Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Kosovë - Tre mijë të diplomuar janë të papunë

    Numri i punëkërkuesve të diplomuar në vend vazhdon të rritet. Disa prej tyre janë të detyruar të punojnë zanate të ndryshme, për të siguruar të ardhura për familjet e tyre. Ndërkohë, institucionet përkatëse, thonë se kanë strategji për zbutjen e papunësisë për kategorinë e të diplomuarve.

    Rreth 300 mijë punëkërkues janë të regjistruar në Ministrinë e Punës, prej të cilëve rreth 3 mijë kanë diploma universitare. Këtij numri pritet t’i shtohet edhe një numër i madh i studentëve që mbarojnë studimet për këtë vit.

    Universiteti i Prishtinës ka rreth 44 mijë studentë, ndërkohë këtij numri i bashkohen edhe studentët që mbarojnë studimet në kolegjet universitare private.

    Drejtori i Departamentit të Punës dhe Punësimit në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Defrim Rifaj, tha se rreth 20 mijë veta hynë në vit në tregun e punës në Kosovë. Ai tha se Ministria ka disa strategji për punësimin nëpër institucione, në formë të punës praktike, për ata të diplomuar që nuk kanë përvojë pune.

    “Nëpër institucionet e vendit kemi filluar me punë praktike për ata të diplomuar që nuk kanë përvojë pune të krijojnë një përvojë në administratë me punë të ndryshme si dhe në kompani dhe me një program që kemi me Komisionin Evropian”, thotë Rifaj.

    Ndonjëherë, punëkërkuesit pa edukim universitar e kanë më të lehtë të gjejnë punë, sepse kjo kategori mund të bëjë disa lloje të punëve. Por, të diplomuarit universitarë e kanë të vështirë të gjejnë punën, që i përgjigjet kualifikimit të tyre. Megjithëse, ka shumë prej tyre që janë të detyruar të punojnë zanate të ndryshme, për të siguruar të ardhura për familjet e tyre. Edmondi, i cili ka mbaruar studimet në Universitetin e Prishtinës, tani punon kamarier në një nga restorantet e kryeqytetit.

    Në Universitetin e Prishtinës, diplomojnë rreth 3 mijë studentë në vit. Zyrtari për informim në Rektoratin e këtij Universiteti, Isuf Iberdemaj, thotë se duhet të ketë strategji dhe politika nga institucionet përkatëse, në mënyrë që të mos prodhohen kuadro të cilat nuk i duhen tregut të punës.

    Defrim Rifaj, nga Ministria e Punës dhe Mirëqenie Sociale, tha se ende nuk kanë të dhëna të sakta se sa është numri i të papunëve që janë të diplomuar.

    Ai tha që së shpejti do të jetë gati raporti i ri me të dhënat për të papunët e diplomuar dhe të dhëna të tjera. Rifaj tha se në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare të Biznesit, Ministria e Punës ka realizuar hulumtimin e nevojave të tregut të punës.

    Ai shtoi se bashkë me Ministrinë e Arsimit, Komisionin Evropian dhe Bankën Botërore, kanë disa projekte të përbashkëta për zbutjen e papunësisë të kësaj kategorie. (Albana Karaj - RTK)
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Sikur te ishte me e lart shkalla e atyre qe vazhdojn studimet pas kryerjes se shkolles se mesme , ky numer i te papuneve me diplom universiteti do te ishte shum me i madh.

    psh. Ne maqedoni ka 20.265 persona te papune e qe kan diplomuar ne universitete , 280 magjistra si dhe 20 doktor shkence.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •