Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967

    Opozita: Akuza qeverise Berisha per korrupsion

    Largimi i Dritan Priftit pėr korrupsion nga qeveria ka sjellė panik dhe kaos nė zyrat e pushtetit. Prokuroria vazhdon hetimin ndėrsa Ruli, Bregu, Vokshi, Bulku dhe sė fundi Halimi nė kompaninė e bixhozit e kanė kthyer kreun e mazhorancės nė zėdhėnės tė korrupsionit, klientėve, motrave dhe kunetėrve. Opozita fakte tė reja pėr ministrat e grabitjes

    Aferat korruptive me bekimin e qeverisė po denoncohen ēdo ditė me fakte qė dėshmojnė pėrfshirjen e deputetėve, ministrave dhe familjarėve tė Oborrit. E pėrbashkėta e secilit prej skandaleve ėshtė emri i kryeministrit Berisha. Me firmėn e tij, me vendim tė stisur qeverie apo edhe me vetė familjarėt e tij brenda aferave. Opozita ka deklaruar se tė tjera prova do tė bėjė publike pėr tė treguar se deri ku kanė shkuar rrėnjėt e korrupsionit tė qeverisė Berisha.

    *

    Prifti- korrupsioni rekord

    Pasurimi me 1.8 milion euro nė pak muaj si ministėr ishte vetėm ajo ēka Dritan Prifti tregoi me sinqeritet tė pastėr nė dokumentet zyrtare. Aty ku fshehu pronėsinė e njė apartamenti luksoz me vlerė 800 mijė euro dhe tė njė vile edhe mė luks nė Lundėr, plot 1 milion euro. Disa arrestime tė njerėzve pranė ministrit, tė emėruar me firmėn e tij por edhe njė sėrė pikėpyetjesh qė vetė Prifti la pa shpjeguar pėr biznesin e tij nė njė fabrikė tullash qė i dha miliona euro edhe pse nuk prodhoi asnjė ditė, ishin faktet e forta qė denonconin ministrin e Ekonomisė pėr korrupsion. Por edhe vetė Prifti veten, pėrderisa nė ditėt kur opozita i kėrkoi pėrgjigje pėr aferat qė figuronin me emrin e tij, ministri ose heshti ose gėnjeu. Si nė rastin e kredisė, qė duhet tė ishte borxhi i tij edhe pas shitjes sė aksioneve nė kompaninė e tullave, por qė rezulton e zhdukur nga dokumentet e deklarimit tė ministrit, i cili nuk ka dhėnė sqarime se ēfarė ka ndodhur me kėtė hua, qė e mori duke ndėrhyrė vetė nė bankė. Largimi i Priftit nga qeveria, qartė nuk e shpėton ekzekutivin nga akuzat pėr korrupsion. Jo vetėm sepse tė tjerė ministra dhe deputetė kanė mbetur aty nga lista e gjatė e aferave, por edhe sepse ministri i mori tė gjitha sqarimet me vete kur iku.

    *

    Vokshi- nė krye tė aferave

    Emri i deputetes, ish kėshilltare nuk del vetėm te hidrocentralet me koncesion, tė cilat sot bashkė me pueset e gazit dhe naftės janė bėrė biznesi shumė fitimprurės i familjes. Ajo rezulton nė konflikte pronash, nė kompani bixhozi dhe gjithandej ku vetė Berisha i ka dhėnė dorė tė lirė pėr tė bėrė para. Sė fundi edhe te privatizimi i ish ekspozitės, ku “Vokshi” pėrmes njė kontrate (a)ligjore merr pėrsipėr tė drejtojė procesin me kusht qė pronarėt t’i japin truallin pėr pallat. Publikimi i kėtij skandali nuk mori asnjė pėrgjigje nga ana e deputetes. Sepse ajo provoi se nė rastet kur mori pėrsipėr tė thotė diēka, faktet qė iu vunė pėrballė e nxorėn gėnjeshtare. Edhe nė prokurori. Pavarėsisht se avokati i ortakut nė biznes bėri tė pamundurėn pėr tė ndryshuar deklaratat qė u dhanė nė organin e akuzės. Aq sa shkaktoi edhe reagimin e vetė prokurorisė. Mes gjithė kėtyre dėshmive dhe fakteve, Vokshi nuk nguron tė flasė akoma. Si gjithmonė pa fakte dhe dokumente pėr tė vėrtetuar ato qė thotė. Mjaftohet duke shpifur dhe hedhur baltė mbi opozitėn. Sepse ka nė mbrojtje shefin e qeverisė, i cili nuk i ka dhėnė akoma pėrgjigje pyetjes se cila ėshtė pjesa e tij nė koncesionet e hidrocentraleve dhe vendburimeve tė gazit dhe naftės qė i ka dhėnė pėr tė menaxhuar ish kėshilltares.

    *

    Bregu- gjithė shteti i pėrfshirė

    Kunati i ministres nuk ėshtė i vetmi pėrfitues nė aferėn me emrin e Majlinda Bregut. Ka akoma. Eshtė edhe bashkėshorti i saj, me njė kompani energjetike, aksionet nė tė cilėn pezullohen nė QKR sa herė qė do ministrja. Kėtė e dėshmoi mė sė miri me urdhrin qė i dha kėtij institucioni pėr tė manipuluar dokumentet sipas deklarave qė ajo kishte bėrė mė pak se njė orė mė parė. 10 hidrocentralet nė pronėsi tė kunatit sigurisht qė nuk janė nė pėrgjejgėsi pėr tė dhėnė llogari pėr Bregun. Sepse ajo nuk dha as pėr biznesin e bashkėshortit. Madje heshti edhe kur kunati i saj u identifikua si dhunuesi i njė qytetari, i cili ishte pala kundėrshtare nė njė proces gjyqėsor pėr pronė me tė. Vetė policia e kryeqytetit pranoi faktin, ashtu siē pranoi se e kishte lėnė tė lirė kunatin e ministres se plagosja kishte qenė e lehtė. Asnjė reagim pas deklaratave tė qytetarit tė dhunuar i cili tha se policia nuk kishte marrė asnjė masė pėr denoncimin e tij. Kjo i dha gjithė mundėsitė kunatit tė deklaronte mė pas se qytetari ishte pėrdorur nga opozita dhe pėr kėtė do ta padiste nė prokurori. Aty ku ministrja, duhet tė kishte shkuar vetė pėr tė sqaruar pozicionin e saj nė aferėn me koncesion hidrocentralesh te kunati, pėr kompaninė energjetike tė bashkėshortit tė padeklaruar nė pasuri por edhe pėr urdhrin dhėnė QKR pėr ta shkruajtur si “tė pezulluar” biznesin e burrit.

    *

    Bulku, “si shokėt”

    Edhe deputetja e pėrfolur pėr biznesin e hidrocentraleve me koncesion nuk dha shumė sqarime se nėse kjo lidhej me postin e saj dhe lidhjet me pushtetin. Duke pasur pėr garanci mbrojtjen nga kryeministri, Rajmonda Bulku nuk iu pėrgjigj asnjė prej pyetjeve qė i drejtoi opozita pėr lidhjen me ministrin qė i dha pėr favor ca hidrocentrale pėr tė menaxhuar dhe bėrė pasuri me to. Pėrmes njė pėrgjigjeje, qė nė fakt nuk mund tė konsiderohet aspak e tillė nga salla e parlamentit, Bulku ka shmangur dhėnien e sqarimeve pėr biznesin e ri tė familjes. Ajo ka sulmuar me shpifje dhe akuza opozitėn, sipas modelit tė pėrdorur mė parė nga Vokshi, Bregu dhe gjithė tė denoncuarit pėr abuzimin dhe grabitjen e pasurisė publike. *

    *

    Ruli- nuk mbaron akoma

    Ministri, firma e tė cilit qėndron pėr secilėn prej aferave me hidrocentrale dhe mė tej, nuk ėshtė ndalur thjesht me koncesionet. Njė privatizim tejet i dyshimtė nė qendėr tė Tiranės, qė me bashkėpunimin e ngushtė tė kryeministrit u bė me ēmim tre herė mė tė lirė se nė gjithė kryeqytetin, u vėrtetua se ishte njė aferė- biznes pėr familjen tjetėr tė Oborrit. Ndėrkohė qė opozita ka provat se edhe njė familjar i kryeministrit ndodhet pas privatizimit tė ish ekspozitės “Shqipėria Sot”. Aty ku ministri ka marrė pėrsipėr ta lėrė procesin nė dorė tė biznesmenėve tė oborrit. Kėta tė fundit, sipas kontratės sė publikuar pak ditė mė parė nga opozita, kishin premtuar te ish pronarėt se do tė siguronin privatizimin, nė kėmbim tė truallit pėr tė ndėrtuar pallate. Ku ėshtė shteti kėtu? Sepse sekserėt duken qartė. Megjithatė ministri nuk la shfajėsim pa pėrdorur pėr tė mbrojtur veten. Deri duke fajėsuar hartėn e ēmimeve. Edhe pse nė deklaratat e tij, nga ministria e Bujqėsisė e shiti dukshėm veten, atėherė kur njėherė tha se toka i ishte kthyer ish pronarėve dhe njėherė deklaroi se toka ishte shitur me ēmime reference. Gjithė ky aksion i kushtoi ministrit prishjen nė mėnyrė tė njėanshme tė kontratave me disa kompani qė ushtronin aktivitetin e tyre brenda godinės sė ish ekspozitės. Tė cilave nuk u dha asnjėherė asnjė sqarim pėr arsyet pse po bėhej kjo. Duke pretenduar se thjesht kishte zbatuar ligjin duke u kthyer tokėn ish pronarėve, Ruli harron tė shtojė se kjo nuk ėshtė aspak detyrė e tij. Nga ana tjetėr, ministri “ka harruar” tė shtojė nė deklaratat e tij shfajėsuese se pronarėve qė ai u ktheu tokėn u ishte mohuar kjo e drejtė me vendim tė Gjykatės sė Lartė.

    *

    Halimi- bixhoz me mandatin

    Deputeti demokrat ėshtė rasti mė i fundit i denoncimeve nga opozita pėr korrupsionin ku ėshtė zhytur gjithė mazhoranca. Mė i pėrdoruri nga kryeministri pėr tė lexuar fjalimet e tij plot baltė nga foltorja e kuvendit, rezulton tė jetė njė prej ortaktėve nė biznes me “Vokshin”. Nė njė kompani bixhozi, ku Eduard Halimi ėshtė anėtar i kėshillit mbikėqyrės. Fakti i denoncuar nga Partia Socialiste dhe i vėrtetuar nga dokumentet elektronikė tė kompanisė nė emėr tė Vokshit, shton edhe mė shumė listėn e njerėzve tė oborrit qė po bėjnė pasuri me pronat shtetėrore.

    *

    Kėto janė arsyet e vėrteta pėrse Shqipėria sot ėshtė nė krizė e pėrse kriza ekonomike rėndohet ēdo ditė qė kalon. Ja pėrse ēmimet rriten e pėrse njerėzit e thjeshtė tė kėtij vendi nuk arrijnė mė as ta shtyjnė deri nė fund tė muajit. Sepse sot shqiptarėt udhėhiqen nga njė qeveri e njė klikė qė grabiti pushtetin, jo pėr tė qeverisur, por thjesht e vetėm pėr tė vjedhur e zhvatur pasuritė e tyre tė pėrbashkėta nė emėr tė pasurimit tė njė grushti familjarėsh e klientėsh.

    Nė pėrvjetorin e parė tė qeverisė sė votave tė vjedhura bilanci ėshtė i qartė: ekonomia jonė familjare ka shkuar aty ku nuk mban mė pasi ministri pėrgjegjės punonte ekskluzivisht pėr pasurimin e tij vetjak; integrimi europian po vonon pasi zonja Bregu ka qenė e zėnė me punėt e bashkėshortit nga njėra anė dhe manipulimin e dokumenteve zyrtare nga ana tjetėr.

    Zeri i Popullit
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 20-09-2010 mė 13:21

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet nė Bllog
    22
    Rrefehet Dritan Prifti: Pse po iki nga METE

    Rozeta Rapushi

    Ministri i shkarkuar i Ekonomise, Dritan Prifti, rrefeu dje se largimi i tij u be pas nje presioni gjashte mujor per te lene postin e ministrit. Nderkohe qe siguroi se largimi nga kjo detyre nuk do ta preke aspak, perkundrazi do te vijoje te jete shume aktiv ne politike dhe ne mbeshtetje te koalicionit qeverises. Nje dite pas propozimeve te LSI-se per ndryshimet ne qeveri, Prifti, tha se dot vazhdoje qe te sherbeje ne Parlament per votat dhe mbeshtetjen e marre, pavaresisht sulmeve qe sipas tij i jane bere sepse nuk u be kurre vegel e askujt. "Une u perpoqa te beja me te miren. Kam dhene maksimumin tim pavaresisht se kam punuar ne nje ngarkese maksimale, me presione nga te gjitha llojet, perfshire dhe kercenime per jeten dhe familjen, te cilen e kam denoncuar ne Prokurori disa dite me pare. Kam kaluar mijera faqe dokumente ne dite dhe kam hedhur qindra firma. Edhe kryeministri deklaroi dje se ka pasur mbi 6 muaj kerkese per te liruar vendin tim si minister. Kur presioni per detyren time eshte bere edhe mbi kryeministrin, imagjinojeni presionin qe eshte bere mbi mua", tha Prifti, duke shtuar se presionin e ka perballuar me sukses. Nga ana tjeter, ish Ministri i Ekonomise, shtoi se nuk ka bere asgje ne kundershtim me ligjin, gjate qendrimit te tij ne detyre, ndaj paralajmeroi se nese dikush mendon se me largimin e tij si minister do ta dekurajoje, kjo nuk do te ndodhe. "Do jem dhe me aktiv se me pare ne politike. Une do vazhdoj te sherbej ne Parlament, do vazhdoj t'i rri prane elektoratit tim qe me ka votuar me shumice edhe pse nga nje parti e vogel. Do te qendroj ne mbeshtetje te koalicionit qeverises. Kam me shume arsye te kontribuoj per qeverisjen, sesa per shkaterrimin e saj", beri te qarte deputeti i LSI-se. Madje Prifti u shpreh deri diku i kenaqur per largimin nga detyra e ministrit, cka do ti jape mundesi atij te qendroje me shume me femijet e tij. Po keshtu, Prifti sqaroi dje dhe te ardhmen e tij ne Levizjen Socialiste per Integrim, partine qe e propozoi per minister dhe me pas e largoi ate. Ai tha se si nenkryetar dhe themelues i kesaj force politike, pavaresisht disa qefmbetjeve, do te vazhdoje te kontribuoje ne kete parti. "Jam themelues i LSI-se. Ka gjera qe s'me pelqejne. S'priten ndersa varrosja gjyshen. Ata moren vendim. Kerkova shtyrje por s'e bene. Do t'i kerkoj takim Metes, per te pare se cdo te behet me tej. Une deshiroj te vazhdoj te kontribuoj ne Levizjen Socialiste per Integrim. Sigurisht ne ditet e ardhshme, sot, neser, do t'i kerkoj nje takim zotit Meta, ku ne te diskutojme me njeri-tjetrin. Ai te me thote cfare mendimi ka per te ardhmen dhe une te diskutoj se si mundet te strukturohet nje e ardhme e perbashket me tej", u shpreh ai. Gjithsesi Prifti theksoi faktin se ne Kuvend eshte me votat e tij dhe i ka fituar keto zgjedhje dhe votohet per nente vite radhazi, pasi njerezit e mbeshtesin. Prifti: Qejfmbetjet e mija ndaj kryesise se LSI Ndonese me disa qejfmbetje nga koleget e tij, ish Ministri i Ekonomise, Dritan Prifti, shprehu dje deshiren per te vijuar rrugen politike bashke dhe si pjese e Levizjes Socialiste per Integrim. Por sipas tij, ky fakt nuk e pengon te thote ato keqardhje per fjalet e kolegeve te tij ne mbledhjen e kryesise se LSI-se, ku u propozuan dhe ndryshimet ne qeveri dhe shkarkimi i tij nga detyra e ministrit. "Ka disa gjera qe nuk me pelqyen. Nuk me pelqeu qe kur une dy dite me pare varrosja gjyshen time, kryesia e LSI nuk priti qe une te isha i pranishem ne mbledhjen qe diskutoheshin keto gjera. Jo se do te ndryshonte dicka, por eshte thjesht njerezore", rrefeu Prifti. Madje sipas tij, mbledhja e kryesise u zhvillua edhe pasi ai kerkoi shtyrjen e saj ndoshta per ne darke, pas varrimit. Po keshtu, sipas tij gjate mbledhjes se Kryesise se LSI, Luan Rama qe eshte dhe sekretar i Pergjithshem beri disa deklarata te tipit qe, do ta shohim ne se si do te perfundoje hetimi i pasurise se Priftit. Deklarate kjo qe sipas ish ministrit te le te dyshosh se ndoshta ka nje nxitje dhe nga partia e tij. "Po keshtu, Spartak Braho, s'dua te bej komente per te si prokuror i kohes se Enverit, etj, apo si njeri qe diten e votimit, ne zgjedhjet e kaluara, mbylli celularin dhe u zhduk kater dite, dhe i shiti votat ne Lushnje, ka thene qe klani i Priftit ne LSI eshte shume i madh dhe ne duhet ta crrenjosim. Keto gjera une nuk i marr si deklarata te LSI, apo si qendrime te LSI apo te Kryesise. Keto jane qendrime personale te disa individeve", vijoi Prifti.

    KJ

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet nė Bllog
    22
    Prifti, Ina Rames: Hetim kercenimeve te Brahos

    Dritan Prifti, Ministri i sapo shkarkuar i Energjetike i kerkoi kryeprokurores Ina Rama te hetoje seriozisht rreth kercenimeve qe i jane bere kohet e fundit me mesazhe elektronike. Kerkesa ndaj Prokurores se Pergjithshme, eshte drejtuar nepermjet nje letre te bere dje publike dhe ku permban ate qe ai e quajti element shtese per hetimin e kercenimeve qe jane bere ndaj tij ne keto muajt kur ka qene ne krye te dikasterit te Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes. Baze per te bere nje kerkese te tille kane qene disa deklarata te ish-deputetit dhe njerit nga drejtuesit e larte te LSI, Spartak Braho ne disa media, ku Prifti mendon se bejne pjese ne serine e kercenimeve te vazhdueshme ne drejtim te tij. "Znj. Prokurore e Pergjithshme, sic mund te jeni ne dijeni, une kam bere nje denoncim ne organin e Prokurorise disa jave me pare ne lidhje me disa mesazhe elektronike qe me kane kercenuar jeten mua dhe familjes sime. Deri para pak kohesh nuk mund te paragjykoja se nga me vinin keto kercenime, por kohet e fundit mendoj se konteksti i tyre mund te jete politik. Ne te perditshmet e sotme(djeshme), ish-deputeti Spartak Braho ka shfryre kunder meje me nje gjuhe kercenuese dhe kriminale", shkruan te letren e tij drejtuar kryeprokurores Ina Rama, ministri ne largim Dritan Prifti, per te cilin tashme eshte konturuar qarte se kush ka eshte pas mesazheve kercenuese ndaj tij. Nderkohe qe Prifti nuk ka munguar te citoje dhe ato qe ka thene ish-deputeti i vjeter socialist, por qe tashme eshte ne radhet e drejtuesve te LSI, Spartak Braho. "Shprehja e tij per mua, qe: 'nuk merrem me te ikurit dhe te vdekurit' eshte kercenuese per mua dhe me tregon se ne koken e Spartak Brahos une mund te jem dhe i vdekur", ka qene akuza e forte e Priftit ndaj Brahos. Dhe teksa ka permendur dhe fjalorin e perdorur publikisht nga zyrtari i larte i LSI, ish-ministri pretendon se mund te nxirret pergjegjesia penale per te filluar hetimet. "Spartaku ka nje te shkuar si Prokurori i regjimit komunist te Enver Hoxhes dhe ne aktivitetin e tij, sic e ka zakon ai te mburret, ka denuar njerez me vdekje dhe litar. Ai ka dhe nje djale qe punon ne prokurori. Ne media here pas here, vitet e kaluara, kane dale akuza per lidhjet e tij me boten e krimit, pavaresisht se te pakonfirmuara ligjerisht", eshte shprehur ne leter ministri i shkarkuar, duke hedhur ne kete rast dhe akuza te forta ndaj Brahos per lidhje te familjes se tij me boten e erret te krimit. "Une kerkoj qe deklaratat e sotme te z.Braho te perfshihen ne hetimin qe ju po beni per kercenimet ndaj meje, dhe ju lutem te pershpejtoni zbardhjen dhe zbulimin e kercenuesve te vertete", ka perfunduar letra e Priftit per kryeprokuroren Ina Rama. "Kercenimet, Prifti t'i drejtohet prokurorise" "Kercenimet ndaj nje ministri jane shume serioze. E kam inkurajuar Priftin qe t'i drejtohet Prokurorise dhe cdo institucioni te ligjit per te zbardhur cdo material kercenimi". Ky ka qene reagimi i Ministrit te Jashtem Ilir Meta, dje gjate nje konference per shtyp. Sipas tij, kercenimet jane ceshtje e Prokurorise. "E kam inkurajuar qe cdo kercenim, cdo material qe ka, lidhur me kercenimet qe jane bere, ne cdo kohe, t'ia coje prokurorise dhe te bashkepunoje me te gjithe stafin e tij, shume ngushte me prokurorine, me policine kriminale dhe te gjithe institucionet e ligjit sepse askush nuk duhet te guxoje t'i beje presion nje Ministri, nje Deputeti por edhe cdo qytetari ne kete vend", eshte shprehur ne pergjigje te interesimit te gazetareve, Meta. Njeheresh ai u shpreh se Dritan Priftin ruan nje komunikim miqesor. "Jemi ne nje komunikim te vazhdueshem, shume konstruktiv dhe shume shoqeror me z. Prifti. Edhe tani qe po flasim bashke kemi shkembyer disa komunikime. Ne e kemi lene qe te takohemi dhe une po pres me dashuri dhe mall te pashtershem", ka deklaruar me shume seriozitet ministri i Jashtem, njeheresh dhe kreu i LSI, Ilir Meta. I cili gjithsesi ka kembengulur se e pret takimin me vartesin e tij ne parti me nje mall dhe dashuri te pashtershme Ndersa lidhur me akuzat e opozites qe i jane bere Priftit, si Minister i Energjetikes. Ilir Meta u shpreh vetem qe veprat penale jane te denueshme dhe se cdo njeri qe ka bere veper penale do te vihet para pergjegjesise. "Cdo njeri qe ka nje veper penale duhet te pergjigjet para drejtesise dhe ne momentin qe konstatohet nje gje e tille kjo force politike e perjashton nga radhet e saj", tha Meta. Akuzat, Braho: Prifti duhet te kete frike vetem nga ligji Anetari i kryesise se LSI-se dhe ish-deputetit Spartak Braho ka reaguar dje pas letres se Dritan Prifti i ka derguar Prokurores se Pergjithshme per kercenimet qe ka marre per jeten. Duke qene se ne letren e deputetit Prifti permendje dhe nje deklarate e Spartak Brahos ky i fundit ka sqaruar pozicionin e tij. Braho shprehet se deputeti i Levizjes Socialiste per Integrim Dritan Prifti, duhet te kete frike vetem nga ligji. Ndersa shton se deklaratat e bera gjate diteve te fundit nga Prifti vijne si pasoje e fatkeqesise familjare qe i ka ndodhur. "Zoti Tan Prifti eshte i tronditur nga vdekja e papritur e gjyshes, prandaj flet dhe komunikon percart, si ne kllapi dhe i tromaksur. Ai duhet ta perballoje humbjen e madhe si myzeqar trim. Nuk duhet te kete frike nga endrrat me te vdekur, apo me gjak, por vetem nga ligji...", u shpreh dje anetari i kryesise Spartak Braho. Dy dite me pare Prifti e akuzoi Brahon se ka kerkuar heqjen e tij si minister i Ekonomise per te dobesuar lobin e tij ne Levizjen Socialiste per Integrim. Ne konferencen e dhene per mediat Prifti u shpreh se nuk merrej me nje "prokuror te Enverit".

    KJ

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    ILDKP nis hetimin pėr pasuritė dhe konfliktin e interesit tė krerėve tė shtetit. Do hetohen edhe pėrfitimet e familjarėve nė konflikt interesi. Lista kryesohet nga Topi, Topalli dhe Berisha

    TIRANĖ- Pasuritė e tė gjithė zyrtarėve tė lartė shtetėrorė shqiptarė do tė kontrollohen edhe njė herė nė mėnyrė tė detajuar nga ana e Inspektoratit tė Lartė tė Deklarimit dhe Kontrollit tė Pasurive. Kreu i kėtij institucioni, Adriatik Llalla, ka firmosur urdhrin pėr kontrollin e plotė tė interesave private dhe burimet e krijimit tė tyre pėr zyrtarėt mė tė lartė tė shtetit shqiptar.

    Nė listė ndodhen 50 funksionarėt mė tė lartė nė Shqipėri qė janė Presidenti i Republikės, Kryetarja e Kuvendit, i gjithė kabineti qeveritar (pėrfshirė edhe zv/ministrat), anėtarėt e Gjykatės sė Lartė, krerėt e gjykatave tė tjera dhe anėtarėt e KLD-sė. Llalla pohoi se kjo ėshtė vetėm pjesa e parė e listės sė zyrtarėve tė lartė qė do tė kalojnė nė hetim tė plotė tė pasurisė, pasi nė total do tė jenė 300 zyrtarė.

    Ky urdhėr i kreut tė Inspektoratit ka ardhur pikėrisht nė kohėn kur shumica qeverisėse dhe opozita janė pėrfshirė nė njė debat tė gjerė akuzash dhe kundėr-akuzash pėr korrupsion dhe pėrfitime tė paligjshme. Pėrveē pasurisė, nė kontroll do tė vihet edhe konflikti i interesit. Kjo fazė e re e hetimit do tė fokusohet kryesisht tek akuzat pėr pėrfitime tė paligjshme tė familjarėve tė pushtetarėve pėrmes koncesioneve ose kontratave tė ndryshme.

    Dhe pėr tė grumbulluar sa mė shumė informacion, Inspektorati ka apeluar dje pėr ndihmėn e tė gjithė qytetarėve shqiptarė pėr tė denoncuar rastet e dyshimta. "Nė kėtė fazė tė rėndėsishme tė procesit tė kontrollit, ILDKP, nė funksion tė njė hetimi mė tė plotė administrativ pėr interesat private tė zyrtarėve, kėrkon bashkėpunimin e medias, shoqėrisė civile dhe opinionit publik, tė ofrojė tė dhėna mbi pasuritė e zyrtarėve, pėr tė cilat ka dyshime se janė krijuar nė mėnyrė tė paligjshme.

    Pėr tė nxitur aktivizimin e qytetarėve nė procesin e hetimit administrativ, ILDKP ka vėnė nė dispozicion numrin pa pagesė 0800-999, si edhe adresėn e-mail: unedenoncoj@hidaa.gov.al", -tha dje Pėrgjegjėsi pėr Marrėdhėniet me Publikun, Albi Serani. Gjatė kryerjes sė kontrollit, Inspektorati do tė shfrytėzojė tė dhėnat e nevojshme nė tė gjithė aparatin shtetėror e publik dhe nė personat juridikė publikė e privatė.

    Me kėrkesė tė Inspektorit tė Pėrgjithshėm, bankat e nivelit tė dytė dhe subjektet e tjera, qė ushtrojnė veprimtari bankare dhe financiare nė Republikėn e Shqipėrisė, detyrohen tė japin tė dhėna pėr depozitat, llogaritė dhe transanksionet e kryera nga personat qė, sipas kėtij ligji, kanė detyrimin pėr deklarim.
    Por edhe vetė zyrtarėt qė janė nėn hetim janė tė detyruar tė vėnė nė dispozicion tė gjitha tė dhėnat e kėrkuara brenda 15 ditėve nga paraqitja e kėrkesės me shkrim nga Inspektori i Pėrgjithshėm. Nė rast se zyrtarėt refuzojnė qė tė bashkėpunojnė, ndaj tyre do tė ketė sanksione.

    Nėn hetim edhe institucionet e pavarura
    Burimet zyrtare tė Inspektoratit tė Lartė tė Deklarimit dhe Kontrollit tė Pasurive pohuan dje se lista e zyrtarėve nėn hetim do tė shtohet me 250 emra tė tjerė. Pėrveē zyrtarėve, nė listėn e publikuar nga Shekulli, nėn hetim do tė vendosen edhe anėtarėt e autoriteteve rregullatore si dhe anėtarėt e Kėshillit Mbikėqyrės sė Bankės sė Shqipėrisė.

    Nė kėtė listė mungon emri i kryetarit tė opozitės, Edi Rama, i cili mban edhe postin e kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės. Tė pyetur pėr kėtė mungesė, burimet zyrtare tė ILDKP-sė sqaruan se Edi Rama ėshtė nė procesin e hetimit tė plotė tė pasurisė. Hetimi ka nisur qė mė 1 maj tė kėtij viti kur emri i Edi Ramės ėshtė pėrzgjedhur nė shortin e pėrvitshėm.

    Shekulli

  5. #5
    Larguar Maska e Noellag
    Anėtarėsuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Me vjen mire qe opozita i ka shpallur lufte qeverise per korrupsion pasi ne kete menyre do zbuloje vetveten ..
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Opozita e ka Bo kurbanin e vet ne 2005 Fatos Nanon te cilin maxhoranca e sotme teper e brishte e ka trurin e saj dhe e Ruan me fanatizem sic ruan dhe Ilir Meten talentin e vjedhjes. Tani e ka rradhen maxhoranca te boj kurban

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Qeverria eshte thjeshte nje bande hajdutesh ordinere qe kan vene kollare.
    Hajdutlleku ka filluar qe me Nanon i cili i diskredituar deri ne palce i transferoi pushtetin Salise ne 2005 me kusht qe ky te mos i prekte bizneset e Nanos. Qe nga ajo kohe Nano u be mik me Berishen.
    Hajdutlleku vazhdoi ne 2009 me 30% te zgjedhjeve dhe prologu eshte ky qe po shohim, cdo skaj te vjedhur e privatizuar nga ushtaret e Salise.
    Prandaj nuk besoj te protestat e opozites qe mund ta rrezojne kete klike banditesh.
    Klika e Saliut e ka shume te qarte qe me bemat e saj perfundon pas hekurave dhe nuk e leshon pushtetin me gam gamet e Rames.
    Albania Uber Alles

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    OPINION
    Turravrapi edvinist, pėrtej opozitės demokratike
    20-09-2010 / Redaksionale


    Nga Kalaja e Lėkurėsit, lideri jo mė lakuriq Edi Rama u prezantua me elektoratin e majtė bashkė me treshen sulmuese Luiza Xhuvani, Fat Toēi e Fat Xhafaj nė ombrellėn e parullės sė re: transparenca, drejtėsia, zhvillimi. Takimi u krye nė kuadėr tė njė turi tjetėr takimesh dėshpėruese qė ai ka ndėrmarrė nėpėr Shqipėri. Sėrish retorika histerike u pėrqendrua tek gjendja ekonomike, papunėsia e ngėrēi politik, qė sipas dritėshkurtėsisė sė tij, burojnė nga keqqeverisja qė e ka burimin te kutitė e votimit.
    Ndonėse burimin e vetėm i informacionit mbi gjendjen e ekonomisė, tė papunėsisė dhe ngėrēit politik, e merr nė divanin e kuq tė Pezės, pasi s’ka si mund tė jetė tjetėr duke parė se bllofet e propagandės janė aq primitive saqė mjafton leximi i raporteve tė Bankės sė Shqipėrisė, FMN-sė dhe INSTAT-it pėr tė kuptuar se abuzimi me realitetin ekonomik tė vendit ėshtė i pakundėrshtueshėm. Rama harron faktin e kryer se vendi po ndryshon mė shpejt se ēdo kohė tjetėr. Ky vend, sot rreshtohet i 57-i, ndėr vendet e kėtij planeti, ku mund tė jetohet mė mirė. Ekonomia e sotme ėshtė dinamike, dhe se ai harron qė 18 vite mė parė ishte ekonomia mė e rrėnuar e kontinentit dhe ndėr mė tė rrėnuarat e planetit, si dhe vitin e kaluar ishte ekonomia me rritjen mė tė madhe nė Europė, ndėrsa kėtė vit ėshtė njė ekonomi me rritje konstante, falė menaxhimit perfekt tė krizės botėrore dhe favorizimit tė klimės sė biznesit tė mesėm dhe tė vogėl. Pėrkundėr kėtyre arritjeve, meritė e administratės dhe e sipėrmarrjes sė lirė, po ashtu edhe e reformave tė ndershme e tė drejta tė kėsaj qeverie, qėndron njė platformė mohimi, mashtrimi dhe trillimi.
    Sidoqoftė hallakatjet sistematike e logjike tė krye-opozitarit Rama s’kanė fund kur deklaron shifrime tė frikshme tė 1 milion tė papunėve, sikur e vėrteta tė ishte njė opsion i fikur i mendjes njerėzore. Dhe pėr rrjedhojė dogmatike, mistifikimi i shifrave tė papunėsisė dhe gjendjes ekonomike tė vendit mbetet temė e denjė pėr njė njeri qė merret mė shumė me 20 % tė lejeve tė ndėrtimit sesa me fatet e njerėzve nė nevojė.
    Arroganca e shtyn Ramėn tė mos pranojė se Shqipėria qė po ndryshon nuk ėshtė mė vetėm njė slogan elektoral por njė realitet, prandaj mohon dhe nxin me interes tė ngushtė mendor: tė rifitojė pushtetin. Nuk ėshtė aspak e rastėsishme qė kėto mohime realiteti rinisėn nė njė kohė kur po diskutohet liberalizimi i vizave pėr shqiptarėt, gjė qė Edvin Rama me ēdo kusht po mundohet ta sekuestrojė me rifillimin e protestave. Paturpėsisht opozita socialiste shikon tek liberalizimi i vizave fitoren politike tė kryeministrit Berisha dhe jo lirinė e shqiptarėve qė tė qarkullojnė nė mbarė Europėn si qytetarė tė barabartė tė botės demokratike. Nė gjurmėt e baballarėve tė tyre qė e penguan kėtė vend mė shumė se 60 vjet sepse privilegjet e tyre bllokmene mjaftonin tė mbushnin dėshirat e xhon-socialistėve investohen nė aksione bllokuese, siē janė protestat pa kauza, grevat penguese, dhe veprimet guerile tė bllokimit tė arterieve kryesore tė Shqipėrisė. Pėr ta ėshtė e rėndėsishme rikthimi i privilegjeve tė humbura njėherė e pėrgjithmonė, kurse pėr tė tjetėr, mjafton dhuna e poshtėrimit tė prodhuar nga industria e propagandės mediatike.
    Mjerisht veē tė shikosh seē tha Rama nė Tepelenė, teksa pėrgėnjeshtronte drejtpėrdrejt ēetnikun Gramoz Ruēi pėr Komisionin e Venecias pėr tė kuptuar manifestimin e strategjisė sė re revolucionare. Strategjia konsiston qenėsisht nė pėrpunimin kriminal tė perceptimit qytetar ndaj mazhorancės, si njė maxhorancė e implikuar nė dhėnie koncesionesh e privatizime qė po e ēokan vendin nė falimentim. Edhe pse, duket qartėsisht se vendi gjithnjė e mė shumė pėrparon sipas agjendės europiane. Kėshtu qė nėse pengimi i liberalizimit tė vizave nga Partia Socialiste, qe tentativė e paracaktuar tė dėshtonte me turp, frenimi i pranimit tė Shqipėrisė si vend kandidat i BE-sė, ėshtė plotėsisht i mundshėm nga strategjia e re e opozitės socialiste. Investimi me mish e me shpirt i socialistėve qė kėtė perceptim morboz ta kthejnė si vlerė tė shtuar tė aksioneve tė tyre politike, apo si numėr votash, po dėmton vendin nė aspiratėn legjitime pėr Evropianizim. Strategjia e manipulimit tė perceptimit qytetar, duke zhdukur mundėsinė e tė gjykuarit nga ky opinion, tė gėnjeshtrės nga e vėrteta shkakton amulli morale. Zhargoni i tyre moralist nuk bazohet nė fakte, por veē nė gostinė e rutinės sė pavėrtetueshmėrisė.

    55

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,770
    Kéto akuzat e socialisteve,jane kot!.Ose me mire,sherbejne per te ndimuar poziten te vjedhi me teper,e natyrisht edhe opoziten....jane vetem mashtrime o propagand mashtrimi.
    Nje akuze e drejte e opozites kunder qeverise se Berishes o pozitez per korrupsion,duhet te ishte:
    Qeveria e Berishes o pozita;po vjedh o ben korrupsion,me teper se ne.Ne si opozit po vjedhim me pak se pozita.
    Pra ne kete rast,kuptohet,qe kerkojne nje te drejte.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    55

    .
    OPINION

    Shpifjet pėr korrupsion, hakmarrje e bijve tė “Bllokut” ndaj demokracisė
    19-09-2010 /

    Nga Luan Myftiu


    “Mė tepėr flasin pėr moralin ata qė s’e kanė” - Sokrati

    Nuk e duan demokracķnė ata qė u ndjenė zotėr nė diktaturė. Kush adhuroi “barazinė e mjerimit”, nuk pranon konkurencėn e lirė. Ithtarėt e kolektivizmit socialist nuk pajtohen me lirinė e individit. Qė tė mbetej zot, komunizmi shkatėrroi ēdo formė tė pronės private. Kėshtu u bė pronar i tre milionė shqiptarėve. Dhe, pasi grabiti gjithēka, shpalli pronėn private si burim tė tė gjitha tė kėqijave. Bijtė e bllokmenėve sot, qė tė garantojnė pasurķtė e grabitura, u duhen bashkautorė nė krimin ekonomik. Se, nė krimet e djeshme, prindėrit e tyre tentuan tė bėnin tė tillė gjithė shoqėrķnė. Pasi janė pasuruar nė mėnyrė tė paligjshme, kėta makutė po shtiren si luftėtarė kundėr ēdo abuzķmi. Me shpifjet pėr korrupsion, po tentojnė tė fshehin grabitjet e tyre. Synimi i kėsaj lufte ėshtė diskreditimi i demokracķsė. Ata qė dje grabitėn pronarėt e vėrtetė, i kanė rrjepur sot me anė tė korrupsionit. Veēse kėtė vjedhje e trumbetojnė si njė ves tė demokracisė. Me akuzat false ndaj korrupsionit bijtė e bllokmenėve po “justifikojnė” edhe grabitjet, qė i bėnė dje prindėrit e tyre Shqipėrķsė. Ndėrkohė me korrupsion po krijojnė legjionet e bashkėfajtorėve nė grabitjen e pronės sė tjetrit. Kėto lubķ e dinė se, pa njė mbėshtetje masive, do ta kishin tė vėshtirė mbijetesėn nė demokracķ. Prandaj e nxitin dhe e kultivojnė kudo korrupsionin. Deviza e tyre ėshtė: “Sa mė shumė korrupsion, aq mė tepėr nostalgjķ pėr diktaturėn!”. Kėshtu, tė privilegjuarit e sistemit tė grabitjes i bėjnė avokatķnė mjerimit komunist dhe luftojnė progresin e sotėm, nė emėr tė “pastėrtisė” morale tė hajdutėve tė rinj. Tė akuzuar pėr tė djeshmen kriminale, po hedhin baltė mbi ēdo pėrparim tė njė shoqėrie, qė ua njeh krimet. Nuk ka ngushėllim mė tė madh pėr mėkatarin, sesa tė shpifė kundėr atyre, qė kanė tė drejtė ta akuzojnė. Edvin Rama ėshtė avokati kampion i atij sistemi, ku u “kryqėzua” prona private dhe u varros ēdo nismė e lirė e individit. Komunizmi nuk lejonte tė shpallej as njė shpikje e thjeshtė teknike, si meritė e njė njeriu. Ai e njihte atė vetėm si dhuratė tė mendimit profan tė njė kolektivi. Motoja e xhelatėve komunistė ndaj intelektualėve ishte: “Nė vend tė kalit, ne lidhim gomarin!”. Diktaturat i shohin me dyshim njerėzit e aftė e me personalitet. Ato nuk lejojnė as pasurķmin e individit. Besnikėt e saj i privilegjonte partia. Komunizmi, qė ishte sistemi i gėnjeshtrės dhe i shfrytėzimit tė pashpirt, propagandonte si lirķ barazinė nė skamje. Prandaj, kur hetuesit komunistė sajonin akuza false kundėr njerėzve qė dėnonin me hamendje, sillnin si “argument” se ata paskėshin qėnė tė barabartė para ligjit, meqė e merrnin bukėn nė tė njėjtėn furrė me tė tjerėt. Kushedi sa njerėz tė pafajshėm u dėnuan pse guxuan tė kryenin njė punė tė thjeshtė private, a pse mbanin njė dhķ mė tepėr nga sa lejonte statuti i kooperativės ! Ashtu sikurse quanin “demokraci” terrorin komunist, tentojnė sot tė akuzojnė si tė keq sistemin, qė po i krijon kujtdo mundėsķ zhvķllimi. Liria ekonomike pėr tė gjithė i tremb bijtė e bllokmenėve, sepse ajo, jo vetėm fuqizon mendimin e lirė, por forcon edhe akuzėn ndaj mėkateve tė prindėrve tė tyre. Prandaj bijtė e bllokmenėve i mbajnė sot veshėt pėrpjetė pėr tė shpallur tė korruptuar ēdo kundėrshtar politik duke bėrė dhe mizėn buall. Ata sajojnė njė mijė e njė tė zeza ndaj demokracisė. Ēdo korrupsion qė regėtin sot, i ndihmon ata tė sajojnė akuza false ndaj demokracķsė, si gjoja, sistemi i mjerimit pėr shumicėn (!). Sipas xhelatėve tė “lumturķsė sė dajakut”, grabitja e komunizmit qėnkėsh kulmi i idealit njerėzor. Duke shpifur ndaj ēdo shfaqje sporadike korrupsioni, bllokmenėt e korruptuar dalin si flamurtarė tė luftės kundėr tij. Bllokmenėt gjithė jetėn kanė bėrė tė kundėrtėn e asaj qė kanė shpallur si idealin e tyre. U ngritėn kundėr shfrytėzimit tė njeriut prej njeriut dhe e zhytėn shoqėrķnė nė njė skllavėrķ tė frikshme. Shpallėn si “ikonė” krijimin e njeriut tė rķ dhe veselitėn njė qėnie, qė, ka raste, t’i vijė sot ndot edhe nga vetja. Proklamuan mbrojtjen e zhvillimit tė talentit dhe vunė kriterin klasor, qė dėrgoi pėr t’u kultivuar edhe idiotėt e drejtuesve mė kriminelė, qė i shėrbenin me devotshmėrķ tiranit. Bijtė e bllokmenėve akuzojnė duke shpifur pėr korrupsion, qė tė mbulojnė vjedhjet e tyre skandaloze. Dhe, sa mė shumė klithin kundėr njė korrupsioni tė stisur, aq mė tė lumtur ndihen, duke shpresuar t’ua ketė besuar mashtrimet ndonjė naiv. Por, edhe pse korrupsioni pėrpiqet tė mbijetojė dhe nė kushtet e kėsaj lufte tė ashpėr, qė po i bėn atij koalicioni i djathtė, ekzagjerimi i tij, pėrmasat alarmante, sajesat e turpshme, qė po montojnė pėr tė sot bijtė e bllokmenėve, po bėjnė qė ēdo njerķ i ndershėm t’i kuptojė synimet e tyre arrogante, keqdashėse. Ndoshta prandaj, kur bijtė e bllokmenėve shohin qė forcat e djathta po e luftojnė kaq egėrsisht korrupsionin, kur ata dėgjojnė qė miqtė e Shqipėrķsė japin konsiderata tė larta pėr luftėn kundėr tij, shqetėsohen dhe hidhen me “patos” nė fushata shpifjesh e trillimesh tė reja, tė papara. Akuzat e tyre kundėr njė korrupsioni tė sajuar, i shėmbėllejnė luftės sė tyre tė djeshme tė klasave. Ishte ajo qė mashtronte opinionin tė urrente tė pafajshmit dhe tė “justifikonte” krimet e komunizmit. Janė akuzat e rreme tė bllokmenėve tė rinj pėr njė korrupsion tė stisur, qė tentojnė t’i bėjnė shqiptarėt tė urrejnė sistemin e lirķsė, duke i vėnė gurė nėn rrota demokracisė. Vetėm kjo hakmarrje cinike u ka mbetur sot si alternativė mėkatarėve socialistė!..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •