Ndërsa mes myslimanëve ka shpërthyer një tjetër konflikt, me shkarkime dhe akuza, kreu i Komunitetit Mysliman në Shqipëri, Selim Muça, ka deklaruar gjatë se Këshilli i Përgjithshëm vendosi ngritjen e një Universiteti të Shkencave Islame në Shqipëri.
“Kryesia mori një vendim për hapjen e Universitetit të Shkencave Islame në Shqipëri. Nuk do të ketë më nevojë që të rinjtë të shkojnë jashtë për ndjekur studimet teologjike. Në synojmë tërheqjen e studentëve jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga rajoni dhe Evropa”, tha Muça.
Sipas tij, në këtë universitet do të ftohen të studiojnë përveç shqiptarëve edhe të rinj nga shtetet e tjera evropiane
Krijoni Kontakt