Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 32
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450

    Sot ne Suedi votohet per parlamentare, per qarqet dhe komunat

    Sot eshte dite e vecante ne gjithe Suedine. Votimet sot do te nxjerrin deputete per parlament, per qarqet dhe komunat. 4 vjecari i mandatit te aleances qe eshte ne pushtet, beri shume ndryshime ne politikat e ekonomise, shendetesise etj etj dhe ne politiken e jashtme qeveria e kryeministrit Reinfeld njohu bashke me Ameriken sefundmi masakren e osmaneve ne dem te armeneve kjo e fundit ka ndodhur ne vitin 1915. Eshte nje shenje e qarte e aleances qeverisese njohja e kesaj masakre duke shtruar rrugen si Turqise ashtu edhe Armenise qe ne nje te ardhme te afert te behen pjese e BE.
    Po Shqiperia cfare standartesh duhet te plotesoje qe si shume shtete te tjera te BE te kete edhe Okejn e Suedise per tu bere pjese e Evropes ose pjese e BE
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Reschen : 18-09-2010 mė 22:40 Arsyeja: ndryshim

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    17-05-2009
    Vendndodhja
    Dallas Texas
    Postime
    751
    E cna duhet ne o plep se cfar bejne suedezet ne shtepajne e tyre

    shqiptarve ajo qe ju duhet eshte vetem liberalizimi i vizave

    Shqiptarve ju duhet dinjiteti qe se kane kerkund o plep

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Citim Postuar mė parė nga Mr Zeid Lexo Postimin
    E cna duhet ne o plep se cfar bejne sueudezet ne shtepajne e tyre

    shqiptarve ajo qe ju duhet eshte vetem liberalizimi i vizave

    Shqiptarve ju duhet dinjiteti qe se kane kerkund o plep
    Une jetoj ne Suedi dhe edhe te huajt kane informacion te mjaftueshem se si duhet te votojne per ke te votojne,te mirat qe mund te perfitojne nga nje qeverisje ne tjetren dhe integrimi i te huajve arrin deri aty sa te shprehin opinionet e tyre me protesta kur behet fjale per padrejtesi ne vendet ku jane lindur.

    Cecilia Malmstrom eshte nga Suedia dhe ka inkurajuar ne komisionet ku aderon e cila jo vetem ka influencuar komisioneret e tjere te BE qe shqiptaret me kembenguljen e saj tu behet e mundur liberalizimi i vizave per Bosnjen dhe Shqiperine por cilat standarte jane plotesuar qe te realizohet levizja e lire nderkohe qe duhen shume standarte te tjera per tu bere pjese e BE. Mos valle opozita shqiptare ka te drejte ne kerkesat e saj per hapje kutish apo pozita injoron qellimisht kerkesat e opozites. Politikanet nuk jane me te paditur dhe te papare me boten e lire prandaj duheshin pare ndryshime te dukshme

    Mediat shqiptare kane kohe qe e lakojne emrin e Cecilia Malmstrom ne lajmet qe vijne nga Bukseli
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Reschen : 18-09-2010 mė 23:12 Arsyeja: ndryshim

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Shqiptaret le ti japin bekimin kesaj gruaje te mrekullueshme e kam fjalen pe Cecilia Malmstrom pasi se shpejti do tu beje te mundur shqiptareve te drejten te levizin te lire e te shohin ate qe ata kurre nuk e kane pare me syte e tyre, vetem nepermjet ekraneve te televizorit. Levizja e lire do te thote nje privilegj per shqiptaret qe deri me tani e kane njerez te pushtetshem.
    Kjo komisionere per ceshtjet e brendshme ne BE eshte e anetare dhe ne mos gaboj dhe nenkryetare e partise popullore suedeze e cila eshte ne aleance me koalicionin qeverises te kryeministrit Frederik Reinfeld
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Reschen : 18-09-2010 mė 23:36 Arsyeja: ndryshim

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ne cilen parti militon kjo malmstromi o Gjeth?

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Vota taktike dhe interesi kombėtar
    Ediga Kuci- Ukaj
    Ēfarė mund tė mėsojmė nga jeta politike suedeze?
    Ėshtė muaji i zgjedhjeve ne Suedi dhe si rrallėherė mė parė, jo vetėm opinioni suedez, por edhe ai ndėrkombėtar, ėshtė shumė i pėrqendruar tė kuptoj ecurinė e tyre dhe sidomos epilogun. Nė traditėn politike suedeze, zakonisht zgjedhjet janė shumė tė qeta, pa zhurmė tė madhe kombėtare e ndėrkombėtare. Mirėpo, kėsaj here, ēėshtja ėshtė pak mė ndryshe. Kėto zgjedhje, si kurrė mė parė, kanė sfiduar demokracinė suedeze dhe e kanė vėnė para njė rreziku. Prandaj, edhe thuhet se kėsaj here, ėshtė njė ndėr betejat mė tė ashpra nė historinė politike moderne suedeze, ku pėr Parlamentin e ardhshėm, luftojnė ashpėr aleanca e djathtė, e pėrfaqėsuar nga katėr parti qė qeverisin sot Suedinė dhe Bllokut tė majtė opozitar, nė tė cilėn janė rreshtuar tre parti. Ajo ēka i bėnė tė veēanta dhe pėr shumėēka shqetėsuese kėto zgjedhjet, ėshtė rritja e ekstremit tė djathtė, Demokratėt suedez (Sverigedemokraterna), njė lėvizje kjo qė konsiderohet me rrėnjė naziste, e tipit tė lėvizjeve qė kemi parė viteve tė fundit Holandė, Danimarkė dhe Hungari, etj. Ky i quajtur rrezik, si asnjėherė mė parė, ka unifikuar opinionin e gjerė suedez, nė atė qė ėshtė interes kombėtar. Nė kėtė aspekt, e gjithė fushata politike, sikurse nė mesin partive tė Aleancės sė djathtė nė pushtet dhe Bllokut opozitar tė majtė, ėshtė e orientuar tė rreziku qė paraqet e djathta ekstreme nė kėto zgjedhje, e cila, sipas sondazheve tė bėra nė Suedi, duket se do tė kaloi pragun zgjedhor dhe do tė hyjė nė Parlament. Ky fakt dhe kėto lėvizje, kanė motivuar, sikur partitė e djathta qė drejton qeverinė e tanishme dhe bllokun e majtė opozitar, qė tė mbajnė njė qėndrim tė prerė nė raport me kėtė ekstrem politikė, duke theksuar, tė gjitha partitė, pa ekoivokte, se asnjė parti, nė ēfarė do rrethana qoftė, nuk do tė bashkėpunoj dhe bisedoj me kėtė parti. E gjithė kjo motivohet nga fakti se me forcimin e tyre, rrezikohet stabiliteti kombėtar, zhvillimi dhe mirėqenia kombėtare suedeze.
    E mira e pėrbashkėt dhe interesi kombėtar
    Ky reagim kaq i menēur i politikės suedeze, popullit dhe inteligjencisė, tregon sa i rėndėsishėm ėshtė interesi kombėtar dhe si duhet tejkaluar dallimet politike, pėr t’ mos lejuar njė vijė tė ashpėr politike tė bėhet vota e artė pėr krijimin e qeverisė sė ardhshme suedeze. Madje, duhet theksuar se ka njė pėlqim nga tė gjitha forcat politike, te majta dhe tė djathta, tė cilat, duke i shfrytėzuar tė gjitha mjetet demokratike, komunikimin me opinionin, mediat, elektoratin, tė luftojnė dhe tė bėjnė tė pamundshme futjen e kėsaj lėvizje nė parlamentin suedez. Sondazhet e javės sė fundit, treguan se kjo lėvizje ėshtė duke shkuar drejt parlamentit suedez, pasi qė ndodhet mbi 4 % e duhur. Dhe pikėrisht kjo situatė e paqartė dhe ky rrezik me tė cilin ballafaqohet Suedia, ka ndikuar qė nė sondazhin e fundit tė prezantuar nga gazeta Svenska Dagbladet me datėn 14 shtator, e tė monitoruar nga Sifo, afėrsisht 42% e tė anketuarve tė deklarohen se janė nė gjendje tė tėrhiqen nga pėrcaktimet e tyre tė para politike-pra votuesit besnik, sipas kėtij sondazhi do tė votojnė pėr njėrėn parti tjetėr brenda bllokut politik, pėr ta ruajtur unik dhe kėshtu, nė tė njėjtėn kohė, synojnė tė pengojnė Demokratėt suedez tė hyjnė nė parlament. Kėta votues, janė nė gjendje, sipas sondazhit nė fjalė, tė votojnė parti tjera qė nuk i parapėlqejnė, nė tė mirė tė interesit kombėtar, pėr tė penguar kėshtu qe Demokratėt suedez tė bėhen rrezik pėr ekuilibėr politikė nė parlament dhe nė vend. Kjo votė, ėshtė quajtur si votė taktike dhe qėllimi i kėsaj ėshtė qė duke votuar pėr parti tė vogla, tė cilat mund tė rrezikohen te dalin nga parlamenti, tė ndihmohen blloqet respektive politike dhe nė tė njėjtėn kohė Demokratėt suedez, tė pengohen tė hyjnė nė parlament. Kjo votė, e quajtur menēur, si taktike, shkon nė tė mirėn e Aleancės sė djathtė apo Bllokut tė majtė dhe kėsisoj, ėshtė nė tė mirė tė interesave kombėtare suedeze. Kjo filozofi politike dhe kjo formė e reagimit qytetar, nė raport me politiken, sipas shpjegimit tė gazetės nė fjalė, nuk ėshtė diēka e re nė politiken suedez. Pra, sa herė qė cenohet interesi kombėtar, suedezėt dinė tė veprojnė nė mėnyrė strategjike, pėr ta mbrojt atė dhe pėr ta sforcuar atė karshi tendencave tjera qė paraqesin rrezik. Populli suedez, elita, mediat dhe politika, me shumė urtėsi, me menēuri dhe qetėsi publike, dinė tė tejkalojnė dallimet e vockla, pėr hir tė mirės sė pėrbashkėt. Ky shpjegim dhe kjo formė e reagimit qytetar suedez, nuk ka sesi tė mos zgjojė vėmendjen e njė vrojtuesi tė jetės politike suedeze dhe asaj shqiptare.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Do theksuar se vetėm pėr parlamentin e Suedisė sot figurojnė emrat e gjashtė personave me prejardhje shqiptare: tre prej tyre janė kandidat tė Partisė Socialdemokrate, e cila pėr vite tė tėra ka qeverisur Suedinė, dhe tre tė tjerė kandidat tė Partisė Popullore (Liberale). Sė paku dy nga kėta kandidat kanė gjasė tė mira tė zėnė vend nė parlamentin e Suedisė. Dhe nėse do tė ndodhė kėshtu atėherė do tė shėnohet njė epokė historike pėr ardhacakėt shqiptarė kėtu. Por gajasėt janė vetėm gjasa dhe shumė lehtė mund tė ndodhė e kundėrta.Kandidatet shqiptare qe kanė hyrė ne garė pėr parlamentin e Suedisė, fushatėn e tyre e kane nisur si ėshtė mė sė keqi duke lėshuar mesazhe patriotike e fetare dhe duke bėrė mė shumė fushatė kombėtare, ku po ti lexosh ne rrjete te ndryshme sociale mendohet se ata po konkurrojnė pėr parlamentin e Kosovės apo te Shqipėrisė!

    Shqiptarė nė listat e zgjedhjeve pėr riksdagen (parlamentin e Suedisė)
    Adnan Dibrani (S), Varberg (Halland) Avni Dervishi (FP), Skåne – Västmanland – Kalmar län Nuhi Bajēinca (FP) nė Borås Adrian Kaba (S) Rosengård nė Malmö. Mexhide Spahia (FP), Blekinge län. Aurora Pirraku Eriksson, beteendevetare, Västerås


    Disa emra tė shqiptarve nė listat e zgjedhjeve pėr kuvende tė komunave dhe rretheve nė Suedi:

    Bashkim Jashari (FP), Landskrona Arba Kokalari (M), Stockholm Dėshira Flaknör Vrajolli (M), Värmdö Rexhep Ademaj (M), Gunnared nė Göteborg Kamer Bytyqi (M) Hörby Xhilda Bushati (KD) Värnamo Qazim Gosalci ( C) Falköping Rasim Hulaj ( Fp ) Falköping Ejup Ramadani( S) Falköping Bahtiar Selaci (S) Kristianstad Muhamet Thaqi (S) Kristianstad Lirije Latifi (S) Malmö Kujtim Bahtiri (S) Uddevalla Shkurte Xhemajli (M) Stafanstorp Zymer Kuqaj (S) Kalmar Raif Mehmeti (S) Nybro Dardan Drini (S) Nybro Beda Krasniqi (M) Nässjö Adelina Sejdijaj (S) Varberg Shukrije Pllashniku (S) Ystad Aurora Pirraku Eriksson(S), Västerå

    Ne kete linkun me gjersisht.
    http://www.albanord.com/2010/09/sued...emokracise.htm
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 19-09-2010 mė 02:26

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Nga Brari: Ne cilen parti militon kjo malmstromi o Gjeth?
    Kjo aderon ne partine popullore liberale suedeze, eshte ne koalicion me moderatoret dhe partine e qendres qe deri me sot jane ne pushtet dhe neqoftese do me dite me shume mund te perkthej nga suedishtja ne gjuhen shqipe per Cicilia Malmström dhe partine e saj ose i gjen vete ne wikipedia.



    Citim Postuar mė parė nga fegi Lexo Postimin
    Do theksuar se vetėm pėr parlamentin e Suedisė sot figurojnė emrat e gjashtė personave me prejardhje shqiptare: tre prej tyre janė kandidat tė Partisė Socialdemokrate, e cila pėr vite tė tėra ka qeverisur Suedinė, dhe tre tė tjerė kandidat tė Partisė Popullore (Liberale). Sė paku dy nga kėta kandidat kanė gjasė tė mira tė zėnė vend nė parlamentin e Suedisė. Dhe nėse do tė ndodhė kėshtu atėherė do tė shėnohet njė epokė historike pėr ardhacakėt shqiptarė kėtu. Por gajasėt janė vetėm gjasa dhe shumė lehtė mund tė ndodhė e kundėrta.Kandidatet shqiptare qe kanė hyrė ne garė pėr parlamentin e Suedisė, fushatėn e tyre e kane nisur si ėshtė mė sė keqi duke lėshuar mesazhe patriotike e fetare dhe duke bėrė mė shumė fushatė kombėtare, ku po ti lexosh ne rrjete te ndryshme sociale mendohet se ata po konkurrojnė pėr parlamentin e Kosovės apo te Shqipėrisė!

    Shqiptarė nė listat e zgjedhjeve pėr riksdagen (parlamentin e Suedisė)
    Adnan Dibrani (S), Varberg (Halland) Avni Dervishi (FP), Skåne – Västmanland – Kalmar län Nuhi Bajēinca (FP) nė Borås Adrian Kaba (S) Rosengård nė Malmö. Mexhide Spahia (FP), Blekinge län. Aurora Pirraku Eriksson, beteendevetare, Västerås


    Disa emra tė shqiptarve nė listat e zgjedhjeve pėr kuvende tė komunave dhe rretheve nė Suedi:

    Bashkim Jashari (FP), Landskrona Arba Kokalari (M), Stockholm Dėshira Flaknör Vrajolli (M), Värmdö Rexhep Ademaj (M), Gunnared nė Göteborg Kamer Bytyqi (M) Hörby Xhilda Bushati (KD) Värnamo Qazim Gosalci ( C) Falköping Rasim Hulaj ( Fp ) Falköping Ejup Ramadani( S) Falköping Bahtiar Selaci (S) Kristianstad Muhamet Thaqi (S) Kristianstad Lirije Latifi (S) Malmö Kujtim Bahtiri (S) Uddevalla Shkurte Xhemajli (M) Stafanstorp Zymer Kuqaj (S) Kalmar Raif Mehmeti (S) Nybro Dardan Drini (S) Nybro Beda Krasniqi (M) Nässjö Adelina Sejdijaj (S) Varberg Shukrije Pllashniku (S) Ystad Aurora Pirraku Eriksson(S), Västerå

    Ne kete linkun me gjersisht.
    http://www.albanord.com/2010/09/sued...emokracise.htm
    Te gjithe keta kandidate qe permende ti jane ose nga Kosova ose nga Maqedonia
    dhe shqiptareve te Shqiperise u intereson me shume partia e Cecilia Malmström dhe vete ajo per momentet qe po kalon Shqiperia pasi vihet ne pyetje liberalizimi i vizave domethene levizja e lire.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Reschen : 19-09-2010 mė 02:59 Arsyeja: ndryshim

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    feg e gjeth.. tack per sqarimet.
    une nuk i di fare kto punet politike ketu ne suedi.
    mirpo nga cka po shkruani ju.. po shoh se paska shum shqiptar te angazhuar ne politiken suedeze.
    mir do ishte qe ky grup shqiptaresh te na kishin sqaruar ne nji far menyre se.. cili bllok politik suedez eshte me shum pro-shqiptar.. pra qe e kan perkrahur pamvaresimin e Kosoves..dhe qe i thon Po.. liberalzimit te vizave per shqiptaret ne shqiperi e Kosove..

    me sa shoh shqiptaret qe qenkan ne poltike militokan ne disa parti te ndryshme dhe ne blloqe te ndryshme..
    e kjo te veshtirson vendimin se ku ta hedh voten.

    po shoh aty dhe nje kokolare..
    sic duket qenka vajza e ish ambasadorit.. bardhyl.
    cfar qendrimi mban kjo ne ceshtjen kombetare tonen nuk e di..
    dini gje ju?

    pra perfundimisht..ju qe e njihkeni politiken ne suedi.. cilen parti me sugjeroni te votoj?
    pra qe perkrah me shume interesat kombetare shqiptare..

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Ju terheq vemendjen te gjithe atyre shqiptareve te Shqiperise qe jetojne ne Suedi, te marrin parasysh rolin Cecilia Malmström anetare e Folkpartiet te votojne per kete parti edhe pse vete komisionerja Malmström nuk eshte kandidate ne fletet e verdha per ne parlamentin suedez. Vota e banoreve te rinj te Suedise me prejardhje nga Shqiperia perben nje moment kur te gjithe ata qe e kane te pamundur me menyra te tjera te ndihmojme ata ne Shqiperi, me voten e tyre i japin ngrohtesi komisioneres se ceshtjeve te brendshme C.Malmström por edhe perkrahje vizionit te partise popullore liberale suedeze per te qene te pranishem ne bankat e parlamentit Suedez pasi keshtu edhe puna e saj e komisioneres se ceshtjeve te brendshme ne BE do te thote nje shtyse me e forte qe Cecila Malmström te punoje ne maksimum per levizjen e lire ne BE te shqiptareve te Shqiperise.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Reschen : 19-09-2010 mė 03:11 Arsyeja: ndryshim

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •