Sapo kam mberritur ne dhome pas vizites tek familja Begolli. Eshte me shume se mesnate…eshte fillim dite. Ndjej nje mpirje te pergjithshme dhe kembet i kam si mos me keq. Vec kallove terthor gishtave, shputat uturijne sikurse sirenat e vagonave permbytur prej avullit te qymyrit. E njoh mire kete ndjesi, me ndodh shpesh. Jam diku, kudoqofte, mire e bukur ; por mjafton nje shkendije e vogel te ma copetoje shpirtin e te me ndersyje skutave delikate qe ndjenjen ma prodhojne, e me perfshin, me terheq…perhumb e me zvarrit labirintheve te baules sime te memories. Dhe ironia e do qe e gjithe kjo te kete nje ritual. Fillon me nje terheqje, vetembyllje, shprehur patetikisht ne buzeqeshje te sikletshme kundrejt tjetrit. Aty per aty me formesohet ideja e arratise, perllogaritja e momentit, akrobacite e llogjikes. Me pas…kusuri u bie shputave. Jane ato qe udheheqin neper rruget e zbrasura te qytetit, per tu perqendruar teresisht nen udhetimet misterioze te impulseve frenetike qe kokes me vertiten ; me celesin neper duar qe baulen do ta hape.

Kete celes sot ma dha zoti Begolli, nje ish ushtarak tashme i dale ne pension prej kohesh. Ai, pjesen me te madhe te jetes e kaloi ne repartin e tankeve nen Vrion, dhe medeomos qe per luften ja kishte enda te llomotiste pafund. Betohej me te madhe se kishte luftuar ne Konispol me 1964, kunder nje toge greke prej jo me shume se 20-25 vetesh. Se sa e vertete ishte kjo, kete nuk e di, por nuk eshte se me intereson edhe shume. Se lufta mbi te gjitha mbetet lufte, edhe sikur thjesht te tregohet. Ai per hir te se vertetes e tregonte mire. Kishte ne ato histori nje fare narrative gati shkencore : nje pikenisje, gradacion, pike kulmore dhe trekendesha implikative, per tu shkermoqur drejt fundit ne nje mbrese e tragjiheroizem pak rokambolesk por origjinal, vec fundit. Ky, ishte si ato titrat kur mbyllen filmat. Tregojne se si rodhi me pas jeta e personazheve, e qe vecse te mbushin me informacion te tepruar, mbi te gjitha kerkojne te te bindin se ketu behej fjale per nje histori te vertete. Deri ketu zoti Begolli. Aty une u terhoqa, buzeqesha me siklet, fsheha celesin nen menge dhe u zhduka sa hap e mbyll syte. Sepse tani, isha i zene duke menduar per luften time.

Lufta ime ishte edhe me e tmerrshme se e tij, sepse nuk ma dha asnjehere mundesine ta kem armikun perballe. Madje ajo edhe sot e kesaj dite nuk e ka nje emer. Shikoni, kjo eshte vertete drame me vete, pse cdo lufte e meriton te kete nje emer, por mjafton ta kesh jetuar ate kohe per te kuptuar se mungesa e nomenklatures shkon edhe ajo ne llogjiken e se gjithes. Une dhe miqte e mi ne fakt emrin ja stampuam qe c’ke me te : lufta e konstanteve. Gjithcka u ngjiz teper heret. Fare papritur, ne u gjendem mes katrahures qe na ofroi relativiteti : askush nuk ka me besim ne asgje. Si me pult, bota u perfshi nen nje vorbull qe i perpiu te gjitha, e c’ka sot ishte nje gje, neser ishte nje gje tjeter. Edhe me absurde akoma, c’ka sot ishte, neser nuk ishte fare. Ndoshta shfaqej serish pasneser, ndoshta e metamorfizuar, shformuar, por per kete duhet ti ndjeje thelbin, dhe per thelbin duhen konstantet, dhe lufta jone ishte pikerisht qe konstantet ti gjenim. Duke qene se armikun nuk e kishim perballe,luftonim vazhdimisht ne fronte te ndryshme. Pa batalione, toga, reparte. Detyra ime ishte paradoksi sokratik. Per 7 vjet 11 muaj e 23 dite, nuk lash arme pa provuar e strategji pa ndjekur, per ta thyer kete absurd. Pa sukses. Ne fakt askush nuk ja doli. Mjafton te permend miqte e mi, ngerthyer nen absurdin e kunder absurdit po aq keq sa une. As ata nuk ja dolen. Vladimiri, 1 vit me i ri se une, insistoi po kaq gjate per thyerjen e paradoksit te glukozes, apo Eltoni, i cili ju kushtua per rreth 11 vjet paradoksit te Fermit, nje deshtim total. Rasti me tragjik, mbetet ai i djaloshit nga Berati, Besjanit. Ky jo vetem qe nuk nxori gje ne drite prej paradoksit te Ellsberg, por pa mbushur mire vitin e trete u perfshi nga sindroma Korakoff e cila e shoqeron ende edhe sot. E shume e shume raste te tjere te panumert, te pashpjegueshem, sikurse vete koha qe na ra per pjese. Lufta, dihet qe te tatuon ndrydhje te pashlyeshme, ato kujtime makabre mes vuajtjesh e cmendurish qe komandant Begolli gjen guximin ti tregoje ( nese vertet i ka jetuar ). Por mbi te gjitha,lufta fabrikon endrra. Eshte si nje fabrike e stermadhe me makineri te cuditshme, drejtuar prej dy-tre mendjesh djallezore qe zbaviten me manierat e krijimit dhe qe ne menyre perverse mbajne ditaret e mijera personazhesh qe vetvetiu e perthithin mjerimin me dozat e djallit. Po aq te pashlyera mbeten keto, por akoma edhe me te rrezikshme se vragat prej tmerrit me vete armikun, pse aftesia per tu riprodhuar ua fal perjetesine. Per te mbetur ende, edhe kur ti nuk je me, si fakt i pamohueshem i vete absurdit te kohes njerezore ( meqe ra fjala, paradoksin e predestinimit u perpoq pa sukses ta deshifronte Gentian Peluli, tashme i harruar prej vete kohes ).

E gjithe kjo, me kaloi nder mend teksa verdallosesha qytetit. Sic e thashe, ishin shputat qe me tradhetuan diku ne agim, por edhe tani me koken nen jastek nuk mundem te ve gjume ne sy. Mendoj per komandantin dhe fundin e tij aq klishe. Me e keqja, e ndjej se megjithese klishete me hapin barkun, ndonjehere ( si ne kete rast ) jane te nevojshme, madje jo, te domosdoshme. Cili eshte pra fundi yne. Te shperndare, ky eshte, dhe vetja me duket si pjese e eksperimenteve te Hajzebergut…probabiliteti qe grimca Elton te ndodhet ne momentin iks me impulsin ypsilon….dhe grimca Vladimir..me impulsin… Te keqen e luftes, po mendoj me vete. Te pakten ajo na mban bashke ne lajthitjen tone. Ladi ndodhet larg, diku neper brigjet e Afrikes. Tashme eshte nje germues i vetmuar. Sepse nuk e le endrra, sikurse ne te tjereve. Ai perpiqet ta gjeje konstanten mu ne embrion, aty ku zanafilla merr kuptim. Eltoni, diku maleve te Austrise. Konstanten e vete e kerkon mbi qiell, te cilit ja gervisht cdo dite ndonje milimeter. Dikur paradokohesh me tregoi se si e pret ate dite, kur me duar ta shqyej ate cope qielli aq sa te fusi koken, e si ne zanafille te dale jashte prej vagines qe e nxori. Jashte, per ta eksploruar tashme pafundesine i palimituar nga qielli. Ndersa une, vazhdoj te germoj perbrenda. Endrra me mesoi dikur se konstanten mund ta gjej brenda meje, dhe me thonj perpiqem cdo dite e me teper te kridhem nen gjakun qe me jep fryme.

Shtator 2010

Per me teper shkrime, jeni te ftuar ne blogun Peshperima