Data 16 shtator 2010 shėnoi njė ngjarje tė turpshme nė Kuvendin e Shqipėrisė deputetėt. Ata tė mbledhur nė séancė plenare per rishqyrtimin e ligjit pėr "Shtesa dhe Ndryshime ne ligjin per kthimin dhe kompensimin e prones", nuk pranuan vėrejtjet e Presidentit tė Republikės Bamir Topi qė ligji pėr pronat tė respektojė tė drejtėn e pronės dhe tė pėrputhet me nenin 41 dhe 81 tė Kushtatutės.
Gjatė votimit tė parė deputetėt e Partisė pėr Drejtėsi dhe Unitet PDU, Dashamir Tahiri dhe Shpėtim Idrizi si dhe deputetėt Paulin Sterkaj dhe Fatmir Mediu, votuan kundra dhe pėrkrahėn kėrkesėn e Presidentit tė Republikės.
"I ēuditshėm" ishte manipulimi i pushimit tė séancės dhe pėrsėritjes sė votimit. Ishte i turpshėm ndryshimi i drejtimit nga kėta katėr deputetė . Ndofta kėta deputetė janė dorovitur me kusht qė tė bėjnė ndryshimin e votės tyre, por ndofta i kanė komanduar tė votojnė ndryshe duke ju rikujtuar zullumet por kėtė e di vetėm ndėrgjegja e tyre.
Rrezultati ishte se kėto veprime rrėzuan me 72 vota pro dekretin e Presidentit Bamir Topi, pėr kthimin si antikushtetues te ndryshimeve ne ligjin per "Kthimin dhe Kompensimin e Pronave" dhe nė tė njėjtėn kohė kėta deputetė tė popullit na kėrkojnė qė t'i japin te drejtėn kryetarit tė Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, te shqyrtoje ankesat dhe dosjet e pronareve, pa i pėrcaktuar asnjė afat kohor, tejkalimi i tė cilit tė lerė tė lirė rugėn gjyqėsore. Atė qė kėrkon projektligji i deputetit Alibeaj, ėshtė krejt e panevojshme pasi kėtė tė drejtė praktikisht e ka Kontrolli i Shtetit, ēdo prefekt dhe prokurori.
Turp , pėr tė gjithė politikanėt qė ju kundėrvunė kėrkesės sė drejtė tė Presidentit tė Republicės dhe mbrojnė anarkinė e pronės , turp , pėr politikanėt qė vazhdojnė ta mbrojnė ligjin antikombėtar 7501 qė praktikisht i shėrben helenizimit tė Shqipėrisė sė jugut por turp turp, turp dhe shumė herė turp qė do t'i shoqėrojė pėr gjithė jetėn dy deputetėve tė PDU Shpetim Idrizi dhe Dashamir Tahiri.
Ata janė betuar se do zbatojnė Kushtetutėn dhe tė drejtat e njeriut si dhe kanė premtuar se me mjete ligjore dhe diplomatike do kėrkojnė zgjidhjen e ēėshtjes pronėsore tė shqiptareve nė Greqi. Por praktikisht kur erdhi momenti pėr tė votuar, ata mbrojtėn kėtė dopio standard pėr pronat e shtetasve nė Shqipėri. Vota tyre ishte thikė pas shpine pėr demokracinė.
Pronarėt e shpronėsuar kanė 19 vjet qė presin kthimin e pronave tė trashėguara. Deklaratat e kryeministrit tė sotėm janė bėrė si pemė pa kokrra. Ato nuk mashtrojnė dot mė pronarėt e shpronėsuar. Por kėto deklarata nuk duhet tė mashtrojnė mė tej Komisionerėt e KE (aktualisht zotin Stefan Fyle), ambasadorėt e vendeve demokratike dhe ata tė KE, BE, OSBE, tė cilėt tashmė duhet ta kenė kuptuar se e vetmja zgjidhje mbetet kushtėzimi qė Qeveria tė kryej reformėn e pronės, duke e pėrcaktuar kėtė si detyrim emergjent tė shtetit.
Duke qenė se tė dy krahėt e politikės janė tė interesuar pėr tė mos bėrė zgjidhjen e kėtij problemi, zgjidhja kėrkon vėmendjen dhe asistencėn e veēantė tė faktorit ndėrkombėtar. Ne kemi kėrkuar solidarizim dhe mbėshtetje nga faktori ndėrkombėtar, duke pėrcaktuar dhe afatin kohor pėr pėrfundimin e kthimit fizik dhe shpalljes sė pavlefshmėrisė pėr tė gjitha tjetėrsimet e bėra pas vitit 1991, pėr pronat ku shteti nuk disponon dokumenta pronėsie nė pėrputhje me nenin 41 tė Kushtetutės.
Nė kėtė zgjidhje pėrfaqėsuesit e shtetit duhet tė kenė pėrballė Shoqatėn "Pronėsi me Drejtėsi" dhe shoqatėn "Bregdeti" qė pėrfaqėsojmė palėn e dėmtuar tė pronarėve tė ligjshėm tė shpronėsuar nga komunizmi dhe tė shpronėsuar pėrsėri ose tė vjedhur nga postkomunizmi
*Kryetar i Shoqatės Kombėtare tė tė Shpronėsuarve "Pronėsi me Drejtėsi"
Krijoni Kontakt