Gjykata e Shkodrës ka dhënë paraditen e djeshme masën e sigurisë "arrest me burg" për dy vëllezërit Kodra që vranë e hodhën në lumë për një varëse floriri 14-vjeçarin, ndërsa për Sokol Mjacajn pjesëmarrës në këtë ngjar-je, i cili bashkëpunoi me po-licinë, janë dhënë 10 ditë burg. Dy vëllezërit e mohuan vrasjen, ndërsa Mjacaj e ka konfirmuar atë duke dhënë detaje rreth krimit makabër. "Dy vëllezërit Ko-dra më kanë marrë në tele-fon që të shkoja me Agim Lerën se donin ta takonin. Pas telefonatës, Agimi iku nga mali ku kulloste bagëtitë, për të takuar dy vëllezërit në vendin e për-caktuar nga këta të fundit. Pasi kanë bërë disa minuta debat, dy vëllezërit e kanë përplasur disa herë në gurë dhe në fund e kanë futur me kokë në ujë, ku është asfik- suar dhe ndërroi jetë", - dek-laroi në gjykatë 14-vjeçari Mjacaj. Por dy vëllezërit nuk e pranuan vrasjen. "Nuk i kam hak as hile familjes Lera. Nuk kam lidhje me këtë ngjarje. Unë kërkoj drejtësi, sepse nuk di gjë dhe nuk kam të bëj me këtë punë. Unë kam qenë me vëllanë, Edmondin duke pirë një gotë
raki e më pas kemi dalë në mal.
Në ora 18:30-19:00 të asaj dite kam qenë në shtëpi bash- kë me Edmondin. Jemi njoftuar për vrasjen nga policia", - ka deklaruar 24-vjeçari Besnik Kodra. Në fund të se- ancës gjykata ka vlerësuar të drejta dyshimet e prokurorisë mbi autorësinë e dy vëllezërve Kodra për veprën penale të "vrasjes në rrethana cilësuese, kryer në bashkëpunim" të 13-vjeçarit Agim Lera, duke caktuar masën e "arrestit me burg". Ndërkohë për 14-vjeçarin Mjacaj, që akuzohet për të njëjtën vepër, por "të kryer në rrethana lehtësuese" (bashkëpunoi me policinë), për arsye të sigurisë për dëshminë e dhënë kundër dy vëllezërve Kodra, gjykata ka vlerësulënien në burg për 10 ditë. Ngjarja e rëndë ndodhi katër ditë më parë në bjeshkët e Shalës në Dukagjin.
http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=85303
Krijoni Kontakt