Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15

Tema: Mozaik Islam

  1. #1
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593

    Mozaik Islam

    ...U NDA HANA!



    Njė njeri vdes, shumė tė tjerė qajnė! Pse?! Jo pse vdiq, por pse u ndanė. Vdekja nuk do tė kishte dhimbje sikur tė mos ishte ndarja. E ēfarė ndarje mund tė jetė ajo qė njėkohėsisht ėshtė edhe takim?! Ata qė ecėn nė Rrugėn e tė Dashurit tė tyre, thanė se dashuria nuk shtohet me takimin, as nuk pakėsohet me ndarjen. Ata u ndanė pėr tė qenė tė bashkuar. Ata u vetmuan pėr tė mos e ndier vetminė. A ka njeri mė tė vetmuar se Ibrahimi i hedhur nė flakėt e zjarrit? A ka njeri mė tė vetmuar se Haxherja me Ismailin e vogėl nė mes tė shkretinės? A ka njeri mė tė vetmuar se Jusufi nė fund tė pusit? A ka njeri mė tė vetmuar se Musai i vogėl nė mes tė detit tė madh? A ka njeri mė tė vetmuar se Junusi nė gojėn e peshkut? A ka, mė thuaj, a ka njeri mė tė vetmuar se Merjemja e kapluar nga dhimbjet nėn trungun e thatė tė hurmės, duke pritur ardhjen e Isait? Nė qiellin e dynjasė nuk ka mė shumė se njė hanė. Ajo hanė u nda nė dy pjesė pėr njeriun mė tė vetmuar mes tokės dhe qiejve. Ai ėshtė mė i vetmuar se tė gjitha zemrat nė dynja, por kurrė vetminė nuk e ka ndier. S’ka as nanė, as babė! Ėshtė rritur pa pėrqafimin e tyre por vetė ėshtė mė i afėrt se pėrqafimi. Aty ku rri ai, s’ka dritė se ai ėshtė vetė Kandili Ndriēues. Nuk lexon libra se ai ėshtė vetė Libri i Gjallė i Jetės. Nuk zbulon fshehtėsitė e jetės se ai ėshtė vetė Roja e Fshehtėsive. Ai qė mėsohet njėherė me praninė e tij, nė mungesė tė tij, fjalėt i vdesin nė buzė e dynjaja i ngushtohet. Njė trung hurme njėherė pėrjetoi afėrsinė e tij dhe kur ai u largua, trungu lotoi. Po t’mos i afrohej pėrsėri, dynjaja do tė notonte nė lotė. Trungu qau, por jo edhe zemrat e vdekura nė trupat e gjallė. Zemrat qė nuk qajnė pėr ndarjen nuk mallėngjehen as pėr takimin. Zemrat e gjalla atė e duan edhe pa e parė. Ai ėshtė udhėtari i Hixhretit qė braktis vendlindjen e tij sepse gjaku nuk guxon tė pikojė aty ku buron uji i Zemzemit. Ai ėshtė luftėtari qė lufton kundėr luftės. Ai ėshtė udhėtari i Israsė qė niset nga toka. Ai ėshtė udhėtari i Miraxhit qė kthehet nga qiejt. Duke pėshpėritur fjalėt e tij, lutėsi bėhet lutje. Fjalėt e tij nuk janė nga kjo botė, por bota ėshtė krijuar pėr fjalėt e tij. Nė gjoksin e tij ėshtė shkruar fillimi dhe fundi sepse ai ėshtė udhėtari i Pafundėsisė. Ai i mbyllė sytė po zemra e tij nuk fle. Ai ėshtė Muhamedi nė shpellėn Hira. Nėse nuk e do errėsirėn, futu nė shpellėn e tij. Sa mė shumė tė vetmohesh nė shpellėn e tij, aq mė pak do ta ndjesh vetminė. Sa mė shumė tė hysh nė thellėsinė e shpellės sė tij, aq mė shumė do tė gjesh dritė. E kur zemra e gjen dritėn, e ndjen se errėsira ka qenė ekzistencė e rreme. Epo, si do tė ekzistonte errėsira sikur tė mos tė mos ishte Drita dhe si do ta gjenim Dritėn po tė mos ishte errėsira?!... Futu nė shpellėn e Muhamedit dhe lexo! Ēfarė tė lexosh? Lexoje veten! Lexoje mishin, gjakun dhe fymėmarrjen tėnde! Lexoje ujin e lumit qė derdhet nė det por nuk ia ndėrron shijen ujit tė detit. Atėherė, e kupton pse deti nuk e kthen mbrapsht asnjė lumė. Shpella nuk vjen tek ti, por ti shko tek ajo sepse ty tė ze shpella, e jo e kundėrta. Futu nė Hirėn e Muhamedit qė ta ndjesh se vdekja nuk ėshtė vetėm ndarje por edhe takim, qė vetmimi nuk ėshtė veē vetmi por edhe shoqėrim, qė fundi nuk ėshtė vetėm fund por edhe fillim.



    Para se fjalėt tė mbarojnė me pikė,
    le tė fillojnė nga pika! Pika ėshtė vetėm pikė,
    Por pa pikėn fjalėt e humbasin kuptimin.
    Edhe pikė.



    E kaluara ėshtė veē kujtesė, e ardhmja ėshtė veē pritje! E e tashmja? E tashmja ėshtė koha kur duhet tė vdesėsh para se tė vdesėsh. Kohėn nuk mund ta ndalėsh, por mund tė mos e humbasėsh! Futu nė shpellėn e tij, para se dielli tė ketė lindur nė perėndim! Hana u nda nė tė kaluarėn dhe kjo ėshtė veē kujtesė, dielli nė tė ardhmen do tė lindet nė perėndim, dhe kjo ėshtė veē pritje. E tash, hyr nė Hirėn e Muhamedit tonė, qė e kaluara dhe e ardhmja tė bėhen e tashmja jonė! Mirupafshim “Atė Ditė, kur Ne e palosim qiellin, sikur palosja e fletėve nė libėr. Ashtu siē e filluam krijimin e parė, do ta pėrsėrisim atė...” (Kuran 21/104).



    Fatmir Muja
    24 Ramazan 2008
    "Shoku Mjekesise"

  2. #2
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    ...E UJIN E MORI ETJA...

    O Kandil Ndriēues!

    Nuk jam i bukur por bukurinė tėnde e dua. Dua t’i flas zemrės sime me emrin tėnd qė emri yt tė bėhen zemra ime. E nė sa copė duhet tė ndahet kjo zemėr pėr t’i thėnė fjalėt e pathėna? Zemra mė thotė se tanimė jam coptuar nė kushedi sa copė dhe pėr t’i thėnė tė pathėnat duhet qė tė gjitha copat tė ngjiten e bėhen njė. Si mund t’i bashkojė copat e zemrės sime tė shpėrndara nė errėsirė, kur sytė nuk vlejnė asgjė pa dritėn? Bota nuk mund tė tė ndriēoj ty, por ti e ndriēon botėn ku bėn pjesė edhe zemra ime, edhe sytė e mi. Por, lutja ime qe e kotė derisa pushova tė tė them: ndizu o kandil dhe mė fal dritė sa t’i gjej tė gjitha copat e humbura tė zemrės. Kandili Yt nuk u ndizka sepse nuk u shuaka ndonjeherė, prandaj drita e tij gjithmonė paska qenė pranė syve tė mi, por sytė i paskam pasur tė mbyllur. Kur hapa sytė, veten e gjeta nė burgun e hapur. Atėherė e kuptova se jam gjallė, por nuk po jetoj, kam, por jam i varfėr, nuk jam lyps, por vazhdoj tė kėrkoj. E si tė tė gjej ty qė s’ke humbur kurrė? Gjurmėt qė le nė rėrėn e shkretėtirės mes dy qyteteve, fryu era dhe i shpėrndau nė tė gjashtė anėt e botės, kėshtuqė, e gjithė bota u bė gjurmė e jotja. Me fjalėt e mia kurrė nuk pata fuqi ta zbukuroja emrin tėnd, por me emrin tėnd zbukurova fjalėt e mia. Tė gjithė, kur duhet t’i shmangen rrezikut, dyerve tė tyre u vėnė drynat, por pėr ty rrjeta e marimangės bėhet mė e sigurtė se tė gjitha dyert e drynat. “Nga vini?” – pyeti dikush. Ti i the: “Nga uji”, dhe kėshtu, e ruaje fshehtėsinė duke thėnė tė vėrtetėn. Tė gjithė jemi nga uji por tė gjithėve na merr etja, e ujin e mori etja pėr ty o Mėshirė e Botėve. Burimet e krojet nisen pėr t’u bashkuar me detet, e njė zemėr e mallėngjyer pėr ty, ndoshta aq sa ka ujė e kripė nė det, tha se valėt e deteve pėrplasen mbi shkėmbinj gjithė jetėn, duke dashur t’i puthin kėmbėt tua qė ecėn nė brigje. E gjithė ekzistenca ėshė e mallėngjyer pėr Dritėn e Saj, tė gjitha botėt flasin pėr Mėshirėn e tyre, pėrveē tė fjeturve. Jeta ėshtė ėndėrr pėr tė gjithė tė fjeturit. Por, shpesh etja ėshtė mė e fortė se gjumi, prandaj na bėnė tė zgjohemi dhe veten e gjejmė me mendje tek uji. E sa herė mė kujtohet uji, mė kujtohen edhe pesė gishtrinjtė tu qė bėheshin si pesė burime pėr tė gjithė ata qė donin ta shuanin etjen e asaj dite kur dielli tė jetė afruar mbi kokat e njerėzve. Qė shkretėtira tė mos mbetej e shkretė, i duheshin gjurmėt e kėmbėve tua. Ti ecje mbi rėrėn e nxehtė, i shoqėruar nga shoku yt besnik, qė duke jetuar pranė Dritės sė Kandilit tėnd, tha se paaftėsia pėr tė pėrceptuar ėshtė pėrceptim. Ēdo pėrceptim ėshtė pėrpjekje pėr ta arritur njė tė vėrtetė, por ēfarė tė pėrceptosh kur je me tė vėrtetėn? Ēdo gjė e shohim pėrmes dritės, por dritėn pėrmes kujt e shohim?

    O Kandil Ndriēues!
    Pyetjet janė si etja e pėrgjigjet si uji. Qielli i pėrgjigjet tokės dhe toka gjithmonė u dorėzohet pėrgjigjeve tė qiellit. Ajo nuk mund tė mos pranojė ēdo gjė qė i vjen nga ai. E si mund tė vdesin zemrat nė tokė nga etja, duke mos pranuar pėrgjigjet tua qė shembėllehen me “ujin qė Allahu zbret prej qiellit, duke ngjallur pėrmes tij tokėn”? (2:164).

    Fatmir Muja
    "Shoku Mjekesise"

  3. #3
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    MĖ MIRĖ DUART SE ZEMRAT

    Le tė bien tė gjitha gjethet nga drunjėt se nuk mund tė duket bota mė e trishtuar se kur ranė vetullat e Jakubit nga malli pėr Jusufin.
    Le ta ngjyrosė vjeshta jetėn e kėsaj bote me tė gjitha ngjyrat se ngjyrėn e e fytyrės sė Jusufit nė momentin e hedhjes nga vllezėrit nė pus, nuk ka vjeshtė qė mund ta pikturojė.
    Le tė lėshojnė retė e zeza shi sa tė duan mbi tokė se njė pikė loti nga sytė e Jakubit nė kėmishėn e grisur tė Jusufit ėshtė mė e rėndė se tė gjitha retė e ngarkuara me shi.
    Le t’i zbardhojė dimri malet sa tė dojė, deri nė orėn e fundit tė ekzistencės sė universit, se njė thinjė nė kokėn e Jakubit ėshtė mė e ftohtė se tė gjithė dimrat e jetės bashkė.
    Le tė lėshojė pranvera me trėndafilat e saj ēfardo arome se aromėn qė ndjeu Jakubi nga kėmisha e Jusufit, nuk ka pranverė qė do ta sjell mbi dhe.
    Le ta djegė e pjekė vera tokėn me diellin pėrcėllues sa tė dojė se nuk mund t’ia kalojė nxehtėsisė sė verave tė thata tė atij qė ėndėrronte i lirė por nuk e dinte kuptimin e ėndėrrave tė veta pa Jusufin e robėruar.
    Le tė dehen nga bukuritė e kėsaj bote gratė e tė gjitha pallateve se dehja e grave nga bukuria e Jusufit tė cilat prenė gishtrinjtė nė vend tė frutave qė mbanin nė dorė, ėshtė mė shumė se dehje. Mbase mė mirė qė i prenė duart, se po tė jetonin mė gjatė nė praninė e bukurisė, do t’i harronin edhe emrat, do t’i prisnin edhe zemrat!

    Fatmir Muja
    "Shoku Mjekesise"

  4. #4
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    RELIGJIONI SI OPIUM DHE OPIUMI SI RELIGJION

    Religjioni, kjo fjalė qė vjen nga gjuha e vdekur, por qė vetė vazhdon tė jetė e gjallė pothuajse nė tė gjitha gjuhėt e Perėndimit, etimologjikisht domethėnė lidhje. Por sado qė etimologjia e njė fjale pėrmban nė vete njė realitet konceptual, fjala si fjalė mund tė marrė ngjyrime tė ndryshme kuptimore, varėsisht botėkuptimit nga i cili i qasemi. Sidoqoftė, etimologjia gjithmonė dėshmon se fjala ėshtė njė racionalitet i shprehur njėmendėsisht nga njeriu qė ėshtė gjallesa e vetme qė tingullin e kthen nė fjalė. Duke pasur mundėsinė qė tingulli tė mos mbetet nė nivelin e klithmave, pėllitjeve apo cicėrimave, njeriu identifikohet me fjalėt por jo ēdoherė me tė njėjtat fjalė shfaq tė njėjtin realitet. Si pėr mistikun, ashtu edhe pėr materialistin religjioni nėnkupton lidhjen, mirėpo lidhjes tė cilės i referohet i pari, nuk i referohet edhe i dyti. Ē’vlerė mund tė ketė religjioni pėr njeriun qė mė shumė e vlerėson farėn e cilėsdo bimė sesa farėn e tij? Ėshtė thėnė se konceptet janė tė kuptuarit e mendimeve dhe jo tė fjalėve, por a mund tė jetė religjioni mė shumė se fjalė, pėr njeriun qė aq sa ėshtė mosdyshues pėr mundėsinė se njė kokėrr gruri ose njė patate nuk shpėrbėhet me futjen e saj nė dhe (pavarėsisht kohės sa qėndron aty pa dhėnė shenjė gjallėrie), aq ėshtė dyshues ose mė drejt, mohues i mundėsisė se fara dhe qenia e tij mund tė ripėrtėrihen sėrish mbas frymės sė tij tė fundit. Ēdonjėri pranon se njė farė e bimės ngjallet kur tė jetė futur nė tokė dhe tė ketė kaluar njė interval jo tė shkurtėr kohor, por jo ēdonjėri mund tė pranojė se kur tė jetė futur vetė nė dhe (bashkė me farėn e tij), mund tė ringjallet pėr tė pėrjetuar njė realitet tjetėr. Njeriu qė beson mė shumė nė farėn e njė lloji me zhvillim pakrahasueshmėrisht mė tė ulėt se zhvillimi i tij, religjonin mund ta pėrceptojė ose si sėmundje, ose si mundėsi pėr tė pėrfituar privilegj shoqėror dhe material. S’do mend se edhe sėmundja, edhe dėshira pėr privilegje janė tė pranishme tek njerėzit qė identifikohen me religjonin, ashtu siē nuk do mend se tė njėjtat zėnė vend edhe tek njerėzit qė nuk identifikohen me tė njėjtin. Nėse ekziston dėshira pėr diēka qė na bėn tė ndihemi mirė (apo qė e konsiderojmė tė mirqenė), por mungojnė kushtet pėr ta realizuar atė praktikisht, atėherė shfaqet dhimbja. Njeriu nuk mund ta durojė kėtė dhimbje, prandaj vazhdimisht kėrkon alternativa pėr ta realizuar dėshirėn e tij, dhe njėra nga kėto alternativa, (mbase mė e pėrshtatshmja), ėshtė religjioni. Poashtu, jo tė pakta janė rastet kur nė njė shoqėri mund tė gjesh individė qė kryekėput identifikohen me nje teologji tė caktuar tė cilėn e kanė gėlltitur pa e pėrtypur dhe si pasojė e kėsaj, pavetėdije, ndihmojnė nė realizimin e oportunizmit tė dikujt tjetėr. Dhe jo vetėm kaq. Tė njėjtit pėrpiqen tė mbrojnė doktrinėn nė tė cilėn janė zhytur, qoftė edhe dhunshėm, ndėrkaq tė mbrosh njė doktrinė nė njė mėnyrė tė tillė tė pakompromis, domethėnė tė mos e kesh kuptuar atė doktrinė, qė sėrish na e kujton shembullin e mėparshėm: tė gėlltisėsh pa papėrtypur, tė ēosh nė stomak njė ushqim para se receptorėt e gjuhės ta kenė pranuar shijen e tij dhe pastaj tė flasėsh pėr atė ushqim. Nė rastet e tilla religjoni ėshtė opium qė le tė kuptojė se disa bindje janė shprehi, e mbi tė gjitha, sėmundje. Sėmundja ėshtė pėrkufizuar si prania e njė elementi tė huaj nė organizėm, mirėpo elementet e huaja apo ndryshe, viruset, nuk janė vetėm thjesht fizike dhe nuk e sulmojnė gjithnjė vetėm trupin duke shkaktuar ērregullime vetėm nė rrafshin biologjik. Ekzistojnė viruse qė ndryshe mund t’i quajmė edhe ide qė nuk pėrkojnė me natyrshmėrinė njerėzore, tė cilat mund tė futen edhe nė rrafshin psikik dhe prania e tyre e sulmon personalitetin e njeriut duke shkaktuar njėfarė inflacioni mendor. Duke qenė nė kėtė gjendje, njeriu botėkuptimin e tij e formon duke pasur pėr bazė pėrjashtimin e tė gjithė tė tjerėve qė nuk mendojnė si ai dhe jeton me dėshirėn, pritjen dhe pretendimin qė tė tjerėt tė jetojnė sipas pėrfytyrimit dhe shijes sė tij, dukuri kjo qė pėrmblidhet nė njė emėr tė vetėm: egoizėm. Me mbizotėrimin e religjionit opium, nė truallin e filozofisė perėndimore janė zhvilluar dy mendime: qė religjonin e kanė shpikur tė varfėrit pėr tė ndikuar tek tė pasurit dhe e kundėrta, qė religjonin e kanė shpikur tė pasurit pėr tė manipuluar me tė varfėrit. Gjithashtu, nė fushėn e psikologjisė, respektivisht nė fillesat e psikoanalizės, religjioni ėshtė cilėsuar si sėmundje dhe njeriu i sėmurė ėshtė marrė si bazė pėr zhvillimin e teorive tė personalitetit dhe si model pėr studimin e tė gjithė njerėzve. Sidoqoftė, perspektiva materialiste nuk ka bėrė ndonjė pėrzgjedhje apo dallim ndaj religjiozitetit si prirje burimore dhe e natyrshme e njeriut qė dėshiron ta njohė veten dhe pozicionin qė i takon nė univers dhe religjiozitetit si mundėsi pėr t’i pėrligjur veprimet oportuniste dhe autoritariste. Figurativisht, meqė buka ėshtė helmuar, ėshtė fajsuar mielli dhe jo helmi. Kjo bukė e helmuar ka vazhduar tė gatuhet dhe piqet nė disa forma, derisa dozat dhe llojet e helmit kanė mundėsuar jo religjioni tė mbetet opium domosdoshmėrisht, por opiumi tė bėhet religjion. Sė kėtejmi, nė botė ėshtė rritur numri i banorėve tė varur nga opiumi dhe narkomania ka pėrjetuar zhvillim nė nivel global. Narkomanėt, me konsumimin e drogave, kėrkojnė gjendjet qė nga dikush janė quajtur parajsa artificiale. Shpėrfillja e dimensoneve metafizike tė njeriut sjell vetminė e padurueshme tė jetės dhe kjo vetmi duhet tė shmanget me mjetet qė ofrojnė shpėrfillėsit e kėtyre dimensioneve. Racionalizmi filozofik modern shpirtin njerėzor e ka reduktuar nė psikė, e psika mund tė na ēojė nė Hėnė dhe Mars por nuk mund tė na ēoj pėrtej religjionit si opium dhe opiumit si religjion. Nėse njė njeri humbet jashtė planetit Tokė, a ka arsye tė besojė se fara e tij do tė mbijė sėrish nė tokė? Nėse njė njeri thahet nė Tokė nga etja, a ka arsye tė besojė se shiu do t’i vijė nga jashtė tokės? Psika nuk mund tė pėrcaktohet si diēka thjesht materiale apo shpirtėrore, por ajo ėshtė njė ndėrmjetėse mes mishit dhe frymės qė merr tė njėjtin kuptim qė ka religjioni: lidhjen. Kur psika tė jetė bashkuar me shpirtin nga brendia e qenies kumbon akustika e fjalėve hyjnore se damarėt e trupit tė njeriut nuk meritojnė tė ushqehen me opium pėr t’i ndryshuar gjendjet e vetėdijes kur “Ne jemi mė pranė tij se damari i qafės sė vet.” (50:16).



    Fatmir Muja
    "Shoku Mjekesise"

  5. #5
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    NĖSE KRIMINELI ĖSHTĖ INJORANT, ĒFARĖ ĖSHTĖ INJORANCA?

    Thatėsia mund tė arrijė deri aty ku nuk arrinė uji njėlloj si fshehtėsia deri aty ku s’mund tė arrijė dituria. Ēdo gjė qė nuk e dimė quhet fshehtėsi dhe e tillė do tė jetė deri nė momentin qė dija ta zbulojė. Njeriu ėshtė qenie qė kėrkon siguri pėr tė ardhmen e tij dhe posaēėrisht siguri nga krimi i cili mbin dhe zhvillohet po nė shoqėrinė njerėzore. Mirėpo, qė kur ekziston bota, nuk mbahet mend tė ketė pasur shoqėri njerėzore pa kriminelė pėr tė cilėt edhe librat e shenjtė kanė paraqitur ligje ndėshkuese. E ēfarė ėshtė krimineli? A duhet tė ketė diē mė pak apo mė shumė se tė tjerėt qė tė jetė i tillė? Njė gjė dihet: krimineli ka aq mend sa tė dijė se po bėn krim dhe ėshtė i pėrkryer nė lidhjen e asociacioneve tė veta mendore qė nga fillimi i realizimit tė projektit tė vet e deri nė fshehjen e gjurmėve nga tė tjerėt. Por, ajo qė e dallon nga tė tjerėt ėshtė fakti se ai nuk mund t’i bėjė mirė vetes pa i dėmtuar tė tjerėt. Po pse kjo pėrqasje egoiste? Kur dy njerėz shkėmbejnė ide, marrin dhe japin nga njėri-tjetri, prandaj edhe gjendja e tyre ėshtė emėrtuar marrėdhėnie. Aty ku ekziston marrėdhėnia, ekziston edhe pėrfitimi i dyanshėm (pavarėsisht llojit tė pėrfitimit). Krimineli nuk konkurron me ide, nuk jep por dėshiron tė marrė kėshtu qė vetė akti i dėshirimit pėrbėn praktikisht fillimin e krimit. Krimineli ėshtė agresiv ndėrkaq agresiviteti ėshtė reagimi i atyre qė nuk mund tė japin por duan gjithsesi tė marrin ose mė saktėsisht, nuk kanė se ēfarė tė ofrojnė si shkėmbim pėr atė qė u duhet dhe nė mungesė tė kėsaj, duan ta rrėmbejnė dhunshėm, fshehurazi apo haptazi. Krimineli ėshtė inferior, prandaj sė jashtmi shfaq superioritet nė pėrpjestim me shkallėn e inferioritetit qė ndjen brenda. Krimineli ėshtė edhe guximtar dhe guximi i tij rezulton nga mosdija e tij sepse tė kesh guxim pėr tė marrė atė qė nuk e paguan dhe tė dėmtosh tjetrin pėr ta kėnaqur veten, domethėnė tė mos kesh dije qė tė gjitha kėto t’i realizosh nė njė mėnyrė tjetėr: duke i dhėnė tjetrit diēka qė ai nuk e ka dhe duke marrė nga ai atė qė nuk e ke, dualitet i natyrshėm ky i ekzistencės sė dikotomive qė plotėsojnė njėra-tjetrėn. Mjerisht, kriminale nuk janė vetėm veprat e banditėve, por edhe veprat e antibanditėve tė cilėt duke mos ditur ta pakėsojnė krimin, e rrisin atė. Kriminalieti, nė kuptimin e rėndomtė tė fjalės, ėshtė vetėm njė segment i krimit qė rezulton si produkt i mėnyrės sė tė menduarit tė njė shoqėrie tė tėrė nė djepin e tė cilės pėrkundet krimi. Vjedhja, korrupsioni apo vrasja janė disa nga pasojat qė inicohen nga njė shkak e ky shkak ėshtė sfondi qė pėrbėn botėvėshtrimin e atyre qė nuk e duan diturinė por duan tė jetojnė nga tė diturit. Sa mė larg dijes, aq mė larg marrdhėnies dhe aq mė afėr krimit. Mbase kjo e shtynte dhe mėsuesin e lashtė romak, Senekėn tė pohojė se me injoratėt duhet tė shoqėrohemi aq sa tė mos i lėmė tė mendojnė vetėm me kokėn e tyre sepse po i braktisėm tėrėsisht, kushedi se ēfarė mund t’u shkrep nė mendje. Nga kjo kėshillė e e mėsuesit tė vjetėr del edhe njė pyetje pėr nxėnėsit e rinj: Nėse krimineli ėshtė injorant, ēfarė ėshtė injoranca? Nėse nuk ėshtė kriminalitet, atėherė pėr mua ėshtė fshehtėsi tė cilėn ende dituria s’e ka zbuluar e nėse dituria s’e ka zbuluar, unė i ngjaj thatėsisė dhe do tė mbetem i tillė deri sa tė mė arrijė uji. Nėse ėshtė kėshtu, shpresoj qė uji tė mė vijė para se tė mė vrasin kriminelėt, tė paktėn tė mos vdes i etur, pėrndryshe vrasja ime do tė prezantohet si qėrim hesapesh mes kriminelėsh sepse nėse jam injorant, jam edhe … ! A jeni tė sigurtė?

    Fatmir Muja
    "Shoku Mjekesise"

  6. #6
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    A DUHET TE JESH I KEQ QĖ TĖ ĒMENDESH APO DUHET TĖ ĒMENDESH QĖ TĖ JESH I KEQ?


    Erdhėm pa dėshirėn tonė nė botė, por nuk mund tė jetojmė pa dėshira. Erdhėm nga mosqenia por nuk mund ta pranojmė mosqenien tonė dhe tė botės. Dėshiruam ta sundojmė botėn, por bota na sundoi neve. Nė ēdo kohė ekzistuan dėshirat e njėjta, por ēdo kohė kishte mjetet e ndryshme pėr t’i pėrmbushur ato. Ndėrkaq, mungesa e mundėsisė apo pafuqia pėr t’i realizuar dėshirat, solli ēmendurinė si njė lloj filozofie e tė jetuarit e tė gjithė mbretėrve tė robėruar nga mbretėritė e tyre, qofshin ata tė lashtė apo postmodernė. Tė gjithė mbretėrit qė luftuan pėr tė marrė token, i mori toka, por ēmenduritė e tyre nuk u varrosėn pėr t’u kalbur por pėr tė mbirė tek pasardhėsit, prandaj ne u bėmė lloji i vetėm nė tokė qė luftuam pamėshirshėm llojin tonė, diēka qė nuk e bėri asnjė lloj shtaze me llojin e vet. Megjithkėtė, ēmenduria ėshtė pasojė e njė shkaku ashtu siē janė veprimet pasojė e njė besimi. Ajo nuk vjen thjesht nga mospėrmbushja e njė dėshire, por nga qėndrimi i dėshiruesit qė nuk pajtohet me pafuqinė e tij, ose mė mirė, me fuqinė e tij tė kufizuar. Kush qėndron pas kėsaj mospėrmbajtje dhe qėndrimi shfrenues? A duhet tė jesh i keq qė tė ēmendesh apo duhet tė ēmendesh qė tė jesh i keq? Nėse jam i keq, mund tė jap pėrgjigje tė ēmendur, nėse jam i ēmendur, mund tė jap pėrgjigje tė keqe. Sido qė tė jem, pa juve jam vetėm njė dorė, kėshtu qė s’mund tė duartrokas vetėm edhe po tė jem mbret.


    Fatmir Muja
    "Shoku Mjekesise"

  7. #7
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Index -> Poezi ->
    O NJERI I MIRĖ!

    O njeri i mirė
    Nuk do tė jesh i mirė pėr tė gjithė
    Ashtu si mjalti qė nuk do jetė i ėmbėl pėr tė sėmurėt
    Edhe nėse je pafundėsisht i mirė
    Nuk do tė jesh i mirė pėr ata qė s’e besojnė pafundėsinė

    Edhe po u ngjite nė majen mė tė lartė
    Edhe po u zhyte nė detin mė tė thellė
    Prapė se prapė s’do tė jesh i mirė pėr tė gjithė
    Zogjtė e malit e peshqit e detit do tė tremben nga ti
    Edhe pse ti nuk jeton pėr ta trembur askė

    Edhe nėse pėr tė gjithė bėhesh dritė
    Dije se ata qė lakmojnė jetėn e hutinit
    Do tė dėshpėrohen nga prania jote
    Edhe nėse vetmohesh nė shpellėn mė tė errėt
    pėr tė mos e lėnduar asnjė zemėr nė botė
    Sėrish nuk do tė jesh i mirė pėr tė gjithė
    Sepse ata qė ndjekin gjurmėt e mirėsisė
    do tė kenė nevojė pėr dritėn tėnde

    Ti shembėllehesh me pemėn qė u bėn hije tė gjithėve njėlloj:
    Si atyre qė tė ujisin, ashtu edhe atyre qė tė gjuajnė me gurė
    pėr t’i kėputur frytet nga dega atėherė kur nuk arrijnė t’i kapin dot me dorė.
    Ti nuk mashtrohesh me hijen tėnde
    Sepse sado e madhe apo e vogėl tė shfaqet ajo nė takim me dritėn
    Ti e njeh veten dhe njerėzit i peshon me cilėsitė e tyre

    O njeri i mirė
    Edhe nėse e ushqen me nektar gjithė njerėzimin
    Prapė se prapė nuk do jesh i mirė pėr ziliqarin
    qė pranon tė jetojė vetė i uritur
    Vetėm e vetėm qė ti tė mos jesh i ngopur
    Edhe ty tė shijon ushqimi i kėndshėm
    Por kur sheh se mizat kanė filluar tė bien nė ushqim
    Ti e braktis atė fare dhe largohesh
    Sepse ti je pėr tė gjithė, por nuk je si asnjėri

    Ti nuk grindesh me ata qė janė veshur me qefinin e paditurisė
    Sepse zemra jote e di se diēka qė ata e kanė pėrqafuar pa arsye
    Ti s’mund t’ua heqėsh me arsye
    Por mirėsia jote ėshtė mbi arsyen tėnde dhe paarsyen e tyre
    Sepse e mira ekziston para arsyes dhe arsyeja ekziston pėr ta zgjedhur tė mirėn
    Meqė ti nuk mund ta zgjedhėsh ardhjen apo mosardhjen tėnde nė botė
    Ti ke zgjedhur tė mirėn e botės qė tė mos zgjidhesh nga e keqja e saj
    Atėherė, si mund tė jesh i mirė pėr tė gjithė kur ti nuk e do tė keqen?

    O njeri i mirė!
    Ti ke pranuar tė durosh dhimbjen qė vjen nga e vėrteta
    Prandaj nuk i merr pėr ilaē gėnjeshtrat
    Ti ke vdekur para se tė vdesėsh, prandaj je mė i gjallė se tė gjallėt
    Ti ke shkruar nė epitafin tėnd njė fjalė tė urtė si gjithė njerėzit e dlirė:
    “Ėshtė mirė tė jesh i rėndėsishėm, por mė e rėndėsishme ėshtė tė jesh i mirė.”

    Fatmir Muja
    "Shoku Mjekesise"

  8. #8
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    A DO T’IA DINIM VLERĖN SHPIRTIT SIKUR TA BLINIM ME PARA?

    Shpirti, ky emėr i vjetėr por i pavjetruar, shfaqet prapė nė botėn qė jetojmė por qė s’ėshtė e jona. Shpirti qė nga dijetarėt tradicionalė cilėsohej si uji nė tėndafil, si zjarri nė thėngjill, si vaji nė ulli, nė kohėn e konsumizmit edhe pse nuk njihet, nuk quhet fshehtėsi. Gjykuam se mendja dhe truri ynė janė komponentet tona mė tė rėndėsishme, por harruam se nga erdhi ky gjykim. Duke u pėrpjekur ta zotėrojmė botėn para se ta zotėrojmė veten, harruam se ē’do tė thotė prania e vetes nė botė. Harresa na bėri t’i studijojmė retė pa menduar pėr qiellin, degėt pa menduar pėr rrėnjėn, syrin pa menduar pėr dritėn, derisa vetmia zbriti ne thellsinė e zemrave dhe na pikėlloi pėr tė kaluarėn e na bėri me ankth pėr tė ardhmen. Nga ndjenja e padurueshme e kėsaj vetmie u detyruam t’i pyesim teologėt modernė pėr shpirtin, por feja e tyre e reduktuar nė produkt kulturor tė kohės, nuk na dha pėrgjigje, por thjeshtė na ndaloi tė bėnim pyetje. Sidoqoftė, shpirti nuk u qetėsua dhe nuk do tė qetėsohet kurrė me ushqimet e trupit. Ēdo dashuri ka epsh por ēdo epsh nuk ėshtė dashuri, prandaj dhimbjet dhe vuajtjet qė shkakton dashuria, nuk shėrohen me asnjė kėnaqje epshore. Dehja e dhimbjes nuk ėshtė shėrimi i saj. Dashuria i takon shpirtit dhe epshi trupit, ndėrkaq tė dyja bashkė i takojnė njeriut qė edhe nė globalitet mund tė pyes: A do t’ia dinim vlerėn shpirtit sikur ta blinim me para? Edhe kjo, njėlloj si shpirti, pyetje e vjetėr qė kėrkon pėrgjigje tė re. Por, para se tė merrnim pėrgjigje, me njė ekzaminim shumė tė kujdesshėm do tė vėrenim se jorastėsisht, botės ku jetojmė i kemi zhveshur konceptin e universalizmit, pėr ta reduktuar nė globalizėm. Globalizimi nėnkupton vetėm globin, ndėrkaq universalizmi rrjedh nga UNI qė na e kujton njėshin. Njėshi na kujton vetėm njė realitet tė ekzistencės. Gjithēka buron nga Njėshi dhe i kthehet Atij. Tėrndafili mbetet pa ujė, thėgjilli pa zjarr, ulliri pa vaj dhe shpirti pa fshehtėsitė e tė djeshmes dhe tė nesėrmes duke marrė pėrgjigjen: “…sot ta kemi hequr perden dhe po sheh qartė…” (50:22).

    Fatmir Muja
    "Shoku Mjekesise"

  9. #9
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    SHTATĖ DITĖT DHE SHTATĖ QIEJT E NAMAZIT (1)

    Njeriu nuk mund tė ndahet nga hija e vet ashtu siē nuk mund tė ndahet as nga fati i tij. Ai ėshtė i detyruar tė ekzistojė dhe rrugėtimi i tij nė ekzistencė fillon pa dijen e tij. Sidoqoftė, ai ėshtė mė i dijshmi nė botėn tė cilėn nuk e ka zgjedhur, por nė tė cilėn ėshtė mė i zgjedhuri. Ai ushqehet nė mitėr, pa e ditur se ushqimet vijnė nga bota nė tė cilėn do tė jetojė. Jeta e tij nė kėtė botė, zė fill me dy veēori: oreksin dhe irritimin. Mėsohet tė pijė qumėsht dhe pastaj nuk dėshiron tė heq dorė nga ky veprim edhe kur mund tė ushqehet me gjėra tė tjera. Njėlloj mėsohet edhe me botėkuptimin e jetės qė merr nga prindėrit dhe njerėzit qė e rrethojnė, ndėrkaq, besimi qė ka ndaj kėtij botėkuptimi mund tė shembėllehet me urtėsinė pėr zogun e robėruar qė nuk di pėr ujė tjetėr, veē ujit qė ėshtė mėsuar ta pijė brenda kafazit. Nė moshėn shtatėvjeēare, tek qenia e tij ende e njomė, shfaqet mė qartėsisht tė konceptuarit pėr kohėn: pėr tė shkuarėn, tė tashmen dhe tė ardhmen. Pikėrisht, kjo ėshtė edhe koha kur zė fill formimi i ideve ndaj gjėrave tė pėrceptuara. Ashtu siē udhėton gjaku nė damarėt e tij pėr ta mbajtur gjallė trupin, edhe imagjinata e tij udhėton drejt gjetjes sė pėrgjigjeve pėr ekzistencėn. Nuk mund tė jetojė pa pse-tė dhe nuk mund tė jetė gjithnjė i kėnaqur me sepse-tė. Por, a do tė kishte jetė njerėzore nėse shpirtrat nuk do tė trazoheshnin mes pse-ve dhe sepse-ve? A do ta meritonim emrin njeri nėse do tė na mungonte kureshtja pėr tė pyetur dhe a do tė ekzistonin pyetjet sikur tė mos ishin pėrgjigjet?!
    Frymojmė brenda kohės e hapėsirės dhe kemi shtatė ditė tė javės me tė cilat orientohemi dhe planifikojmė orarin e jetės sonė. U lindėm nė njėrėn nga kėto shtatė ditė dhe do tė vdesim nė njėrėn prej tyre. Madje, mund tė ndahemi nga kjo botė pa e ditur kurrė kuptimin e emrave tė kėtyre ditėve qė i jetuam dhe i kujtuam, qoftė pėr ndjesitė tona tė ėmbėla apo tė hidhura. Por, nėse njeriu gjakon pėr tė vėrtetėn, zemrohet pėr tė, qanė dhe qesh e ndonjėherė edhe gėnjen pėr tė, atėherė a do t’ia vlente tė mos e dinte, tė paktėn kuptimin sipėrfaqėsor, tė ditėve qė pėrbėjnė vetė jetėn e tij nė tokė?!
    Nė kalendarin perėndimor java fillon nga e hėna. Ajo emėrtohet sipas Hėnės. Pastaj e marta sipas Marsit, e mėrkura sipas Merkurit, e enjtja sipas Jupiterit, e premtja sipas Venusit, e shtuna sipas Saturnit dhe e diela sipas Diellit. Nė gjuhet e folura nė Perėndim, etimologjia e kėtyre emrave gjithnjė kthehet tek e njėjta prejardhje – tek yjet planetarė. Dielli pėrbėn qendrėn dhe planetet tjera sillen rreth tij, simbolikė kjo me tė cilėn nė Tokė paraqitet mėsuesi (prijėsi shpirtėror) i rrethuar nga nxėnėsit tė cilėt ndriēohen nga dituria e tij, duke u harmonizuar kėshtu kozmologjikisht me rendin apo sistemin universal.
    Nė kalendarin islam java fillon nga e diela. Ajo emėrtohet El Ehad (يَوْمُ الأَحَدْ) qė domethėnė i pari. Pataj e hėna, El Ithnani (يَوْمُ الإِثْنَيْنْ) – i dyti; e marta, Eth-thulathau (يَوْمُ الثُّلاَثَاءْ) – i treti; e mėrkura, El-erbiau (يَوْمُ الأَرْبِعَاءْ) – i katėrti; e enjtja, El-hamisu (يَوْمُ الْخَمِيْسْ) – i pesti; e premtja, El-xhumatu (يَوْمُ الْجُمْعَة) – pėrbashkuesi dhe e shtuna, Es-sebtu (يَوْمُ السَّبْتْ) – ndėrprerėsi.
    Ehad (e diela) apo “i pari” na e kujton njėrin nga Emrat e Bukur tė Krijuesit tė ditėve. Allahu ėshtė I PARI, dhe gjithashtu edhe dita e parė vjen nga i njėjti Burim. E hėna ėshtė dita e ardhjes nė jetėn tokėsore e Profetit tė Fundit a.s. dhe quhet “e dyta” duke na kujtuar kėshtu se mbas dėshmisė sė parė La ilahe ila-Allah, vjen dėshmia e dytė Muhamedun ResulAllah dhe nė kėtė ditė parapėlqehet tė agjėrohet. Pastaj java vazhdon tė pėrmbushet me tė tretėn (tė marten), tė katėrtėn (tė mėrkurėn) tė pestėn (tė enjten e cila gjithashtu ėshtė e parapėlqyer pėr agjėrim) deri tek pėrbashkuesi (e premta), dita nė tė cilėn, sipas burimeve tradicionale, ėshtė pėrbashkuar krijimtaria e Ademit si qenie tredimensionale: trup, mendje dhe frymė. Si rrjedhojė, nė kėtė ditė bashkohen edhe besimtarėt pėr t’u falur bashkėrisht dhe fjala xhami derivohet nga e njėjta rrėnjė e fjalės nga e cila vjen Dita e Xhuma, dita nė tė cilėn poashtu do tė bashkohet njerėzimi nė Gjyqin e Fundit (Ditėn e Gjykimit). Ndėrprerėsi (e shtuna), na jep simbolikėn e ndėrprerjes apo pėrfundimit tė krijimit tė qiejve dhe tokės, duke u bėrė kėshtu dita pėrmbyllėse e javės. Me gjithė dallimet nė emėrtime dhe kuptime, ditėt e javės, si nė lindje ashtu edhe nė perėndim, takohen domosdoshmėrisht te Ai “qė krijoi qiejt dhe Tokėn pėr gjashtė ditė e pastaj u ngrit mbi Fronin hyjnor (qė mbisundon gjithėsinė). Ai me errėsirėn e natės e mbulon ditėn, e cila e ndjek atė; Dielli, Hėna dhe yjet i pėrulen urdhrit tė Tij.”(7/54). Derisa nė perėndim pėrdoren emėrtimet e ditėve qė janė bazuar kryesisht nė krijimtarinė fizike, si trupat qiellor apo yjet, nė fjalorin tradicional islam kėto emėrtime tejkalojnė fiziken duke u ofruar shpirtrave kureshtarė shtigje pėr t’u lidhur metafizikisht me Realitetin Universal, nėpėrmjet ritualit tė pėrditshėm tė namazit (fjalė e prejardhur nga gjuhėt indo-iraniane qė ka kuptimin e pėruljes) apo siē quhet nė Kuran, salatit (salah - صلاة). Vetė fjala salat, me tė cilėn ėshtė emėrtuar lutja, derivohet nga fjala rrėnjė silah (uasale, saleue) qė domethėnė lidhje.
    Namazi, rekomandohet tė fillohet nga mosha shtatė vjeēare, numėr ky qė paraqet njė harmoni kozmologjike si: shtatė qiejt, shtatė ditėt e javės qė pėrsėriten, shtatė tingujt (notat) bazė (tingulli i tetė pėrsėritet sepse ēdo gjė i kthehet Burimit tė Vet), shtatė dyert e skėterres, shtatė ajetet e Kuranit pa tė cilat nuk mund tė kryhet falja si dhe shtatė pjesėt e trupit tė pėrbėra nga eshtėrat (balli, dy duart, dy gjunjėt dhe dy kėmbėt) me tė cilat realizohet pėrulja (sexhdeja), duke iu afruar Atij qė ėshtė mė afėr se damari i qafės sonė. (50/16)
    Abdesi, ēelėsi i namazit, (larja rituale), nė perspektivėn e pėrshpirtshmėrisė ėshtė shfaqur si akti mė i shenjtė i pastrimit, jo thjesht i larjes sė gjymtyrėve trupore, por mbi tė gjitha pastrim nga harresa, rikujtim i pėrditshėm ndaj vetes sonė pėr tė mos jetuar si harrestarė tė shkujdesur nė botėn qė me apo pa dėshirė, do t’i themi lamtumirė. Duke filluar me larjen e duarve, sė pari tė djathtės e pastaj tė majtės, shfaqet edhe mendimi se uji ėshtė gjallėria e ēdo gjėje dhe gjithashtu edhe ideja tjetėr se me duart qė i lajmė nuk do t’i prekim gjėrat e ndaluara, nuk do ta lėndojmė askė me to, do tė japim lėmoshė me to, do t’i ndihmojmė tė tjerėt me to dhe do tė gjejmė kohė qė me to t’i pėrkdhelim ato koka qė fati i ka privuar nga ledhatimet prindėrore. Pas duarve, shpėlahet goja, veprim ky qė na kujton se njeriu me kėtė organ kryen funksion tė dyfishtė: ushqehet dhe flet, veēori kjo qė e dallon nga shtazėt tė cilat me gojėt e tyre ushqehen por nuk flasin edhe pse nuk u mungon zėri. Gjatė shpėlarjes sė gojės, shfaqet edhe mendimi se nėpėrmjet saj do ta themi vetėm tė vėrtetėn dhe nuk do ta pėrgojojmė e thumbojmė asnjė zemėr qė gjallon nė ekzistencė. Pastaj, shpėlahet hunda qė (pėr dallim nga shtazėt) tek njeriu ėshtė formėsuar nė atė mėnyrė qė tė ketė mundėsi lehtėsisht tė pėrulet, ta ulė pjesėn mė tė lartė – ballin, nė pozitėn mė tė poshtme, (pa anashkaluar edhe mendimin pėr rėndėsinė e shqisės sė tė nuhaturit). Mė pas, lahet fytyra qė pėrfshin sytė dhe ky veprim shoqėrohet me mendimin se me ta nuk do tė shikojmė drejt tė ndaluarės por do tė sodisim krijimtarinė e Atij qė na bėri tė shohim nėpėrmjet Dritės sė Tij. Pėr herė tė dytė i lajmė duart, por, pėr dallim nga hera e parė, i lajmė me gjithė brryla, kėshtu, duart janė gjymtyrėt qė u ka takuar tė lahen mė shumė se sa tjerat gjatė abdesit ngaqė pėr shkak tė ekzistencės sė duarve, njeriu nuk e meriton emrin katėrkėmbėsh. Rrjedhimisht, nuk i takon as botėkuptimi i katėrkėmbėshve, tė cilėt pothuajse ēdo herė janė tė zėnė me kokėn poshtė duke kėrkuar ushqim nė tokė, pa pasur kohė tė vėshtrojnė qiellin e aq mė pak tė luten pėr shi, siē bėn primati dykėmbėsh – njeriu, duke drejtuar dy duart kah qielli. Mė pas, me gishtrinjtė tregues lahen veshėt duke na sjell nė mendje tė dėgjuarit dhe rėndėsinė e kėsaj shqise pa tė cilėn as tė folurit nuk ėshtė i realizueshėm. Derisa sytė kanė kapakė pėr tu mbyllur natyrshėm, si kur jemi zgjuar ashtu edhe kur flemė gjumė, veshėt janė krijuar pa kapakė dhe mund tė mbyllen nė raste tė caktuara kur nuk duam tė dėgjojmė. Madje, kur gjumi na ndėrpret kontaktin me botėn objektive, nėpėrmjet veshėve kemi mundėsi qė herė-herė tė pranojmė informacione tė cilat regjistrohen dhe sadopak na mbajnė tė lidhur me realitetin e jashtėm. Nė aspektin moral, me larjen e veshėve kujtojmė edhe zotimin pėr tė dėgjuar fjalėt e dobishme dhe pėr t’u larguar nga tė kotat. Mė tej, abdesi vazhdon me prekjen ledhatuese tė pjesės sė sipėrme tė kokės, duke pėrfshirė edhe ballin, apo siē e quajmė me gjuhėn e shkencės sė sotme, lobin frontal, (pjesė kjo e rėndėsisė mė tė veēantė pėr jetėn) dhe pėrfundon me larjen e kėmbėve duke dėshmuar se me to nuk do tė ecim nė drejtim tė tė ndaluarės dhe gabuarės, por do tė shtegtojmė drejt punėve tė mira pėr dobinė e gjithmbarshme. Nė mungesė tė ujit, mund tė marrim tejmum, domethėnė, tė fėrkojmė gjymtyrėt me dhé tė pastėr dhe kjo vlenė derisa nuk gjejmė ujė, njėlloj siē ia vlen tė merret dije nga njė prijės (mėsues) mė pak i ditur, deri sa tė takojmė njė tjetėr mė tė ditur.
    Akti i parė i namazit ėshtė tė qėndruarit vertikalisht, duke na e kujtuar se njeriu pėr dallim nga gjallesat e tjera, ėshtė e vetmja qenie qė gėzon pozitėn e mirėfilltė vertikale nė natyrė. Ky pozicion i ngjan elifit, shkronjės A tė Kuranit me tė cilėn niset Emri i Allahut. Rrjedhimish, me A niset edhe emri i njeriut tė parė Ademit, si dhe alfabetet e pasardhėsve tė tij qė pėrbėjnė mozaikun qendror tė ekzistencės sė kėsobotshme. Adem domethėnė mosqenie sepse ekzistenca kishte kaluar njė kohė kur njeriu nuk ishte qenie e denjė pėr t’u pėrmendur (76:1) dhe u krijua nga hiēi (apo me gjuhėn e filozofisė nga ex nihilo). Nė Shpalljen e Fundit, njeriu ėshtė quajtur insan, fjalė e prejardhur kjo nga folja arabe nisjan qė domethėnė harresė sepse Ademi harroi (nesije) besėlidhjen qė bėri me Krijuesin (20:115) dhe si pasojė e kėsaj u shfaq jeta e tij e kėsobotshme e emėrtuar dunja, ndėrkaq dunja vjen nga folja arabe dena qė do tė thotė rėnie (me ra poshtė, tė biesh nė mė tė poshtmen).
    Njeriut iu dha mundėsia pėr tė rėnė, dhe gjithashtu, edhe pėr t’u ngritur sėrish, vėrtetėsi kjo qė e shtyu njė tė urtė tė pohojė se fundi i diturisė ėshtė kur njeriu arrinė aty ku qe nė fillim. Me dunja nuk nėnkuptohet medeomos planeti i quajtur Tokė, por jeta e njerėzve qė nuk janė ende nė dijeni se tek ata manifestohen emrat hyjnorė. Trupi gjithmonė gjallon nė tė tashmen, ndėrkaq mendja bredh herė nė tė shkuarėn, herė nė tė ardhmen. Me thėnien “Allahu Ekber” (thėnie me tė cilėn fillon namazi), njeriu dėshmon se Allahu ėshtė i Madhėrishmi, i Lartėsuari dhe nuk ka nevojė pėr namazin e njeriut, por njeriu ka nevojė qė mendjen e tij ta kthejė kėtu dhe tani, nė kohėn e tashme nė tė cilėn gjendet trupi dhe me krejt qenien e tij tė kontemplojė pėr Atė qė ia mėsoi njeriut tė gjithė Emrat, nė mėnyrė qė qenia prej uji e dheu ta meritojė emrin “mėkėmbės i Allahut nė tokė”. Kėtu fillon edhe ngritja e njeriut dhe udhėtimi i tij nė nivelet e ekzistences, duke pėrjetuar rrafshe mė tė larta tė realitetit. Profetit tė Bekuar a.s. namazi i ėshtė dhuruar Natėn e Miraxhit (nata e udhėtimit tė tij a.s. nė qiej, fizikisht dhe shpirtėrisht por qė nuk nėnkupton ngritjen nė hapėsirat astronomike qė gjurmohen nga astronomia moderne) prandaj, ai u kthye nė jetėn tokėsore me thėnien: “Namazi ėshtė Miraxhi i besimtarit”. Besimtarėt, nė pamundėsi pėr tė udhėtuar fizikisht, nė mėnyrėn siē udhėtoi Profeti a.s., nėpėrmjet namazit udhėtojnė shpirtėrisht drejt kėrkimit tė fryteve tė Pemės sė Kufirit tė Fundit, shkallė kjo nė tė cilėn kishte arritur zemra profetike e gatuar pėr dashuri dhe dije, madje pėrtej kėsaj, afėrsinė me tė Parin dhe tė Fundin “sa largėsia midis dy harqeve ose edhe mė afėr”(53/9).
    Secila ditė e javės ndėrlidhet natyrshėm me trupin, mendjen dhe shpirtin e njeriut duke shaktuar gjendje tė ndryshme tek qenia e tij. Lindja e diellit na jep ndjesinė e njė fillimi kurse perėndimi i tij, ndjesinė e njė fundi. Njeriu asnjė ditė nuk e pėrjeton njėlloj. Ashtu siē ndikojnė shfaqjet fizike si klima apo moti i njė dite, edhe shfaqjet metafizike tė pėrditshme, bėjnė qė ai tė mos e jetojė njė gjendje konstante gjatė tėrė jetės. Ashtu si ēdo vit qė formon njė rreth nė trungun e njė lisi pėr tė treguar vjetėrsinė e tij, edhe ditėt lėnė gjurmė tek qenia njerėzore e cila pėr dallim nga lisi, (edhe pse nuk jeton mbi dhé sa njė lis), ka vullnetin tė mendojė pėr ditėt qė nuk i sjell vetė nė botė, por qė mund tė pėrfitojė nga to. Namazi luan rolin e ekuilibrit trupor, mendor dhe shpirtėror nė raport me jetėn dhe botėn. Vlera e tij kushtėzohet nga e jashtmja: intervali i caktuar kohor pėr t’u falur, si dhe nga e brendshmja: pėrqėndrimi i njeriut nė kontemplim pėr Pafundėsinė. Bashkimi i energjive tė jashtme me ato tė brendshmet e bėn njeriun gjallesėn mė tė fuqishme nė tokė, sepse ėshtė pikėrisht njeriu ai qė mund ta shfrytėzojė kėtė energji por edhe ta shpėrfillė fare. Ēdo rekat hyrės i namazit tė pėrditshėm pėrbėhet nga shtatė lėvizje, (ngritja e duarve deri mbi supe, pėrkulja duke vendosur duart nė gjunj, ngritja e sėrishme nė pozitėn vertikale, pėrulja me ballė, ngritja nga pėrulja e parė, pėrulja e dytė dhe ngritja nga pėrulja e dytė). Kur kėto lėvizje tė jenė manifestuar dy herė, pason qėndrimi ulur i cili pėrfshin lėvizjen e gishtit tregues, akti i dėshmisė qė mohon ilahen dhe pohon ALLAHUN, gjė qė pėrbėn fundamentin e jetės sė personit qė i ėshtė dorėzuar Vullnetit tė Atij. Kjo dėshmi vjen mbas pėruljes dhe me uljen e kokės nė pjesėn mė tė poshtme manifestohet akti mė i lartė i afėrsisė me Atė qė kėtė veprim nė Kuran e ka quajtur sexhde (sexhde - ُسجدة‎, suxhud سُجود‎,), prejardhja e sė cilės vjen nga sexhada e qė do tė thotė pėlqim, dakordim, pranim i diēkaje qė ėshtė e vėrtetė (me ra nė ujdi, tė dakordohesh). E njėjta fjalė pėrdoret edhe pėr krijesat e tjera si Dielli, Hėna dhe yjet tė cilat bėjnė sexhde nė vazhdimėsi duke kryer funksionet brenda ligjit tė caktuar. E kundėrta e fjalės sexhde ėshtė fjala ebaa qė do tė thotė mospranim, refuzim i diēkaje qė ėshtė e vėrtetė dhe e cila ėshtė pėrdorur pėr djallin kur nuk pranoi tė bėnte sexhde pėr Ademin, do tė thotė, refuzoi urdhėrin hyjnor dhe u quajt shejtan, fjalė kjo e ardhur nga folja shetane qė domethėnė largim (me u largue) sepse ai u largua nga e Vėrteta. E vėrteta nuk ėshtė prodhim njerėzor por duhet tė kėrkohet te njeriu sepse njeriu frymon pėr tė vėrtetėn. Secili njeri merret me tė vėrtetėn, madje edhe mohimi i njė tė vėrtete nga njė gėnjeshtar ėshtė marrje me tė vėrtetėn sepse gėnjeshtra ekziston mu pėr shkak tė sė vėrtetės, gjė tė cilėn e paraqet simbolikisht i urti qė thotė se nė njė treg ku qarkullojnė monedha tė falsifikuara, medeomos qė mė herėt kanė qarkulluar monedha origjinale. Secili e arsyeton idenė e vet, e mbron atė qetėsisht apo duke polemizuar, lufton, jeton apo vdes pėr tė vėrtetėn qė e njeh ose mendon se e njeh. Ateisti pėrpiqet pėr tė vėrtetėn e tij duke e mohuar teon e tij, ekzistencialisti duke jetuar si i hedhur nė botė, agnostiku duke shpallur pėr njohje mosnjohjen, ndėrkaq, ata qė besojnė tė fshehtėn, duke i nisur dhe mbaruar me namaz ditėt e jetės sė tyre. Dy lėvizjet e fundit nė namaz janė kthimi i kokės sė pari djathtas, e pastaj mbarimin e shėnon kthimi i kokės majtas ku gjendet edhe zemra fizike e qenies qė ka ekskluzivitetin tė mendojė. Me kėtė akt dėshirohet paqja, apo siē quhet nė Kuran, selami pėr krejt ekzistencėn sepse kjo fjalė ėshtė pėrdorur pėr Tokėn, qiejt dhe ēdo gjė mes tyre e nga kjo fjalė vjen edhe fjala islam dhe musliman. Njeriu ėshtė mikrokozmos qė dorėzohet pėr tė gjetur paqen nė makrokozmos, prandaj, nėpėrmjet aktit tė namazit arrinė tek njohja e Emrave tė Atij qė i thotė: “Sikur kėtė Kuran t’ia shpallnim ndonjė mali, ti do ta shihje atė (mal) tė pėrulur dhe tė copėtuar nga frika e Allahut. Shembuj tė tillė Ne ua japim njerėzve, qė ata tė meditojnė.” (59/21).
    "Shoku Mjekesise"

  10. #10
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    SHTATĖ DITĖT DHE SHTATĖ QIEJT E NAMAZIT (2)

    “Bėhu!” ėshtė fjala nga e cila u shfaq ekzistenca dhe gjalloi njeriu i parė i cili, ngaqė nuk kishte nėnė, nuk e dimė nėse erdhi nė botė me kėrthizė apo pa tė. Por, sido qė tė ketė ardhur, ai prapė ishte qenie qė e kishte merituar nderimin jo pėr arsye tė pėrbėrjes sė trupit nga uji e dheu, por se nė qenien e tij fryu “Ai qė ka krijuar qiejt dhe Tokėn pėr gjashtė ditė, teksa Froni i Tij ndodhej mbi ujė...” (11/7). Planeti ku frymon njeriu, gjithashtu pėrbėhet nga uji e dheu por, fryma i pamundėsoi atij qė tė jetė vetėm bartės i ujit e i dheut. Kjo frymė, gjithmonė kėrkon diēka tjetėr, diēka mė shumė se kjo botė nė tė cilėn njeriu ndėrtoi tregjet pėr tė shitur mallra, e mjerisht, jo rrallėherė, e shiti edhe veten me ēmim mė tė ulėt se vlera e mallrave qė nxori vetė nė treg. Nė njėrin nga kėto tregje, kishte ndodhur qė njėherė nė njė pasdite, tė pėlciste njė tub kanalizimi nėpėr tė cilin kalonin jashtėqitjet njerėzore dhe nga kundėrmimi i erės njerėzit po iknin tė neveritur. I ndodhur nė kėtė rrėmujė, njėri nga njerėzit u afrua tek tubi i shpėrthyer dhe qetėsisht po vėshtronte fekalet njerėzore, duke ua ngjallur kureshtjen njė numri jo tė vogėl njerėzish tė cilėt u kthyen pėr tė kuptuar arsyen e mosikjes sė kėtij njeriu nga vendi ku qėndrimi po bėhej i papėrballueshėm. Pyetjes sė masės qė synonte ta dinte “pse-nė” e qendrimit tė tij pranė fekaleve, ai iu pėrgjigj me pak fjalė: Paradite, ne qeniet njerėzore dolėm nė treg dhe e blemė me lekė kėtė nga e cila po ikim mbasdite, andaj po e shikoja dhe njėkohėsisht po mendoja, sikur tė mund tė fliste kjo jashtėqitje e shpifur, do tė pyeste: “A duhet tė ikni ju nga unė apo unė nga ju?!” Por, ē’e do qė gjėrat nuk u shfaqėn pėr tė folur pėr njeriun por njeriu u shfaq pėr tė folur pėr gjėrat. Atij i duhet domosdoshmėrisht t’i pėrmbushė motivet biologjike, tė hajė e tė pijė dhe nė fund tė neveritet nga teprica tė cilėn s’e mban dot organizmi i tij. Nėpėrmjet trupit tė tij aromat mė tė kėndshme pėr tė, shndėrrohen nė kundėrmimet mė tė padėshirueshme pėr tė. Gjatė gjithė jetės ėshtė i detyruar tė mbajė brenda vetes diēka e cila bėhet aq e shpifur duke qėndruar brenda tij, saqė detyrohet tė ikė prej saj kur ajo tė ketė dalė jashtė tij. Por, a mund tė ikė njeriu nga vetja e tij? A mund tė pajtohet se ai kryen funksionin e njė tubi kanalizimi dhe nuk ėshtė mė shumė se sa njė shtazė qė flet? Ē’ėshtė tė folurit, nėse me tė nuk shprehim njė racionalitet, qoftė ai edhe i gabuar? Nėse asgjė s’do tė ishte e gabuar, a do tė kishte njėmendėsi dhe nėse realiteti shqisor do tė ishte absolut, pėrse miza do tė ndjente kėnaqėsi me gjėrat qė njerėzve u shkaktojnė neveri? Nėse realiteti shqisor i njeriut do tė pėrbėnte shkallėn mė tė lartė tė vėrtetėsisė, pėrse qentė do tė nuhasnin mė thellė se njerėzit?
    Asnjė gjallese nuk i ofrohet njė realitet i njėjtė dhe ēdonjėri nga kėto realitete ėshtė relativ. Njėlloj siē ekzistojnė organet shqisore pėr pėrkapjen e realitetit material, tek ne ekzistojnė edhe “pse-tė” tė cilat janė tė pafundme sepse Atė tė cilin duam ta arrijmė ėshtė i Pafund. “Pėrballė” Pafundėsisė sė Tij, dorėzohemi (dmth bėhemi muslimanė sepse ky ėshtė njėri nga kuptimet gjuhėsore tė kėsaj fjale) duke ia kujtuar vetes sonė katėr herė radhazi: “Allahu Ekber” qė do tė thotė se Ai pėrbėn Realitetin Absolut dhe kėshtu fillojmė ezanin, thirrjen pėr namaz, i cili ėshtė njėra nga mėnyrat qė njeriun ta shpėtojė nga tė qenėt vetėm njė tub nėpėr tė cilin hyjnė dhe dalin ushqimet apo vetėm njė shtazė qė flet. Kjo thirrje na jep simbolikėn e fryrjes sė parė tė bririt (surit) nga engjėlli Israfil, fryrje kjo qė jep sinjalin e vdekjes sė tė gjitha gjallesave, ndėrkaq ikameti qė pason mbas ezanit, fryrjen e dytė nė bri (sur) qė sinjalizon ringjalljen e tė gjitha krijesave dhe paraqitjen e tyre pranė Tė Vėrtetės. “Pranė”, “pėrballė”, “paraqitje” janė vetėm shprehje tė gjuhės sonė tė varfėr apo siē e ka quajtur njė i ditur, gjuhės tragjike njerėzore, sepse ajo nuk arrinė pothuajse asnjėherė ta thotė atė qė pėrjeton zemra e aq mė pak vendndodhjen tonė nė raport me Njėshin Absolut. Mbas ikametit, ngrisim duart mbi supe duke ua dhėnė lamtumirėn tonė shtatė ditėve tona tė javės me shtatė lėvizjet e para qė pėrbėjnė njė rekat tė namazit. Ashtu siē nuk mund tė kuptohet njė libėr qė e lexojmė me vėmendje tė shpėrqėndruar, njėlloj nuk mund tė pėfitohet as nga namazi, nėse mungon prania e zemrės. Nė Kuran zemra ėshtė quajtur kalb, qė gjuhėsisht domethėnė ndryshim gjendjesh, kthim i diēkaje nga njėra anė nė tjetrėn apo nga njėra gjendje nė tjetrėn dhe me kėtė emėrtim nuk nėnkuptohet organi i vendosur nė anėn e majtė tė gjoksit tė njeriut qė pompon gjakun. Me kalb ėshtė emėrtuar vetė thelbi i qenėsisė njerėzore apo pėrmasa gjithpėrfshirėse e qenies njeri. Tė urtėt, zemrėn e kanė shembėllyer me njė pus ndėrkaq pesė shqisat me pesė burime qė vazhdimisht derdhen nė tė dhe pėr tė kuptuar se ē’po ndodh nė pus, kanė parapėlqyer qė pėrkohėsisht tė ndėrpresin rrjedhėn e kėtyre pesė burimeve, qė domethėn tė privohen informacionet e pesė shqisave me qėllim qė ta kuptojmė se ē’po ngjet nė thelbin apo brendinė tonė. Gjithashtu, nė Kuran janė pėrmendur tre gjendje tė zemrave: zemra e gjallė, e sėmurė dhe e vdekur. Zemra e gjallė ėshtė e mbushur me besim qė me gjuhėn e Kuranit ėshtė quajtur iman ndėrkaq iman etimologjikisht domethėnė siguri. Poashtu, edhe nė hebraishte, njėra nga gjuhėt mė tė vjetra nė tė cilėn ka zbritur Shpallja Hyjnore, besimi ėshtė emėrtuar me fjalen e ngjashme emunah qė ka tė njėjtin kuptim, kurse fjala amen (nė terminologjinė islame: amin) qė vjen nga emunah, domethėnė: “nė tė vėrtetė, padyshim, ashtu ėshtė”. Me tė njėjtėn fjalė, edhe sot e kėsaj dite pėrmbyllen lutjet e tre besimeve qė vijnė nga babai i profetėve, Ibrahimi a.s. Imani pėrfshin dijen, fjalėn dhe veprimin qė konsistojnė me tre veēoritė qė njeriun e ngarkojnė me pėrgjegjėsi: intelegjencėn, tė folurit dhe vullnetin.
    Zemra e sėmurė qėndron nė mes tė zemrės sė gjallė dhe tė vdekur dhe fati i saj varet nga pėrpjekjet e saj. Nėse pėrpjekjet e saj bėhen nė favor tė shėndetit, bėhet zemėr e gjallė, nė tė kundėrtėn, ngurtėsohet dhe vdes. Zemra e vdekur nuk pėrulet sepse nuk mallėngjehet pėr takimin me Atė qė “…nuk i ka dhėnė asnjė njeriu dy zemra…” (33/4), duke i pamundėsuar kėshtu ēdonjėrit prej nesh qė t’i pėrkushtohet gėnjeshtrės dhe tė vėrtetės nė tė njėjtėn kohė.
    Ne mund ta ushqejmė trupin me ushqime tė dobishme apo tė dėmshme, ashtu siē mund ta ushqejmė mendjen me mendime tė sakta apo tė rreme apo zemrėn me veprime tė mira a tė liga dhe secila nga kėto e bartė ēmimin e vet tė ciln ne do ta paguajmė pėr veten ose kundėr vetes. Shtazėt janė krijuar me epsh e pa intelekt, engjėjt me intelekt e pa epsh, ndėrsa njeriu me tė dyja. Duke poseduar tė dy komponentet, ekzistenca i ofron mundėsinė tė ngritet mė lartė se engjėjt ose tė bie mė poshtė se shtazėt. Pozitat nė namaz janė pozitat e engjėjve qė Profetit tė Bekuar iu shfaqėn nė Miraxh. Nė qiellin e parė engjėjt qėndronin vertikalisht, nė qiellin e dytė ishin tė pėrkulur, nė qiellin e tretė ishin pėrulur nė sexhde, nė qiellin e katėrt ishin tė gjunjėzuar, nė qiellin e pestė shprehnin pėrkushtimin e tyre duke e ngritur Lavdinė e Tij tė Pėrjetshme, nė qiellin e gjashtė e shprehnin pėrkushtimin pėr Madhėshtinė e Tij, nė qiellin e shtatė shprehnin vetėm urime pėr Atė, dhe tė gjitha kėto i bėnin qėkur ishin krijuar. Duke i pėrbashkuar kėto shfaqje madhėshtore tė universit, njeriu harmonizohet me lėvizjet e natyrshme tė krijimtarisė dhe dėshmon me intelegjencėn, vullnetin dhe tė folurit e tij se Ai qė e ka krijuar “…nga njė pikė farė e pėrzier, pėr ta sprovuar…” (76/2), ėshtė Realiteti i Vetėm te i Cili do tė kthehet nėpėrmjet vdekjes. Dunjaja, figurativisht ėshtė paraqitur si njė bark i madh nga i cili do tė dalin qeniet njerėzore pėr tu ballafaquar me realitetin tjetėr, ashtu siē e ndėrrojnė mėnyrėn e jetesės kur dalin nga barku i nėnave nė kėtė botė. Me vdekjen e trupit, vdesin tė gjitha sėmundjet trupore dhe mbeten tė gjitha sėmundjet shpirtėrore si padituria, gėnjeshtra, lakmia, mendjemadhėsia, shpifja, mashtrimi, pėrgojimi dhe gjėrat e tjera tė neveritshme me tė cilat shpirti ėshtė mėsuar tė jetojė me to nė dunja por do t’i mungojnė pėrjetėsisht nė ahiret (jetėn e pėrtejme). Nė mungesė tė tyre, qenia digjet dhe nuk ka dėnim mė tė dhembshėm se sa tė duash diēka qė nuk mund ta kesh mė kurrė, ose mė drejt, ta duash relativen duke e marrė pėr absolute, veprim ky, qė nė Kuran ėshtė pėrshkruar “…si mirazhi nė shkretėtirė e tė cilin i etshmi e kujton pėr ujė, por, kur arrin tek ai vend, nuk gjen asgjė.” (24/39).
    Zemrat e gjalla nėpėrmjet diturisė arrijnė tė realizojnė namazin dhe nėpėrmjet namazit arrijnė tė zbulojnė urtėsinė qė fshihet brenda tyre, prandaj, zemra ėshtė quajtur edhe xhan. Fjala xhan vjen nga folja xhenna qė do tė thotė fshihem (me u fshehė). Embrioni nė bark quhet xhanin. Nga e njėjta rrėnjė vjen edhe emri xhenet me tė cilėn ėshtė emėrtuar parajsa. Me fjalėn xhenet janė emėrtuar edhe kopshtet, pėr shkak tė dendėsisė sė drunjve qė kanė mbuluar tėrėsisht tokėn dhe ajo nuk ėshtė parė. Zemra meriton emrin fshehtėsi sepse ėshtė vendbanimi i dashurisė, kurse dashuria ėshtė fillimi i ēdo lėvizjeje. Aq sa ka zemra, ka edhe dashuri dhe aq sa janė tė ndryshėm njerėzit aq janė tė ndryshme dashuritė. Nė botė ka dashuri qė me ndarjen e tė dashuruarve vjen mėrzia. Ka dashuri kur nga ndarja vjen pikėllimi. Mėrzia shfaqet me humbjen gjėrave materiale, ndėrsa pikėllimi me humbjen e gjėrave shpirtėrore. Nė botė ka edhe dashuri qė me takimin e tė dashuruarve shuhet malli, por ka edhe dashuri qė me takimin e tyre shtohet malli. Zemrat qė janė mėsuar tė jetojnė me Tė Vėrtetėn, nuk mund ta durojnė ndarjen nga Jetdhėnėsi, prandaj, ēdo ditė qėndrojnė nė pozitat engjėllore pėr ta shmangur vetminė e jetės sė dunjasė dhe pėrulen pėrvujtnisht duke kontempluar pėrmallshėm pėr takimin me Atė. Namazi ėshtė takimi qė atyre ua shton mallin pėr Vizionin e Bukur tė Fytyrės sė Atij qė nga Dashuria e ka shfaqur ekzistencėn me njė “Bėhu!” por nuk e ka zhdukur me njė “Zhbėhu!” Nga dhimbja dhe malli qė ka shkaktuar ndarja, njėri nga tė pėrmalluarit pshertinė:



    Trupi nga dheu ėshtė krijuar dhe n’vendin e tij ėshtė duke jetuar
    Por shpirti im ėshtė nė mėrgim, pret ditėn e kthimit me mallėngjim
    Mėshirė, o njerėz tė mirė, pėr mėrgimtarin e shkretė
    qė pėrpiqet tė kthehet nė vendin e vet



    Ēdo ditė na e shkurton jetėn nė kėtė botė, na largon nga tregjet e saj, nga nevojat biologjike dhe konsumuese tė patjetėrsueshme, nga aromat dhe kundėrmimet e saj, nga bukuritė dhe shėmtitė e saj dhe na afron te “vendkthimi” ynė. Ēdo ditė i afrohemi Ditės nė tė cilėn ezani nuk do tė na thėrras mė: “Eja nė namaz, eja nė shpėtim”, por ne npėrmjet kėtij ezani do t’i kujtojmė shtatė ditėt dhe shtatė qiejt e namazit, sepse “ēdo gjė qė ėshtė nė Tokė, do tė zhduket, e do tė mbetet vetėm Fytyra e Zotit Tėnd, plot Madhėri dhe Nderim.” (55/26-27)



    Fatmir Muja
    "Shoku Mjekesise"

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •