Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    “Zhduket” kompjuteri sekret i misionit shqiptar në OKB

    “Zhduket” kompjuteri sekret i misionit shqiptar në OKB

    17/09/2010



    Aparati përdorej për informacionin e klasifikuar. Kishte telegrame për Tiranën

    Zhduket në mënyrë misterioze nga misioni diplomatik shqiptar në Nju Jork një pajisje e rëndësishme, nga ku komunikohej me Tiranën për informacionet “Top sekret”. Gazeta “Shqip” ka arritur të sigurojë një shkresë zyrtare të firmosur nga ambasadori shqiptar në misionin e përhershëm në OKB, ku theksohet se është zhdukur pa lënë gjurmë një kompjuter i rëndësishëm që përdorej për të transmetuar informacionet e cilësuara “të klasifikuara”. Shkresa mban datën 4 mars të këtij viti. Në krye të kësaj shkrese, që mban lëndën “Ngjarje e pazakontë në mision” dhe i adresohet sekretarit të përgjithshme të Ministrisë së Jashtme, ambasadori Ferit Hoxha thekson: “Sot në mëngjes kam konstatuar që kompjuteri i markës ‘Dell’ e që përdorej për komunikimin e klasifikuar është zhdukur”. Rëndësinë e kësaj ngjarje e jep një pjesë e letrës së ambasadorit, e cila thekson se në këtë kompjuter ndodheshin telegrame drejtuar qendrës, që sipas metodës së punës ishin “sekrete”. Por nuk bëhet e ditur përmbajtja e telegrameve. Për ngjarjen është shkruar shkurt, ndërsa në paragrafin e dytë sqarohen arsyet se ky skandal nuk mund të zbulohet dhe mund të mbetet në arkivin e mistereve të pazgjidhshme. “Misioni nuk ka kasafortë në gjendje pune dhe kompjuteri gjendej mbi tavolinën e punës në zyrën ngjitur me atë të titullarit, një nga tre zyrat e punës që ka misioni dhe që përdoret për komunikimet dhe ku ka gjithnjë një person gjatë kohës së orarit zyrtar”. Ndërkaq, në pjesën vijuese të letrës që ambasadori Hoxha i dërgon MPJ-së, thekson se “në kushte normale në mision ndiqet një rregull, sipas të cilit një prej nëpunësve është i pranishëm në mision, përveç rasteve shumë të veçanta kur dendësia dhe rëndësia e aktivitetit imponon pamundësinë. Dje pasdite duhej të kishte pasur një person në mision. Nuk ka grafik formal, por një marrëveshje mes kolegësh, sipas ngarkesës së gjithsecilit. Nga shqyrtimi i rrethanave nuk është e qartë se çfarë mund të ketë ndodhur dhe kush mund të jetë autori i një vjedhje të tillë”. Në shkresën që mban siglën “I paklasifikuar” theksohet se situata e sigurisë në misionin shqiptar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara është në gjendje të rëndë. “Misioni nuk është i pajisur me kamera dhe asnjë lloj verifikimi i pavarur nuk është i mundur”. Por gjendja rëndohet duke lexuar në vazhdim këtë shkresë zyrtare, në të cilën bëhet e ditur se kompjuteri i informacioneve sekrete është zhdukur në mënyrë misterioze, ndërkohë që asnjëri prej diplomatëve tanë në Nju Jork nuk ndodheshin në mision! “Asnjë prej nëpunësve të misionit me të cilët kam biseduar në detaje sot (më 4 mars) nuk ka konstatuar ndonjë gjë të veçantë dhe askush prej pjesëtarëve të misionit nuk është në gjendje të japë ndonjë indikacion se çfarë mund të ketë ndodhur. Sipas tyre, kanë qenë pak minuta kur në mënyrë rastësore mund të mos ketë pasur njeri në zyrë”, theksohet në letrën që ambasadori Ferit Hoxha i dërgon Ministrisë së Punëve të Jashtme. Por kreu i selisë sonë pranë OKB-së ka dhënë një pistë të mundshme të grabitjes së kompjuterit, e cila është: “Një person nga jashtë është ngjitur në katin e dytë ku janë zyrat. Dyert e zyrave duhet të kenë qenë të hapura dhe personi, pasi ka konstatuar se në atë moment s’ka njeri, duhet të ketë marrë kompjuterin (lap top) i formatit mini, e që mund të fshihej lehtësisht. Personi është larguar menjëherë pa kontaktuar asnjë person tjetër në mision”. Kompjuteri ruhej me dy fjalëkalime, një kryesor për programin Windows dhe një tjetër për dosjen ku gjendeshin telegramet e fundit të dërguar në Tiranë. Fjalëkalimet njiheshin vetëm nga titullari, ndërsa fjalëkalimi për shifrim dhe deshifrim nuk gjendej në ndonjë vend në kompjuter dhe është i ruajtur në një vend të veçantë. Në kompjuter gjendeshin vetëm 5 telegramet e fundit që janë dërguar në Tiranë nga misioni. Për këtë ngjarje që ka ndodhur në mision nuk është njoftuar as personeli i sigurisë së Pallatit të Qelqtë, por as Departamenti i Policisë së Nju Jorkut. Ambasadori Hoxha e mbyll letrën e tij: “Më duhet të theksoj se kushtet e sigurisë në mision janë absolutisht jashtë çdo norme të mendueshme apo të pranueshme sigurie. Kjo situatë është gjerësisht e njohur nga kushdo që ka hyrë të paktën një herë në mision. Në këto kushte misioni nuk mund të marrë apo dërgojë informacione të klasifikuara”.

    shpip
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Gjoni: Ngjarja në misionin në OKB duhet të hetohet në detaj

    Gjoni: Ngjarja në misionin në OKB duhet të hetohet në detaj

    18/09/2010

    Fatjona Mejdini


    Deputeti i PS-së: Do të thërrasim ministrin e Jashtëm në interpelancë

    Opozita do t’i kërkojë kryetarit të Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare të thërrasë në komision ministrin e Jashtëm, për të raportuar në lidhje me ngjarjen e zhdukjes së një kompjuteri në përfaqësinë tonë diplomatike në Nju Jork. Pas raportimit të këtij fakti nga gazeta “Shqip”, ky qëndrim konfirmohet nga ana e nënkryetarit socialist të komisionit, Ilir Gjoni, në një intervistë për gazetën “Shqip.

    Si e gjykoni gjendjen e sigurisë në përfaqësitë tona diplomatike, nisur nga një dokument i publikuar në gazetën “Shqip”, bëhet e diturqë në përfaqësinë tonë në Nju Jork zhduket në mënyrë të papritur një kompjuter i cili përmban dokumente të klasifikuara?

    Lajmi i dhënë në gazetën tuaj është shumë shqetësues dhe përbën një alarm serioz për tërë institucionet tona të sigurisë. Nga ajo çka kuptoj prej informacionit të dhënë në “Shqip”, shihet qartë se ka një hendek të madh sa i përket nivelit të sigurisë në përfaqësitë tona diplomatike dhe kjo shikohet dhe në fjalët e ambasadorit tonë, të cituara nga gazeta juaj: “Kushtet e sigurisë janë jashtë çdo norme të mendueshme apo të pranueshme”. Natyrisht nuk dua ta përgjithësoj këtë fakt, pasi më mungon informacioni, por lajmi është shqetësues. Materiali i botuar në gazetë të çon në një sërë pyetjesh e problemesh që kanë të bëjnë si me sigurinë, ashtu dhe me përgjegjshmërinë e autoriteteve, duke filluar nga drejtuesit e MPJ-së e deri tek ata të misionit, të cilët duhet t’u binin kambanave të alarmit prej kohësh, jo kur ndodhi grabitja. Këtu nuk dua të paragjykoj asnjë prej punonjësve të misionit, pasi ka gjasa që ata dhe kolegë të tjerë në misionet tona jashtë ta kenë informuar dikasterin e MPJ-së. Kjo është diçka që duhet hetuar më në detaj. Si rregull minimal në menaxhimin e informacionit të mbrojtur, apo ndryshe të klasifikuar, duhet që asetet, në rastin konkret laptop-i, të jenë të kyçura në kasafortë apo dollapë të sigurt. Informacioni dhe asetet e klasifikuara duhen mbajtur në vende të sigurta, të miratuara paraprakisht në përputhje me rregullat e përcaktuara të sigurisë. Gjithsesi, e ndjej për detyrë të nënvizoj faktin që Shqipëria nuk përbën një rast të veçantë për sa u përket këtyre problemeve. E kam fjalën për rrjedhje informacioni, apo raste të humbjes së teknologjisë sensitive, madje ky problem për ne është relativisht i ri. Dua të nënvizoj me forcë faktin se shteti ynë ka mjaft kuadro, specialistë të aftë në fushën e sigurisë, të cilët janë të përkushtuar në maksimum në përmbushjen e detyrave të tyre, në shumë raste sensitive e delikate, një pjesë e mirë e të cilëve janë në hije për shkak të natyrës së punës që kryejnë, por dhe të modestisë e pasionit me të cilin ata e kryejnë këtë detyrë. Shqetësimi im dhe ai i opozitës ka të bëjë me ndërgjegjësimin e autoriteteve drejtuese shtetërore për t’i kushtuar vëmendjen e nevojshme ekzigjencave të kësaj fushe, siç është siguria kombëtare, ku një element i rëndësishëm është ruajtja e sekretit shtetëror si dhe e kërkesave të herëpashershme dhe të justifikuara të specialistëve dhe profesionistëve.

    Më konkretisht do t’u referohem diskutimeve që ne bëmë para disa muajsh në Kuvend në lidhje me buxhetin e rishqyrtuar. Mjaft nga kërkesat dhe objeksionet e opozitës, së paku në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, lidheshin pikërisht me përmbushjen e nevojave financiare për të garantuar mbulimin efikas të gjithë gamës së veprimtarisë së punës së institucioneve të sigurisë, ku përfshihen veçanërisht SHIU, MB, MM etj. Apeli për ndihmë nga disa prej institucioneve të sigurisë adresuar Kuvendit dhe qeverisë ra në vesh të shurdhër, dhe ja ç’ndodh kur gjithçka politizohet, kur kërkesat legjitime të institucioneve dhe mbështetja e opozitës keqinterpretohen dhe instrumentalizohen duke u perceptuar si luftë politike. Jo, ky nuk është rasti. Me institucionet e sigurisë nuk mund të luhet, aq më pak të bësh lodra politike. Edhe rasti konkret që ju i referoheni, ka të bëjë pikërisht mbi atë çka ne shprehim shqetësim të vazhdueshëm: nevojën për mbështetje serioze nga ana e qeverisë, qoftë me burime financiare, ashtu dhe njerëzore të shërbimit të jashtëm dhe shërbimeve inteligjente, në mënyrë që të garantohet siguria e institucioneve tona dhe ajo e informacioneve sensitive tanimë jo vetëm për Shqipërinë, por dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, anëtarë të Aleancës së Atlantikut Verior. Më vjen keq të konstatoj, por me gjithë përpjekjet dhe arritjet në këtë fushë, ende nuk është krijuar kultura e nevojshme burokratike shtetërore për të menaxhuar me kujdes dhe vigjilencë informacionin shtetëror. Mjafton të përmend faktin se qeveria dhe institucionet tona të sigurisë kombëtare kanë nënshkruar rishtazi kontratë për unifikimin e përdorimit të komunikimit celular me një prej kompanive celulare me kapital dhe menaxhim tërësisht të huaj. Kuptohet që nuk ka asgjë të keqe për të shfrytëzuar shërbimet e ofruara, por një marrëveshje e tillë është bërë në mungesë të legjislacionit i cili rregullon përdorimin, ruajtjen dhe sekretimin e informacionit shtetëror, si dhe vendos parametra sigurie në marrëdhëniet mes institucioneve shtetërore dhe operatorit privat. Ne jemi dëshmitarë që mjaft punë shtetarët i kryejnë përmes kontakteve telefonike, kryesisht celularë. Informacioni që qarkullon, jo nga të gjithë kuptohet, mund të përbëje interes për agjencitë e huaja inteligjente dhe jo gjithnjë është i ruajtur nga interceptimet. Kjo, sa për t’ju dhënë një shembull se sa vulnerabël jemi potencialisht dhe realisht në menaxhimin e informacioneve me rëndësi shtetërore.

    Nga ana tjetër, në Komisionin e Sigurisë Kombëtare ju keni shprehur shqetësim në lidhje me rrjedhjen e informacionit që Shqipëria zotëron, duke qenë pjesë e NATO-s. Mund të na e shpjegoni më qartë se për çfarë bëhet fjalë?

    Ka pasur një keqkuptim më e pakta, dhe më e keqja një dëshirë për ta bërë lajmin sa më sensacional e komercial. Në Komisionin e Sigurisë nuk është deklaruar asnjëherë se vendi ynë ka “shitur” informacion apo është bërë burim i dhënies së informacionit të NATO-s. Dua ta ritheksoj edhe një herë, se nuk jemi dhe jam i bindur, as nuk do të jemi “delja e zezë” e rrjedhjes së informacionit të NATO-s. Shqetësimi ka qenë për të ndërgjegjësuar kolegët e komisionit dhe strukturat e shtetit për të qenë gjithnjë në alert për sa i përket menaxhimit të informacioneve sensitive.

    Cilat janë masat që do të ndërmerren nga ju dhe përfaqësues të tjerë të opozitës për këto çështje?

    Ne si opozitë nuk mund të marrin ndonjë masë në kuptimin e atyre administrativo-financiare, por do të vijojmë të insistojmë duke kërkuar në forumet politike, media, Komision të Sigurisë, Kuvend etj., që qeveria t’u kushtojë vëmendje të posaçme çështjeve të sigurisë kombëtare dhe në mënyrë të veçantë marrjes së masave të nevojshme që do të garantojnë siguri të plotë të menaxhimit të informacioneve që përbëjnë sekret shtetëror. Në këtë kuadër, unë personalisht, në bashkëpunim me kolegët e tjerë të opozitës në Komisionin e Sigurisë, do t’i kërkojmë kryetarit të Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare që të thërrasë në një seancë dëgjimore ministrin e Punëve të Jashtme, për të raportuar për rastin konkret të pasqyruar nga gazeta juaj, si dhe njëkohësisht për tërë sistemin e sigurisë në përfaqësitë diplomatike edhe shërbimin tonë të jashtëm në tërësi.

    shqip.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ne kuadrin e fushates pergatitore te revolucionit caushist envero zabito klosisto-skelarist luizo hoxho aldo bare arapo ed rucoist.. banda e bllokqenerve ka bere gati nje list te gjate me "zbulime skandalesh"..
    tash mileti u mesua dhe e kupton kte loj te felliqur te bllokqenerve te rinj.

    mirpo do u dale bllof se nuku ja ka ngen njerzit e mire ketyre qenefave me armani.. qe veren e kalojne neper dubaje e majorka e duke rinumeruar e kopsitur mire kontot sekrete bankare an e kend botes..

    sikurse ne revolucionin e deshtuar te cadërëve.. ne bulevard.. mileti nuk e hengri te behet caush per mafien bllokqenefe.. edhe tani ne prag te pervjetorit te dulles nuku besonjë se do e plotsojne armaten me causher..e kjo frike i ben te djallo-zhbirilojne me shume per te na mbushur mendjen se po "zbulojne shume skandale"..





  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kush ma gjen at videon me ato dy grate trimeresha qe ja plasin ne surrat ed qenefit.. te oborri spitalit..

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    O brar,

    mos shkrujt percart,

    ke noj llaf per temen?

    Komp i vjedhur thuhet eshte nji nga 5 comp qe Cia, i ka fal SHIK-ut,....

    nese ngjarja ka ndodhur sic shkruan Shqip, eshte nji ngjarje shume e rende.....
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kat.. te njoh per djalosh inteligjent..

    i ha vertet ti kumbllat qe pergatit laboratori kloso-gjono-ruco -ed eriono-mutist.. e lino widherso- vidhist..

    lol

    aman..

    deri ne prag te plasjes se kasaphanes keta qenefa cdo dite "do zbulojne skandale"..

    ta them une se cdo thone gjat ksaj jave?

    psh..

    qeveria con miell te helmatisur ne qytetin e vlores apo fierit.. si hakmarrje ndaj ... etjetj..pallavra..

    cfar sdo degjoc kto dite..

    vec mba vesh..

    nuku i njeh ti keta mo?

    e mban mend kur baballaret e tire kishin vene ne cdo dyqan.. ( ne te mjerat dyqanet bosh) te famshmen parulle.. ne vendin me te dukshem te dyqanit..

    "tregu inë socialist..pasqi.re e gjalle e epersise se rendit tone socialist ndaj atij borgjezo revizionist.."
    enver







    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga EdiR : 18-09-2010 më 18:53

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    O Brar,

    kur shkruan, e ke idene c'te nxjerrin gishtat?

    apo te kap "dallga" e ruco-edvoino-luiz e company....

    kujdes kur permend familjaret e njerzve qe s'i njeh.....
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #8
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Pa diskutim që kompiuterin duhet ta ketë vjedhur Rama ose Ruci.

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    E ka vjedh luiza hoxha qe eshte ne burg

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    i dashur kat..

    shprehja... shko piet babin.. nuk duhet marre keq..
    ka shum forumiste qe nuk e njohin sa e djallezuar ishte biroja me ne krye nexho ramiz ver hoxhen..
    dhe i hane me shum qejf dhe djallezite e birose se re te bllokqenve..
    prandaj shpesh un ketyre u them te pyesin me te vjetrit..

    keshtu duhet kuptuar kjo..

    pra paparagjykim.. plz..

    megjithate moderatori i ngarkuar nga biroja e forumit me fshi lapsusat le ta fshije ate shprehjen qe thash..

    ne teme nashtii..

    pra jemi ne pikun e fushates se shpifje- dezinformimit.. qe po e zhvillon me shum sukses partia e nexho ramiz verit.. me ne krye kapobandat e reja bllokqenore-qenefore-miliardere..
    ata llogarisin se me kto mashtrime do shtojne radhet e causherise (falangat qe do sulmojne institucionet dhe objektet e rendesishme an e kend vendit) sidomos shpresojne ne shtimin.. e causherise provincialo-mocalore skelaro bilishtare.. berato vajgurorse e patozo-tepelen-frakullore.. po dhe zadrimore haso krumore-koplikore pukjano zorrazhore..
    ku te mundin me nje fjale..

    i kan kopsitur mire ekipet..
    i kan caktuar qe ne dubaj-hotelet.. se kush do merret me shpifje te llojit shalso eriono brac-ore shegushe shamko hyso dado-leckore- re mimo kodhelore.. e kush me nxitje turmash sipas modelit fatmiro toci-toena-iste e hamit beqo iliro tak ndoko ngjelist.. e ala dokle ruco- djallisht..

    nga shpellat e erreta te krimit atyre u vjen cdo dite klithma.. po vonohemi more m.uter.. shum po e lini saliun ne pushtet.. levrini qen bir qenjsh.. se neser do jet vonë..

    ja kjo eshte meseleja o shokëni..



    ..

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •