Shekulli sot shkruan..
----------------
ZGJEDHJET E PARAKOHSHME DHE "INSTITUCIONET"
Nga Gjergj Peēi
Kur folėm nė korrik tė vitit tė kaluar, e pikėrisht nė kėtė gazetė, pėr zgjedhje tė parakohshme, ne shkuam me hamendjen se opsionet demokratike pėr fatin tonė tė keq do tė ishin pėrsėri tė paqėndrueshme.
Tani, pas gati dhjetė muajsh, zgjedhjet e parakohshme janė njė mundėsi reale, dhe mesa duket, i vetmi mjet pėr tė dalė nga pėshtjellimi. Bindja se vetėm ato mund t'i japin fund krizės sė gjithanshme ėshtė mė e sinqertė, dhe mė racionale, se ēdo argument pėr koston e tyre.
Duke u nisur nga njohja personale, kemi vėnė re se kėto argumente, tė veshura me njė keqardhje pėr fatet e vendit, kur nuk ushqehen nga naiviteti, fshehin synimin pėr tė ruajtur me ēdo kusht statukuonė.
Nė ēdo kohė e nė ēdo vend ka grupe e individė, qė nė situatat mė kaotike vjelin pėrfitime kolosale, dhe nuk ėshtė ēudi qė nė favor tė mosndryshimit, tė dalin edhe analistė politikė, qė trajtohen me karitasin e pushtetit.
Faktori mė i rėndėsishėm pėr ribėrjen e zgjedhjeve, ka qenė padyshim sjellja e Gjykatės Kushtetuese. Me banalitetin e shqyrtimit tė pothuaj ēdo pretendimi tė ngritur nė votimet e kaluara dhe vendimet e saj tė dyshimta, ajo jo vetėm qė pėrcaktoi fatin e garės, por shtrembėroi edhe parimin mė themelor tė sistemit tė qeverisjes: atė tė zgjedhjeve tė lira, tė barabarta e tė pėrgjithshme.
Sikur tė mos mjaftonte kjo, Gjykata Kushtetuese gatoi edhe njė ēorbė kushtetuese kur doli nė mbrojtje tė njė individi, qė vetėm paaftėsia pėr tė parashikuar pasojat e veprimeve tė tij nuk e kishte lėnė tė jepte qė mė parė dorėheqjen.
Duke u bėrė palė me njė pjesė tė maxhorancės kundėr pjesės tjetėr, ajo e ka deformuar politikisht Kuvendin, dhe kjo jo pėr interesa tė pėrgjithshme e legjitime, por pėr partikularitete pa vlerė brenda tij.
Njė element tjetėr qė i pėrshpejton zgjedhjet e pėrgjithshme janė procedurat e votimit pėr Presidentin e Republikės. Megjithė arsyet qė parashtrojnė tani hartuesit e kėtyre neneve, ata me siguri nuk e kanė ditur kur i formuluan, se ligji zbatohet mė lehtė kur ėshtė i thjeshtė.
Pėr ironi tė fatit ishte vetė maxhoranca e sotme, ajo me tėrė zgjatimin e saj, qė e krijoi kėtė rebus; pastaj u detyrua ta shmangte nė katundet e Dushkut, dhe tani vjen vėrdallė pėr ta zgjidhur.
Pasiguria dhe paniku qė ka mbjellė problemi i Presidentit nė radhėt e koalicionit qeverisės duket nė ērregullimin politik tė anėtarėve tė tij, dhe nė atomizimin e njė pjese tė Kuvendit.
Edhe sikur PS-ja ta miratojė me unanimitet kandidatin pėr President (dhe kėtė e pėrforcon edhe ideja se asnjė nga deputetėt e shportės qeverisėse nuk do ta rrezikonte si rregull mandatin e tij, duke votuar kundėr kandidaturės sė propozuar), a mund ta mbledhė ajo numrin e nevojshėm tė votave, dhe a mund tė sigurohet qė asnjė nga deputetėt e saj nuk do ta sabotojė aksionin, thjesht ngaqė e ka tė sigurt mandatin nė zgjedhjet e ardhshme?
Ajo qė i bėn tė domosdoshme zgjedhjet e parakohshme ėshtė edhe keqpėrdorimi e paralizimi i administratės. Mbushja dhe zbrazja e njėpasnjėshme e kapsollave politike nė krye tė saj, e ka nxjerrė mekanizmin jashtė pėrdorimit.
Cili ėshtė ai nėpunės civil qė i nėnshtrohet rutinės kur jeton me frikėn e katastrofės? Kėtė psikozė e ka amplifikuar edhe ndjeshmėria kalorėsiake e medias. (Nga pikėpamja profesionale, vetėm vala e fundit e krimit nė rrugė dhe familje, e ka ndihmuar atė tė pasqyrojė ngjarje reale, sepse njoftimet dhe titujt kryesorė tė saj janė bazuar kryesisht mbi llafet e politikanėve.)
A e kanė llogaritur, vallė, agjitatorėt e PS-sė, se deri ku shkon rezistenca e administratės, kur i luajnė karriket e saj sa herė qė u vjen pėr shtat?
Ka edhe shumė arsye tė tjera po kaq bindėse qė i vendosin zgjedhjet e parakohshme nė radhėn e zhvillimeve tė pritshme, por ne duam tė bėjmė kėtu njė koment tė shkurtėr pėr fjalėn "institucion", qė pėr nga pėrdorimi ia ka kaluar edhe klishesė sė vjetėr "nė emėr tė popullit".
Tė merr frika kur sheh qė njė nocion aq i zbrazėt sa institucioni, nė Shqipėri ėshtė kthyer nė njė gropė thithėse, ku humbin tė gjitha arsyetimet e mėsipėrme. Megjithatė, ana komike e ēėshtjes ėshtė se edhe mė gjytyrymi ndėr shqiptarėt nuk i ka shpėtuar joshjes pėr ta pėrdorur kėtė fjalė kur i jepet rasti.
Sot nuk ėshtė e vėshtirė tė konstatosh se shumica e llafeve pa kuptim tė politikanėve thuhet nė emėr tė institucioneve. Nė vėshtrimin mė tė pėrgjithshėm, institucion do tė thotė "diēka qė ka marrė njė trajtė tė pėrcaktuar si element i njė shoqėrie tė organizuar".
Por, duke iu ruajtur groteskut dhe duke i qėndruar me besnikėri pėrkufizimit, a ka ndonjė institucion tjetėr nė Shqipėri, d.m.th., ndonjė gjė tė konsoliduar brenda sistemit, pėrveē shoferėve, bodigardėve apo Monėve? Edhe nė kohėt mė tė vėshtira tė kėsaj dekade, ky institucion nuk ėshtė prekur; pėrkundrazi, ėshtė zhvilluar dhe sot po lulėzon.
Njė miku im shqiptar qė jeton nė njė vend tė huaj nuk e la pa e vėnė re kėtė fenomen gjatė sherrit tė madh tė PS-sė, kur mė tha njė ditė nė telefon se "po erdhi Solana aty pėr tė qetėsuar situatėn, duhet tė mbledhė tė gjithė shoferėt, bodigardėt dhe Monėt."
Krijoni Kontakt