Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Matrix, ti shume mire e di besoj sesa shume i ka lenduar feja shqiptaret, sa njerez kemi humbur ne emer te saj dhe eshte e vetmja pike qe i ndan shqiptaret dhe paraqet te vetmin rrezik per ne tu e pa si jemi te shperndare ne "1000" fe.

  2. #12
    . Maska e illyrian rex
    Anėtarėsuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar mė parė nga Rina_87 Lexo Postimin
    Matrix, ti shume mire e di besoj sesa shume i ka lenduar feja shqiptaret, sa njerez kemi humbur ne emer te saj dhe eshte e vetmja pike qe i ndan shqiptaret dhe paraqet te vetmin rrezik per ne tu e pa si jemi te shperndare ne "1000" fe.

    Une nuk e shoh si rrezik. Urrejtja eshte e lokalizuar vetem neper forume sepse ne realitet nuk merret kush me kete pune. Akoma nuk degjova se ka ndodhe ndonje vrasje per motive fetare ketu ne Kosove apo ne Shqiperi. Edhe nese ka ndodhe mund te jete ndonje rast i rralle.

    Momentalisht shquhemi si komb me tolerance te larte fetare dhe mendoj se kjo do te vazhdoje edhe ne te ardhmen.

    Mos te harrojme se sherbimet sekrete te vendeve te ndryshme kurre nuk do ti ndalojne veprimtarite e tyre, por jemi ne ata qe nuk duhet te mos bijme pre e projekteve te ndryshme qe mund te jene shume te demshme per imazhin e kombit tone.

  3. #13
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Ekstremistet e te gjitha llojeve jan te peshtire.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anėtarėsuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Citim Postuar mė parė nga >_Ilirian_> Lexo Postimin
    Personifikimi i Zotit gjindet vetem ne librin e dyt, qe eshte Bibla.

    C'eshte ekstremist per mua ? Nje njeri i cili nuk e ka kuptuar besimin e tij, eshte nje person i/e cila beson verberisht duke menduar qe duke djegur libra te shenjt, duke fyer, urrejtur, vrar, kolonizuar e masakruar besimtar te feve tjer, mund te behet me i dashur pran Zotit !

    Keta jan ekstremista,

    Kurse i kem edhe fondamentalistat qe gjinden vetem tek muslimanet.

    Fundamentalist, eshte nje besimtar i cili nuk inspirohet nga individ te papergjegjshem per te praktikuar besimin e tij, ai qetesin shpirterore e gjen pikerisht tek zanati i urtėsis profetike te Muhamedit s.a.w.s. ! Keta jan fundamentalista, qe s'ka lidhje me extremizėm, terrorizėm e izma dhe risi te reja qe miratojn njerezit nen ndjenjat e pasioneve, si psh; papa i cili vendos per te tjeret se kur duhet apo s'duhet te ndryshohet ligji hyjnor.

    Nė Islam, vrasja e te pafeve qe u permend me lart eshte ber obligim ne raste lufte. PSE do t'me thuani ? Sepse o ai te vret, dhe instalon erresiren e tij, ose ti e vret dhe keshtu ke siguruar veten, vatanin, fejen, familjen dhe pasurin tende, dhe dihet qe kur eliminohet tirani i cili s'ka as din e as fe, ti mund ti mbrosh dhe ti kultivosh vlerat e tua te shenjta qe nuk gjinden askund tjeter pos ne urtesin e Zotit, qe i shpalli te derguarit te Tij, Muhamedit a.s.

    Pra e gjithe urtesia universale, gjindet ne fundament, ne burim qe eshte tek gjenerata e par e muslimaneve ! Keta jana ta qe pasojn rrugen e Muhamedit a.s., keta jan ne rrugen e drejte !
    Te lumte........topi se lune!
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anėtarėsuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    Citim Postuar mė parė nga Matrix Lexo Postimin
    Shpeshhere eshte bere zakon te thuhet se cdo fe ka ekstremistat e vet dhe nga te tille duhet distancuar.

    Une do mundohem te them se cfare do te thote "Ekstremist i krishtere"

    Ekstremist i krishtere eshte ai qe e ekzagjeron me fene e vet.

    Psh nje ekstremist i krishtere eshte ai qe i sherben Zotit me shume nga anetaret e tjere.

    Psh Nene Tereza mund te quhet nje "ekstremiste".
    Ajo i sherbeu Zotit dhe te varferve me shume se sa 99% e te krishtereve te tjere.

    Ekstremist i krishtere mund te jete dikush qe e jep jeten per besimin e vet, duke falur xhelatet e vet.

    Te krishteret qe mund te jene vrare neper vende ku krishterimi ndalohet me ligj, mund te quhen po ashtu ekstremiste...

    Mund te sillni shembuj te tjere ekstremizmi, nga te dyja fete: E krishtere dhe Islami?

    Gabim e ki , extremist krishter osht ai qe dashti me djeg Kuranin , extremist krishter osht Anton Kcira , Extremist krishter osht ai qe i thret muslimant shqiptar ne fen e te parve , extremist krishter osht ai qe mendon se vetem ai e ka te dreiten te quhet Shqiptar i vertet , extremist krishter jan ata qe i nxiten kryqezatat luftat , extremist krishter jan ata qe mbyten me mijra shkenctar .
    We are all Aliens

  6. #16
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,591
    Postimet nė Bllog
    1
    Loja me termat eshte nje nga taktikat e satanait. Kush i ka nxjerre keto terma, extremist, fondamentalist, ..etj., qe ne te vertete nuk tregojne asgje, d.m.th. perzjejne dhe ngaterrojne ate qe eshte "e mire" me ate qe eshte "e keqe" qe te futin njerezine ne rrugen e tyre te lige.
    Qarte e ka pershkruar Matrix kete ceshtje. Nese je extremist per "te miren" ke shperblim nga Zoti. E kunderta ndodh nese je ekstremist me te keqen.
    Budallalleku dhe mosbesimi ne Zot i ka bere njerezit pre e ketyre termave.
    Une nuk sjell shembuj "ekstremizmi", sepse nuk jam dakord qe ky term te futet si konvencion, kur ky konvencion eshte i panevojshem, por thjesht vegel ne duart e "te ligut".
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e belive-god
    Anėtarėsuar
    21-09-2009
    Vendndodhja
    All Over the World
    Postime
    79
    Bukur bukur, shqiptari eshte i lindur sebashku me injorance.

    Ekstremitet, dmth tej kalim i limiteve. Po i shoh disa pallavra te disa njerzve te pashkolle te cilet dje e kane kapur Kuranin apo Biblen ne dore e po dojne me na jap shkolle.
    Nene Tereza , Anton Kqira, blla blla ekstremista, mir pra edhe nji person i thjesht qe e jeton jeten e perditshme thejsht eshte ekstremist psh atij i pelqen duhani edhe ai pin duhan me shum se duhet dmth ai i kalon limitet e ai thirret Ekstremist.

    Dallohen ekstremitetet, jane ato Fetare, Kulturore, Nacionale etc,
    Fetare jane ato ekstremitete pozitive dhe negative:
    Pozitive jane kur nje person i lutet Zotit aq shume saqe kalon ne Ekstazi, i kalon limitet dhe thirret ekstremist i Lutjes,
    Negative jane kur nje person e hedh veten ne ajer ne emer te Zotit, kur ne pikpamje tjeter ai njeri ka probleme me tru edhe eshte Ekstremist Negativ Fetar

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,195
    Postimet nė Bllog
    22
    Terminologji si "ekstremiste" apo "radikale" apo "terroriste" eshte nje terminologji e botes shekullariste e nuk i perket terminologjise se asnje besimi fetar. Terminologjia fetare eshte shume here me e thjeshte dhe shume e drejtperdrejte, perdor terma si "orthodhoks" dhe "heterodoks". Orthodhoks eshte ai besimtar qe beson ne besen e vertete e te pacenuar te ngritur mbi nje tradite te trasheguar nga brezi ne brez. Heterodhoksi eshte ai qe e ka prekur e cenuar doktrinen orthodhokse te besimit, ai qe e ka "reformuar" apo "ndryshuar" ate per hir te nevojave dhe botekuptimeve te kohes. Pra ne kendveshtrimin e nje besimi fetar, njerezit ndahen ne dy grupe: njerez qe besojne doktrinen orthodhokse, dhe njerez qe besojne ne nje doktrine tjeter nga ajo orthodhokse. Nuk ka rendesi nese ndryshimet qe heterodokset kane bere ne besim jane 1% apo 90%, theksi vihet tek vullneti i tyre per te ndryshuar doktrinen e besimit ashtu sic na e ka trasheguar tradita dhe ashtu sic na e ka mesuar Vete Perendia.

    Termat "ekstremiste" apo "radikale" apo "terroriste" deshmojne me shume per botekuptimin dhe kendveshtrimin e atyre qe i perdorin se sa ndaj njerezve te cilat u vishen ato epitete. Keto jane emertime komplet subjektive. Shembull: nje ateist mendon se te gjithe besimtaret jane radikale, ekstremiste, injorante, pasi besojne ne nje Zot qe ateisti nuk beson se ekziston. Kurse ai besimtari qe jeton ne nje shoqeri si ajo shqiptare qe e gjen veten nen sulmet verbale te ateisteve i konsideron keta njerez si "ekstremiste" pasi nuk respektojne lirine e tyre per te besuar ne Zot. Kurse ai politikani apo kryeministri e perdor termin "ekstremist" per te gjithe ata njerez qe nuk mendojne ashtu sic mendon ai apo pjesa derrmuese e popullsise se atij vendi. Per shembull, nje emigrant afrikan ne nje shoqeri si ajo italiane mund te mbiquhet "ekstremist" vetem nga menyra se si eshte veshur dhe nga veshja e tij. Afrikani eshte "ekstremist" pasi nuk i ngjan popullsise vendase italiane as nga veshja, as nga rraca e as nga gjuha qe flet. Ai mund te jete njeri shume paqesor, por kjo nuk do t'i pengoje njerezit e atij qyteti qe ta shohin ate njeri me friken qe shkakton "njeriu ndryshe qe nuk eshte si ata".

    Besimtari asnjehere nuk e ve theksin tek keto terma qe nuk mbajne substance, por e ve theksin tek dallimi ne kete bote mes te mires, dhe te keqes. E mira simbolizon Vullnetin e Perendise dhe cdo gje qe Perendia e ka bekuar. E keqja simbolizon vullnetin e mbrapshte njerezor qe bie ne kundershtim me Vullnetin e Perendise, dhe cdo gje qe Perendia e ka mallkuar.

    Albo

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •