Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 46
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22

    Rinovohet salla e Kuvendit të Shqipërisë

    Kuvendi me imazh të ri, seancat bëhen me sallë ovale

    Punimet nuk kanë përfunduar, ndërkohë që kostoja ka arritur shifrën e 79 milionë lekëve

    Ndryshon pas 60-vjetësh imazhi i sallës së Parlamentit. Dizenjoja e re e sallës së Kuvendit do të ketë formën ovale, kryetarja e parlamentit do të vazhdojë të ulet në qendër të sallës, dhe edhe pas imazhit të ri, deputetët do të ndjekin të njëjtën formulë për tu pozicionuar në sallën e re. Pas vendosjes së sistemit elektronik të votimit, është menduar që parlamenti të ketë një pamje të njëjtë me sallën e Parlamentit Europian. Pritet që përpara fillimit të punimeve të sesionit të ri Parlamentar, dizenjuesit e këtij projekti të tregojnë publikisht edhe pamjen e re që do të ketë salla ku do të ulen 140 deputetët në Kuvend për të miratuar ligjet. Punimet në sallën e Kuvendit kanë kapur vlerën e afërsisht 79 milionë lekëve.
    Punimet

    Që pas mbylljes së sesionit parlamantar në korrik, salla e seancave plenare është shndërruar në një kantier ndërtimi. Në më pak se një muaj është punuar në një ritëm të shpejtë me tre turne për rikonstruksionin e sallës. “Janë kryer qindra metër kub gërmime e suvatime, në mjediset e sallës. Është punuar 24 orë në 24 dhe shpeshherë janë hasur edhe vështirësi të mëdha dhe pengesa të papritura gjatë punimeve. Veçanërisht një punë e madhe është realizuar edhe në tunelet poshtë sallës së seancave”, thuhet në njoftimin zyrtar të Kuvendit. Krahas punës për rikonstruksionin e sallës janë kryer edhe shumë punime të tjera për krijimin e mjediseve të ndryshme brenda godinës për gazetarët deputetët e të ftuarit. Një punë rrënjësore është bërë në zyra, korridore e salla. Aktualisht, po rikonstruktohen të gjitha lozhat, lozha e gazetarëve, si dhe mjedise të reja që i shërbejnë punës së deputetëve. “Tavani i vjetër prej 450 m2 është shembur për t’u zëvendësuar me një të ri, i cili do të ketë një ndriçim të ftohtë, nga më cilësorët. Ky ndriçim është një risi jo vetëm për cilësinë, por edhe për faktin se do të kursejë 40% të energjisë që harxhohej më pare”, bën me dije zyra e shtypit të Kuvendit. Aktualisht po realizohet zëvendësimi total i dyshemesë së vjetër dhe është ndërtuar një dysheme e re dhe gjithashtu po bëhet një rikonceptim i ri i internetit të sallës. Po riinstalohet dhe rikonfigurohet nga e para i gjithë sistemi elektronik. “Po ashtu edhe sistemi elektrik i amortizuar po zëvendësohet me një sistem nga më bashkëkohorët”, thuhet në njoftimin e Kuvendit. Në ditët e fundit përpara fillimit të sesionit të ri parlamentar, pritet të bëhet edhe mobilimi i sallës, ku do të vendosen tavolinat dhe karriget e reja. Pamundësia për ndërtimin e një kompleksi të ri parlamentar, ka detyruar institucionin e Kuvendit që të bëj remont në sallën aktuale ku zhvillohen punimet parlamentare. Tre vjet më parë, Kuvendi organizoi dhe një konkurs ndërkombëtar, për të realizuar projektimin e një kompleksi parlamentar. Më 28 qershor të vitit 2007, një studio zvicerano-shqiptare e arkitekturës u shpall fituesja e konkursit ndërkombëtar për projektimin e kompleksit të ri parlamentar. Por kostoja prej miliona eurosh, me sa duket ka penguar vënien në zbatim të këtij projekti i cili parashikohej të ngrihej mbi ambientet ku është aktualisht kryesia e Kuvendit, e njohur ndryshe si ish-Komiteti Qendror. Kuvendi do ti nis punimet e tij në javën e dytë të shtatorit, ndërsa komisionet parlamentare do të fillojnë që javën e parë të këtij muaji.

    Shqip

  2. #2
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Urime e ta gezojne !
    Cdo gje eshte relative...

  3. #3
    te pakten nuk paskan harxhuar shume.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    te pakten nuk paskan harxhuar shume.
    ja prit sa te organizohen ps-te dhe do te dali korrupsioni i rradhes ...
    "They will not control us, We will be victorious"

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-01-2010
    Vendndodhja
    Hamburg Reperbahn
    Postime
    453
    Ta gzoni Kuvendin e ri o Shqipetar te dashur Po ndonje Ring Boksi sberen aty ?
    Dhe nje call shop dhe nje bar do ishte ideale .

  6. #6
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Ndryshimi i pamjes së Kuvendit, para dhe pas. Me pamjen e vjetër kishte 60 vjet që nuk ndërhyhej.

    P.S. Ringun për ndeshjet boksit deputet-deputet do ta instalojnë në një sallë tjetër me audiencë.



    Life's too short to remove USB safely.

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-01-2010
    Vendndodhja
    Hamburg Reperbahn
    Postime
    453
    Kjo eshte LLUKS per Politikanet(Derrat) tane te dashur As ne ndonje pellg me lluc smeritojn te qendrrojn e jo me ne kete Parlament .

  8. #8
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Jack Watson Lexo Postimin
    Ndryshimi i pamjes së Kuvendit, para dhe pas. Me pamjen e vjetër kishte 60 vjet që nuk ndërhyhej.

    P.S. Ringun për ndeshjet boksit deputet-deputet do ta instalojnë në një sallë tjetër me audiencë.



    E hoqën atë shqiponjën me "flori" pa lidhje ?

    Sa për modelimin më duket shpenzim i parakohëshëm. Kemi të tjera halle si popull.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-01-2010
    Vendndodhja
    Hamburg Reperbahn
    Postime
    453
    E kan shit bronz shqiponjen :P kan kompesu paret hahahah

  10. #10
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Citim Postuar më parë nga Mr_Elbasanlliu Lexo Postimin
    E kan shit bronz shqiponjen :P kan kompesu paret hahahah
    ca bronxi thua ti, ajo ishte e lyer me varak :P
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •