"Llazi Serbo: Dua njė vdekje tė madhe, si ajo e Bekim Fehmiut "
Korēė, 14 shtator - I tėrė qyteti i Korēės ka ngelur i shokuar kur ka marrė vesh nė orėt e para tė mėngjesit tė djeshėm se "Artisti i Merituar", Llazi Sėrbo, me gati 100 role nė skenėn e teatrit dhe nė filma, ishte gjetur i vetėvrarė me njė armė gjahu nga aktori dhe miku i tij, Andrea Pepi. Aktori Llazi Sėrbo prej shumė vitesh jetonte i vetmuar nė njė shtėpi dykatėshe nė lagjen nr.2 tė qytetit tė Korēės. Si ēdo mėngjes kur kalonte pranė shtėpisė sė tij, aktori Andrea Pepi kthehej nė mėngjes dhe e pėrshėndeste, por kur ka hyrė dje nė njė nga dhomat e shtėpisė, e ka gjetur tė shtrirė pėrtokė nėn njė vragė tė gjatė gjaku mikun e tij Llazi Sėrbo. Menjėherė ka njoftuar policinė e Korēės, e cila ka kryer ekspertizėn e ngjarjes. Sipas grupit hetimor, aktori i mirėnjohur, Llazi Sėrbo ėshtė vetėvrarė me njė armė gjahu, tė cilėn e mbante me lejė pasi ishte anėtar i Shoqatės sė gjuetarėve. Policia ka gjetur nė shtėpinė e tij dy testamente, si dhe paratė e varrimit dhe njė sasi tė konsiderueshme lekėsh qė ia linte mbesės sė tij, ndėrsa shtėpinė e tij dykatėshe nė lagjen nr.2 tė Korēės, ai shkruante nė testament se ua kish lėnė miqve tė tij aktorė. Sipas burimeve policore, aktori i mirėnjohur, Llazi Sėrbo vuante nga njė depresion prej shumė vitesh, madje edhe kurohej. Miqtė rrėfejnė se pėr gati dy vjet e gjysmė nuk ka dalė fare nga shtėpia dhe i vetmi person qė hynte pėr ta vizituar ka qenė piktori Thomaq Angjele, me tė cilin ka pasur njė miqėsi mė shumė se 40-vjeēare. Ndonėse tepėr i tronditur, piktori Thomaq Angjele ka rrėfyer dje ekskluzivisht pėr "Gazetėn Shqiptare" rreth jetės sė mikut tė tij dhe pėr intimitete tė veēanta...
Kemi qėndruar nė njė kafene dhe Thomaqi ose Maqo siē i thėrriste Llazi, thotė se qė nga fundi i muajit gusht jetonte me njė ankth nė shpirt. Kjo pėr shkak se pak ditė pas vetėvrasjes sė Bekim Fehmiut, Llazi i kishte thėnė Thoma Angjeles: "E more vesh? Bekim Fehmiu vrau veten. E pse tė jetojė njeriu kur i pėrmbush misionet e tij nė jetė? Edhe unė, Maqo, - i kishte thėnė Llazi, - dua njė vdekje tė madhe si tė Bekim Fehmiut. Nuk dua qė tė hiqem zvarrė si zvarranik", citon Maqon Gazeta shqiptare.
"Ishte adhurues i Bekim Fehmiut. Atė e kishte si idhull nė jetė. Duke qeshur, mė dha tė kuptoja se ai do t'i jepte fund jetės, ashtu si Bekim Fehmiu, me vetėvrasje.
- Je nė vete?! - i thashė. - Ti je ende i ri dhe energjik, skena dhe filmi kanė nevojė pėr ty ".
E pyesim Maqon si janė njohur me Sėrbon dhe ai thotė se e ka njohur mikun e tij "qė nė kohėn kur ai sapo kishte mbaruar Liceun dhe u emėrua si mėsues vizatimi pėr dy vjet nė qytetin e Pogradecit. Nė studion ku unė punoja, vinte ēdo ditė Lasgush Poradeci. Llazi vinte nė studion time dhe me shumė respekt komunikonte me Lasgushin. Pėr hir tė sė vėrtetės, edhe Lasgushi e afronte Llazin, madje edhe bisedonin tė dy "
Piktori Angjele e kujton Llazi Sėrbon si njė djalė energjik. "Pasi mbaroi studimet e larta, ai u fejua me njė mjeke, vajzė e shkėlqyer, por qė pas disa muaj fejese u ndanė...Ajo i qėndroi tek koka 6 muaj kur ai theu kėmbėn "
Miku i aktorit, ndėrsa pėrmend temperamentin e veēantė tė Sėrbos, kujton se ai, pikėrisht pėr kėtė veti tėrhoqi shumė regjisorė, tė cilėt i dhanė role kryesore nė filma, si tek ata artistikė: "Operacione zjarri", "Gracka", "Asgjė nuk harrohet", "I treti", "Yjet e netėve tė gjata", "Nusja dhe shtetrrethimi" etj. "Nė vitet '70, Llazi pati njė hov nė filma artistikė. Nė tė gjithė filmat qė pėrmenda ai luante role kryesore. Pati sukses tė jashtėzakonshėm nė atė kohė me dramėn "Njollat e murrme", tė Minush Jeros". Miku artist i Sėrbos kujton se tek aktori, shenjat e para tė depresionit u shfaqėn qė nė vitin 1996. "Nuk kėnaqej mė me asgjė. Shprehte dėshira qė shpesh ishin absurde, madje edhe tė parealizuara. Pėr shembull, kur e takoje Sėrbon, donte qė tė rrije gjithė kohėn me atė pa u shkėputur".
Mė pas depresioni i pėrshkallėzohet dhe aktori mbyllet nė shtėpi pėr dy vjet e gjysmė. "Qėndroi nė njė dhomė tė errėt dhe nuk pranonte njeri. Aty futesha vetėm unė...Nuk donte tė hante. Pinte vetėm ujė. Vetėm rrallė mund tė hante edhe ndonjė kos. U dobėsua. Mė pas, duke e parė nė kėtė gjendje filluam qė t'i japim lėng mishi. Mė tha: 'Mė kanė bėrė magji, dhe magjinė e kam tek ora e dorės. Merre orėn time dhe do ta hedhėsh thellė nė liqenin e Pogradecit'. Mė pas thėrriste: 'Ja hijet nė mur! Mė ndjekin mua'. I ishin krijuar halucinacione dhe i dukej nė murin e dhomės ku qėndronte shtrirė, sikur njė hije e ndiqte nga pas", - rrėfen piktori, mik i Llazi Sėrbos. Ai pohon se vetėm pas dy vjet e gjysmė "arritėm qė ta nxjerrim nga dhoma ku ishte futur. I morėm mjekim dhe sikur u qetėsua". Piktori kujton njė episod, qė e lidhte Llazi Sėrbon me fillime tė shkollimit tė tij, kur studionte skulpturė nė Lice. "Mė vjen njė ditė me skulptorin e njohur, Vladimir Kaēaku, i cili ishte nga miqtė e afėrt tė tij dhe mė thotė: 'Maqo, vetėm ti e di se sa e kam dashur Lasgushin. Kemi vendosur qė t'i bėjmė njė bust kėtij gjeniu bashkė me Ladin'. Dhe me marrėveshje tė kryetarit tė Bashkisė sė asaj kohe nė Pogradec, Bashkim Myrtezait, realizuan njė monument tė Lasgush Poradecit, jo pėr ta vendosur nė shesh, por ta vendosnin kur tė bėhej muzeu i Lasgushit. Por monumenti u realizua me njė teknikė tjetėr moderne dhe nė trupin e Lasgushit ishte vendosur njė orė, njė ēelės, njė qiri, njė dragua dhe disa figura tė tjera. Monumenti, ndonėse u realizua dhe ata morėn nga Bashkia 10 milionė lekė, u kritikua shumė dhe nuk u vendos gjėkundi dhe sot ndodhet nė njė magazinė tė pallatit tė kulturės i dėmtuar".
Piktori Thomaq Angjele tregon se kohė mė pas, aktori Sėrbo u pėrmirėsua mjaft. Ai kujton edhe se si e festuan 50-vjetorin e lindjes sė aktorit tek ish-kampi i punėtorėve nė Korēė, e ku kishin ardhur miqtė e tij tė afėrm Viktor Gjika, Timo Flloko, Mario Ashiku, Guljem Radoja etj, tė cilėt i donte shumė.
Piktori, ndėrsa ngashėren pėr humbjen e mikut tė shtrenjtė, ndalon njė ēast dhe kujton njė tjetėr episod me aktorin Sėrbo, ku ai sėrish pėrmend vdekjen. E trishton shumė ky kujtim i fundit dhe ndjen sikur ėshtė nė faj. Duhej ta kish kuptuar se miku i tij nuk bėnte shaka me vdekjen .
"Sa herė takoheshim, pėrsėriste tė njėjtėn sentencė: Maqo, vetmia e vret njeriun mė tepėr se plumbi...Para disa kohėsh po shėtisnim buzė liqenit pasi Llazi u kthye nga Amerika, ku shkoi pėr varrimin e vėllait tė tij qė ndėrroi jetė atje. Ndėrsa shėtisnim, qėndroi para njė vile buzė liqenit dhe mė thotė: 'Dua qė ta blej kėtė shtėpi dhe kur tė vdes, tė mė varrosni nė oborrin e kėsaj vile. Dua qė tė varrosem nė Pogradec, mė pėlqen tė prehem kėtu buzė liqenit...'. Unė i thosha me ton mė tė ashpėr: "Lėri kėto marrėzira!. Por ai, e kishte seriozisht...".
koha.net
Shenjat (sic sqarojne miqt e tij) tregojne se Llazi i ndjere paska pasur prej kohesh gati te njejtat probleme sikurse Sander Prosi etj. E keta tipa atje perfundojne.. ne vetvrasje.
Tek Kafka pershkruhet nje tip qe mbyllet brenda e metamorfoza e tije.
Me shume do duhet te bejne shteti. mjekesia e shoqeria e te afermit per keta qe i kaplon kjo semundje.
Humbje e madhe... ,ishte njeri nder aktoret me te mdhej shqiptar .Ngushllime per familjen ,shoket e miqet e shumt qe kishte.
Njeriu i mbyllur brenda mureve larg botes tregon shkallen e larte te depresionit.. Kalon ne nje gjendje post traumatik dhe bie aq poshte ne shkallen 0 vetvleresimi per jeten dhe perceptimin ne ambjentin ndryshon nga drita ne erresire .. Ne momentet kur ecen ne rruge natyra i duket erresire ,edhe pse eshte i vetedijshem eshte i verbuar nga gjendja e rende psikologjike.. Mbyllet ne vetvete duke u mbyllur brenda mureve eshte hapi i pare i mohimit te egzistences deri sa vjen momenti te beje hapi final duke u vetvrare
Shteti dhe shoqeria sado te beje dhe ndihmoje eshte shume veshtire nese njeriu rrezohet dhe nuk ka forca te ngrihet .
U prehte ne paqe
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Noellag : 14-09-2010 mė 12:46
Larguar
Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri
Ngushllime Por Shum Mbiemer Interesant Serbo Mbimemra Te Qyditeshem
Per te ardhur keq eshte vertet ne kete vetevrasje, qe njelloj si ajo e Bekim Fehmiut, kerkon te na shitet si dicka e justifikueshme. E keqja eshte kur kjo kthehet ne mode dhe konsiderohet si nje mjet komod kunder vuajtjeve dhe depresionit. Me c`duket nga artikulli, Llazi nuk ka patur interes me per jeten sepse ka plotesuar gjithcka ne fushen profesionale, e cila per te paska qene "gjithcka". Ketu qendron tragjedia e tij qe e coi ne kete akt makaber.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ilia spiro : 15-09-2010 mė 04:32
Duaje te afermin tend si veten
Ka qenė aktor shumė i mirė. U prehtė nė paqe!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Jack Watson : 15-09-2010 mė 06:22
Life's too short to remove USB safely.
Krijoni Kontakt