Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 32
  1. #1
    EAGLE warrior Maska e MafiaWarz
    Anëtarësuar
    12-05-2010
    Postime
    1,787

    Përurohet në Kamëz të Tiranës shkolla “Ibrahim Rugova”

    Tiranë 13 shtator- “Duhet të ndiheni krenar që e nisni vitin shkollor në shkollën e re që mban emrin e njërit prej burrave më të shquar të kombit shqiptar të të gjitha kohërave, arkitektit të pavarësisë së Kosovës , intelektualit të madh shqiptar, presidentit Ibrahim Rugova. Ky burrë i shquar me dijen e tij me punën e tij, me udhëheqjen e tij, me idealet që mbrojti, ju dha nder shqiptarëve kudo në botë, kudo që janë më shumë se askush tjetër. Uroj që personaliteti i tij, kontributi i tij, t’ju frymëzojë ju, nxënësve të kësaj shkolle për arritje gjithnjë e më të mëdha”. Me këto fjalë kryeministri Sali Berisha iu drejtua 1200 nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Ibrahim Rugova” në Kamëz të Tiranës. Shkolla e cila është një investim prej 180 milionë lekës u përurua sot (e hënë) në prani të drejtuesve të Bankës Botërore në Shqipëri, kryeministrit Sali Berisha si dhe disa deputetëve. Shkolla ka rreth 40 klasa, për rreth 1200 nxënës, një shkollë me laboratorët dhe pajisjet më moderne në sajë të një projekti të quajtur “Cilësi dhe barazi në arsim”, nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës.

  2. #2
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    T'i lihet emri shkolles "Ibrahim Rugova" njeriut i cili shkeli mbi gjakun e deshmorëve, njeriu i cili nuk pranoj UÇK-në, njeriu i cili i dha shkas mediave të Beogradit ta quajnë UÇK-në ushtri terroriste, njeriu i cili kishte miqësi të ngushtë me Sllobodan Millosheviçin dhe në kohën e luftës kërkonte strehim tek ai, njeriu i cili asnjëherë nuk e vizitoj Prekazin dhe familjen Jasharaj, vend i cili nuk ka mbetur nga shqiptarë pa vizituar, ky i injoroi me pafytyrësinë e tij duke nënvlerësuar kështu kontributin historik të familjes legjendare Jasharaj.
    Pos ketyre gjërave ky ishte kryetar i LKJ-së paraardhëse e LDK-së, keso komunista nuk meritojnë të quhen figura kombëtare sepse i takojnë epokës së errët të komunizmit dhe të tillë do të mbetën sa të jetë stina e moti.
    Ndryshuar për herë të fundit nga EdiR : 14-09-2010 më 11:37 Arsyeja: I takon historise te shkruaje per te.
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Suksese kesaj shkolle qe po fillon punen e saje fisnike duke mbajtur emrin e atdhetarit te shquar Ibrahim Rugova.

  4. #4

    Mirëmëngjesi

    Po prandaj miq të dashur unë kohë më parë e kam pas hapur temën:

    A është e domosdoshme që rrugët, shkollat.. të emërtohen me emra personalitetesh?”,

    të cilin mund ta gjeni në këtë tufëz/link:

    http://www.forumishqiptar.com/showpo...88&postcount=1,

    jo se unë kam diçka kundër këtij emërtimi, por pikërisht për këtë që po shkruan gimche më lart. http://www.forumishqiptar.com/showpo...63&postcount=2

    Dhe qëllimi i ndërtimi të një shkolle nuk është se çfarë emërtimi do të ketë, emrin e cilit personalitet do ta mbajë, por çfarë gjeneratash të zonja do të nxjerrë, për t'u bërë të dobishme për shqoërinë - Atdheun.

    Kjo shkollë fare thjesht mund të quhej vetëm Shkolla e Kamzës, po nëse ka edhe ndonjë shkollë tjetër në Kamëz, mund të merrte një "2", "Shkolla e Kamzës", nr. 2.

    Emërtimet e tilla, sidomos kur njihen personalitetet mund të sjellë situata të tilla, sepse cilido personalitet ka edhe masën që nuk e do.
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 14-09-2010 më 02:40
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  5. #5
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Pajtohem 100% me Adem Gashin, ska nevojë që objektet e arsimit të marrin emra, sepse ato janë për arsim e jo për të krijuar ndasi ndërmjet popullatës. Unë fuqimisht e kundërshtoj veprimtarinë e Rugovës, ashtu si shumë shqiptarë, andaj emertimet e tilla shkaktojnë pakënaqësi në mesin e popullates ani pse unë nuk jetoj në Tiranë, por e flas ashtu sikur kjo shkollë të ndërtohej në Prishtinë. Për t'ju shmangur ketyre situatave pa dyshim vlen ajo që tha Adem Gashi.

    Përshëndetje!
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  6. #6
    E paskan be bërrllog tani !

    Ibrahim Rugova ishte komunist e ju emertoni shkolla me emrin e tij ?!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Uka te Berisha
    Ukë Rugova ka filluar të dalë në terren. Të hënën, në Tiranë, atë e takoi Kryeministri Sali Berisha. Të dy së bashku përuruan Shkollën Nëntëvjeçare “Dr. Ibrahim Rugova”, në Kamzë të Tiranës, që është më e madhja në Shqipëri.

    Nga Valmir Klaiqi më 14.09.2010 në ora 8:30
    Djali i ish-Presidentit Ibrahim Rugova, Uka, ka qëndruar të hënën në Tiranë, ku ka takuar Kryeministrin Sali Berisha.

    Siç pohohet, Kryeministri Berisha i ka uruar suksese Rugovës Junior për futjen në skenën politike të Kosovës.

    Ukë Rugova ka qëndruar në Tiranë për një arsye tjetër.

    Atje të hënën u bë përurimi i Shkollës Nëntëvjeçare që e mban emrin e babait të tij, Ibrahim Rugova.

    Zyrtari i lartë i LDK’së, Astrit Haraqija, i cili e ka shoqëruar Ukën në këtë udhëtim, konfirmoi të hënën për Express edhe takimin Rugova-Berisha.

    “Po, ishim në Tiranë bashkë me Ukën dhe morëm pjesë në inaugurimin e shkollës më të madhe në Shqipëri që mban emrin e Presidentit të ndjerë, dr. Ibrahim Rugova. Në këtë ceremoni, pra mori pjesë Kryeministri Berisha dhe Rugova II, të cilët edhe e bënë prerjen e shiritit të shkollës”, tha Haraqija, duke shtuar se gjatë fjalimit të Rugovës në këtë ceremoni, ai ka falënderuar Kryeministrin Berisha si një mik shumë i afërt i ish-Presidentit Rugova.

    Haraqija, po ashtu, konfirmoi se pas ceremonisë së përurimit të shkollës është zhvilluar edhe takimi mes Kryeministrit Berisha dhe Ukë Rugovës, mirëpo nuk deshi të japë detaje se çfarë është biseduar në këtë takim.

    Shkolla 9-vjeçare “Ibrahim Rugova”, e cila ndodhet në Kamzë të Tiranës, ka kushtuar 180 milionë lekë, ndërsa është ndërtuar në kuadër të projektit “cilësi dhe barazi në arsim” me mbështetjen e Bankës Botërore.

    Duke e cilësuar inaugurimin e kësaj shkolle si një ngjarje të shënuar për Kamzën, Kryeministri Berisha u shpreh se nxënësit duhet të ndihen krenarë që e nisin vitin e ri shkollor në shkollën që mban emrin e njërit prej burrave më të shquar të kombit shqiptar, intelektualit të madh, Presidentit Ibrahim Rugova.

    “Inaugurimi sot i kësaj shkolle është një ngjarje e madhe për Kamzën, pasi është shkolla më e madhe në gjithë vendin e ndërtuar ndonjëherë”, theksoi ai.

    Shkolla 9-vjeçare “Ibrahim Rugova” ka 36 klasa, laborator modern dhe mjedise sportive të bollshme. Në të do të mësojnë 1200 nxënës të zonës së Kamzës.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  8. #8
    EAGLE warrior Maska e MafiaWarz
    Anëtarësuar
    12-05-2010
    Postime
    1,787
    Turp Rugova Turp Nena Tereze Turp Skenderbeu, qka dreqin jeni bre ju a jeni Shqiptar a 100% jeni bo Arab ikni atje e thuani HARAM HARAM HARAMMMM se na bet gaz te botes

    Tere bota i nderon dalin disa truthare kishe po folim diqka marre me ju ardh .

    Dhe me e keqja ktu nuk ka asgje te vertet qfare thoin e gjithke kjo behet sepse nuk i skon per shtati fes se tyre.. kta nuk kan Shqiptarizem para Arabizmit


    Suksese ksaj shkolle do fati qe femijet e ksaj shkolle te ken menqurin,butesin,diplomacin dhe zemerbardhesin e Ibrahim Rugoves
    Ndryshuar për herë të fundit nga MafiaWarz : 14-09-2010 më 08:14

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    Shum e qelluar kjo , suksese nxenesve te ksaj Shkolle dhe dashte Zoti nga ajo shkoll te dalin shum Rugovista
    We are all Aliens

  10. #10
    Shume mire qe u ndertua shkolla. Shkolla duhen dhe jo kafe e motele.

    Emri s'ka shume rendesi. Neser ndrrohet i vihet nje tjeter, po shkolla aty do jete akoma.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •