Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450

    Inteviste me Ded Gjomarku, si "mohikani i fundit" nė sarajet e princ Preng Bib Dodes

    Gjomarkajt e Mirditės, dera princėrore e historive tė mėdha

    Dera princėrore e Gjomarkajve mbetet simbol i Mirditės vetėqeverisėse, ata i dhanė zė asaj ashtu sikundėr ajo u dha atyre si prijės. Sipas studiuesve tė hershėm, Gjomarkajt janė degė e familjes sė famshme princėrore mesjetare tė Dukagjinėve.
    Nė librin e tij "Antologji historike", autori Gjet Ndoj i referohet njė dėshmie qė pėrcjell M.Marleku, ku thuhet se "pėr tė shpėtue prej furisė sė turqve, Mark Kola i Pal Dukagjinit,u largua prej vendit tė tė parėve,qė mund tė ketė qenė Hasi (Pashtriku), ose Fandi, treva tė sundimit tė Dukagjinėve dhe vajti e u fut nė Gryke tė Oroshit. Prej kėndej, Oroshi, u bė vendbanimi i derės sė Gjomarkut dhe kryeqendra historike e Mirditės dhe e zonave pėrreth saj..."
    I biri i Markut e pati emrin Gjon, e prej kėtej familja nė fjalė pagėzohet me emrin "dera e Gjomarkajve". I biri i Gjon Markut ėshtė Marka Gjoni i I, i cili nė rivalitet me Begollajt e Pejės fiton tė drejtėn e sundimit, e vetme nė zonėn katolike tė Veriut, kryesisht nė Mirditė.
    Mė pas Gjon Marku II, fitoj simpatinė e portės sė Lartė, pasi nė luftėn austro-turke tė v.1737, pas Gjonit, paria i bie nė dorė Llesh Gjonit e mė vonė pas vrasjes sė tij nė Peqin, Prengė Lleshit, Lleshit tė Zi dhe Dodė Lleshit.
    Prenga u lidh me Ali Pashėn, pasi ishte armiqėsuar me Mustafa Pashėn, sepse vrau dy djemtė e Ibrahim Pashės pėr t'i marrė vezirllėkun e Shkodrės "shtėpisė sė Bushatit". I biri Dodė Prenga, pasi Prenga u vra nė krye tė mirditasve nė Mali i Zi, ndoqi njė politikė tjetėr nga i ati, duke e ndihmuar Mustafa Pashė Bushatin pėr tė shtypur kryengritjen greke nė More.
    U helmua nga njė grua turkashe nė Kotorr. Pasardhėsi kapidan qe Lleshi i Zi me histori tė shumta lufte pėrkrah Mustafa Pashės nė Greqi, nė Epir, nė Mali i Zi etj.
    Paqja e qėndrueshme me Bushatlllinjtė u vendos vetėm kur kėta tė fundit i njohėn Mirditės bajrakun e Dibrrit (zona Kacinar deri nė Vau i Dejės).
    Pas njė lufte pėr pushtet brenda familjes sė Gjomakajve,shpėtojnė pėr fat dy djem pėr tė trashėguar "kapidanin" e Mirditės, Bibė Doda dhe Gjoni i Marka Lleshit.


    89- vjecari Ded Gjomarku, ka mbetur si "mohikani i fundit" nė sarajet e princ Preng Bib Dodės nė qendėr tė Shkodrės, nė njė shtėpi tė veēantė me "torren" pesėkatėshe, qė tashmė ėshtė monument kulture.
    Gjithė jetėn e ka kaluar nėpėr burgje dhe internime, tani jeton i vetėm pa fėmijė, me tė renė e vėllait, Xhildėn, njė grua shkodrane e fisme qė kujdeset pėr gjithēka aty.
    Sarajet e Preng Bib Dodės nė Shkodėr, ndonėse janė kthyer thuajse nė gėrmadha, mbajnė tė fshehur brenda madhėshtinė e tyre. Shėrbyer pėr dekada tė tėra si konvikt i shkollės tregtare, duket se pak e nga pak po e marrin formėn e dikurshme.
    Kalojmė dhomė mė dhomė e kat mė kat ndėrsa historia na vjen pėrmes ca imazheve tė ngelura diku nė tavan, diku nė ndonjė oxhak tė hershėm, pusi dhe muret rrethuese tė larta, biblioteka si dhomė nga mė tė mėdhatė e Shkodrės, por sot paradoksalisht pa asnjė libėr nė tė sepse gjithēka kėtu ėshtė zhdukur...
    E gjejmė me miqtė e pėrhershėm, Zefin, njė hokatar tė kėndshėm shkodran dhe motrėn e Pjetėr Arbnorit, njė grua e fisme, qė edhe pse e mbetur nga mosha dhe sėmundja, orėt mė tė mėdha tė ditės i kalon aty nė biseda me miqtė e vjetėr.
    Tė ngjall emocione, por edhe keqardhje teksa sheh se nė tė 25 dhomat jetojnė vetėm dy tė moshuar nė ekstrem dhe Xhilda qė mbahet mė shumė pėr t'i shėrbyer gjithė kėtij vendi, ku dikur kancaleritė europiane shpesh herė janė detyruar tė kryejnė marrėveshje qė lidhen me Shqipėrinė e Epėrme, por qė kanė lidhje tė forta me fatet e vendit nė momente kyēe. Kalojmė orė tė tėra nė bisedė me Dedėn, duke na risjellė historitė e derės sė famshme me emėr nė Europė.

    Zoti Dedė, nga ku mund tė nisė historia e derės suaj?

    Shumė herėt, por e kanė thėnė historianėt me kohė,unė do doja tė ndalesha me ata qė bėnė emėr nė historinė kombėtare,duke filluar me Bib Dodė Pashėn, i cili shėnohet dhe i pari Pasha i krishterė, ndėr mė tė zėshmit kapidan nga dera jonė, por padyshim ndėr ndėr personalitetet mė tė shquar tė kohės sė vet nė mbarė territoret shqiptare.
    Pėr meritat e tij e tė Mirditės nė vitin 1849, Bib Dodės iu dha titulli "Pasha" dhe iu njoh e drejta tė komandonte njė ushtri prej 10 mijė ushtarėsh. Ai njihet si i pari pasha i krishterė, i cili pėr pak kohė pati si sekretar tė tij edhe Vaso Pashėn (ky i fundit gjithashtu pasha i krishterė) njė personalitet i madh i letrave shqipe dhe njė autoritet i lartė shoqėror e politik.

    Mos kjo ka lidhje me luftėn ruso turke?

    Po. Nė vitin 1852 nė pėrkrahje tė forcave turke tė Omer Pashės, ai bllokon ushtritė malazeze qė donin t'i binin turkut.
    Nė vitin 1854 merr pjesė nė luftėn ruso-turke nė brigjet e Danubit, ku tregoi trimėri e aftėsi tė rralla dhe ku mori famė. Ėshtė kjo arsyeja qė Sulltan Abdyl Mexhiti, me Dekret nr.124 e gradon "Gjeneral Brigade", dekorimi me urdhrin "Mexhidie" tė klasit tė tretė dhe titullin "Iftibar" tė shoqėruar me rrogė dhe shumė shpėrblime.
    Napoleoni i III-tė, qė gjithashtu luftonte krah turqve, i dhuroi atij "Shpatėn e Argjentė" nė shenjė miqėsie dhe pranoi ta merrte nė mbrojtje Mirditėn nė arenėn ndėrkombėtare tė atij shekulli.
    Nga nivelet e larta tė aristokracisė sė Europės merr shumė tituj princėrorė. Me propozim tė Ipeshkėvisė sė Lezhės, Papa e dekoron me urdhrin e shėn Gregorit. Shpejt diplomaci tė larta si ajo e Francės, apo Napoleoni i Tretė vendosin lidhje me tė.

    Duket se historia e kėsaj dere rrezatoi mė tej pikėrisht me djalin e vetėm tė Bib Dod Pashės, tė famshmin princ Prengėn?

    Ėshtė e vėrtetė se Bib Dod Pasha la vetem njė djalė, Preng Bib Doda, pasi vdiq nė moshė tė re 48- vjeēare, nė 18 korrik 1868. Trupi i tij varroset me nderime tė jashtėzakonėshme nė Shkodėr.
    Preng Bibe Doda mund tė konsiderohet njė fenomen nė jetėn politike tė Shqipėrisė, me jetėgjatėsi 61 vjet dhe 39 vite nė iternim! Djali i vetėm i kapidanit Bibė Dodė Pasha, mbetur 10 -vjeēar me vdekjen e babait te tij, vetėm me nėnėn, te fisshmen Margjelėn e Bibė Dodės dhe njė motėr, duhet ta ruante pozitėn e babait tė vet nė kushtet kur ai funksion lakmohej nga brenda dhe nga jashte pėr arsye te ndryshme, por qė tė gjitha kishin nė fund njė qėllim: tė largonin djalin e Bibė Dodės nga pushteti.

    Pse u internua disa herė Preng Bib Doda?

    Turqit menduan se me vdekjen e Bibė Dodės erdhi rasti per t'i dhėnė goditjen e parė autonomisė tradicionale tė Mirditės, duke e dėrguar Prengėn, atėhere vetėm 10 vjeē, pėr nė Stamboll, gjoja pėr arsye sigurie.
    Me kėtė veprim ata menduan se mirditasit do tė pranonin njė udhėheqės tjetėr, qoftė ky edhe brenda shtėpisė sė Gjonmarkajve, duke e ditur se pastaj nė njė moment te dytė do ta kishin mė tė lehtė ta likuidonin autonominė.
    Por mirditasit qė atė vit kur iku Preng Bibė Doda dhe deri nė vitin 1876 nuk pranuan asnjė qeveritar tjetėr dhe nė vend sundonte anarkia e plotė. Mė pas, vetėm katėr vjet do tė qėndronte Preng Bibė Doda nė Shqipėri dhe pastaj do tė fillonte internimi i dytė, i cili zgjati plot 28 vjet.
    Dihen pasojat e kėtyre internimeve, qė zgjatėn 39 vjet. Prenga u sterilizua qė tė mos kishte mundėsi tė linte pasardhės. Kjo do tė kishte pasoja tė rėnda nė jetėn e Tij. Plot 39 vite internime, megjithatė mirditasit i kaluan ato vite duke kėrkuar kthimin e Preng Bibė Dodės dhe asnjė person qė u pėrpoq tė zėvendėsonte Prengėn nuk u njoh nga paria dhe populli i Mirditės.

    Kryengritja e Mirditės e vitit 1877, sa ndikim pati nė lėvizjet e mėdha shqiptare tė viteve mė pas deri nė Rilindjen kombėtare?

    Po, pikėrisht kjo kryengritje megjithėse u shtyp, duhet konsideruar si pararendėse e lėvizjeve tė mėdha kombėtare tė shqiptarėve, qė filluan me Lidhjen e Prizrenit dhe pėrfunduan me shpalljen e Pavarėsisė".
    Me shpalljen e Pavarėsisė, Ismail Qemali e kuptoi domosdoshmėrinė e vlerėsimit te rolit tė Mirditės e tė Gjonmarkajve, duke i dhėnė Prengės rolin e nėnkryetarit tė Qeverisė, po ashtu dhe Princ Vidi, dhe ku shėnohet se ai u bė mbrojtėsi kryesor i Princit dhe luftoi shumė pėr shtypjen e rebelimit nė Shqipėrinė e Mesme, nė krye tė gjitha forcave tė Veriut.
    Edhe nė vitet qė pasuan, Prengė Bibė Doda mbeti njėri ndėr politikanėt mė tė shquar te vendit, duke u bėrė nėnkryetar i Qeverisė sė Durrėsit dhe luftėtar i palodhur pėr ēėshtjen shqiptare. Nė kėtė situatė ai e kuptoi mė mirė karakterin arkaik tė vetėqeverisjes nė kushtet e ekzistencės sė shtetit dhe luftoi pa u lodhur pėr integrimin e Mirditės nė strukturat shtetėrore.

    Si ndodhi vrasja e Preng Bib Dodės?

    Preng Bibė Doda (Pasha) u vra nga njerėz qė njihen me emėr dhe mbiemėr. Me 22 mars tė vitit 1919, Preng Pasha kishte patur ndėrmend tė udhėtonte nga Durrėsi nė Shėngjin me anė tė detit.
    Por atė ditė ndėrron mendim dhe udhėton pėrmes rrugės automobilistike. Nė makinėn e tij ishte dhe konsulli anglez Eden. Ishte vetė komandanti italian qė lajmėron vrasėsit pėr udhėtimin e Prengės me rrugė automobilistike.
    Prita organizohet diku pranė Zejmenit nė Lezhė. Kur kėrcet pushka Prenga ngrihet nė kėmbė dhe thėrret: "Mė vrisni mue e mos qitni mbi tė huejt se asht kundra zakonit tonė". Pasha dhe disa nga njerėzit e tij vriten, kurse konsulli anglez plagoset nė krah. Kėshtu Preng Pasha vritet prej italianėve me duart e shqiptarėve dhe kjo ndodhi pėr arsye tė forta politike. Gjithsesi ky moment duhet studiuar mirė dhe mė gjakftohėsi.

    Ēfarė ndodhi me derėn e famshme pas vrajses sė Preng Bid Dodės?

    Fjalėn duhet ta thonė historianėt dhe tė mos shihet vetėm bardhė e zi, ashtu sikundėr e bėri historiografia komuniste. Por dera e Gjomarkajve vazhdoi tė jetė nė fokus tė politikės kombėtare nė gjithė qeveritė qė erdhen si me Princ Vidin dhe mė pas nė atė tė Zogut dhe mė pas, ndėrsa i rezistoi instalimit tė komunizmit nė vend, duke e luftuar ballas atė.
    Deri sa mbi kėtė familje u ushtrua njė genocid i paparė pėr ta shfarosur deri nė rrėnjė, qė nga djegia e sarajeve ne Orosh dhe vrasjet e pėrndjekjet e krerėve tė familjes sonė.
    Pas vrasjes sė kapidan Mark Gjomarkut, shumė nga krerėt e familjes u detyruan tė emigrojnė jashtė vendit, por dhe ata ia kushtuan jetėn lėvizjes antikomuniste nė Shqipėri, qė nga Ndue Gjomarku, apo Gjon Gjomarku dhe plot tė tjerė qė dhanė jetėn nė mbrojtje tė idealit tė lirisė.

    Ēfarė ishte komunizmi nė Shqipėri sipas jush?

    Persekutimi komunist mund tė shihet nė katėr etapa, duke e filluar me dekada, por mė tė rrezikshėm mund tė konsiderohet 1944-1954, kur u vranė, e u masakruan nacionalistėt shqiptarė, tregtarė e tė pasur si dhe inteligjenca e vendit.
    Faza e dytė lidhet me persekutimin e bijve, nipėr dhe tė afėrm. Faza e tretė, ėshtė momenti kur komunizmi po "hante" bijtė e vet dhe ne nuk kuptonim mė ēfarė po ndodhte. Po ashtu dhe dekada e fundit.
    E keqja se dhe sot ende nuk ėshtė vėnė nė vend nderi i nacionalizmės shqiptare dhe fati i keq i familjeve tė mėdha qė i kanė dhėnė emėr historisė shqiptare, po lihen nė heshtje pėr ta zhbėrė me pa tė drejtė kėtė histori sa heroike aq dhe tragjike.

    Torturat e hetuesve, Marie Tuci lakuriq nė thes me macen

    Padyshim mbetet ndėr maltrajtimet mė ēnjerėzore qė i janė bėrė nga regjimi komunist, bijės sė derės sė Gjomarkajve, Marie Tucit, e cila kishte mbaruar shkollėn e murgeshave stigmatine nė Shkodėr por qė shėrbeu nė disa zona si mėsuese, e shquar si kurajoze, pėr shkathtėsinė dhe trimėrinė e saj dhe "dukun" e saj tejet tėrheqės.
    Duke sajuar akuza false e arrestojnė nė vtin 1949 dhe e mbajtėn nė izolim tė plotė nė hetuesi duke kryer mbi tė tortura qė as fatanzia mė e ēmendur nuk mund tė shkonte deri aty.
    Hetuesit komunistė pėr tė kėnaqur instinktet e veta kafshėrore, u munduan me
    tė gjitha mėnyrat, por vajza rezistoi heroikisht. Pastaj e pėrdhunuan nė mėnyrė barbare, sipas deklaratave tė shoqeve tė saja tė burgosura me tė.
    "Tė gjitha torturat e mundura i ushtruan mbi trupin tim", sipas njė letre qė nuk arritėn ta bėnin tė dilte jashtė nga burgu; ndėr tė tjera e futėn nė njė thes, lakuriq, bashkė me njė mace! Vdiq nė spitalin e burgut me 24 Shtator 1950. Ėshtė nė proces kanonizimi nė Vatikan si martire.

    Bardhok Biba, deputeti komunist i derės sė Gjomarkajve

    Historia e derės kapidanore tė Mirditės ka tė pėrmendur dhe njėrin prej pinjollėve tė kėsaj dere, deputetin komunist Bardhok Biba qė u vra nė gusht tė vitit 1949.
    Ndryshe nga paraardhėsit e derės sė tij, por dhe tė tjerė qė ishin rrjeshtuar nė anėn antikomuniste, Bardhoku, i rėnė nė kontakt nė Shkodėr me idetė komuniste i pėrqafoi ato dhe pėrfshihet nė luftėn NACL, ndėrsa pas ēlirimit zgjidhet deputet pėr Mirditėn nė Kuvendin Popullor dhe nė dhjetor 1948 emėrohet sekretar politik i PK Mirditė.
    Nė gusht tė vitit 1949 vritet nė njė pritė nė Qafė Valmiri,duke shėnuar mė pas dhe fillimin e njė "mandate tė zezė" pėr Mirditėn qė tashmė do tė ndahej nė dysh pas masakrės komuniste mbi dhjetėra familje mirditore, me dhjetėra tė pushkatuar si dhe qindra familje tė internuara.
    Vrasja e tij mbetet enigmė, por ka dhe njė pjesė studiuesish qė e kėndvėshtron kėtė vrasje si njė strategji nėnshtrimi tė Mirditės nga regjimi komunist nė bashkėveprim me agjenturat e huaja.
    Vrasja e Bardhok Bibės ka qenė fatale edhe pėr vrasėsit, pasi vrasja e tij do tė ekspozonte gjithė fisin Gjomarkaj para persekutimeve tė shumėllojshme, ashtu si dhe familjeve tė tjera mirditore, njė tragjedi qė do ta ndante mė dysh Mirditėn pėr 50 vjet, por dhe sot e asaj dite.

    Enver Hoxha, dhuratė Hrushovit shpatėn e Bib Dod Pashės

    Njė ndėr dhuratat pėr Bib Dodėn ka qenė shpata e argjentė e dhėnė nga Napolon Bonaparti, dhuruar nė luftėn ruso-turke tė Krimesė, si prijės nė koalicionin e njohur prorus.
    Dihet se fatet e kėsaj lufte u pėrcaktuan nga mirditasit nėn drejtimin e Bib Dodė Pashės. Kjo shpatė ka qėndruar nė muzeun kombėtar pėr disa vite, ndėrsa ka tė dhėna tė besueshme se me rastin e vizitės Hrushovit nė Shqipėri, Enver Hoxha ia ka dhuruar nė shenjė miqėsie tė fortė.
    Nga ana tjetėr nuk dihet fati i kostumit tė Bib Dodės, i orendive tė servisit, pjesėt e kafesė, filxhana, qypi i kafesė, kutija e sheqerit apo materiale tė tjera tė ēmuara, trashėgimi e familjes princėrore.
    Sidomos pas viteve 1930 kur vritet Mark Kapedani, shumė dokumente tė kėsaj familjeje u vunė nė pikėpyetje tė madhe, sepse Gjon Kapedani ishte fare i vogėl dhe e ėma e tij u nxuar nga shtėpia. Me kėtė rast humbėn dhe dokumentet.
    Njė dėmtim mė i madh iu shkaktua me ardhjen e regjimit komunist kur iu vu flaka sarajeve nė Orosh duke asgjėsuar gjithė materialet dhe dokumentacionin e ndryshėm pėr tė kthyer nė "memece" njė pjesė tė madhe tė historisė sė Mirditės, dhe jo vetėm tė saj.

    Barqet

    Janė katėr "barqe" tė shėnuara ndėr Gjomarkaj: i Preng Markoles, i Preng Lleshit, Dode Lleshit dhe Llesh Lleshit (Lleshit tė Zi)
    Genocidi komunist mbi Gjomarkajt

    6 vetė tė varur e pushkatuar
    12 tė burgosur politikė, 2 prej tyre tė vdekur nė burg
    57 pjesėtarė tė familjes Gjomarkaj me vite tė tėra nė iternim
    2 prej tyre vdiqėn nė internim.

    Kapidanėt e Mirditės

    Bibė Dod Pasha (nga vitit 1820-1868)
    Gjon Marku, qendroj 8 vite deri sa u kthy Preng Pasha
    Prenga Pasha (1876-1880),dhe (1908-1919);
    Kol Prenga (1880-1902);
    Preng Kol Prenga (1902-1905);
    Marka Gjoni (1905-1908 dhe 1919-1924);
    Gjon Marka Gjoni (1924-1939).

    Pas pushtimit fashist Mirdita nuk pati kapedanė sepse si e gjithė Shqipėria u pushtua nga tė huajt.

    Deputetė ndėr vite nga dera kapidanore

    Qė prej krijimit tė shtetit tė parė shqiptar e deri nė ditėt e sotme e kanė pėrfaqėsuar Mirditėn nė parlamentin shqiptarė 3 deputetė nga dera e Gjomarkut dhe kanė konkuruar por nuk kanė fituar 2 tė tjerė.

    Deputetė tė zgjedhur:

    Mark Kapidani, (deputet nė parlamentin e Zogut, vritet nė vitin 1933 duke hyrė nė audiencė nė pallatin mbretėror nga njė mirditor tjetėr.

    Nė periudhėn e pushtetit komunist, deputet u zgjodh Bardhok Biba, i cili u vra nė vitn 1949

    Gjon Mark Gjoni, i biri i Mark Gjon Markut, vrarė nė vitin 1946 nga forcat e ndjekjes.
    u zgjodh deputet nėn siglėn e Partisė Republikane (1996). Vdiq nė vitin 2003 nga njė sėmundje e rėndė.

    Gazeta "shekulli" Gjergj Marku | 14/06/2010

  2. #2
    Uroj dhe desheroj qe kesaj Familje te Madhe ti rikthehet emri dhe dinjiteti i neperkembur nga diktatura komuniste.

    Familje te tilla jane nje pasuri kombetare!

  3. #3
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Kur i lexon keto krimet komuniste, vetem atehere e kupton sa antinjerezor e mbi te gjitha anti-shqiptar ka qene ai sistem apo ajo krijese sllavo-barbare..ncncncnc

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Ne historine e se kaluares jo vetem asaj komuniste por edhe asaj te kohes se mbretit Zog e akoma me heret ka shume vrasje nder mirditore e ndermjet tyre te cilet akoma sot nuk gjejne shtratin e tyre te duhur per tu diskutuar dhe per tu bere publike.Rregjimi 45 vjecar u hoqi te drejten mirditoreve qe as neper mend te mos e shkojne te kaluaren e Mirdites, historine, aktualitetin e athershem, vrasjet, kulisat......

    Nje nder krahinat me te cuditshme dhe me te goditura shpirterisht, shqiptare, ka qene Mirdita dhe rregjimi komunist duke perdorur shpirtin e paster te mirditorit arriti qe ta dhunoje duke detyruar njeri tjetrin te spiunoje dhe te bejne deshmi te rreme,nderkohe qe ata qe besojne ne Zot nuk bejne deshmi te rreme kurre.

    Jam me mendimin dhe iden ngahere se Oroshi dhe vendet e banesat e prijesve shqiptare mirditas te shpallen me ligj objekt i rendesise se vecante por sa here eshte thene e perfolur nga mirditore kjo qe po shkruaj une dhe deri me sot Oroshin e Mirdites e kane vizituar personalitete ashtu sikur eshte ne ate gjendje per te cilen ka pasur shume kritika per menyren si eshte lene pa u restauruar, ne drejtim te kryetarit te komunes se Oroshit,te kryetarit te bashkise Rreshen.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Reschen : 15-09-2010 mė 19:04 Arsyeja: ndryshim

  5. #5
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Nje nder krahinat me te cuditshme dhe me te goditura shpirterisht, shqiptare, ka qene Mirdita dhe rregjimi komunist duke perdorur shpirtin e paster te mirditorit
    Ne fakt edhe une ngjashem mendoj se detyra primare e atij fare regjimit komunist kishte qene thyerja dhe transformimi i shpirtit dhe karakterit te verioreve.

  6. #6
    Hierark i lartė Maska e Uriel
    Anėtarėsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Dhe pjesa interesante qėndron tek fakti se thyerja e Veriut u krye po nga vetė veriorėt; thėnė ndryshe si vetshkatėrrim, qė pėrbėn teorinė romake divide et impera, e cila ėshtė e familjarizuar nė vijė historike tek Veriu nga ēdo pushtues i huaj. E nė kėtė rast pushtuesi ishte vendas. Nga ana tjetėr, kjo thyerje qė mundėsoi ēarjen e shumė bunkereve natyrorė, tė cilėt ishin tė izoluar me botėn e brėndshme e jo mė me tė jashtmen, i dha atyre mundėsinė e civilizimit.
    relata refero

  7. #7
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar mė parė nga Hėnor_ Lexo Postimin
    Dhe pjesa interesante qėndron tek fakti se thyerja e Veriut u krye po nga vetė veriorėt; thėnė ndryshe si vetshkatėrrim, qė pėrbėn teorinė romake divide et impera, e cila ėshtė e familjarizuar nė vijė historike tek Veriu nga ēdo pushtues i huaj. E nė kėtė rast pushtuesi ishte vendas. Nga ana tjetėr, kjo thyerje qė mundėsoi ēarjen e shumė bunkereve natyrorė, tė cilėt ishin tė izoluar me botėn e brėndshme e jo mė me tė jashtmen, i dha atyre mundėsinė e civilizimit.
    Nuk besoj tė jetė kėshtu, thyerja e Veriut nuk u bė nga veriorėt por nga disa rrethana tė kombinuara sė bashku, tė cilat po i rendis shkurtimisht mė poshtė:

    1) Lėnia jasht kufijve tė pjesės kryesore tė Gegnisė (Kosovės), Veriu ngeli veēmas si ajo kėmba apo dora qė i amputohet njė pacienti. Kufiri ishte komplet arbitrale, njėsoj sikur psh ta ndajmė Labėrinė nė dy pjesė, njėra nė njė shtet e tjetra nė njė tjetėr.
    2) Mirė kjo, po pėr 50 vite u ndalua nė mėnyrė totale qarkullimi njerėzor i veriut me pjesėn tjetėr tė Gegnisė. Pėr shembull pjesa verilindore e Shqipėrisė sė Sotme (Tropoja, Kukėsi, Dibra) ka patur gjithmonė si referencė historike Gjakovėn dhe Prizrenin. Papritur kėto dy qytete kaq jetike pėr kėto zona ngelėn nė njė shtet tjetėr, e sikur tė mos mjaftonte kjo u ndalua edhe qarkullimi i njerėzve pėr plot gjysėm shekulli. Kjo ishte katastrofale! Ose edhe Shkodra psh qė gjatė komunizmit u shkatėrrrua fare dhe humbi rėndėsinė qė ka patur si qytet jo vetėm nė Gegni (kryeqendra gege) por edhe nė rajon. Edhe me Malin e Zi u bllokua, edhe me Kosovėn po ashtu, e pėrveē kėsaj i pushkatuan, masakruarn e internuan gjithė elitėn kulturore qė mbante nė kėmbė shpirtėrisht e kulturalisht qytetin e krejt Veriun. Me pak fjalėn Veriu (i Shqipėrisė) ngeli si peshku pa ujė.
    3) Veriu (qė lindi si term nė 1913) historikisht ka qenė zonė tejet e varfėr, si pasojė e kushteve gjeografike dhe historike etj... Nė komunizėm kjo varfėri me kalimin e viteve u bė edhe mė e thellė, edhe mė e tmerrshme, e ishte pikėrisht kjo varfėri e tejskajshme e kombinuar me izolimin dhe frikėn nga komunistėt qė theu shpirtin e veriorit.

    Po, komunizmi e theu dhe e shpėrfytyroi shpirtin e veriorit dhe tė Veriut, fatkeqėsisht po. Po ashtu jam njė mbėshtetės i idesė sė shprehur nga Rina87 qė komunizmi nė Shqipėri kishte "luftė" kryesore thyerjen dhe ndarjen pėrfundimtare tė gegėve.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Jack Watson : 20-09-2010 mė 21:44
    Life's too short to remove USB safely.

  8. #8
    Hierark i lartė Maska e Uriel
    Anėtarėsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    E kisha fjalėn pėr sigurimin e shtetit dhe luftėn e tij ndaj armiqve tė regjimit. Kjo pėrplasje nė favor tė pėrfaqėsueve tė regjimit, nuk u krye duke sjellur shqiptarė nga Shqipėria Mesme apo Jugore, por bashkėpunėtorėt e regjimit ishin vendas. Veriu mbahej nėn kontrollin komunist po nga veriorėt komunistė. Thyerja ishte e thjeshtė, nuk ėshtė e nevojshme tė preken karakteristikat gjeopolitike tė Veriut shqiptar.
    relata refero

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar mė parė nga Hėnor_ Lexo Postimin
    E kisha fjalėn pėr sigurimin e shtetit dhe luftėn e tij ndaj armiqve tė regjimit. Kjo pėrplasje nė favor tė pėrfaqėsueve tė regjimit, nuk u krye duke sjellur shqiptarė nga Shqipėria Mesme apo Jugore, por bashkėpunėtorėt e regjimit ishin vendas. Veriu mbahej nėn kontrollin komunist po nga veriorėt komunistė. Thyerja ishte e thjeshtė, nuk ėshtė e nevojshme tė preken karakteristikat gjeopolitike tė Veriut shqiptar.
    Kuptohet qi ka pase edhe veriore, por pjesa ma e madhe kan kene jugore. T'pakten ne Shkoder. Zoj Themelat, Shefqet Peēat, Hilmi Seitat etj kriminela si kta.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar mė parė nga Hėnor_ Lexo Postimin
    Dhe pjesa interesante qėndron tek fakti se thyerja e Veriut u krye po nga vetė veriorėt; thėnė ndryshe si vetshkatėrrim, qė pėrbėn teorinė romake divide et impera, e cila ėshtė e familjarizuar nė vijė historike tek Veriu nga ēdo pushtues i huaj. E nė kėtė rast pushtuesi ishte vendas. Nga ana tjetėr, kjo thyerje qė mundėsoi ēarjen e shumė bunkereve natyrorė, tė cilėt ishin tė izoluar me botėn e brėndshme e jo mė me tė jashtmen, i dha atyre mundėsinė e civilizimit.
    Veriu nuk asht vetem male e shkrepa mor Henor, qi na paskn lidhe me boten komunistat. Imagjino barijt me lekure delet ne shpinde e me opinga t'shkyme qi civilizojne Shkodren.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •