A nuk eshte koha e privatizimit aaaaaaa..
E more ju disa te pa edukat jeni mesuar ne kohen ekomunizmit mew be qka te doni ju me kompanit publike ,ne meduket jemi ka shkojmi nga demokratizimi i tregut dhe privatizimi si ne gjithe boten demokratike e jo te mbajmi monopol brenda kompanive publike se koha eshte e till shqiptaret lypin pune e me punu nuk punojen,edhe kur e merr privatniku aty ma nuk ka nuk du me punu se nese nuk punon shkon en shpi si ne perendim o te mjer..
po jam i sigurte se nje pejs e madhe e ktyre komunistav nuk deshirojen ta privatizojen ptk,,
po kjo heret a von do te privatizohet
Bazuar në të dhënat zyrtare të regjisë së Kuvendit, 47 deputetë kanë votuar për, 2 kundër dhe 1 ka abstenuar.
Miratimi kështu i këtij dokumenti zgjoi pezmin jovetëm të opozitës, por edhe të shoqërisë civile në Kosovë.
(RTK)
Ndryshuar për herë të fundit nga laguna blu : 16-10-2010 më 04:43
"Nuk mund të mbash gjarpinj në kopshtin tënd, me shpresën se ata do t'i kafshojnë vetëm fqinjët..."
Si jan duke shkuar gjerat ne Kosove edhe pak edhe "ajrin" do e privatizojne:P:P:P
1000 zogj pula,kunder nje LUANI.
Prishtinë, 15 tetor – Votimin në Kuvend të Strategjisë për privatizimin e PTK-së, kryeredaktori i “Kohës Ditore”, Agron Bajrami, e ka quajtur Diktaturë të kontrabandës. Mënyra si u votua dhe u “miratua” strategjia për privatizimin e Postës dhe Telekomit të Kosovës, të enjten në Kuvendin e Kosovës, thuhet në komentin e tij, të botuar sot në këtë gazetë,është edhe një tregues se edhe ajo pak demokraci që ka mbetur në Kosovë, tash e tutje gjendet në komë dhe nuk dihet nëse do të mbijetojë.
Derisa përmbajtja e demokracisë qëmoti është sakrifikuar, tani duket qartë se as forma e saj – ajo procedura minimale formale sa për të larë gojën - nuk po respektohet më.
Problemi nuk është i ri. Nuk është hera e parë që shkelen parimet dhe procedurat demokratike, për t’u çelur rrugë projekteve të imponuara apo që hasin në rezistencë nga jashtë.
Por, rasti i PTK-së tregon një degradim edhe më të madh në injorimin që pushtetarët e Kosovës u bëjnë të drejtës së qytetarëve dhe përfaqësuesve të vet të zgjedhur që ta thonë fjalën e vet dhe të vendosin për vete.
Derisa kundërshtarët e privatizimit të PTK-së publikisht janë etiketuar si “komunistë”, me “mentalitet nga e kaluara”, ndërsa të enjten kreu i Qeverisë madje i paralajmëroi se do të identifikohen si tradhtarë që janë renditur në krah të Serbisë pse kundërshtojnë shitjen e PTK-së, mënyra si është organizuar votimi, me qëllimin e qartë që t’i zërë në këmbë të gabuar deputetët kundërshtarë të strategjisë, është shenja më e qartë se dorëzat tashmë janë hequr, ndërsa demokracia ka mbetur vetëm fjalë që përdoret për të mbushur hapësirat në fjalimet demagogjike nga foltorja parlamentare.
Kjo qeveri, ky koalicion, kjo elitë politike po tregohen të gatshëm të shkelin çdo linjë, të tejkalojnë çdo kompetencë, të injorojnë çdo instancë - për ta bërë të veten.
Derisa nuk jam ithtar i mënyrës si bëhet privatizimi në Kosovë në përgjithësi, dhe kam dyshimet e mia rreth PTK-së në veçanti, çështja që sot gjendet para nesh nuk ka të bëjë thjesht me privatizimin apo jo të një ndërmarrjeje publike, sado e madhe dhe e rëndësishme që të jetë ajo.
Kosova sot përballet me rrënimin e themelit mbi të cilin ka nisur të ndërtohet demokracia e brishtë e saj – Parlamenti si forumi më i lartë ku përfaqësohen zëri dhe vullneti i qytetarit.
Kuvendi i Kosovës, të enjten, prej simbolit të demokracisë së njomë kosovare u shndërrua në një pazar kontrabandistësh, ku mashtrimi doli të jetë “virtyti” që e fitoi ditën.
Nëse gjithçka mbaron me kaq dhe çështja nuk kthehet në Kuvend për të rikthyer rendin demokratik, nuk do të mbetet tjetër pos të identifikojmë se në çka jemi shndërruar – në diktaturë.
E kujt, mbase do të jetë më pak me rëndësi. Të gjitha diktaturat, në fund të ditës, janë të njëjta.
"Nuk mund të mbash gjarpinj në kopshtin tënd, me shpresën se ata do t'i kafshojnë vetëm fqinjët..."
Strategjia, mbrapsht në Kuvend
Votimi në Kuvendin e Kosovës, që nxiti debat dhe pakënaqësi tek shumica e partive parlamentare, pritet të përsëritet. Strategjia e Privatizimit të Postës do të kthehet mbrapsht në Kuvend. Jakup Krasniqi ndërroi mendje dhe tha se nuk do ta nënshkruajë atë. Qeveria, po ashtu, konsideroi se mënyra e votimit ka lënë dilema
Nga Shpend Limoni më 16 tetor 2010 në ora 08:42
Votimi kontravers në Kuvendin e Kosovës për Strategjinë e Privatizimit të Postës do të përsëritet për shkak të ankesave që janë prezantuar nga shumica e partive politike parlamentare.
Kjo është paralajmëruar të premten, nga Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, i cili kishte futur në votim Strategjinë e prezantuar nga Qeveria e Kosovës, pavarësisht se dy partnerët e koalicionit, PDK-LDK, kanë pasur qëndrime të kundërta për votimin.
Votimi me 47 vota në favor të strategjisë kishte nxitur edhe reagimin e LDK’së edhe të partive opozitare, të cilat janë ankuar për mungesë kuorumi. Pak para votimit për Strategjinë, LDK’ja kishte humbur një mocion për shtyrjen e këtij votimi.
Sido që të jetë, të premten gjërat kanë ndryshuar. Kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili kishte insistuar që të kryhet votimi, të premten ka ndryshuar mendjen.
“Megjithatë, unë nuk dua që çështja siç është privatizimi i PTK’së, një interes i përgjithshëm kombëtar, të nënshkruaj vendimin se është përfunduar votimi. Ne do të konsultohemi dhe ne e dimë që dhe kemi një konsensus, do të thotë nuk ka shkuar mocioni i GP të LDK’së, por unë megjithatë dëshiroj ta kem edhe një konsensus më të fortë që vendimi të jetë i plotfuqishëm”, ka thënë Krasniqi.
Ai megjithatë ka insistuar se në Kuvend ka pasur mjaftueshëm deputetë për të bërë votimin. “Sipas rregullores, unë kam pasur kuorum, dhe të jem i qartë se në çdo seancë e verifikojmë prezencën elektronike dhe atë fizike, dhe pa e pasur prezencën fizike, unë nuk mund të votoj me atë që ma jep elektronika dhe unë dje e kam pasur prezencën fizike”, ka insistuar Krasniqi.
Qëndrimin për votimin e së enjtes e ka ndryshuar edhe kryeministri Hashim Thaçi.
Ai kishte insistuar që Strategjia të miratohet me çdo kusht duke rrahur nga pak edhe foltoren e Kuvendit të Kosovës për këtë punë. Sido që të jetë, Qeveria e Kosovës të premten ka lëshuar një deklaratë, me të cilën kërkon që të sigurohet transparencë në lidhje me votimin për privatizimin e Postës.
“Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se mënyra e votimit të djeshëm të Strategjisë për Privatizimin e Postë-Telekomit të Kosovës në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ka lënë hapur dilema të panevojshme të cilat mund të kenë reflektime negative në fazat e mëvonshme të procesit të privatizimit të PTK’së”, thuhet në njoftim të Qeverisë së Kosovës.
Por Qeveria e Kosovës nuk ka kërkuar që kjo çështje të kthehet në Kuvend.
“Si rrjedhojë, Qeveria e Republikës së Kosovës inkurajon Kuvendin e Republikës së Kosovës që të ndërmarrë veprime adekuate për të siguruar një transparencë të plotë lidhur me vendimin për privatizimin e PTK’së”, thuhet në njoftimin e ekzekutivit.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka insistuar që votimi nuk ka qenë i rregullt.
Sido që të jetë, edhe pse LDK’ja ka mësuar se çështja e Strategjisë do të kthehet sërish në Kuvend, zyrtarë të saj kanë preferuar të godasin partnerin në Qeveri.
“Unë tash prej juve po e dëgjoj se kjo çështje po u kthyeka sërish në Kuvend”, ka thënë Ismet Beqiri, Shef i Grupit Parlamentar të LDK’së
“LDK’ja, votimin e djeshëm nuk e pranon si votim të rregullt, legjitim, procedural, sepse është shumë e qarte se janë shkelur procedurat, dhe shkelja më kryesore, përpos të tjerash, është ajo e mungesës së kuorumit”, ka shtuar ai.
Beqiri është ankuar se PDK ka injoruar partinë e tij dhe ka kërkuar përgjegjësi për këtë.
“Edhe kjo pjesë e injorimit është pjesë e përgjegjësisë se injorimit të atyre të cilët kanë menduar ta injorojnë LDK-në” ka thënë ai.
Krijoni Kontakt