Close
Faqja 22 prej 22 FillimFillim ... 12202122
Duke shfaqur rezultatin 211 deri 220 prej 220
  1. #211
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    lol

    ajo shprehja..komentet e juaja.. nuk eshte nga une o smoku..
    e ka gazeta..
    nejse..

    ne kte ceshtjen e protestave shishe molotov zjarr-venese mbi koka policesh.. sikurse ne hamallaj e nashti ne orikum-dukat.. nuk po diskutoj une apo epiroti apo dydrinasi etj.. si te djathte.. por si njerez.. thjesht si njerez..

    puna eshte se ne kemi aq prova qe na bejne tu trembemi ketyre lloj protestave..
    kemi vlore berat 97-te.
    pra e dime se cvjen mbas ketyre "shperthimeve"..
    vjen shkaterrimi i shtetit.. e pastaj vjen kataklizmoja..

    kufoma te djegura neper ferra e kanale.. cakenj qafleshas skelare e ur vajguroras apo cerriko bathoras.. qe vrasin presin perdhunojne e percellojne ke u del perpara.. me shtet e me kadastra..me zyra policie e arkiva me shkolla e laboratora kamzo universiteti.. me trena te djegur e anije ushtarake te mbytura me altin dardha me tanksa e zan causha arapa shyta.. me autoblinda.. me nuse qe shk.. ne sy te babait e dhendrit.. ne qafa ballshi e tepelene.. ne fush arrza e qaf krraba e 5 dyqanka.. me oficera qe digjen qaf muzinave e me dyqane te shkrumbuara e me nipa te selam musait qe si minjte dalin naten te gjejn buk per kalamaqerit e strukur bodrumeve.. me vajza qe marrin arratine e i hyjne vjoses me not e dalin gerxheve te cakranit e symizes per te dale ne durres a tirane.. e kuptonet ne fund.. me gjinush edvin ngjel paskala qe pijne kafene ne sheraton e rognera.. te kollarisur si perhera..

    kesaj duhet ti trembemi..

    ..

    oj qetsori..

    e i thash nji komshijes ahere.. dicka eshte qe ki "vellai i madh" do me zor ta nxjerr fitues ne bigobradher..kte labin..

    biri k.urves.. per 70 mij euro qe fitoj ne topo chanall te filip cakulit.. te edvinit te nexhit.. don ta djege atdheun tone..

    hmmm..


    .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 18-11-2010 mė 09:10

  2. #212
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    ashtu si para naj dhet vitesh, kur sulmojshit fatos buzuk kumarxhiun ...

    la e me la firomen rrevolucionare, praktika krriter i se verrtetes ...

    edverri nuk ka interes te xbrese saliun prej kali, se miletit i duhet ni gogol per ta mbajtur te frikesuar, si njera pale, ashtu dhe tjetra ...

    sigurim-punizmi e ka gjetur te vlefshme formulen: qeverrine njera palle, bashkine e tiranes palla tjater ...

    te dyja pallat jane sajesa te nomenklatures punisto-sigurimse ... sal, tos, edverr etj jan te kap prej kokrrave poshte, nuk kan kah me luejte ... ndrysh - e dini vete - ndaj ata kan zgjedh rrugen e kleptokratise, nepotizmit, korrupcionit ... te pakten te pasunonen ne kulm ...

    zogjte qe cicerojne (jo falas) si puna e juvej me siper, doni te mbuloni m.utin me s.hurre ...

    iu ka dal era e qelbet me vakt ... efektet jane vetem ne sensin negativ ...

  3. #213
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    lol

    dujruc..

    kush te lexon ty e ka te qarte se nuku je neutral.. se nuku je anti te dy "paleve".

    gjithmon merakun e nje pale..

    mezi pret te fitoj edvin rucua gjithandej..

    leri filmat..

  4. #214
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    lol

    dujruc..

    kush te lexon ty e ka te qarte se nuku je neutral.. se nuku je anti te dy "paleve".

    gjithmon merakun e nje pale..

    mezi pret te fitoj edvin rucua gjithandej..

    leri filmat..
    ja nje "zog" arkaik sharlatan i sigurim-punizmit ...

  5. #215
    I qete Maska e BEHARI
    Anėtarėsuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Citim Postuar mė parė nga RAPTILOID Lexo Postimin
    Top Channel


    Rama: Rinisim protestat


    Pėr Partinė Socialiste nuk ka mė dilema. Forca mė e madhe e opozitės ėshtė e bindur se duhet t’u rikthehet protestave, tė ndėrprera mė 19 maj, kur u futėn nė bisedime me qeverinė pėr gjetjen e kompromisit pėr hetimin e zgjedhjeve tė kaluara.
    “Ne do te rifillojme protestat tona edhe me te bindur, edhe me me shume fuqi e kurajo, sepse rrenimi ekonomik, qe e kemi paralajmeruar qysh te nesermen e 28 qershorit, sot eshte realitet ne shtepite e shqiptareve, qe nuk jetojne ne oborrin e pushtetit te Sali Berishes. Rruga jone eshte rruga e protestes dhe e rezistences perpara kesaj force te se keqes, qe kemi perballe”, tha Rama.

    Motoja kryesore e protestave te opozites nuk do te jete vetem transparenca e zgjedhjeve, por shenjestra eshte ekonomia. Ne analizen e kreut te opozites Edi Rama, gjate turit te takimeve ne Permet dhe Tepelene, kryeministri Sali Berisha eshte pergjegjes per papunesine dhe varferine e shqiptareve, si dhe sepse rrezikon te coje ne falimentimin e ekonomise se vendit.

    “Mjafton vetem nje shifer per te refuzuar kete qeveri dhe per te mos pranuar me te qeverisemi nga ky njeri. Sot, Shqiperia ka 1 milione te papune”, tha Rama.

    Nese me protestat per transparencen e zgjedhjeve, Partia Socialiste synonte kompromisin ende te munguar me qeverine, kete here kreu i opozites, Edi Rama, ka bere te qarte se qellimi nuk eshte kompromisi, por rrezimi nga pushteti i kryeministrit Sali Berisha.

    “Ne duhet te protestojme, te protestojme te protestojme, te rezistojme, te rezistojme, te rezistojme, sepse ne kemi detyrimin ndaj vendit, ndaj njerezve dhe ndaj njeri-tjetrit ta largojme qeverine e Sali Berishes si nje te keqe, qe jo vetem nuk po e le Shqiperine te marre fryme sot, por po i merr atdheut tone edhe frymen qe i duhet per te ardhmen”, tha Rama.

    A do te kete terheqje Partia Socialiste nga rruga e protestave, qe tani duket te jene vetem ceshtje kohe?

    “Ne kete rruge ne kemi vetem nje mundesi: te fitojme!”, theksoi Rama.
    Po mor po tash po e rrezojn qeverine me protesta keta Edvinet e Spartakut!!

    i thojn i fjale ;
    Prit Gamar, Sa te dalin Bar
    e kur Bari doli,Gamari ngordhi..!!

  6. #216
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anėtarėsuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    1 milion te papune?? Si e nxori kete shifer ky?
    Futja pordhes kot..he se e ha populli.
    Cdo gje eshte relative...

  7. #217
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    rd

    Zotėrinjtė, fjalėgurė e shashkaxhinj!

    Ylli XHAFERRI


    Shqiptarėt panė kėto ditė, madje dhe vazhdojnė tė shohin orė e ēast, jo pa habi dhe trishtim, njė spektakėl absurd dhe dashakeqės pėr kohėn, kur njė njeri, qė ka marrė pėrsipėr tė bėjė politikė tė madhe, me njė ton patetik, gufmuar si gjeli majė plehut, mangut kishte vetėm uniformėn allazbor me yllin e kuq, vezmet dhe karabinėn, nuk i bėnte mė karshillėk revizionizmit dhe imperializmit, por kėrcėnonte pėr jetė a vdekje pushtetin e vendit tė tij demokratik, dalė nga vota e lirė e popullit, me protesta tė dhunshme, frymė gurėsh e kepash, shpėrthime bombash molotov dhe shishesh benzine, traditė skenarėsh ogurzinj qė historia i ka ende tė freskėta. Kėtė e bėnte trimėrisht, duke ngritur stuhi nė gotėn e tij tė vogėl, qė nuk mund tė bėhet kurrė det me dallgė. Pėr ironi tė fatit dhe turpit tė vet, kėtė spektakėl qesharak dhe ndjellatrishtė e bėnte pėr njė kauzė tė opozitės qė kishte ndryshuar formė, trajtė, lloj, tekst dhe koncept herė pas here, madje akoma pa u tharė boja e parė, shkruhej dhe laparosej e dyta, e kėshtu nga hera nė herė, dėshtim mbas dėshtimi. Ky bandill-politikan pėrpiqet, qė pseudokauzėn opozitare ta shndėrronjė nė gjethe fiku, pėr tė mbuluar humbjet dhe tė pabėrat e lidershipit tė tij. Po tė shohėsh kohėn, kur ai doli haxhiqamilshe, pėr tė demonstruar forcėn e muskujve dhe mendjes sė tij tė squllur, pikėllohesh. Ėshtė fill njė ditė pasi Europa vendosi liberalizimin e vizave pėr shqiptarėt, duke bėrė realitet ėndrrėn e tyre mė tė ndezur pėr liri. Ky njeri i politikave me syze dhe padroni i tij, nuk e durojnė dot lumturinė dhe gėzimin e tė tjerėve, prandaj me temp revolucionar dhe mobilizim kryengritės bėjnė thirrje pėr tė destalibizuar vendin, qė ėshtė nė rrugėn e mbarė tė zhvillimit dhe prosperitetit. Cilido shqiptar i ndershėm dhe patriot brenda Shqipėrisė, nė emigracion apo diasporė, bie nė mendime pėr ato ēka ky trim i hijes sė mėngjesit demonstron…

