Close
Faqja 8 prej 22 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 220
  1. #71
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Gazeta sot




    Lajmet Kryesore
    Rama nė Berat: Protesta nė ēdo cep pėr tė pėrmbysur qeverinė
    Kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama u ka kėrkuar socialistėve nė Berat tė pėrgatiten pėr protesta masive me qėllim pėrmbysjen e qeverisė. “Qeveria u krijua falė vjedhjes sė votės ndaj duhet tė pėrmbyset sa mė shpejt”, u ka thėnė Rama banorėve tė Beratit nė kuadėr tė turit "Largohu- Shqipėria kėrkon transparencė, drejtėsi, zhvillim”.

    Kryesocialisti theksoi mė tej se Shqipėria ka degraduar ndaj sipas tij kjo qeveri duhet larguar me protesta nė ēdo bashki e komunė. Kreu i PS ėshtė ndaluar dhe nė gjendjen ekonomike nė vend dhe rritjen e numrit tė tė papunėve duke i sjellė si argumente tė mjaftueshėm pėr tė rinisur protestat. “Do tė rifillojmė protestat tona dhe me mė shumė kurajo deri nė pėrmbysjen e kėsaj qeverie. Nuk ka demokraci tė vėrtetė me kėtė qeveri”, ka thėnė Rama nė Berat duke sqaruar se Shqipėria po vuan mungesėn e transparencės. Pak ditė mė parė kreu i Partisė Socialiste Edi Rama gjatė njė takimi me socialistėt ne qytetin e Elbasanit, akuzoi dhe njėherė pushtetin se po grabit ēdo gjė qė po i del pėrpara, dhe kjo si pasojė e vjedhjes sė votave. Rama ka theksuar se denoncimet e fundit tė opozitės, nuk kanė tė bėjnė me marrjen e pushtetit por me transparencėn. “Opozita kėrkon njė qeveri mė bashkėpunuese dhe transparente, por kjo s'mund tė ndodhė, pasi pushteti i Berishės ėshtė i krimbur kokė e kėmbė”, ka theksuar ai.

    *

  2. #72
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anėtarėsuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    GO RAMA GO !
    Thuhet qe policia shqiptare ka mare leksjone nga policia greke: si te perdorim gazin lotsjelles ne rast protestash.
    Mos e dhente fati te bllokoje njeri rrugen kavaje-durres sepse e bej cdo dite me furgon plot me patate, per zotin nuk do ndaloj!
    Cdo gje eshte relative...

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    te besoj o shoku Rrapi te besoj..

    ju a njoh forcen e aftesine e egersine e babarine e mjeshterine..
    prandaj jam i pari qe leshoj alarmėn..
    zakonisht perdor videot qe gjej ne joutube.. per te sensibilizuar miletin..
    sigurisht ju si seli roz kini me shum material per te treguar sepse ju me mire i dini gjerat.. sepse jini vete autret e atyre bėmave te tmerrshme te llojit 97 te.. mirpo ato ju i mbani sekret..
    paska shkuar ne berat ustai juaj..
    mir ka bere..
    berati me rrethinat eshte keshtjelle e vjeter e enverizmes polpotiste...
    jo me kot erionet tuaj neperka aty marrin fuxhut.. per ta perdhunuar kte te mjeren pak demokraci..
    nuk i harroj mitingashet e 97 tes ne berat.. kur ju sulen bashkise e per pak minuta e ben shkrumb e hi.. e ne ajer fluturonin te shkrumbuara dokumentat e zyrave te shtetit.. dhe ju shkumezonit aty te sheshi ndersa bandat tuaja plackisnin e digjnin e percellonin cdo fije e tulle te shtetit shqiptar..
    i harroj sic duket berati ato dite kiameti.. e harroj altin dardhen me tank .. u harruan kufomat rrugve e sokaqeve.. e harruan baterdine e mitralozeve.. e te kallashve me karikatoreve dopjo te lidhura me ushkur..

    gjat e late demokracine te funksionoje mo rrapo..
    nashi qe ju vjen pervjetori i babait.. e kini rastin te perfundoni detiren.. pra te lani hesapet me demokratet e ti kanibalizoni si ne vlor 97-te..
    jini shtuar ju luizat.. e caushet..
    tash kini dhe luiz xhuvane e mega e sesere.. e xhacka.. kini fatmir toca.. me kollare e me shum paskala e gjinusha... e hamit beqa e xhelil causha.. kini me shume fidela miliardara e me shume aldo bare e arapa qe mezi po presin te vringellojne hanxharet mbi kokat e njerzve..
    edhe pergatitjet i kini bere shum sofistikejshen..

    bekime tek vidhersi e linoja kini marre.. po dhe me dulen e paskalin i kini ujdisur pipzat me athinen..
    vetem se.. nji gje nuk e kini fare siguramento..
    qe ne ate kasaphane qe do shpertheni tani nga java e pare e tetorit.. e qe do arrije kulmet ne datat 10 deri me 16 tetor.. a do dilni dhe ju pa lagur..

    nejse.. juve i planifikoni mire gjerat..
    po une do kisha deshire.. kete radhe qe tju shoh dhe juve ne hell .. sikurse ju doni te shihni shqiperine.. te bere shkrumb e hi.. e ta provoni nji her cdo te thote.. ferr..

    kot po te pies.. dini gje ju soji juaj se ku dhe kur e beri uje gėrqishten ki kriedobici juaj..?
    me porosi te ramizit a nexhos e beri ki monstra kte kursin e gjuhes?












    .

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    PE-Rames: Qeveria permbyset vetem permes zgjedhjeve

    Koha Jone

    Rozeta Rapushi

    Eurodeputetet ne Parlamenti Evropian, diskutuan mbi situaten politike ne Shqiperi, duke inkurajuar forcat politike qe te gjejne nje zgjidhje mbi ngercin e tejzgjatur ne vend. Deputetet e Partive Popullore po diskutojne mbi nje shtytje tjeter per politiken ne Shqiperi, ne kuader te vijueshmerise te dialogut mes tyre dhe ecurine drejt integrimit ne Bashkimin Evropian.

    Eurodeputetja Dorsi Pack, fajesoi dje direkt kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama, si pergjegjesin e situates politike ne vend, duke kerkuar dialog dhe realizim sa me te shpejte te reformave. "Edi Rama, po kerkon me cdo kusht qe te permbyse qeverine, por ky proces behet nepermjet zgjedhjeve dhe ai duhet te prese procesin e ardhshem zgjedhor. Nese kerkon qe te ndryshoje ligjin zgjedhor, le ta beje, qeveria me sa e kemi pare ka qene dakord. Dua te kujtoj ketu se ky ligj zgjedhor eshte bere me konsensus te plote mes dy partive te medha politike PD-PS", tha Pack.

    Sipas saj, Shqiperia ka bere reforma dhe ato jane te dukshme, pavaresisht se ka ende pune per t'u bere. Megjithate, Pack vleresoi faktin se nje nga ndryshimet e medha, eshte pajisja e shtetasve me karta identiteti si dhe zhvillimi i procesit zgjedhor. "Vitet e fundit ndryshimi ne Shqiperi ka qene i madh. Per shembull shtetasit po pajisen me karta identiteti e pasaporta, ne nje kohe kur ato nuk ekzistonin me pare. Procesi zgjedhor ishte i mire, madje me i miri i zhvilluar deri me sot, pavaresisht se ka disa probleme", theksoi Pack. Ne te njejten linje edhe eurodeputeti Eduard Kukan, u shpreh se partite politike, duhet te gjejne sa me shpejt gjuhen e perbashket dhe rrugen e tyre drejt Evropes. Si nje keshille per situaten konfliktuale ne vijim, Kukan tha se uron qe forcat politike te gjejne dialogun ne Kuvend. "Eshte bere nje hap para, pasi te pakten opozita eshte kthyer ne Kuvend dhe po merr pjese. Por une e ve theksin tek dialogu politik qe eshte shume i rendesishem per te ardhmen evropiane te Shqiperise", u shpreh Kukan.

    Ne te njejten kuader, eurodeputetet vleresojne progresin e bere nga Shqiperia ne kuader te reformave, por ne kete aspekt theksojne se me shume pune duhet bere ne luften kunder korrupsionit dhe realizimin e reformave ne sistemin e drejtesise. Reforma te cilat jane peng i konsensusit te munguar prej me shume se nje viti PD-PS. Megjithate ne perfundim te fjales se tyre, eurodeputetet pervec ngercit politik ende prezent, theksojne se Shqiperia eshte ne rruge te drejte. 8-9 Tetor Ne javen e pare te muajit tetor, Parlamenti Evropian do te shprehe qendrimin e tij ne seance plenare, nderkohe vendimi perfundimtar per heqjen e vizave per qytetaret shqiptare pritet te merret ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave te Brendshem te Bashkimit Evropian me 8-9 Nentor 2010.

    Vleresimet, Komisioni Evropian: Vizat, jane plotesuar kriteret Raporti i Komisionit Evropian pro liberalizimit te vizave per Shqiperine me te gjitha vendet e Bashkimit Evropian, vlereson se vendi yne i ka permbushur te tre kushtet shtese te paraqitura ne maj te ketij viti dhe se eshte gati per liberalizimin e vizave ne fillim te muajit tetor. Ne raport vleresohet permbushja nga Shqiperia te tre kritereve shtese te paraqitura ne maj, krahas propozimit per heqjen e vizave Shengen per qytetaret shqiptare. Komiteti per Ceshtjet e Brendshme dhe Lirite Civile te Parlamentit Evropian, do te marre keto dite ne shqyrtim, raportin final te paraqitur nga Komisioni Evropian, se bashku me rekomandimin per liberalizimin e vizave me Shqiperine.

    http://www.kohajone.com/zarticle.php?id=56798
    "They will not control us, We will be victorious"

  5. #75
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Njė milion tė papunė, Rama bėn thirrje pėr bashkim nė protesta


    KORĒĖ- Kreu Socialist Edi Rama ka vijuar turin e tij nėpėr Shqipėri, ndėrsa sot ėshtė ndalur nė Korēė. Edhė njėherė Rama e vuri theksin tek rikthimi tek protestat si e vetmja rrugė pėr tė larguar ketė qeveri, e cila sipas tij ka marrė peng demokracinė e vendit. Rama tha se Shqipėria nuk po zhvillohet, ndėrsa pushteti po. Ai kujtoi edhe njėherė sot nga Korēa numrin e madh tė tė papunėve nė Shqipėri, qė sipas tij shkon deri nė 1 milion.

    Duke u ndalur tek njė nga temat e ditės, atė tė paisjes sė bizneseve me kasat fiskale, Rama tha se procesi ėshtė i korruptuar dhe se Berisha ėshtė i interesuar pėr pėrfitime nga ky proces.

  6. #76
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    *
    Rama: Protesta kudo, nė rrugė dhe nė Parlament

    *
    Lideri i opozitės, nga Berati, tregon strategjinė e veprimit politik
    Kryetari i Partisė Socialiste ėshtė ndalur dje nė Berat, nė kuadėr tė turit “Largohu: Shqipėria kėrkon transparencė, drejtėsi, zhvillim”. Ai ėshtė takuar me anėtarė dhe simpatizantė tė kėsaj partie nė kėtė qytet, ku ka qenė i shoqėruar nga kryetari i Asamblesė Kombėtare tė PS-sė, Gramoz Ruēi, dhe deputetė tė majtė tė qarkut. “Bashkėbisedimi qė PS ka nisur nė mbarė vendin po krijon mundėsinė pėr meditim mbi gjendjen nė tė cilėn ndodhet vendi sot”, e ka nisur fjalėn Edi Rama, i cili ritheksoi situatėn e vėshtirė tė cilėn opozita premton ta ndryshojė. Pėrmes rrugės sė protestave dhe reagimit qytetar, PS po vė nė lėvizje mekanizma opozitarė qė pritet tė materializohen nė muajin tetor. “Ne do tė vazhdojmė rezistencėn tonė demokratike pėrmes protestave, nė rrugė, nė Parlament, nė qytet e nė fshat. Vetėm duke larguar Berishėn dhe qeverisjen e tij, ne do tė vendosim nė vend drejtėsinė e zgjedhjeve tė vjedhura, transparencėn e vjedhjes sė votės”, deklaroi kreu i Partisė Socialiste. Mesazhi i opozitės jo vetėm i bėn jehonė krizės ekonomike dhe pasojave shkatėrrimtare tė korrupsionit qeveritar, si pjesė e sė keqes qė ka pėrfshirė vendin, por ai nė tė vėrtetė po zbulon edhe demagogjinė e madhe mashtruese mbi tė cilėn po ngrihet edhe kredoja e integrimit. Sipas Edi Ramės, situata dėshpėruese ku qeveria e Sali Berishės e ka ēuar vendin, thjesht e mban Shqipėrinė larg Bashkimit Europian. “Njė qeveri e cila nuk e lė popullin tė zgjedhė, ėshtė njė pushtet interesash, ėshtė njė qeveri qė nuk do t’ia dijė pėr hallet, problemet e jo mė pastaj pėr dėshirat, shpresat dhe ėndrrat e njerėzve. Ky ėshtė dallimi i madh midis njė demokracie tė marrė peng dhe njė demokracie qė funksionon, mes Shqipėrisė sė sotme, qeverisė sė saj dhe vendeve tė Bashkimit Europian, ku ne duam tė bėhemi pjesė”, u shpreh Edi Rama. Ai ka prekur edhe ngjarjet e fundit nė Tiranė, kur pėrmes njė procesi qė ai e quajti “tė transparencės” po dalin nė sipėrfaqe njė seri faktesh dhe tė dhėnash qė dokumentojnė shqetėsimet e opozitės. “Baladat qė po dalin pėr ditė nė dritėn e diellit falė procesit tė transparencės qė ne kemi nisur, pasi e kemi thėnė se ky nuk ėshtė njė proces politik akuzash dhe shpifjesh pėr tė fituar mbi kundėrshtarin, por ky ėshtė proces transparence pėr tė ndėshkuar tė vėrtetėn e rėndė, qė sot fatkeqėsisht kemi mbetur tė vetmit qė kemi fuqinė dhe vullnetin ta ndėshkojmė nė kushtet kur gjithēka rreth nesh ėshtė tkurrur dhe mbledhur nė vetvete, qė nga shoqėria civile, sipėrmarrja dhe tek vetė mediat”, tha Edi Rama. Balada e korrupsionit e nxjerrė nė sipėrfaqe nga PS po shėrbehet si mjet qė plotėson moralisht angazhimin dhe kredon opozitare pėr tė protestuar. Me njė krizė qė dėshmohet dita-ditės, me faktet e korrupsionit qė nuk mund tė pėrgėnjeshtrohen dhe me demagogjinė e kapur nė flagrancė tė njė Kryeministri qė nuk njeh asnjė pėrgjegjėsi pėr ato qė ngjasin nė qeverinė e tij, PS ka arritur tė ndėrtojė terrenin e njė lėvizjeje qė bėhet e natyrshme, pėr mė shumė qė kriza ekonomike sipas saj, ka zbritur deri nė xhepin e ēdo qytetari tė thjeshtė, tek i cili shpresohet edhe ndryshimi. “Ne nuk duhet ta lėmė njė popull qė tė mbetet peng i politikės sė neveritshme qė zanatin e politikės e kthen nė zanat tė vjedhjes. Sot nė vend numėrohen njė milion tė papunė dhe mjafton qoftė dhe ky fakt, qė ne tė kėrkojmė largimin e kėsaj qeverie. Me anė tė protestave qė do tė zhvillojmė, nė rrugė, nė Parlament, ne do tė mund tė largojmė Berishėn dhe qeverisjen e tij”, ėshtė shprehur ai.

  7. #77
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Lajmet Kryesore
    Topalli: Protestat e opozitės nė prag tė vizave, antishqiptare
    Nga Muriqani ku zhvilloi njė vizitė sė bashku me njė grup tė Asamblesė Nacionale tė Francės, kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli tha se protestat paralajmėruara tė opozitės janė antishqiptare dhe kundėr lėvizjes sė lirė. E pyetur pėr qėndrimin e Partisė Socialiste pas ultimatumit tė Shteteve tė Bashkuara pėr Gjykatėn Administrative,

    kryetarja e kuvendit shprehu besimin se opozita do tė japė konsensusin e saj pėr projektligjin. “Nė tė kundėrt opozita do tė kryejė njė tjetėr vetėvrasje politike”, u shpreh Topalli. Duke pėrshėndetur vendimin e Komisionit tė Brendshėm tė Parlamentit Europian pėr heqjen e vizave me Shqipėrinė, Topalli tha se vendi i ka plotėsuar tė gjitha kushtet pėr tė pėrfituar lėvizjen e lirė.

    *
    Sot
    I paska hy frika xhuzufines

  8. #78
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Rama nė Durrės: Qeveria sillet si organizatė kriminale
    Kryetari i Partisė Socialiste ka vijuar turin e tij tė takimeve me pėrfaqėsues tė kėsaj force politike nė rrethe. Ai ėshtė ndaluar kėsaj radhe nė Durrės. Gjatė fjalės sė tij, Rama akuzoi qeverinė si njė organizatė kriminale, ndėrsa theksin e vuri tek gjendja ekonomike, e cila sipas tij ėshtė e rėnduar. Rama e cilėsoi kėtė produkt tė vjedhjes sė votės dhe fajėsoi

    qeverinė pėr korrupsion dhe paaftėsi. Nė Durrės kryetari Rama, deklaroi se reagimi i kryeministrit Berisha pėr kasat fiskale ishte skandaloz. Nė kėt drejtim ai nėnvizoi po ashtu se kryeminsitri Berisha nė mėnyrė skandaloze nuk uli ēmimet. Ai shtoi se vendosja e kasave ishte antikushtetuese, dhe kriminale si dhe shitja e tyre ėshtė bėrėr pėrmes sistemit korruptiv. Pėrsa i pėrket kėsaj ēėshtje, nga pėrfitimi i kėtyre kasave shkon nga 40 milion deri nė 100 milion euro.


    *

    *

  9. #79
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Rama: Berisha na futi nė krizė
    30/09/2010 15:00

    Nga Durresi, kreu i Partisė Socialiste Edi Rama akuzoi kryeministrin se me votat e vjedhura nė 28 qershor po kėrkon tė grabisė edhe Shqipėrinė.
    Kriza ekonomike ka qene pika kryesore ne te cilen eshte ndalur lideri i opozites duke theksuar se kabineti aktual vec korrupsionit dhe konfliktit te interesit eshte i paafte per me teper sipas tij per te drejtuar vendin.

    “A e kuptoni se cfarė niveli sharlatanizmi duhet pėr tė arritur nė kėtė majė tė tillė tė abuzimit me pushtetin me detyrėn, tė abuzimit me njerėzit”, tha Rama.

    Lideri i opozites, nuk ka lene pa permendur edhe ate qe eshte kthyer ne ceshtje dite dhe per te cilen po perplasen ashper socialistet dhe demokratet, problemin e kasave fiskale.

    “Pse nuk i rimburson drejtpėrdrejt nga buxheti i shtetit? Se ato lekė nuk ka ndėrmend t’ua ktheje mė qytetarėve, por kėrkon t’i fusė nė llogarinė e oborrit tė pushtetit, nga ky oborr qė kėrkon tė plackisė Shqipėrisė. Pėr ne ka vetėm njė rrugė, atė tė rezistencės dhe tė protestės deri nė largimin e kėsaj qeverie”, tha Rama.

    Ne situaten kur kriza politike nuk po merr zgjidhje socialistet kane nisur turin e takimeve neper rrethe te cilat do te pasohen me pas sipas selise roze me protesta masive qe do te synojne rrezimin e qeverise.

  10. #80
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Tubimi
    Kreu i opozitės vijon turin nė Durrės: Pa hetim tė zgjedhjeve, nuk ka votim nė Kuvend
    “Qeveri si tė Berishės bien, nuk rrėzohen”. Me kėto fjalė lideri i opozitės, Edi Rama, ka shuar nga Durrėsi zėrat pėr forma mė agresive tė protestave pėr tė larguar Kryeministrin Sali Berisha nga pushteti, ndėrkohė qė ai dhe numri dy i socialistėve, Gramoz Ruēi, kanė shprehur qėndrimin e tyre kundėr votimit tė projektligjit pėr Gjykatėn Administrative nė Kuvend. Deputetėt e opozitės do tė jenė nė seancėn parlamentare, por qėndrimi i tyre nuk do tė jetė pro miratimit tė njė projektligji, tė cilit i ėshtė kontestuar, sipas Ruēit, 1/3 e neneve tė tij nga USAID prej muajsh dhe ende qė nga marsi e deri mė sot Komisioni i Ligjeve nuk i ka marrė nė shqyrtim ato. Pa njė hetim tė zgjedhjeve, pa transparencė tė tyre nuk do tė ketė njė marrėveshje mes dy kaheve tė politikės shqiptare, ndėrsa ėshtė deklaruar se protestat do tė vijojnė, pasi kriza ėshtė ulur kėmbėkryq nė vendin qė po qeveriset nga asnjė organizatė me qėllim fitimin dhe njė organizatė kriminale nė disa drejtime. E ndėrsa kryeparlamentarja Jozefina Topalli ėshtė shprehur dje e bindur pėr votimin e projektligjit nga opozita, nė tė kundėrt do tė ishte njė vetėvrasje politike pėr tė, nė mbrėmje nga Durrėsi vjen pėrgjigjja e opozitės pėrmes drejtuesve tė saj. “Nuk ėshtė faji ynė pse kėto reforma tė munguara do t’i mungojnė ende shqiptarėve. Ne i kemi propozuar mazhorancės qė PS ėshtė e gatshme pėr reformat dhe institucionet e munguara dhe kemi kėrkuar njė projektmarrėveshje pėrmes hartimit tė njė rezolute”, tha Ruēi nė pėrgjigje tė pyetjes pėr qėndrimin nė seancėn parlamentare tė ditės sė sotme, nga ana e deputetėve socialistė. Edhe kryesocialisti Rama, duke shprehur qėndrimin e kėsaj force politike, u shpreh se problemi nuk ėshtė tė shtojmė hallkat e njė mekanizmi tė korruptuar drejtėsie, por tė zbatojmė ligjet: Ne nuk vuajmė se kemi ligje dhe gjykata, po se ato nė realitet nuk ekzistojnė, nuk funksionojnė. Hetimi i zgjedhjeve ėshtė guri i themelit”, Nė takimin e Durrėsit, ashtu si dhe nė takimet e tjera me bazėn, Rama theksoi se thellimi i varfėrisė, papunėsisė dhe i gjetjes sė tė drejtės nė Shqipėri i kanė rrėnjėt te kutitė e mbyllura tė 29 qershorit. Mė tej ai e ka vlerėsuar si skandaloz reagimin e Berishės ndaj kasave fiskale dhe protestės sė tregtarėve, reagim qė cenon ndjeshėm qytetarėt pėrmes cungimit tė buxheteve tė bashkive dhe cilėsisė sė shėrbimeve qė ofron qeverisja vendore. Rama deklaroi se rruga e protestave ėshtė e vetmja qė do tė ēojė nė largimin e Berishės nga pushteti, ndėrsa pėr sa i pėrket liberalizimit tė vizave u shpreh se tashmė ėshtė njė fakt thuajse i kryer, rezultat i vullnetit tė Europės ndaj shqiptarėve dhe procesit tė kandidimit tė Shqipėrisė si vend anėtar nė BE. Nė pėrgjigje tė njė tjetėr pyetjeje, Rama deklaroi se ēėshtje si ajo e Hamallajt kėrkojnė dhe ndėrhyrje drastike, po jo arrogancė, dhunė e shkopinj ndaj qytetarėve, po transparencė dhe bindje pėr investimet qė do tė kryhen. “Njė vend si Shqipėria ka nevojė pėr investime e zhvillime e pėr masa shpeshherė drastike, po nuk ka vend pėr arroganca. Ajo qė ndodh nė atė fshat ėshtė thjesht njė shenjė. Zgjidhja nuk ka pse tė vijė me dhunė e shkop dhe nuk shpėtojmė dot nga kėto nėse nuk ndryshojmė modelin e qeverisjes. Jemi nė kushtet kur duhet tė largojmė kėtė despot. Po fjalėt pėr largim me dhunė tė ndokujt janė qasje tė gabuara. Beteja ėshtė e vėshtirė. Kėrkon rezistencė, vullnet dhe pasion”, pėrfundoi Rama bashkėbisedimin e tij me qytetarėt nė Durrės.

Faqja 8 prej 22 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •