Turkofobia ėshtė investim politik kundėr shqiptarėve
Gazeta Sot
Venerdģ 08 Aprile 2011 00:00
Nga Selim GOKAJ
Ndėr vizitorėt e panumėrt qė mbushėn pavijonet e panairit tė prodhimit tė mallrave turke dhe qė ėshtė i pesti nė llojin e tij i cili hapet pėrvitshėm nė Tiranė, ishte edhe kreu i ekzekutivit shqiptar, Z. Sali Berisha. Pėrballė mediave, qė e intervistuan,
Berisha deklaroi se popullin shqiptar dhe popullin turk i lidhin mijra fije gjatė historisė sė tyre dhe se kėto dy kombe kanė qeverisur njė nga perandoritė mė tė mėdha tė njerėzimit. Duke zbritur mė poshtė historisė nė kohė, Berisha theksoi se sot nė Stamboll jetojnė mė shumė shqiptarė se nė Tiranė dhe se investimet turke nė Shqipėri, dy vitet e fundit, janė rritur 5 herė, ndėrsa shkėmbimet tregtare nė mes tė dy shteteve i kanė kaluar njė miliard dollarė. Kryeministri e mbylli fjalėn e tij me shprehjen superlative, se marrėdhėniet nė mes tė Turqisė dhe tė Shqipėrisė sot janė tė shkėlqyera. Kaq tha kryeministri shqiptar pėr raportet e vėrteta nė mes tė shtetit shqiptar dhe atij turk, gjė qė ishte e mjaftueshme pėr ti bėrė turkofobėt nė Shqipėri qė tė flasin me vehte. Dhe turkofobėt, pėr fat tė keq nuk janė pak nė Shqipėri. Ata i kanė fillimet e tyre tek ideologjia sllavo-komuniste, e cila u bėri njė portret tė njėanshėm dhe tė rremė raporteve tė Perandorisė Osmane me shqiptarėt, duke i tejmbushur tekstet me figura turqish, qė sipas tyre, paskan shkatėrruar ēdo vlerė humane, kulturore dhe ekonomike nė Shqipėri, duke mbjellur kėshtu njė urrejtje patologjike tek shqiptarėt kundėr turqve, dhe duke harruar qėllimisht tu kujtojnė shqiptareve fqinjėt e tyre serbė, malazezė, grekė dhe italianė qė, pėr ato vite, kur ushtritė e tyre vėrshuan nė Shqipėri, shkatėrrimet, vrasjet dhe pėrdhunimet ndaj shqiptarėve nga kėto fqinjė as qė mund tė krahasohen me atė qė bėnė turqit nė 500 vite pushtim. Edit Durhan, studiuesja e njohur britanike e ēėshtjeve ballkanike, nė kujtimet e veta pėr Ballkanin, do tė shkruante: Tani qė serbėt erdhėn nė Ohėr (viti 1913) dhe grekėt nė Korēė, fillova ta ndiej vehten fajtore qė dikur kisha uruar qė turku tė largohej nga Evropa, sepse, sa ishte turku aty, shpresat nuk ishin shuar. Kurse, kėta pushtues tė krishterė ishin 100 herė mė tė kėqij se turqit. Ideologjia sllavo- komuniste krijoi nė mendjen e shqiptarėve idenė se ata luftuan 500 vjet kundėr turqve, nė njė kohė qė ish- drejtori i arkivave tė shtetit, Shaban Sinani, do tė deklaronte nė media se nuk ėshtė e vėrtetė qė shqiptarėt kanė luftuar gjithmonė kundėr turqve, sepse ka pasur periudha tė gjata qetėsie, kur tė dy palėt kanė qeverisur sė bashku Perandorinė Osmane. Historia dėshmon sė janė 37 kryeministra shqiptarė, ata qė kanė qeverisur nė ato vite Perandorinė Osmane dhe se vetėm nė Perandorinė Osmane shqiptarėve u janė krijuar mundėsitė pėr tė treguar aftėsitė e tyre, duke i dhėnė kėsaj perandorie nėpunės tė tjerė tė lartė nė fushėn politike, ekonomike, ushtarake dhe kulturore. Por, nuk duhet harruar se turkofobėt nė Shqipėri janė pjesė e turkofobisė evropiane e cila ia ka mbyllur dyert Turqisė gjigande drejt anėtarėsimit nė BE, nė njė kohė qė i ka hapur dyert pėr shtete buburreca, si: Bullgaria dhe Rumania. Por, nuk duhet tė anashkalohet fakti se turkofobia nė Shqipėri, ashtu si turkofobia evropiane, ėshtė pjesė e rrezikshme e islamofobisė qė ėshtė dukuri e theksuar e portretit real tė Evropės sot, e cila duket se e meriton akuzėn e politikės sė sotme turke qė e quan Bashkimin Evropian njė klub i krishterė. Turkofobia nė Shqipėri merr sa pamje komike, aq edhe tragjike, duke cėnuar edhe historinė e popullit shqiptar. Analistė tė krisur, qe kanė vuajtur dhe janė gjymtuar nė burgjet komuniste , arrijnė deri atje sa deklarojnė nė media se shqiptarėt janė dembele dhe se kėtė dembelizėm e kanė dhuratė nga Perandoria Osmane, nė njė kohė qė turqit dhe shqiptarėt nuk njihen si popuj dembelė. Sot, Turqia ėshtė fuqia e 16 ekonomike e botės, arritje e cila ka brenda mundin dhe djersėn e popullit turk. Kurse turkofobė tė tjerė nė Shqipėri bėjnė thirrje qė tė fshihen nga faqja e historisė sonė 500 vitet, kur tek ne sundonte Perandoria Osmane. Turkofobia tek shqiptarėt u intereson nė mėnyrė absolute fqinjėve tanė, pa u lakuar emrat, sepse ata janė nė njė linjė me njeri tjetrin, duke synuar gjithmonė qė tė nxisin urrejtjen ndėr shqiptarė kundėr Turqisė. Dhe pėr tė realizuar njė gjė tė tillė, ata u nxjerrin shqiptarėve nė ēdo sekondė para syve portretin e rremė tė Perandorisė Osmane qė ka marrė pamjen e njė gogoli me tė cilin shqiptarėt mund tė trembin edhe fėmijėt, kur nuk i zė gjumi nė mbrėmje. Duhet ditur se turkofobėt nuk janė njerėz tė rėndomtė qė janė tė abonuar nėpėr kafene dhe sillen rrugėve pa ditur se ku shkojnė .Ata janė pėr fat tė keq pjesė e mediave, analistė, qė pa u shqetėsuar diskutojnė nė media pėr libra qė nuk i kanė lexuar kurrė, janė pjesė tė politikės shqiptare qė pranojnė vetėm ti binden shkopit tė dirigjentit dhe nuk janė kurrė origjinale dhe me personalitet tė pavarur politik dhe publik. Turkofobėt janė shumė tė shqetėsuar nga pritja madhėshtore qė u ėshtė rezervuar nga populli shqiptar udhėheqėsve mė tė lartė tė shtetit turk qė kanė realizuar vizita zyrtare nė Shqipėri dhe nė Kosovė. Ata duhet ta kenė tė qartė se shqiptarėt nė Shqipėri nuk mund ta harrojnė mbėshtetjen vendimtare tė qeverisė turke, kur territori ynė u rrezikua tė cėnohej nga forcat ushtarake greke nė ngjarjet e rėnda tė vitit 1967 tė cilat i patėm dhuratė nga miqtė tanė ndėrkombėtare qė monitorojnė jetėn politike, ekonomike dhe ushtarake nė tė gjithė planetin. Po ashtu, shqiptaret e Kosovės i janė mirėnjohėse Turqisė qė njohu e para pavarėsinė e Kosovės, pa harruar se ishte Turqia ajo qė kundėrshtoi ndalimin e pėrkohshėm tė bombardimeve mbi Serbi, i cili do ti krijonte mundėsinė serbėve pėr tė populluar Kosovėn me serbė tė Kroacisė, pasi i deboi shqiptarėt e Kosovės nga trojet e tyre, gjė qė do tė sillte ndalimin e bombardimeve mbi Kosovė. Ish- kryeministri shqiptar i atyre viteve, Pandeli Majko, do tė deklaronte nė njė emision televiziv se ne do ta sulmonim Serbinė, nėse ndaleshin bombardimet dhe se mbėshtetje pėr kėtė sulm do tė kishim njė vend tė fuqishėm dhe shumė mik tė Shqipėrisė. Majko nuk e deklaroi emrin e atij shteti mik, por teleshikuesit e kishin tė qartė se bėhej fjalė pėr Turqinė. Ėshtė mirė tė njihen fakte tė vėrteta pėr tė bėrė njė portret tė saktė tė marrėdhėnieve historike tė shqiptarėve me Perandorinė Osmane qė tu hiqet maska turkofobėve nė hapėsirat shqiptare tė cilėt bėjnė pėrpjekje pėr ti shkėputur shqiptarėt nga miqtė e tyre tė vėrtetė dhe shekullorė. Turkofobėt shqiptarė duhet tė mos harrojnė se para shpalljes sė Pavarėsisė, nė vitin 1912 nga Perandoria Osmane, shqiptarėt jetonin nė njė sipėrfaqe prej 75 km katrore. Kurse sot, shqiptarėt jetojnė vetėm nė njė sipėrfaqe prej 45 mijė km. katrorė. Komenti besoj se ėshtė i tepėrt, sepse kėto 30 mijė kilometra katrorė nuk ia shkėputen Shqipėrisė as turqit, as arabėt, por Evropa e qytetėruar dhe demokratike. Prandaj, kėngėtari i njohur kosovar, Ilir Shaqiri, ėshtė bėrė i famshėm nė tė gjitha trojet shqiptare me kėngėn drejtuar Evropės Kthema borxhin (kthemi trojet qė mė grabite). Janė pikėrisht kėto turkofobė qė sulmojnė dhe penalizojnė investimet turke nė Shqipėri, kujtojmė zhurmėn e pafund kundėr shitjes sė Albtelekomit, penalizimin e telefonisė celulare Eagle mobile, sulmet kundėr shoqėrisė Kurum nė Elbasan, investime kėto qė realisht i kanė dhėnė njė impuls tė fuqishėm ekonomisė shqiptarė qė nuk mund tė kontestohet. Ishin turkofobėt shqiptarė tė parėt qė u ngritėn nė kėmbė tė tėrbuar, kur partia e politikanėve Erdogan dhe Gyl fitoi zgjedhjet nė Turqi, duke sulmuar edhe gratė e tyre muslimane qė ishin tė mbuluara me shami tė cilat, sipas tyre, do ta kishin tė pamundur tė shoqėronin bashkėshortėt e tyre nė pritjet dhe ceremonitė zyrtare, sepse nuk do tė ishin tė mirėpritura nga se ishin tė mbuluara me shami, sikur shamia muslimane tė ishte helmetė naziste. Ishin turkobofėt, tė cilėt janė tė strehuar nė mediat shqiptare, ata qė, vizitės sė fundit tė presidentit Gyl nė Shqipėri, i lejuan hapėsira mikroskopike nė disa media tė shkruara, sikur ai tė ishte njė politikan hije qė kishte ardhur nė Shqipėri pėr afera tė dyshimta. Kaq i kanė hapėsirat pėr tė vepruar sot turkofobėt shqiptarė qė pėrpiqen tė minojnė marrėdhėniet mes tė popullit shqiptar dhe atij turk. Por, arma, qė turkofobėt pėrdorin ashpėr kundėr Turqisė pėr tė nxjerrė jashtė loje lidhjen shekullore tė Turqisė me Shqipėrinė, ėshtė akuza e trilluar se Perandoria Osmane na paska larguar nga feja e tė parėve tė krishterė, duke na bėrė muslimanė qė, sipas kėtyre turkofobėve maniakė e fanatikė, ėshtė fatkeqėsia mė e madhe qė u ka ndodhur shqiptarėve tė shkretė. Dhe mjeti pėr tė konvertuar shqiptarėt nė muslimanė, sipas turkofobėve, paska qenė dajaku dhe shpata e turkut. Pa hyrė nė detaje, islamizimi nuk ėshtė fatkeqėsi pėr shqiptarėt, sepse islami ėshtė fe hyjnore dhe praktikohet thuajse nga 2 miliard njerėz nė botė dhe secila fe ėshtė vlerė pėr njeriun, duke qenė pjesė e edukatės sė tij. Muslimanėt i luten zotit, ashtu si i lutėn Zotit edhe tė krishterėt. Shqiptarėt e zgjodhėn fenė islame pėr tė shpėtuar nga asimilimi sllav, gjė qė solli mbijetesėn e popullit shqiptar. Perandoria Osmane ėshtė e njohur pėr modelin e saj tolerant dhe janė tė njohura dėshmitė e personaliteteve politike dhe historike tė kohės dhe mė vonė, qė e vlerėsojnė kėtė tolerancė. Ėshtė gjithashtu i dokumentuar fakti se vetėm 4% e popullsisė sė Perandorisė Osmane ėshtė konvertuar nė fenė islame, nė njė kohė qė, vetėm mė pak pėrpjekje dhe mė pak shpatė tė turkut, nuk do tė kishte mbetur kėmbė e krishteri nė kėtė perandori. Prandaj, akuza pėr dhunė tė pėrdorur nga Perandoria Osmane pėr tė konvertuar shqiptarėt nė muslimanė ėshtė vetėm njė pėrrallė qė mund tu tregohet fėmijėve nė njė natė dimri Kjo pėr faktin se popullata dhe kombe tė tėra nė Perandorinė Osmane, duke pėrfshirė edhe fqinjėt tanė grekė dhe serbė, nuk u konvertuan nė fenė islame, sepse nuk ishte dhuna mjeti pėr tė konvertuar qytetarėt e kėsaj perandorie nė myslimanė. Pėrpjekjeve tė mashtruesve dhe fanatikėve turkofobė qė pėrpiqen pėr tė manipuluar tė vėrtetėn pėr marrėdhėniet historike tė shqiptarėve me Perandorinė Osmane, ua ka dhėnė pėrgjigjen kryeministri turk, z.Taip Rexhep Erdogan, gjatė vizitave tė tij nė Shqipėri duke deklaruar nė mediat shqiptare se e vėrteta e kėtyre marrėdhėnieve ėshtė nė arkivat turke duke pėrfshirė kėtu edhe tė vėrtetėn pėr figurėn e Skėndėrbeut. Prandaj, turkofobėt shqiptarė ėshtė mirė tė lexojnė mė shumė, tė zhvishen nga fanatizmi dhe tėrbimi kundėr turqve qė u ka errur sytė dhe ta njohin tė vėrtetėn, sepse ndryshe do tė bien viktimė e sloganit zgjedhor: Fajin e ka Saliu alias Fajin e ka turku. Por, pėr turkofobėt nuk ėshtė e lehtė qė tė rrisin numrin e fansave tė tyre nė Shqipėri, sepse shqiptarėt e dinė mirė se turkofobia ka prapavijė tė theksuar fetare, e thėnė pa dorėza, penalizimi i turqve dhe i Perandorisė Osmane bėhet pėr arsye tė pėrkatėsisė se tyre fetare qė ėshtė Islami. Ky ėshtė thelbi i problemit. Tė tjerat janė vetėm derivate dhe pjesė e njė perdeje tymi me tė cilėn turkofobėt duan tu mbyllin sytė shqiptarėve qė ata tė mos e njohin tė vėrtetėn pėr marrėdhėniet e shqiptarėve me turqit gjatė historisė qė, pėr pesė shekuj, ata e patėn tė pėrbashkėt. Pėrballė turkofobisė, shqiptarėt njohin edhe njė tė vėrtetė tjetėr e cila ėshtė e pasqyruar tek vazhdimėsia e njė miqėsie vėllazėrore nė mes tė popullit turk dhe atij shqiptar, e cila funksionon nė mėnyrė tė shkėlqyer edhe nė ditėt e sotme. Shqiptarėt kanė patur mundėsi qė ta njohin madhėshtinė dhe forcėn e mbėshtetjes sė popullit turk pėr popullin shqiptar. Politikanėt turq i kanė garantuar mbėshtetje Shqipėrisė, pavarėsisht, nga spektri politik qė ėshtė nė pushtet. Ata janė dėshmitarė tė pritjeve madhėshtore qė u ėshtė bėrė si Sali Berishės, ashtu edhe Fatos Nanos, Pandeli Majkos dhe Ilir Metės, kur ata kanė bėrė vizita zyrtare nė Turqi... Nė kujtimet e tij, mbreti i shqiptarėve, Ahmet Zogu, pranonte si gabimin e vetėm tė jetės sė tij atė qė nuk u vendos nė Turqi, kur ishte nė mėrgim, por bėri ecejake nėpėr Evropė, ku njohu mashtrimin dhe mospėrfiljen ndaj tij dhe ndaj te gjithė shqiptarėve tė cilėve Evropa po ua pėrgatiste lakun komunist pėr tia vendosur nė qafė nė fund-vitin e 1944. Megjithėse sot, turkofobėt kanė nė dispozicion hapėsira politike ekonomike dhe financiare, misioni i tyre ka arrije minimale, sepse politika shqiptare nė tė gjitha trojet shqiptare e ka pranuar partneritetin me Turqinė nė tė gjitha fushat ku spikasin ato ekonomike dhe ushtarake, pa harruar edhe partneritetin politik i cili shkėlqeu tek mbėshtetja e jashtėzakonshme e Turqisė pėr anėtarėsimin e vendit tonė nė NATO. Turkofobėt, nė hapėsirat shqiptare, duhet ti heqin syzet antiturke me tė cilat i shohin marrėdhėniet historike nė mes tė shqiptarėve dhe turqve dhe tė pranojnė fakte nga e kaluara historike dhe nga realiteti i sotėm i kėtyre marrėdhėnieve qė i bėjnė popullin shqiptar dhe popullin turk njė simbiozė historike e cila u ka bėrė ballė shekujve duke qenė gjithmonė njė investim i fuqishėm pėr tė ardhmen e popullit shqiptar dhe popullit turk.
Krijoni Kontakt