TIRANĖ- Ish- Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė, Alfred Moisiu, analizon situatėn politike nė vend, duke vlerėsuar se pėrgjegjėsi pėr moszgjidhjen e krizės kanė tė dy palėt, por pėrgjegjėsinė mė tė madhe e ka forca politike qė ėshtė nė pushtet, sepse asaj i takon nė radhė tė parė t'i japė zgjidhje kėsaj situate. Nė njė intervistė pėr gazetėn "Shekulli", ish-kreu i lartė i shtetit gjykon se njė hetim i saktė dhe i drejtė duhet nė radhė tė parė tė arrijė vendosjen e besimit reciprok midis forcave politike, nė tė njėjtėn kohė duhet tė ndihmojė nė nxjerrjen e mangėsive dhe gabimeve reale, qė kanė ēuar nė krijimin e situatave qė kemi zgjedhje tė lira, por jo tė ndershme. "Nė qoftė se vėrtet duam tė bėjmė hetim dhe transparencė tė plotė, djegia e fletėve tė votimit do tė ishte njė aventurė e rrezikshme dhe njė tregues qė nuk kėrkohet realisht transparenca, por thjesht bėjmė njė propagandė pa bereqet",- shprehet Moisiu. Sipas tij, moszgjidhja e situatės me vullnetin e palėve ndodh sepse politikanėt tanė janė tė sugjestionuar nga ambicia dhe ndjenja e tė qenit tė pėrjetshėm nė pushtet. Pikėrisht kjo, thekson ai, i shtyn palėt qė tė gjejnė zgjidhje dhe metoda qė t'u sigurojnė vazhdimėsinė me ēdo kusht tė qenit nė drejtim. "Rrotacionin e pranojmė teorikisht, ndėrsa nė praktikė jo vetėm nuk e duan, por as qė duam ta njohin. Kėto janė shenja tė drejtimit diktatorial tė vendit, shenja shumė tė rrezikshme dhe tronditėse qė duhet jo vetėm tė na alarmojnė, por edhe tė mendojmė seriozisht pėr mbrojtjen e demokracisė", - nėnvizoi ish-Presidenti. Moisiu theksoi se shpreson qė gjėrat tė mos shkojnė nė ekstrem dhe njė hap i tillė nė radhė tė parė do tė ishte dėshtim i mazhorancės. Sipas tij, pėrgjegjėsia kryesore i takon mazhorancės, pėr hapat qė do tė hedhė, sepse, nėse ndodh njė gjė e tillė, kjo do tė ishte fundi i ēdo shprese pėr njė tė ardhme tė shpejtė evropiane pėr vendin tonė.
Zoti President, Shqipėria prej pothuajse 15 muajsh ka mbetur nė mes tė njė krize politike qė po pengon njė sėrė procesesh pėr tė mirėn e vendit. Nė mendimin tuaj, sa e ka dėmtuar kjo krizė dhe veprimet individuale tė Ramės dhe Berishės vendin tonė?
Kjo ėshtė njė nga krizat mė tė zgjatura dhe mė tė dėmshme qė kemi kaluar deri tani. Mendoj se politikanėt shqiptarė i kanė lėnė pas arsyen dhe detyrimet e tyre ndaj zgjedhėsve shqiptarė, por po shikojnė vetėm interesat e tyre partiake dhe personale. Njė krizė e tillė tregon qė politika shqiptare jo vetėm se ka ngelur nė vend, por ka bėrė hapa prapa nė kuptimin e zhvillimit tė demokracisė dhe tė evropianizimit tė saj.
Realisht, mbi kė bie pėrgjegjėsia e kėsaj krize?
Pėrgjegjėsi kanė tė dy palėt, por pėrgjegjėsinė mė tė madhe e ka forca politike qė ėshtė nė pushtet, sepse asaj i takon nė radhė tė parė t'i japė zgjidhje kėsaj situate. Tė drejtosh vendin nė radhė tė parė do tė thotė tė sigurosh zhvillimin normal dhe politik tė tij, me qėllim qė tė gjitha institucionet tė punojnė normalisht dhe nė mėnyrė kushtetuese, pėr tė krijuar njė frymė qetėsie dhe mirėkuptimi, qė shteti si i tillė tė funksionojė normalisht.
Nė gjykimin tuaj, kush ėshtė ai qė duhet tė bėjė lėshimin e radhės pėr tė arritur tek zgjidhja e shumėpritur?
E theksova se pėrgjegjėsia ėshtė e pėrbashkėt, tė dy palėt duhet tė bėjnė lėshime, por, sė pari, i takon mazhorancės qė ėshtė nė pushtet.
Tė dy forcat politike kanė kėrkuar shpeshherė ndihmėn e faktorit ndėrkombėtar, por asnjė herė atė tė institucionit tė Presidentit. Pėrse ndodh kjo gjė?
