe Kikia po i kullonte.
- Partizanet na vrane babin- thyen heshtjen zeri i Shpreses se vogel duke qare me ngasherim.....
-Mos shpirt i mamit, mos e thuaj ate-shperthen Kikia duke i'u afruar se bijes dhe e marre ne krahe, babi nuk eshte vrare ai ka ikur ne kurbet dhe nje dite do te kthehet dhe shperthen dhe ajo ne te qara, duke marre vajzen e shkuar ne dhomen tjeter.
Femijet shkembyen shikime me njeri tjetrin pa folur asnje fjale, me nga nje molle ne dore qe nuk kishin pushuar se ngreni. Ashtu te habitur e pa folur ndejten te ulur prane tavolines se mbushur me fruta dhe pjata bosh.
[gezuar}
vazhdon.
Uji: H2O
Rakia: H2 OOOOO HO HOOOO
Krijoni Kontakt