Re: Besimi i Ehli Sunnetit në Emrat dhe Cilësitë e Allahut
Cilësitë e Allahut
1. dhe 2. الإتيان و المجيء El-Itjanu & El-Mexhiu (ardhja) janë dy cilësi fielije. Argumentet e tyre nga Kur’ani: “A mos presin atëherë për ndonjë gjë tjetër veçse t’u vijë Allahu” [El-bekare:210] dhe “Dhe vjen zoti yt me melaiket radhë-radhë” [Fexhr :22].
3. الإحاطة El-Ihata- është cilësi që e përmban emri i Allahut El-Muhit. Ajo është cilësi dhatije.
Allahu ka thënë në Kur’an: “Dhe se vërtet Allahu e ka perfshirë çdo gjë me dijen e tij.“ [Et-Talakë:12]
Esbahani në el-Huxhel ka thënë: El-Muhit- është Ai i cili ka perfshirë fuqia e Tij. Të gjitha krijesat e Tij, ai që ka perfshirë cdo gjë me dijen e Tij dhe Ai që ka petrfshirë cdo gjë në llogaritje e numër.
4.الأحدية El- Ehadijetu- është cilësi që e përman emri i Allahut (El- Ehad)
5. الأخذ El-Ekhdhu- është cilësi fielije e përmendur në Kur’an dhe sunnet. Ajo është permdnur në dy kuptime:
a-Marrja me dore,e cila është e kunderta e dhënies.
b-Kapja, mbërthimi, shtrëngimi. Argumentet e kësaj cilësie nga Kur’ani: “Perkujto kur Zoti yt (nxori), mori nga bijte e Ademit, nga shpinat e tyre pasardhesit e tyre”.[ El-Araf:172] “Kështuqë Allahu e kapi atë me ndëshkim për tejkalimin e fundit dhe të parin.“ [En-Nazijatë:25]
Argumentet nga sunneti:
Transmeton Abdullah ibn Umer nga Profeti (sal-lAllahu alejhi ue selem) se ka thënë: Allahu i Lartesuar merr qiejt dhe tokën me dy Duart e Tij dhe thotë: “Unë jam Allahu, Unë jam Sunduesi”.
Profeti ( sal-lAllahu alejhi ue selem) duke thënë këtë fjalë i mblodhi gishtërinjtë e dores së tij dhe i hapi.- Trans, Muslimi.
2. Hadithi i Ebu Hurejres: Nga Profeti (sal-lAllahu alejhi ue selem) se ka thënë : “Asnjëri nuk jep nga sadakaja e tij e mire e këndshme (e fituar hallall) dhe Allahu nuk pranon pervec se të mirën. Veçse i Gjithemëshirshmi e merrr atë me të djathtën e Tij...” Trs Muslimi.
6. الأذن El- edhenu (dëgjim me vëmëndje).
Argument është hadithi i Ebu Hurejres se Profeti ( sal-lAllahu alejhi ue selem) ka thënë: “Allahu i lartësuar nuk ka degjuar ndonjë gjë me aq vëmendeje saç e dëgjon një profet kur e këndon Kur’anin bukur dhe me zë të ngritur” Trans, Buhariu& Muslimi.
7. الإرادة و المشيئة El-Irradetu & El- Meshietu (dëshira): jane dy cilësi fielije që kanë ardhur në shumë argumente të Kur’anit dhe sunnetit. në dy ajetet që vijojne është përmendur (el-irrade):
“Dhe atë që dëshiron Allahu ta udhëzojë, Ai ia hap atij gjoksin për islamin.” [ El-Enamë:125]
“Sigurisht që Allahu urdhëron çfar dëshiron.” [El-Maide:1]
Në dy ajetet e mëposhtme është përmendur el-meshietu;
“Por ju nuk mund të dëshironi, veçse po dëshiroi Allahu.” [El- Insan:30]. “Ti i jep mbretërim atij që dëshiron.” [Ali Imran:26]
8. الاستهزاء بالكافرين El- Istihzau bil kafirinë (tallja me kafirët). Është cilësi fielije që nuk i pohohet Allahut në mënyrë absolute, por të kufizuar. Për të ditur se si i pohohet kjo cilësi Allahut, kthehu patjeter bazës së parë në cilësitë e Allahut të Lartësuar.
Allahu ka thënë: “Ndërsa kur takohen me ata që besojnë, u thonë: ne besojmë,por kur janë vetëm me shejtanët e tyre, thonë Në të vërtetë ne jemi me ju, në të vërtetë ne vetëm talleshim. Allahu tallet me ta dhe vetëm ua shton më shumë të këqiat që të sorollaten verbërisht.“ [El-Bekare:14-15]
9. الاستواء على العرش El-Isteua (lartesimi, ngritja mbi arsh).
Kjo është një cilësi fielije që ka ardhur në 7 ajete në Kur’an dhe në disa hadithe të Profetit (sal-lAllahu alejhi ue selem).
Ajetet Kur’anore ku është permendur kjo cilesi:
“I Gjithëmëshirshmi u ngrit lart mbi Arsh.“ [Ta ha:5]
“Pastaj Ai u ngrit lart mbi Arsh (Fronin e Tij madhështor)“ [El- Arafë:54, Junus:3, Rrad:2, Furkanë:59, Es- Sexhde:4, El-hadidë:4]
Nga sunneti kemi hadithin e Ebu hurejrës se Profeti (sal-lAllahu alejhi ue selem) e mori per dore dhe i tha: o Ebu Hurejra, vërtetë Allahu i krijoi qiejt dhe tokën dhe çdo gjë që gjendet ndërmjet tyre në gjashtë ditë dhe pastaj u ngrit mbi Arsh në ditën e shtatë.”- trs En- Nesaiu dhe Albani ka thënë se isnadi (zinxhiri i transmetimit) i tij është i mirë.
Buhariu ka transmetur nga Muxhahidi që isteua do të thotë: u ngrit lart mbi arsh. Në lidhje me këtë transmetim Albani thotë: Kjo thënie është kundërpërgjigje ndaj disa shkrimtarëve bashkekohore të cilët i ç’orirentojnë dhe mashtrojnë njerëzit duke ju thënë se selefet nuk kanë folur rreth ajeteve dhe cilësive dhe nuk i kanë komentuar ato absolutisht.
Sipas tyre selefet vetem i lexuan pa u thelluar në meditimin dhe në kuptimin e tyre. Kjo është ideja e “tefuidit”- që e ka hedhur poshte Ibn Tejmije në librat e tij.
Është ë vertetë se selefët nuk i kanë komentuar me komente te shoqëruara me përngjasim dhe përshkrim të formës madje këtë e kanë ndaluar rreptësisht siç ka ardhur nga Imam Maliku dhe të tjerë.
El- lalekaj-ju në es- Sunneh ka transmetuar nga Bishër Ibn Umer (i cili është thikatun-i besueshëm dhe ka vdekur në vitin e 207 të hixhrit) se ka thënë: kam degjuar më shumë se një nga mufesirët ( komemtatorët e Kur’anit) duke thënë: “mëshiruesi Isteua mbi arsh. Që do të thotë: U ngrit mbi arsh.”
Shtojcë:
Arshi është krijesa më e madhe që e ka krijuar Allahu i Lartësuar e ka përmendur në shumë vende në Kur’ansi p.sh. në fjalën e Tij : "Zotëruesi i Arshit të lavdishëm." [Buruxh: 15] dhe në fjalën e Tij: "Dhe melekët do të jenë në anën e Tij dhe tetë melekë atë ditë dotë mbartin lart Arshin e Zotit tënd."..." [El-Hakkah: 17]
Po ashtu edhe Profeti e ka përmendur në hadithe të sakta si p.sh. hadithi në sahihun e Buharit: “Kur ti kërkoni Allahut xhenetin i kërkoni Atij xhenetin ‘Elfirdeus’, sepse ai është më i larti xhenet dhe më i mesmi xhenet, mbi të gjendet Arshi i të Gjithmëshirshmit.”
Nuk është e vërtetë që të interpretohet Arshi si diçka që nënkkupton pushtetin e Allahut, sepse nëse do të ishte kështu si do të komentohet fjala e Allahut: “Dhe melektë do të jene në anët e atij; dhe tetë melëkë atë ditë do të mbartin lart Arshin e Zotit tënd.” [El-Hakkah: 17] dhe fjala e Tij: “Dhe Arshi ishte mbi ujë.” [Hud: 7]. A mund të thuhet që atë ditë pushtetin e Tij do ta mbajnë tetë melekë?! A mund të thuhet që pushteti i Tij ishte mbi ujë?! A mund ta bëjë këtë interpretim ai që arsyeton dhe e din çfarë thotë?
Është e rëndësishme të dijë çdo njeri që Allahu nuk e ka krijuar Arshin (fronin) dhe nuk është lartësuar mbi të sepse ka nevojë për të apo sepse Arshi e mban Atë,apo se Arshi e kufizon. Të gjitha këto janë imagjinata të pasakta. Ato mund të përfytyrohen në të drejtën e njeriut sepse ka nevoj për fron ndërsa Allahu është i përkryer nuk ka nevojë për asgjë. Ai ka thënë në Kur’an: "Vërtet Allahu nuk ka nevojë për asgjë prej gjithësisë." [Al-Imran: 97]
Madje Arshi dhe të gjitha krijesat kanë nevojë që ti mbajë Allahu. Imam Tahaui ka thënë: “Allahu nuk ka nevojë për Arshin dhe për asgjë tjetër përve tij. Ai e ka përfshirë çdo gjë dhe është mbi çdo gjë dhe asgjë nuk mundet ta përfshijë Allahun.
Si përfundim Allahu nuk është i lartësuar mbi Arsh se ka nevojë për të, por është lartësuar për urtësinë që i di Ai vetë.
Vërejtje:
Në lidhje me fjalën e Allahut: “Ai është i cili krijoi për ju gjithçka në tokë pastaj Ai Isteua ila (u ngrit lart mbi) qiell.” [El bekare] do të bëjmë dy sqarime:
I pari: Në komentin e fjalës isteua ila nga dijetarët e selefëve janë transmetuar dy komente:
Komenti i parë: U ngrit lart mbi qiell. Ky është transmetuar nga shumica e tyre.
Komenti i dytë: Synoi krijimin e qiellit. Këtë koment e ka përmendur Ibnu kethiri në tefsirin e tij. Megjithëse komenti i parë është më i saktë sikur që ka thënë Ibnu Tejmije, komenti i dytë nuk do të thotë që është ndryshuar kuptimi i drejtpërdrejtë i tekstit të cilësive të Allahut sepse para fjalës isteua është përmendur parafjala ila e cila e bën kuptimin: “synoi” të pranueshëm dhe të përshtatshëm. Dijetarët e selefëve që kanë dhënë këtë komentim për këtë arsye e kanë dhënë. Atyre nuk u shkonte ndër mend se kuptimi i drejtperdrejtë i teksteve të cilësive tregon për përngjasim prandaj ta interpretonin siç mendojnë të humburit! Këta dijetarë mëgjithëse për këtë ajet dhanë këtë koment besojnë që Allahu është mbi Arsh, kjo tregon që qëllimi i tyre nuk ka qënë ai që e mendojnë të humburit.
I dyti: Allahu i lartësuar para se të krijonte krijesat dhe ndër to edhe Arshi ka qënë në lartësi, sepse lartësia është “dhatij-jeh” (e përherëshme, e pa shkëpuetshme) kështu që pas krijimit të Arshit u Lartësua mbi të me një Lartësi e cila cilësohet e veçantë. Kjo është përgjigjia që i jepet atij që mendon se lartësia e përherëshme bie në kundërshtim me lartësimin mbi Arsh. [Marrë nga Mexhmuul fetaua]
10. الأسف El- Esefu – Zemërimi.
Kjo është prej cilesive fielije të permendura në Kur’an. Allahu ka thënë: “Kështu kur ata na zemëruan Ne i ndëshkuam dhe i mbytem që të gjithë bashkë.” [-Ez-Zuhruf:55]
11. الأصابع El- Esabiu. (gishtërinjtë)- janë prej cilësive dhatij-je, khaberije që janë përmendur në hadithe të sakta.
Hadithi:1
Trans, Abdull-llah Ibn Amer Ibn El- Ass i cili thotë: Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë: “Vërtet zemrat e bijve të Ademit të gjitha janë ndërmjet dy gishtërinjve prej gishtërinjve të Gjithemëshirshmit si një zemër e vetme, dhe Ai i rrotullon ato si të dëshirojë.” Trs. Muslimi.
Ka thënë Ibn Uthejmini: “Ehli sunneti e besojnë kuptimin e drejpërdrejtë të këtij hadithi dhe thonë: Allahu ka gishtërinj real dhe ia atribuojnë Atij ashtu siç ia ka atribuar Profeti (sal-lAllahu alejhi ue selem) .
Të qënurit e zemrave ndermejt dy gishtave prej tyre nuk tregon që janë të prekshëm ndermjet tyre në mënyrë që të thuhej se hadithi është shkak iluzioni (perceptim të shtrembëruar) për panteizëm, prandaj duhet të ndryshojmë kuptimin e drejtpërdrejtë dhe t’i japim një kuptim tjetër. Kjo sepse ne shprehemi që retë janë ndermjet qiellit dhe tokës megjithese nuk prekin as qiellin e as tokën. Gjithashtu thuhet: hëna mes Mekës dhe Medinës megjithese ndërmejt hënës dhe mekës dhe Medines ka largësi të madhe.
Atëherë zemrat e bijve të Ademit jane ndermjet dy gishterinjeve prej gishterinjve të të Gjithemëshirshmit dhe kjo nuk tregon per prekje, unifikim apo panteizëm.
Hadithi:2
Trs Abdullah ibn Mesudi se nje grua cifute erdhi tek Profeti (sal-lAllahu alejhi ue selem) dhe i tha: O Muhamed vërtet Allahu i mban (kap) qiejt me një gisht, tokat me një gisht, malet me një gisht, pemët me një gisht, krijesat me një gisht, pastaj thotë: Unë jam Sunduesi. Profeti (sal-lAllahu alejhi ue selem) qeshi aq sa iu duken dhëmballët e tij pastaj lexoi fjalën e Allahut: “Ata nuk e vlerësuan madhërinë e Allahut ashtu siç i takon që të vlerësohet.“ [Ez- Zummer:67.]
Në një trans, tjeter ka ardhur se Profeti (sal-lAllahu alejhi ue selem) qeshi në shenjë habie dhe vërtetimi (konfirmimi) të fjalëve të saj. Trans, Buhariu dhe Muslimi.
El-Begaui në Sherhu sunneh pas përmendjes së hadithit të kaluar ka thënë: “Gishti i përmedur në hadith është cilësi prej cilësive të Allahut dhe po kështu edhe të gjitha cilesitë e tjera që kanë ardhur në Kur’an dhe sunnet, si nefsi, fytyra, syri dora, këmba, ardhja, zbritja ne qiellin e dynjasë, lartësimi, (isteua) mbi Arsh, qeshja dhe gëzimi.
Ibn Kutejbe pasi ka konfirmuar besimin e ehli sunnetit në pohimin e këtyre cilësive ka thënë: Nuk themi: gisht si gishtërinjtë tanë e as dora si dora ynë, sepse cilësitë e Allahut nuk u përgjajnë cilesive tona.
12. الأمرEl- Emru- (urdherimi, komandimi)- urdhëri është një cilësi e Allahut siç ka thënë Allahu në Kur’an: “padyshim që i Tij është krijimi, urdhërimi e komandimi” [ El- Arafë:54]
Gjithashtu ka thënë: “Sigurisht që urdhri i Tij kur Ai do një gjë, është vetëm se Ai t’i thotë asaj; Bëhu! dhe ajo bëhet.” [Jasin:82]
Ebul hasen el- Eshari ka thënë: Të gjithë dijetarët e selefëve besojne që urdheri dhe fjala e Tij janë cilësi të Tij të pakrijuara.
Duhet të kemi parasysh se jo gjithmonë kur permedet fjala “emër”- (urdhër) në Kur’an dhe sunnet, i dedikuar Allahut, është cilësi e Tij, sepse ka raste që me fjalen urdher synohet përsosja e urdhërit të Allahut dhe jo vetë urdhëri i Allahut. Pasoja e urdhërit është e krijuar me urdherin e Tij, ndërsa urdhëri është cilësi e tij, ashtu sikurse edhe mëshira është cilësi e Allahut, por ka raste që pasojave të mëshirës u thuhet mëshirë.
Për më gjerë shiko në “Mexhmua Fetua” - të ibn Tejmijes 6/17.
13. الإمساك El- Imsak ( kapja,mbajtja).
Allahu mban qiejt dhe tokën dhe krijesat e tjera në atë mënyrë që i përshtatet Madhështisë së Tij.
Arg, është fjalë e Allahut ne Kur’an: “Sigurisht që Allahu i mban qiejt dhe tokën që të mos shkëputen( lëvizin) nga vendet e tyre.”- [El- Fatir :41]
Si dhe hadithi i Abdullah Ibn Mesudit që e përmendëm si argument, për gishtërinjntë.
14.الأنامل El-Enamilu- ( majat e gishtërinjve) - janë cilësi “dhatij-jeh”- khaberije, të permendura në hadithe të sakta. TrsMuadh ibn Xhebel i cili thotë: “Një ditë në kohën e sabahut, Profeti (sal-lAllahu alejhi ue selem) nuk doli për të falur namazin e sabahut me ne derisa gati sa nuk shikuam diellin. Atëherë ai doli me shpejtësi. U thirri kameti dhe Profeti (sal-lAllahu alejhi ue selem) e fali namazin duke e shkurtuar shumë, ndryshe nga çfarë vepronte vazhdimisht, pastaj kur dha selam u kthye nga ne thirri me zërin e tij; qëndroni në rreshtat tuaj ashtu siç jeni dhe tha: Do t’ju lajmeroj per arsyen që më pengoi të dilja herët në këtë mëngjes. Unë u çova natën, mora abdes dhe u fala, aq sa më ishte caktuar për të falur. Në namaz u përgjuma, derisa përgjumesia më mundi, atëherë papritur shikova Zotin tim të Lartesuar ne formën më të bukur e më të perkryer dhe më tha: O Muhamed. Thashë: të përgjigjem o Zoti im. Tha: Për çfarë gjëje debaton paria më e lartë? I Thashë: Nuk e di o Zoti im.Allahu e përsëriti tre herë , pastaj propfeti tha: Atëherë e shikova të vendosë shuplakën( pëllëmbën e dorës ndërmjet dy shpatullave të mia derisa e ndjeva të ftohtin e majave të gishtërinjve të Tij.( el-emamil), në kraharorin tim .Mu shfaq çdo gjë dhe unë e njoha .( ka ardhur në një trans, tjetër: dhe mësova çdo gjë në qiell dhe në tokë,” në një tjetër ka ardhur:” çdo gjë ndërmejt lindjes dhe perëndimit.”) për çfarë debatonte paria e lartë. Pastaj më tha: O Muhamed: I thashë: të përgjigjem o Zoti im. Tha: për çfarë gjëje debaton paria më e lartë?- thashë: Në punët që fshijnë gjynahet. Tha: kush janë ato?- I thashë: Ecja e këmbëve për në xhemate, ulja në xhamia pas namazit dhe përkryerja e abdesit në të ftohtin e madh, tha: po pastaj për çfarë?- Thashë: për ushqimin e të varfërve, butësinë në fjalë dhe namazin natën kur njerëzit jane në gjumë. Më tha: kërko. I thashë: O Allah të kërkoj që të më mundesosh veprimin e punëve të mira, largimin nga punët e keqija, të kem dashuri për të varfërit, që të më falësh mua dhe të më mëshirosh dhe nëse dëshiron ta sprovosh një popull me humbje ose ndeshkim ma merr shpirtin mua pa u prekur nga kjo sprovë. Të kërkoj të më bësh që të të dua Ty (ose kuptimi është: të më duash), të dua atë që të don ty, dhe të dua punën që të afron në dashurinë tënde. Profeti (sal-lAllahu alejhi ue selem) në fund tha: Kjo ëndërr është e vërtetë (sepse ëndërrat e profetëve janë shpallje), mësojeni atë përmedësh dhe mësojeni kuptimin e saj.“ Trans, Amedi, Tirmidhiu Ibnu Hurejme, Ibn Ebi Asim. Tirmidhiu ka thënë: hadithi është i sakte e i mire, kam pyetur Muhamed ibn Ismailë el- Bukharin për të dhe më tha se është i saktë. Prej dijetarëve që e kanë saktësuar këtë hadith është: Ibn Tejmije, Ahmed Shakir dhe Albani.
15. الانتقام من المجرمينEl- Intikamu. (hakmarrja ndaj kriminelëve)- Kjo është një cilësi fielije. Ajo i atribuohet Atij ashtu siç i përshtatet madhështisë së Tij. Allahu i ka thënë në Kur’an: “Sigusisht që ne do të hakmerremi ndaj kriminelëve.- [Ess- Sexhde:22.]
16. بديع السماوات والارض bedius- semauati uel- erd- (Krijuesi, shpikësi i qiejve dhe i tokës në kulmin e bukurisë, perkryerjes dhe në një sistem të mahnitshëm, të përsosur).
Allahu ka thënë në Kur’an: “Krijuesi, shpikësi i qiejve dhe i tokës kur ai vendos për një gjë, vetëm i thotë: bëhu! dhe ajo bëhet. [Bekare:117]-
17. البركة والتبارك El berekatu& Et- tebaruku.
El Bereke – do të thotë: bereqeti-mirësia. Ndërsa tebarekell-llahu do të thotë: I bekuar është Allahu, gjithë bereqet dhe mirësi, prandaj dijetarët kanë thënë që : et-tebaruku- nënëkupton se e gjithë mirësia dhe bereqeti vjen nga Allahu. Disa dijetarë kanë thënë se kuptimi i “tebaruk“- është Allahu është i Lartësuari me madhështi. Arg, për këtë cilësi është fjala e Allahut: Mëshira e Allahut dhe bekimet e Tij qofshin mbi ju o familja e (Ibrahimit)- [Hud:73]
Ndërsa për cilësinë “tebarruku” argument është fjala e Allahut në Kur’an: I bekuar, gjithë mirësi dhe bereqet është ai në dorë të të Cilit është mbisundimi, dhe ai është i Gjithëfuqishëm për të bërë çdo gjë.- [Mulk:1]Mjafton si argument për këto dy cilësi përshëndetja islame: Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu.(paqja, meshira dhe bereqetet e Allahut qofshin mbi ju).
Ibnul kajjimi në bedaiul feuajid ka thënë: ndërsa cilësia tebareke është cilësi e veçantë e Tij ashtu siç ia ka atribuar vetes së Tij.
18. البشبشة El- beshbeshetu- gëzimi i plotë). Argument është hadithi i Ebu Hurejres se Profeti (sal-lAllahu alejhi ue selem) ka thënë: “Nuk shkon ndonjë burrë vazhdimisht në xhami, dhe të qëndrojë në të perveç se Allahu gëzohet me ardhjene e tij në xhami (sa herë që vjen), ashtu sikurse gëzohet familaja e udhëtarit (kurbetit) kur vjen kurbetqari dhe takohen me të.”- trans, ibn maxheh, Ahmedi etj.- Albani thotë se hadithi është i saktë.
Grupet e humbura kur përballen me hadithe të tilla të sakta përpiqen t’i keqinterpretojnë sikur që i ka orientuar një ndër të parët e tyre: ka thënë imam Ed-darimi: jemi informaur se disa shokë të Bishër el merisit i thanë atij: Si vepron me këto senede të mira të cilat i përdorin si argument për t’iu kundervënë ideve tona si për shëmbull: hadithet që transmeton Sufjan nga Mensur, nga Eh Zuhri dhe ky i fundit nga salim ose hadithet që i transmeton Ejubi nga Ibn Sirinë ose ammer ibnu Dinnari nga Xhabiri e të tjerë senede. El Merisi tha:’ mos i refuzoni senedet sepse demaskoheni, por mashtrojini, ç’orientojini me anë të te’vilit (keqinterpretimit). Në këtë mënyrë i keni refuzuar me butësi.”
19. البغض El Bugdu-( urrejtja)- është ciëlsi fielije, e përmendur në hadithe të sakta : prej ketyre haditheve janë dy hadithet që vijojnë:
1. Trans, Ebu Hurejra i cili thotë: “Ka thënë i derguari i Allahut: vërtet Allahu kur e do një rob, thërret Xhibrilin dhe i thotë: Vërtet Unë e dua filanin prandaj duaje, atëherë e don atë xhibrili, pastaj thërret në qiell dhe thotë: Vërtet Allahu e do filanin prandaj duajeni atë.Atëherë e duan banoret e qiellit, pastaj ai bëhet i pranueshëm edhe në tokë. Ndërsa kur Allahu e urren një rob e thërret xhibrilin dhe i thotë: Vërtet Unë e urrej filanin prandaj urreje edhe ti, atëherë xhibrili e urren pastaj thërret ndër banorët e qiellit: Vërtet Allahu e urren filanin prandaj urrejeni atë, atëherë atë e urrejnë banorët e qiellit dhe si rrjedhojë e urrejnë njerëzit në tokë.” Trans, Muslimi.
2. Transmeton Ebu Hurejra se Profeti ( sal-lAllahu alejhi ue selem) ka thënë:”Pjesët më të dashura të vendeve tek Allahu janë xhamitë, dhe pjesët me të urryera të vendeve tek Allahu janë pazaret.- Trans. Muslimi.
Ibnul Kajjimi ka thënë: vërtet cilësitë që Allahu ia ka atribuar vetes së Tij si : dashuria, kënaqësia, zemërimi, gëzimi dhe urrejtja janë prej cilësive më të madherishme.
20. البقاء El- bekau- ( perjetësia, pavdekësia), është cilesi dhatije, e veçantë vetëm për Allahun. Allahu ka thënë:Ndërsa do të mbetet për gjithmonë fytyra e Zotit tënd gjithë madhështi e lavdi.[Err- rrahman:27]
21. التردد Et- terred-dudu- ngurrimi, hezitimi – ngurimi në të drejtën e Allahut do të thotë: që të jetë një gjë e dëshiruar për tu bërë nga njëra anë dhe e urrejtur nga ana tjetër, megjithëse patjetër do të bëhet ajo që dëshiron Allahu.
Kjo cilësi është fielije, ajo i pohohet Allahut ashtu sic i përshattet madhështisë së Tij dhe nuk i përngjan ngurrimit të krijesave.
Argumentet per këtë cilësi është hadithi i Ebu hurejres i cili thotë;” Profeti ( sal-lAllahu alejhi ue selem) ka thënë: Vërtet Allahu ka thënë: Kush armiqson një të dashur timin Unë e kam paralajmeruar per luftë. Robi Im nuk afrohet tek unë me dicka më të dashur tek unë se sa ato që Une ia kam bërë farz, e ai vazhdon të kërkojë afrimin tek Unë me anë të nafileve që i vepron derisa ta dua, dhe kur Unë e dua atëherë bëhem të dëgjuarit e tij me të cilin dëgjon, të shikuarit e tij me të cilin shikon, dora e tij më të cilen kap, mësyn dhe vepron, dhe këmba e tij me të ciëen ecën. Nëqoftëse do të kërkojeë prej meje, unë do ti jap atë që kërkon, dhe nëse kërkon që ta mbroj, unë do ta mbroj. Nuk kam ngurruar ne ndonjë gjë që do të bëj si ngurrimi në kapjen e shpirtit të besimtarit: ai e urren vdejejn dhe Unë e urrej t`ia bëj atë që është e keqe, e dëmshme.”- trs Buhariu.
Kuptimi i drejtpërdrejtë i fjalës së tij në hadith: “ bëhem të dëgjuarit e tij me të cilin dëgjon….” – është që Allahu e drejton, e orienton dhe i jep sukses këtij eulijaje.( besimtar të devotshëm), në të dëgjuarit e tij në të shikuarit e tij dhe në punën e tij në mënyrë që të gjitha gjerat që i arrin t’i njohë me të degjuarit dhe të shikuarit dhe të gjitha punet që i bën me dorë dhe me këmbë të jenë të gjitha sinqerisht vetëm për Allahun dhe në përpue thshmeri me sheriatin e tij.
Për dy arsye kuptimi kuptimi i drejtpërdrejtë është ai që e përmendëm më lart.
1. Sepse Allahu ka thënë:” ai vazhdon të kërkojë afrimin tek Unë me anë të nafileve derisa ta dua dhe në fund të hadithit ka thënë: nëse do të këkoje prej Meje Unë do t`ia jap atë që këkon dhe nëse më kërkon ta mbroj, Unë do ta mbroj.)
Në këto dy fragmente Allahu ka theksuar se ka rob dhe të adhuruar, synues që kerkon të afrohet dhe të synuar për t’iu afruar me ibadet, dashurues dhe të dashur, kerkues, dhe të kërkuar, kërkues mbrojtjeje dhe mbrojtës, lutës dhe të lutur.Të gjitha këto tregojnë për dy qënie të ndara, të shkëputura dhe të ndryshme nga njëra tjetra. Ato tregojnë se është e pamundur që njëra prej tyre të jetë atribut i tjetrës ose një pjesë prej pjesëve të saj.
2. Të dëgjuarit e eulijasë, të shikuarit e tij, dora e tij, këmba e tij, të gjitha janë atribute të krijesës që është krijuar, pasi nuk ekzistonte. Asnjë i mençur nuk mund të kuptojë që Krijuesi i pafillim të jetë të dëgjuarit, të shikuarit, dora dhe këmba e një krijese, madje kjo është diçka që njeriu neveritet ta përfytyrojë.
Komenti që e permendem më lart është transmetuar nga selefet dhe siç e pamë, ai është kuptimi drejtpërdrejtë i hadithit, kështu që nuk kemi të bëjmë as me te’uil (interpretim dhe as me ndryshim të kuptimit të drejtpërdrejtë të hadithit.
Në lidhje me fragmentet e fundit ku është permendur “ngurrimi” është pyetur Ibn Tejmija dhe në “El- Fetua Mexhmua” është përgjigjur : Ky është një hadith i lartë. Ai është hadithi më i lartë në pershkrimin e cilesive të euliajve. Disa njerëz e kanë refuazuar fragmetin ku përmendet në të ngurrimi dhe kanë thënë: ngurrimi nuk është cilësi e Allahut sepse është prej cilësive të atyre që nuk njohin përfundimet e punëve. Allahu di çdo gjë, prandaj kjo nuk mund të jetë cilësi e tij, por e vërteta është se: “fjala e të Dërguarit të Allahut është e drejtë dhe asnjëri nuk është më i ditur rreth Allahut sesa i dërguari i Tij dhe as më i sinqertë në këshillimin e ummetit dhe as më i aftë për tu shprehur si ai.” Perderisa është keshtu atëherë ai që e refuzon fjalën e tij është ndër njerëzit më të paditur dhe më të humbur dhe më të paedukuar. Duhet të edukohen dhe të merren masa ndëshkuese ndaj tyre. Është detyrë të mbrohet fjala e Profetit (sal-lAllahu alejhi ue selem) nga mendimet e kota dhe besimet e prishura. Kjo që kanë kuptuar ata prej hadithit është e pasaktë sepse lëkundja dhe ngurrimi lind tek krijesat si rrjedhojë e mosnjohjes së perfundimit të punëve. Ndësa cilësitë që Allahu ia ka atribuar Vetes se Tij nuk jane si cilësitë e krijesave të Tij. Allahut nuk i përngjason asgjë as në qënien e Tij dhe as në atributet e tij dhe as në veprat e tij. Pastaj thënia e tyre: që ngurrimi lind nga mosnjohja përfundimit se si do jetë dhe për këtë arsye nganjëherë hezitojmë ta bëjmë për shkak të përplasjes së interesave dhe dëmeve në të. Dëshirojmë të veprojmë për arsye të dobisë dhe interesit që realizohet me të dhe e urrejmë veprimin për arsye të dëmit që shkaktohet. Pra jo për arsye se nuk e njeh përfundimin, por për arsye se e dëshiron nga njëra anë dhe e urren nga ana tjetër.
Si për shëmbull: I sëmuri i dëshiron ilaçet për interesin e shërimit dhe të shëndetit dhe i urren ato për shkak i bën robi të cilat i urren nefsi janë të tilla,prandaj Profeti (sal-lAllahu alejhi ue selem) ka thënë në hadithin e saktë: “Zjarri është i rrethuar me epshe, dhe dëshira dhe se xheneti është i rrethuar me gjëra të urryera”- Allahu ka thënë në Kur’an: “Lufta është bërë detyrim për ju (xhihadi) megjithëse ju nuk e pëlqeni atë.”- [El Bekare:216]Duke marrë parasysh arsyen e dytë të lindjes së ngurrimit del në pah kuptimi i tij në këtë hadith. Robi u bë i dashur tek Allahu fillimisht me veprimin e farzeve të cilat i don Allahu, pastaj me përpjekjet e tij për të vepruar nafilet që i do Allahu dhe e don vepruesin e tyre.”
Allahu e urren atë që e dëshpëron robin e Tij dhe të dashurin e Tij, vdekja është një gjë e keqe për robin prandaj Allahu e urren atë, por për arsye që ajo është caktuar, Ai e dëshiron dhe ajo patjetër do të ndodhë. Pra Allahu e dëshiron vdekjen e të dashurit të Tij, sepse është diçka e shkruar, nga ana tjeter ai e urren sepse është diçka e keqe dhe dëshpëruese, për robin e tij. Si rjedhojë Allahu e dëshiron vdekjen e besimtarit të devotshëm nga njëra anë dhe e urren nga ana tjetër. Ky është realiteti i ngurimit në të drejten e Allahut ashtu siç është përmendur në këtë hadith.
22. الترك Et- terrku- lënia. Kjo është cilësi e përmendur në Kur’an. Allahu ka thënë :“Kjo ngjason si me atë që ndezi zjarrin dhe pasi ai ndriçoi gjithëandej rreth tij, Allahu ua mori dritën dhe i la në errësirë.(Kështuqë ata nuk mund të shihnin.“ [El- Bekare;17]
23. التقرب و القرب و الدنو Et- tekarrub-bu. El- Kurrbu dhe Ed- dunuvu ( afrimi dhe afërsia ndaj krijesave që dëshiron Allahu tu afrohet ).
Këto cilësi janë përmendur në Kur’an dhe sunnet.
El- Karrib është prej emrave të bukur të Allahut që merret prej tij cilesia: el- kurrb ( afërsia). Allahu ka thënë: Dhe kur robërit e mi të pyesin ty për Mua,atëherë përgjigju atyre; Vërtetë Unë jam afër tyre, Unë u përgjigjem duave të lutësit kur ai më drejtohet mua me lutje. [El bekarre:186]
Trans. Ebu Hurejra i cili thotë: “ka thënë profeti : Allahu thotë Unë jam i Fuqishëm që të veproj ndaj robit Tim, atë që ai mendon se Unë do të veproj ndaj tij. Unë jam me të kur më përmend Mua, nëse do të më përmende në veten e tij ( fshehurazi jo në publik) Unë e përmend në vetveten time dhe nëse do të më përmendë në një grup, Unë e përmend në një grup më të mirë se ata, dhe nëse më afrohet një pëllëmëbë do ti afrohem një krah, nëse më afrohet një krah, unë do t’i afrohem një pash dhe nëse do të më vijë duke ecur do ti vij duke ecur më shpejt dhe më me nxitim.( Herueleten)- trs , Buhariu & Muslimi.
Gjithashtu trs, Aishja nga Profeti (sal-lAllahu alejhi ue selem) se ai ka thënë: Nuk ka ndonjë ditë në të ciën Allahu lëshon robër nga zjarri më shumë se sa ditën e Arafatit, ai afrohet ndaj (robërve të tij), pastaj krenohet me ta tek melaiket dhe thotë:çfarë kanë dashur këta?- Trs Muslimi.
Në këtë hadithë është përmendur Ed- Dunuvu ( afrimi).
Ehli sunneh uel xhamaah të cilët janë selefët dhe mbarë ehlul hadithi besojnë se Allahu është afër krijesave që dëshiron tu afrohet. Ky afrim është real ashtu siç i përshtatet madhërisë së Tij dhe megjithëse është afër ai është mbi arshin e Tij, i ndarë dhe i shkëputur nga krijesat e Tij. Ata besojnë se Allahu u afrohet krijesave që dëshiron tu afrohet realisht .
Përsa i përket afërsisë së Allahut ndaj krijesave që dëshiron tu afrohet duhet të kemi parasysh keto gjëra që vijojne:
1. Afërsia dhe afrimi i Allahut ndaj besimtarëve nuk do të thotë se Allahu ëshrtë në tokë, apo ai gjendet në vendin që është në të njeriu apo që ai është në çdo vend apo që ai është i trupëzuar dhe i përzier me krijesat, apo që ai është vetë krijesat siç besojnë panteistët. Të gjitha këto janë kufër mosbesim, sepse Allahu është lart mbi të gjitha krijesat, i ndarë i shkëputur, jashtë krijesave siç tregojnë argumentet e prera dhe të padiskutueshme të cilat do ti përmendin në cilësitë e Allahut.
2. Në të drejtën e Allahut duhet të bashkojmë ndërmjet të qënurit të Tij mbi Arsh dhe afërsisë së Tij ndaj krijesave që dëshiron tu afrohet për arsye të madhërisë së tij. Shtat qiejtë në dorën e Tij janë si një farë mustarde në dorë e robit. Si të jetë e pamundur në të drejtën e Tij (kur kjo që e përmendëm është diçka nga madhëria eTij) që të jetë lart mbi Arshin e Tij dhe të afrohet nga krijesat e Tij që dëshiroh si të dëshirojë,duke qënë i lartësuar mbi arsh. Afërsia e Allahut ndaj krijesave që i don nuk e kontraditon të qënurit e Tij mbi Arsh sepse cilësitë e Allahut nuk u përngjajnë cilësive të krijesave .Bashkimi ndërmjet këtyre dy cilësive në të drejtën e Tij është prej veçorive të Tij. Ai është i lartësuari në afërsinë e Tij dhe ësht i afërti në lartësinë e Tij.
3. Në qoftëse ndonjërit i shkon ndër mend (në pohimin e këtyre cilësive) të imagjinojë se si është e mundur që të jetë mbi krijesat e Tij dhe tu afrohet atyre që dëshiron prej tyre, le ta dijë se kjo imagjinatë është gabim sepse ajo ka lindur nga krahasimi i Allahut me krijesat e Tij. Ky krahasim është i pasaktë sepse Allahut nuk i përngjan asgjë.
Ibnu Tejmije ka thënë ; përsa i përket afrimit të Allahut ndaj disave prej robërve të tij, këtë e pohojnë ata që pranojnë të atribuarit e Allahut me veprat e vullnetshme që ia ka atribuar vetes së Tij si : ardhja në ditën e gjykimit, zbritja, të lartësuarit mbi arsh e tjer, siç është besimi i dijetarëve të selefëve dijetarëve të shquar të Islamit, Ehlul hadithit.Thëniet dhe transmetimet e tyre në lidhje me këtë çështje janë të shkallës muteuatir.
Vërejtje: Jo në çdo argument që Allahu ka përmendur në të afërsinë ndaj krijesave bëhet fjalë për afrimin e Tij realisht sepse ndoshta bëhet fjalë për afërsinë e melaikeve. Kjo varet nga konteksti, bashkërendimi dhe treguesit në tekst. Ibnu Tejmije ka thënë: fakti që afërsia është një cilësi e Tij reale nuk do të thotë se në çdo vend ku përmendet afërsia të bëhet fjalë për afërsinë e vetes së Tij.Kjo është prej gjërave që duhen studiuar në tekstin e trs metuar, nëqoftëse tregon për afërsinë e Allahut, i japim këtë kuptim dhe nëse tregon për afërsinë e diçkaje tjetër i japim atë kuptim.
Si shembull, për këtë që e ka sqaruar Ibnu Tejmije po marrim dy ajete nga Kur’ani:
1. “Sigurisht që Ne e kemi krijur njeriun dhe Ne e dime se çfarë i pëshpërit atij vetvetja( nefsi i vet dhe ne jemi më afër atij se sa vena e qafës),.“ [Kaf:16/17]
Fjala e Allahut ne ajetin:17 “( Mbani mend) se dy marrësit ( melekët shkrues) marrin ( shkruajnë veprat )„ , tregon se bëhet fjalë për afrimin e dy melekëve që shkruajnë punët.
2. “Por Ne jemi më afër atij se sa ju, por ju nuk shikoni „ - [El uakia :85 ].
Në këtë ajet bëhet fjalë për afërsinë e melaikeve, pikërisht për melekun e vdekjes dhe ndihmuesit e tij. Sepse ata që i afrohen njeriut në kohën e daljes së shpirtit janë melaiket siç ka thënë Allahu në Kur’an : “Derisa kur ndonjërit prej jush ti afrohet vdekja, të Dërguarit Tanë (melekët e vdekjes) ia marrin shpirtin atij. Ata kurrë nuk janë të pakujdesshëm ndaj detyrës së tyre.„ [Elenam;61] .Pastaj fjala e Allahut në fundin e ajetit, është argument i qartë që tregon për afërsinë e melaikeve, sepse i afruari është në të njëjtin vend por nuk e shikojnë . Kjo e përcakton në mënyrë të padiskutueshme se qëllimi është afërsia e melaikeve, sepse është e pamundur një gjë e tillë në të drejtën e Allahut.
Arsyja që Allahu afërsinë ia ka dedikuar vetes së Tij, megjithëse bëhet fjalë për afërsinë e melaikeve është, se afërsia e tyre bëhet me urdhërin e Tij dhe ata janë ushtarët e Tij dhe të derguarit e Tij .
Si dy ajetet e kaluara edhe në këtë ajet: “Kur ne ta lexojmë atë ty, atëherë ndiqe leximin e tij „ .[El Kijame:18] nuk bëhet fjalë për Allahun. Këtu padyshim bëhet fjalë për xhibrilin, i cili i lexonte Kur’anin Profetit ( sal-lAllahu alejhi ue selem), por për arsye se e lexonte me urdhërin e Allahut, ai ia dedikon leximin vetes së Tij.
Për më gjerë rreth hadithit të Ebu Hurejres shiko cilësinë El- herueletu.”
24. الجلال El Xhelalu. ( Madhështia, lartësia)
Kjo është cilësi dhatije. Allahu i lartësuar ka thënë: Ndërsa do të mbetet për gjithmonë fytyra e Zotit tënd gjithë madhështi e lavdi.[Err rrahman :27]
Vërejtje:
El- Xhelil nuk është prej emrave të Allahut, megjithëse disa e kanë konsideruar të tillë sepse nuk ka ardhur si emër në ndonjë argument të saktë.
25. الحب و المحبة El- Hub-bu dhe El-mehabetu ( dashuria) Ka thënë; Allahu në Kur’an: “Bëni mirësi sepse vërtet Allahu i do mirëbërësit”- [El bekare:195]
26. الحثو El Hathvu.( dhënia me të dy grushtat e dorës). Kjo është cilësi fielije e përmendur në hadithë të saktë. Ka trs metuar Ebi Umametu el Bahili se Profeti ( sal-lAllahu alejhi ue selem) ka thënë:” më ka premtuar Zoti im për të futur në xhenet nga ummeti im, 70.000 veta pa llogari dhe pa ndëshkim së bashku me çdo 1000 (prej tyre), do të ketë edhe 70.000 të tjerë dhe tre grushta prej grushtave te Zotit tim.”- trs. Et-Tirmidhiu, Ibnu Maxheh, Ahmedi etj. Hadithi është përmedur në sahih sunen et- Termidhi.
27. الحجزة والحقو El- Huxhzetu- El- haku`u ( Ija).
Janë dy cilësi”dhatij-jeh”të përmendura në hadithe te sakta. Trans meton Ahemdi me sened te mirë nga Ibnu Abazi se Profeti ( sal-lAllahu alejhi ue selem) ka thënë:’ Vërtet farefisnia është një degë e kapur për Ijën e të Gjithemëshirshmit.( rrahmanit), i Cili ( i Gjithemshirshmi) e ndihmon dhe i bën mirë atij që mban lidhej me farefisin ( i viziton, i ndihmon) dhe e ndërpret bamirësinë dhe ndihmën ndaj atij që ndërpritet nga farefisi. Në ketë hadith është përmendur cilësia „el- huxhzetu“.
Buhariu ka transmetuar nga Ebu Hurejra se Profeti ( sal-lAllahu alejhi ue selem) ka thënë: Allahu i krijoi krijesat dhe pasi i përfundoi dhe i përsosi “ u çua farefisnia( err-rrahim), u kap për Ijën e të Gjithemëshirshmit. I Gjithëmëshirshmi i tha: Mos! Farefisnia tha:” këtu jam ngritur për tu mbështetur ty dhe për të këkruar mbrojtje dhe strehim tek Ti, prej atij që i ndërpret lidhjet farefisnore. Allahu i tha: A nuk kënaqesh që ti bëj mirësi dhe të ndihmoj atë që të viziton, që mban lidhje me ty dhe ta ndërpres ndihmen dhe bamirësinë nga ai që ndërpritet nga ty?- tha : Posi jo, o Zoti im. Atëherë Zoti tha; kjo do të jepet ty. Pastaj Profeti ( sal-lAllahu alejhi ue selem) tha;” Lexoni nëse dëshironi: A do të bënit ju pabesi dhe të këqija në tokë dhe të cënonit lidhjet e afërsisë, po t’u jepej sundimi? [Muhamed:22]
Në ketë hadith është permendur el – hakuu. Ibnu Tejmija ka thënë: Ky është një prej haditheve të cilësive, që dijetarët e selefëve për to tekstualisht kanë theksuar: besohen siç kanë ardhur.
Një person pas leximit të hadithit të lartpërmedur në praninë e imam Ahmedit tha: Kam frike se mos ke bërë kufër. Imam Ahmedi pasi i dëgjoi fjalët e tij tha për të: Ky është xhehmij.
28. لحافظ El-Hafidh – Ruajtësi. Ka thënë Allahu në Kur’an:
"Allahu është Ruajtësi më i mirë." [Jusuf:64]
29. الحاسب El-Hasib – Llogaritësi. Ka thënë Allahu në Kur’an: "Dhe jemi më se të Mjaftueshëm Ne si Llogaritës." [El-Enbija’:47]
30. الحفي El-Hafij’j – Mirëpritësi, Shumëbamirës, Dashamirësi i Madh.
Allahu ka thënë në Kur’an: "Se vërtetë që, Ai është për mua gjithnjë (Mirëpritës) Bamirës, Dashamirë." [Merjem: 47]
31. الحنان El- Hananu.( mëshira mirëdashja, dhembshuria, përdëllimi dhe dashuria) Kjo është cilësi fielije e përmendur në Kur’an dhe në hadithë të sakta. Allahu ka thënë : “O Jahja mbahu fort pas librit të parë ( Teuratit) .Ne i dhamë atij urtesi duke qënë akoma fëmijë dhe ( e bëmë ) atë të dashur të dhembshur, të mëshirshëm ndaj njerëzve si dashuri e mëshirë nga ne. E bëmë të pastër nga gjunahet dhe ai qe i drejtë, i devothsëm”.[ Mejrem:12/13]
Trs. Ebu Said el Hudri i cili thotë : Kam dëgjuar Profetin ( sal-lAllahu alejhi ue selem) duke thënë:” vendoset ura e siratit mbi zjarrin e xhehenemit, pastaj ndërmjetësojnë profetët për çdo njeri që ka dëshmuar sinqerisht se nuk ka të adhuruar me të drejtë veç Allahut, dhe i nxjerrin nga zjarri, pastaj Allahu i përdëllen( i mëshiron) me mëshirën e Tij, ata që gjenden në të dhe nuk le në të asnjë rob që ka në zemrën e tij sa një grimcë fare prej besimit perveçse e nxjerr prej tij.” - trs. Imam Ahmedi me insad te mire siç ka thënë Arnauti në recenzimin e senedit.
El- hananu nuk është emer i Allahut sepse nuk është përmedur në hadithë të saktë si i tillë.
32. الخداع لمن خادعه Mashtrimi i atij që përpiqet që të mashtrojë Allahun ose besimatrët.
Kjo është cilësi fielije e cial nuk i atribuohet Allahut në mënyrë absolute, por i atribuohet vetëm në rastin kur është lavdërim dhe përkryerje argument është fjala e Allahut në Kur’an në :Padyshim që hipokritët mundohen të mashtrojnë Allahun por është Allahu ai që i mashtron ata. [Nisa:142]
33. الخلة El Khuletu (dashuria e pastër, e madhe, miqësi e ngushtë).
Kjo është cilësi fielije e përmendur në Kur’an dhe në sunnet. Allahu don dhe afron me dashuri të madhe atë që dëshiron dhe e urren atë që e dëshiron. Ka thënë Allahu në Kur’an:” Vërtet Allahu e bëri Ibrahimin halil ( mik të ngushtë)- [En- Nisa:125] Muslimi ka transmetuar në sahihun e tij, se Profeti ( sal-lAllahu alejhi ue selem) ka thënë: Vërtet Allahu shokun tuaj e bëri khalil ( mik të ngushtë). Profeti ( sal-lAllahu alejhi ue selem) kishte për qëllim veten e tij.
34. الرؤية Err- rru’jetu- ( shikimi)- Kjo është cilësi”dhatij-jeh”e përmendur në shumë argumente. Allahu i lartësuar ka thënë: Ai u tha ; Mos u frikësoni padyshim që unë jam me ju të dy duke dëgjuar e shikuar çdo gjë. [ Taha:46]
35. Të shikuarit e Allahut nga besimtarët në botën e përtejme.
Ehli sunneh uel xhemaah besojnë që besimtarët do ta shikojnë Allahun me sy në botën e përtejme, këtë e tregojnë shumë argumente nga Kur’ani dhe sunneti.
Argumentet e Kur’anit:
1- “Disa fytyra atë ditë do të shkëlqejnë (Nadireh) duke parë Zotin e tyre (Allahun) „[El- Kijame:21/22]
2-“Besimtarët në frone të larta duke parë„ [ Mutafifinë:35] Fjala e tij në ajet “duke parë”- përfshin edhe shikimin e tyre tek Allahu sepse është e përgjithshme.
3. “Për ata të cilët punuan të mirën është më i miri ( xheneti) dhe për më tepër (shikimi tek Allahu)…… „ [ Junus :26.]
Profeti ( sal-lAllahu alejhi ue selem) fjalën “Zijade”-( edhe më tepër) e ka komentuar që: është shikim tek Allahu siç ka ardhur në hadithin e Suhejbit i cili thotë: Lexoi i Dërguari i Allahut këtë ajet: “Për ata të cilët punuan të mirën është më i miri ( xheneti) dhe për më tepër (shikimi tek Allahu) „ [Junus:26]
Dhe tha: "Kur të futen banorët e xhenetit ne xhenet dhe banorët e zjarrit në zjarr thërret një thirrës: O banorët e xhenetit ! vërtet për ju është një premtim tek Allahu që dëshiron tua plotësojë.”thonë : cili është ai?- A nuk na i ka rënduar peshoret (me të mira, a nuk na i ka zbardhur fytyrat, a nuk na ka futur në xhenet, a nuk na ka ruajtur nga zjarri?), atëherë Allahu e zbulon perden dhe ata e shikojnë. Allahu nuk u jep atyre ndonjë gjë më të dashur për ata se sa shikimi tek Ai. Kjo është; “ ez-zijade”- trs. Muslimi.
4- “Atje ata do të kenë çfarë të duan dhe ne kemi (mbi këtë) më tepër.( për ta: shikimin tek Allahu”).[Kaf:35.]
5- “Sigurisht që kafirët do të pengohen nga të shikuarit e Zotit të tyre atë ditë” [El Mutafifinë:15]
Imam Shafiu ka thënë: “Përderisa kafirë pengohen nga shikimi i Allahut për shkak se Ai është i hidhëruar prej tyre. Kjo tregon se besimtarët e shikojnë, sepse Allahu është i Kënaqur prej tyre.”
Z-zxhaxh ka thënë: “Ky ajet është argument që besimtarët e shikojnë Allahun në Ahiret, sepse sikur të mos ishte kështu, atëhere ky ajet nuk do të kishte dobi.”
Argumentet e sunnetit.
1- Trs , Xheriri i cili thotë: "Ishim të ulur me Profetin ( sal-lAllahu alejhi ue selem) në natën e 14, ai shikoi hënën ( të plotë ) dhe tha: Vërtet ju do ta shikoni Zotin tuaj siç shikoni hënën, nuk do të hasni mbipopullim (padrejtësi, dëmtim), prandaj nëse është e mundur që të përgatiteni për namazin para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij dhe të evitoni shkaqet që pengojnë nga falja e tyre si gjumi dhe ( preokupimet), veproni. Pastaj Profeti ( sal-lAllahu alejhi ue selem) lexoi ajetin e Kur’anit: "Bën durim pra për gjithçka që ata thonë dhe lartëso Lavditë e Zotit tënd para lindjes së diellit dhe para perëndimit". [Kaf:39] „Trs , Buhariu& Muslimi
2- Trs. Ebu Hurejra se disa njerëz thanë: O i derguari i Allahut a e shikojmë Zotin tonë diten e Gjykimit?- Profeti ( sal-lAllahu alejhi ue selem) tha: A hasni dëmtim( vështirësi prej mbipopullimit, dyndjes së njerëzve ) në shikimin e hënes së plotë?- I thanë : Jo o i derguari i Allahut. Ai u tha: A hasni dëmtim dhe vështirësi në shikimin e diellit kur ndermjet jush dhe ndërmjet tij nuk ka re?- thanë: Jo. Ai u tha: Ju kështu do ta shikoni Zotin tuaj.-Trs. Buhariu & Muslimi.
Dijetarët kanë thënë se hadithet e trs metuara nga Profeti ( sal-lAllahu alejhi ue selem) dhe shokët e tij në lidhje me shikimin e Allahut në botën e përtejme janë muteuatir.
Ata i kanë trasmetuar autorët e librave të sakta të hadithit të mesanidëve dhe të suneneve.Përafërsisht hadithet e të shikuarit të Allahut nga besimtaret i kanë transmetuar 30 sahabë. Ai që përvetëson njohjen e tyre bindet në mënyrë të prerë se Profeti ( sal-lAllahu alejhi ue selem) i ka thënë:
Në hadithet e lartpërmendura nuk është përngjasuar Allahu me diellin dhe hënën por është përngjasuar shikimi i muslimanit tek Allahu në botën e përtejme me shikimin e tij tek hëna në dynja, pra është përngjasuar shikimi me shikimin dhe jo i shikuari me të shikuarin.
Krijoni Kontakt