Ajzberg!
Pijaneci
Ai ,asnjėherė nuk ishte dalluar te pinte alkool,megjithe dasmat e qokat e
shumta te fisit te tij. Shpesh here e ngacmonin ,ashtu me shaka ,duke e
takuar gotėn njėherė e pastaj ja fillonin me dollitė ,pėr te gjalle e pėr
te vdekur,bile nje dajo i gruas ,e detyroi nje here me kėmbėngulje prej
dajoje te ngrinte dolli pėr tere krahinėn si krahine punėtore e te ndershme
atdhetare e patriote. Pinte daja , e me sy te mbyllur kujtonte rilindasit,
veteranet ,sazexhinjtė ,muratoret e furrxhiun e fshatit ,qe i bėnte simitet
me te buta se te Stambollit. Kujtonte daja e qante dajerisht ,si t ja prishte?
Thonė se atė nate, ai kishte fituar bastin me xhaxhallarėt,por me vone ,ja kishin hequr sepse ai kishte dehur nipin qe s para ja thoshte pėr raki ,le ta provonte njehere me nipin e tyre ,pasi ai e pinte rakinė me opinge, e bast me hile nuk ka .Dehja , si pėrfundim i ēdo dasme, e mėrziste dhe e bėnte te ndihesh keq,betohesh vazhdimisht se do ti kundėrshtonte dajoxhaxhallaret edhe se mund te prishesh nje here e mire me ta. ...................... Etja pėr te pirė alkool ju cfaq ashtu pa pritur, si etja e nje njeriu qe ecėn
mbi rėrėn pėrvėluese te shkretėtirės, buzė tharė e me imazhet e njė liqeni plot me ujė . .Ishte njė etje e pa durueshme dhe tinėzare qe i vinte ashtu vjedhurazi kur ai kalonte pa e patur mendjen pranė ndonjė klubi apo birrarie, hundės se tij nuk i bėnte mė pėrshtypje aroma e mishit tė pjekur, e peshkut apo te mezeve tė tjera pėr veē se ajo e alkoolit te ēfarė do lloji tė ishte
E pinte si te mundte, thatė ose me kafe, me pak djathė a me ndonjė turshi tė mbėshtjellė nė letėr ,pėr tė mjaftonte qė tė kishte gotėn plot qė ēdo qelizė e trurit tė gjendesh e zhytur nė avujt e alkoolit.dhe ai vetė tė qėndronte pezull duke fluturuar nė hapėsirėn fluide .Kur nuk pinte ngryste vetullat, nuk fliste me njeri, rinte mėnjane dhe imagjinonte pijen e njė dite me parė ndoshta te disa orėve te kaluara
Nė fillim e pinte pa frymė, ashtu me eks ,por me vonė me me ngadalė duke shijuar ēdo pikė tė alkoolit
Gruaja mundohesh ta justifikonte tek komshijet, se te shoqin po e mernin ne qafė, ,megjithėse i kishin thėnė se ai pinte vetėm,pastaj dyshoi pėr ndonjė sėmundje te keqe dhe e luti qe te vizitohesh ,por ai tundte kokėn dhe dilte nga shtėpia pa thėnė asnjė fjalė
Filloi te mbante me vehte karamele me mente ,ne xhep fuste ndonjė degėz borziloku dhe mundohesh qe shefave te mos ju rinte pėrballe .Bleu dhe nje palė fyze pa numėr, te errėta qe te mos i dukeshin sytė e skuqur,nė autobus nuk hipėte mė qė nga dita kur njė grua, e dėrmoi me ēantėn e saj gjysėm metalike duke e sharėpijanec i dreqit .Biēikletėn nuk e pėrdorte mė se me siguri do te pėrfundonte ne rrotat e ndonjė makine,kėshtu qe dilte herėt , blinte dy a tre gazeta partiake nje sporti dhe i lexonte duke u munduar tė mbante mėnd ato me kryesoret .Ne tavolinė pas dopjos se parė fillonte me sportin dhe pastaj mbas te dytės me politike duke i bėrė lėmsh politikanėt e duke ju dhėne meritat parlamentare nga sasia e rakisė qe ata pinin kur ata premtonin diēka nga podiumi ne qendėr te sallės.
Puna s po i ecte dhe pa pritur e pa veten pa asnjė lek ne xhep ,gruaja nuk e lejonte mė tė mrete rrogėn dhe ai mundohesh qe ti hante ndonjė qindarkė kur dilte te blinte ndonjė gjė, ,por edhe ketė mundėsi me ne fund ja hoqi pėrsėri ajo duke e bere pazarin vete.
Shpėtimin financiar e gjeti rastėsisht ,Ishte gusht kur ai doli rreth orės nėnte mbasdite nga shtėpia i veshur me kostum dhe kollaren e re .E shoqja u habit dhe e pyeti se ku po shkonte ashtu,do te dal njėherė foli ai neper dhembe dhe u nis pėr nga bulevardi ,ndoshta do te takonte ndonjė shok qe kthehesh nga jashtė pėr pushime dhe e qeraste .Kalonte afėr klubeve ,hidhte nje sy brenda dhe vazhdonte rrugėn me nje ndjesi qe do te pinte pa tjetėr atė nate. Kėmbėt e ēuan pranė nje lokali ku dėgjohesh muzike dasmash ,u afrua dhe po shikonte nga dritaret me zili e neps njerėzit te ulur neper tavolina plot me meze e pije te ndryshme .Orkestra ne atė moment mori nje pjese te njohur mirėseardhje dhe ai e pa veten te rrethuar nga krushqit qe vinin ne atė ore .Dikush ,pa e pare i futi krahun dhe ai u gjend i ulur ne nje tavoline te mbushur me krushq e dasmore .Hutimi dhe turpi e beri qe te skuqesh e te djersinte deri ne te brendshme,u ul duke shpėrndare buzėqeshje dhe mori me nxitim nje gote rakie te mbushur plot si nje azmatik pompėn e tij te oksigjenit dhe pa pare njeri e ngriti duke e thithur rakinė si fėmija biberonin.Prane tij kishin qėlluar njerėz qe nuk e nxisnin te pinte siē ndodh rendomė ne te tilla tubime gėzimi edhe ai nuk e teproi ,por doli i fundit me krushqit duke u shtrėnguar dorėn dasmoreve dhe uruar ēiftin jete te lumtur e te trashegoheshin.Kur shkoi ne shtėpi e shoqja nuk i foli dhe ai fjeti ne divanin e kuzhinės . Ne ender shikonte sikur ai ishte dollibashi i dasmės qe i detyronte njerėzit te pinin raki me gota birre,kurse ai vete mbante nje damixhanė me gryke te mbyllur ku mundohesh te pinte e te pinte ,por pa futur asnjė pike ne goje. Gushti ėshtė muaji i dasmavave dhe ai tashme vishte kostumin e kollaren gati ēdo mbrėmje,pėr here te pare mbas kaq vitesh lustronte kėpucėt dhe vinte ne xhepin e xhaketės nje shami te bardhe bere trekendesh.E shoqja e habitur me veshjen e tij e pyeste se ku shkonte ,por ai hapte gojėn dhe pa ndjere asnjė tingull i thoshte; dasme, dasme grua dhe ikte me nxitim. Nuk ma dredh, kur vjen qelbet era raki ,mendonte ajo me vete,megjithatė u be merak dhe e priti nje nate deri sa te kthehesh,Ai erdhi rreth orės dy e gjysme i dehur dhe i shkalafitur ,kostumin e kishte bere pis me njolla balte ,ndėrsa kollaren nuk e kishte fare ne qafe ,por te bere shuk ne xhepin e djathte .Ajo u tremb kur i pa njėrin sy te fryre e te nxire ,ndėrsa ne flokė i kishin mbetur ca mbeturina pastash dhe mezesh si; te grira qepesh e specash dhe nje kocke bėrxolle me pak dhjame qe i varesh ne xhepin e xhaketės.
-Po je bere kėshtu o ditėzi ? i foli ajo duke e shtyre drejte banjės .Ai me nje buzėqeshje te palėvizshme tundte gishtin tregues duke pėrsėritur me dhjetėra here, qe nuk ishte i dehur ,shkėputesh nga ajo dhe mundohesh te ecte ne nje vije te drejte gjė qe e beri te pėrplasesh me dollapin e kepuceve ne korridor..
-Mos me ve sterkembesh ,ju kthye ai duke qeshur ,po deshe ti unė shkoj vete ne banjė dhe u drejtua pėr nga dhoma e gjumit ku u plandos mbi krevat dhe zuri te gėrhasė me zhurme. Nga goja e hapur filloi ti dali duhma e alkoolit dhe te mezeve te ngatėrruara me qepe, hudhra e veze te ziera.
Me kalimin e javėve u be specialist i dasmave ,kishte te gjithė kalendarin e tyre ne te gjitha klubet e qytetit,dinte me ekzaktes se kur vinin krushqit, c fare muzike pėlqehesh,kush e kishte aradhen e kėrcimit,sa para duhet te hidhte daja e sa xhaja,c fare serirėsh mbas antipastės ,syrit te tij tashme te stėrvitur ,nuk i shpėtonte tipi qe pinte dhe sherrxhiu i dasmės ,te gjitha dasmat e kane nje sherrxhi te cilit ai i ruhej si djalli nga temjani,e dinte me siguri kur duhet te shtonte masėn e te pirit gjė qe i binte mbasi njerėzit te kishin pire gotėn e trete apo te katėrt , parapėlqente dasmat me shume njerėz ,ku ai mund te ngatėrrohesh pėr nje krushk te ardhur me vonese.
As krushqit nuk e kuptonin qe ai s kishte ardhur me ta ,por ngrinin dolli dhe i pėrgjigjeshin urimeve te tij pėr ēiftin Dasmoret prites e quanin te krushqisė dhe ai pėrsėri me ta ngrinte dolli pėr ēiftin te trashėgohen
Kishte dėshire te kėrcente ,por nuk mund te binte ne sy Ne fillim rrinte pa fjale dhe nuk para jepte muhabet ,por me vone kur kjo pune ju duk normale filloi te pyes si ku punon ,jete mizerie ,kohe e keqe ,shtet koti,te gjithė hajdute janė car makine ke ,karburanti si shurre Po mendonte qe te gjente ndonjė krushk apo dasmor pritės te ajrit qe te i rregullonte ndonjė pune te mire,por njėherė ngeli ngushte kur e kėrkuan te kėrcente ,ishte nje grua rreth te tridhjetave, qe mbasi kishte pire nja dy gota vere, kėmbėngulte qe ai te kėrcente me te nje vals ,ai e refuzoi duke i thėne se kishte vrare kavilen ne nje ndeshje kalceto dhe mezi qe e largoi duke i premtuar qe do te kėrcente pa tjetėr me te ne dasma te tjera me qe tani ishin bere krushq Ai e kuptonte bashkėbiseduesin se c fare bindjesh kishte dhe gjithmonė behej ortak i bindjeve te atij duke mos e kundėrshtuar asnjėherė..
Si gjethet e pemėve, me ardhjen e dimrit dasmat ne qytet filluan te rrallohen,tanimė e kishte te vėshtire pasi ato bėheshin ne dy a tre lokale , i trembesh kameriereve te ēilet kishin filluar ta njihnin dhe sidomos takimi me ndonjė ish krushk apo me ndonjė ish dasmor ne tavoline.Mendoi njėherė ti mrete nje shoku qe punonte ne nje televizion kamerėn e xhirimit ,por u pendua duke menduar dėshirat dhe kėrkesat e dasmoreve ;nje here me nusen,njėherė me dhėndrin ,nje here me dajėn e pastaj me xhajėn dhe me siguri do ta linin gjithė natėn ne kėmbe,i kishte zili orkestrantet te cilet lodheshin ne fillim pėr te ekzekutuar vallet sipas notave muzikore ,por pasi njerėzit vinin ne qejf ata e shkelnin dhe vetėm napoloni
dėgjohesh, vallja e parave qe ata e luanin me sy mbyllur .
Atė nate mezi u fut ne dasme pasi krushqit kishin ardhur para kohe ,e ndihmoi nje kamerier qe e pa nga dritarja e lokalit ,ai po rregullonte gjoja kravatėn dhe shaminė e bardhe ne xhepin e xhaketės dhe me nje buzėqeshje lėvizi duart sikur deshtė t i thoshte ;;jam mire kamerieri i hapi derėn dhe ai u fut brenda duke u pėrziere me njerėzit aty.
Befas hasi shikimin ngulmues te nje ish dasmoreje e cila diē i bėnte me shenje ,u tmerua kur u kujtua qe ajo do ta ftonte pėr nje vals te pa kercyer.Beri sikur nuk e njohu ,por ishte e pamundur qe ti shpėtonte shikimit te saj .Ajo u ēua dhe u ul afėr tij .
-Mos me thuaj qe ke luajtur futboll,i foli ajo duke e pare drejt ne sy me nje buzėqeshje qe e beri atė te skuqesh deri ne maje te veshėve.
-Jo nuk kam luajtur me, qe nga dita qe nuk kėrceva me ty ,u pėrgjigj ai duke mbledhur veten.
-Me ke je? ,e pyeti ajo duke ju afruar edhe me afėr
Ai shtangu ,ketė pyetje nuk ja kishin bere asnjėherė as krushqit e as dasmoret
-Po ti ?i foli ai me nje fare serioziteti dhe ngrefosje prej garipi
-Unė jam vetėm u pėrgjigj ajo dhe qeshi me te madhe ,do te kėrcesh sonte me mua ?e pyeti ajo me nje shikim tepėr provokues
Ai po e shikonte dhe e kuptoi qe ajo kishte dėshire pėr te ,me mire po dal fare nga dasma sa te le nam kėtu,mendoi dhe ju drejtua asaj me nje buzėqeshje tė shtirur
-Unė ,une ....... nuk jam ne formė ,dalim jashtė e pimė njė kafe me mire ?
-Si te duash ti , erdha sa tė mar pallton, me prit foli me tė shpejtė ajo dhe u largua nga fundi i sallės .
Ai rrėmbeu njė shishe me raki dhe nxitoi tė dalė nga dera kur dėgjoi njė zė ti fliste si me pėrtesė hani e pini ne xhepa mos vini u kthyei tmeruar dhe pa nje plak qe po i luante syrin
-Ti me siguri je nga ana e dhėndrit ,por vetėm se ne fejesa mund te vjedhėsh ndonjė taketuke duhani ,por ne dasmė nuk vidhet
-Jo mo c ne, desha ta nderoj se nuk me pėlqeu ,u mundua ai ti mbushte mėndjen
-Lėri ato ti ,edhe unė e kam atė zakon ,por kur iki ,foli plaku dhe ngriti nje gote raki
-Ja te paēa ,te trashėgohet ēifti dhe e piu me fund
Ai deshte te rrėmbente nje gote e te pinte me atė plak qejfli ,por ndjeu njė krah ta tėrheqė
butėsisht nė drejtim te derės
-Ku do ta pimė kafen?dėgjoi zėrin e saj pranė veshit -mora nje shishe raki -di ndonjė vend........... ti?
Po di,ja ktheu ai ,ėshtė nje dasėm tjetėr kėtu afėr
..
FUND
Dhjetor 2008
Krijoni Kontakt