    Fjala e thėnė (e shkruar) publikisht ėshtė njė lloj aktiviteti dhe veprimi shoqėror, prandaj pėrgjegjėsia dhe pesha e saj ėshtė e madhe, e rėndė, bashkuese, ndarėse, miqėsore, vrastare, si rrjedhojė dhe njerėzit qė e sundojnė atė plotėsisht janė tė pakėt. Tė skalitėsh lėndėn e fjalės pėr tė tjerėt duhet t'i kesh tė pastra rrugėt e shpirtit, punėt e duarve, hapėsirat e mendjes, moralin personal, familjar(!) dhe misteret e xhepave, se atje fillojnė rrėnjėt e saj. Fjala dhemb, djeg, vret, ngjall. Shpirtrat e mėdhenj e duan dhe e respektojnė atė, ia njohin kufijtė, pėr ta fjala ka qenė dhe mbetet shenjtėri. Besė, miqėsi, dashuri, urrejtje, kėshillė, hasmėri, motivim, rrasė varri. Atė qė e arrin fjala, nuk e arrin dora, as gjurma e pushkės. Fjala vret tė gjallėt, por rivret edhe tė vdekurit. Tri gjėra nuk mund tė kthehen kurrė mbrapsht, fjala e thėnė (e shkruar), shigjeta e lėshuar dhe e kaluara. Do t'i kujtoja politikanėve tė ditės, opozitarėve tė zemėruar, njė aforizėm tė botės sė qytetėruar, nė tė cilėn pėr fat tė keq nuk kanė mundur tė integrohen, sė paku: nė respektin ndaj shenjtėrisė sė demokracisė, dėnimin e sė shkuarės komuniste e diktatoriale, distancimin nga dhuna dhe miradministrimin e forcės demoniake tė fjalės pėrēarėse, ēka ua tha hapur nė tryezėn e Tiranės, europarlamentarja Doris Pack dhe nuk mungojnė t'ua pėrsėrisin ēdo ditė, komisioneri Fyle, Daul dhe kancelaritė euro-atlantike. Fjalėn e dėgjojnė pleq tė moēėm, pjesėmarrės tė odave dhe kuvendeve tė lavdishėm, ku me fjalėn as luhej e as gjuhej, burra tė kohės qė peshėn e fjalės e respektojnė, tė rinj e fėmijė qė duhet tė mėsojnė pėrdorimin fisnik dhe elegant tė saj, pse jo edhe forcėn demoniake, vrastare dhe diferencuese. Por njeriu nė fjalė, qė ka veshur lėkurėn e ujkut, nga goja-karikator foli pėr tė amplifikuar turma dhe njerėz me moral tė dyshimtė, qė s'ia dinė, njohin dhe administrojnė hapėsirat dialogut, qė djegin jorganin pėr njė plesht, siē thotė populli. Pėr fat tė keq pikėrisht pėr kėta njerėz flet me breshėri gurėsh pėrfaqėsuesi i tryezės sė opozitės sė bashkuar, kasneci i lidershipit opozitar. Prandaj them se ato fjalė mbajnė erė. Ndjellin keq. Nė traditėn zakonore shqiptare askujt nuk i lejohet tė gjuajė me fjalėn, plaga e saj nuk mbyllet lehtė. Nuk do tė hyja nė pėrsiatje pėr fjalėn, moralin dhe kufijtė e saj, sikur ky pėrfaqėsues idhnak i opozitės sė bashkuar, mos tė kishte dalė para mediave vizive dhe atyre tė shkruara, pėr tė kėrcėlluar dhėmbėt, pėr tė hedhur hobe gurėsh, bombash molotov dhe shishesh benzine mbi qetėsinė e vendit, gėzimit tė liberalizimit tė vizave dhe klimės sė mirėkuptimit, faqes sė bardhė tė vendit tė tij, Shqipėrisė sė re demokratike, qė ēdo ditė rrit peshėn specifike para syve tė botės. Ky kamikaz i tryezės sė opozitės sė bashkuar nuk do tė mė ngacmonte tė replikoja me tė, po qe se do tė shprehte konsideratėn personale. Por, ai doli e foli nė emėr tė tryezės, nė emėr tė opozitės sė bashkuar. Ēka pėrbėn mirėfilli njė qėndrim politiko-luftarak tė egėr, tė frikshėm dhe destalibizues. Zotėria fjalėbombė pėrcolli nė media mesazhet e pėrfundimit tė tryezės sė opozitės, vrerin dhe urrejtjen e lidershipit opozitar pėr tė pėrmbysur qeverinė legjitime tė vendit me dhunėn e rrugės. Fjalėt e tij kishin dhėmbė e ēatalla, krisma e tym, bėnin thirrje pėr klithma e gjak, sipas modelit tė etėrve, tė marrjes sė pushtetit me grykėn e pushkės, me revolucion, kryengritje tė armatosur, vetėm e vetėm se ky bandill me klanin e tij ndodhet jashtė pushtetit.

    Tė bėsh opozitė do tė thotė tė ndėrtosh brenda shtetit, krahas pushtetit tė pozitės edhe pushtetin tėnd, pushtet dhe pėrgjegjėsi qė ta ka dhėnė vota e elektoratit, jo pėr qėllime pėrfitimi grupimesh, klanesh apo tė pėrzgjedhurish, por pėr ardhmėrinė e vendit. Zotėria i fytyrės sė vrerosur dhe pėrfaqėsuesi i minitryezės sė opozitės sė bashkuar duhet ta dijė mirė, se interesat e qytetarit shqiptar nuk janė mė mish pėr top pėr politika pėrfituese individėsh. Luksin e kėrkesave tuaja tinzare pėr hapjen e kutive, kushte dhe kėrkesa qė janė ndėrruar e rinovuar sipas stinėve, sipas humorit dhe ngjyrave tė kostumeve tė lidershipit tuaj, populli nuk arrin t'i pėrtypė dot, pėr mė tepėr kur sheh se pėr sebepin tuaj u mbyllėn dyertė e Europės. Jetike dhe rėndėsi pėr elektoratin kanė rrugėt e pėrbaltura tė kryeqytetit, braktisur nga kryebashkiaku i tyre mungestar nė detyrė, ku qorrolliset mundimshėm, mungesa e ndriēimit qė terron sheshet e munguara, parkingjet e humbura si kripa nė ujė, supertrafiku stresues, bllokimet e lėvizjes sipas oreksit tė kryeqytetarit, hapėsirat e gjelbėrta qė gllabėrohen nga betonizimet, pjella tė mister 20%-it, etj.

    Fjala pėrderisa nuk ėshtė nxjerrė nga goja, (dora nė rastin tuaj, se ju qėlluat me gurė), ėshtė robinja juaj, por fjala qė tė shpėton bėhet zoti yt, pėr mė tepėr guri. Kot nuk thonė, mat shtatė herė dhe prite tė tetėn. Ndonjėherė edhe kėshillat folklorike bėjnė mirė, sidomos pėr ju, i nderuari opozitar zemėrak qė i lėshon fjalėt si lopa bajgėn. Nuk do tė rrekesha nė perifrazime pėr fjalėn nė qoftė se ju, shpėrdoruesi i saj nuk do tė ishit mbajtur me tė madh se bėni politikė tė madhe e tė lartė! Fjala duhet tė ketė moral, duhet tė jetė dorė mbėshtetjeje, shėrim plagėsh sociale dhe individuale, motivim pėr ardhmėrinė. Fuqia e fjalės ėshtė e pamatė, prandaj mbajtja e saj nėn freh kėrkon shumė dashuri, shumė respekt dhe humanizėm tė lartė pėr veten, familjen (familjen pėrsėris!) dhe farefisin. Ju bėni aksionin tuaj politik me frymėn e protestave tė dhunshme, bėheni interpreti i frymės sė gurėve, bombave molotov dhe shisheve tė benzinės, frymės sė njėsive guerrile, qė u ka kaluar koha njėherė e pėrgjithmonė nė Shqipėrinė demokratike. Zemėrimi ėshtė kėshillues i keq, pėr mė tepėr kur shpėrfaqet pėrpara kamerave, elektoratit dhe popullit, djepit tė jetės. Frymėmarrja juaj nuk dėgjohet, por kur merr frymė populli ngrihet stuhia. Prandaj zotėri, mos u mat me hijen e mėngjesit. Njihe veten, peshėn e saj tek tė tjerėt! Fjalėn pėrdore me dashuri! Largoje urrejtjen! Me tė humbin tė gjithė!

    Tė bėsh opozitė nuk do tė thotė kundėrshtim, vetėm e mbi ēdo gjė, kundėrshtim. Nihil. T'i thuash tė bardhės tė zezė, fitores, humbje, meritimit, dhuratė, autostradės, dhiare, ujėsjellėsit, hurdhė uji, shkollės, antishkollė. Opsionet e mazhorancės pėr ndėrtimin e vendit kanė qenė buxheti i shumėfishuar, shkolla tė reja, turizėm elitar, autostrada dhe rrugė, rritje pagash dhe pensionesh, integrim nė familjen euro-atlantike. Kėto nuk janė bėrė vetėm pėr pozitėn, por pėr gjithė Shqipėrinė dhe shqiptarėt. Shqipėria ėshtė njė dhe e vetme, nė funksion dhe shėrbesė tė saj duhet tė jetė pozita dhe opozita. Ato pėrbėjnė dy mendime, dy praktika, dy qėndrime, por qė i shėrbejnė Shqipėrisė si dy duar dhe dashuri vėllezėrish. Pozita dhe opozita janė si Drini, qė ushqehet njėherėsh nga Drini i Zi dhe Drini i Bardhė, por qė njėlloj bėhen dritė. Zoti e shėroftė fjalėn tuaj pėr tė mbjellur edhe ajo dritė, harmoni dhe mirėkuptim pėr shqiptarėt. Kėtė mėsim tė nėnės natyrė duhet ta bėjė tė vetin edhe lidershipi juaj politik.

    Protestat e stisura janė tė dėmshme pėr fatet e vendit. Mbėshtetėsit tuaj ju po i ftoni tė ushtrojnė dhunė nė shtratin e autostradave nė ndėrtim, nė akset nacionale dhe rurale ku punohet, por qė duhet tė ulokėzohen pėr tė krijuar imazhin e krizės mentale tė lidershipit opozitar, ku bandill-deputetėt e Ramės ftojnė farefisin, tė pakėnaqurit, pse jo edhe tė sponsorizuarit, me fjalė tė tjera njė grupth tė vogėl njerėzish, tė cilėve u shpėrndajnė posterat e gatshme, mbushur me kėrcėnime ndaj qeverisė, sharje e shpifje monstruoze me zarfe parash, indulgjencat moderne tė sėrės suaj demode. Ky stil protestash ėshtė njė lloj i ri i izolimit tė Shqipėrisė, njė bunkerizim pa beton, njė G-nėntėdhjetėenėntizim i saj, ideuar nga lidershipi opozitar Rama me qėllimin e ruajtjes sė karrikes sė tij dhe krizės individuale nė tė cilėn ėshtė mbėrthyer. Pėr tė ruajtur statukonė e tij ai ėshtė gati tė flijojė edhe dėshirėn mbarėshqiptare tė integrimit auro-atlantik. Mazhoranca ka moral dialogun, debatin parlamentar, marrėveshjen nė konturet e Kushtetutės dhe ligjit, bashkėpunimin, diversitetin e mendimit ndryshe dhe kundėr. Ajo ėshtė kundėr moralit tė rrugės, bojkotit, psikologjisė sė turmės dhe dhunės sė pakontrolluar.

    Protestat ju i ftoni tė zhvillohen nėpėr dyer parqesh eolike, uzinash, portesh, fabrikash, tecesh dhe kantieresh, ku njerėz tė yshtur ngrejnė lart posterat allaRama. Kėta protestues tė importuar me autobusė dhe fugona ngjallin ēudi dhe urrejtje pėr njerėzit e thjeshtė qetėsidashės, tė cilėt nga arat, ullishtat, punėt e ndryshme dhe djersa e ndershme, ndjejnė keqardhje pėr manipulimin politik qė u bėhet sivėllezėrve tė tyre. Klakerėt e Ramės dhe shpura e tyre janė gati tė hedhin nė erė miliona euro, siē hodhėn ndihmėn e SHBA pėr Gjykatat Adminstrative, gjoja pėr tė ruajtur tė paprekur natyrėn dhe ekologjinė, vetėm e vetėm qė kapitali i huaj mos tė depėrtojė nė vend. Kėta kalorės tė prapambetjes, si Don Kishoti i Manēės, si bejlurēinė tė rinj, kėrkojnė ta mbajnė natyrėn nė origjinė duke bėrė njė harresė tė dėnueshme, natyrėn e duan qė t'iu shėrbėjė, e jo qė t'i shėrbejnė, e duan si domen ku tė gėlojė dhe lulėzojė korrupsini i tyre lokal. Pėrsėri qėllimi ogurzi pėr largimin e investitorėve tė huaj, krijimin e klimės sė pasigurisė, mbylljen e kantiereve, mbetjen e njerėzve pa punė dhe tė ardhura, vetėm e vetėm qė narcisti Rama tė pėrfitojė kapital politik, tė vijė nė pushtet jo me votė, por me dhunė, "mosbindje civile", revolucion tė popullit opozitar e lloj-lloj piruetash dhe akrobacish qė bėn me fjalėn prej gurėsh tė thepisur. Jo, zoti politikan i gjestikulacioneve, nuk mund tė vazhdohet mė me hedh gurin e fshih dorėn! Populli ėshtė njė dhe i vetėm, sovran, nuk mund tė ndahet mė dysh, nė "popull pozitar" dhe "popull opozitar", as pėr tė ushqyer etjen pėr pushtet tė Ramės me shpurėn e tij.

  8. #218
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ciftelite tringellijne..


    --



    Ramiz Alia “keshilla” Prec Zogajt, autograf Diana Culit


    Ish-presidenti i parė i vendit, Ramiz Alia, nė panairin e librit. Jo si njė vizitor i thjeshtė. Nė stendėn e shtėpisė botuese Toena, Alia ka qėndruar ditėn e dielė pėr gati njė orė, duke dhėnė autografe pėr tė gjithė ata qė kanė preferuar tė marrin librin e tij tė shkruar gjatė kėtij viti. Por ja ku e shohim njė nga adhurueset e ish presidentit, qė ka vendosur dorėn e saj mbi kraharorin e Ramiz Alisė. Dhe patjetėr Alia duket shumė entuziast pėr kėtė. Por se mos vetėm njerėzit e thjeshtė kanė dashur tė takojnė ish presidentin. Shkrimtarja Diana Ēuli duket se e ka vlerėsuar mjaft librin e tij tė fundit pėrderisa qėndron nė radhė pėr tė marrė njė libėr me autograf nga Ramiz Alia. Ndėrkohė mė pas ėshtė vėnė re Prec Zogaj dhe Ramiz Alia qė kanė diskutuar gjatė mes tyre. Por cfarė janė duke diskutuar? Ne tė bluetooth nuk e morėm vesh kėtė, por tė nesėrmen e pamė qartė Zogajn qė doli nė emėr tė opozitės nė konferencė pėr shtyp. Ti ketė dhėnė ndonjė porosi Ramiz Alia? Kėtė nuk e dimė....(Bluetooth)

    balkanweb

  9. #219
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Sa per t’ju permbajtur temes mendoj qe ideja e fillimit te “protestave” ishte frut I nje nervozimi te momentit e njellojte me ate te nxehurin qe ne gjaknxehtesi e siper shan e ofendon cirret se do te bej kete e do te bej ate e kur qehtesohet njecike me mbrapa fillon e arsyeton e thote e shkela pak u nxihtova. Nje pjese e madhe e ketyre njerzve kane nje fije karakteri dhe si rrjedhim dalin e I kerkojne falje njerzve qe degjuan ulerimat e cirrjet nje pjese e madhe bejne te paditurin dhe harrojne cdo gje ( qofte larg jo qe nuk kane karakter – thjeshte vuajne nga skleroza e hershme) dhe vazhdojne jeten.

    Premtimet e shume ketyre “harrimtarve” per protesta nuk jane gje tjeter vetem pjelle e mendjes se nxehur dhe frut I jollogjikes dhe si rrjedhim u flet goja perpara se tua perpunoje sadopak truri.

    Me protesta ne rruge nuk arrin gje vetem thjeshte do te besh me teper reklamim te pakenaqesise tende. Eshte I pakenaqur zoti Rama dhe Ngjela?!?! Midish nes them qe jo…pasi nuk besoj Jane te pakenaqur ato qe rrethojne zotin Rama (deputete-antare te PS –bashkiaket-Ngjelat-Ramet e tjere) nuk besoj. Shaklla e tyre e pakenaqesise eshte e njellojte me pakenaqesine qe ndjen ai tregtari mbas nje dite bisnesi ku beri 10 Euro dhe pse nuk beri 15 euro. Nuk besoj se kjo eshte e mjaftueshme per te te bere qe te bessosh ne ate qe do te besh.
    Qe te besh nje proteste duhet te kesh arsyeje per te bere nje gje te tille. Ka arsyeje tani sma merr mendja se ka ngelur ndonje gje ku mund te kapesh dhe te kerkosh proteste.

    E vetmja arsyeje qe eksistonte per te bere proteste u “henger dhe u pi” ne nje darke tipike mafioze ne “Strasburg ku elementi kryesor I ne nje shoqeri demokratike transparenca mungoi..
    Une personalisht nuk I besoj njerzve qe marreveshjet politike I bejne me dyer te mbyllura ne tavolina ngrenie e mbi te gjitha pa nje transpararence.

    Po te shikosh ne historine e shqiperise do te shikosh qe ndryshimet rrenjesore ne menyren e qeverisjes jane bere vetem me “dhune”.Arsyeja kryesore per kete qendron ne mentalitetin kafsheror te shoqerise shqiptare ku dorezimi I pushtetit dhe pranimi I humbjes eshte DOBESI dhe JO KRENARI.

    Po te shikosh me vemendje ne diskutimet paralamentare asnjehere nuk ke degjuar qe nje kundershtar te pranoje sit e vertete dhe te miratoje theniet e pales tjeter apo te ngreje doren lart e te thote ME FAL eshte e vertete kjo. Ky eshte mentaliteti I shoqerise shqiptare. NJe pjese koshiente per kete e ka humbur teresisht besimin nese kane apo jo aftesi te ndryshojne ndonje gje e keshtu thjeshte bejne indiferentin dhe I shperfillin cdo gje qe shkon ne jeten politike ne shqiperi. Pjesa me e madhe dhe me active jane emigrantet qe jane integruar ne jeten ne vendet ku ata banojne por me zell mezi presin te lexojne ndonje lajm nga shqiperia ne mengjes dhe te debatojne rreth atyre qe lexojne.

    Eshte per te ardhur keq.

    Nje keshille per keto personalitetet shqiptare dhe disa antarete forumit. BOLL ju lutem me KOMUNIZMIN dhe KOMUNISTAT. Duhet te respektoni kedo qe mendon ndryshe nga ty dhe mbi te gjitha dike qe tregohet hapur se cfare eshte. Duhet te kesh me teper kujdes nga ata qe nuk ua shikon dot ngjyren apo dyftyresve.
    Ju jeni me te keqinj pasi me ngjani me ato “rojet e kampeve te perqendrimit” qe kur I pyeten po ju cfare benit kur nazistet vrisnin e prisnin cifutet ata ju pergjigjen: ne thjeshte benim punen… Keshtu dhe ju perpara se te flasesh per dike tjeter pyet veten cbera une kur ai KOMUNISTI bente ate apo kete.

    Me nderime

  10. #220
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    edhe zan caushi i dokles... kurt kola i 97 tes.. i qenka bashkeby.thosur ed rucit ne keto protesta..


    debate ne kuvend

    --

    Jeni Ne politike Berisha: Rama, me kostum 20 mijė euro e jelek 4200 euro Skip to content.Berisha: Rama, me kostum 20 mijė euro e jelek 4200 euro .
    E premte, 26 Nentor 2010 12:18 . .Kreu i maxhorancės debatoi me kreun e grupit parlamentar tė PS-sė, Gramoz Ruēi, ku nuk u kursyen edhe akuzat personale mes tyre. “Merita e tij ėshtė se fsheh ēdo gjė, se vishet nga Brioni, se ėshtė nga tė paktėt bosė qė sjell me xhet (avion) tė veēantė nė Tiranė pėrfaqėsuesit e Brionit, pėr kostumet. Kryetari juaj e merr dy herė nė vit rrobaqepėsen e Brionit pėr tė prerė kostume. Ai qė deklaron 3 mijė euro, kostumet i ka mbi 20 mijė euro. Ai qė deklaron 3 mijė euro, kėmishėn e ka 1200 euro. Ai qė deklaron 3 mijė euro, kėpucėt i ka me lėkurė gjarpri. Ky ka meritėn se ka 3 mijė euro, paēka se kostumet i blen 22 mijė euro, paēka se dasmat i bėn 800 mijė euro dhe e kam me dhuratat, jo me sallamin qė hėngrėt ju nė dasmė. Kur isha nė opozitė, njė ambasador, mik i Shqipėrisė, i shkoi nė zyrė dhe ai i flet vetėm pėr mua. Ambasadori i thotė zotėri, unė shkoj nė zyrėn e tij dhe ai nuk mė flet pėr ty, por mė flet vetėm pėr problemet e vendit, por, meqė po e bėn kėshtu, po tė them vetėm njė gjė, shkoj atje dhe e gjej tė veshur normalisht, ndėrsa e kap pėr jeleku dhe i thotė - ky jeleku yt nė dyqan kushton 4200 euro. E dini ēfarė ndodhi me kryetarin tuaj? U shtri pėrtokė”, akuzoi Berisha kreun e opozitės, Edi Rama. Nė pėrgjigje ndaj kėtyre akuzave u pėrgjigj Ruēi, i cili u shpreh se Berisha ka filluar tė ketė ankth nga Rama, pėr shkak tė frikės pėr humbjen e karriges sė kryeministrit e pushtetit. “Z.krye-ministėr, e gjithė kjo do tė japė njė kėshillė miqėsore. Tė ėshtė kthyer nė obsesion, tė ėshtė kthyer nė makth, tė ėshtė kthyer nė hije emri i Edi Ramės. Mos e pėrjeto kaq keq, shpejt a vonė ti do tė biesh nga ai kalė qė ke hipur, shpejt a vonė Edi Rama do tė vijė aty ku je ti. Po ti mos e pėrjeto kaq keq”, u pėrgjigj Ruēi. Debati mes tyre u pėrsėrit edhe pasdite nė Kuvend, por kėsaj here, tė dy shkėmbyen akuza personale. “Unė nuk merrem kurrė me gjėra personale, por do mė falėsh pėr kėta qė janė kėtu dhe pėr ata qė na shohin. Ti je i vetmi qė nga Lufta e Dytė Botėrore e deri mė sot, se ish-kryetari yt do tė thoshte se ke ikur nga ky vend me rroba grash”, i tha Berisha Ruēit. Nga ana e tij, Ruēi u kundėrpėrgjigj duke thėnė se ėshtė larguar nė mes tė ditės dhe jo me rroba grash. Ai u shpreh se pėrgjohej nga Shėrbimi Sekret nė atė kohė. “Kėrkove qė tė mė anatemosh e gjoja kam ikur nė ‘96 me rroba grash. Mendoni pėr njė ēast qė Gramoz Ruēin dhe Sali Berishėn t’i veshėsh me rroba grash dhe t’i nxjerrėsh nė pazar. Do bataksesh dynjaja. E kuptoni se ē’marrėzi ėshtė?! Pyetja mė elementare qė shtrohet, ėshtė se pse iku Ruēi. Shkoni pyesni lagjen, sesi Sekretari i Pėrgjithshėm i opozitės sė asaj kohe kishte tri muaj, qė 22 veta tė paguar nga shteti, qė i ndjeri Gazidede donte, si iku Ruēi. Mė pas iu turrėn Islamit. Mbaheshin nė zyrė, nė rrugė, shtėpi, 24 orė”, u pėrgjigj Ruēi.


    --------------------------------------------------------------------------------
    Debati nė Kuvend

    Sali Berisha: Ai (Rama) qė nuk ka sensin e pendesės, nuk ka dhe nuk mund tė ketė vlerat mė tė vogla tė njeriut tė qytetėruar. Kompleksi i turpit ėshtė njė kompleks qė shtrihet prore nė tė gjitha speciet e mamiferėve. Por ajo qė e dallon homo sapiensin e qytetėruar, ėshtė ndjenja e pendesės. Nė kulmin e protestave, kur kryetari juaj nė krizė tė pėrjetshme, nė krizė dhe i pashpresė, rrinte ditė e natė para selisė sė Kryeministrisė, i ēova njė mesazh “harroje se bėhesh kryeministėr, duke ndenjur para derės sime”. Nuk bėhesh kryeministėr nė kėtė mėnyrė. Jua them kėto, se pavarėsisht se ka 2-3 avokatė tė tij kėtu, jam i bindur se nė ndėrgjegjen tuaj, ashtu siē ju trajton ai juve, edhe Enver Hoxha do ta kishte lakmi.
    Saimir Tahiri: Tė lutem, fol pėr buxhetin. Pėr kėtė jemi kėtu.
    Sali Berisha: Absolutisht po zotėri, se sigurisht, po tė hysh nė poker gjithė ditėn, e ke mendjen nė poker, dėgjon vetėm Lady Gaga, Poker Face. Problemin ju e keni tek lepuri dhe nga lepurushi, por po ēliroheni nga lepurushi mesa po shoh unė.
    Gramoz Ruēi: Zgjedhjet e lira tė kėtij vendi, z.kryeministėr; fjalėn e lirė nė kėtė vend, z.kryeministėr; median e lirė z. Kryeministėr dhe nė fund kėrkon qė tė marrėsh peng opozitėn, kėrkon qė tė marrėsh peng edhe liderin e tyre, Edi Ramėn. Harrojeni, z.Kryeministėr! E gjithė kjo do tė japė njė kėshillė miqėsore. Tė ėshtė kthyer nė obsesion, tė ėshtė kthyer nė makth, tė ėshtė kthyer nė hije emri i Edi Ramės. Mos e pėrjeto kaq keq, shpejt a vonė ti do tė biesh nga ai kalė qė ke hipur, shpejt a vonė Edi Rama do tė vijė aty ku je ti. Po ti mos e pėrjeto kaq keq.
    Sali Berisha: I nderuar zotėri, tė jesh i sigurt t’i dhe kryetari yt, se nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do tė ketė tė paktėn pėr 25-30 vjet, njeri mė konfortabėl pėr mua, pėr kundėrshtar, sesa Edvin Kristaq Rama. Dhe kėtė bėj, sepse qė kur ju hipi nė shpinėn e Tom Doshit, ju jeni nė shpinėn e njė personi si ai, ai ėshtė forca kryesore e juaja.(Tom Doshi ēohet nė kėmbė)
    Tom Doshi (nga salla): Ėshtė e disata herė qė mė sulmon.
    Sali Berisha: Do t’i them disa gjėra kėtu. Merita e tij (Ramės)ėshtė se fsheh ēdo gjė, se vishet nga Brioni, sė ėshtė nga tė paktėt bosė qė sjell me xhet tė veēantė nė Tiranė pėrfaqėsuesit e Brionit pėr kostumet. Kryetari juaj e merr dy herė nė vit rrobaqepėsen e Brionit, pėr tė prerė kostume. Ai qė deklaron 3 mijė euro, kostumet i ka mbi 20 mijė euro. Ai qė deklaron 3 mijė euro, kėmishėn e ka 1200 euro. Ai qė deklaron 3 mijė euro, kėpucėt i ka me lėkurė gjarpri.
    Taulant Balla (nga salla): Tregona sa kushton ora qė ke nė dorė.
    Sali Berisha: Ky ka meritėn se ka 3 mijė euro, paēka se kostumet i blen 22 mijė euro, paēka se dasmat i bėn 800 mijė euro dhe e kam me dhuratat, jo me sallamin qė hėngrėt ju nė dasmė.
    Pandeli Majko: Nuk kemi ardhur kėtu tė merremi as me sa i kushtojnė pantallonat, as sa i kushton jeleku, as sa i kushton kostumi X-it apo Y-it, pėr tė bėrė batuta me Ledi Gaga, e ku di unė. E pres me entuziazėm krahasimin qė ai bėn me kohėn e Skėnderbeut, por me ngadalė. Skėnderbeu ka qenė kapedan. Ti je kryetar partie. Skėnderbeu ka qenė kalorės i Krishtit, ti je njė kalorės qė nuk do tė zbresėsh kurrė nga kali. Ai ka pasur disa virtyte, qė kanė njė paralele me ty. Ka qenė shumė i dhėnė pas mbjelljes, pas bimės sė ullirit. Sigurisht qė buxheti i bimės ka kuptim, por jo pėr bimėn, por pėr kokrrėn. Unė kėrkoj qė tė mos e votojmė kėtė kokėrr kėtu.
    Sokol Olldashi: E vetmja punė publike e pėrmendur nė mjediset edhe tė politikės nė Shqipėri, qė ėshtė realisht pa projekt, ėshtė tuneli i Otrantos. Nuk kemi projekt pėr tunelin e Otrantos dhe pėr fat tė mirė atė **** ulliri nuk e ka ngrėnė njeri deri mė sot.

    Debati pasdite nė Kuvend
    Sali Berisha: Nuk keni dalė ende nga spiralja. E dėgjuat folklorin e Namikut. Njėsoj siē gėnjente kur shkruante fjalimet e Sotir Koēollarit. Doli sot kėtu dhe numėronte gjoja lista imagjinare dhe shpikte fshatra, qė nuk ekzistonin fare. Ju dėgjova tė recitoni dhe njėra tregonte vjershat e Migjenit. Ledi, u ke borxh ndėrtuesve tė Tiranės 70 % tė lejeve tė ndėrtimit, sepse i ka marrė firma jote. Ju duket e pafajshme kėshtu ajo, por nuk ėshtė e tillė. Ajo “Alehandron” e ka kėrcyer me leje ndėrtimi dhe jo me napolona. Edhe sikur tė kishte njė tepsi me napolona, lejet nuk hiqen nga arkivi yt. Nuk flisni njė fjalė pėr buxhetin. A keni zgjedhės apo jo?
    Gramoz Ruēi: Kryeministri nė vend qė tė prezantojė buxhetin, sulmon opozitėn dhe kreun e saj. Kjo ndodh vetėm me kėtė kryeministėr. Asnjė fjalė pėr gjithė ato shqetėsime. Ti erdhe me vonesė, mbase sepse tani u ngrite nga gjumi dhe kėrkove fjalėn nė orėn e lajmeve, sepse doje tė dilje ‘live’.
    Sali Berisha: Vazhdon gara e mashtrimit dhe trillimit nė zėrin e kryeministrit nė hije. Fole kėtu gjėra nė planin personal. Unė nuk merrem kurrė me gjėra personale, por do mė falėsh pėr kėta qė janė kėtu dhe pėr ata qė na shohin. Ti je i vetmi qė nga Lufta e Dytė Botėrore e deri mė sot, se ish-kryetari yt do tė thoshte se ke ikur nga ky vend me rroba grash. Kjo ėshtė e vėrteta. Pse? Ėshtė puna jote. Guxim, trimėri, klandestin ėshtė puna jote.
    Namik Dokle: Prisja tė dėgjoja KKM, kryetarin e Kėshillit tė Ministrave, por dėgjova MMM-nė, mjeshtrin e madh tė mashtrimit. Berisha, aq shumė i ka ndjekur diskutimet e PS-sė, sa kujton kėtu njė emėr qė dikur i lėpihej pėr njė letėr kampi.
    Gramoz Ruēi: Kėrkove qė tė mė anatemosh e gjoja kam ikur nė ‘96 me rroba grash. Mendoni pėr njė ēast qė Gramoz Ruēin dhe Sali Berishėn t’i veshėsh me rroba grash dhe t’i nxjerrėsh nė pazar. Do bataksesh dynjaja. E kuptoni se ē’marrėzi ėshtė? Pyetja mė elementare qė shtrohet ėshtė, se pse iku Ruēi. Shkoni pyesni lagjen, sesi sekretari i pėrgjithshėm i opozitės sė asaj kohe kishte tri muaj, qė 22 veta tė paguar nga shteti, qė i ndjeri Gazidede donte, si iku Ruēi. Mė pas iu turrėn Islamit. Mbaheshin nė zyrė, nė rrugė, shtėpi, 24 orė. Kam ikur nė mes tė ditės, siē jam i veshur sot. Se ata gjynahqarė qė i kishe marrė, jo vetėm qė s’kishin aftėsi profesione, por misionin qė kishin marrė e kuptonin dhe banorėt e lagjes. Dy muaj u qelbėn rrėzė pallatit, se banorėt u hidhin fasule sipėr mbi kokė dhe i zunė mizat nga ēorapet e palara dhe nga fasulet qė hanin rrėzė pallatit.


    --------------------------------------------------------------------------------
    Dade e Topalli, replika pėr fletėt e dhunėn

    Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe deputetja e PS-sė, Arta Dade, replikuan dje nė Kuvend pėr fletėt e votimit, por edhe pėr dhunėn ndaj grave. “Kam njė pyetje. Pse hoqėt dorė nga fletėt ju? Po ata qė ishin nė grevėn e urisė, pse hoqėn dorė nga fletėt e votimit?”, pyeti Topalli deputeten Dade. “Nė vjen mirė qė e doni pėrgjigjen nga unė. Por do bėje mirė qė tė mos bėjė pyetje tė tilla, se sot ėshtė dita kundėr dhunės ndaj grave. Ju keni rėnė viktimė e shovinizmit tė burrave. E them kėtė me shumė keqardhje”, u pėrgjigj Dade. Nga ana e saj, Topalli u shpreh se duhet vėnė dorė mbi dėnimin e kėtij fenomeni. Nė debat u pėrfshi edhe ministri i Punės dhe Ēėshtjeve Sociale, Spiro Ksera, i cili u shpreh se dhuna po njeh pėrhapje nė shoqėri. “Kemi njė fushatė sensibilizimi prej 16 ditėsh dhe mos u tallni me kėtė fenomen”, tha ai.


    --------------------------------------------------------------------------------
    Majko: Jo kufizime qytetarėve pėr lėvizjen e lirė

    Deputeti i PS-sė, Pandeli Majko, deklaroi dje se qytetarėt shqiptarė po pengohen nga njė mur i ri pėr lėvizjen e tyre drejt perėndimit. Sipas tij, Ministria e Financave po harton udhėzime qė i detyron ata tė bėjnė blerje tė caktuara, apo tė marrin edhe sasi lekėsh tė caktuara nė udhėtimet e tyre jashtė vendit. “Kam informacion nga Ministria e Financave dhe shpresoj tė jetė i gabuar. Lėvizja e lirė ėshtė njė fitore pėr qytetarėt shqiptarė dhe pėr herė tė parė qytetarėt do tė lėvizin lirshėm. Mirėpo, informacioni qė kam unė, mė flet se po pėrgatiten udhėzime dhe projektligje pėr tė vendosur barriera pėr blerjet e mundshme, qė mund tė bėjnė qytetarėt. Tani, atė qė ne e konsiderojmė si rrėzim muresh tė 40 e ca viteve izolim, do t’u themi qė do t’u vendosim mure tė reja me kufizime, me nga 300 mijė lekė pėr person?”, deklaroi Majko nė Kuvend.

Faqja 22 prej 22 FillimFillim ... 12202122

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •