Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1

    Ndjenja të mbajtura fshehur në zemër!

    Cdo kujt i ka ndodhur te dashurohet dhe ate dashuri e ka mbajtur me vite te tera ne vete pa ja shpallur askujt,as dhe atij qe e dashuron!!
    Dhe me vone e mer vesh se personi u ka martuar,ka femije, ne nje kohe qe edhe ti ke vazhduar jeten tende, por me mendimin gjithmone tek ai me vite te tera!!
    A ju ka ndodhur kjo gje dhe si do kishit vepruar qe ta harroni,ose si do vepronit me pas!!

    Cili eshte mendimi juaj?
    Ndryshuar për herë të fundit nga DI_ANA : 02-10-2009 më 04:03 Arsyeja: Rregullim ortografi!

  2. #2
    100%Shqiptar Maska e DJAL_PELIVAN
    Anëtarësuar
    04-12-2006
    Vendndodhja
    Texas USA
    Postime
    291
    BurnetaH me vjen keq per rastin por sduhej ta lesh ti te ikesh ne ate menyre duke e mbajtur te fshehte dhe duke mos ja shprehur personit qe e doje ,per sa i perket pyetjes ... a ju ka ndodhur..? Jo , eshte rast qe nuk i ndodh cdo njerit edhe kur ndien per dike dicka nuk e shpreh ajo ndienje largohet sepse nuk eshte frutshme ,por e ke lene te harrohet vet dhe personi qe e doje mbase sju ka dashur ose kapritur ndo nje pergjigjje nga ty te cilen se mori kurr dhe ka humbur
    shpresat dhe ka vazhdu rrugen e jetes duke rigjet nje dashuri tek nje Tjeter Person

    Respekte
    BanDa-BuTueSi

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2009
    Postime
    46
    burnetaH,

    pyetje interesante.

    Besoj qe ka disa keqkuptime ne lidhje me ate qe quan dashuri. Une besoj se dashuri jashte nje marredhenieje nuk ka. NUk mund te duash dike pa e njohur, pa e takuar, pa biseduar asnjehere me te. Kjo lloj dashurie eshte per mendimin tim nje mit qe mban peng shume njerez, duke krijuar nje imazh ideal per dike thjesht duke e admiruar se largu; nderkohe qe ka shume mundesi qe po ta takonit ne jeten reale ate person, apo po ta kishit afer nuk do t'ju terhiqte si person e jo me ta donit.

    Me ka ndodhur te kem simpati te forte per dike thjesht duke e pare se largu, por kur e kam takuar kete person per here te pare, qe me fjalet e para qe tha u shkermoq idhulli im.

    Besoj qe ndjenja te tilla admirimi ideal prej se largu, kalojne shumica e te rinjve, apo do te thosha cdo i ri/e re. Kjo eshte normale dhe pjese e procesit te rritjes dhe pjekurise. Te vazhdosh me keto ndjenja me duket te mbetesh peng i se shkuares dhe aq me keq peng i nje "dashurie" imagjinare, si edhe te pengon qe te perjetosh dashurine reale.

    Te vazhdosh te ruash ndjenja te fshehta ne zemer per kete person, nderkohe qe je ne nje marredhenie tjeter, apo aq me teper qe je i/e martuar, eshte tradheti ndaj personit me te cilin je lidhur apo je martuar. Prandaj eshte vendim qe ti merr qe te mos ia japesh zemren tende dikujt tjeter pervec atij qe ka lidhur jeten me ty dhe te eshte perkushtuar me jete.

    keto ishin mendimet e mia.

    gjithashtu kundershtoj mendimin se duhet t'ia shprehesh ndjenjat e tua atij personit. Ai njeri eshte i martuar- rruget tuaja jane ndare pergjithmone.

    cdo te mire

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga Burneta:CH Lexo Postimin
    hehe po dikur ai kerkoj nje vajz qe te martohet me te,kshuqe ajo ishte pran tij e cila e dashuronte po mund te them ma e re se ai,po mbasi ai nuk e ka bere hapin e pare e cpo prisja un nga ai,mbase pak edhe friga ekziston.
    Gjersa ai nuk ka bere hapin e pare atehere do te thote se nuk te donte, dhe nuk ja vlen qe ti akoma te vuash per te. Dhe aq me shume qe tani ai ka krijuar nje familje te tijin. Te ka ngelur fiksim pikerisht per kete arsye. Normale kjo per femrat.
    Mundohu te shikosh jeten tende pa ate brenda. Ruaje si nje ndjenje te bukur qe ke patur dikur per ate person. Nuk ja vlen gjersa midis jush nuk ka patur asnje lloj kontakti, apo nuk ka ekzistuar asnje lloj ndjenje.
    Feelings change - memories don't.

  5. #5
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Nqs nuk flet me nje njeri mbi ndjenjen e nuk diskutohet vazhdimesia bashke, nuk mendoj se mund te quhet "dashuri". Eshte thjeshte nje pelqim, ose maksimumi e ashtuquajtura "dashuri platonike". Gjithsesi duhet me teper e pastaj nqs s'te pjek asgje me te e mendon akoma per te, dmth qe fut veten neper iluzione, sidomos edhe me mendimin qe paska formuar nje familje. Shkurt nuk ka asgje tuajen, por eshte nje ide qe ti ke bere e ngaqe e ke mbajtur vetem per vete te ka mbetur ne mendje e te duket sikur ekziston akoma "dashuria jote".

    Ketyre gjerave i duhet dhene nje prerje me gershere nje here e mire, sepse s'te cojne askund.
    La vita è bella...

  6. #6
    Walk a little slower... Maska e ♥ Ela ♥
    Anëtarësuar
    11-07-2009
    Postime
    369
    Nje ndjenje e fshehur, sidomos per nje dashuri, nuk eshte ndjenje dashurie. Nje ndjenje dashurie quhet e tille vetem kur perjetohet nga te dy (per njeri tjetrin).

  7. #7
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anëtarësuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933

    Te jesh i forte ..

    Citim Postuar më parë nga Burneta:CH Lexo Postimin
    Cdo kujt i ka ndodhur te dashurohet dhe ate dashuri e ka mbajtur me vite te tera ne vete pa ja shpallur askujt,as dhe atij qe e dashuron!!
    Dhe me vone e mer vesh se personi u ka martuar,ka femije, ne nje kohe qe edhe ti ke vazhduar jeten tende, por me mendimin gjithmone tek ai me vite te tera!!
    A ju ka ndodhur kjo gje dhe si do kishit vepruar qe ta harroni,ose si do vepronit me pas!!

    Cili eshte mendimi juaj?
    cdo person ne fund ben cto doje po..
    Nuk e kuptoj se je vajz apo djal!!por nga ana ime per esperiencen personale
    doja te thoja:
    Cfar ka ndodhur ka ndodhur mbaj kujtimet e bukra si nje moment te bukur te jetes tende .
    Nga momenti qe ai apo ajo ka nje familje e femi ndryshon shum situazioni dhe kjo edhe sikur ai apo ajo te ket pik te dobet per ju.
    Un per veten time do u mundohesh te rija larg e shokut apo shoqes time aktuale do ju lutsha te me rrinte shum afer ,ne ato momente kur ndjen qe je tu be ndonje marrin
    .
    Familja eshte perpara cdo gjeje,imagino sikur shoku apo shoqja jote te ishte i pasigurt o te bente ndonje gje te till.
    Shih perpara mos u kthe me mbrapa,ste ndihmon ajo gje.
    Ndryshuar për herë të fundit nga altint71 : 03-10-2009 më 09:35

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2008
    Postime
    208
    Kur s'arrin te kesh dicka behesh e fiksuar........dhe ne keto situata ndjehesh e pashprese.........
    Ti e kupton plotesisht situaten por eshte dicka mbi ty qe nuk te le rehat, ti nuk mund ta shpjegosh dot dhe sado qe te mundohesh qe dhimbja te te pushon perseri ti jeton ne ankth.
    Ti je e ndergjegjshme por nuk e mund dot, nuk e ndal dot.......
    JO


    Nuk dua ta dua,
    por e dashuroj
    Nuk dua te vije,
    por e kerkoj.
    Nuk e dua ne ender,
    vjen me kaltersi.
    Nuk e dua ne shpirt,
    ... ka zene vend aty.........
    Nuk e deboj dot...
    nuk kam ate fuqi....
    edhepse vec dhimbje........
    mall e nostalgji........

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Eve
    Anëtarësuar
    20-06-2002
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    1,150
    Citim Postuar më parë nga Burneta:CH Lexo Postimin
    Cdo kujt i ka ndodhur te dashurohet dhe ate dashuri e ka mbajtur me vite te tera ne vete pa ja shpallur askujt,as dhe atij qe e dashuron!!
    Dhe me vone e mer vesh se personi u ka martuar,ka femije, ne nje kohe qe edhe ti ke vazhduar jeten tende, por me mendimin gjithmone tek ai me vite te tera!!
    A ju ka ndodhur kjo gje dhe si do kishit vepruar qe ta harroni,ose si do vepronit me pas!!

    Cili eshte mendimi juaj?

    Ohhhoo ai qenka martuar dhe per me teper ka femije. Sinqerisht, eshte dicka qe s'ia vlen më, duhet ta kuptosh dhe vet e dashur që eshte kapitull i mbaruar!

    Situata do ishte pak me ndryshe dhe me premtuese nese ai do ishte beqar. Po ti e ke pat shok apo si? Nese e ke pat shok, atehere duhet ti kishe dhene disa shenja qe ai ta kuptonte se ti e pelqeje. Kjo tregon se ai s'te ka pa kurr me syrin e nje te dashure...

    Une personalisht nese e kam dashur nje person shume dhe marr vesh se ai martohet me nje tjeter dhe ka femije, perfundimisht jam e sigurt qe do me veniteshin ndjenjat. Nesje varet nga femra.

    Keshilla ime: dashuro nje tjeter!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Eve : 03-10-2009 më 15:23
    Lost time is never found again.
    -Benjamin Franklin-

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar më parë nga Burneta:CH Lexo Postimin
    Cdo kujt i ka ndodhur te dashurohet dhe ate dashuri e ka mbajtur me vite te tera ne vete pa ja shpallur askujt,as dhe atij qe e dashuron!!
    Dhe me vone e mer vesh se personi u ka martuar,ka femije, ne nje kohe qe edhe ti ke vazhduar jeten tende, por me mendimin gjithmone tek ai me vite te tera!!
    A ju ka ndodhur kjo gje dhe si do kishit vepruar qe ta harroni,ose si do vepronit me pas!!

    Cili eshte mendimi juaj?

    Dashurit e para te parealizuara (konsumuara )nuk harrohen kurre ,jan ne nje cep te zemres si te fjetura ,i ndodh te gjithve ...
    Si t'ia besh per ta harruar ?!
    Pse duhet ta harrosh ,çfare pune te prish ,mbaje si nje kujtim te bukur ,te embel....
    dhe mos e realizo kurre ,sepse pastaj do ta kuptosh se e ke idealizuar kot ,eshte si te tjeret /rat.....
    Mire te ka thene Maryp ,jeta vazhdon ...
    Dashuria e vertete eshte me personin qe te ben ti ndihesh mire ,a tua agio....
    Ndryshuar për herë të fundit nga saura : 03-10-2009 më 16:19
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •