vetvrasja e aktorve te mdhenj...a nuk munden ma tutje ta luftojn jeten !? ; a ndoshta ariten ne piken kur njeriu mė nuk i frigohet vdekjes..!?
me te vertetė piklluse ....
vetvrasja e aktorve te mdhenj...a nuk munden ma tutje ta luftojn jeten !? ; a ndoshta ariten ne piken kur njeriu mė nuk i frigohet vdekjes..!?
me te vertetė piklluse ....
Llazi Serbo aristokrati elegant dhe poterexhi
Shkruar nga: Shekulli
Llazi Sėrbo ishte si njė fėmijė, si ai fėmija i ēuditshėm qė kėrkon me pafajėsi prekėse dhe guxim tė tepruar stolitė e ēmuara qė s'jepen tė njė tė rrituri. Sikur tė mos ia jepnin, ai ju qepej, gjersa ata tė dorėzoheshin me buzė nė gaz. Pastaj ai u dorėzua dhe vetė dhe u izolua nė shtėpinė e tij nė vetmi. Ai ishte njė i ikur prej kėsaj botė qė s'e kuptoi. Kėshtu i dukej dhe pėrditė ndahej prej njerėzve.
Ai bėnte inversin e rinisė sė tij tė zjarrtė, ato fije qė kishte lidhur me talentin dhe shpirtin e tij tė jashtėzakonshėm, mė shumė miq artistė e njerėz tė thjeshtė, gjahtarė, ėndėrrimtarė djerraditės, letrarė tė panjohur, serenatistė, fotografė tė shpėrfillur, dėshtakė, fundėrrina tė alkoolit, aventurierė, regjisorė tė shquar, aktorė tė mėdhenj, femra tė bukura, hamgjitėse, i kėputi njė nga njė, pa e ditur se nė duart e kėsaj aradhe larushitėse mbetėn fijet e tij. Ai donte t'i harronte dhe ata gjithashtu, po kjo s'ndodhi. Ai mbeti miku i zhgėnjyer dhe i dėshpėruar. Ai nuk e donte harrimin. Po atė e harruan, se nė skenė ndėrruan aktorėt, erdhėn rishtarėt diletantė, politikanėt, qė luajtėn dhe vazhdojnė tė luajnė Shekspirin, ndėrsa aktorėt u dėbuan nė kafenenė mė tė afėrt. Llazi Sėrbo priste nė shtėpi. Ai kishte vetėdijen e aristokratit elegant, sqimatar e tė pėrkorė, poterexhi, e shqetėsonte dhe njė rrudhė nė kostumin e rolit, dhe njė palė kėpucė qė e vrisnin, po edhe njė dialog i keq. Ai u nxirrte punė regjisorėve. Pyetini, t'ju tregojnė episode dhe nė fund pasi tė qeshin me rrėmujėn qė krijonte ky aktor egocentrik, nervoz e i paparashikueshėm, do tė heshtnin tė menduar, e do t'i japin tė drejtė.
Ore, tė besohet, ai kėrkonte qiqra nė hell, po i kishim ne ato kushte, ku t'ia gjenim tamam ato kėpucėt e Petro Nini Luarasit te filmi "Kush vdes nė kėmbė", ai i rrjedhur donte me domosdo ato, ikte, e linte xhirimin pėrgjysmė dhe ne viheshim ta kėrkonim, pastaj pasi e gjenim te shtėpia e Ferdinand Radit, mikut tė tij, i merrnim anėn me tė njohur se atij nuk i mbushej mendja.
Mė gjeni kėpucėt qė tė vij, pėrndryshe u ktheva nė Korēė. Sikur tė thoshte, u ktheva nė Venecia. Dhe e bėnte. O Llazi, po si i do? Hapni albumet e fotografėve tė Korēės, sidomos ato tė Sotirit dhe shqyeni xelat, aty i keni kėpucėt, kėrkojini dhe do t'i gjeni. Unė dua tė luaj Petro Ninin nė atė kohė, jo mė 44-ėn. Dhe kalin, jo ngordhėsirė, se ju i bini shkurt, po si i zoti, me dinjitet... Kali ishte njė mrekulli mė vete dhe ai e bėri mik qė nė shikimin e parė. Ishte stėrnip i Nakllonit, kalit tė racės, dhuratė e Stalinit, qė kushtonte dy- tre milionė dollarė. Sa pa kalin, me atė elegancė marramendėse, u bė tjetėr njeri, tejet i sjellshėm siē ishte kur i ecnin punėt dhe kjo i ēuditi ata qė punonin mė tė, ngaqė e ndjenė sikur u shpėrfillėn njėfarėsoj prej njė kali.
Po, Llazi Sėrbo e nuhaste kallpin dhe binte menjėherė nė dashuri kur zemra i trazohej prej ndonjė shpirti flori qė lėshonte tingėllimė tė hollė qė prej sė largu. Po, kėshtu ishte, ai donte shpirtin e vėrtetė, jo falsin, atij i jepej plotėsisht dhe me kohė pėsonte zhgėnjim, se Llazi donte vėmendje dhe lodhje tė madhe, aq sa tė rraskapiste me manierat e tij prej artisti poterexhi. Me tė gjithė u prish dhe me tė gjithė mbeti mik. Edhe me mua qė po shkruaj kėto radhė. Sepse atij i hipi nė kokė tė bėnte film. Po film, ama. Sa e donte atė shkėlqimin e uruar. E ndjente se e kishte diku nė ajėr si njė parandjenjė joshėse dhe donte ta kapte.
Pėr dreq nė atė kohė isha shef i skenarit dhe ia rrėzuam "Doruntinėn" e Kadaresė. Llazi Sėrbo tė bėjė Doruntinėn? Provoja njė si panik, mė ishin cenuar rėndshėm ca korniza qė na bėjnė rėndom tė vegjėl. Nuk besoja kurrsesi qė kjo kryevepėr e Kadaresė tė gjente pėrsosjen nė kuadrin prej fillestari tė Llazi Sėrbos, madje e quajta njė aventurė tė njė kokėkrisuri. Po ai e solli sėrish skenarin qė mbante firmėn e tij si skenarist, si regjisor dhe interpretues tė rolit kryesor, Stresit.
Kishte shtuar dhe emrin e Kadaresė si bashkėskenarist. Skenari ra pėr tė dytėn herė. E solli pėr tė tretėn herė mė emrin e Viktor Gjikės si bashkerėgjisor. Tė gjithė e bėnin nga dashamirėsia dhe emri i mirė qė kishte si aktor, po nuk i besonin fort. Pastaj do tė kalonin vite dhe ai do tė humbiste pothuaj. Atje nė Korēėn e tij aristokratike, qė e ngashėnjente fund e majė. U mbyll nė shtėpi. Punonte, e ndjente se pėrjashta nė ajrin e kryeqytetit ishte ajo parandjenja qė e nxiste pėr t'ia bėrė trak me njė vepėr tė madhe qė sėrish tė ringjallej dhe tė shpėtonte prej vetmisė.
Por vitet kalonin dhe ai edhe mė shumė u harrua. Pastaj na erdhi njė ftesė prej tij, do tė bėnte njė darkė tė madhe, e ne hyrrja byrrja pėr nė Korēė. Njė mbrėmje e paharruar, po krejt e ēuditshme sikur aty tė merrte pjesė dhe Edgar Allan Po, mė fantastikėn e tij. Kėrk Llazi Sėrbo, mė i bukur se kurrė, kostum tė prerė hijshėm, pa njė cen, kėpucė lustrina kėrcitėse, jashtė dėborė korēe, brenda nė lokal qirinj si nė nėntėqindėn, mangallė tė mėdhenj me prush. Ai vetė sikur dilte nga njė qytetėrim, ashtu na u duk, sa pėr tė dhėnė njė kumt. Aq i mirė, fisnik, i dashur me tė gjithė, sapak i lodhur, fjalaman, po shumė i kėndshėm. Asnjėherė nuk pamė njė femėr tė mbėshtetur nė krahun e tij, pėr njė kohė, aq sa ta mbanim mėnd, sepse ai zhgėnjehej shpejt dhe ishte i paparashikueshėm nė marrėdhėnie.
Prej njė fjale, vetėm prej njė fjale me dy kuptime e humbje. Prandaj ai quhej prej miqve dhe i humburi. E kisha pare me disa femra tė bukura zgjedhur sipas shijes se tij, po pėr njė kohė fare tė shkurtėr. Ai e kishte tė shkruar tė mbetej vetėm, nė kėrkim tė njė vepre tė madhe qė do t'i vinte vulėn, po ndershmėrisht ama, se kėtė kėrkonte me kėmbėngulje e me arrati kapriēioze prej zhgėnjimit, famėn. Kėrkonte lavdinė njerėzisht, midis miqsh, pa shitur mėnd. Donte njeriun e plotė dhe artistin e plotė. Prej kėsaj brenge qė e hėngri edhe rrojti gjer mė sot se do kishte shkuar me kohė.
Atij i ishte mbushur mėndja se mund tė bėnte shumė e shumė mė tepėr dhe vuante prej hapėsirave pėrherė e mė tė pakta. Ai priste ta kėrkonin, i mbyllur brenda, priste si dikur, kur i luteshin dhe kėrkesat ishin tė pafundme, po kohėt kishin ndryshuar. Teatri tejet i varfėr, gati pėr mėshirė, nė kohėn e lėmoshės, filmi, pothuajse i rrallė, sepse s'i duhej mė kujt, njerėzit i kujtonin artistėt e mėdhenj vetėm kur vdisnin me njė brerje ndėrgjegje pėr harresėn. Pra, e lashė tė ajo darka e ringjalljes sė Llazi Sėrbos. Mizaskenė, foni, skenografi, regjisurė e holle tejpėrtej, njė mondanitet i pėrmbajtur pėrplot shije. Po, ai ishte regjisori, dhe nė njė darkė si kjo, se s'kishte ku tė tregohej tjetėr.
Dy hapa mė larg teatri i mbyllur dhe pijetoret plot me djerranetėsh. Ishte njė darkė si e sajuar enkas pėr tė treguar se ai dinte tė bėnte njė film me stimė tė madhe, me atė elegance aristokratike qė i mungonte estetikės sė kuadrit, qė pėr tė, ishte njė estetikė pa estetikė. Ai, nėse do tė vinte, nė radhe tė parė do tė reformonte estetikėn e kuadrit duke zgjedhur vepra mjeshtėrish tė prozės, kėto m'i tha si nė intimitet me shumė pathos dhe nervozizėm. Ai ngutej sikur nuk i kishte mbetur mė kohė e mjaftueshme, i dukej sikur po e pengonin pėr shkak tė zilisė. Vetmia e stėrzgjatur e kishte nxitur pėr ta pėrshpejtuar misionin e tij, famėn, me njė vepėr tė gjithėbotshme, ndoshta atėhere mund tė dilte nga vetizolimi...
Ai po nisej, po mė pare kishte punė mė miqtė. Prandaj kishte aq gjėra tė ēuditshme ajo natė aq shumė mistike. Gjithashtu s'kishte gėzim mė tė madh e pėrdėllyes se sa ky takim i papritur me tė humburin. Ai ishte mirė, pėrplot shpresė. Disa madje e preknin, vallė ishte e vėrtetė kjo, qė Llazi Sėrbo tė kish mbetur ai i pari, eleganti, bukuroshi, i zgjedhuri dhe i luturi pėr role qė gjithsesi edhe sot kujtohen me nostalgji; gjermani tė "Nusja dhe shtetrrethimi", Martini tė "Operacioni zjarri", Petro Nini Luarasi te "Kush vdes nė kėmbė". Pastaj ai krejt papritur thirri se i kishin vjedhur unazėn. Atė, unazėn, qė ai e mbante pėr talisman dhe e kėrkoi me aq ngulm sa ajo darkė pothuaj u prish. Ai s'arrinte tė bėnte dot dishepuj sepse i katranoste festat.
Po nga na doli kjo unazė qė s'ia kishim parė asnjėherė? Pas njėfarė kohe na kėrkoi ndjesė, na tha se e kishte gjetur nė njė rrethanė banale, madje na rrėfeu dhe dyshimin e vet pėr rivalėt ziliqarė qė e kishin ndjekur gjithė jetėn dhe i kishin prishur planet. Refuzimi pėr tė bėre film i dukej i padrejtė, kinse pėr t'i lėnė mbi krye vetėm kurorėn vezulluese tė aktorit. Po ai ishte mėsuar tė velej shpejt prej sukseseve, se e kuptonte kotėsinė e tyre, synonte larg, tepėr larg, nė yrte tė paimagjinueshėm.
Po ta dėgjoje kur fliste pėr projekte ambicioze nuk mund tė pėrballoje furinė e njė mirėsie tė shenjtė dhe njė thjeshtėsie gati naive prej fėmije e njė buzagas tė dhembshur pėrdėllyes qė tė kaplonte pėr ketė provues tė krisur tė famės.
Ai nuk donte pak, as qė e pėrfillte grimėn kalimtare, ėndėrronte njė sensacion tė fortė, jo pėr hir tė bujės e aq, po pėr tė rivendosur njė dinjitet tė cėnuar. Kjo ishte mbresa qė tė linte, kur tė fliste mė pasion tė zjarrtė, bie fjala pėr Kutelin, kryeveprėn e tij, "Tat Tanushi" (E madhe ėshtė gjėma e mėkatit), qė donte ta bėnte film. Pas viteve 90-tė, ai ishte regjisor i suksesshėm i disa pjesėve teatrale, po ajo fama e roleve tė tij nė kinematografi nuk po rikthehej mė. Mbaj mend "Opera pėr tre grosh", tė Brehtit. Njė triumf i vėrtetė. Shkėlqimi i interpretimit tė tij qe tronditės, u duartrokit gjatė, por nuk doli nė skenė pėr tė pėrshėndetur, u zhduk. Jo, s'ishte gjė kjo, ai kėrkonte mė tepėr.
Ai sėrish donte tė shprehej, po nė njė kohė tjetėr, qė nganjėherė s'vjen pėr mirė dhe, teksa kėrkonte tė ngjitej, i ngashėnjyer prej pompės sė politikės qė e mashtroi artin, e la nė baltė, toka i vithisej nėn kėmbė, i mori tė tatėpjetėn. Ē'tė bėnte ndėrkaq, ai pėr shkak tė pėrsosjes, ambicies artistike, aristokracizmit gjer nė hollėsi tė sqimės, harroi dhe tė kishte njė grua, pa harroi tė kishte dhe fėmijė, sepse asketit tė malit tė shenjtė tė vetmisė, nuk i dilte koha pėr Doruntinėn dhe Tat Tanushin, qė edhe ato ishin njė ėndėrr e mrekullueshme, po jo njė pėrmbushje, se artistit prej kohėsh i kishin plaēkitur artin.
Pra, ai e paraqiti Tat Tanushin, siē thamė, qė iu refuzua.
Dhe sėrish e paraqiti Tat-in qė do ta luante vetė dhe Kalinė, atė grua tė huaj nga vendet e Biblės, aq tė mirėz e fatkeqe. Jam i bindur se po tė ishte gjallė Mitrush Kuteli nuk do tė refuzonte tė vinte emrin e tij si bashkeskenarist mė Llazi Sėrbon, siē bėri dhe Kadare, sepse atij nuk i bėnte dot ballė njeri, as vetė Zoti.
Llazi Sėrbo ishte si njė fėmijė, si ai fėmija i ēuditshėm qė kėrkon me pafajėsi prekėse dhe guxim tė tepruar stolitė e ēmuara qė s'jepen tė njė tė rrituri. Sikur tė mos ia jepnin, ai ju qepej, gjersa ata tė dorėzoheshin me buzė nė gaz. Pastaj ai u dorėzua dhe vetė dhe u izolua nė shtėpinė e tij nė vetmi. Dhe pastaj u harrua. Dhe prej harresės e nxori vdekja. Vdekja e bėri prapė tė njohur. Vdekja! Kjo i kishte mbetur mė nė fund!
Nju Jork 2010
Ngushellime me erdhi shume keq.
U prehte ne paqe.
Bekim Fehmiu ka qene njeri i karakterit te forte e te paepur shqiptar. Nje njeri qe ne asnje menyre nuk harronte kush eshte dhe cka eshte pavaresisht fames se tij dhe suksesit perrallor qe kishte arritur ne bote nga nje vend i ketille.
Bekim Fehmiu, njeri i arsyes nderit dhe i vetrespektit qe i ka hije vetem nje shqiptari, njeri i prakticitetit te skajshem dhe i qellimsise se ekzistences se tij, pas nje sulmi ne tru dhe kur pa se ishte rrezikuar dinjiteti i tij njerzor duke mos qene ne gjendje per te kontrolluar mire as fiziologjine e tij - beri nje perllogari teper te pergjegjshme. Jeta eshte e embel, por kujtimi i embel per te eshte shume me i cmueshem se jeta pa te dhe kujtimi i hidhur i muajve te fundit te jetes se tij. Ai zgjodhi nje menyre qe iu duk me e paster...
Por une shoh shume kafshe te sotme qe ngjajne ne njeri qe pa asnje turp as keqardhje zgjedhin jeten e vetperbuzjes dinjitetin e kafshes nenshtrimin dhe vegjetimin ne ndytesire. Dhe kjo nuk eshte per tu brengosur fare.
Por ky Llazo paska shkrepur huq, se s'mund te behej Bekim duke imituar se largu vdekjen e tij, por jeten e tij. Gje qe nuk e paska bere deri ne fymen e fundit dhe ne moshen e kondicionin me te mire. Por duket se serbo e shypo, edhe ne kete aspekt kane dallim.
Aeneas Dardanus
Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...
Krijoni Kontakt