Si ish-President, unė i falėnderoj ndėrkombėtarėt pėr atė qė kanė bėrė dhe po bėjnė pėr tė ndihmuar nė zgjidhjen e problemeve tona tė shumta politike. Nė vitet e para tė zhvillimeve demokratike ishte mė se e justifikueshme tė kėrkonim ndihmė nga ndėrkombėtarėt, por tani pas 20 viteve e shikoj tė udhės qė problemet duhet t'i zgjidhim vetė, me mirėkuptim, duke bashkėpunuar ngushtė me Presidentin. Zvarritja e krizės tregon se forcat politike nuk kanė besim tek njėra-tjetra. Ajo tregon se politikanėt tanė demokracisė i kanė mėsuar vetėm emrin, por jo pėrmbajtjen. Ėshtė pėr t'u habitur qė tek ne ndodh qė edhe pėr ndeshje futbolli tė kėrkojmė arbitra tė huaj. Kjo tregon se mosbesimi ndaj njėri-tjetrit nuk ekziston vetėm nė politikė. Jo vetėm kaq, por kjo ndodh, sepse politikanėt tanė janė tė sugjestionuar nga ambicia dhe ndjenja e tė qenit tė pėrjetshėm nė pushtet. Pikėrisht, kjo mendoj se i shtyn qė tė gjejnė zgjidhje dhe metoda qė t'u sigurojnė vazhdimėsinė me ēdo kusht tė qenit nė drejtim. Rrotacionin e pranojmė teorikisht, ndėrsa nė praktikė jo vetėm nuk e duan, por as qė duam ta njohin. Kėto janė shenja tė drejtimit diktatorial tė vendit, shenja shumė tė rrezikshme dhe tronditėse qė duhet jo vetėm tė na alarmojnė, por edhe tė mendojmė seriozisht pėr mbrojtjen e demokracisė.
Duket sikur Rama dhe Berisha kanė arritur njė kompromis, por ēėshtja ka mbetur vetėm tek rruga qė duhet tė ndjekin fletėt e votimit deri nė Komisionin e Venecias. A do tė ishte e udhės qė nė kėtė pikė tė ndėrhyjė Presidenti Topi dhe ta dėrgojė ai ēėshtjen e fletėve nė Venecia?
Tė pranohet nevoja e hetimit dhe tė kufizohen mundėsitė e kryerjes sė tij tė plotė, ėshtė qėndrim dhe arsyetim shumė kontradiktor. Nė qoftė se nga tė gjithė hetimi konsiderohet i nevojshėm dhe i dobishėm, pėr zhvillimin e rregullt dhe tė ndershėm tė proceseve zgjedhore pėr tė ardhmen, atėherė pse duhet nguruar nė pėrdorimin e tė gjitha mundėsive pėr ta kryer atė sa mė tė plotė dhe tė saktė. Pra, ngurrimi deri nė pakuptimėsi pėr hapjen e kutive nuk ėshtė i shpjegueshėm me asnjė lloj arsyetimi. Nuk kuptohet kakofonia e krijuar nė zbėrthimin e termit "Materialet zgjedhore", nga i cili nė mėnyrė krejt artificiale pėrjashtohen fletėt e votimit! Natyrshėm del pyetja, atėherė ēfarė janė fletėt e votimit, nė se nuk konsiderohen material zgjedhor?! Gjykoj se njė hetim i saktė dhe i drejtė duhet nė radhė tė parė tė arrijė vendosjen e besimit reciprok midis forcave politike, nė tė njėjtėn kohė duhet tė ndihmojė nė nxjerrjen e mangėsive dhe gabimeve reale, qė kanė ēuar nė krijimin e situatave qė kemi zgjedhje tė lira, por jo tė ndershme. Pra, ndershmėria e tyre mund tė provohet, duke i hetuar ato deri nė detajet mė tė vogla. Vetėm duke i hetuar zgjedhjet me rigorozitet, pėr tė nxjerrė gabimet e bėra, do tė mėsohemi qė nė tė ardhmen tė bėjmė zgjedhje realisht tė ndershme, qė komisionerėt tanė tė bėjnė detyrat e tyre ligjore dhe jo partiake. Ka ardhur koha qė tė bėhet e pamundura pėr ta zgjidhur kėtė ngėrē, i cili mė shumė duket artificial sesa i logjikshėm.
Nėse ju do tė ishit ende Presidenti i Shqipėrisė, cilat do tė ishin hapat qė do tė ndėrmerrnit pėr tė zgjidhur kėtė krizė?
Kjo ėshtė njė pyetje mjaft hipotetike. Asnjėherė nuk kemi pėrsėritje identike tė situatave. Ēdo situatė e krijuar ka veēoritė e saj, qė pėr secilėn prej tyre mund tė ketė disa zgjidhje ose mėnyra reagimi. Sikurse e kam thėnė qė nė fillim, asnjėherė nuk do tė preferoja pėr arsye etike tė jap kėshilla ose mendime pėr pasardhėsin tim. Gjithmonė kam dėshirė tė jem nė mbėshtetje tė presidentėve, duke e quajtur atė post jo thjesht dekorativ, por si njė funksion qė duhet tė vlerėsohet mė shumė nga politikanėt tanė. Besoj se ky do tė ishte njė sinjal serioz dhe shpresėdhėnės, se ne po kuptojmė ēfarė ėshtė shteti dhe si duhet qė ai tė funksionojė.
Ambasadori i OSBE-sė nė vendin tonė, z. Robert Bosh, kėshilloi politikėn shqiptare qė nė asnjė mėnyrė fletėt e votimit nuk duhen djegur pa u kryer mė parė transparenca. Cili ėshtė mendimi juaj pėr kėtė ēėshtje?
Me qė mė pyetėt pėr tė, nė fillim dėshiroj tė them se mendoj qė Ambasadori Bosh ka qenė njė ndėr ambasadorėt mė tė mirė tė OSBE-sė qė kanė punuar nė Shqipėri, njė njeri qė i ka dashur realisht tė mirėn vendit tonė. Nė qoftė se vėrtet duam tė bėjmė hetim dhe transparencė tė plotė, djegia e fletėve tė votimit do tė ishte njė aventurė e rrezikshme dhe njė tregues qė nuk kėrkohet realisht transparenca, por thjesht bėjmė njė propagandė pa bereqet.
Partia Socialiste ka paralajmėruar se nuk do tė marrė pjesė nė reformėn zgjedhore pa u bėrė mė parė transparenca e kutive tė zgjedhjeve tė kaluara. Si e gjykoni ju kėtė vendim dhe sa kosto do tė ketė kjo pėr vendin tonė?
Unė shpresoj qė gjėrat tė mos shkojnė nė ekstrem dhe njė hap i tillė nė radhė tė parė do tė ishte dėshtim i mazhorancės. Pėrgjegjėsia kryesore i takon asaj, pėr hapat qė do tė hedhė, sepse, nėse ndodh njė gjė e tillė, kjo do tė ishte fundi i ēdo shprese pėr njė tė ardhme tė shpejtė evropiane pėr vendin tonė.
A e ndihmon transparenca e zgjedhjeve tė kaluara pėrmirėsimin e Kodit Elektoral?
Transparenca ėshtė mė se e nevojshme, jo thjesht pėr tė pėrmirėsuar Kodin, por nė radhė tė parė tė vendoset besueshmėria e qytetarėve shqiptarė tek zgjedhjet, se vota e tyre do tė shkojė atje pėr ku ata e kanė dhėnė. Ky ėshtė thelbi i njė demokracie tė vėrtetė. Nuk jam kundėr pėrmirėsimeve, por e keqja tek ne nuk ėshtė as tek Kodi dhe as tek ligjet, tė cilat pėrgjithėsisht janė tė mira. Mangėsia kryesore qėndron tek zbatimi korrekt i tyre. Tė mos harrojmė se jemi i vetmi vend nė Evropė qė ende nuk kemi arritur tė realizojmė zgjedhje sipas parametrave evropiane, dhe kjo jo se nuk mundemi apo nuk dimė, por se nuk duam. Pėr politikanėt tanė kryesorja ėshtė pushteti dhe jo shteti, ėshtė zotėrimi i gjithēkaje dhe jo zhvillimi i demokracisė. Deri sa tė kemi nė krye politikanė tė tillė ėshtė e vėshtirė qė tė ecim pėrpara si gjithė tė tjerėt. Pra, ėshtė e rėndėsishme qė tė gjejmė rrugėt si ta forcojmė shtetin, si tė arrijmė tė kemi njė ndarje reale dhe konstruktive tė pushteteve dhe si tė arrijmė qė secili tė bėjė detyrėn e tij kushtetuese.
Ndryshimet e mazhorancės nė ligjin e SHISH po vendosin Shqipėrinė nė njė konflikt tė hapur me NATO-n. Ēfarė do tė thotė kjo pėr Shqipėrinė dhe sa serioze ėshtė NATO nė "kėrcėnimet" e saj?
Ne kėrkojmė tė bėhemi pjesė e institucioneve evropiane dhe euroatlantike, por harrojmė se me kėto arritje vullnetarisht ne e kemi dorėzuar njė pjesė tė sovranitetit tonė. Rrjedhimisht kėrkesat e kėtyre organeve, nė tė cilat jemi inkuadruar me dėshirė dhe pėrpjekje tė mėdha, jo vetėm duhen vlerėsuar, por as qė duhen diskutuar, ndryshe pjesėmarrja nė to nuk ka asnjė kuptim. Dihet qė pjesėmarrja nė to nuk tė jep vetėm tė drejta, por edhe detyrime dhe njė nga kėto ėshtė bindja ndaj kėrkesave qė vinė nga organet e tyre drejtuese. Asnjėherė nuk e kam kuptuar dhe nuk e kuptoj kėmbėnguljen e kryeministrit tonė, qė edhe pėr institucionet qė vendosen nga instanca tė tjera, tė vendosen nė detyra vetėm personat qė i pėlqejnė atij, pavarėsisht sesi e kryejnė detyrėn. Kjo po ndodh edhe me insistimin deri nė absurd pėr ndryshimin e ligjit tė SHISH-it, jo pse nuk mund tė ketė nevojė pėr pėrmirėsime, por asnjėherė jo me qėllim pėr presione ose pėr ndryshim drejtuesish. Me NATO-n nuk mund tė luhet dhe s'duhen bėrė eksperimente, sepse ajo derė ėshtė e ngushtė pėr tė hyrė, por nuk besoj se ėshtė aq e ngushtė pėr tė dalė.
Shpesh herė mazhoranca ka sulmuar Presidentin Topi pėr ēėshtjen e Gjykatės Kushtetuese apo edhe pėr ligjet qė ai ka kthyer pas. Pak e shumė tė njėjtat sulme janė vėnė re nga ana e mazhorancės edhe kur ju ishit President. Pėrse ndodh kjo gjė?
Pėr kėtė ēėshtje, unė kam folur shumė dhe kam dhėnė mendime tė zbėrthyera e tė argumentuara nė librin tim tė tretė "Midis Nanos dhe Berishės". Por, meqė mė pyesni po ju pėrgjigjem se e keqja e politikės sonė, sidomos e kėsaj mazhorance, qėndron nė faktin se ne pranojmė de jure faktin e ndarjes sė pushteteve, por nuk e pranojmė atė de fakto. Kjo tregon se ende vuajmė nga reminishencat e sė kaluarės sė partisė shtet dhe tė njėshit. Pra, duam demokraci, por sipas kuptimit dhe interesit tė pushtetit dhe jo sipas standardeve evropiane. Mendoj se njė situatė e tillė duhet tė na vėrė seriozisht tė gjykojmė sesi duhet tė ecim mė tej. Pra, ka ardhur koha tė mendojmė seriozisht pėr fatet e demokracisė dhe tė zhvillimit. Besoj se njė nga ndryshimet kryesore qė kėrkohen pėr tė ecur ndryshe, duhet tė jetė qė Presidenti tė zgjedhjet direkt nga populli dhe jo si rezultat i dėshirės sė politikės. Duhet thėnė se nga gjithė ish- lindja, vetėm nė Shqipėri presidentin e zgjedh parlamenti, nė tė gjitha vendet e tjera ai zgjidhet direkt nga populli.
Kjo mazhorancė, ashtu si nė kohėn tuaj, ka njė qėndrim tepėr agresiv ndaj institucioneve tė pavarura. Sa ndikon kjo gjė nė punėn e tyre?
Vetė nocioni institucione tė pavarura presupozon qė ato tė veprojnė sipas kėrkesave ligjore dhe atyre kushtetuese, dhe kėshtu ndodh nė ēdo vend demokratik evropian, por jo tek ne. Ne duam t'i quajmė ato tė pavarura, por tė veprojnė si kėrkon njėshi ose interesat e forcės politike nė pushtet. Mendoj se raporti me kėto institucione tregon edhe shkallėn e zhvillimit tė demokracisė. Ka shumė rėndėsi qė nė krye tė kėtyre institucioneve tė zgjidhen njerėz , tė cilėt duhet tė jenė tė vendosur tė japin mė shumė kontributin e tyre pėr popullin, dhe jo tė shohin interesat e tyre personale. Njė institucion nuk mund tė quhet i pavarur nėse ai merr udhėzime ose porosi nga politika. Detyra e tyre ėshtė qė ata tė veprojnė vetėm dhe vetėm sipas kėrkesave tė Kushtetutės dhe tė ligjit. Kėto qėndrime e kanė dėmtuar shumė ndėrtimin e shtetit shqiptar. Kėtu do tė vlerėsoja punėn e Gjykatės Kushtetuese, e cila deri tani pėr tė gjitha ēėshtjet ka gjykuar dhe vendosur vetėm sipas kėrkesave kushtetuese dhe tė ligjeve, e jo sipas porosive apo dėshirave tė politikės. Po mbushim njėqind vjet qė jemi tė pavarur, por nuk mund tė themi se ende e kemi arritur nivelin e duhur tė funksionimit tė shtetit. Kjo ėshtė njė pėrgjegjėsi e rėndė e politikanėve shqiptarė dhe e askujt tjetėr.
Krijoni Kontakt