Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 15 prej 15

Tema: Mozaik Islam

  1. #11
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    GOMARI QĖ BART LIBRA

    Fjala erdhi nga E Vėrteta dhe pastaj e vėrteta u tha me fjalė. Duke qenė pjesė e botės dhe prapė i huaj nė botė, njeriu ndjeu boshllėkun nė ekzistencė dhe kėtė boshllėk e plotėsoi me artin e fjalės sė tij, me poezitė, me meloditė, me pikturat dhe me librat e tij, e qė tė gjitha kėto sė bashku, shfaqin realitetet e shpirtrave njerėzor qė frymuan dhe frymojnė nė kėtė nėnqiell. Ēdo shpirt qė i kushton rėndėsi pjesėmarrjes sė tij nė botė, nuk mund tė jetojė pa e pėrjetuar dhimbjen qė vjen nga mungesa e diēkaje qė duhet tė jetė, por nė fakt, mungon. Ēdonjėri qė i kushton rėndėsi zbulimit tė vetvetes, nuk mund tė mos e gjejė veten duke menduar nė ishullin e tij tė vetmisė pėr botėn e cila, sado e madhe qė ėshtė nė raport me trupin, mbetet e vogėl nė raport me shpirtin e tij. Mendjes, mbase e ndodhur midis trupit dhe shpirtit, s’i mbetet tjetėr veē pyetjeve: Nėse bota nuk i mjafton njeriut, a i mjafton njeriu botės? Nėse ēdo gjallesė do tė ishte njeri, a do tė kishte bota nevojė pėr shtazėt dhe nėse ēdo gjallesė do tė ishte shtazė, a do tė flitej nė botė pėr Tė Vėrtetėn?!
    Pėrceptimi dhe imagjinata, kėto dy veēori, e para pėr botėn njerėzore dhe shtazore dhe e dyta ekskluzivisht pėr njeriun, pėrcaktojnė edhe vizionin ndaj ekzistencės dhe njėmendėsisė sė saj. Derisa shtazėt mendojnė pėr realitetin e shfaqur vetėm gjatė kohės kur e pėrceptojnė atė, njeriu me anė tė procesit tė kujtesės, mund tė sjell nė mendjen e tij relitetin e pėrceptuar edhe kur tė jetė shkėputur nga plani i perceptimit shqisor. Nėpėrmjet imagjinatės, ai mund tė udhėtojė nė tė kaluarėn dhe ta paramendojė tė ardhmen. Ēdo gjė qė ka kaluar nėpėrmjet shqisava, bluhet nė “mullirin” e mendjes dhe e “ushqen” qenien e tij. Me pak fjalė, imagjinata i mundėson atij tė shquhet me konceptin e kohės: tė shkuarėn, tė tashmen dhe tė ardhmen, gjė kjo e cila e ngarkon vetvetiu me pėrgjegjėsi, pėr ta dalluar nga ēdo gjallesė tjetėr mbi faqen e dheut. Po ashtu, me anė tė kėsaj veēorie, ai edhe mund ta gjykojė njė veprim tė gabuar tė tė shkuarės qė e nesėrmja e tij tė mos jetė vazhdimsi e gabimit. Imagjinata krijuese, me tė cilėn dallohen disa nga disa tė tjerė, ėshtė edhe njė pėrgjegjėsi mė shumė, pėr secilin qė e posedon, sepse ajo nė njė mėnyrė, prodhon ushqimin e mendjeve dhe shpirtrave qė gjallojnė nė botė. Nėpėrmjet saj, njerėzit formojnė botėvėshtrimet e tyre, duke i dhėnė emėr botės, kohės, historisė dhe pėrgjithėsisht jetės. Prandaj, jeta e njė njeriu mund tė shembėllehet me jetėn e njė gomari por kurrė nuk do tė jetė e barasvlefshme me tė, edhe pse gomari mund tė ēojė pesha mė tė rėnda se njeriu. Po pse pikėrisht njė gomari? Jo rrallėherė, njerėzit kur duan ta qortojnė budallallėkun, e krahasojnė atė me gomarllėkun, por nė fakt, gomari nėse nuk njihet si shtazė intelegjente, tė paktėn nuk ėshtė e rrezikshme siē mund tė jetė njeriu budalla, qė bėn keq edhe atėherė kur mendon se vepron mirė dhe kjo ndodh gjithmonė, atėherė kur njeriu ngarkohet pėrtej mundėsisė personale qė posedon. Nėse takimi me njė gjallesė qė fati e ka determinuar te jetė gomar, tė ngjall dhembshuri pėr faktin se ėshtė ngarkuar nga njeriu mė shumė se sa mund tė bartė (pėrtej fuqisė sė tij prej gomari), atėherė, sa mund tė jetė i dhembshėm takimi me mediokrin qė ka ngarkuar veten me diēka qė nuk e ka ngarkuar askush. Ēfarė mund tė pėrbėjė rrezik mė tė madh se sa guximi i mediokrit i cili shfaq trimėrisht idetė e tij mediokre, dhe me kėtė akt grumbullon shumė shpejt njė numėr marramendės njerėzish, tė cilėt e pasojnė atė pėr faktin se nuk e kanė tė vėshtirė tė arrijnė nė shkallėn e diturisė sė tij, ose mė qartėsisht, pėr faktin se i bashkon e njėjta gjė: mediokriteti.
    Me vėnien e epitetit gomar njė njeriu, a duhet tė jetė i ofenduar njeriu apo gomari? Nė njėrėn nga Fjalėt e Tė Vėrtetės, njeriu qė posedon Librin dhe nuk e jetėson atė praktikisht, ėshtė shembėllyer me gomarin qė bartė libra. Gomari mund t’i bartė mbi shpinėn e tij tė gjitha botėkuptimet dhe ideologjitė e kohėve, por nuk do tė jetojė me asnjėrėn prej tyre. Fundja, ai as qė ka ardhur nė ekzistencė pėr njė gjė tė tillė. Ai mund t’i pėrceptojė librat pa e ditur se ēfarė nė fakt po pėrcepton. Ai, me gjithė librat e ngarkuara, ecėn pa e ditur destinacionin. Madje, nėse njė dykėmbėsh mund ta ketė ngarkuar me libra njė gomar (nė kohėn kur transoprti ėshtė bėrė me gomerė) dhe mund t’i ketė bėrtitur atij qė ta shpejtojė tė ecurit, sigurisht ka harruar se kjo qenie katėrkėmbėshe mund tė bėrtas mė shumė se ēdo njeri. Atėherė, cili ka tė drejtė tė bėrtasė mė shumė: ai qė ėshtė ngarkuar nga tjetri apo ai qė ka ngarkuar veten? I pari mund tė bėrtasė duke i ngjarė vetes, ndėrkaq i dyti duke i ngjarė tė parit. Ky ėshtė fati tragjik i mediokrit qė ka ngarkuar veten dhe bėrtet ēmendurisht pėr t’i kumtuar idetė e veta, e qė nga fuqia zhurmuese e zėrit edhe mund tė mos kuptohet ajo ēfarė nė fakt dėshiron ta transmetojė te tjetri. Ai, sado qė e pėrcepton zėrin e tij tė ngjirur, saqė duket se jehona e tij arrinė nga e shkuara nė tė tashmen, prapė se prapė, me tė njėjtin vazhdon tė flasė edhe nė tė ardhmen, akt ky qė fakton se kujtesa dhe imagjinata e tij nuk janė funksionale nė nivelin e duhur, pėrndryshe, asnjėri nuk do ta ngarkonte veten pėrtej mundėsive qė ka. Derisa dijetarėt, (artistėt, poetėt, shkencėtarėt, etj.) boshllėkun e ekzistencės e plotėsojnė me dijen qė manifestohet nė mendjet dhe shpirtrat e tyre, disa nga mediokrit, kėtė boshllėk e plotėsojnė me britmat e tyre. Dijetarėt, duke mundur veten, bėhen vetvetja dhe duke qenė vetvetja, bėhen pasqyrė pėr tė gjithė ata qė e duan diturinė, bėhen vetė Libėr qė tė lexohen nga kėrkuesit e dijes. Mediokrit, duke dashur t’i japin Tė Vėrtetės dhe jo tė marrin nga E Vėrteta, citojnė me zė tmerrėsisht tė lartė fjalė nga Libri, bile edhe atėherė kur libri u thotė: “Ec me kujdes e i pėrmbajtur dhe fol me zė tė ulėt; se zėri mė i vrazhdė ėshtė zėri i gomarit”! (31/19)
    Nė librat e atyre qė pėrpiqen tė marrin nga E Vėrteta, mund tė takosh vargje me tė cilat ėshtė plotėsuar zbrazėtia e kėsaj bote, mund tė lexosh fjalėt me tė cilat ėshtė stolisur jeta, njėlloj siē e ka stolisur E Vėrteta qiellin me yje:



    Sado nga toka qiellin ta shikoje
    Po t’mos kishte dritė, s’do ta dije se ka yll
    Mė shumė bėn zhurmė njė degė qė bie nga druri
    Se sa mijėra drunj qė rriten nė pyll.



    E Vėrteta thuhet edhe nė heshtje, edhe pa fjalė, madje edhe atėherė kur nuk mund tė flasim, ajo manifestohet duke dėshmuar Praninė e Saj. Nėse shkruesin e kėtyre rreshtave do ta gjeni ndonjėherė duke bėrtitur (apo duke folur me zė tė lartė), pėr hir tė Sė Vėrtetės, kujtojani gomarin qė bartė libra, me qėllim qė ta pėrdorė thellėsisht kujtesėn dhe imagjinatėn e tij, dhe duke e mundur veten, t’u falėnderoj edhe tė gjithė juve qė nuk e lejoni tė mbetet mediokėr. Faleminderit pafundėsisht!



    Fatmir Muja
    "Shoku Mjekesise"

  2. #12
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    FARA E NJERIUT
    Njė yll ndizet, njė tjetėr shuhet!
    Ekzistenca krijohet dhe shkatėrrohet nė tė njėjtėn kohė.
    Lindja e diellit, edhe pavetėdije, tė bėn ta ndjesh njė fillim, e perėndimi i tij, njė fund.
    Zemra, i vetmi organ i gjallesave frymore qė nuk pushon deri nė ēastin e ndarjes nga kjo botė, vazhdon tė rreh nė gjoksat e tė zgjuarve dhe tė fjeturve.
    Zogjtė fluturojnė nė qiell por fundin e kanė nė tokė! Nė tė njėjtėn tokė, ku farėrat e bimėve mbijnė pasi tė jenė futur nė tė, duke ēarė fortėsinė e shtresės sė rėndė tė dheut qė i mbulon. Ato, edhe nė kėtė ēast, gjallėrojnė duke e qėndisur tokėn me ngjyrat e jetės sė pėrkohėshme. Njė farė e bimės e futur nė thellėsinė e tokės, nuk e pranon shpėrbėrjen e saj. Me futjen e saj nė dhe, ajo niset drejt gjallėrisė, duke shpėrthyer nga toka pėr tu drejtuar kah dielli.
    E fara e njeriut?!
    Diku nga thellėsia e qenies, nga prania e ekzistencės, vjen pyetja e cila ka brenda edhe pėrgjigjen? Ē’ėshtė ajo qė ecėn pa kėmbė?! Njė pikė uji nis udhėtimin drejt jetės. Njė pikė pa mend nė tė cilėn paraqitet tė menduarit. Njė pikė pa veshė e pa sy nė tė cilėn paraqiten tė dėgjuarit dhe shikuarit. Njė pikė pa dėshirė dhe vullnet nė tė cilėn paraqitet dėshira dhe vullneti. Dhe ja, njeriu, krijesa me mė sė shumti dėshira, vjen nė botė pa dėshrėn e tij. Mė i dijshmi vjen duke mos ditur pėr stacionin e jetės sė tij tė pėrkohėshme. Ēdo ardhje e natyrshme e tij nė botė, ėshtė e shoqėruar me praninė e dhimbjes. Njeriu, pėrveē se vjen nė tokė duke qarė, ai gjithashtu vjen edhe duke i shkaktuar dhimbje tė ėmės sė tij. Por, aty ku ėshtė dhimbja ėshtė edhe dashuria. Pėr hir tė dashurisė janė bashkuar fillimi me fundin sepse pėr hir tė saj ekzistojnė edhe fillimi, edhe fundi.

    Fatmir Muja
    "Shoku Mjekesise"

  3. #13
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593


    "Shoku Mjekesise"

  4. #14
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    "Shoku Mjekesise"

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-01-2009
    Postime
    3,263
    Fatmir muja eshte fenomenal.
    Jetė e rėndė.......!!!

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •