Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    “Vetëvendosje” stolis Qeverinë

    Selvije Bajrami | 14-09-2010 11:05 CET
    Prishtinë. Pastruesve të ndërtesës së re të Qeverisë së Kosovës në Prishtinë, të hënën iu ka dalë një punë e papritur. Ata janë detyruar të pastrojnë një ngjyrë të zezë e të kuqe, ngjyra me të cilat njëzet e dy aktivistë të Lëvizjes “Vetëvendosje” të hënën kanë shkruar sloganin “Jo negociata-vetëvendosje”. Motoja e kësaj lëvizjeje është për të kundërshtuar bisedimet e paralajmëruara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, bisedime të cilat janë kundërshtuar edhe më herët nga “Vetëvendosje”.

    Aksioni ka filluar nga selia qendrore e lëvizjes “Vetëvendosje”, kur 22 aktivistë të veshur me fanella me mbishkrimin e lëvizjes që përfaqësojnë, i janë mësyrë ndërtesës së Qeverisë. Me të arritur te ndërtesa ata kanë krijuar kordonin e zakonshëm derisa disa nga ta kanë filluar punën sipas obligimeve të marra në zyrë. Një shkallë e vogël dhe ca shishe me spërkatës të zi e të kuq i kanë mjaftuar për të shkruar sloganin. Ata janë larguar të qetë, ndërsa policë të Kosovës të cilët veç u shtuan gjatë aksionit, vetëm kanë shikuar “seri”.
    Me të përfunduar aksionin, aktivistja Drenushë Xhemajli ka lexuar arsyetimin politik të aksionit. “Para pesë vjetësh, Lëvizja “Vetëvendosje” e shkroi për herë të parë parullën “Jo negociata - vetëvendosje!”. Atëbotë, politikanët e Kosovës përgatiteshin për bisedime e kompromise me Serbinë, pasojat e të cilave tanimë i shohim shumë qartë: Kosova vazhdon të mos jetë sovrane, ndërkaq

    Serbia vazhdon ta shtrijë ndikimin e saj në territorin tonë; ekonomia e vendit tonë vazhdon të shkatërrohet, e politikanët që po bëjnë kompromise po vazhdojnë të pasurohen”, është shprehur ajo.
    Me gjithë ndryshimet sipërfaqësore që kanë ndodhur, sipas Xhemajlit, kursi i politikës në Kosovë nuk ka ndryshuar fare.

    “Negociatat e reja po paralajmërohen, me ç’rast kompromiset me Serbinë po shihet që nuk paskan përfunduar”, ka thënë Xhemajli.

    Sipas saj, Kosova ende vuan nga politikanë që për interesa personale janë të gatshëm ta hedhin vendin tonë në pazare me Serbinë. E Serbia, sipas saj, është shtet që nuk na pranon ekzistimin, është shtet që nuk ka kërkuar kurrë falje për krimet që na i ka bërë dhe për më tepër sipas saj, nuk e ka ndërmend t’i ndalë përpjekjet për ta pushtuar sërish Kosovën.

    “Populli i Kosovës as sot nuk pyetet për fatin e tij. Ai nuk pyetet nëse është pro negociatave me Serbinë apo, nuk pyetet nëse është pro shitjes së pasurisë së vendit të tij. Dihet pse vullneti i qytetarëve të Kosovës është i kundërt me interesat personale të politikanëve të korruptuar”, ka pohuar ajo.

    Duke vlerësuar të kaluarën dhe situatën aktuale, Xhemajli ka pohuar se parulla e shënuar të premten në ndërtesë vazhdon të mbetet aktuale.

    “E tillë do të mbetet për aq sa në vendin tonë do të ketë politikanë të korruptuar që i anashkalojnë interesat dhe vullnetin e qytetarëve. Politikanë të shitur që e shesin Kosovën”, ka përfunduar ajo.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •