Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e toni-as.roma
    Anëtarësuar
    09-09-2010
    Postime
    107

    Thumbs up Xhami montuese për besimtarët e zënë me punë

    http://www.telegrafi.com/fo/fun/f.0917110120324_m.jpg

    Një imam në Paris ka shpikur një xhami lëvizëse për besimtarët myslimanë, të cilët për shkak të obligimeve nuk mund të mbërrijnë me kohë në xhaminë e vërtetë për lutje.
    Xhamia lëvizëse Mirhbox duhet t’i ndihmojë besimtarët që të kryejnë sa më mirë lutjet e tyre pa marrë parasysh se ku gjenden. Kjo xhami përbëhet prej një strukture kartoni të gjatë dy metra, e cila vetëm me disa lëvizje shndërrohet në vend për lutje.

    “E kam vërejtur personalisht se është më lehtë të koncentrohem në lutjet dhe meditim kur jam në xhami. Për këtë arsye kam shpikur edhe xhaminë montuese. Shpresoj se do të ndihmojë dhe do të përdorin edhe njerëzit tjerë”, tha Hassem Bonchama për Reuters.

    Xhamia është e punuar nga kartoni, polisteri dhe plastika ndërsa këndet i ka të përforcuara me alumin. Me të mund të blini edhe tepihun për falje. Çmimi i modelit më të mirë i pajisur edhe me dëgjuese kushton 450 euro, ndërsa modeli për fëmijë kushton vetëm 69 euro.
    Shqiptar me emer,Shqiptar me zemer!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e toni-as.roma
    Anëtarësuar
    09-09-2010
    Postime
    107
    Shum fort e kan ba
    Shqiptar me emer,Shqiptar me zemer!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •