-
gjethi nuk pajtohem me menyren se si e shtron ceshtjen ketu. Nuk jane shqiptaret kaq merhume e pa gjak, jo, por gjithsecili ka bindjen e vet ne lidhje me politiken. Perse duhet t'i dergoj mail Cecilia Malmström une, kur nuk ndaj bindjen e saj politike?
Respekti fitohet e nuk blihet. Pastaj pjesa me e madhe e shqiptareve ketu jetojne e punojne e i kane bere vend vetes e e kane fituar respektin ndaj tyre. Keshtu qe ajo qe shprehe ti mua me duket jo si menyre per te fituar respekt por si nje menyre per te shitur e blere, voten ne kete rast.
"Nuk ka pyll pa derra". Puna me lidh me lloj lloj njerezish, nga te gjitha llojet e racat, por si ka njerez te mire ka edhe röttägg,njerez pa piken e moralit e te ndergjegjes,e jane pikerisht keta ata qe i japin edhe pjeses tjeter ate damken qe ke folur ti me lart. Jane keta njerez qe i bejne gjithe shqiptareve ate björntjänst,nje sherbim te tille qe i demton ata. E pastaj te tille njerez kane edhe fytyre te te thone: he pse na diskriminoni ju shqiptaret. Kam pasur nje rast te fresket me nje kosovar ne pune, mire qe ishte ne faj, por edhe ia nisi ja ju shqiptaret e shqiperise na diskriminoni, e cfare te diskutoje me te?!
Iliria me duket se eshte e partise popullore kjo friggeboja.
-
-
Cfare perfiton shqiptari nga liberalizimi i vizave?
1)Nuk merr me malet ose skafet
2)Nuk paguan me miliona te udhetoje fshehurazi i pasigurte ne shtetet e BE
3)Sheh ate cfare ndertuar Evropa(dhe fillon e te vijne mendte) qe mijera shqiptare te tjere deri vone nuk kishin shansin ta shihnin ashtu sic deshironin keta te fundit deri sa moren lejet e qendrimit kane jetuar ndryshe
4)Nuk ka frike policin apo policine kudo ku ndodhet ne Evrope ne doganat e aeroportit dhe ato tokesore se mos i ndalin per kontrolle
5)Levizja e lire ben qe edhe shteti te marre fryme lirshem e pashaporta shqiptare te marre vlere e shteti te te mos jete kaq neglizhent per incidente dhe ngjarje te ndryshme qe mund te ndodhin atje ku udhetojne shqiptaret
6)Levizja e lire eshte nje hap drejt pjesmarrjes se Shqiperise ne BE
7)Shume shqiptare Ne Shqiperi do te zgjidhnin ceshtjet e tyre shendetesore neqoftese do u liberalizoheshin vizat. Kane ndodhur shume aksidente, ka njerez te semure qe nuk sherohen dot ne Shqiperi e ata detyrohen te paguajne miliona per viza per te udhetuar jashte Shqiperise dhe per mjeket e huaj qe te operohen jashte Shqiperise. Pra edhe i semuri perfiton nga liberalizmi i vizave pasi nuk paguan leke per vize dhe ato leke ai i ruan.
Pak a shume kete lloj domethenie ka vota e diaspores shqiptare per liberalizmin e vizave
per Shqiperine
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt